Skip to main content

“Si të fitoni para me anë të kripto-valutave?” plus 9 more Ferizaj Press

“Si të fitoni para me anë të kripto-valutave?” plus 9 more Ferizaj Press


Si të fitoni para me anë të kripto-valutave?

Posted: 23 Aug 2017 10:26 AM PDT

Kripto-valutat po shihen si një mënyre e shpejtë e përfitimeve të mëdha financiare, por si mund të fitoni para me anë të këtyre valutave elektronike?

Ka dy mënyra me anë të të cilave ju mund të fitoni para përmes kripto-valutave, e para përmes mihjes (mining) me pajisje të ndryshme në varësi të kripto-valutës, si dhe tregtia online me këto valuta elektronike.

Ka disa mënyra për të bërë mihje (mining) të kripto-valutave në varrësi të llojit të tyre. Për shembull, mihja e Bitcoin bëhet përmes pajisjeve me procresor ASIC të cilët janë qarqe të integruara për aplikacione specifike, apo mihja e Ethereum e cila bëhet përmes procesorëve të kartelave grafike të cilat përdoren në kompjuter.

Pajisja më eficinte në treg sot për të mihur Bitcoin është Bitmain Antminer S9. Profiti ditor i kësaj pajisje pas shpenzimeve të energjisë elektrike mund të shkoj rreth 0.003677 BTC brenda një dite.

Sa i përket tregtisë me kripto-valuta, ajo mund të bëhet në disa faqe në internet të cilat janë të specializuara për këtë lloj tregtie, transmeton Express. Fillimisht ju duhet të regjistroheni në këtë faqe dhe pastaj të depozitoni kripto-valuta nga portofoli juaj elektronik apo edhe të blini me para përmes transferit bankar apo kartelave bankare në varësi të sistemit që ofrojnë këto faqe.

Për tregti me shumë të mëdha, kryesisht mbi 2000 USD brenda 24 orëve, këto portale kërkojnë që të verifikojnë identitetin tuaj duke ju kërkuar që të dërgoni letërnjoftimin apo pasaportën si dhe një dokument që vërteton adresën tuaj si faturë rryme apo edhe ekstrakt. Procesi i verifikimit mund të marr kohë disa javë apo edhe muaj në varësi të portalit.

Disa portale ku ju mund të tregtoni me kripto-valuta ku Kosova figuron si shtet janë: Bitstamp.com, CeX.io, Poloniex.com, Kraken.com apo edhe portale tjera.

Ju mund të tërhiqni mjetet në llogarinë tuaj bankare me tarifa të caktuara nga portali si dhe bankës suaj.

Duhet pasur kujdes, sepse rënia e vlerës së kripto-valutave rrezikon investimin tuaj dhe shumë lehtë mund të humbisni investimin tuaj.

E dini pse ora e iPhone-it është gjithmonë 9:41?

Posted: 23 Aug 2017 09:52 AM PDT

Nëse keni qenë të vëmendshëm me siguri e keni vënë re këtë detaj në ekranin e IPhone-it dhe iPad-it. Ora është zakonisht 9:41.

Mendoni se e gjitha kjo është e rastësishme? Në fakt jo. Është gjurma kur Steve Jobs krijoi iPhone-in e parë për botën. Më datën 9 janar 2007, në orën 9:41, "Apple" prezantoi Iphone-in e parë për njerëzit.

Prej atij çasti iPhone shfaqej me orën 9:41. Kjo ndryshoi kur iPad-i u hodh në treg, duke bërë që ekrani të tregonte 09:41.

Kjo  është Lista zyrtare e PDK-së në Ferizaj

Posted: 23 Aug 2017 09:38 AM PDT

Ferizaj.23.08.2017. PDK- Dega në Ferizaj zyrtarizon listën e saj fituese për këshilltarë të Kuvendit Komunal.

Kjo është lista e plotë zyrtare, emrat e së cilës, bashkë me kandidatin për kryetar z. Agim Aliu, do të jenë pa dyshim fitues të zgjedhjeve të 22 Tetorit.

