Skip to main content

Ora News: “Në Hjuston edhe 20 familje shqiptare të prekura nga uragani. Humbën gjithçka” plus 9 more

Ora News: “Në Hjuston edhe 20 familje shqiptare të prekura nga uragani. Humbën gjithçka” plus 9 more


Në Hjuston edhe 20 familje shqiptare të prekura nga uragani. Humbën gjithçka

Posted: 29 Aug 2017 11:56 PM PDT

Uragani që ka goditur Hjustonin ka prekur edhe të paktën 20 familje shqiptare.

Ambasadorja shqiptare në Amerikë Floreta Faber informon përmes një postimi në facebook se “janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrembyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë.”

Duke shpresuar thellësisht që të gjithë të mbeten jashtë rrezikut për jetën, ambasadorja e SHBA-së i inkurajon të ndihmojnë njëri tjetrin.

Qyteti i Hjustonit është akoma nën kërcënimin e faktorëve të natyrës, por edhe nën gjëndje emergjence për arsye të rritjes së kriminalitetit në qytet. Ju inkurajoj të bëni atë që shqiptarët bëjnë më mirë, të qëndroni sa më afër dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!

Në Hjuston komuniteti shqiptar përbëhet nga 500-600 familje.

Ambasada ka vënë në dispozicion edhe kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.washington@mfa.gov.al dhe numri i emergjencës 202.758.9526 që janë të hapura për cdo informacion apo për t'u lidhur me familjarët.

“Do ju vëmë në dispozicion të gjitha sa ne kemi mundësi.

Jemi me mendje dhe me zemër bashkë me Ju!” e mbyll postimin e saj ambasadorja shqiptare në SHBA

 

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zbulohet vera 6000 vjeçare në Itali

Posted: 29 Aug 2017 11:54 PM PDT

Studiuesit kanë gjetur mbetje të verës në një shpellë në Siçili. Vera është 6000 vjeçare dhe i përket mijëvjeçarit të katërt p.e.s. Një ekip kërkimor nga Universiteti i Floridës së Jugut kanë zhvilluar teste në një qyp antik të gjetur në shpellë dhe u zbulua se përmbante gjurmë të verës.

Ky zbulim është i rëndësishëm pasi janë gjtur mbetjetet e verës më të hershme në të gjihë parahistorinë e Gadishullit Italian.

Qypi i madh përmbante acidin tartarik dhe kripën të natriumit që janë përbërës të rrushit dhe verës. Ena prej bakri është më shumë se 6000 vjeçare duke e bërë atë verën më të vjetër italiane të njohur dhe një nga dëshmitë më të vjetra të prodhimit të verës në botë.

Vera më e vjetër në botë u zbulua në Armeni, sipas National Geographic, dhe ishte gjithashtu rreth 6,000 vjeçare. Megjithatë ekspertët thonë se prodhimi i parë i verës në botë daton që nga koha neolitike deri në 10.000 vjet më parë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dua Lipa “çmend” fansat me bikini në Capri

Posted: 29 Aug 2017 11:22 PM PDT

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka 'çmendur' fansat ndërsa ekspozoi trupin e saj e veshur me bikini në Capri.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me këngën më të fundit "Neë Rules" ajo ka vendosur të pushojë në brigjet e Italisë.

E veshur me bikini 22-vjeçarja tregoi format e saj të tonifikuara dhe duket mjaft tërheqëse.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një “Siri” e re po ndodh në një tjetër vend të botës! Vrasje edhe të fëmijëve

Posted: 29 Aug 2017 11:08 PM PDT

Ajo që po ndodh në Mianmar është një tragjedi e vërtetë dhe pamjet e tmerrit janë kapur edhe nga satelitët.

Ushtria vendase ka nisur një ofensivë të gjerë kundër popullsisë myslimane të vendit dhe pamjet satelitore sipas Al Jazeera, kanë kapur të paktën 10 zona të zjarreve të gjera në shtetin Rohingya, e banuar kryesisht nga myslimanët.  

