Skip to main content

“Veseli e Haradinaj sërish problem me numrat” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Veseli e Haradinaj sërish problem me numrat” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Veseli e Haradinaj sërish problem me numrat

Posted: 23 Aug 2017 08:00 AM PDT

Zhvillime të reja politike kanë dalë në dritë vetëm një ditë para se të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila ka filluar, po ka mbetur e papërfunduar që nga 3 gushti. Në mungesë të një marrëveshjeje me ndonjë subjekt politik, subjekti fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, koalicioni PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ka paralajmëruar sërish se mund të mungojë në seancë. Ngjashëm kishte vepruar edhe gjatë seancave të thirrura javët e fundit, për shkak se nuk arriti t'i sigurojë të paktën 61 vota për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, pas një takimi konsultativ me shumicën e partive politike, me kërkesën e vet koalicionit PAN, e ka caktuar datën 24 gusht për vazhdimin e seancës. Por, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, ka thënë se ende janë në konsultime me partitë politike dhe se nuk ka një marrëveshje konkrete me Aleancën Kosova e Re apo ndonjë subjekt tjetër politik, rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re. Sipas tij, edhe të enjten, kur është caktuar vazhdimi i seancës konstituive, mund të ndodh që deputetët nga koalicioni PAN (PDK, AAK dhe Nisma) të mos jenë të pranishëm. "Jemi ende në përpjekje që nesër të jemi në seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër të mos mund të fillojmë. Me këto shtyrje e fitojmë në një aspekt tjetër kohën, për shkak se e bëjmë gati një nisje që do të jetë më gjithëpërfshirës e qëndrueshme", tha Haradinaj në një konferencë për media në AAK, derisa ka prezantuar kandidatët për kryetar të komunave. Ai tha po ashtu se kjo vonesë nuk po ndodh vetëm për shkak të një mosmarrëveshje me AKR-në, por, siç tha ai, po synohet në një Qeveri më gjithëpërfshirës, e cila mund t'i çonte përpara çështjet dhe temat e rëndësishme për vendin. "Një Qeveri gjithëpërfshirës, një Qeveri e aftë që t'iu bëj ballë temave që e presin vendin është interes i vendit dhe për këtë jemi kështu sot. Vet shprehi keqardhje për këtë vonesë edhe më vjen keq që po vonohemi dhe nuk besoj që është diçka e mirë vendin, duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se Kosova, populli i Kosovës, na obligon që të veprojmë", tha Haradinaj. Aleanca Kosova e Re e cila drejtohet nga afaristi i njohur Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me koalicionin PAN. Më herët gjatë këtyre ditëve u tha se Haradinaj dhe Pacolli kishin arritur në parim një marrëveshje, që të zgjidhet problemi për krijimin e institucioneve të reja. Mirëpo, zëvendëspresidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Radion Evropa e Lirë se AKR-ja nuk ka deri më tash asnjë marrëveshje me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN. Makolli deklaroi se deputetët e AKR- së nesër do të jenë në seancë, por nuk do të votojnë për kandidatin për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN. "Me sa e di unë koalicioni PAN, nga ne nuk i ka votat. Qëndrimi ynë nuk është për ta votuar dhe besoni se nuk ka marrëveshje", tha Makolli. Ai ka shtuar se lideri i partisë, Behgjet Pacolli ka sugjeruar që të gjithë liderët e subjekteve politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, të angazhohen për të dalë nga kjo gjendje, e cila ka bllokuar procesin e formimit të institucioneve të reja. "Nuk ka marrëveshje. Këtu në Ballkan po keqinterpretohen gjërat, po nxirret nga konteksti një konkluzion apo një qëndrim. Ne e kemi thënë, atë që duhet të gjendet një zgjidhje. Sidomos ky apel vlen për opozitën e cila po rrinë në istikamet e veta. Kemi 61 deputetë, e këta nuk lëvizin nga vendi. Prandaj nuk ka qenë vendim që ad-hok të shkohet. Kjo është keqinterpretuar apo keqkuptuar, nuk e di", tha Makolli. AKR ka garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në kuadër të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe subjektin Alternativa. Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, pati thënë më 11 gusht se Kosova brenda 10 ditëve të ardhshme do të ketë institucionet e reja. Ai pati thënë se me mbështetjen e partisë politike Aleanca Kosova e Re, Kosova do të ketë një Qeveri gjithëpërfshirëse. Ndryshe, Albin Kurti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka propozuar me anë të një letre publike që, nëse PAN e bojkoton seancën apo nëse refuzon të paraqesë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit më 24 gusht, atëherë të propozohet një kandidat tjetër nga parti politike që do të marrin pjesë në seancë dhe ta votojnë atë. "Nëse kandidati i paraqitur nga PAN nuk do të marrë votat e duhura, atëherë, kandidati i përbashkët do të mund të votohet në të njëjtën seancë", ka shkruar Kurti në një letër publike të titulluar "Si të dalim nga bllokimi". Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i propozon të gjitha partive politike që udhëhiqen prej interesit publik dhe që synojnë ta mbrojnë e jo ta dëmtojnë demokracinë e Kosovës, që të bashkohen në këtë nismë. Sidoqoftë, vazhdimi i seancës është thirrur për të enjten, më 24 gusht, ndonëse nuk dihet nëse aty do të zgjidhet më në fund nyja politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, si hapi i parë drejt nisjes së procedurave për formimin e Qeveris së re.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Limaj: Nisma merr pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit

Posted: 23 Aug 2017 07:18 AM PDT

Kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka konfirmuar se deputetët e këtij subjekti politik do të jenë të pranishëm në seancën e 24 gushtit, ku pritet të vazhdohet me procedurën ende të papërfunduar të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Nisma për Kosovën, bën pjesë në kuadër të koalicionit PAN, bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Dilemat rreth pjesëmarrjes së PAN-it në vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka filluar që nga 3 gushti i kishte shtuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili nuk e kishte përjashtuar mundësinë që deputetët nga partitë e këtij koalicioni të mos marrin pejsë në seancë, siç kishin vepruar edhe në disa seanca paraprake. Po ashtu, edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, zyrtarët e saj kanë deklaruar se do të jenë në seancën e 24 gushtit, kur është paralajmëruar procedimi me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kandidati i propozuar për kryetar të Kuvendit nga subjekti fitues i zgjedhjeve, koalicioni PAN, është Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.  Vazhdimi i seancës është thirrur për të enjten, më 24 gusht, ndonëse nuk dihet nëse aty do të zgjidhet më në fund nyja politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit si hapi i parë drejt nisjes së procedurave për formimin e Qeveris së re.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viti i zgjedhjeve dhe milionat e shpenzuara

Posted: 23 Aug 2017 07:14 AM PDT

Viti 2017, cilësohet si vit i zgjedhjeve në Kosovë. Më 11 qershor u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërkohë që në tetor pritet të mbahen zgjedhjet komunale. Për organizimin e këtyre zgjedhjeve, Qeveria e Kosovë është e obliguar që nga buxheti i shtetit të ndajë mjete të konsiderueshme financiare, të cilat shumë herë thuhet se kanë qenë ngarkesë e madhe për buxhetin. Për zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 11 qershorit, nga buxheti i shtetit ishin ndarë rreth 5 milionë euro, por meqenëse këto zgjedhje nuk kishin qenë të planifikuara, një pjesë e mjeteve, rreth 2 milionë euro, ishin huazuar nga buxheti i zgjedhjeve komunale. Tani në buxhetin për zgjedhjet komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor, janë minus 2 milionë euro. Ministri në largim i Financave, Agim Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë se në kuptimin financiar, procesi i zgjedhjet lokale do të mund të organizohet dhe se këto mjete të cilat aktualisht nuk janë në fondin e Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve do të alokohen. "KQZ ka në buxhet mbi 3 milionë euro për zgjedhjet lokale, që mundëson përgatitjet për zgjedhje dhe nuk ka asnjë problem që përgatitjet të fillojnë. Pjesa më e madhe e shpenzimeve për zgjedhjet lokale harxhohen në kohën kur do të mbahen zgjedhjet lokale, ndërsa pjesa tjetër, pagesat e komisionarëve dhe stafit tjetër, bëhet pasi që të përfundojnë zgjedhjet lokale. Në tetor ose edhe më herët, Qeveria mund të marrë vendim për të ndarë disa fonde nga fondi rezervë", thekson Krasniqi. Ai bënë të ditur se edhe nëse nuk do mund të bëhet së shpejti konstituimi i institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë, edhe Qeveria në largim mund të marrë vendim që t'i ndajë këto mjete. Kostoja përfundimtare e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit ende nuk dihet, thotë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. "Për zgjedhjet e parakohshme kanë qenë të planifikuara rreth 5 milionë euro, për këtë është duke u përgatitur një raport i detajuar lidhur me koston e saktë të këtyre zgjedhjeve. Jemi në pritje të këtij raporti. Por, meqenëse këto zgjedhje nuk kanë qenë të planifikuara të mbahen këtë vit, një pjesë e mjeteve janë marrë nga buxheti i zgjedhjeve komunale, të cilat do të kompensohen", thotë Elezi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë tani është në përgatitje të zgjedhjeve të rregullta për organet vetëqeverisëse lokale, që do të mbahen në 38 komunat e Kosovës. Për këto zgjedhje nga Ligji i buxhetit të vitit 2017 janë ndarë 6.1 milionë euro. Por, se sa do ta kenë koston përfundimtare këto zgjedhje, sipas Elezit pritet të shihet pas përfundimit të tërë procesit. "Kostoja e zgjedhjeve lokale varet edhe në atë se në sa komuna do ta kemi raundin e dytë, pra i balotazhin i cili është paraparë me ligj. Vlen të theksohet se në zgjedhjet lokale të vitit 2013, janë mbajtur raundet e dyta në 25 komuna nga 38 sa janë gjithsej", thekson Elezi. Ndonëse, zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës mbahen çdo katër vjet, në Kosovë janë bërë zgjedhje më të shpeshta, pasi që pothuajse asnjëra legjislaturë në vend nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues katër vjeçar. Mesatarja e një mandati qeverisës në Kosovë nuk ka arritur të jetë më shumë se dy vjet e gjysmë. Arton Demhasaj, nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet "Çohu", thotë për Radion Evropa e Lirë se organizimi i zgjedhje të parakohshme konsiderohet se i ka shkaktuar ngarkesë të madhe buxhetit të shtetit. "Në vazhdimësi në Kosovë janë konsideruar zgjedhjet si zgjidhje të probleme, por në fakt asnjëherë nuk kanë dalë se janë zgjidhje e problemeve, dhe nga kjo duhet të marrim mësim dhe të mos shkohet drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, si mundësi për të zgjidhur probleme politike, pasi që kjo ka treguar se nuk është zgjidhje e problemit, por vetëm ka shpenzuar miliona euro nga buxheti i Kosovës", thekson ai. Përveç këtyre mjeteve që ndahen për zgjedhje si ato parlamentare edhe lokale, shpenzime të mëdha gjatë fushatave zgjedhore bëhen nga partitë politike, që sipas Demhasaj, arrijnë shumë e mbi 15 milionë euro për një palë zgjedhje. Ndryshe, në vit, partive politike, të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës nga buxheti i Kosovës, u ndahen më shumë se 4 milionë euro.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lëmosha si kërkim ndihme për trajtime mjekësore jashtë Kosovës

