“Zbulohen ftesat e martesës të Marinës dhe Getoarit, janë super unike (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press
“Zbulohen ftesat e martesës të Marinës dhe Getoarit, janë super unike (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press |
- Zbulohen ftesat e martesës të Marinës dhe Getoarit, janë super unike (Foto)
- Ferizaj e fillon sezonin në Ligën e Parë me fitore
- QKUK: Kardiokirurgjia me vetëm dy doktorë!
- Pas ndarjes nga bashkëshorti “Sasa” gjenë të dashur të ri? (Foto)
- Kollitja dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, ja si ta largoni përnjëherë
- Pse duhet fjetur gjysmë ore pasdite
- Mrekullia e bananeve
- Pasi ta lexoni këtë do të hani gjithmonë arra
- Mimoza Shkodra në lidhje me këngëtarin e njohur?!
- Aditivët në ushqim
Zbulohen ftesat e martesës të Marinës dhe Getoarit, janë super unike (Foto) Posted: 27 Aug 2017 10:04 AM PDT Detaji i parë që takon me të ftuarit – ai që rrëfen edhe karakteristikat e dasmës e të bën të mendosh si do të jetë njëra prej ngjarjeve më të përfolura të botës së showbiz-it shqiptar, tashmë është gati.Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga ceremonia e betimit para Zotit, është zbuluar i pari element nga martesa e Getit dhe Marinës, që nuk mund të ishte tjetër veçse një unifikim i të dyve.
|
Ferizaj e fillon sezonin në Ligën e Parë me fitore Posted: 27 Aug 2017 09:51 AM PDT Ferizaj.27.08.2017. KF Ferizaj sot ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadeër të garave të Ligës së Parë të Kosoves. Ferizaj ndeshjen e parë sot e kazhvilluar kundeëër KF Dukagjini e cila kapeërfunduar me rezultat 2:1 Ndeshja mes KF. Ferizaj dhe KF Dukagjinit e paraparë të zhvillohej në ora 17;00 filloj prej ores 16;30. Edhe këtë ndeshje ferizajasit e filluan në stadiumin me bari sintetik ku pritet edhe ndeshjet tjera ti zhvilloi deri në kompletimin e stadiumit të ri. Ferizaj ndeshjen e sotme e filloj me këtë formacion: Hodaj, Halimi, Idrizi, Shabani, Tershana, Bushi, Jashari, Avdyli, Brahimaj, Misini, Guraziu. Burim Shaban në minutën e 10-të ka shënuar golin e parë nga penalltia dhe ka kaluar në epërsi skuadrën ferizajase. Granit Elezaj nga ekipi iKF Dukagjini në minutën e 15-të ka barazuar rezultatin (1-1) Me golin e Armend Misinit në minutën e 66-të Ferizaj kalon në epërsi me rezultat 2:1 me të cilin rezultat edhe ështeë mbyllur ndeshja. |
QKUK: Kardiokirurgjia me vetëm dy doktorë! Posted: 27 Aug 2017 09:48 AM PDT Edhe përkundër numrit të madh të pacientëve që kanë nevojë për operim, Klinika e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po funksionon vetëm me dy kardiokirurg. Përvec mungesës së kardiokirurgëve në këtë klinikë mungon edhe materiali shpenzues, personelit mjeksor, barant, teknika e re etj. Në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, thonë se buxheti për Klinikën e Kardiokirurgjisë është i mangët. E shohin të nevojshëm shtimin e kardiokirurgëve. |
Pas ndarjes nga bashkëshorti “Sasa” gjenë të dashur të ri? (Foto) Posted: 27 Aug 2017 09:34 AM PDT Aktorja Adriana Matoshi, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, duket se ka gjetur dashurinë e re. Kështu te paktën shihet në një fotografi të cilën e ka publikuar aktori kosovar , Arben Bala, e që ka hedhur dyshime se ka nisur një lidhje dashurie me aktoren e serialit "O sa mirë", shkruan Magazina.al Aktori në profilin e tij ka publikuar fotografi ku shihet pranë Adriana Matoshit , ndërsa nga komentet e miqve të tij duket se mes tyre ka diçka. Ndryshe, aktori Arben Balaj jeton në Norvegji dhe atje ka krijuar karrierë si aktor. |
