Skip to main content

Ora News: “A përgjoi Maqedonia Vuçiç dhe Daçiç?!” plus 9 more

Ora News: “A përgjoi Maqedonia Vuçiç dhe Daçiç?!” plus 9 more


A përgjoi Maqedonia Vuçiç dhe Daçiç?!

Posted: 22 Aug 2017 11:37 PM PDT

Serbia pretendon se shërbimet e inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe ish-kryeministrin Aleksandër Vuçiç e shefin e diplomacisë Ivica Daçiç.

Sipas tyre në misionin e përgjimit janë përfshirë edhe fuqitë e jashtme. Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka thënë se personalisht se nuk i trembet përgjimeve, mgjithatë ka shtuar se përgjimi i telefonave nuk është normal, për arsye se Serbia ka mbajtur një qëndrim mbrojtës ndaj Maqedonisë.

Akuzat janë mohuar nga homologu i Daçiç, Nikolla Dimitrov. Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç kërcënoi edhe një herë me mosnjohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë, nëse vendi do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESO.

Për të diskutuar për zhvillimet e fundit mes dy vendeve presidenti serb Vuçiç sot pritet të realizojë bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev ndërsa një bisedë telefonike do të realizojnë edhe dy ministrat e jashtëm Daçiç dhe Dimitrov.

Raportet mes dy vendeve u tensionuan dy vite më parë kur Maqedonia kishte mbështetur anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, për të vazhduar më pas me përfshirjen e një agjenti serb në protestat e dhunshme në Kuvend më 27 prill. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

I vënë eksploziv tek dera e jashtme, dëmtohet banesa

Posted: 22 Aug 2017 11:23 PM PDT

Një banesë në Shkodër iu është vënë eksploziv në orët e para të mëngjesit të së mërkurës  (23 gusht).

Lënda plasëse ishte vendosur tek dera e jashtme e banesës në pronësi të shtetasit me iniciale Rr.P., 58 vjeç. Për pasojë është dëmtuar lehtë dera e jashtme dhe tavani i koridorit të banesës tij.

"Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen Skenderbe. Ka patur një shpërthim të dyshuar me lënde plasëse,"-raporton policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Propozim i ri për armëpushim në lindje të Ukrainës

Posted: 22 Aug 2017 11:10 PM PDT

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, propozoi një armëpushim në lindje të Ukrainës, nisur nga sot, me fillimin e vitit shkollor, dhe mori mbështetje unanime nga Rusia, Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Propozimi u bë të martën vonë në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Të gjithë ata shprehën mbështetje të fuqishme për një armëpushim të qëndrueshëm, që do t'iu mundësonte fëmijëve në lindje të Ukrainës të ndjekin mësimet, tha Kremlini dhe Zyra për Media e Poroshenkos.

Kabineti i Merkelit dhe ai i Macronit po ashtu lëshuan deklarata duke theksuar mbështetjen e tyre për armëpshim.

Disa marrëveshje për armëpushim janë shpallur, por nuk janë respektuar qëkur separatistët pro-rusë kanë pushtuar pjesë të krahinave Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, në vitin 2014./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tmerri një Barcelonë, britaniku që mori ‘në mbrojtje’ vogëlushin e pajetë

Posted: 22 Aug 2017 01:47 PM PDT

Sulmi terrorist në Barcelonë ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën qindra të tjerë ka prekur mijëra njerëz, edhe pse nuk janë dëmtuar fizikisht.

Një ndër ta është një turist nga Britania, i cili ishte në vendngjarje dhe u fut në mes të turmës për të ndihmuar një vogëlush, që për fat të keq kishte ndërruar jetë.

Harry Athwal tregoi momentin tragjik për BBC, ku injoroi këshillën e policit që të largohej nga zona e rrezikut vetëm që të ishte pranë djalit të vogël.

"Unë shihja trupat e njerëzve të shpërndarë majtas dhe djathtas, por në mes të rrugës Las Ramblas ishte trupi i një fëmije që më tërhoqi. Në atë moment, e dija cfarë duhet të bëja. Vrapova për të shkuar te ai dhe kur ia pashë dëmtimet, kisha frikë. Plagët ishin të rënda dhe isha shumë i ndjeshëm në atë rast sepse e dija që djali ishte rreth 7 ose 8 vjec, në të njëjtën moshë me djalin tim.