Posted: 23 Aug 2017 06:42 AM PDT

Shuma e parave që qytetarët e Kosovës shpenzojnë për trajtime mjekësore jashtë vendit ka arritur në 200 milionë euro në vit. Këto shifra i ka publikuar gjatë këtij viti Federata Sindikale e Shëndetësisë. Ndërkaq, në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, thonë se këtë vit janë ndarë mbi 5 milionë euro për programin e trajtimit të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore. Janë 30 mijë euro të ndara për një pacient, si shumë maksimale që pacienti mund të përfitojë nga Ministria, për trajtim jashtë Kosovës. Por, përkundër ndarjes së këtyre mjeteve, ka shumë raste kur vazhdohet të kërkohet ndihma nga qytetarët për trajtime jashtë Kosovës. Një dukuri e kërkimit të ndihmës, është e pranishme edhe nëpër sheshet e Prishtinës. Aty, çdo ditë dalin njerëz që u kërkojnë qytetarëve ndihmë. Arbënore Rexhepi, studente, ka marrë iniciativën së bashku me shumë kolegë të tjerë që t'i ndihmojnë një vajze 16-vjeçe e cila vuan nga sëmundja e kancerit në kurriz. Kjo për shkak se i duhen mjete të shumta financiare, e që as Ministria e Shëndetësisë e as familja, nuk po mund t'i mbulojnë. "Vajza ka sëmundje të tillë që i duhet urgjent të shkojë për trajtim në Turqi, andaj ndihma e qytetarëve është shumë e nevojshme. Ka interesim, por jo edhe shumë. Kemi marrë iniciativa të tilla edhe më herët dhe i kemi grumbulluar parat për rastet të cilat tashmë janë dërguar për shërim, andaj edhe kjo ka qenë arsyeja që kemi dalë edhe për vajzën, e gjitha në mënyrë vullnetare". "Nëna e vajzës na ka thënë se ka kërkuar ndihmë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, por ata nuk mund ta mbulojnë gjithë shumën e kërkuar për trajtim në Turqi", thotë studentja Arbënore Rexhepi. Qytetarët mendojnë se Qeveria duhet të vendos si prioritet sektorin e shëndetësisë. Linda Hoxha, 29-vjeçare, ekonomiste me profesion, thotë se qytetarët ju ndihmojnë me shuma simbolike fëmijëve në nevojë që kërkojnë ndihmë për trajtim. Por, ajo thotë gjithashtu se nuk e din se sa ato mjete mund t'ju ndihmojnë atyre. "Unë mund t'ju ndihmoj simbolikisht, por mendoj se shteti duhet me të merret me këto raste. Nuk po e shoh të arsyeshme që studentët të dalin dhe të kërkojnë ndihmë financiare për fëmijë apo edhe studentë, moshatarë të tyre. Mendoj se duhet të merret më me prioritet sektori i shëndetësisë nga udhëheqësit e vendit, pasi i sëmurë potencial mund të jetë secili nga ne'', tha Hoxha. Në Ministrinë e Shëndetësisë, zyrtari për informim, Lulëzim Uka tha se gjatë këtij viti kanë qenë mbi 200 raste urgjente që kanë përfituar nga fondi për trajtim jashtë vendit. Ai ka potencuar faktin se vetëm me leukemi akute, kanë qenë mbi 70 raste të fëmijëve që kanë janë dërguar jashtë vendit për trajtim. "Për vitin 2017 janë ndarë rreth 5 milionë euro për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore. Sëmundjet më të shpeshtë që trajtohen jashtë janë kardiologjia invazive, kardiokirurgjia, ortopedia , sëmundjet malinje, oftalmologjia, dhe sëmundjet tjera në masë më të vogël ,e që kanë komplikime e nuk mund të trajtohen brenda institucioneve publike shëndetësore'', tha Uka. Sidoqoftë, për t'i identifikuar rastet që duhet të marrin trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si qendër terciare referente për tërë Kosovën, ekziston konsiliumi prej tre anëtarësh dhe drejtorit të Klinikës, që shqyrtojnë sëmundjet dhe udhëzojnë pacientin për trajtim jashtë vendit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia dhe Serbia zbusin tonet - Vuçiq dhe Zaev bisedë telefonike