Banorët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë akuzuar ushtarët për të shtëna me armë pa dallim ndaj burrave, grave dhe fëmijëve të armatosur, ndërsa kryejnë edhe sulmeve zjarrvënieje.

Megjithatë, autoritetet në Myanmar thonë se afër 100 vetë janë vrarë që nga e premtja kur ushtarët e armatosur, nisën një bastisje para agimit në paraburgimet e policisë në rajon.

Autoritetet e Myanmar thonë se në Rohingya “terroristët ekstremistë” po i vënë zjarret gjatë luftimeve me trupat qeveritare, ndërsa Rohingya ka fajësuar ushtarët që janë akuzuar për kryerjen e vrasjeve pa gjyq.

Në zonë, as fëmijët nuk kursehen nga vrasjet.

“Qeveria e Birmanisë duhet të japë qasje për monitoruesit e pavarur për të përcaktuar burimet e zjarreve dhe për të vlerësuar akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut”, tha Human Rights Watch (HRW) në një deklaratë të martën.

Zona e përgjithshme në të cilën u gjetën djegie ishte 100 kilometra në gjatësi, përafërsisht pesë herë më e madhe se zona ku djegiet nga forcat e sigurisë të Burmës gjatë tetorit dhe nëntorit 2016, tha Human Rights Watch.

Në atë periudhë, të dhënat nga grupi sugjeruan se rreth 1,500 ndërtesa u shkatërruan.

“Këto të dhëna të reja satelitore duhet të shkaktojnë shqetësim dhe veprim të shpejtë nga donatorët dhe agjencitë e OKB-së për të nxitur qeverinë e Birmanisë të zbulojë shkallën e shkatërrimit të vazhdueshëm në shtetin Rakhine,” tha në një deklaratë Phil Robertson, zëvendës drejtori i AZHR.

Mbretëria e Bashkuar kërkoi të martën të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar për viktimat civile në masë, pas bastisjeve nga forcat e sigurisë të Myanmarit kundër luftëtarëve Rohingya.

“Mbretëria e Bashkuar kërkon mbledhjen e OKB-së për situatën në Birmani nesër. Nevoja për të adresuar çështjet afatgjata në #Rakhine, kërkojnë përmbajtje nga të gjitha palët,” shkroi në Twitter, Matthew Rycroft, ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB.

Rreth 9 mijë myslimanë të Rohingya, disa shumë të sëmurë dhe të frikësuar për jetën, kanë ikur nga shtëpitë e tyre, duke i shpëtuar dhunës më të keq në të paktën 5 vitet e fundit, shkruan Reuters. Mijëra të tjerë janë të mbërthyer në kufirin me Bangladeshin ose po përgatiten për të mbërritur atje.

Qeveria nga ana tjetër ka evakuuar vetëm budistët, që përbëjnë shumicën e vendit.

Kombet e Bashkuara, ndërkohë që dënonin sulmet, i kërkuan Mianmarit për të mbrojtur jetët civile pa diskriminim dhe apeloi që të liheshin civilët të shkonin në Bangladesh.

“Situata është shumë e tmerrshme, shtëpitë po djegin, të gjithë njerëzit ikën nga shtëpitë e tyre, prindërit dhe fëmijët janë ndarë, disa janë humbur, disa janë të vdekur”, tha Abdullah, 25 vjeç,  nga fshati Mee Chaung Zay në rajonin Buthidaung për Reuters me telefon, duke luftuar për të mbajtur lotët e tij.

Trajtimi i rreth 1.1 milion myslimanëve në Rohingya në Myanmar është bërë sfida më e madhe për udhëheqësin kombëtar Aung San Suu Kyi, e cila është akuzuar nga kritikët perëndimorë se nuk ka folur në emër të një pakice që kanë kohë që janë ankuar për persekutim.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Google ju ka regjistruar. Ja se si t’i fshini file-t

Posted: 29 Aug 2017 10:52 PM PDT

Ju ndoshta e dini se Google ruan gjurmët e gjithçkaje që shtypni në dritaren e kërkimit, ashtu sikurse skanon email-in tuaj për të "analizuar përmbajtjen".