Kur shihja plagët e tij, mërzitesha shumë. Gjëja e parë që bëra ishte të shihja nëpërmjet pulsit nëse vazhdonte të jetonte. Pasi pashë që nuk i rrihte pulsi, vura dorën poshtë tij sepse ishte me fytyrë në tokë dhe nuk doja ta lëvizja prej plagëve.

Më pas vura re se ai nuk merrte frymë dhe polici i parë që erdhi ishte spanjoll e po bërtiste. Unë ia ktheva duke i thënë në gjuhën angleze që të marrë një ambulancë. Ai më tregonte me gjeste që të largohesha nga zona dhe e shihja në të njëjtën kohë frikën në fytyrën e tij dhe timen. Ai po përpiqej të më thoshte se mund të vinte ndonjë furgon apo makinë tjetër në cdo moment. Por i thashë së nuk do të lëviz, sepse nuk do ta lë vetëm këtë fëmijë. E kisha të fiksuar në kokë se nëse do shihja një mjet tjetër të vinte, do merrja fëmijën dhe do largohesha me të.

Në asnjë mënyrë, nuk do i lija ato burracakë që të vinin dhe ta përplasnin përsëri.  Flokët e tij ishin të njëjta me ato të djalit tim. Ishte i shkurtër, i vogël i bukur dhe e mora në dorën time duke u përpjekur për të folur me të. Gjithashtu, thashë një lutje të vogël në Punjabi: Zot të lutem, ndihmoje! Por nuk jam hero, jam njeri i thjeshtë,"  -tha ai për BBC.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Siri, 100 të vrarë gjatë 48 orëve nga sulmet ajrore në Raka

Posted: 22 Aug 2017 01:35 PM PDT

Drejtues të lartë të Pengtagonit po hedhin poshtë njoftimet lidhur me një rritje të konsiderueshme të numrit të viktimave mes civilëve në qytetin sirian Raka.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se më shumë se 100 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit gjatë 48 orëve të fundit. Këtu përfshihen të paktën 42 njerëz, 19 për të cilëve fëmijë, të vrarë të hënën kur goditjet ajrore shkatërruan ndërtesa ku strehoheshin familje.

Banorët e kryqytetit de fakto të Shtetit Islamik në Siri i bënë jehonë komenteve të observatorit sirian, ndërsa disa thonë që numri i të vrarëve shkon deri në 170 njerëz gjatë dy ditëve të fundit.

Komandanti i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit terrorist Shteti Islamik, thotë se ndërsa fushata ajrore është intensifikuar, nuk ka asnjë provë që sugjeron një rritje dramatike të vdekjeve mes popullsisë civile. /VOA/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja pse funksionon dieta mesdhetare

Posted: 22 Aug 2017 01:17 PM PDT

dryshe nga dietat e tjera, dieta mesdhetare karakterizohet nga ushqimi i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë.

Perimet, frutat, drithërat, marinimi me erëza, vaji i ullirit dhe vera bëjnë për vete këdo. Kjo dietë ul kolesterolin e keq dhe mund të ulë edhe rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. Por, jo vetëm kaq. Rëndësi në këtë dietë nuk ka thjesht ushqimi, por edhe si hahet ai.

Cilësia dhe shija ecin paralel me njëra-tjetrën në vendet mesdhetare. Edhe pse pjatat përgatiten thjeshtë, përbërësit janë të shkëlqyer. Pak kripë, pak sheqer dhe pothuajse aspak përbërës artificialë të shtuar.

Gjithashtu, dieta mesdhetare nuk ofron ushqime që nuk janë të stinës. Kjo bën që frutat dhe perimet të jenë gjithmonë të freskëta dhe të shijshme, pasi konsumohen vetëm kur kanë kohën e tyre. /ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fluks turistësh, më shumë zviceranë dhe polakë vizituan vendin

Posted: 22 Aug 2017 01:11 PM PDT

Në aeroportin e Rinasit shënohet një fluks në rritje i turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai, thekson se vetëm këtë të martë deri në mbrëmje prej aty kanë mbërritur mbi 11 mijë vizitorë.

Ndërsa policia kufitare ka vendosur 9 sportele hyrje duke u krijuar të gjitha kushtet e duhura turistëve.

Po ashtu bëhet e ditur se si në muajin korrik dhe në gusht nga kjo pikë doganore kanë hyrë mesatarisht 11 mijë deri në 13 500 persona, ku përfshihen vizitorë nga vende të ndryshme të botës por dhe bashkëkombas që jetojnë e punojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Sa i përket muajit korrik, sipas INSTAT, në Shqipëri kanë hyrë 1.379.302 persona dhe e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, shënohet një rritje 2.8 %, nga këta 864.023 persona janë të huaj.

