Skip to main content

Tirana Observer: “Në prag falimenti 13 bashki, nuk paguajnë sigurimet e punonjësve” plus 9 more

Tirana Observer: “Në prag falimenti 13 bashki, nuk paguajnë sigurimet e punonjësve” plus 9 more


Në prag falimenti 13 bashki, nuk paguajnë sigurimet e punonjësve

Posted: 30 Aug 2017 09:00 AM PDT

Bashkitë Kavajë, Poliçan, Rrogozhinë, Himarë Tepelenë, Sukth, Kavajë, Fushë Krujë, Krujë, Shijak, Libohovë, Përmet dhe Divjakë  janë klasifikuar borxhlinj të këqinj.

Lista e këtyre njësive vendore është publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve ku vihet re se problemet më të mëdha lidhen me sigurimet e punonjësve, por ka edhe nga ata që nuk kanë shlyer borxhet ndaj Ujësjellësave.Drejtoria e Tattimeve ka njoftuar se ndaj Bashkive borxhlie do të veprohet duke i mbledhur detyrimet edhe me anë të forcës.

Detyrimet  që janë akumuluar variojnë nga viti 2012 deri në vitin 2017.

Pavarësisht  reformës territoriale e cila kishte si synim mirmenaxhimin e njësive vendore por edhe përmirësimin e tyre financiar, përsëri 13 Bashki kanë rezultuar borxhlie ndaj Drejtorisë së Tatimeve.

Vetëm pak ditë  më parë Drejtoria e Tatimeve paralajmëroi se në rast të mospagesës së detyrimeve tatimore ky institucion do të ndërmarë masat penalizuese që parashikon ligji dhe që shkojë deri në sekuestrim të pasurive të paluajtshme.

Lista e Bashkive në borxh

1.Kavajë

2.Poliçan

3.Rrogozhinë

4.Himarë

5.Tepelenë

6.Sukth

7.Kavajë

8.Fushë Krujë

9.Krujë

10.Shijak

11.Libohovë

12.Përmet

13.Divjakë

Shkrimtari që shkroi “House of Cards”: Ja se si Margaret Thatcher më zbuloi pushtetin

Posted: 30 Aug 2017 08:45 AM PDT

INTERVISTA / Flet shkrimtari që ka krijuar trilogjinë "House of Cards". Michael Dobbs, si krahu i djathtë i Zonjës së Hekurt, ka frekuentuar korridorët më të errët të politikës: "Megjithatë ajo, në periudha krizash, rrezikoi pa patur konsensusin, që nga ishujt Falkland, deri tek minatorët. Dhe përdorte feminilitetin e saj"

Çdo karrierë udhëheqësi përfundon në një dështim. Thjeshtë nuk e kuptojnë se "kur është momenti për të dalë nga skena. Në menaxhimin e pushtetit, çdo gjë është e përsëritur: nuk ka asnjëherë, asgjë që mund të befasojë ata që kanë eksperiencë". Distilon urtësi politike Michael Dobbs. E njëjta që protagonisti i serisë televizive, House of Cards (luajtur nga Kevin Spacey), sugjeron duke iu drejtuar publikut: "Lidershipi i sotëm është i gjithi 'menaxherial'. Menaxhon konsensusin. Shumë ndryshe nga ajo që përjetoja 30 vjet më parë, në krah të Margaret Thatcherit: ajo vendoste dhe më pas luftonte. Dhe dinte si ta përdorte feminilitetin e saj". Baroni Dobbs, në Dhomën e Lordëve që prej vitit 2010, ka parë shumë gjëra në krah të Zonjës së Hekurt. Ishte ai që lajmëroi fitoren e parë në vitin 1979. "Në fillime, që nga viti 1975, isha në skuadrën e saj personale (dhe zëvendës kryetar i konservatorëve). Më pas u bëra Shef i Kabinetit, dhe përgjegjësia ime kryesore ishte që të bëja që gjithçka të shkonte në rregull për zgjedhjet e përgjithshme të 1987-ës. Duke bërë llogaritë edhe me disa prej skandaleve të partisë…"