Gjithashtu, numrat pranë emrave, janë numrat zyrtar përkatës të secilit kandidat.

1.AGIM ALIU – Bartës i listës

2.RAFIZ SEJDIU
3.HAJRIE NEBIHU
4.NEHAT MUSTAFA
5.ILIR ORLLATI
6.KRISTINA GASHI-BYTYÇI
7.SKENDER FERIZI
8.LULZIM GRAINCA
9.LUMNIJE MORINA
10.LULZIM ABAZI
11.FITIM GOGA
12.SHPRESA SHEMSEDINI-AZEMI
13.ALI LUZHA
14.XHEVDET HAXHIDEMA
15.MIMOZA PAJAZITI
16.GEZIM HAXHIMUSA
17.VALON SADIKU
18.EDONA BAKOLLI
19.NEXHAT METUSHI
20.BURIM BAJRAMI
21.LENDITA RREBA-SELIMI
22.ARIAN IMERI
23.BAHRI HASANI
24.FLORA SEJDIU-ABDULLAHU
25.LUAN JAHIRI
26.FAIK SELMANI
27.SHEMSIJE GASHI
28.BESIM DËRGUTI
29.SELAMI RAMIQI
30.BESA ÇARKAXHIU
31.ARBËR BYTYÇI
32.NASER SALIHU
33.ARDIANA KRASNIQI
34.BAHRI ADEMI
35.FLAMUR DUGOLLI
36.BRIKENA TOPALLI
37.DELLIJA REXHEPI
38.EJUP DELOLLI
39.FLUTURA REÇICA
40.AFRIM MALOKU
41.ISMAJL SEJDIU
42.IBRAHIM HAJDINI
43.FITIM HASANI
44.MILAZIM SALIHU
45.ZYLFIJE HYSENI

Befason Engji: Ja si e quan veten (Foto)

Posted: 23 Aug 2017 09:24 AM PDT

Engji është tejet aktive në rrjetet sociale, ajo poston vazhdimisht momente nga jeta e saj, përcjell ORAinfo.

Në një foto ajo shihet duke buzëqeshur si fëmijë. Ajo ka këtë formë për të shprehur gëzimin. E në mbishkrim ajo e quan veten fëmijë: 'Fëmijë i gëzuar'.

Ajo harron se është e rritur dhe bën gjeste të fëmijëve, kështu duke e shprehur sa e gëzuar është./ORAinfo/

Yjet botërore që vizituan Kosovën (Foto)

Posted: 23 Aug 2017 09:17 AM PDT

Kosova është një prej vendeve, që ndonëse i vogël ka arritur që emri t'i dëgjohet larg.

Artistë të shumtë botërorë e kanë vizituar vendin në kohë të ndryshme edhe atëherë kur Kosova njihej më pak kur e krahasojmë me sot.

Një ndër figurat e njohura botërore që e vizitoi Kosovën e sapo dalë nga lufta e vitit 1999, ishte aktorja e famshme Angelina Jolie, për të ndihmuar.

Nicole Kidman, është një tjetër aktore shumë e njohur e cila Kosovën e vizitoi gjithashtu pas mbarimit të luftës së vitit 1999. Edhe Kidman kishte ardhur për të njejtat qellime, që të ndihmojë Kosovën e shkatërruar të pasluftës.

Kosovën e ka vizituar edhe James Blunt. Blunt ishte pjesë e forcave ushtarake në Kosovë – KFOR-it.

Kthehemi të yjet e muzikës të cilët erdhën në Kosovë për të performuar.

Reperi 50 Cent, ishte artisti i parë me famë botërore që erdhi në skenën kosovare, duke e bërë publikun të kënaqet me performancën e tij.

Reperat të cilët e vizituan Kosovën janë të shumtë. Prej të parëve që thyen akullin pas 50 cent ishin Method Man dhe Redman, pastaj më vonë edhe Chamilionaire. Koncertet e tyre u mbajtën në "Freedom Festival".