Në total për shtatëmujorin e këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 5.199.145 persona.

Për korrikun, zviceranët kanë rritjen më të madhe me 52,3 %, krahasuar me një vit më parë, por kemi më pak pushues të Kosovës me një ulje me 33,2 %.

Ndërsa për shtatëmujorin polakët kanë rritjen me të madhe me 71.1 % dhe sërish Kosova regjistron rënien më të madhe me 17,3 %.

Ndërkohë 1.362.491 persona kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë në një muaj.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ju mjaftojnë 7 dollarë për të kuptuar nëse partneri ju tradhëton

Posted: 22 Aug 2017 12:49 PM PDT

Aplikacionet që ju ndihmojnë për tu takuar me njerëz të ndryshëm mund t'ju ndihmojë edhe për të kuptuar nëse partneri apo personi që pëlqen të tradhëton.

Nëse keni përdorur Tinder, qoftë për të shkruajtur me dikë apo të tradhëtoni fizikisht, atëherë jeni në probleme serioze.

Aplikacioni Sëipebuster që kushton vetëm 7 dollarë ju lejon që të kërkoni për dikë në Tinder dhe të zbuloni kur kanë qenë aktivë për herë të fundit.

Nëse do mundoheni të justifikoheni duke thënë se thjesht keni harruar të caktivizoni llogarinë tuaj, nuk do ia dilni.

Sëipebuster mund të bëjë vetëm 3 kërkime për 7 dollarë ku zbulohet gjithcka duhet të shikoni është emri mosha dhe vendi ku jeton.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Beteja e rëndësishme e ish-ushtarakëve me Gjykatën e Lartë në shtator

Posted: 22 Aug 2017 12:36 PM PDT

Ish-ushtarakët kundërshtojnë vendimin e dhënë nga Gjykata e Lartë, që iu heq atyre të drejtën për të ankimuar pensionet në gjykatat e shkallës së parë.

Me 6 shtator ata do të përballen në Gjykatën Kushtetuese dhe kreu i Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë, Thoma Konduri thotë se kanë ende shpresë tek drejtësia.

Konduri: Dy vendimet e para të Gjykatës Kushtetuese kanë qenë favorizuese, na është dhënë e drejta e ankesës sonë. Qeveritë nuk i kanë marrë parasysh këto dhe i kanë përkeqësuar ligjet, kjo është arsyeja që ne kemi vajtur gjyq pas gjyqi. Ne si shoqatë presim drejtësi, shpresën tek drejtësia nuk e kemi humbur. Paradoksi është se kemi dhe qeverinë kundër nesh. Miratojnë ligjet në parlament dhe po këto ligje i shkelin vetë.Detyrojnë Sigurimet Shoqërore të hedhin në gjyq ushtarakët.Ky kalvar ka filluar që në 2004 kur u miratua statusi i ushtarakut, për më tepër për pensionet e parakohshme në 1999. Me udhër verbal të Sigurimeve Shoqërore këto pensione u përgjysmuan.

Ne shpresojmë të korrigjohet në Kushtetuese megjithëse kanë ndodhur veprime skandaloze prapë nga kjo gjykatë me vendimin e tretë të saj.Kur një grup ushtarakësh apeluan aktin normativ, Gjykata Kushtetuese mori një vendim të paarsyeshëm duke detyruar dhe gjykatat e  tjera të marrin vendime në kundërshtim me realitetin. Gjykonte që ulja e pensioneve që u bë me aktin normativ gjykohej mbi gjendjen ekonomike, vështirësitë që kishte shteti në një kohë kur pensionet e tjera ngriheshion, rrogat ngriheshin dhe asnjë pension tjetër nuk u cënua përveçse i ushtarakëve.

Duke e cilësuar ndeshjen e fundit të ushtarakëve për të drejtat e tyre, Konduri tha në studion e Ora News se të gjitha qeveritë kanë bërë padrejtësi ndaj tyre.