Por ajo që ju nuk mund të mos e dini, është se Google ju ka regjistruar edhe ju, siç shkruan Guardian. Regjistrimi nuk është se kryhet domosdoshmërisht në mënyrën e NSA-së, për të cilën Eduard Snouden ka folur qartë. Megjithatë, nëse i keni përdorur tiparet e kontrollit të zërit të Google (zakonisht e keni bërë pasi thoni "OK Google"), gjithçka që keni folur në këtë shërbim është regjistruar. Për fat të mirë, Google ju lejon ta dëgjoni vetë dhe ta pastroni atë histori.

Nëse vizitoni faqen e Historisë së Google dhe shkoni te butoni Aktiviteti i Zërit dhe Audios (Voice & Audio Activity), mund të dëgjoni atë që keni kërkuar nga Google dhe të fshini të gjitha file-t. Ju gjithashtu mund të ndryshoni cilësimet për t'u siguruar që nuk ju regjistron përsëri. Ka pasur sugjerime se Siri i Apple dhe Cortana i Microsoft kanë regjistruar edhe ato që thonë përdoruesit – por me sa duket nuk ka asnjë mënyrë për t'i fshirë ato regjistrime.

Amazon Echo supozohet se është gjoja më i keqi i të gjithë këtyre shërbimeve, duke parë që regjistrimi është në qendër të gjithçkaje që bën.  Megjithatë, mund të pastroni historinë edhe tek Amazon Echo. /Bota.al

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Venezuelë, gjyq për tradhti krerëve të opozitës

Posted: 29 Aug 2017 10:47 PM PDT

Asambleja e re në Venezuelë e dalë nga zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës, ka votuar që krerët e partive opozitare të përfundojnë në gjyq për tradhti.

Asambleja tha se do të ndjekë të gjithë ata që akuzohen për mbështetje ndaj sanksioneve ekonomike të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit. Uashingtoni miratoi masat javën e kaluar në përgjigje të asaj që e quajti “diktaturën” e presidentit Nicolás Maduro.

Presidenti Maduro ka akuzuar SHBA-në se po provokon ekonominë e Venezuelës në mes të një krize ekonomike në vazhdim.

Të martën, anëtarët e Asamblesë miratuan njëzëri një dekret duke bërë thirrje për hetimin e “tradhtarëve” të cilët mbështetën sanksionet ekonomike, por nuk përmendën njerëz të veçantë.

Asambleja përbërëse, e cila përbëhet nga mbështetës të qeverisë, mori pushtetin e parlamentit të udhëhequr nga opozita më parë këtë muaj.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Takimi Thaçi-Vuçiç, fazë e re e dialogut Kosovë Serbi?

Posted: 29 Aug 2017 10:26 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen këtë të enjte më (31.08) në Bruksel, me ftesë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kjo e fundit e konfirmoi takimin që për qëllim ka vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, të filluar tash e gati pesë vjet më parë.

"Mendoj se mundemi që deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian 2014 – 2019 të arrijmë qëllimin në kërkim të hapave konkret dhe të rëndësishëm për secilin nga partnerët tanë ballkanikë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Pavarësisht disa momenteve të vështira gjatë këtij viti, vendet partnere të Ballkanit kanë dëshmuar vullnetin dhe dëshirën për përparime në rrugën drejt BE-së", deklaroi Federika Mogherini në një fjalim të saj para ambasadorëve të vendeve të BE-së.

Modalitete për marrëveshje përfundimtare

Mediet në Prishtinë dhe Serbi shkruajnë se "në takimin e së enjtes pritet të diskutohet rreth modaliteteve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të kishte obligime ndërkombëtare". Për një fazë të re të dialogut Kosovë Serbi ka kohë që flet edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thotë se "ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë një marrëveshje përfundimtare të pajtimit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqic, janë takuar së fundmi në fillim të korrikut në Bruksel, kur të dy ishin pajtuar për një fazë të re të dialogut ndërmjet dy vendeve, ku do të futeshin edhe grupet punuese të cilat do të përgatisin hyrjen e procesit në këtë fazë.