Busta Rhymes mbajti koncenrt në sallën "1 Tetori" në Prishtinë. Njërën prej këngëve këngëtari nga Amerika e kishte kënduar me flamurin shqiptar.

Snoop Dogg, ishte reperi i radhës që performoi në stadiumin e Prishtinës duke mbledhur një numër të madh të shikuesve.

Pas 50 Centit dhe Snoop Dogg, në Prishtinë erdhi edhe reperi "The Game".

Me kaq nuk ishin ndalur vizitat e reperëve për të performuar në Kosovë. Xzbibit dhe DMX performuan në sallën "1 Tetori".

Prej femrave repere nga të parat dhe të vetmet ishte EVE. Këngëtarja arriti të mbledhë mijëra shikues në sallën "1 Tetori".

Jashtë zhanrit të repit ishte grupi francez Nouvelle Vague. Ky bend performoi për herë të parë në Kosovë në vitin 2011, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Mano Chao erdhi në Kosovë pas bendit francez Nouvelle Vague, në vitin 2011. Mano Caho është muzikant francez me origjinë spanjolle. Ai është i njohur ndërkombëtarisht për këngën e tij "Bongo Bong.

Nga fushën e sportit, ishte vizita e futbollistit brazilian me famë botërore, Ronaldo i vjetër i cili në Kosovë ka fansa të panumërt.

Në këtë listë padyshim që mund të hynë edhe artistet Rita Ora dhe Dua Lipa.

Të dy këngëtaret janë më origjinë kosovare mirëpo jetojnë dhe veprojnë në Angli dhe të dyja kanë vizituar Kosovën shpesh. Rita Ora ende nuk ka mbajtur koncert në Kosovë, mirëpo ajo bëri klipin e këngës së saj "Shine Your Light".

Dua në anën tjetër koncertin e saj të parë në Kosovë e mbajti verën e kaluar, në parkun e Gërmisë. /Insajderi/

Premtimi i mbajtur nga Kryetari i PDK-së, z. Kadri Veseli!

Posted: 23 Aug 2017 09:15 AM PDT

Gjinia femërore nga rradhët e PDK-së po i hynë  gares për kryetare të Komunave, për të dhënë kontributin e vetë dhe gjithë potencialin që të zhvillohet shoqëria kosovare në përputhje  me standartet evropiane.

Ne, përmes ligjit kemi garantuar që barazia gjinore të shtrihet në Kosovë, dhe karshi këtij obligimi ligjor PDK-ja si parti lidere në vend ka nominuar tri kandidate femra për Kryetar Komune. Kjo është një nismë e mbarë, që kryetari, z. Kadri Veseli e ka filluar duke e mbajtur premtimin se, femra do të zë vend më të gjërë nën qeverisjen e tij.  Jetësimi i premtimeve të Kryetarit të Partisë na inkurajon neve, GD të Kosovës në krye me Kryetaren, znj. Justina Pula Shiroka të mobilizohemi  e të punojm me gjithë kapacitetet tona që të arrijm në përmbushje  të obligimeve shtetërore.

Ne, PDK-ja do të jemi lokomativë që to të dëshmojmë se, me pëfshirjën e femrës në vendimmarrje do të jemi forcë për ndryshime pozitive të Shtetit të Kosovës!

Prandaj, vota e juaj,  për tri këto kandidate për kryetare të Komunave do të jepë një mundësi për ndryshime pozitive për qytetarët e këtyre tri Komunave të Kosovës.                      Njëkohësisht, fitorja e femrës si Kryetare Komune do të jetë dëshmi më e mirë se Kosova është në haperim Evropian dhe ecje drejtë një qeverisje me potenciale të reja.