Konduri: Është ndeshja e fundit që bëjmë ne ushtarakët përkundrejt veprimeve të padrejta qoftë të qeverisë, qoftë gjykatave të Shqipërisë lidhur me të drejtat ekonomike të ushtarakëve. Përballjen e kemi me Gjykatën e Lartë. Në nëntor të 2016 ka marrë një vendim tepër absurd me anë të cilit u heq të drejtën të gjithë ushtarakëve të kërkojnë të drejtat e tyre të shkelura. Janë mijëra ushtarakë që kanë fituar të drejtën e tyre dhe kanë marrë shpërblimin që u takon. Tani ngrihet Gjykata e Lartë pas 10 vjetësh që ne kemi kërkuar një vendim unifikues që ushtarakët të mos shkojnë më gjyqeve, merr një vendim të kundërt me realitetin, duke shtrembëruar nenet si nga ana gramatikore ashtu dhe juridike. Detyron gjykatat e niveleve më të ulëta që ta intepretojnë ligjin ashtu sikurse thotë kjo gjykatë. Gjykoj se është politike pasi janë po këta gjyqtarë të Gjykatës së Lartë që kanë firmosur këtë vendim unifikues alogjik që kanë dhënë me qindra vendime pro ushtarakëve.

Por cilat janë argumentet kryesore më të cilat do të kërkojnë të drejtën e tyre në gjykatë?

Konduri: Amoraliteti i këtij vendimi që detyron të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë të gjykojë siç gjykon Gjykata Kushtetuese. Kërkojmë të bjerë kjo, gjykata do të gjykojnë siç është ligji. Për më tepër merr një vendim për një ligj që është shfuqizuar me kohë, nuk ka efekte prapavepruese. Kanë dalë të tjera ligje.Ushtarakët kërkojnë shkeljet e ligjit që i janë bërë nga viti 1999-2010. Me vendimin që mori u heq të drejtat ushtarakëve të kërkojnë të drejtat e shkelura në këtë periudhë.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Politika që tallet me gjuhën e një populli

Posted: 22 Aug 2017 11:51 AM PDT

Se shqiptarët e Maqedonisë janë edhe sot e kësaj dite në këtë gjendje, është meritë e liderëve dhe e partive të tyre, e jo e pathyeshmërisë së pushteteve të ndryshme etnocentrike maqedonase. Kurdo që partitë shqiptare ta kishin bllokuar…
Se shqiptarët e Maqedonisë janë edhe sot e kësaj dite në këtë gjendje është meritë e liderëve dhe e partive të tyre, e jo e pathyeshmërisë së pushteteve të ndryshme etnocentrike maqedonase. Kurdo që partitë shqiptare ta kishin bllokuar pjesëmarrjen në pushtet me kushtin e pranimit të gjuhës shqipe zyrtare, sistemi do të ishte dorëzuar, ndërhyrja e jashtme do të ishte e domosdoshme dhe lufta e panevojshme.

Dhe tash pas 25 vjetëve e kërkojnë dhe ndoshta e fitojnë këtë kusht minimal të njohjes së ndërsjellë, të aprovimit të shqipes si gjuhë zyrtare dhe pa pikën e turpit kërkojnë jo nga shqiptarët e Maqedonisë, por nga gjithë bota shqiptare t'iu duartrokasë për këtë (r)evolucion të madh.

Sjellje që vetëm një shpërbim meriton: të tallesh me ta njëherë e mirë dhe pastaj t'i vajtosh për gjendjen ku janë.

Dhe se edhe kjo puna me gjuhën mund të dalë një mashtrim eklatant i radhës, tregohet nga politika e qeverisë së re, respektivisht e Zaevit në segmente të tjera, por koherente në përballje me shqiptarët.

II.

Nga Qeveria e kësaj Maqedonie po vijnë lajme të dyzuara. Dy lajme që më shqetësuan shumë kanë të bëjnë me çështjet: me votën e Maqedonisë për Kosovën që ajo të jetë anëtare në UNESCO, dhe e dyta ka të bëjë me hezitimet për dygjuhësinë.

Asnjëherë nuk kam patur besim te njerëzit e BDI-së, sepse për 10 vjet nuk kanë ndërtuar koncept politik për Maqedoninë dhe për shqiptarët në Maqedoni. Ata janë një grup politik koniunktural që kanë përfituar nga gënjeshtrat për madhështinë e luftës dhe kanë qenë shërbëtorë të cilitdo kryeministër.

Duke marrë këto dy lajme jo të mira, po kuptoj se kjo qeveri e re, me BDI-në e vjetër nuk ka guxim ta ndërrojë temën e dialogut nacional. Kjo qeveri nuk do të mundësojë ndërtimin e një Maqedonie të re, një Maqedonie të emrit të ri dhe të realitetit të ri shoqëror dhe shumëgjuhësor.

Kjo qeveri ka vendosur opsione që kërkojnë përkufizim dhe hapësirë të re të nacionalizmit.