"Në takimin që kishim me zonjën Mogherini jemi pajtuar që të ketë një fillim përgatitor për fazën e re të negociatave në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që do të çonte drejt një normalizimi dhe pajtimi mes vendeve dhe popujve tanë", pati deklaruar presidenti Thaçi, shkruan Deutsche Welle.

Vuçiq: Dialog substancial

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte deklaruar se "dialogu do të vazhdojë në Bruksel, por jo vetëm dialogu që merret me temat e caktuara, por, të kemi edhe dialog substancial rreth asaj se si i shohim ne marrëdhëniet tona pas disa vjetësh". Takimin e se enjtes që do të zhvillohet në Bruksel, ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit, mund ta komplikojë arrestimi nga policia e Kosovës i një serbi të dyshuar për krime lufte.

Bogdan Mitroviq, 74 vjeçar nga Sopia e Suharekës u arrestua dje nga Policia e Kosovës  gjatë vizitës së tij në një kishë afër Mushtishtit. Policia e Kosovës, njoftoi se Mitroviq, është dërguar në mbajtje për 48 orë.  Mediet serbe thonë se Bogdan Mitroviq, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për krime lufte ndaj popullatës civile.

Vuçiq do të flasë për Mitroviq

Këtë rast e komentoi edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili tha se në Bruksel ai po shkon të flas edhe për rastin e Bogdan Mitroviqit, sepse siç tha ai "merakoset për të". "Prishtinës do t'i dhembë koka nga pyetjet tona. Jam shumë i interesuar të di se çka do të thonë miqtë tanë ndërkombëtar për këtë rast", citojnë mediet në Serbi, Aleksandër Vuçiq.

Marrëdhënia Kosovë-Serbi – dhe historiku i dialogut

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nisi në mars të vitit 2011, ndërsa, marrëveshja për përmirësimin e raporteve u nënshkrua me 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrave të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Njëra ndër pikat me kryesore të marrëveshjes ishte lëvizja e lire e njerëzve dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe. Kjo e fundit akoma nuk është jetësuar për faktin që Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se me këtë marrëveshje shkelet Kushtetuta e Kosovës. Serbia këmbëngulë në jetësimin e kësaj marrëveshje, madje  në disa raste e ka vënë edhe kusht për vazhdimin e dialogut.

Gazeta serbe Danas, për takimin e se enjtes, shkruan se "Pritet një ndryshim i përshpejtuar i formatit të bisedimeve, Kosovë-Serbi". "Siç njoftoi delegacioni i BE-së në Serbi, ata do të shkëmbejnë mendime për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së arritur në korrik në lidhje me fillimin e përgatitjeve për një fazë të re të dialogut", shkruan gazeta serbe Danas.

Analisti serb Dusan Janjiç, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike, sipas kësaj gazete, thotë se 'takimi i së enjtes do të jetë një nga mbledhjet përgatitore për fazën e re të dialogut të Brukselit".

Sipas tij, "në disa takime të ardhshme do të përcaktohet forma dhe tema për negociata të mëtejshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës" dhe kjo fazë përgatitore do të zgjat deri në fund të vitit 2017 ose në fillim të vitit të ardhshëm. /Dw/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

George Clooney si baba dhe aktor në projektin për Amerikën e Trump

Posted: 29 Aug 2017 01:52 PM PDT

Shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e George Clooney që kur erdhën në jetë binjakët e tij në korrik. Ndërsa përgatitet për projektin e tij 'Suburbicon', disa rituale janë të njohura për të.

"Unë thjesht duhet të pastroj të vjellat nga kostumi im. Para ishte ushqimi im, ndërsa tani është i fëmijëve. Kështu që gjithcka do funksionojë," – tha ai për kujdesjen e fëmijëve në një intervistë të AP.

