Skip to main content

“Aksident në Tiranë, “Audi Q7” përplas një person me aftësi të kufizuara” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Aksident në Tiranë, “Audi Q7” përplas një person me aftësi të kufizuara” plus 9 more Lajmi i Fundit


Aksident në Tiranë, “Audi Q7” përplas një person me aftësi të kufizuara

Posted: 24 Sep 2017 07:39 AM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, pranë zonës së 'Ushtarit të Panjohur'.

Mësohet se një automjet Audi Q7 ka përplasur një person me aftësi të kufizuara.

Nuk ka informacion ende per gjendjen e të aksidentuarit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

The post Aksident në Tiranë, "Audi Q7" përplas një person me aftësi të kufizuara appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kampionati italian, Milani aspak në formë të mirë, mundet 2-0 nga Sampdoria

Posted: 24 Sep 2017 06:10 AM PDT

Milani është mposhtur nga Sampdoria e cila vazhdon serinë pozitive në kampionatin italian.

Skuadra nga Luigi Ferraris ka shënuar fitoren e tretë në Serie A duke mundur Milanin me rezultatin 2-0.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 72, kur sulmuesi shtatlartë Duvan Zapata u gjend mirë në zonë dhe nga një goditje e fortë nuk i dha asnjë shans portierit Donnarumma për 1-0.

Ndërsa, goli i dytë dhe i fitores erdhi në minutën e parë shtesë, ku Ricardo Alvarez shënoi një gol të bukur për 2-0. Deri në fund të ndeshjes, vendasit nuk lëshuan terren duke siguruar tri pikë të rëndesishme ndaj Milanit.

The post Kampionati italian, Milani aspak në formë të mirë, mundet 2-0 nga Sampdoria appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E dashuruar me shokun e ngushtë të vëllait, e reja: Unë e provokova, më mori virgjërinë

Posted: 24 Sep 2017 06:00 AM PDT

Një 17-vjeçare nga Miloti ka rrëfyer historinë e dashurisë së saj të parë, e cila nuk po shkon siç e kishte ëndërruar.

Ja historia e dërguar në "ShkodraNeës".
"Si kaluat? A mund ta publikoni historinë time sepse nuk jam mirë? Jam 17 vjeçe e jetoj në Milot. Kam vetëm një vëlla. 4 vite më të madh se unë. Nuk e kam vazhduar shkollën sepse s'isha e mirë, por po bëj një kurs për pastiçeri. Jam e dashuruar me shokun e ngushtë të vëllait tim. Kam qenë unë e para që i kam shkruar, se ai s'ka Facebook. Por i kam marrë numrin e tij vëllait dhe nisa t'i shkruaja në ËhatsApp.

Ai në fillim më fliste ftohtë, por me fjalët e mia të ëmbla, e bëra për vete dhe më në fund një ditë u takuam. Vështirë të takohesh në vendin ku unë jetoj me një djalë, por e takova pas shtëpisë së tij. Mora puthjen e parë dhe më tha që nuk mund t'ja bëjë këtë vëllait se për nuse nuk më merr dot. Se sipas tij është i vogël dhe burrat nuk shohin motrat e shokëve të ngushtë. Por unë iu luta të vazhdonim sepse e kam dashur qysh fëmijë. E kështu derisa një ditë kur kisha ditëlindjen u bëra e tija për herë të parë në makinën e tij. S'do ta harroj kurrë atë moment. Por unë tani dua të jem me të kudo. Dua të fejohem, ai më thotë jo s'është koha por as nuk merr motrën e shokut. Jam në hall po më çmend", shkruan ajo

The post E dashuruar me shokun e ngushtë të vëllait, e reja: Unë e provokova, më mori virgjërinë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Qëlloi për vdekje nipin e tij, dëshmia e vrasësit në Shkodër: “Kam qenë i pirë’’

Posted: 24 Sep 2017 05:43 AM PDT

Një ditë pas vdekjes tragjike të 33-vjecarit në Shkodër, i cili u qëllua pa mëshirë nga xhaxhai i tij, ky i fundit ka shokuar me dëshminë e tij,

"Kam qenë në gjendje të pirë dhe nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur". Kjo është deklarata e Bujar Kuçit, 62 vjeçari i cili qëlloi për vdekje me thikë nipin e tij. Në dëshminë e tij në policinë e Shkodrës autori i ngjarjes së rëndë ka thënë se nuk e di se çfarë ka ndodhur për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit.

