Skip to main content

Ora News: “Lushnje: I zënë pritë, i rrahin dhe bëjnë për spital tre të rinj” plus 9 more

Ora News: “Lushnje: I zënë pritë, i rrahin dhe bëjnë për spital tre të rinj” plus 9 more


Lushnje: I zënë pritë, i rrahin dhe bëjnë për spital tre të rinj

Posted: 27 Aug 2017 11:37 PM PDT

Një i ri 18-vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe dy të tjerë janë dhunuar mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Shkalla e Garunjasit” në fshatin Ballagat të Lushnjes.

Tre djemtë udhëtonin në një mjet tip Volksvagen Turan, kur janë ndaluar me dhunë nga dy persona dhe janë qëlluar me mjete të forta.

Njëri prej tyre ka marrë edhe një plagë plumbi në bark. Tre të lënduarit jane Amarildo Shabani 18 vjeç, Daniel Salliu 18 vjeç dhe Florenc Pushka 20 vjeç nga fshati Gjocaj i Peqinit. Amarildo Shabani është prekur nga cifla e një plumbi në rikoshete e qëlluar nga një arme tip kallashnikov.

Shabani është jashtë rrezikut për jeten ashtu si dhe dy shokët e tij, por per mjekim më të specializuar është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Duket se grabitësit kanë pasur si qëllim të marrin mjetin e tyre pasi viktimat e dhunës kanë deklaruar para oficereve te policisë se janë ndjekur nga dy persona që udhëtonin me motoçikletë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur autorët ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gëzhojën e një fisheku model 54 dhe disa mbetje të sendeve me të cilat janë goditur të plagosurit.

Policia nuk ka ende një version të saktë për ngjarjen.

Lushnje, zene prite

Ne foto: Vendi ku zune prite te rinjte

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndërton “avionë dhe aeroport” në oborrin e shtëpisë

Posted: 27 Aug 2017 11:27 PM PDT

Një pilot i dalë në pension ka shpenzuar më shumë se 100.000 pound dhe 5 vite për të ndërtuar 2 simulatorë avionësh dhe një helikopter në oborrin e shtëpisë së tij.

Kenneth Mockford ka përdorur të gjithë kohën e lirë në ndërtimin e dy Boeing 737 dhe helikopterin Lynx

Avionët dhe helikopetri simules kanë sendiljet në pjesën e kabinës, një sallë pritje, kontrollin e pashaportës.

Pra çdo gjë ngjan me një aeroport dhe avionë të vërtetë të ndërtuar në 3D, duke u ofruar mundësi edhe pilotëve të rinj të trajnohen ma anë stimulatorëve të tij.

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përmbytjet epike katastrofike godasin Teksasin

Posted: 27 Aug 2017 11:15 PM PDT

Qyteti amerikan i Hjustonit është në kthetrat e stuhisë më të madhe në historinë e shtetit të Teksasit, thonë meteorologët.

Më shumë se 75cm shi ka rënë në pjesë të qytetit këtë fundjavë, duke shndërruar rrugët kryesore në lumenj dhe duke e bërë të pamundur qarkullimin përveç se me barka.

Qyteti pritet të ketë reshjet e tërë vitit brenda një jave. Qindra rrugë janë mbyllur në të gjithë qytetin, spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz janë pa energji elektrike.

Ka pasur një raund të ri mbylljesh shkollash dhe të gjitha operacionet komerciale të fluturimit nga dy aeroportet kryesore të qytetit janë ndalur deri në një njoftim të mëtejshëm, pasi pistat janë përmbytur plotësisht. Deri në 2,000 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet brenda dhe përreth Houston, pasi stuhia tropikale "Harvey" vazhdon të godasë Teksasin me shira të fortë. Helikopterët po përdoren për të marrë njerëzit nga çatitë.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott i tha medias se nuk mund të konfirmonte raportet për disa vdekje të lidhura me stuhinë.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) thotë se kushtet janë “të pashembullta”.

Ajo tha se kishte një “emergjencë të shpejtë të përmbytjeve” në të gjithë zonën e Metro Houston, me udhëtime afër pamundësisë. Shumë streha të përkohshme janë hapur, duke përfshirë edhe një qendër kongresesh.