Posted: 23 Aug 2017 06:14 AM PDT

Maqedonia dhe Serbia të gjitha mospajtimet eventuale në raportet dypalëshe do t'i zgjidhin përmes dialogut. Ky është epilogu kryesori bisedës telefonike që zhvilluan të mërkurën në mesditë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në një komunikatë të përbashkët, dy drejtuesit e lartë shtetëror thanë se angazhohen për forcimin e raporteve mes dy vendeve. "Pa marrë parasysh qëndrimet e ndryshme politike në raport me çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkërisht do të luftojmë për ballafaqimin, por edhe për avancimin e relacioneve miqësore të popullit maqedonas dhe atij serb, si dhe të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë", thuhet në komunikatë. "Maqedonia dhe Serbia do të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Maqedonia dhe Serbia, në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe në bazë të vullnetit të mirë do t'i mbrojnë interesat dhe të drejtat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të territoreve të tyre", vijon komunikata. "Dy vendet gjithashtu do të ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimit evropian dhe forcimin e raporteve të fqinjësisë së mirë, me çka do t'i kontribuojnë stabilitetit të rajonit", thuhet në komunikatën e përbashkët prej katër pikave. Presidenti serb të martën në mbrëmje në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Shkup të stafit diplomatik gjatë muajit shtator, por ka thënë se raportet me Maqedoninë më nuk do të jenë të nivelit më të lartë. Serbia akuzon Maqedoninë për përgjimin e diplomatëve të saj dhe se në mesin e të përgjuarve ka qenë edhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq. Por, zëvendëskryeministri për çështje të integrimit evropian në Qeverinë e Maqedonisë, Bujar Osmani tha se ende është herët të flitet për shkaqet e përkeqësimit të raporteve ndërsa përsëriti përcaktimin e Qeverisë së Maqedonisë për raporte të mira më të gjitha shtetet fqinje. "Raporti më fqinjët është një ndër sfidat dhe pengesat më të rëndësishme që ne i kemi në rrugën e integrimit. Ne nuk guxojmë të lejojnë as si Qeveri e as si shoqëri në përgjithësi, që në këtë moment historik të hapim tema të reja me fqinjët pasi ne po tentojmë që t'i mbyllim të gjitha temat me fqinjët. Kjo çështje është shumë sensitive andaj nuk guxojmë të lejojmë që të bëhet temë e politikës ditore". "Vlerësoj se duhet të mbledhin të gjitha informacionet pasi ende situate është e mjegullt për arsyet e një vendimi të tillë", thotë Osmani. Ai e ka përjashtuar mundësinë që çështja e Kosovës apo votimi pro i Maqedonisë për anëtarësimin e saj në UNESCO, të jetë shkas për tensionet me Beogradin. "Nuk mundet të jetë Kosova arsyeje për prishjen e raporteve. Qëndrimi i Maqedonisë në raport me Kosovën është i qartë në këtë drejtim dhe për ne është me rëndësi që t'i mbyllim të gjitha temat e hapura që i kemi me fqinjët tanë", thotë Osmani. Se Kosova nuk mund të jetë shkas për prishjen e raporteve me Serbisë e thotë edhe Risto Nikovski, ish-ambasador i Maqedonisë në Moskë. Ai thotë se procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO mund të jetë vetëm se alibi për Serbinë për të "luftuar" për forcimin e pozicionit të saj në rajon. "Përmendja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në UNESCO janë vetëm se arsyeje apo shkëndija të vogla që mund të ketë çuar Serbinë në marrjen e një vendimi të tillë, por kjo mendoj se nuk është thelbi i problemit. Pra, pas gjithë kësaj qëndrojnë qëllime tjera të Serbisë për forcimin e rolit të saj në rajon, në kuadër të finalizimit të procesit post-jugosllav. Konsideroj se na pret një proces jo pak i vështirë në raport me Serbinë. Ajo u kërcënuar se do të ndryshojë vendimin për njohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë", tha Nikovski. "Mendoj se një vendim i tillë nuk paraqet fundin e botës, por si i tillë do të shkaktoj problem apo komplikime në politikën e jashtme të vendit", shtoi tutje ai. Lidhur me tensionet në relacionin Shkup-Beograd është prononcuar edhe Bashkimit Evropian duke shpresuar në zgjidhje paqësore të çështjeve kontestuese. "Komisioni Evropian i bën thirrje autoriteteve të Shkupit dhe Beogradit që të tregojnë përmbajtje dhe në rrugë paqësore t'i zgjidhin çështjet lidhur me tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë nga Shkupi", transmetojnë mediat një deklaratë të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ghani kërkon të arrihet paqe me Pakistanin