"Nuk e di se çfarë ka ndodhur sepse isha i alkoolizuar, di vetëm që kemi debatuar dhe s'mbaj mend nga rrëmuja që është bërë në kuzhinë".
Vetëm kaq ka deklaruar Bujar Kuçi në dëshminë e tij tek krimet e rënda në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës. Përveç pretendimeve dhe debateve për makinën që viktima e parkonte në oborrin e përbashkët që kishin dy familjet mësohet se xhaxhai i ka thënë nipit të tij edhe për jashtëqitjen e qenit.
62 vjeçari i është drejtuar duke i thënë se përse qeni jot vjen në pjesën time duke qenë se dy familjet jetojnë në një oborr të përbashkët pa mur ndarës por në dy shtëpia të ndryshme.
Kaq është dashur që viktima Mirsad Kuçi të shkojë për tu sqaruar tek banesa e xhaxhait të tij. Në debat e sipër në mënyrë të papritur xhaxhai ka marrë thikën dhe e ka goditur tre herë, në këmbë, në bark dhe goditja fatale ka qenë në krahun e zemrës duke i prekur arteriet.
Në pak sekonda Mirsad Kuçi ka bërë tentativë të dalë nga guzhina por ka ecur vetëm pak metra dhe ka ndërruar jetë. Menjëherë policia ka arrestuar autorin e ngjarjes Bujar Kuçi i cili nën efektin e alkoolit deklaron se nuk e mban mend çfarë ka ndodhur.
Edhe para 4 viteve Bujar Kuçi ka tentuar të vrasë nipin e tij me një çifte për debate të tilla por atëherë 33 vjeçari Mirsad Kuçi shpëtoi për mrekulli sepse xhaxhai nuk dinte të përdorte çiften. Pas 4 vitesh arriti që ti marrë jetën për një debat banal./panorama

The post Qëlloi për vdekje nipin e tij, dëshmia e vrasësit në Shkodër: "Kam qenë i pirë'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Drogë në makinë, arrestohet në Yzberisht 18-vjeçari nga Kruja

Posted: 24 Sep 2017 05:23 AM PDT

Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi në makinën e tij u gjetën 240 fara kanabis.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Ernerdo H., 18 vjeç, banues në Nikël Krujë. Personi ën fjalë u kap në zonën e Yzberishtit pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip "Volksëagen", i cili drejtohej nga ky shtetas janë gjendur 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale : – 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa – mjeti tip "Volksëagen", – 1 aparat celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit E.H., për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

The post Drogë në makinë, arrestohet në Yzberisht 18-vjeçari nga Kruja appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Babai i divorcuar në pikë të hallit, kërkon këshillë tek psikologia: Vajza ime 23 vjeçare dëshiron të martohet me 48 vjeçar

Posted: 24 Sep 2017 05:10 AM PDT

Një rrëfim prekës është bërë virale online menjëherë pas publikimit.

Dilema e babit: Unë kam një vajzë 23 vjeçare, por nëna e saj dhe unë u ndamë kur ajo ishte 7 vjeç për shkak të tradhtisë së saj. Unë vazhdoj ta shoh rregullisht vajzën time dhe ajo është shumë e afërt me nënën e saj dhe dy fëmijet e tjërë që i kemi. Vajza ime nuk kishte të dashur të duhur deri në kohën e adoleshëncës së vonë. Javën e kaluar unë e kuptova që i dashuri i vajzës sime është më i madh se ajo, ai është 48 vjeçar. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, të cilët po bëhet gati për t'i lënë për t'u përkushtuar vetëm ndaj vajzës sime. Unë jam barabart i zemëruar, tronditur, turpëruar dhe i dëshpëruar.