Shkruan: Hanife Salihu, Nënkryetare e GD- të Kosovës

Këto pjesë të Ferizajt do të mbeten pa rrymë

Posted: 23 Aug 2017 08:41 AM PDT

Ferizaj 23.08.2017

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit
25.08.2017 në NS 110/35/10 kV Bibaj do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Komogllava (Kodi: 40000009)  prej orës 09:30 deri në orën 10:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gërlica, Komogllava dhe bizniset private.

Arsyeja e ndërprerjes: Rregullimi i pozicionit të komutatorit në transformatorin TS 10/04 KV Rakaj (Shkolla) kodi 40000009086.

25.08.2017  në NS 110/35/10 kV Bibaj do të ndërprehet:
Lp 35 kV Silkapori (Kodi:400450)  prej orës 11:00 deri në orën 14:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Fabrika Silkapori, Gëzimi,TS Sali Selmani dhe Blerim Zenuni, Dauti comerce dhe Renova.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i TMRR-ve.
Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it
Më  27.08.2017 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) do të ketë ndërprerje totale prej orës  00:00 deri në ora 05:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: qyteti (një pjesë), rr. Rexhep Bislimi, rr. Hasan Prishtina, TS Pylltaria, Grupi i Bizneseve, Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj, Zllatari, Rr. Rexhep Bislimi, rr. Hasan Prishtina, Pylltaria, rr. e Varoshit, Kisha Katolike, Vëllezërit Gërvalla, Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjesë), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re, rr. Dëshmorët e Kombit, rr. Spitalit; rr.12 Qershori (një pjesë), Emin Duraku, Gjon Sereqi, objektet banesor Inxhinieringu, Hjarush Beqiri, Vizioni (Çerdhja), Naser Hetemi, Xhemaj Ferati, Seli Palushi. TS (MBTS),TS ” 14 “,TS ” 14″  (Kulla),TS Ura e Dudit, rr. Epopeja e Jezercit. rr.12.Qershori (një pjesë), rr. Dëshmorët e Kombit (një pjesë), rr.Skënderbeu, rr. Sejdi Sejdiu, Ferizaji një pjesë, Talinovci i Muhaxherëve, Sazlia, Papaz, Po jata, Rahovica, Softaj, Fusha e Madhe, rr.”Prizrenit”, Saraishtë, Lloshkobare, Llojza, Kosinë, Slivovëa, Dremjak dhe bizniset private, rr.”G.Terbeshi”, Talinovci  i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe I Muhaxherëve dhe Bizniset private, Policia, Prokuroria, Viva Fresh, ETC, ndërtesa e TMK, Kazerma, Mineksi, FSK TS i ri, IRK-ja, Fitorja dhe Fabrika e bukës, Fabrika e gypave, rr. Nerodimes, Ujvara, Frigoriferi, Barakat, rr. Enver Topalli, Dëshmorët e Kombit, Rexhep Bislimi, Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizniset private, Doganaj, Zaskok, Pleshinë e Ulët dhe e Epërme, Dubravë, Fabrika e ujit Pleshinë, Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private, Varoshi, Gërlica, Komogllava, Rakaj dhe bizniset private, Voskopoja,Trupaj,Trimor,Bicaj (Biqevc), Pallosh (Biqevc), Nikaj, Tushaj – Soponica, Malsi (Malzez), Vatë, Nikaj dhe biznise private, Bob, Ivajë, Kotlinë, Laq, Bush, Pustenik , Strazhë, Lagjja Dushkajë, Stacioni  Hekurudhor, Stacioni i Autobusëve, Sheshi Ismajl Raka qender, P-8. Kërbliq dhe Leskovicë, Drenusha, Rakoci, Sanatoria, Llanishta, Gjurgjedelli, Runjeva, Hekurudha, Kisi, Lagje e re,  rr. Emin Duraku, rr e UÇK-së, lagjja Ramadan Agushi, Vakufi, Shtëpia e mallrave, Teqja, Policia dhe Kuvendi Komunal, Fabrika “Lepenci”, Doganaj, Duraj, Kaçanik i Vjetër, Stagovë, Begracë, Elezaj, një pjesë e qytetit – komuna, Ambulanca, Shtëpia e mallrave, qendra e Shterpcës, Hotel Breza dhe Junior, Vikendicat, Jazhinca, Sevce, Verbishtica dhe bizniset private, një pjesë e Shtërrpcës te Shkolla, OSBE-ja, Biti e Ulët dhe e Epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoc, Viqë, Firaj, Brod, TS Repititor, TS Shkolla Skijimit, TS Kulla, TS Hotel Molika, Pilana, Farma dhe Gllogu.                                                                                                                                                                     ;
Arsyeja e ndërprerjes: Punime nga KOSTT-i.