Ndonëse Dobbs thotë se nuk është "mishëruar" veçanërisht në asnjë prej personazheve të tij, gjithçka që ka mësuar në ata vite për pushtetin është e dukshme tek trilogjia "House of Cards", që fillimisht u shndërrua në një skenar për BBC-në dhe më pas një serial televiziv me sukses planetar, në versionin e vet amerikan.
Pasi fitoi zgjedhjet e fundit, Dobbs u largua nga mentorja e tij pas një përplasjeje me shkëndija shumë të forta. Ishte "fati" i tij në një farë kuptimi: politika mbeti në qendër të jetës së tij, por arriti të shfrytëzojë dijen e mekanizmave të nëndheshëm të pushtetit, duke krijuar personazhin Francis Urquhart (FU, në origjinë Fuck You), që në serinë amerikane është bërë Frank Underwood. Mishërimi – me disa tipare shekspiriane – i hijeve të pushtetit. Ai vetë ka thënë dikur për Thatcherin: "Më ka dhënë një vizion të jashtëzakonshëm të qosheve më të pluhurosura të pushtetit".

Baroni Dobbs, sa shumë ka ndryshuar pushteti që nga koha e Margaret Thatcherit?

Shumë. Mbi të gjitha nga pikëpamja institucionale. Shikoni Britaninë e Madhe: një herë e një kohë, populli e dinte që qeveria britanike ishte përgjegjëse për këtë, apo për atë gjë. Tani? Eshtë parlamenti në Londër, pastaj janë ata në Skoci, në Uells dhe në Irlandën e Veriut. Mbi të gjitha, janë qendrat globale të pushtetit, të lindura me globalizimin. Pastaj janë kompanitë e mëdha shumëkombëshe, me devijimet e shumtë lokalë…

Dhe njerëzit nuk dinë më se kë të fajësojnë për çfarë…

Në atë kohë, e dije me saktësi absolute. Ishte një epokë shumë më e qartë e politikës. Gjërat ndryshuan që me Tony Blairin, i famshëm për "qeverinë e divanëve": në vend që të merrte vendime përreth tryezës së ministrave, e bënte në shtëpi, me disa miq, ku askush nuk mbante shënime për atë që thuhej. "Qoshet" e pushtetit fillonin të bëheshin më të "pluhurosura". Dhe demokracia është bërë më pak demokratike… Por, nëse në fund të fundit, pushteti është njerëzit që e ushtrojnë, është edhe vetë natyra e politikës që ndryshon. 30 vjet më parë, dallimet ishin ideologjikë. Ishte lufta e ftohtë, dhe temat në tryezë ishin ato të dekadave të mëhershme. Sot, dallimet mes partive janë më të zbehura. Dhe personalitetet janë më pak të fortë se një herë e një kohë.

Më pak të fortë?

Po. Sot do të ishte më e vështirë për një personalitet me forcën e Margaret Thatcherit që të mbërrinte në komandë. Ajo ishte një politikane që besonte ne përplasjen, më shumë se sa në konsensusin, gjë që është kryefjala e politikanëve të sotëm. Atëherë mjaftonte të thoshte: unë besoj në këtë gjë, më ndiqni nëse doni. Sot ka kërkesa të tjera. Eshtë më e vështirë të mbetesh vetvetja. Politika është "menaxhim", janë liderët që pyesin votuesit: "çfarë doni?" dhe më pas veprojnë sipas përgjigjes.

Çfarë kujtoni nga takimi juaj i parë me Margaret Thatcher-in?

Ishte viti 1975, ajo ishte atëherë në krye të opozitës, dhe unë përgatisja informacionet për të. Askush nuk e njihte mirë, por që atëherë shkaktonte frikë, edhe sepse vepronte duke ndjekur rregulla të ndryshme nga të tjerët. Eshtë e vështirë të përshkruash këdo, në një ide të vetme, aq më shumë atë. Por nëse do të provonim ta bënim, mund të kujtojmë objektivin parësor të veprimeve të saj: donte të sprapste baticën socialiste, dhe nëse ishte e mundur ta asgjësonte. Britania e Madhe, që nga viti 1945 ishte udhëhequr dhe qeverisur pak a shumë nga forca të majta: kur kish patur një qeveri konservatore, ajo kishte mundur vetëm të ngadalësonte baticën socialiste. Pas saj, partia laburiste duke filluar nga Tony Blairi është shumë e ndryshme nga ajo me të cilën luftoi Thatcheri. E shkatërroi, e detyroi të bëhet më "parlamentare" dhe "demokratike".