I dashuri i saj është më i madh se gruaja ime, ajo është 46 ndërsa unë 55. Vajza ime do që unë të takoj këtë njeri, por jam shumë i tronditur dhe i zemëruar që një njeri në këtë moshë mund të sillet në këtë mënyrë, shkruan theguardian, transmeton Express.
Si ta trajtoj këtë? Jam në siklet dhe nuk mund ta diskutoj me shokët e mij të ngushtë.
Psikologia përgjigjet: Ndiej dhimbjen tënde. Edhe pse unë nuk mendoj se ka vend për t’u shqetësuar. Përgjegjësia jote ka qenë ta rrisësh dhe ta mësosh se si të bëhet më e mira e mundshme. Në moshën 23 vjeçare ajo mund të jetë romantikisht naive, por ajo është e rritur. Situata juaj është një makth prindëror, por jo skenari më i pazakontë. Ajo sigurisht që nuk është vajza e parë e re që bie në dashuri me një burrë të pjekur të martuar. Për momentin unë mendoj se gabimi juaj më i madh është të merrni personalisht veprimet e vajzës suaj. Fjalët si “të zënë ngushtë, të turpëruar dhe të tmerruar” sugjerojnë që shqetësimi juaj i menjëhershëm nuk është me lumturinë e saj, por me mënyrën se si zgjedhja e saj reflekton mbi ju. Në shumë mënyra, mosha e tij është më pak shqetësuese sesa familja që do të braktisë.
Jam e shqetësuar se përgjigjja juaj mund të jetë e më rrënjosur në tradhtinë e ish-gruas sesa në mirëqenien e vajzës suaj. Është një shpjegim i besueshëm përse gati dy dekada më vonë ju ende ndjeni dëshirën për të përmendur dhe turpëruar pabesinë e gruas suaj si katalizator për divorcin. Dhimbja dhe zemërimi i pazgjidhur mund të të shtyjnë drejt kundërshtimit tuaj të ngulitur. Unë solidarizohem me emocionet që ju përshkruani, por vetëm “i dëshpëruar” është i dobishëm për momentin. Kjo mund t’ju japë shtysë për të kapërcyer instinktet tuaja dhe për të gëlltitur krenarinë tuaj, transmeton Express.
Refuzimi për të takuar njeriun që ajo mendon se e do është gabim. Dashuria mund të jetë e verbër, kështu që ju takon një vështrim të gjatë dhe të vështirë tek njeriu që ajo ka rënë. Nuk ka asgjë më bindëse në rini sesa një zgjedhje që prindërit tuaj nuk e miratojnë. Shumica e romancave epike fillojnë me familje të vështirë që i detyrojnë të dashuruarit në krahët e njëri-tjetrit. Le të fillojmë me Romeo dhe Juliet dhe të vazhdojmë nga atje.Ekzistojnë shumë lidhje të suksesshme mes partnerëve të moshave të ndryshme. Mund të krijojë sfida, por kush do të thotë se ato janë më të mëdha se ndarjet kulturore apo fetare të cilat rregullisht janë kapërcyer?
Zgjedhja e saj e partnerit nuk është faji juaj, por unë e di nga përvoja personale se humbja e pranisë së babait në moshë formuese mund të lërë boshllëk.
Qëllimi juaj duhet të jetë krijimi i një mjedisi ku mund të arrihet një diskutim i qetë dhe i arsyetuar lidhur me përgjegjësitë që ajo ka për t’i gjetur. Përpiquni ta mbështetni vajzën tuaj përderisa ajo negocion në këtë terren emocional të paqëndrueshëm. Më e rëndësishmja, veçoni atë që po ndodh tani nga historia juaj e marrëdhënieve. E kaluara është një vend i huaj, kështu që nuk mbahen plagët e vjetra kur e ardhmja ende mund të jetë ndryshe

The post Babai i divorcuar në pikë të hallit, kërkon këshillë tek psikologia: Vajza ime 23 vjeçare dëshiron të martohet me 48 vjeçar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

‘’Sulmohet’’ Neymar: ‘’PSG nuk varet nga ai’’

Posted: 24 Sep 2017 04:56 AM PDT

Ndeshja e radhës së PSG ishte pa Neymar, dhe nuk fitoi. Sipas mbrojtësit belg, Thomas Meunier skuadra e PSG-së nuk varet nga sulmuesi brazilian Neymar, pasi ata kanë edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj.