Kollitja dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, ja si ta largoni përnjëherë Posted: 27 Aug 2017 09:23 AM PDT Në qoftë se po përballeni me kollitje të vazhdueshme, që këmbngul të mos largohet, kjo nënkupton se keni mukus të mbledhur në gjoks. Megjithëse kjo nuk është ndonjë gjendje kërcënuese shëndetësore, ajo mund të ndikoj në mirëqenien tuaj prapë se prapë. Dhe, në qoftë se lihet anash pa u trajtuar, mund të përfundoj me komplikime të ndryshme. Përpara se të drejtoheni tek doktori, janë disa gjëra të cilat mund t'iu ndihmojnë për të pastruar simptomet. Mundësitë shtëpiake për të pastruar mukusin nga gjoksi: Për shumë persona, mënyrat natyrale janë mjaft efektive për të bërë trajtimin fillestar përpara ilaçeve. Provojeni ndonjërën prej tyre! Pini langje Mund të provoni: Përdorni pastrues ajri Bëni një lloj saune me anë të dushit. Lëreni uji të rrjedh derisa të avullohet e gjithë banja juaj. Për të rritur avullin, futuni në dush apo vaskë dhe mbyllini perdet e banjës. Përdorni një enë të thellë dhe një peshqir. Për një avullim më të fuqishëm, mbusheni enën me ujë të nxehtë, pasi të mbushet mjaftueshëm, përkuleni kokën mbi të dhe mbulojeni gjithë kokën me një peshqir. Konsumoni mjaltë Kur duhet të vizitohem nga doktori? Nëse simptomet tuaja nuk largohen për më shumë se 4 ditë, vizitojeni doktorin. Këtë duhet ta bëni nëse kollitja juaj është shoqëruar nga temperatura, dhimbja e krahërorit, apo problemet me frymëmarrje. Gjithashtu, duhet të keni parasysh që nëse kongjestioni përkeqësohet dhe zgjatë më shumë se tre deri në katër ditë, dhe mukusi fillon të bëhet substancë e trashë, merr ngjyrë të gjelbërt apo të verdhë, gjë që nënkupton se mund të keni infeksion. Zakonisht, mukusi dhe kongjestionet e ngjajshme duhet të pastrohen dhe largohen brenda shtatë deri në nëntë ditë. /Gazeta Shneta/ |
Pse duhet fjetur gjysmë ore pasdite Posted: 27 Aug 2017 08:20 AM PDT Dremitjet e orëve të pasdites kanë ndikime pozitive në organizëm. |
Posted: 27 Aug 2017 08:15 AM PDT Tensioni i lartë i gjakut mund të mbahet nën kontroll nëse hani dy banane në ditë , thonë shkencëtarët indianë. |
Pasi ta lexoni këtë do të hani gjithmonë arra Posted: 27 Aug 2017 08:06 AM PDT Nuk është çudi që arrat janë ndër pemët më të respektuara në popull. Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar se arrat janë mbrojtësit më të mirë të shëndetit të zemrës.Arrat janë të pasura me lëndë ushqyese të tila si: omega3; omega6; magnez; vitaminë 6, mangan, baker, zink, fosfor, hekur etj. Si e "mbrojnë" arrat zemrën? Një studim i Dr. Penny Kris Etherton shpjegon se konsumimi i vetëm një grush arrave pesë herë në javë, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 40%. Studimi kishte gjetur se personat që konsumojnë arra në mënyrë të rregullt, përmirësojnë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak dhe i bëjnë më fleksibile enët e gjakut të cilat ndiihmojnë në qarkullimin e gjakut pa probleme. Hulumtimi kishte vëzhguar 15 njerëz me nivel te larte të kolesterolit të cilët kishin pasur për detyrë të konsumojnë nga 7 arra, 5 herë në javë. Rezultatet e hulumtimit treguan se ndikimi i parë në organizëm kishte ardhur pas vetë 4 ore nga konsumimi i tyre, ku ishte vërejtur përmirësim i fleksibilitetit të enëve të gjakut. Ndërsa ndikimi në uljen e nivelit të kolesterolit ishte vërejtur në periudha më afatëgjata. Autori i studimit shton se duke konsumuar vetëm 35 arra në javë, ju do të jeni në gjendje të ulni nivelin e kolesterolit në gjak dhe të reduktoni mundësinë për tu prekur nga sulmi në zemër në të ardhmen.