 

Birra me probiotikë, një alternativë më e shëndetshme

Posted: 23 Aug 2017 08:41 AM PDT

Çdo ditë e më shumë shkenca provon se zorrët luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut, si fizik ashtu edhe mendor. Për të përmirësuar shëndetin e zorrëve, studiuesit po përpiqen të shtojnë baktere të gjalla, të ashtuquajturit probiotikë, në të gjitha llojet e produkteve ushqimore, përfshirë këtu birrën.

Gjurmë të ekzistencës së birrës gjenden që rreth katër mijë vite më parë, gdhendur në gurë nga fiset sumere.

Ndonëse birra ende vazhdon të jetë popullore, ajo përmban alkool dhe për rrjedhojë nuk është shumë e shëndetshme.

Por gjërat mund të ndryshojnë…

"Është një sfidë e madhe të integrosh probiotikët te birra, pasi ato e kanë të vështirë të mbijetojnë në mjedisin e kësaj pijeje. Por nga ana tjetër, birra kurrë nuk vdes… ajo konsumohet shpesh në aktivitete shoqërore dhe ka treg, kështu që ia vlen përpjekja për ta pasuruar atë me përbërës të shëndetshëm".

Disa studiues në Singapor prej kohësh po punojnë që bakteret probiotikë të rezistojnë te birra, ndonëse birra dhe probiotikët nuk shkojnë me njëri-tjetrin.

"Kulperi, një barishte mijëra vjeçare, përbërësi kryesor i birrës, i vret probiotikët. Sfida është të gjesh mënyra që probiotikët t'i rezistojnë kulperit, gjë që s'është aspak e lehtë".

Por shkencëtarët ia kanë dalë mbanë dhe rezultati… një birrë e pasuruar me probiotikë, që mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe forcojnë sistemin imunitar.

"Birra do të jetë e athët, për shkak të probiotikëve që prodhojnë acid laktik, por në të njëjtën kohë, ka shije frutash dhe alkool në masën 3.5 përqind, thuajse aq sa te birrat e athta që shiten sot në treg".

Melissa Mak shet Kombucha, një përzierje e fermentuar e çajit me majanë që mendohet se kanë gjithashtu efekte pozitive në shëndet. Mak do ta provonte me kënaqësi një birrë me probiotikë.

"Kur thua birrë mendon për diçka të pashëndetshme, por me përbërës si bakteret e mira, majaja dhe laktobacilet, askush nuk është më i sigurtë sa e shëndetshme apo e dëmshme është ajo…".

Studiuesit janë aktualisht në bisedime me kompani që prodhojnë birrë dhe po kërkojnë për dikë që është gati ta prodhojnë në masë, reklamojnë dhe shesin këtë lloj birre.

Haradinaj prezanton kandidatin për kryetar të Ferizajt

Posted: 23 Aug 2017 08:13 AM PDT

Xhavit Zariqi është kandidati zyrtar për Kryetar Komune në Ferizaj, i nominuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, në një konferencë për media kur edhe ia dorëzoi nominimin zyrtar, tha se Zariqi është realja e Ferizajt.

"Është e vërtetë se Zariqi është realja e Ferizajt, është ai që i ka përcjellë temat, e njeh Ferizajn e do Ferizajn dhe i gjen zgjidhje të gjithë qytetarëve. Kam nderin t'i jap nominimin zyrtar".

Vaksinimi i fëmijëve, jo të gjithë e pranojnë

Posted: 23 Aug 2017 08:13 AM PDT

Në 12 muaj e fundit, në Evropë, kanë vdekur 35 fëmijë nga fruthi. Organizata Borëtore e Shëndetësisë e ka cilësuar këtë “një tragjedi të papranueshme". Vdekjet mund të ishin parandaluar, thjesht nga një vaksinë. Këtu në Amerikë, në shtetin e Minesotës, nga përhapja e epidemie fruthi rreth 24 persona janë shtruar në spital. Megjithatë, disa prindër në vendet e zhvilluara vazhdojnë t’i besojnë njoftimet e pasakta se vaksina e fruthit mund të shkaktojë autizëm tek fëmijët. Kjo është arsyeja që një numër prindërish refuzojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre edhe për sëmundje të tjera.

Ishte vaksina ajo që i dha fund epidemisë së lisë. Një tjetër vaksinë çoi në zhdukjen e poliomelitit. Vaksinat parandalojnë gripin, hepatitin, kancerin e mëlçisë, të qafës së mitrës, të gojës dhe rreth 12 sëmundje të tjera. Vaksinat i kanë shpëtuar jetën një numri të madh njerëzish dhe kanë parandaluar vuajtje të jashtëzakonshme. Shkencëtarët tani po punojnë për vaksinën e SIDË-s, malaries dhe tuberkulozit.

“Imunizimi dhe vaksinat janë mjetet më të fuqishme të shëndetit publik që ne kemi,”– thotë ekspertja.

Por një prej vaksinave më të efektshme, ajo për parandalimin e fruthit, shytave dhe rubeolës, po has në rezistencën e prindërve, për shkak të një studimi të diskredituar si i rremë, që e lidhte vaksinën me autizmin. Disa prindër kundërshtojnë përdorimin e të gjitha vaksinave.

"Nuk duam që t’i detyrojmë prindërit për vendimet mbi fëmijët e tyre. Është vendimi i tyre në se duan t’i vaksinojnë fëmijët,” – thotë një aktiviste.

Në Shtetet e Bashkuara, vaksinimi është çështje e të drejtës së prindërve:

"Në shtetin e Teksasit, kemi 50,000 fëmijë, prindërit e të cilëve nuk pranojnë t’i vaksinojnë,”– thotë një mjek.

Mjekët mbështesin me forcë përfitimin nga vaksinat. Mjekja Hope Scott humbi vajzën nga meningiti i pneumokokut, pesë vjet para se të dilte për përdorim vaksina për këtë sëmundje.

“Do të jepja gjithshka për të patur mundësinë që ta vaksinoja vajzën time për t’i shpëtuar jetën, por nuk e pata këtë mundësi. E kam të vështirë të kuptoj përse njerëzit bëjnë zgjedhjen që të mos i mbrojnë fëmijët e tyre,” thotë ajo.

Por t'i bindësh kundërshtarët që vaksinat luajnë rol që fëmijët e tyre të rriten të shëndetshëm nuk është e lehtë.

“Unë mendoj se qëndrimi ndaj njerëzve që kundërshtojë përdorimin e vaksinave është të respektohet mendimi i tyre dhe të mos kritikohen, por t’u shpjegohet përmes fakteve bindëse, përse përfitimi nga vaksinat është shumë i madh,”– thotë Dr. Fauci.

Në një artikull të botuar në gazetën “Seattle Times”, ekspertja për autizmin Annette Estes shkruan se “specialistët e shëndetësisë duhet të gjejnë urgjentisht një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar dhe të rizbulojnë lidhjet mes atyre që kundërshtojnë imunizimin dhe komunitetit të mjekësisë.”

Shoqata Amerikane e Mjekësisë ka në plan të vazhdojë të nxisë besimin e publikut tek siguria e vaksinave. Disa vende europiane tashmë e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin për fruthin dhe sëmundje të tjera.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more