Cili është mësimi më i madh që keni nxjerrë duke qenë përkrah saj?

Fakti që ndonjëherë idetë janë më të forta se sa ambiciet. Nëse beson fort në diçka, mund të arrish deri aty sa të luash karrierën, pa u ndalur duke i thënë vetes dhe të tjerëve: "Eshtë shumë e vështirë". Ka rrezikuar disa herë për ato që besonte.

Një deklaratë që meriton ndonjë shembull.

Dy. I pari: Kriza e ishujve Falkland. Margaret ishte praktikisht e vetmja që besonte se Britania e Madhe mundej dhe duhej të mbronte ishujt kundër Argjentinës. Përreth saj, të gjithë thoshin se ishte shumë e vështirë. E mbrojti qëndrimin e saj kundër të gjithëve. Pati forcën të këmbëngulte. Dhe pati të drejtë. E njëjta gjë ndodhi me betejën kundër minatorëve në grevë. Zgjati një vit, ishte një përplasje e dhunshme dhe ekstreme që u kushtoi shumë vuajtje të gjithëve. Por ajo ishte e vendosur të shkonte deri në fund, pavarësisht se ai lloj konflikti social kish bërë të binin shumë qeveri të mëparshme. Ajo e dinte cila mund të ishte kostoja e një dështimi. Por këmbënguli.

Si arrinte ajo, si grua, të bënte të dëgjohej në një botë aq maskiliste sa ajo e asaj kohe… (Jo se kjo e sotmja është më mirë)? Ju një herë keni kujtuar që, sa herë që ngrihej të fliste në Parlament, kolegët nga njëra anë ulërinin dhe nga ana tjetër e përqeshnin.

Nuk e kam dëgjuar pothuajse asnjëherë të ngrejë zërin, aq më pak të flasë fjalë të ndyra, të cilat në fakt i shpëtonin shpesh të shoqit, Denis, një burrë shumë i rëndësishëm për ekuilibrin që i jepte. Por ishte luftarake, dhe argumentonte pa u lodhur. Besonte në betejën e ideve. "Të luftojmë! Të shohim kush fiton", thoshte. Edhe sepse, kur erdhi në qeveri, kishte vlerat e saj, por nuk dinte si t'i realizonte. "Shiko", thoshte, "kjo është ajo që dua të bëj. Si mund ta bëj?" Kështu, mbi të gjitha në vitet e parë, hynte në debate pa fund. E donte shumë "dialogun konstruktiv" por ishte e hapur, pyeste bashkëpunëtorët se çfarë mendonin: ishte në gjendje edhe të ndryshonte idenë e saj, kur gjente një më bindëse, edhe pse në vitet e fundit mbeti e mbërthyer fort mbas ideve të veta. Diskutonte kudo: në zyrë, në parlament, në makinë, në shtëpi, por edhe në dhomën e pritjes në kryeministri".

"House of Cards", si librat, ashtu edhe seria e re televizive janë në vetvete shekspiriane? A është më shumë politika aktuale, apo e 30 viteve më parë?

Politika ka qenë gjithmonë manipulim. Që nga kohët e romakëve, të Cezarit, Brutit, Kasiusit, tamam si i ka rrëfyer Shekspiri në dramat e tij. Dhe do të jetë përherë kështu. Pikërisht Jul Cezari, një udhëheqës i madh, u godit për vdekje nga vetë mbështetësit e tij: edhe Margaret Thatcher ka pasur nga ata që do e mbështesnin deri në fund, dhe të tjerë që do të ishin gati ta grushtonin.

"Sekreti i Margaret Thatcherit", keni shkruajtur ju kur ajo ndërroi jetë, "qëndron në mënyrën se si e kuptoi çfarë do të thoshte të ishe grua në politikë".

E para kryeministre britanike, ka ditur të veprojë në një mënyrë që ndryshonte nga të tjerët. Ndoqi rregulla të ndryshme nga ato të "klubit mashkullor". Ua bëri të vështirë të tjerëve të krijonin marrëdhënie me të, një grua e aftë të përdorte forcë. Dhe në sjelljen e saj kishte gjithmonë diçka të papritur. Një grua, në politikë, duhet të demonstrojë që është më e mirë se sa burrat, më e fortë, më e ashpër dhe më e vendosur. Por pasi merr pushtetin, fakti që je grua mund të jetë avantazh.

"Flirtoi" edhe me presidentin Reagan…

Feminiliteti i saj ishte i dukshëm. Arriti të jetë në sintoni me të, kush diti të respektojë faktin që ishte grua. Si François Mitterrand, presidenti socialist i Francës – i kundërti i Margaret: kur erdhi në Londër për ta takuar për herë të parë, shumëkush mendoi se do të ishte një katastrofë ai takim. Por shkuan shumë mirë. Ai e lajkatoi. Në fund, ai tha se ajo kishte "buzët e Marylin Monroe dhe sytë e Kaligulës".

Si do ia dilte Margaret nëse do të katapultohej në pushtetin e sotëm, mes blogger-ave dhe mediave sociale që janë protagoniste të serive televizive të bazuara mbi librat tuaj?

Si grua e shkencës (ishte diplomuar në kimi) në të gjithë diskutimet politikë aktualë – që nga kursimi i energjisë, tek ndryshimi i klimës – do të kish patur një qasje më rigoroze në analizën politike kundrejt liderëve tanë, që duhet të mësojnë të bëjnë një hap prapa, në krahasim me titujt e gazetave që ulërasin: "bëni diçka". Sa u përket rrjeteve socialë… Besoj se nuk do i kishte dashur, kaq sipërfaqësorë sa janë, me nevojën për të futur pyetje dhe zgjidhje bashkë brenda vetëm 140 gërmave. Por nga ana tjetër, ajo ishte aq e zonja në zgjedhjen e njerëzve të duhur për përballimin e problemeve të ndryshëm, dhe besoj se në fund do të arrinte t'i menaxhonte edhe ata. /SETTE – Bota.al

Fjalët e fundit të Princeshës Diana

Posted: 30 Aug 2017 08:30 AM PDT

Princeshë Diana humbi jetën rreth 20 vite më parë në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht 1997.

Ajo ishte duke udhëtuar me një Mercedes Benz S-280 kur makina u përplas me një shtyllë në tunelin Pont De l-Alma.

Xavier Gourmelon ishte përgjegjësi i një ekipi zjarrfikës të cilët ishin të parët që shkuan në vendin e ngjarjes.

Ai thotë se princeshë Diana ishte gjysmë e vetëdijshme në momentin e përplasjes.

Shefi i zjarrfikësve ka treguar edhe fjalët e para që tha Diana sapo kishte ndodhur aksidenti.

"O Zot, çfarë ka ndodhur", ishin fjalët e fundit të princeshës Diana.

Gourmelon tha se mendonte që Princesha do t'i mbijetonte aksidentit pasi e nxorën nga makina e shkatërruar.

Por, më pas ajo pësoi arrest kardiak dhe vdiq tragjikisht në spital disa orë më vonë.

Zjarrfikësi ka përshkruar skenën e aksidentit sapo mbërriti në vendngjarje.

"Makina ishte shkatërruar dhe ne e trajtuam rastin si çdo aksident rrugor. Më vonë kuptova që gruaja në makinë ishte Princeshë Diana. Ajo ishte përmbys. Po lëvizte pak dhe pashë se kishte një dëmtim të lehtë në shpatull. Përveç kësaj, nuk kishte asgjë tjetër, nuk ishte e mbuluar me gjak. Unë i mbajta dorën dhe i thashë të qetësohej se jam këtu për ta ndihmuar", u shpreh ai.

Latifi: Panucci ka sjellë gjëra të reja, jam gati të luaj!

Posted: 30 Aug 2017 08:15 AM PDT

Pasi shkroi historinë me Skënderbeun, mesfushori nga Prishtina, Liridon Latifi kërkon të jetë protagonist edhe me ekipin Kombëtar.

Në konferencën e sotme për shtyp, 23-vjeçari ka treguar para gazetarëve se do të jetë gjithmonë i gatshëm në çdo sekondë për të dhënë më të mirën për Shqipërinë.

Latifi ka folur gjithashtu edhe për përjashtimin e Çikalleshit si dhe për vendimin për të shkuar në Hungari.

A është gati për të qenë titullar në Kombëtare

"Normalisht, çdo sekondë të karrierës e kam menduar që të jem një ditë pjesë e kombëtares. Çdo gjë që e bëj, e bëj për të mirën time dhe t'i mbush mendjen trajnerit që shpresoj të më japë ndonjë minutë. Unë gjithmonë do të jem i gatshëm që çdo sekondë të jap më të mirën për Kombëtaren".

Vendimtar edhe me Kombëtaren, si me Skënderbeun

"Shpresoj që aftësitë e mia t'i shpreh edhe në Kombëtare. Është e rëndësishme edhe për karrierën time. Shpresoj që këtë formë që kam, ta shpreh edhe në Kombëtare".

A e cilëson pozitiv afrimin e një grupi të ri lojtarësh në Kombëtare

"Normalisht që është pozitive që na ka grumbulluar se e njohim njëri-tjetrin. Kemi luajtur edhe në të kaluarën bashkë dhe e dimë ku luajmë e përshtatemi më shumë".

Për përjashtimin e Çikalleshit

"Nuk kam çfarë të them, është trajneri që i merr vendimet".

Për ndryshimin mes De Biazit dhe Panuçit

"Çdo trajner ka filozofinë e vet. Trajneri ka sjellë gjëra të reja këto dy ditë. Mendoj se është trajner i ri, i mirë, që do të ketë të ardhme. Për momentin nuk mund të themi se çfarë janë këto të reja që na ka shfaqur në stërvitje. Për futbollistët profesionistë nuk ka problem ky ndërrim. Ne në fushë duhet të japim maksimumin".

Për dy ndeshjet e kuqezinjve

"Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme. E para me Lihtenshtejnin është të shtunën dhe duhet të jetë fokusi jonë kryesor. Çdo ndeshje me Kombëtaren është e rëndësishme. Çdo pikë duhet ta marrim, nuk duhet të humbim asnjë rrugës".

Nëse është gati të luajë si sulmues

"Nëse Sadiku, Balaj e Çikalleshi mungojnë, kemi shanse më shumë për t'u futur në formacion, apo edhe në pjesën e dytë. Ata janë sulmues të pare".

Për vendimin për të shkuar në Hungari

"Ata kanë bërë një projekt shumë të madh për të ardhmen, kanë bërë shumë gjëra në aspektin e projekteve. Ka qenë edhe ana financiare që më kënaqi mua dhe klubin ndaj zgjodha atë skuadër".

I propozon të fejuarës para Papës (VIDEO)

Posted: 30 Aug 2017 08:04 AM PDT

I ka kërkuar të fejuarës të martohen duke u gjunjëzuar para saj në audiencën private me Papa Françeskun.

Takimi ishte në sallën Clementina të Pallatit Apostolik. Bëhet fjalë për takimin e parlamentarëve katolikë, dhe protagonisti në fakt është parlamentari venezuelian Dario Ramirez, i cili është larguar nga regjimi i Maduros në 2014 dhe jeton në ekzil.

Gjithçka ka ndodhur të dielën e kaluar dhe reagimi i Papa Bergolios është habi por edhe kënaqësi.

Procedura të reja për shqiptarët në Itali që duan bashkim familjar

Posted: 30 Aug 2017 07:47 AM PDT

Në Itali prej datës 17 gusht 2017 ka hyrë në zbatim një normativë e re për emigrantët që paraqesin kërkesën për bashkim familjar me të afërmit që ndodhen në vendin e tyre të origjinës.

Dekreti legjislativ 286/98 i Ministrisë së Brendshme italiane, i cili ka modifikuar ligjin 46 të datës 13/04/2017 vendos që procedura për bashkim familjar për të gjithë emigrantët me leje të rregullt qëndrimi në Itali të jetë e tëra dixhitale.

Formulari i kërkesës për bashkim familjar duhet të plotësohet e të prezantohet vetëm online pranë Sportelit të Emigracionit në prefekturat e vendeve të banimit të emigrantëve. Gjithashtu dhe dokumentacioni i duhur për të përmbushur këtë kërkesë duhet të bashkëlidhet po online në formatet PDF, JPEG, TIFF.

Kjo risi e Ministrisë së Brendshme italiane synon verifikimin sa më objektiv të kërkesës së emigrantëve si  zbatimin sa më korrekt të kohës administrative prej 90 ditësh për marrjen e përgjigjes.

Sipas të dhënave të Institutit italian të statistikave deri më 1 janar të 2017 në territorin italian jetojnë 448.407 emigrantë të rregullt shqiptarë, rreth 4.1 % më pak se një vit më parë, fakt i shpjegueshëm për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve shqiptarë që marrin nënshtetësinë italiane.

Shqiptarët janë gjithashtu komuniteti i tretë në numër ndër ato jo evropiane që marrin leje të rregullt qëndrimi në Itali për motive familjare./ Ora News

Ancelotti lë në stol Muller, rebelohet Gjermania

Posted: 30 Aug 2017 07:04 AM PDT

Shifrat shpesh të ndihmojnë, por ndonjëherë edhe mund të gënjejnë dhe të të ngatërrojnë. Që kur Ancelotti mbërriti te Bayern Munchen, Thomas Muller ka luajtur si titullar 36 nga 51 ndeshjet për të cilat ka qenë i disponueshëm. Pra, në 72% të rasteve ai ka zbritur në fushë që nga minuta e parë.

Kjo statistikë duket pozitive, për sa kohë që nuk dihet e shkuara. Kjo, sepse Muller, përpara se të niste epoka "Ancelotti" kishte luajtur si titullar në 89% të rasteve.

Një bilanc i tillë të rikthen në vëmendje frazën e Van Gaal, i cili teksa fliste për rotacionet, deklaronte: Muller do të luajë gjithmonë.

Por, për Ancelottin nuk është kështu. Situata e Thomas Muller duket më irrituese nga sa mund të shihet nga jashtë. Ai nis nga pankina thuajse të gjitha ndeshjet e rëndësishme të Bayernit, e kjo është parë ndjeshëm në vitin e kaluar. Duket si një sinjal se teknikut italian i mungon besimi te ky lojtar.

Dhe të shtunën e kaluar, edhe pse ishte hera e parë që qëndronte në pankinë për këtë sezon, Muller shpërtheu.

"Nuk e di se çfarë cilësish kërkon të shohë trajneri tek unë. Ato të miat, me siguri nuk janë 100%-shi i atyre që kërkohen prej tij", tha Muller për një televizion gjerman. Edhe pse gjatë grumbullimit përpara sezonit ishte shprehur besimplotë pas atij sezoni negativ vitin e kaluar. "Kam pasur nevojë për kohë që të kuptoja Ancelottin, tashmë do të jem mirë", shprehej ai… Por duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Edhe pse trajneri italian ka shpjeguar se zgjedhja e tij ishte thjesht teknike, për t'u lejuar më shumë vend Robben dhe Ribery, Gjermania duket se është rebeluar dhe e ka kthyer këtë në një çështje të rëndësishme.

Muller është simboli i vendit, i Mynihut po e po, por veçanërisht i komunitetit të "Mia san Mia"-s, sloganit të klubit bavarez. Ky ndoshta është momenti i parë i vështirë në karrierë. Kjo pasi shifrat tregojnë gjithashtu se flitet për një futbollist, që me Bayernin ka shënuar 161 gola në 399 ndeshje, por vetëm 9 gola në 46 të luajtura nën drejtimin e italianit.

Artan Fuga: Do t’i shkruaj Ramës për Akademinë e Shkencave, falënderoj Berishën

Posted: 30 Aug 2017 06:37 AM PDT

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas kërcënimeve që mori dje lidhur me një shkrim që ai kishte shkruar mbi gjendjen e Akademisë së Shkencave.

Me anë të një mesazhi në Facebook, Fuga se nuk do të heqë nga e drejta e tij, madje paralajmëron se nesër do t'i dërgojë edhe një letër publike kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, ai ka falënderuar për mbështetjen dhe fjalët ish-kryeministrin Sali Berisha, ku ky i fundit reagoi pas kërcënimit të akademikut.

Shënimi i Artan Fugës

Liria e fjalës intelektuale – një vlerë e domosdoshme për shoqërinë

Pas letrës publike ku kam ngritur një sërë shqetësimesh lidhur me gjendjen e Akademisë të Shkencave dhe zgjedhjet pa kritere dhe parametra bashkëkohorë, rrotativë, që po përgatiten të bëhen atje në 4 shtator, nga një profil fallco, me emër fallco, aspak një vajzë naive sikur e trajtojnë ata që dikan gjithçka sa më sipër, kam marrë disa mesazhe radhazi me shpifje si edhe me thirrjen ultimative: Pusho, merr honorarin që të takon, ose ik!

Sigurisht, ky mesazh i padenjë dhe qesharak vjen nga rrethe të caktuara, por unë personalisht nuk ja lejoj vetes të akuzoj kërkënd pa fakte. Aq më pak më lejohet të them e nuk dua t'a mendoj se ato mesazhe janë shkruajtur nga ndonjë dorë akademike.

E vërteta është se në brendësi të ndërgjegjes sime, më shumë se këto mesazhe të përbuzura nga unë sepse janë të njerëzve me maskë dhe pa dinjitet, e pa personalitet, sakohë e fshehin atë, më rëndon fakti se prej gjashtë ose shtatë vitesh ngre brenda institucionit të Akademisë të Shkencave shqetësime shumë serioze për mbarëvajtjen e saj dhe vyshkjen e saj dita ditës, ndërkohë që ajo duhet të ishte një institucion i pavarur, me ndriçim, në fushën e dijes dhe kulturës kombëtare.

Prej vitesh, i censuruar brenda institucionit, pra nga drejtuesit e tij.

Në kushtet kur po ndodh që gjithë kësaj vyshkjeje po i vihet kapaku prej një dekade, me një mbyllje hermetizmi në drejtim, ku vazhdon që kryetari bëhet nënkryetar dhe nënkryetari bëhet kryetar, disa herë radhazi, dhe po përgatiten zgjedhje pa platforma dhe alternativa zhvillimi, pa kandidatura alternative, pa bilance mandatesh të përmbyllur në vitet që shkuan, gjykova të dal publikisht!

T'i drejtohem publikut të gjerë dhe komunitetit të shkencëtarëve dhe universitarëve!

Paraprakisht i kisha njoftuar drejtuesit e Akademisë të Shkencave për hapin që do të hidhja, pas përpjekjeve brenda institucionit, sepse ajo nuk u takon akademikëve, por shoqërisë dhe kombit!

Pra më shumë sesa thirrja ultimative në rrjetet sociale e dikujt që fsheh edhe fytyrën edhe dorën por që organet e specializuara mund ta identifikojnë pa problem nëse e gjykojnë se duhet ta bëjnë, është gjendja e kërkimit shkencor, e shkencës, e dijes, e Akademisë të Shkencave, të gjitha në vyshkje e sipër prej vitesh e vitesh, që rëndon mbi ndërgjegjen time dhe të gjithë atyre që punojnë në këto fusha!

Askush nuk na dëgjon!

Në këto kushte, pas shumë shkrimesh dhe prononcimesh publike, prej vitesh, nesër do t'i dërgoj një letër publike kryeministrit të vendit z. Edi Rama, duke i vendosur në kujtesë gjendjen alarmante të kërkimit shkencor në vend, gjendjen në rrënim të institucioneve të kërkimit shkencor si edhe të Akademisë të Shkencave, duke i bërë edhe propozimet e mia.

Por, ndërkaq, falenderoj ata qindra miq në rrjetet sociale që u indinjuan bashkë me mua, dhe u solidarizuan, për të denoncuar metodat hipokrite të atyre që në vend të debatit të hapur publik, mbrojnë interesa egoiste kundër të mirës publike, duke u fshehur pas mundësive që jep teknologjia e sotme, por që gjithsesi nuk është perde celiku që nuk lejon të zbulohet atë që hedh gurët dhe fsheh dorën!

Falenderoj edhe figurat publike që këtë rast të përbuzshëm e trajtuan gjerë si një çështje që lidhet me lirinë e fjalës, e cila padyshim ka pengesat e veta arbitrare në institucione dhe agjenci të ndryshme, si efekt i këtij tranzicioni të gjatë dhe pa mbarim, e këtu një falenderim të sinqertë dhe miqësor për z. Sali Berisha, i cili pati ndjeshmërinë karakterizuese për t'a shtruar edhe njëherë lirinë e fjalës intelektuale, të të gjithë profesorëve, akademikë, gazetarëve, artistëve, shkencëtarëve, si një vlerë e shtuar, e cila duhet të gëzojë hapësirat e duhura të munguara, jashtë lincimeve të fshehura ose të hapura publike, si edhe marrjen e saj në konsideratë kundër injorimeve dhe trajtimeve inatcore e hakmarrëse.

Makinat luksoze fillojnë të bien në “rrjetë”, 28 të shoqëruar në polici (FOTO)

Posted: 30 Aug 2017 06:15 AM PDT

Pak orë pasi kryeministri, Edi Rama paralajmëroi goditjen e "bosëve" të trafikut të drogës dhe gjithë atyre që posedojnë makina luksoze si pasojë e aktiviteteve kriminale, Policia e Elbasanit ka vijuar sot operacionin e koduar "Summer 2017 Elbasani" duke sekuestruar 4 makina luksoze.

Sipas njoftimit për shtyp dyshohet se automjetet janë trafikuar nga BE drejt Shqipërisë, ndërsa janë proceduar 4 persona.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë verifikuar 380 automjete motorrike si dhe shoqëruar në Komisariat 28 persona.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të mjeteve motorrike, armëmbajtjes pa leje, Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë vijuar zbatimin e plan – operacionit "Summer 2017 Elbasani" me qëllim bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së.

Gjatë këtij plan–operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 automjete të dyshuara të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë.

Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:

1 – Mini Cooper

2 – BMW

3 – BMW

4 – AUDI

Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë. Në vijim të veprimeve janë proçeduar penalisht 4 shtetas. Ndaj tyre, materialet proçeduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", parashikuar nga Neni 141/a dhe 190 të Kodit Penal.

Gjithashtu në kuadër të zbatimit të Plan – Operacionit "Summer 2017 Elbasani" janë arrestuar 2 shtetas për veprën penale 'Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" . Janë verifikuar 380 Automjete motorrike. Janë shoqëruar 28 shtetas dhe kontrolluar 520 shtetas. Janë vendosur 150 masa Administrative nga Sektori I Qarkullimit Rrugor. Policia e Elbasanit edhe në ditët në vijim do të vijojë zbatimin e Plan – Operacionit "SUMMER 2017 Elbasani" me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Izraeli do bombardojmë pallatin e Assad, nëse Irani zgjerohet më tej në Siri

Posted: 30 Aug 2017 06:03 AM PDT

Mediat arabe raportojnë se vizita e kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu në Moskë ka patur në vëmendje rolin e Iranit në Siri. Tel Avivi zyrtar mendon se Kremlini është padroni i ri në Damask dhe me këtë rast ka bërë thirrje për frenim të Iranit.

Përndryshe, siç raportojnë mediat arabe, nëse Irani zgjerohet në Siri, Izraeli do të bombardojë pallatin presidencial të Assadit.

Mediat referojnë një zyrtar të lartë izraelit sipas te cilit nëse nuk merren masa ndaj Iranit, atëherë Izraeli do të bëj gjithçka që armëpushimi i Astanas të bëhet nul.

Gazeta "Al – Jadida" shkruan se "mes Netanyahut dhe Putin u arrit mirëkuptim", duke shtuar se Izraeli do të veprojë me forcë për shqetësimet e veta.

Netanyahu është shprehur se takimi i tij me Putin është realizuar pasi situata në Siri në javët e fundit ka ndryshuar shumë shpejt.

Izraeli e konsideron Iranin kërcënimin kryesor dhe shpesh ka bërë thirrje për aksione ushtarake ndaj tij, madje duke bërë aleancë me monarkitë arabë të Gjirit Persik.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more