Posted: 23 Aug 2017 05:16 AM PDT

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, duke folur para zyrtarëve të sigurisë në Kabul, ka thënë se Pakistani duhet të "rishqyrtojë politikat e saj të vjetra". Komentet e tij vijnë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se Pakistani po strehon militantët talibanë të cilët po kryejnë sulme në Afganistan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ghani lavdëron strategjinë e SHBA-së në Afganistan

Posted: 23 Aug 2017 04:46 AM PDT

Me një fjalim drejtuar kombit, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, mirëpriti strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, ndërsa i bëri thirrje Pakistanit fqinj të ndryshojë qasjen ndaj vendit të tij. Ghani tha se strategjia e re amerikane është në interes edhe të Afganistanit, edhe të SHBA-së. "Ne, si qeveri, duam paqe edhe me shtetin e Pakistanit", tha ai. "E falënderoj presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe administratën e tij, që pas diskutimeve të thella, vlerësimeve gjithëpërfshirëse dhe debateve të rëndësishme, kanë dalë me një strategji, e cila, me dëshirën e Zotit, do të sigurojë interesat tanë", tha Ghani. Kabuli dhe Uashingtoni, për kohë të gjatë, kanë akuzuar Pakistanin për strehimin e  talibanëve afganë - akuza që hidhen poshtë nga Islamabadi. Në fjalimin e parë drejtuar kombit, më 21 gusht, Trump u tërhoq nga premtimi i fushatës për t'i dhënë fund luftës së SHBA-së në Afganistan, duke thënë se forcat amerikane do të mbeten të angazhuara atje, në luftën kundër militantëve talibanë. Trump po ashtu paralajmëroi se Uashingtoni nuk do ta tolerojë më Pakistanin që t'iu ofrojë "streha të sigurta" grupeve ekstremiste.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Melania Trump falënderon Chelsea Clintonin për mbështetjen për djalin

Posted: 23 Aug 2017 04:18 AM PDT

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, falënderoi vajzën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, për mbështetjen që i ka dhënë djalit të saj. Chelsea Clinton, në një postim në Twitter, ka mbështetur Barron Trumpin, 11 vjeç, i cili është kritikuar nga mediat për veshjen e tij. Të hënën, gazeta amerikane Daily Caller ka shkruar se "është koha që Barron Trump të nisë të vishet ashtu siç i takon në Shtëpinë e Bardhë". Zonja Clinton, e cila ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë kur babai i saj ka qenë president në vitet '90, ka shkruar: "Është koha për mediat dhe secilin që ta lënë Barron Trumpin të qetë dhe t'i lejojnë të ketë fëmijërinë private që e meriton". "Faleminderiit Chelsea Clinton - është e rëndësishme mbështetja për të gjithë fëmijët tanë që të jenë vetëvetja", është përgjigjur zonja Trump në Twitter.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sfidat në identifikimin e të pagjeturve

Posted: 23 Aug 2017 03:40 AM PDT

Familjarë e të zhdukurve në Kosovë edhe njëherë kanë kërkuar nga autoritete kompetente të angazhohen më tepër për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, e sidomos në identifikimin e mbetjeve mortore. Me këtë rast, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është zotuar se do të angazhohet që çështja e personave të pagjetur të mbyllet "shpejt dhe drejt ky kapitull për të gjithë ne". Ai ka thënë se është e papranueshme që për gati dy dekada, nuk është zbardhur fati i të gjitha viktimave. President Thaçi shtoi se si protagonist i zhvillimeve politike në vend, por edhe në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, mbetet i angazhuar që çështja e të pagjeturve të trajtohet dhe të mbyllet me urgjencë. Në konferencën e organizuar nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, më temën "Sfidat në identifikim" presidenti Thaçi ka thënë se "bashkëpunimi që keni në mes vete, tejkalimi i ndasive përgjatë vijave etnike, kuptimi se kemi dëshira të njëjta, janë shembull për të gjithë ne". "Duke parë shembullin tuaj, jam bindur për nevojën për të iniciuar themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim në Kosovë", ka thënë Thaçi . Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur, njëherësh kryetar i Qendrës Burime për Personat e Zhdukur, ka thënë se është kërkuar "ndryshimi i strategjisë së punës për personat e pagjetur, por kjo ende nuk ka ndodhur". Kurse Milorad Trifunoviq, nënkryetar i kësaj qendre, njëherësh përfaqësues i Shoqatës se të zhdukurve serbë në Kosovë, duke folur për sfidat e identifikimit të mbetjeve mortore, ka thënë se "në vitin 1999- 2000, shumica e personave janë varrosur në formën klasike, pa analiza të AND-së". Për këtë ai ka ftuar të gjithë familjarët e të zhdukurve apo të varrosurve që të pranojnë edhe një herë të bëjnë analiza, në mënyrë që të vërtetohet se në varreza gjenden familjarët e tyre. Edhe presidenti Thaçi ka thënë se është i njoftuar edhe me sfidën e identifikimit të mbetjeve mortore. Presidenti Thaçi është shprehur se "këtë dhimbje e ndajmë të gjithë, sikur që ndajmë edhe përkushtimin që të identifikohen të gjitha viktimat, të gjitha mbetjet e gjetura, porse kjo çështje kërkon maturi, durim dhe dhembshuri nga të gjithë ne". Sipas shënimeve zyrtare edhe rreth 1600 persona konsiderohen të zhdukur që prej përfundimit të luftës në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj: Nuk është e sigurt pjesëmarrja e PAN-it në seancën e të enjtes

Posted: 23 Aug 2017 03:31 AM PDT

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, ka thënë se ende janë në konsultime me partitë politike dhe se nuk ka një marrëveshje konkrete me Aleancën Kosova e Re rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re. Sipas tij, edhe të enjten, kur është caktuar vazhdimi i seancës konstituive, mund të ndodh që deputetët nga koalicioni PAN (PDK, AAK dhe Nisma) të mos jenë të pranishëm. "Jemi ende në përpjekje që nesër të jemi në seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër të mos mund të fillojmë. Me këto shtyrje e fitojmë në një aspekt tjetër kohën për shkak se e bëjmë gati një nisje që do të jetë më gjithëpërfshirës e qëndrueshme", tha Haradinaj në një konferencë për media në AAK deri sa ka prezantuar kandidat për kryetar të komunave. Ai tha po ashtu se kjo vonesë nuk po ndodh vetëm për shkak të një mosmarrëveshje me AKR-në, por, siç tha ai, po synohet në një qeveri më gjithëpërfshirës e cila mund t'i çonte përpara çështjet dhe temat e rëndësishme për vendin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Makolli: AKR-ja nuk ka marrëveshje me PAN-in

Posted: 23 Aug 2017 03:16 AM PDT

Aleanca Kosova e Re e cila drejtohet nga afaristi i njohur Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me koalicionin PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma. Zëvendëspresidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Radion Evropa e Lirë se AKR-ja nuk ka deri me tash asnjë marrëveshje me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën,i njohur si koalicioni PAN. Makolli deklaroi se deputetët e AKR- së nesër do të jenë në seance, por nuk do të votojnë për kandidatin për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN. "Me sa e di unë koalicioni PAN, nga ne nuk i ka votat. Qëndrimi ynë nuk është për ta votuar dhe besoni se nuk ka marrëveshje", tha Makolli. Ai ka shtuar se lideri i partisë Behgjet Pacolli ka sugjeruar që të gjithë liderët e subjekteve politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës të angazhohen për të dalë nga kjo gjendje, e cila ka bllokuar procesin eformimit të institucioneve të reja. "Nuk ka marrëveshje. Këtu në Ballkan po keqinterpretohen gjerat se po nxirret nga kontesti një konkluzion apo një qëndrim. Ne e kemi thënë ata që duhet të gjendet një zgjidhje sidomos ky apel vlen për opozitën e cila po rrinë në istikamet e veta. Kemi 61 deputet e këta nuk lëvizin nga vendi. Prandaj nuk ka qenë vendim që ad-hok të shkohet kjo është keqkuptuar apo keqkuptuar nuk e i di", tha Makolli. AKR ka garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në kuadër të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe subjektin Alternativa.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ujdi e re për armëpushim në lindje të Ukrainës

Posted: 23 Aug 2017 02:50 AM PDT

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, propozoi një armëpushim në lindje të Ukrainës, nisur nga sot, me fillimin e vitit shkollor, dhe mori mbështetje unanime nga Rusia, Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Propozimi u bë të martën vonë në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Të gjithë ata shprehën mbështetje të fuqishme për një armëpushim të qëndrueshëm, që do t'iu mundësonte fëmijëve në lindje të Ukrainës të ndjekin mësimet, tha Kremlini dhe Zyra për Media e Poroshenkos. Edhe kabineti i Merkelit dhe ai i Macronit lëshuan deklarata duke theksuar mbështetjen e tyre për armëpushim. Zyra e Poroshenkos po ashtu tha se shpreson se armëpushimi "do të çojë në një përmirësim të qëndrueshëm të situatës së sigurisë, nga e cila do të përfitojnë nxënësit e shkollave dhe gjithë popullata civile e Donbasit". Kurt Volker, i dërguar i posaçëm i SHBA-së në konfliktin në lindje të Ukrainës, shprehu po ashtu mbështetje për armëpushimin, në një intervistë dhënë Shërbimit Baltik të Lajmeve. "Armëpushimi në sezonin e shkollës duket ide shumë e mirë. Ne do ta mbështesim plotësisht këtë", tha Volker. Volker po ashtu komentoi për herë të parë takimin e tij, më 21 gusht, me ndihmësin e Kremlinit, Vladislav Surkov, ku ky i fundit ka thënë se janë diskutuar disa "ide të freskëta" për arritjen e paqes në lindje të Ukrainës. "Jemi pajtuar që situata aktuale, status quo, nuk është e mirë për asnjërin", tha Volker.  "Na duhet një vështrim i ri për të rritur sigurinë në Ukrainë, për njerëzit që jetojnë atje", shtoi ai. Disa marrëveshje për armëpushim janë shpallur, por nuk janë respektuar qëkur separatistët pro-rusë kanë pushtuar pjesë të krahinave Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, në vitin 2014. Mbi 10,000 veta janë vrarë në luftimet midis separatistëve dhe forcave qeveritare. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione mbi Rusinë për shkak të përfshirjes së saj në luftën në lindje të Ukrainës dhe aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë. Përgatiti: Valona Tela

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkarkohet komandanti i Flotës së Shtatë amerikane

Posted: 23 Aug 2017 02:49 AM PDT

Marina amerikane shkarkoi komandantin e Flotës së Shtatë, Joseph Aucoin, pas disa aksidenteve që kanë përfshirë luftanijet në Azi. Dhjetë marinarë vazhdojnë të jenë të zhdukur nga përplasja e luftanijes USS John S. McCain me një cisternë të naftës, të hënën pranë Singaporit. Zyrtarët kanë thënë se kanë gjetur mbetje njerëzish në bordin e anijes që tani ndodhet në portin në Singapor. Përplasja ka qenë incidenti i katërt i tillë në një vit. Marina amerikane tha përmes një deklarate se ka humbur besimin në aftësinë e Aucoinit për të komanduar. Flota e Shtatë amerikane është e vendosur në Jokosuka të Japonisë. Aucoin, i cili ka qenë komandant qysh në vitin 2015, është dashur të pensionohet brenda javësh. Pasardhësi i caktuar do ta zëvendësojë menjëherë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm vdekjeprurës në Afganistan; talibanët pranojnë përgjegjësinë

Posted: 23 Aug 2017 02:04 AM PDT

Pesë veta janë vrarë dhe së paku 38 janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në provincën Helmand të Afganistanit. Omar Zhwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se sulmuesi ka shpërthyer makinën e mbushur me eksplozivë në një vendparkim pranë selisë së policisë në qytetin Lashkar Gah. Zyrtarët thanë se të vrarët përfshijnë fëmijë, gra dhe ushtarë. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët. Ai vjen një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar se do t'i mbajë trupat amerikane në Afganistan për të luftuar militantët. Talibanët kanë prani të madhe në Helmand.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjendet trupi pa kokë i gazetares suedeze

Posted: 23 Aug 2017 01:30 AM PDT

Një trup pa kokë që është gjetur në ujërat e Danimarkës, është identifikuar si trupi i një gazetareje suedeze. "ADN-ja e trupit përkon me atë të Kim Wall", tha policia daneze në një postim në Twitter. Trupi është gjetur rreth 50 kilometra në jug të Kopenhagës më 21 gusht dhe policia tha se gjymtyrët dhe koka e tij janë prerë qëllimisht. Wall, 30 vjeçe, nuk është parë prejse ka hyrë në nëndetësen e zbuluesit danez, Peter Madsen, më 10 gusht, për ta intervistuar atë për një artikull. Një ditë më vonë, gazetarja është raportuar e zhdukur dhe Madsen është shpëtuar përpara se nëndetësja e tij është fundosur. Ai fillimisht u ka thënë autoriteteve se e ka hedhur Wallin në një ishull, por më pas ka thënë se ajo ka vdekur në një aksident në bord dhe se e ka hedhur trupin e saj në det. Policia daneze beson se Madsen, 46 vjeç, e ka fundosur qëllimisht nëndetësen Nautilus. Madsen është akuzuar për vrasje, por ai e ka mohuar çdo keqbërje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë politike i paguajnë gjobat në minutën e fundit

Posted: 23 Aug 2017 12:34 AM PDT

Partitë politike kanë pritur momentet e fundit për t'i shlyer gjobat nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, në mënyrë që të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 22 tetor në Kosovë. Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i tha Radios Evropa e Lirë se të martën të gjitha partitë politike i kanë shlyer borxhet që u janë shqiptuar. Borxhi i përgjithshëm i partive politike ka qenë 350 mijë euro. "Mund të them se të gjitha subjektet, me përjashtim të Partisë së Pavarur Liberale dhe Partia Demokratike të Unitetit që nuk kanë shlyer borxhet, të gjitha subjektet tjera i kanë paguar të gjitha gjobat me të cilat janë dënuar në zgjedhjet parlamentare 11 qershorit", tha Desku.  Sipas PZAP-it, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës ishte gjobitur me 158 mijë euro. Koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës ishte gjobitur me mbi 71 mijë uro, kurse Lëvizja Vetëvendosje me 66 mijë euro. Shlyerja e borxheve në PZAP ishte e domosdoshme, pasi në bazë të ligjit, asnjë subjekt politik në Kosovë nuk mund të garojë në zgjedhje, nëse nuk paguhen gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Ndryshe, të martën në mesnatë është mbyllur afati për aplikim për subjektet politike të cilat tani presin certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Me anë të një komunikatë për media Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë aplikuar 91 subjekte politike.  "Nga to, 35 janë parti politike, 1 koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur", thuhet në komunikatë. Autoritete kompetente në vend, thonë se kenë filluar tashmë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në 38 komunat e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërcënimi i SHBA-së: Maduro kërkon ndihmë nga Rusia dhe Vatikani

Posted: 22 Aug 2017 11:47 PM PDT

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i kërkoi ndihmë Rusisë dhe Vatikanit për të shmangur "kërcënimin ushtarak" nga Shtetet e Bashkuara dhe tha se shpejt do të shkojë në Moksë për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin. Maduro, që disa muaj, përballet me protesta masive të qytetarëve që e fajësojnë për krizën e thellë ekonomike. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të shqyrtojë ndërhyrjen ushtarake kundër, siç ka thënë, qeverisë autoritare të Maduros. Rusia ka thënë se kërcënimi i Trumpit është "i papranueshëm". "Venezuela ka mbështetjen e plotë dhe absolute të Rusisë", tha Maduro, duke shtuar se së shpejti do të vizitojë Putinin, të cilin e quajti "njeri të paqes". "Kërkoj edhe ndihmën e Papës kundër kërcënimit ushtarak nga SHBA"-ja, tha Maduro në një konferencë për media në Karakas.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump nuk heq dorë nga ndërtimi i murit në kufi me Meksikën

Posted: 22 Aug 2017 11:18 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të mbyllë qeverinë, nëse një gjë e tillë është e nevojshme për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën. Duke folur para mbështetësve në Feniks të Arizonës, Trump tha se demokratët opozitarë janë "pengesë". Gjatë fjalimit 80-minutësh, Trump i akuzoi edhe mediat, duke thënë se ato u kanë dhënë "platformë" grupeve të ekstremit të djathtë. Trump tha se mund t'i japë fund Nafta-s, një marrëveshje tregtare kjo me Meksikën dhe Kanadanë. Duke u ndalur te Koreja e Veriut, Trump tha se shpreson se do të zvogëlohen tensionet rreth programit bërthamor të Phenjanit. Derisa komentet janë mirëpritur brenda qendrës së konferencës, protestuesit anti-Trump, që janë mbledhur jashtë saj, janë përleshur me policinë. Policia ka përdorur gazin lotsjellës pasi protestuesit kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të saj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson rrit presionin mbi Pakistanin

Posted: 22 Aug 2017 10:20 PM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka rritur presionin kundër Pakistanit, për shkak të mbështetjes së tij të perceptuar për talibanët në Afganistan. Pakistani mohon strehimin e talibanëve, por Tillerson tha se ai mund të humbasë privilegjet nga SHBA-ja nëse Qeveria nuk arrin "të ndryshojë qëndrim". Tillerson i bëri komentet një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli një strategji të re, duke u zotuar se forcat amerikane do të vazhdojnë të mbështesin forcat afgane në luftën kundër kryengritësve. SHBA-ja është aleate e rëndësishme e Pakistanit. Pakistani gëzon status të veçantë si partner joanëtar i NATO-s dhe merr miliarda dollarë ndihma. Por, Tillerson tha se të gjitha këto "mund të vihen në tryezë për diskutim" nëse Pakistani nuk e ndryshon qëndrimin dhe qasjen ndaj organizatave terroriste që gjejnë strehim atje. Tillerson po ashtu theksoi se një Pakistan i qëndrueshëm është në interesat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. "Ai është fuqi bërthamore dhe ne kemi shqetësime për sigurinë e armëve të tij", tha Tillerson.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ujdi e re për armëpushim në lindje të Ukrainës

Posted: 22 Aug 2017 10:04 PM PDT

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, propozoi një armëpushim në lindje të Ukrainës, nisur nga sot, me fillimin e vitit shkollor, dhe mori mbështetje unanime nga Rusia, Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Propozimi u bë të martën vonë në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Të gjithë ata shprehën mbështetje të fuqishme për një armëpushim të qëndrueshëm, që do t'iu mundësonte fëmijëve në lindje të Ukrainës të ndjekin mësimet, tha Kremlini dhe Zyra për Media e Poroshenkos. Kabineti i Merkelit dhe ai i Macronit po ashtu lëshuan deklarata duke theksuar mbështetjen e tyre për armëpshim. Disa marrëveshje për armëpushim janë shpallur, por nuk janë respektuar qëkur separatistët pro-rusë kanë pushtuar pjesë të krahinave Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, në vitin 2014.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more