Është një kapitull i ri për 57-vjecarin por me disa lëvizje të vjetra. Filmi 'Suburbicon' do shfaqet me 27 tetor dhe do shfaqen tensioneve të errëta racore të viteve 1950 që është e rëndësishme për Amerikën e Donald Trump.

"Ideja kryesore është që të zgjedh betejat dhe gjithmonë më ka pëlqyer kjo gjë," – tha ai duke shtuar se do jetë film që ka shumë zemërime, por që do ta bëjë ndër më të suksesshmit në vjeshtë.  

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Vezë, djathë, domate”, Berisha: Ushtria në dietë betejë me zjarret

Posted: 29 Aug 2017 01:41 PM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në fb trajtimin ushqimor që po u bëhet ushtarakëve të angazhuar në misionin e shuarjes së zjarreve gjatë këtij sezoni vere e që nuk kanë qenë të pakta.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Thirrje për një Gjykate të posaçme për luftimin e korrupsionit

Posted: 29 Aug 2017 01:35 PM PDT

Përfaqësues të organizatave që mbikëqyrin dhe vlerësojnë punën e sistemit gjyqësor në Kosovë, bënë thirrje sot për themelimin e një Prokurorie dhe Gjykate të Posaçme për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto thirrje u bënë në një konferencë të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ku u tha se mungesa e rezultateve të luftës kundër këtyre dukurive e bënë të pashmangshme themelimin e mekanizmave të tillë.

Betim Musliu nga ky institut tha se për të themeluar dy institucionet e reja të pavarura do të duhej të ndryshohet edhe kushtetuta e Kosovës dhe për këtë, sipas tij, duhet edhe vullnet politik. Zoti Musliu tha se këto dy institucione fillimisht do të duhej të kishin një mandat pesë vjeçar me mundësi të vazhdimit.

"Legjislatura e ardhshme do të duhej të shprehte vullnet politik dhe ky vullnet së pari duhet të reflektonte në ndryshimin e kushtetutës e cila do t'i mundësonte përmes një amandamenti krijimin e kësaj prokurorie dhe gjykate të posaçme dhe më pas do të duhej që kjo prokurori të përcaktonte qartë të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë si institucion i pavarur", tha ai

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit do të merrej me krimin e organizuar, me korrupsionin e zyrtarëve dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare dhe po ashtu në kuadër të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike. Sipas këtij instituti, këta tri kapituj mbesin problem për prokurorinë e shtetit që të zhvillojë hetim të pavarur dhe që të ngritë aktakuza që janë të qëndrueshme dhe të cilat arrijnë të provohen në gjykata.

Zoti Musliu thotë se e gjithë puna e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme do të duhej të ishte e pavarur dhe larg sistemit aktual të drejtësisë.

"Të gjithë procesin e rekrutimit të policëve hetues, të prokurorisë së posaçme, të gjykatës së posaçme ku do të jenë prokurorët dhe gjykatësit, duhet ta përfundoj si proces në tërësi ambasada amerikane dhe po ashtu Britania e Madhe. Vetëm në këtë formë do të mundësohet që pa ndërhyrjen e vendorëve të kemi prokurorë dhe gjykatës që kanë integritet të plotë që janë të guximshëm dhe profesional për të shërbyer në këtë prokurori", tha ai.

Ai tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është duke e luftuar korrupsionin.

"Lufta e vërtetë kundër korrupsionit sot për sot nga ana e institucioneve të drejtësisë është duke u bërë vetëm përmes statistikave dhe të një retorike të zakonshme e cila përfundon me një blof publik që është një mashtrim i madh, por që realisht, korrupsioni i vërtetë nuk është duke u ndjekur fare", tha ai.

Organizata të shumta ndërkombëtare dhe ato vendore thonë se këto dukuri kanë shtrirje të thellë në Kosovë. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkaq përfshihet në kriteret kryesore që Kosova duhet të përmbushë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. /VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more