Një grua postoi një foto në internet të dy aligatorëve në oborrin e saj të pasmë, ndërsa fotot e tjera tregojnë njerëzit me ski uji afër qendrës së qytetit.

Ashtu si Houston, qyteti ishull i Galveston u godit gjithashtu nga “përmbytjet epike katastrofike” gjatë natës, shtoi NWS.

Një shtëpi e përmbytur në Dickinson, Galveston County, është raportuar të jetë evakuuar me helikopter, pasi një imazh i disa grave të moshuara të ulur në një sallë pritjeje në ujërat e thella u shndërruan në virale në mediat sociale.

A do të përkeqësohet stuhia?

Uragani dhe rrugët ujore që kalojnë në zonën e Hjustonit janë rritur vazhdimisht që nga koha kur "Harvey" goditi zonën të premten.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqiptari habitet kur policia e gjen duke grabitur, plagos dy karabinierë

Posted: 27 Aug 2017 10:56 PM PDT

Një 36 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi në bashkëpunim me një tjetër person ka grabitur një apartament në rrugën "Carlo Linneo" në Parioli pranë Romës.

Ishin banorët e zonës ata që lajmëruan policinë dhe i habitur nga ardhja e karabinierëve, shqiptari ka reaguar me dhunë ndaj tyre.

Të paktën dy banesa ishin grabitur në zonë duke marrë sende ari dhe argjendi. Policia gjeti dy çanta të mëdha me sendet e grabitura nga të dyja banesat.

Ata ishin në gjendje për të shqyer derën kryesore, por për fat të mirë banorët kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë dhënë alarmin.

Policia ka konstatuar edhe një makinë e përdorur nga hajdutët për të arritur në destinacion, çelësat e së cilës u gjetën në xhepin e të arrestuarit.

Makina ishte vjedhur në Romë më 15 korrik.

Gjatë operacionit të arrestimit, dy karabinierë kanë mbetur me lëndime, njëri prej të cilëve ka ndrydhje të dorës së djathtë, ndërsa tjetri dyshohet se ka pësuar thyerje të rruazës.

36 vjeçari shqiptar është arrestuar edhe vitin e shkuar. Ai ka përfunduar në burgun e Regina Coeli.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Intensifikohen përpjekjet për marrëveshje VV-LDK

Posted: 27 Aug 2017 10:30 PM PDT

Takime intensive në tentim për t'i bashkuar forcat do të fillojnë që nga e hëna e kësaj jave mes koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan sot "Koha Ditore".

Eksponentë të këtyre dy subjekteve tashmë kanë caktuar përfaqësuesit e tyre që do të bëjnë përpjekje për t'i përafruar qëndrimet programore, në përpjekjen për të fituar shumicën parlamentare, gjë të cilën nuk ka arritur që ta bëjë për gati tre muaj fituesi relativ i zgjedhjeve të qershorit, koalicioni PAN.

Megjithatë, kjo nuk pritet t'i japë fund krizës politike as këtë javë.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një qeveri për vete!

Posted: 27 Aug 2017 03:33 PM PDT

Edi Rama ka ndërtuar një qeveri të parashikueshme, bazuar tek nevoja për të përfaqësuar partinë tek njerëzit e suksesshëm të saj dhe tek fasada si taksë e Edi Ramës.

Tre "musketjerët" e qeverisë, duket se janë Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe Blendi Klosi, të cilëve u ka dhënë më shumë se gjysmën e qeverisë së kaluar në duar, bazuar në suksesin e tyre elektoral dhe qetësinë që i krijojnë në punë me të.

Të tre ish ministrat që kanë thuajse gjithë pushtetin, janë figura luajale me shumë faktorë politikë brenda PS dhe jashtë saj, janë shumë familjarë me botën e biznesit, përfshi dhe dhe oligarkët e mëdhenj të Shqipërisë dhe të lidhur me shumë fije dhe me botën e shtypit.

