Skip to main content

Tirana Observer: “Tre muaj pas zgjedhjeve, Holanda ende pa qeveri” plus 9 more

Tirana Observer: “Tre muaj pas zgjedhjeve, Holanda ende pa qeveri” plus 9 more


Tre muaj pas zgjedhjeve, Holanda ende pa qeveri

Posted: 23 Aug 2017 09:20 AM PDT

Mëse 3 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, Holanda vijon të mbetet pa qeverinë e re, pasi partitë ende nuk kanë vendosur koalicionin që do të udhëheqë vendin.

Teksa bisedimet për qeverinë e re rifilluan këtë muaj, situata politike në Holandë rrezikon të përkeqësohet në rast se palët nuk do të nuk do të jenë dakord me buxhetin që do të miratohet për vitin që vjen.

Ende pa një qeveri të re dhe mëse 160 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, Holanda po përballet me kolapsin e koalicionit të ashtuquajtur "kujdestar".

Në zgjedhjet e 15 marsit, Partia Popullore për Lirinë dhe Demokracinë e kryeministrit Mark Rutte u konfirmua e para me 21.3% të votave, ndërkohë që Partia për Lirinë e Geert Wilders surprizoi me 13.1% të votave duke u pozicionuar e dyta.

Bisedimet post-zgjedhore për krijimin e një koalicioni qeverisës dështuan, pasi palët e përfshira nuk gjetën gjuhën e përbashkët në çështje si emigracioni.

Faktor tjetër që ndikoi në këtë situatë ishte edhe refuzimi i kryeministrit Rutte për t'u ulur në një tryezë me liderin e të djathtëve, Geert Wilders, për shkak të retorikës së ashpër anti-islamiste të këtij të fundit.

Kështu, drejtimi i vendit është ende në dorë të koalicionit që fitoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2012, pra Partia për Lirinë dhe Demokracinë, Laburistët, Unioni Kristian, Demokratët 66 dhe Partia Politike e Reformuar.

Bisedimet rifilluan në gusht pas një pauze të shkurtër verore dhe kjo pritet të jetë edhe faza e fundit e tyre.

Por dështimi i arritjes së një marrëveshjeje duket se nuk është ajo që kërcënon përkeqësimin e mëtejshëm të situatës politike në Holandë.

Partia Laburiste mund t'i kthejë shpinën koalicionit "kujdestar" përpara se të krijohet qeveria e re, në rast se buxheti që do të miratohet për vitin e ardhshëm nuk do të përfshijë rritjen e pagave për mësuesit.

Që prej Luftës së Dytë Botërore, qeveritë holandeze kanë kërkuar mesatarisht 72 ditë për t'u krijuar.

Në vitin 1977, qeverisë holandeze ju deshën plot 7 muaj për t'u krijuar, një rekord në historinë e vendit.

I kanë kaluar të 40-tat, por bukuria e tyre jo: Njihuni me 10 bukuroshet shqiptare

Posted: 23 Aug 2017 08:36 AM PDT

Nga Valeria Dedaj – Shekulli

Të bukura dhe sensuale, duket se koha për to ka qëndruar në vend. Kanë ndryshuar shumë pak prej periudhës kur nisën të bëhen të njohura për publikun dhe ndoshta është pikërisht ky një prej sekreteve të mëdha. Diçka që të gjitha femrat e duan, të sfidojnë kohën dhe të bëjnë që me pamjen dhe qëndrimin e tyre të tërheqin ende vëmendje. Tek i shikon kupton se kjo nuk është një ëndërr e pamundur! Të jesh tërheqëse, e bukur madje edhe seksi sot jo domosdoshmërisht është sinonim i të qenit e re. Ato janë gra në karrierë, të suksesshme dhe natyrisht që kanë edhe një jetë të tyren personale. I kanë kaluar të 40-tat, kanë krijuar familjet e tyre dhe koha ka vazhduar rrjedhën e saj, por bukuria e tyre duket se për një arsye apo tjetrën ka qëndruar e pacenuar. 10 figura publike, gra të mrekullueshme që ende sot përpos profesionit kanë ditur të ruajnë më së miri stilin, elegancën dhe freskinë e bukurisë së tyre. Pamja e tyre na bën të iluzionohemi  e të mendojmë se bukuria ndoshta mund të mos plaket…

 Rudina Magjistari

Bionde, e gjatë me një portret që rrezaton ëmbëlsi dhe që duket se ka mbetur i pandryshuar ndër vite. Është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, Rudina Magjistari, buzëqeshja e së cilës ngroh pasditet e tyre, duke i shoqëruar me tema të larmishme e duke konsumuar biseda me personazhe të famshëm dhe jo vetëm. Pothuajse prej një viti e gjysmë ajo është bërë edhe mama, quhet Mia, "princesha" e saj e vogël, e cila ka shtuar dozat e lumturisë në familjen e prezantueses. Rudina përpiqet të tregohet sa më e rezervuar kur bëhet fjalë për familjen e saj, jetën me kampionin e kit box-it Xhavitin dhe me vogëlushen e tyre. Mëmësia duket se i ka dhënë asaj edhe më shumë hijeshi. Për mediet ka rrëfyer se për të pasur një fizik në formë ajo kujdeset shumë për dietën e saj të përhershme, duke mos abuzuar me ushqimet apo pijet alkoolike, si dhe përpiqet të eci apo të kryejë aktivitet fizik si palestra. Siç është shprehur moderatorja nuk i trembet aspak kohës, pasi mosha kalendarike, sipas saj, nuk do të ndikojë as në shpirt e as në mënyrën e saj të jetesës…, e me sa duket deri më tani as në pamjen e saj fizike!

    Manjola Nallbani

"Si të të quaj, o bukuri e gruas ti?", është një varg i mrekullueshëm i Zhuliana Jorganxhit, me të cilin nis edhe një nga këngët hit të kënduara nga Manjola Nallbani. Poetja me fjalën, e Manjolës dhe me zërin e pamjen e saj , e veshur në të bardhë i bëjnë një thirrje të fortë "bukurisë që ta pushtojë botën". Ishte viti 1999, në Festivalin e RTSH, një performancë e mrekullueshme që Nallbani edhe sot mund ta përsërisë pa frikë duke na bërë për një çast të mendojmë se koha ka ndalur në vend. Të paktën për të duket se ka ndodhur kështu! Për t'u admiruar te Manjola është me siguri edhe karakteri i saj, çka e ka bërë edhe më të dashur për publikun. Një këngëtare pa kompromise, që preferon të bëjë punë cilësore pavarësisht rrezikut se nuk do të thithet nga një masë e gjerë. Nallbani përpos të tjerave në mars të këtij viti u dekorua edhe me çmimin  e merituar, "Mjeshtër i madh", për kontributin e saj të vyer në muzikën e lehtë dhe popullore shqiptare.

Valbona Selimllari

Kanë kaluar 24 vjet prej kohës kur u kurorëzua, si "Miss Albania", dhe tek e shikon duket sikur po përjeton një dezhavu. E njëjta bukuri, ndoshta edhe më e rafinuar, është Valbona Selimllari "miss-i i përjetshëm shqiptar", që duket se ka sfiduar famën e gjithë kolegeve të saj. Elegante, me një buzëqeshje që shndrin Valbona, mund të konkurronte sot shumë mirë me miss-et e reja.  Selimllari është treguar shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj private, janë të paktë ata që e dinë se ajo është nëna e tre fëmijëve të mrekullueshëm ndaj të cilëve ajo është shprehur se është tepër protektive. Vitet e fundit Valbona ka qenë prezent në ekran, por edhe gjatë mungesave të saj, ajo ka vazhduar të ushqejë dashurinë për artin në forma të ndryshme, duke mbetur gjithsesi një nga personazhet më të dashur e popullorë pas viteve '90.

    Elvira Diamanti

Asgjë më pak se diamanti nuk ka bukuria e saj, e po kështu edhe talenti. Shumica e identifikojnë si Marigoja te "Përrallë e kaluara", edhe pse rolet e Elvira Diamantit në kinematografinë shqiptare janë të shumtë. Tipare të theksuara, shtat të lartë dhe një qëndrim për t'u admiruar, është ajo aktorja që ka luajtur rolin e disa prej personazheve më pikant të romaneve të Kadaresë, si "Kush e solli Doruntinën", "Natë me hënë" etj. Edhe pse Diamanti është tërhequr shpejt nga skena, dhe daljet e saj televizive janë të rralla, ajo aktualisht punon, si drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit Shqiptar.

Eli Fara

Këngëtaren e muzikës popullore, e kujtojmë përherë kështu, me flokët e gjata e të derdhura mbi supe, me tipare të errëta dhe me linja për t'u admiruar. Me siguri që regjisorët do ta kishin përzgjedhur si figurë qendrore në telenovela, hiret dhe pamja e fytyrës së saj gati engjëllore dhe e paprekur nga vitet nuk mund të mos tërheqin vëmendjen. Eli është shprehur se për të mbajtur trupin në formë ajo mundohet të jetë shumicën e kohës në lëvizje. Si çdo femër tjetër edhe ajo mundohet që kur del të jetë përherë e grimuar dhe e veshur bukur.

   Mihrije Braha

Komplimentet që i bëhen këngëtares Mihrije Braha për pamjen e saj janë të shumta dhe krejtësisht të merituara. Edhe pse, sipas këngëtares, bukuria e saj reflekton gjendjen e brendshme dhe natyrën pozitive, falë edhe ngrohtësisë e dashurisë së familjes së saj. Për të qenë ngaherë në formë Mihrije kujdeset shumë për pamjen në skenë, dhe për këtë i dedikon kohë palestrës dhe kozmetikës, dhe natyrisht që kujdeset edhe për dietën ushqimore, por siç e ka theksuar vetë ajo pa e tepruar me asnjërën prej tyre.

    Ornela Bregu

Është pa dyshim një nga femrat më fine të ekranit Ornela Bregu. E ka nisur karrierën e saj si moderatore që në moshën 18- 19 vjeçare, edhe pse dalja e saj më zyrtare ka qenë gjatë vitit 1988 në telebingon shqiptare përkrah Ad Krastës, e më pas në koncerte e spektakle të ndryshme. Vitet e fundit e kemi parë të prezantojë "E diell" përkrah Alban Dudushit, edhe pse edhe pasionin e saj për të kënduar nuk e ka lënë tërësisht në gjumë, duke kënduar herë pas here në spektakle të ndryshme televizive. Gjithmonë elegante, e veshur me shije të hollë Ornela mbetet një figurë e këndshme televizive. Kohët e fundit moderatorja ka bërë publike në rrjetet sociale një foto të sajën, duke prezantuar Festivalin e Këngës Popullore në RTSH gjatë vitit 1999. Edhe pse kanë kaluar 17 vite Bregu e ka ruajtur freskinë e bukurisë së saj në mënyrë të habitshme.

Monika Lubonja

E rafinuar, plot klas e hijeshi, e tillë është Monika Lubonja. Edhe pse është bërë nënë që në moshë të re, kur ende nuk kishte mbaruar Akademinë e Arteve, Lubonja duket se ruan ende të paprekur shpirtin fëmijëror. E kuruar deri në detaj, pamja dhe veshja e saj përkëdhelin natyrshëm aparatin fotografik. Edhe pse do të kishte qenë me siguri një figurë shumë e pëlqyer e ekranit, Monika është tërhequr herët nga aktrimi në kinema dhe në teatër, aktualisht është në pozicionin e drejtoreshës në Teatrin e Kukullave.

    Rajmonda Bulku

Sytë si dy kristale, me flokët e zeza dhe lëkurën e bardhë si bora, me siguri që shtuar edhe talentin e padiskutueshëm nëse do të kishte lindur në një vend perëndimor Rajmonda Bulku nuk do ta kishte të vështirë të bëhej një nga divat më të hijshme të Hollywood-it. E megjithatë në vendin tonë me siguri që e meriton plotësisht vendin si ikona më e bukur e kinematografisë shqiptare. Dy vitet e fundit  ka qenë e pranishme në skenën e teatrit, së fundmi e pamë të interpretojë në komedinë e Aristofanit "Pushteti i grave" vënë në skenë nga regjisori Spiro Duni.

Vera Grabocka

Pas programeve më spektakolarë të ekranit shqiptar në të shumtat herë fshihet pikërisht një figurë femërore. Bëhet fjalë për Vera Grabockën, bashkëshorten e aktorit të mirënjohur Timo Flloko, e cila mund të konsiderohet pa frikë, si një ndër femrat më të suksesshme në vendin tonë. Duket se producentja ka bërë "pakt me djallin" pasi energjia dhe forma e shkëlqyer fizike e saj të lënë me të vërtetë mbresa.

Inter me portofolin bosh, Suning ndryshon strategjinë: Më përpara shitje, pastaj blerje

Posted: 23 Aug 2017 08:24 AM PDT

Merkatoja e Interit po ecën me hapin e breshkës, pasi drejtuesit e saj, Sabatini dhe Ausilio, po përballen me vështirësi financiare që ka Suning, që tashmë e ka portofolin bosh.

Kjo ka sjellë një ndryshim të strategjisë së merkatos nga ana e presidentit Suning, që fillimisht i duhet të shesë disa lojtarë dhe më pas të kryejë blerjet e fundit, për të kompletuar skuadrën e trajnerit Spalletti.

"Do të blejmë lojtarë të tjerë vetëm nëse arrijmë të shesim dhe të arkëtojmë", kanë thënë sot drejtuesit zikaltër. Pra, një autofinancim, për të evituar një krizë financiare, por ky ndërrim kursi rrezikon shumë që Interi i këtij sezoni të jetë kompetitiv në kampionat.

Suning nuk kërkon të rrezikojë, pasi shpreson që fillimisht të ketë bilancet në rregull dhe më pas të jetë aktiv në merkato. Por koha e mbetur në dispozicion nuk është e madhe dhe Inter duhet të shesë shpejt ata lojtarë që i konsideron të panevojshëm, pasi ka afat deri më 31 gusht.

Në Milano ka mbërritur orët e fundit menaxheri i Jovetic, që ka kërkesa të shumta. Brighton (Premier) ka gati 16 milionë euro, por në Premier League synon të rikthehete dhe Andrea Ranocchia. Ansaldi mund të shkojë të Genoa, ndërsa për brozovi, momentalisht mungojnë ofertat.

Nga ana tjetër, skuadra zikaltër ka nevojë për disa përforcime, kryesisht në mbrojtje, por ndonjë afrim do të vijë gjithnjë nëse arrin të shesë emrat "tepër"

Ja arsyeja përse dritaret e avionit nuk përputhen me rreshtat, s’ka lidhje me sigurinë…

Posted: 23 Aug 2017 08:10 AM PDT

Ju kërkoni një "vend pranë dritares" dhe në vend të kësaj ju gjendeni në atë situatë ku keni përballë gjysmën e një zotërie në dritaren e përparme dhe një hapësirë plastike boshe.

Sado i mrekullueshëm të jetë fluturimi, lavdia e tij zbehet paksa kur nuk mund të shihni nga avioni…

Ju mendoni se do të ishte mjaft e lehtë për t'i sistemuar të gjitha vendet me dritaret në aeroplan, duke garantuar të gjithë një pamje. Arsyeja përse nuk ka dritare, duket qartë se nuk ka të bëjë me sigurinë.

Megjithëse pjesa më e madhe e avionit është e projektuar për ta bërë atë të sigurt për udhëtarët, organizimi i vende për t'u ulur nuk bën pjesë këtu.

Në vitin 2010 RayanAir sugjeroi që avionët të mos kishin fare vende për t'u ulur, që të futeshin sa më shumë pasagjerë të ishte e mundur.

Ruajtja e hapësirës, është i njëjti motiv që fshihet pas futjes fizikisht të sa më shumë vendeve të jetë e mundur në avionë,  është arsyeja përse rreshtat nuk përputhen me dritaret.

/The Independent

Perandori ilir që shpiku taksën për ajrin

Posted: 23 Aug 2017 08:00 AM PDT

Studiuesi Aurel Plasari zbulon të dhëna interesante në lidhje me perandorin me origjinë ilire, Anastasi i I.

Plasari shkruan në Facebook se Anastasi i I, apo Anastas Durrsaku është perandori që vendosi taksë për ajrin.

Shënimi i Aurel Plasarit në Facebook

JA EDHE TAKSA PËR AJRIN: PRO HAUSTU AERIS

Meqë nuk e besonit dhe ju dukej fantazi, ju ku e keni realitet historik: fakti i ekzistimit të një takse për ajrin gjendet, për shembull, në komentarët e të shumënjohurit traktat "Fryma e ligjeve" të Montesquieu-së.

Taksën për ajrin e paska pas shpikur njëri nga perandorët e Bizantit, Anastasi I, që sundoi nga 491 më 518, dhe ajo quhej pikërisht "pro haustu aeris", d.m.th. "për ajrin që thith".

Dyshoja edhe vetë, prandaj hapa tekstet për perandorin në fjalë dhe rezulton e saktë: taksa në greqishten bizantine qenkësh quajtur "ἀερκών ζημιών".

Edhe më tërheqëse bëhet çështja ngaqë është fjala për një "perandor shqiptar", sikurse i quajmë rëndom për mburrje perandorët ilirë.

Perandori Anastas I (rr. 431-518) ishte vërtet ilir, madje i lindur në Durrës, thënë ndryshe durrsak.

Nëse ndodheni përkundrejt Torrës së Durrësit, rruga e madhe që hapet në të majtë të saj – d.m.th. në të djathtë të ish-hotel "Vollgës" ose mbrapa monumentit të Mujo Ulqinakut – emërtohet pikërisht "Rruga Anastas Durrsaku". Një nga rastet e shumta kur bota nuk na i dinë meritat.

Kush është bosi i Shijakut që i shpëtoi plumbave me makinën e blinduar

Posted: 23 Aug 2017 07:49 AM PDT

Plumbat që ranë sot në Shijak mbi makinën e Dashamir Gjokës rrezikuan direkt familjen e tij.

Një prej njerëzve më të pasur të Shijakut nuk lëviz rastësisht me makinë të blinduar.

Ai është përballur me drejtësinë prej vitesh si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali, atje ku është dënuar për shfrytëzim prostitucioni.

Pasuria në pronësi të Dashamir Gjokës, dyshohet se është vendosur nga aktivitet i paligjshëm jashtë vendit, pasi ai rezulton i dënuar nga gjykata italiane me 7.5 vite burg, si drejtues i një organizate kriminale që shfrytëzonte femra për prostitucion.

Dënimi i vitit 2009 nga drejtësia italiane i ka kushtuar sekuestrimin e të gjitha pronave shtetasit shqiptar Dashamir Gjoka, pronar i kompleksit "Gjoka" në Shijak.

Edhe pse i dyshuari është i lirë, pasi gjykata refuzoi ekstradimin e tij drejt Italisë, në kuadër të ligjit Antimafia, prokuroria dhe gjykata dyshojnë se pasuritë e tij janë krijuar me burime jo të ligjshme.

Të gjitha akuzat e drejtësisë italiane për Dashamir Gjokën

Në vitin 2007, Gjykata e Apelit në Milano ka dënuar shtetasin shqiptar Dashamir Gjoka me 7 vjet e gjysmë burg për akuzat e trafikimit të femrave për shfrytëzim prostitucioni. Ky vendim ka marrë formë të prerë më 7 tetor të vitit 2009 dhe që prej asaj kohe, i dyshuari është shpallur në kërkim ndërkombëtar për këto akuza. Gjyqi ndaj tij është zhvilluar në mungesë dhe kjo ka qenë një nga arsyet përse gjykatat shqiptare refuzuan kërkesën e autoriteteve italiane për ekstradimin e tij. Në vendimin e Gjykatës së Milanos renditen edhe faktet kriminale, që dyshohet se ka kryer shtetasi Dashamir Gjoka, të cilat sipas autoriteteve italiane tashmë janë të provuara.

Ka bashkëpunuar me disa persona, me qëllim kryerjen e një shumice krimesh relative me futjen në mënyrë klandestine në territorin e shtetit italian të grave me origjinë nga Europa Lindore me qëllim që t'i prostituonin. Gjoka ishte me detyrën e organizuesit dhe drejtuesit të grupit, i cili vepronte në Milano dhe Puglia që prej vitit 1999.

Në bashkëpunim me persona të tjerë, ka organizuar dhe drejtuar aktivitetin që favorizonte hyrjen klandestine në Itali të 2 vajzave me origjinë moldave, me qëllim prostituimi. Krim ky i kryer në Puglia, në periudhën përpara datës 08.01.2000.

Ka vepruar në bashkëpunim për të futur, favorizuar dhe shfrytëzuar prostituimin e 2 grave që flitet në pikën e mësipërme, fakt i vërtetuar në Milano në periudhën përpara datës 08.01.2000.

Ka vepruar në bashkëpunim me disa persona për të organizuar dhe drejtuar aktivitetin e futjes në mënyrë klandestine në Itali të 3 vajzave me origjine moldave, me qëllim që t'i shfrytëzonin si prostituta. Fakt i vërtetuar në Bari ndërmjet datave 8 dhe 9 janar 2000.

Në bashkëpunim, ka organizuar dhe drejtuar aktivitet që të favorizonte hyrjen klandestine në Itali të 3 vajzave me origjinë moldave, me qëllim prostituimi. Krim ky i kryer në Milano në periudhën janar 2000 deri më 06.11.2000 (koha kur pala e dëmtuar ka depozituar kallëzimin).

Në bashkëpunim, ka organizuar dhe drejtuar aktivitet që të favorizonte hyrjen klandestine në Itali të 4 vajzave me origjine të huaj (njëra rumune) me qëllim prostituimi. Krim ky i kryer në Itali më 15.12.2000.

Ka vepruar në bashkëpunim për të futur, favorizuar dhe shfrytëzuar prostituimin e 4 grave që flitet në pikën e mësipërme, fakt i vërtetuar në Milano më 15.12.2000.

Në bashkëpunim me disa persona, ka organizuar dhe drejtuar aktivitet që të favorizonte hyrjen klandestine në Itali të vajzave me origjinë rumune, me qëllim prostituimin. Krim i kryer në Puglia më 12.01.2001.

Kishte detyruar, favorizuar dhe shfrytëzuar prostituimin e shtetases V. A, fakt i vërtetuar në Milano nga datat 13.01. 2001 e më pas.

Basha kujton viktimat e komunizmit: Misioni i pambaruar i Partisë Demokratike

Posted: 23 Aug 2017 07:36 AM PDT

Kryetari i PD Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotëm, në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.

"Është e dhimbshme që ne nuk kemi ende një monument të vërtetë për viktimat e komunizmit, dhe nuk kemi ende një histori të vërtetë të krimeve të komunizmit.

Ne nuk mund t'i shmangemi përgjegjësisë për dënimin e komunizmit"- deklaroi Lulzim Basha.

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike

Gati 100 milionë persona gjetën vdekjen nga komunizmi, të vrarë direkt për qëllime politike ose të vdekur si pasojë e mjerimit që komunizmi solli për miliona njerëz.

Në librin e errët të komunizmit, Shqipëria zë një vend të veçantë për nga egërsia kriminale e Enver Hoxhës dhe bandës së tij kundër popullit të tyre.

Dhjetëra mijë shqiptarë humbën jetën nga dhuna e regjimit komunist shqiptar, të ekzekutuar me e pa gjyq dhe të vdekur në burgje.

Qindra mijë u burgosën politikisht dhe u internuan në kampe. Një popull i tërë u izolua për afro gjysëm shekulli në karantinën më mizore të mjerimit, shtypjes dhe trushpëlarjes në Europë.

Sot, në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, jetët e humbura dhe të shkatërruara nga stalinizmi shqiptar janë një akuzë e rëndë për shoqërinë tonë që nuk i dënoi asnjëherë plotësisht vrasësit dhe kriminelët komunistë, që nuk reflektoi seriozisht kundër ideologjisë, frymës dhe mentalitetit komunist e nuk i preu asnjëherë rrugën kthimit të komunistëve në pushtet.

Është e dhimbshme që ne nuk kemi ende një monument të vërtetë për viktimat e komunizmit, dhe nuk kemi ende një histori të vërtetë të krimeve të komunizmit.

Ne nuk mund t'i shmangemi përgjegjësisë për dënimin e komunizmit, jo vetëm si detyrim moral ndaj viktimave të tij, por edhe si e vetmja mënyrë që të krijojmë një shoqëri të vërtetë të lirë dhe demokratike. Ky është mision i pambaruar, por i palëkundur i Partisë Demokratike.

“Kemi diamantë të dërguar nga Afrika”, si u fut në kurth tregtari nga Tirana

Posted: 23 Aug 2017 07:20 AM PDT

"Kemi diamantë të dërguar nga Afrika, do vish t'i shikosh?".

Ka mjaftuar kjo fjali përmes telefonit, që një biznesmen argjendarie në Tiranë të bjerë në kurthin e 3 personave, të cilët më pas e grabitën dhe i vendosën gjobë.

Prokurori i tha gjykatës se, shtetasit Enea Duraj dhe Renato Toska e vodhën me dhunë biznesmenin, menjëherë sapo ai është shfaqur i interesuar dhe ka lënë një takim, ndërkohë që më pas rezulton se ata i kërkonin 10 mijë euro.

Të dy të pandehurit, në prag të të 30-ave, si dhe një tjetër i shpallur në kërkim kanë shkuar në takimin "grackë" duke i ekspozuar në një çantë disa bizhuteri, të cilat pretendonin se ishin diamantë.

Por biznesmeni ka reaguar – tha prokurori, – duke refuzuar të kryente blerjen, gjë që solli edhe konfliktin, e më pas vjedhjen e një valute prej 200 mijë lekësh që ai kishte me vete.

Prokurori i shpjegoi gjyqtares Teuta Hoxha se të dyshuarit i kanë kërkuar më pas biznesmenit një shumë prej 10 mijë eurosh. Kallëzimi i tij në polici ka sjellë edhe një operacion të Forcave Operacionale, të cilat arrestuan në flagrancë gjatë dorëzimit të parave dy të rinjtë.

Ndërsa gjykata vendosi arrest me burg për dy djemtë e diamanteve, burime pranë organit të akuzës thanë se kjo dosje do t'i përcillet Krimeve të Rënda pasi bëhet fjalë për gjobëvënie./TCH

Inflacion VIP-ash, me “zogj”, kallashnikovë e kobure në brez

Posted: 23 Aug 2017 07:11 AM PDT

Nga Leonard Veizi

Ma hëngri shpirtin kjo puna e VIP-ave. Dhe në Shqipëri ne kemi jo pak të tillë. Realisht VIP-a a të fabrikuar si të tillë, këtë çështje vështirë ta zgjidhë edhe gjyqi i Hagës.

Nja 30 vite më parë, a ndoshta 25, kur u ndesha më këtë sentencë hyjnore që m'u duk si kriptogram pa zgjidhje, bëra si bëra dhe pyeta ca me takt që të mos dukesha nul fare. Çfarë do të thotë VIP? Very Important Person. Jo more! Po ore po! Po në shqip si i thuhet, se unë kam bërë rusisht në shkollë. Person Shumë i Rëndësishëm, or plak. Ç'është e vërteta në atë kohë isha djalë i ri, por më pëlqente ky zhargon urban. Më shumë më pëlqente të më thërrisnin "profesor". Se ishte bërë si modë. Por ja që planet m'u prishën. Kishte hyrë VIP-i në mes. Po cilët na qenkan këta VIP-a? Si me ta shpjegu unë ty: Elvis Presli, ose Majkëll Xhekson për shembull. E çfarë kanë këta për të qenë VIP-a? Shumë para, shumë famë, shumë femra… domethënë të gjitha me "shumë". Po ndonjë tjetër, se sikur s'po më mbushet mendja? Kenedi… Ëhë… Edhe Merlin Monro, e njeh? Asaj që i ngrihet fustani përpjetë. Fiks. Edhe kjo ka pasur shumë para? Nuk ia kam parë llogarinë bankare, por sa për famë… E kuptova.

Ca vite më vonë ia arrita të dëgjoja se edhe unë isha futur në radhën e VIP-ave. E Nardo, je bo VIP fare, të pash mbrëmë në televizor. Ia hodha, thashë me vete. Po dola dhe nja dy-tre herë të tjera u vulos kjo punë. Sa u mata ta ftoja tjetrin për një birrë, se më bëri goxha nder, u kujtova se nuk kisha marrë rrogën prej dy muajsh. Një çikë ngushtë për të qenë VIP, por si të gjithë, fillimet janë të vështira. Më pas do rregullohesha. U mjaftova me një faleminderit dhe u justifikova se më duhet të shpejtoja për një takim të rëndësishëm. Një ditë tjetër më erdhi një ftesë e papritur nga një tavolinë me fytyra të njohura: Profesor Nardi, eja ta pimë një kafe, apo ju VIP-at nuk uleni me ne Popullin e Thjeshtë. Epo ky e meritonte vërtet një birrë. Edhe "profesor" edhe "VIP". Etiketim më të plotë nuk kisha ku gjeja. U ula. Pagova dhe tavolinën se për shans, një nga rrogat e vonuara ma kishin likuiduar ata të financës. Në fund të fundit VIP-it i takonte të paguante e t'i linte ndonjë qindarkë bakshish edhe kamerierit.

Ujërat rrjedhin, bashkë me kohën kuptohet. Formacioni i VIP-ave zgjerohet. Ndonjëherë më duket se ngado që hedh sytë ndeshem me VIP-a.

Mizëri VIP-ash.

Këto ditë të nxehta vere, aty në kafen e përditshme, i hedh ndonjë sy gazetave, ku më së shumti gëlojnë faqet me bluetooth…. VIP-i në skenë me mikrofon në gojë. VIP-ja në plazh me bikini. VIP-es i duket "zogu". VIP-i me kallashnikov në dorë e kobure në brez.

Këta janë VIP-a o të keqen.

Inflacion.

Pse ore kaq shumë VIP-a kemi ne në Shqipëri? Pyetja nuk mbetet asnjëherë pa përgjigje. Vallahi-bilahi, sa të dush kina. Ja ku ke 12 revista, të gjitha me surrate femrash. Të gjitha VIP-e janë. Ça kujton ti?!

Ndalem të shoh portretet e retushuara me kozmetikë e photoshop. Nuk dua të merrem me thashetheme, por nuk duroj dot. Po kjo çne në radhën e VIP-ave? Si ore "çne", ajo është hata fare, ta shohësh me brekë plazhi të ikën mendja fare. Jarebi ta shohësh pa gjë afre… Ore para ca vitesh, kjo dhe motrat e saj nuk ia dilnin në vishnin as brekë të zakonshme, se ishin nja dhjetë frymë në shtëpi… E o derbardhë mos u bëj trap dhe ti, këtu qëndron sekreti. Po dole një herë pa brekë ia hodhe bythës. Ngjitesh në skenë dhe s'ka nevojë as të flasësh, e as të këndosh. Të kap dhe kamera nga poshtë dhe tak-fak bëhesh VIP. Pastaj thuaj sa të duash ti: s'kishte brekë të vishte.

Ke të drejtë, s'më kishte shkuar në mendje hiç. Pa brekë është dhe moda.

E ja kështu vajti kjo punë.

Hajde VIP hajde, kishe nxjerrë një roman të ri më thanë. Këtë herë nuk më pëlqeu fare etiketimi. Po çne unë VIP, edhe librin ma sponsorizuan se këto kohë jam pa punë, ia kthej.  Mos e vrit mendjen shumë, kush nuk e merr në punë një VIP si ty…

Rrofsh or mik. Më lehtësove.

Ja, mendova me vete, kësaj i thonë ta kapësh veten, e të jesh në një hap me Amerikën.  Për dreq m'u kujtua sërish Kenedi, Elvis Presli e Merilin Monro…

Panucci lë jashtë liste Xhakën e Kaçen. Vjen në Kombëtare ish-talenti i Barcelonës

Posted: 23 Aug 2017 06:55 AM PDT

Pak ditë nga zyrtarizimi i listës së Christian Panuccit për dy ndeshjet e tij të para në drejtimin e skuadrës kuqezi, atë me Lihtenshtajnin më 2 shtator dhe atë me Maqedoninë më 5 shtator, vjen një lajm i mirë për trajnerin italian.

Ivan Balliu, mbrojtësi i djathtë i Metzit në Francë merr pasaportën shqiptare dhe konfirmohet zyrtarisht si lojtari më i ri i përfaqësueses sonë.

Ai është lindur në Spanjë nga prindër shqiptarë, është aktivizuar me skuadrat e moshave të Barcelonës, e gjithashtu edhe me kombëtaret spanjolle U16 dhe U19.

Një tjetër emër i ri i listës së Panuccit mund të jetë mbrojtësi i majtë i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla. Për të janë mediet kroate që e konfirmojnë grumbullimin e parë si kuqezi, duke u shndërruar në një tjetër mbrojtës të ri të grumbulluar.

Surpriza e listës së Panuccit nuk do të jetë vetëm ky lojtar i afruar, por mesa duket edhe largimi zyrtar i Taulant Xhakës.

Incidenti i ndodhur pak kohë më parë, kur trajneri shkoi ta vëzhgonte dhe ta takonte në Zvicër, por futbollisti as i ktheu përgjigje e jo më ta takonte, ka sjellë vendimin përfundimtar edhe të trajnerit Panucci për të mos e grumbulluar Taulant Xhakën në kombëtare, por ndryshe nga De Biasi, mosmarrëveshjet mes mesfushorit të Bazelit dhe Panuccit fillojnë që në fillim.

Gjithashtu nuk do të jetë në këtë grumbullim të parë të Panuccit as mesfushori tjetër, Ergys Kaçe. I aktivizuar në javën e kaluar kur filloi kampionati  grek për rreth 57 minuta, Kaçe mesa duket nuk do të jetë të paktën për momentin i preferuari i trajnerit të ri italian.

Panucci, veç atyre që nuk i ka zgjedhur me dëshirë, do të ketë edhe mungesa të rëndësishme që nuk lidhen me preferencat. Një e tillë është mungesa e lojtarit që shënoi golin e fitores ndaj Maqedonisë në Shkodër, Bekim Balaj.

Për sulmuesin shkodran, që aktivizohet në kampionatin rus, ka një dëmtim në gju dhe kjo është arsyeja që është lënë jashtë skuadrës në ndeshjen e fundit të kampionatit me Akhmat Groznin. Ky dëmtim e ka detyruar Panuccin të kërkojë alternativa të tjera për këto dy ndeshje me Lihtenshtajnin dhe Maqedoninë në repartin e sulmit, ku gjithsesi nuk do të mungojnë Sokol Cikalleshi dhe Armando Sadiku.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more