Ai tha se ndaj Montpellier nuk arritën të fitonin jo shkaku i mungesës së Neymar, por sepse skuadra kundërshtare luajti shumë mirë.

"Ne nuk varemi nga Neymar. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, por kur e shikoni skuadrën tonë, atëherë ju nuk mund të thoni se nuk fituam shkaku i Neymar", tha Meunier pas ndeshjes.
Edhe mesfushori italian, Marco Verratti kishte thënë pas ndeshjes se skuadra e tij nuk varet nga Neymar.

The post ''Sulmohet'' Neymar: ''PSG nuk varet nga ai'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Top Channel në ‘’mëshirë’’ të fatit, largohet edhe Vis Pupa

Posted: 24 Sep 2017 04:45 AM PDT

Vetëm njerëz që largohen, Top Channel po mbetet e vetme.

Pas largimeve masive mes emrave si Adi Krasta, Marina Vjollca, aktorë të shumtë të programit të humorit "Portokalli", i radhës që braktis Top-Median është Elvis Pupa. Aktori i humorit që e ka nisur karrierën e tij në "Portokalli" me rolin e njohur të "Ninit të Bules", pati mjaft sukses me programin e tij "M'fal për Shprehjen" që transmetohej në Digitalb.

Pas aventurës së tij një vjeçare si moderator në DigitAlb ,aktori njofton se programi i tij do nuk do të jetë më në këtë ekran, dhe njëherësh paralajmëron surpriza të reja.
“Per te gjithe ju qe me keni pyetur ne komente dhe inbox, programi i ri nuk do te jete ne DigitAlb.Ju falenderoj shume per mbeshtetjen. Surpriza te bukura jane rruges”. shkruan Elvis Pupa.

The post Top Channel në ''mëshirë'' të fatit, largohet edhe Vis Pupa appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vendi i ‘’Despacitos’’ shkatërrohet nga uragani në Puerto Riko, mesazhi prekës i Luiz Fonsit

Posted: 24 Sep 2017 04:31 AM PDT

Uragani i Fuqishëm në Puerto Riko, ka shkatërruar të gjithë vendin. Në një nga pjesët më të bukura të vendi është xhiruar edhe klipi i këngës më të klikuar në YouTube, Despacito.

Mediat amerikane raportojnë se kjo situatë mund të përsëritet, ndërsa shumë yje botërore janë solidarizuar me popullin e Porto Rikos duke dhënë ndihma personale.

Një ndër ta është është edhe këngëtari spanjoll i superhitit botëror Despacito, Luis Fonsi, i cili ka postuar në profilin e tij në Instagram, një foto të vendit ku është xhiruar klipi dhe më pas se si duket ai sot.
"Kjo e thyen zemrën në tri pjesë. Shihemi së shpejti Puerto Rico. Ne do të ngrihemi", ka shkruar ai.", shkruan Fonsi.

The post Vendi i ''Despacitos'' shkatërrohet nga uragani në Puerto Riko, mesazhi prekës i Luiz Fonsit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Akuzohen për vjedhjen e ATM-ve të bankave të nivelit të dytë në Tiranë, arrestohet bullgari, në kërkim bashkëqytetari i tij

Posted: 24 Sep 2017 04:18 AM PDT

Policia e Tiranës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ka arrestuar një shtetas bullgar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, në kuadër të operacionit të koduar "Skimmer 09".

Sektori për krimin e organizuar pranë D.V.P.Tiranë në kuadër të operacionit policor "Skimmer 09", arrestoi shtetasin bullgar : -Konstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofie Bullgari.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetsin tjetër bullgar A.M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura "Skimmer", të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve
Sekustrohen në total pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh, 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, 2 aparate celularë dhe mjeti tip "Volksëagen".
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale : – Paisje skimmer – kapele me mbishkrim "Gucci" – aparat celularë – 2 karta banke – një sasi lekësh – copa teli

The post Akuzohen për vjedhjen e ATM-ve të bankave të nivelit të dytë në Tiranë, arrestohet bullgari, në kërkim bashkëqytetari i tij appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more