|
Mimoza Shkodra në lidhje me këngëtarin e njohur?! Posted: 27 Aug 2017 07:58 AM PDT Mimoza Shkodra në lidhje me këngëtarin e njohur?!
Në një situatë kur mjafton një fotografi e përbashkët apo thashethem për t'u marrë jehona e një lajmi gjithandej, këngëtarja Mimoza Shkodra së fundmi u gjend pre e një vargu të raportimeve mbi risi në jetën personale. U aludua që ajo mund të ketë nisur një lidhje me këngëtarin Seldi Qalliu. Shkak u bënë disa fotografi që shfaqnin dyshen pak të afërt me njëri-tjetrin në Ulqin. E për të parën herë, vetë Mimoza u prononcua mbi këtë rast në një intervistë me Maki Bajramin për Prive. Cila është e vërteta e këtyre lajmeve?! A vazhdon ajo të jetë beqare apo ka gjetur dashurinë?! Detajet ua sjell videoja e mëposhtme. |
Posted: 27 Aug 2017 07:51 AM PDT Aditivët kryejnë funksione të dobishme në një shumëllojshmëri ushqimesh. Ata janë kemikate që përdoren për të ruajtur gjendjen, ngjyrën, shijen dhe cilësinë e ushqimeve. Disa prej aditivëve (shtesave) mund të eliminohen nëse ne pranojmë t'i kultivojmë, t'i përpunojmë dhe t'i konservojmë vet ushqimet tona. Mirëpo, sot shumica e konsumatorëve mbështeten në NE ushqimet e gatshme te cilat permbajne additive. Shumë nga aditivët që përdoren në industrinë ushqimore ndodhen natyrshëm në ushqimet që njerëzit konsumojnë çdo ditë. Për shembull, sasitë natyrale të mononatrium glutamatit që gjenden në djathin parmesan dhe në domate, janë konsiderueshëm më të larta se sa sasitë e tij të pranishme në ushqime tjera të përpunuara. Njerëzit me alergji dhe intolerancë ushqimore janë shpesh të ndjeshëm edhe ndaj kimikateve natyrale që gjenden në ushqime të caktuara, si arroret, qumështi dhe ushqimet e detit. Rregullorja në Kosovë për aditivët ushqimor, Nr. 28/2013, përkufizon aditivin si çdo substancë, shtimi i të cilit në ushqim bëhet për arsye teknologjike të prodhimit, përpunimit, përgatitjes, paketimit, transportit ose ruajtjes dhe si rrjedhojë ky aditiv apo nënprodukti i tij, në mënyrë direkte apo indirekte, bëhet pjesë përbërëse e ushqimit. Aditivi ushqimor, si i tillë nuk përdoret si ushqim dhe nuk konsiderohet si përbërës i ushqimit, pa marrë parasysh vlerën e tij ushqyese. Në Kosovë, 318 lloje të aditivëve janë të lejuar për përdorim në ushqime. Disa nga ndikimet e aditivëve në ushqim janë të listuara më poshtë:
Një numër unik, i njohur si E-numri, i është caktuar çdo aditivi dhe përdoret në Evropë për të gjithë aditivët e aprovuar për përdorim. Me qëllim që aditivët të njihen ndërkombëtarisht, modeli i E-numave përdoret dhe nga Codex Alimentarius, pavarësisht nga miratimi i tyre për përdorim.
Aditivët ushqimore shihen si një kërcënim i madh ndaj shëndetit. Megjithatë, mikroorganizmat që barten përmes ushqimit, higjiena dhe dieta joadekuate, ndotësit e mjedisit dhe toksinat natyrale janë faktorë më të rrezikshëm për shëndetin se sa prania e aditivëve. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: