Skip to main content

Tirana Observer: “Thaçi do të takojë Presidentin Trump” plus 9 more

Tirana Observer: “Thaçi do të takojë Presidentin Trump” plus 9 more


Thaçi do të takojë Presidentin Trump

Posted: 31 Aug 2017 10:30 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtojnë rolin në bisedimet me Serbinë, duke përmendur se do ta takojë edhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, ai tha se "Arsyeja e vizitës në Amerikë është pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjithashtu edhe takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump".

Ai ka deklaruar se roli i SHBA-së do të jetë i pazëvendësueshëm në këtë proces, duke nënvizuar se deri tani Amerika ka ndihmuar në këtë cështje, por se duhet që një pjesë të punëve t'i kryjemë vet, njofton Klan Kosova.

"SHBA-ja ka pasur rol aktiv dhe dinamik, por nuk mund të vijë të votojë në Kuvendin e Kosovës. Ne jemi thirrur që të lëvizim përpara, por kaq kanë mundur të bëjnë. Roli i SHBA-së do të jetë shumë i rëndësishëm dhe që do të japë shpresë dhe guxim për të vepruar. Jam i sigurt që qytetarët do t'i përgjigjen pozitivisht thirrjes dhe garancave që ka dhënë Amerika për ne. Jam i bindur që edhe rezultati i referendumit do të jetë në përputhje të plotë me qëndrimin e SHBA-së".

Në kërkim të saj prej 5 vitesh, Eva gjen “binjaken” e saj falë Facebook

Posted: 31 Aug 2017 10:20 AM PDT

Një legjendë metropolitane thotë që të gjithë e kemi një sozi nëpër botë. Eva Casando, një fotografe profesioniste nga Madridi, ka gjetur "binjaken" e saj falë "Facebook"-ut, pas 5 vjet kërkime. Më në fund, dy vajzat janë takuar dhe sozia e saj është në Majemi. Postimi që tregon takimin është bërë viral në hakun e pak orëve në rrjetet sociale.

Historia – Që kur Eva pa fotot e sozisë në një revistë meksikane, nuk ka pushuar asnjëherë së kërkuari, e bindur që herët a vonë do t'ia dilte ta gjente. Foto ishte bërë gjatë "Tomatina"-s, në "luftën e domateve", që mbahet në gusht në Buñol, pranë Valencias.

Për vite, me rastin e asaj feste, fotografja spanjolle ripublikonte në profilin e saj në "Facebook" foto që shfaqte vajzën misterioze dhe bënte apelin e saj.

Pak mister – Në të vërtetë, ishte vëllai i Evës ai që pa foton e "vajzës së domateve" për herë të parë gjatë një udhëtimi në Meksikë dhe ishte ai që mendoi se bëhej fjalë për të motrën. Që nga ajo ditë, nisi kërkimi për Evën: në një nga apelet e saj në rrjetet sociale, spanjollja ka treguar se kishte lindur në një spital, ku kishte pasur "rrëmbime fëmijësh" dhe ka folur edhe për një "trafik të fëmijëve në aksin Madrid-Valencia".

Mamaja e Evës, e cila ka pasur dikur një binjake, i ka treguar vajzës procedurat e çuditshme para lindjes. Eva nisi të kërkojë informacione sa i takon lindjes së saj, po spitali ku lindi ishte mbyllur dhe kështu nuk arriti të zbulojë ndonjë gjë.

"Ndoshta është gjithçka frut i rastësisë dhe thjesht, gjenetika ka dashur të luajë me ne dhe krijojë dy sozi kaq të ngjashme që mund të duken si binjake, – ka shkruar në "Facebook". – A nuk thonë që të gjithë kemi një sozi në botë? Beh, unë e gjeta dhe një foto të "Tomatina"-s në 2010-ën".

Sozia jeton në Majemi dhe kontaktoi mes "Facebook"-ut sapo pa foton që qarkullonte në ueb. Dy vajzat janë takuar dhe Eva ka treguar në rrjetet sociale, duke postuar edhe falënderimet për ata që e kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve: "Doja t'i falënderoja të gjithë ata që më kanë ndihmuar të shpërndaja këtë foto në botë. Vetëm falë jush arrita të takoj sozinë time pas shumë kohësh".

Epilogu – Gjetja e "vajzës së domateve" ka sjellë me mijëra komente në "Facebook": shumë kanë qenë për fundin e ëmbël, ndërsa të tjerë pyesin nëse dy vajzat do të bëjnë një test gjenetik për të kuptuar nëse ngjashmëria vjen edhe nga një lidhje e gjakut.

 

Adi Krasta i rikthehet Festivalit të Këngës në RTSH

Posted: 31 Aug 2017 10:10 AM PDT

Adi Krasta do jetë autori dhe drejtuesi i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), në fund të dhjetorit. Ai ka pranuar ftesën e drejtorit të përgjithshëm Thoma Gellci.

Për regjinë është zgjedhur Pali Kuke e për skenografinë Albi Cifligu.

Gjithashtu Krasta, i cili pranohet si moderatori më i popullarizuar shqiptar kalon në "prime time" me programin e tij personal "A".

Duke filluar nga java e parë e tetorit, sipas të dhënave nga lista programore e Top Channel, po bëhen përgatitjet që programi talk-show i tij të transmetohet të shtunën në ora 21:00.

Kjo është hera e gjashtë që Krasta e drejton këtë festival, pra më shumë se çdo prezantues tjetër.

Athina kërcënon për Himarën. Reagon edhe “Demokracia e Re”

Posted: 31 Aug 2017 10:05 AM PDT

Diplomacia greke ka reaguar me anë të një paralajmërimi të rrepte ndaj vendimit të autoriteteve vendore në Himarë, në lidhje me planin urbanistik të miratuar një ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandros Gennimatas, i cili e ka quajtur shkelje këtë vendim, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se Tirana, në këtë mënyrë minon integrimin e saj europian.

"Autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombetare greke, si më të rëndësishme sesa ecuria europiane e vendit", ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë, në muajt e fundit, që diplomacia greke ka bërë të qartë se respektimi i të drejtave të minoriteteve është një barometër në lidhje me perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në të njëjtën gjatësi vale ka qenë edhe deklarata e deputetit të "Demokracisë së Re", përgjegjës për Politikën e Jashtme, Jorgos Koumoutsakos, që ka theksuar se "kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet më në fund të kuptojë se rruga e arbitraritetit dhe sulmeve kundër minoritetit kombëtar grek do ta sjellë atë në një rrugë pa krye".

"Kjo rrugë e paqëndrueshme që ai ndjek do ta bëjë atë përfundimisht përgjegjës ndaj vet popullit shqiptar, sepse me veprimet intolerante po minon të ardhmen europiane", ka thënë ai.

Vrasja e gjyqtares, Basha: Shteti dhe shoqëria s’kanë forcë reagimi ndaj krimit dhe të keqes

Posted: 31 Aug 2017 10:00 AM PDT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për vrasjen e gjyqtares nga ish-bashkëshorti.

Në një postim në rrjetin social, Basha thotë se është thellësisht i tronditur nga vrasja e ftohtë dhe kriminale e një gruaje, nënë dhe gjyqtareje.

"Jam thellësisht i tronditur nga vrasja e ftohtë kriminale e një gruaje, një nëne, një gjyqtareje. Shteti dhe të gjithë ne e braktisëm Fildezen në fatin e saj tragjik. Ajo u lut e tmerruar për ndihmë dhe shpresoi, por u shpërfill nga një shtet dhe shoqëri e cila ka humbur forcën për të reaguar ndaj krimit dhe të keqes", deklaron Basha.

Sipas tij, jeta e humbur e Fildeze Hafizit është një tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur, por edhe një shuplakë zgjimi për të gjithë, për të reaguar kundër krimit.

"Në një shtet që amniston kriminelët dhe nuk mbron as njerëzit e drejtësisë, jeta e çdokujt është e pambrojtur. Ne duhet të gjejmë forcën që të paktën fëmijët e Fildezes dhe të gjithë shqiptarëve të kenë një jetë më të sigurt", shkruan kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Burri vrasës rrëfehet: S’më linte të shihja fëmijët, jam penduar

Posted: 31 Aug 2017 09:54 AM PDT

Fadil Kasemi ka dhënë dëshminë e tij të parë në polici në lidhje me vrasjen e ish-gruas Fildes Hafizi, gjyqtare në Shkodër.

Ai ka thënë në polici se është penduar për vrasjen e ish-gruas, por ka shtuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e tronditjes psikologjike.

Burri ka thënë se ka pasur një debat me gruan ditën e sotme para se ta qëllonte me armë për çështjen e fëmijëve.

Sipas Gazetës Shqiptare autori ka thënë në polici se ish gruaja, nuk e lejonte të takohej me dy fëmijët pas divorcit.

Po ashtu edhe pas arrestimit të tij në 2015 pasi kërcënoi gruan me armë në plazh, Fadik Kasemi ka thënë se gruaja nuk i lejoi fëmijët të shkonin ta takonin në burg.

Mimoza Hafizi: Lamtumirë kushërira ime trime

Posted: 31 Aug 2017 09:38 AM PDT

Nga Mimoza Hafizi

Fildes Hafizin e vranë sot pabesisht. Ishte vajzë e rrallë. E donte shumë jetën, adhuronte fëmijët e prindërit, admironte profesionin, respektonte dijen, i përkushtohej karierës, përbuzte injorancën, përçmonte apatinë, sfidonte stërmundimin. U diplomua juriste, magjistrate, gjykatëse duke rritur dy fëmijë. E thurri me mund ëndrrën e vet. Që sot ia prenë egërsisht.

Jam shumë larg e s'mund të shkoj t'i hedh një grusht dhé lamtumire. Me dhimbjen për vitet e pajetuara, me brengën e një vdekjeje që nuk e shmangëm dot, me jehonën e klithmave të saj për ndihmë, me revoltën ndaj sistemit që kemi ngritur.

Por e di se buzëqeshja e saj e bukur do çajë murin e zi të vdekjes për t'iu bërë dritë dy prindërve të mjerë e dy fëmijëve të dashur. Se iu duhet, që t'ia shohin kuptimin jetës edhe pa sytë e Desit.
Lamtumirë kushërira ime trime!

75% e shqiptarëve janë të sëmurë dhe të dobët, sepse nuk marrin sa duhet nga ky mineral

Posted: 31 Aug 2017 09:05 AM PDT

Marrja e këtij minerali është i rëndësishëm për çdo organ, sepse si plotëson disa funksione.

Vetëm 25% e të rriturve në vendin tonë marrin sasinë e rekomanduar ditore të magnezit dhe ndonjëherë nuk mjafton.

Mosmarrja e magnezit mund të shkaktojë shumë sëmundje duke filluar nga ankthi tek diabeti. Shenjat e hershme të mungesës së magnezit përfshijnë humbjen e oreksit, dhimbje koke, vjellje, lodhje dhe dobësi.

Shumica e këtij minerali ruhet në kocka dhe në organe, ku përdoret përgjithësisht për funksione të ndryshme biologjike.

Pse është kaq e rëndësishme që të marrim magnez?

Më së shumti mendohet se është thelbësore për zemrën dhe eshtrat, por nuk është kështu.

Magnezi gjendet në më shumë se 300 enzima të ndryshme të trupit. Arsyeja pse është kaq e rëndësishme është sepse bën të mundur proceset e detoksifikimit, parandalimin e dëmtimit të kimikateve mjedisore, metaleve të rënda dhe toksinave të tjera.

Në librin "Mrekullia e magnezit" botuar nga Dr. Dean në vitin 2014, janë listuar të gjitha sëmundjet që mund të na shkaktojë mos marrja e këtij minerali.

Ja disa nga më të rëndësishmet:

-Ankth dhe panik

-Astmë

-Ciste

-Diabet

-Hipertension

-Pagjumësi

-Migrenë

-Dhimbje kronike të shpinës

-Infertilitet

-Osteoporozë

-Depresion

-Hipoglicemi

-Probleme me mëlçinë

Simptomat e para të mungesës së magnezit përfshijnë: humbje e oreksit, dhimbje koke, vjellje, lodhje dhe dobësi të muskujve. Dhe nëse mungesa është e vazhdueshme mund të shkaktojë simptoma më të rënda të tilla si: mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash, kontraktimet e muskujve dhe dhimbje barku, ndryshime të personalitetit etj.

Përfitimet e marrjes së magnezit

Studimet kanë treguar se është e shkëlqyer për të mbajtur metabolizmin në mënyrë efikase.

Magnezi është i pranishëm tek algat dhe perimet me gjethe jeshile, si spinaqi.

Por edhe tek fasulet, arrat dhe farat, kungulli, luledielli, farat e susamit dhe avokadot./Shije.al

Qeveria “vesh” Doganat, RENEA-n dhe Gardën

Posted: 31 Aug 2017 08:22 AM PDT

Ministria e Brendshme ka hapur tre procedura që lidhen me blerjen e uniformave për tre institucione të ndryshme, duke nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tek Garda e Republikës dhe RENEA.

Për Doganat, fondi limit i vënë në dispozicion është 32.3 milionë lekë dhe synon që të pajisë inspektorët e doganave me uniforma, veshmbathje dhe element përbërës të tyre.

Janë të paktën 805 veshje ku pjesën më të madhe e  zënë veshjet operacionale dhe më pak ato të ceremonialit që konkretisht janë vetëm 2.

Për rastin e uniformave të Gardës së Republikës fondi limit i vënë në dispozicion është 10.1 milionë lekë. Në objekt të tenderit është sigurimi i kostumit të  punës për oficer e nënoficer, (2 kapele, 1 xhaketë, 2 palë pantallona për efektivin oficer e  nënoficer, 1 pale pantallona dhe 1 fund për efektiv oficere e nënoficerë).

Në total, sasia për gjithë elementët e veshjes arrin në 5555 duke llogaritur në një të vetme edhe emblemat apo shenjat e emrit.

Për repartin e RENEA-s, synohet të blihen uniforma sportive me një fond që nuk duhet të kalojë 1 milion lekë. Në total janë parashikuar 240 kostume sportive të ndarë për dimër dhe verë si dhe blerje peshqirësh.

Shuma totale për të tre lotet e procedurës së fundit të ministrisë është 44.4 milionë lekë.

Operatorët e interesuar duhet që të paraqesin ofertat e tyre deri më datë 25 gusht.

Ky nuk është tenderi i parë që zhvillohet për uniformat e institucioneve.

Në shkurt të këtij viti, Ministria e Brendshme hapi një tjetër tender me fond 9.5 milionë euro për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit.

Iniesta: Spanjë-Itali, një klasike e vërtetë

Posted: 31 Aug 2017 08:15 AM PDT

"Santiago Bernabeu" do të jetë arena e përballjes së të shtunës mes Spanjës dhe Italisë, dy skuadra që kryesojnë grupin G të kualifikueseve të Botërorit 2018, ku ndodhet edhe skuadra jonë përfaqësuese.

Në lojë në këtë ndeshje është vendi i parë, që të çon direkt në fazën finale të Kupës së Botës dhe kështu që ajo merr një vlerë akoma më të madhe. Për Andres Iniestën, kjo sfidë mes Spanjës dhe Italisë është kthyer në klasiken e Evropës.

"Është një superndeshje. Kjo për cilësitë e lojtarëve të të dyja skuadrave, traditën dhe historinë e kohëve të fundit mes tyre. Është një klasike autentike", tha Iniesta në një intervistë për të përditshmen italiane "La Gazzetta dello Sport".

Për një kohë të gjatë, në Spanjë, kur bëhet fjalë për skuadrën përfaqësuese, vëmendja shkon gjithnjë te Gerard Pique, i cili është fërshëllyer gjithnjë nga një pjesë e tifozëve dhe Iniesta, ashtu sikurse bëri dy ditë më parë edhe Sergio Ramos, u kërkoi tifozëve që të mos e përsërisin më këtë sjellje ndaj qendërmbrojtësit të Barcelonës.

Sipas tij, respekti dhe edukata duhet të shkojnë përtej rivalitetit sportiv mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more