Kam shpresuar që kjo qeveri nuk kërkon armiq për të ekzistuar, që nuk jeton në mite, por zhvillohet me shtetin që jeton në gjuhë, libra shkollorë, Parlamentin Evropian dhe intregrimin e saj në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

Të qenit neutral ndaj Kosovës dhe të kërkosh sqarime për gjuhën në gjykatën kushtetuese dhe në Gjykatën e Venedikut, nënkupton të ndërtosh një nacionalizëm të sojit, i cili humb kuptimin në përkthim dhe i cili i lejon akëcilit, madje edhe vetvetes, të jetë qeveri pa qëllim dhe pa vetëbesim. Ose qeveri që tenton fajin për refuzimin, respektivisht thyerjes së fjalës, mashtrimin t'ia adresojë një instance abstrakte dhe pa emra konkretë.

Kështu shihet qartë mungesa e dëshirës së kësaj qeverie që të ofrojë vizionin e identitetit supranacional, dygjuhësor, multikulturor, mjaft të gjerë për të përfshirë edhe atë Maqedoni, e cila vjen nesër dhe e cila është emërues unik i përbashkët në zemrën e të gjithë qytetarëve.

Shpresoja dhe kërkoja që kjo qeveri meriton që bashkësia ndërkombëtare ta kuptojë dhe ta pranojë, jo si nxënëse të mirë ose të keqe, por si një mundësi e re dhe shembull i cili është më se i nevojshëm në këtë kohë. Por jo. Gjestet e para nuk mjaftojnë.

Çështja është: çka po tregon kjo qeveri gjysmë e re dhe gjysmë e vjetër? Asgjë të re deri më tash. As guxim sa ajo e vjetra nuk po tregon.

Me neutralitetin ndaj UNESCO-s dhe me lënien pezull të ligjit për dygjuhësinë, për faktin se s’kanë guxim veprimi, kjo qeveri s’e ka fuqinë e saj që të tregojë çka është Ballkani në paraqitjen e tij më të mirë për Maqedoninë dhe çka është Maqedonia për Evropën në paraqitjen e saj të re.

Kjo qeveri dhe BDI-ja brenda nuk po lënë hapësirë që shqiptarët të jenë patriotë të shtetit, i cili është atdheu i vetëm dhe i tyri gjithashtu. Shqiptarët të cilët e duan gjuhën dhe të cilët e pranojnë Maqedoninë për shtëpi të veten, të jenë shtetas të barabartë të atdheut, të cilin e respektojnë dhe të ardhmen e të cilit duan ta ndërtojnë.

III.

Kështu janë shumica e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët nuk duan të luajnë lojëra politike, por të ndërtojnë për vete dhe për familjet e tyre atdheun me të cilin do të krenohen. Përkundër kërcënimit të përhershëm të frikës nacionaliste nga të gjitha anët, ata ndihen si pjesë e kësaj Maqedonie dhe duan të besojnë në të ardhmen e saj. Ata janë një mundësi e pashfrytëzuar, energji pozitive, e cila pret të lirohet dhe të krijojë shtetin për shtati të qytetarëve, e jo të votuesve.

Ndërsa në momentin kur të gjithë faktorët politikë në qeveri duhet balancuar ndërmjet interesave afatgjatë dhe sfidave të populizmit, nuk po shoh lider i cili dallon madhështinë e momentit dhe e udhëheq Maqedoninë në të ardhmen, të cilën e meriton.

Qeveria e sotme është dashur ta ketë një njeri dhe një patriot të Maqedonisë së re! Duhet të jetë trim për të zbërthyer të vërtetën në realitetin e mendjeve nacionaliste.

Nacionalistët nuk mund të kuptojnë argumentin e shumëgjuhësisë. Por partitë që po udhëheqin sot Maqedoninë nuk po kuptojnë se ajo të cilën duhet ta bëjnë dhe që bëhet më e vlefshme në Maqedoninë dygjuhëshe, dhe me pranimin ndërkombëtar fitojnë kontestin e ri, më të madh dhe më të fuqishëm, për qeverisje të lehtë dhe pa problem.

Sepse kjo Maqedoni tashmë po krijohet dhe ekziston, por zëri i kesaj qeverie nuk dëgjohet sa duhet, e shurdhon zhurma dhe tërbimi i interesave partiake dhe realitetit të manipuluar me nacionalizma. Është pritur shumë se qeveria e Zaevit do të bëjë zgjidhje pa frikë dhe të bëhet zë i kësaj Maqedonie të re, të ndryshuar, më racionale dhe më të pjekur. Por, ecën aq ngadalë dhe pafuqishëm sa bëhet ndjeshëm moçal politik, ende pa filluar mirë punën. Nuk ka asnjë shans, me këtë logjikë të dyzuar, që kjo qeveri të jetë forca e ndryshimit reformator. Edhe për faktin se e dinë qartë se është koha e fundit për të shfrytëzuar momentin që përsëri të bëhen të tillë dhe të sigurojnë mundësi që historia t’i mbajë mend kështu. Po nuk mund të befasosh askë në Maqedoni me BDI-në e stërkequr.

Zaev dhe Aliu nuk e kanë kuptuar se momenti nuk është i rëndomtë, është momenti kur historia thyhet, e ata nuk po zgjidhin anën e cila nuk paraqet fillimin e fundit, por fillimin e një Maqedonie të re.

Aliu dhe Zaev as që po tregojnë guxim që ta ndërrojnë temën e dialogut nacional. Të mundësojnë ndërtimin e një Maqedonie të re, një Maqedonie të emrit të ri dhe të realitetit të ri shoqëror dhe gjuhësor.

Me nacionalistët e të gjitha opsioneve po kërkojnë përkufizim dhe hapësirë të re të nacionalizmit. Të atillë që kërkojnë armiq për të ekzistuar. Duke qenë të tillë, ata kanë refuzuar që në fillim që të kenë një nacionalizëm të atij soji, i cili nuk humb kuptimin në përkthim dhe i cili i lejon akëcilit, madje edhe vetvetes, të jetë qytetar i botës.

Ajo që bëri përshtypje ishte populizmi deklarativ për dygjuhësinë. Thuajse e kanë gjetur një koncept të veçantë dygjuhësor. BDI, pa pikë turpi proklamoi si sukses të saj dygjuhësinë.

Po vazhdon sundimin me gënjeshtër duke përzgjedhur rrugën më të lehtë të nacionalizmit dhe populizmit, të cilën Maqedonia do ta paguajë me një gjeneratë tjetër të indinjatës dhe mungesës së shpresës.

Kjo BDI dhe LSDM-ja, tash, s’po bëjnë tjetër, vetëm po krijojnë momente refuzimi, të cilat bëjnë që të rinjtë dhe të aftët të jenë në gjendje ta duan Maqedoninë vetëm me nostalgji, diku larg, duke ndërtuar shtete të tjera, të huaja.

Edhe diçka mbi Zaevin.

IV.

Analfabetizmi më i keq nga të gjitha llojet është analfabetizmi politik. Është një përshtypje që kryeministri i Maqedonisë bashkë me Ali Ahmetin po shohin vetëm veten. Nuk shohin maqedonasit. Nuk e shohin as shoqërinë përreth.

BDI-ja vazhdon të përfaqësojë me përulje dhe me persona analfabetë politikë. Ata nuk dëgjojnë, nuk flasin dhe nuk marrin pjesë në ngjarjet politike. Nuk e dinë se kostoja e jetesës, çmimi i fasules, peshkut, miellit, qerasë, këpucëve, ilaçeve, varet nga vendimet politike.

Këta njerëz të BDI-së po harrojnë që me 15 vjet në pushtet nuk e dinë se nga mosdija e tyre politike lind prostitucioni, fëmijët e braktisur, dhe hajnat e sojit më të keq: politikanët e këqij, të korruptuar dhe të blerë nga kompanitë lokale dhe nga idiotët lokalë, të cilët mendojnë se janë patriotë.

Një nga ata është shqiptar, i cili nuk ka bërë asgjë për shqiptarët e tij. Po as ky kryeministri i ri nuk ka bërë asgjë më shumë. Me këta nuk do të ketë as shtet e as dygjuhësi. Ata janë produkt i të gjithë atyre që kërkojnë tri gjëra. Të mos ekzistojë Maqedonia, të mos ketë maqedonas, të mos ketë histori dhe sa më shumë shqiptarë të shpërngulur dhe ata që mbesin të jenë më parë islamë e pastaj shqiptarë.

Nuk po gjejmë BDI që e mendon të ardhmen e vet. Ka BDI që mendon vetëm për feudin e vet. Ka shqiptarë që mendojnë për Maqedoni. Ka maqedonas që mendojnë për të ardhmen. Nuk ka në qeveri të Maqedonisë të atillë që mendojnë për shqiptarë, e as nuk ka në qeveri të Zaevit që mendon për Maqedoninë. Mendojnë vetëm për një pjesë të saj.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more