Përtej kësaj, secili më vete ka dhe tiparet e tij. Gjiknuri është një makinë elektorale, dhe zyrtar që mban ngarkesë të lartë pune. Klosi është një personazh shumë i pranuar brenda PS, që po ashtu ka përballuar një betejë elektorale të vështirë përballë LSI në Berat, ndërsa Ahmetaj është ndoshta i vetmi ministër që i heq frikën Edi Ramës nga bota e vështirë e financës dhe ekonomisë me lehtësinë që ka, "për të thënë, mirë të bëhet mirë".

Ai pati sukses të ndjeshëm në shifrat e financës dy vitet e fundit që mori Ministrinë e Financave, përmirësoi rritjen ekonomike, stabilizoi disa faktorë makroekonomikë dhe relaksoi raportet me FMN. Plus kësaj, ai i mbijetoi një beteje të paparashikuar elektorale në Kavajë, duke mbajtur PS në kuotat e saj, edhe pse rreziku për të humbur gjithçka ishte gati nga grryerja prej efektit "Rroshi" në Kavajë, që u pa me atë që ndodhi me Bashkinë.

Fatmir Xhafaj ishte i vetmi që dihej se ishte ministër dhe ka qenë ministër në hije dhe gjatë kësaj kohe që i ka përgatitur Edi Ramës skemën e re të organizmit të Ministrisë së Brendshme, duke u fokusuar shumë tek Vettingu i policisë, lidhjet e forta të policisë me komunitetin dhe përmirësimi i imazhit në bashkëpunimin me partnerët Perëndimorë.

Lindita Nikolla është rikonfirmuar jo vetëm për suksesin elektoral në Lezhë, por dhe faktin që ka kompletuar ndërkohë reformën në arsim duke e bërë atë funksionale dhe të prekshme për çdo student.

Niko Peleshi, i cili ishte në një farë mënyre një kancelar i qeverisë "Rama1", ka marrë përsipër Bujqësinë, sektorin më jetik të vendit dhe thuajse e vetmja shpresë që kemi për mbijetesë ekonomike. Dhe besoj që është zgjedhje e mirë.

Prurjet e reja në qeveri, të cilat në shumicë janë femra, duket se vijnë më shumë për shkak të skemës që Rama ka në kokë për barazinë gjinore, se sa për identitetin e tyre. Ato janë aty për të prodhuar lajm për barazinë gjinore më shumë se sa për të ofruar vlera surprizë, siç premtoi Rama në periudhën e torturës ndaj PS, kur nuk debatonte për emrat e mundshëm. Edhe pse Edi Rama do të hyjë në histori si politikani që ka promovuar më shumë femra në karrierën politike, ai po ashtu do të hyjë në histori, si politikani i sasisë dhe jo cilësisë. Ende nuk kemi një femër simbol të PS, që është produkt politik i Edi Ramës, siç ka pas mbetur nga pushteti i Nanos, Arta Dade apo Valentina Leskaj, apo nga Berisha, Topalli apo Bregu. Dhe kjo vetëm për shkak të vesit të tij për t'u foksuar tek sasia, por dhe tek mosdurimi për të vazhduar promovimin pasi bëhen të njohura. Sot imazhi I femrave që ka promovuar Edi Rama, janë drejtoreshat e tij, në tërësinë e tyre, të bukura, arrogante shpesh kokëboshe dhe nga pak hajdute. Askush prej tyre se ka luksin të mbetet aset politik. Nuk njoh ndonjë socialist qe voton PS për shkak të tyre. Thjeshtë drejtoresha që herë herë quhen dhe ministre.

Në tërësinë e saj kjo është një qeveri e cila i duhet Edi Ramës, pasi ka brenda saj mjaftueshëm njerëz që mbajnë ngarkesën e qeverisjes në stilin e tij dhe mjaftueshëm fasadë për t'u dukur dhe e bukur.

Rreziku i vetëm për Edi Rmaën në këtë qeveri, është se kjo është një qeveri tërësisht e tij, dhe i heq atij çdo alibi për dështimin e saj.

Asnjë qeveri prej vitit 1991, nuk ka qenë e gjitha e kryeministrit, sa është kjo. Berisha si më autoritari, prej vitit 2005 ka qeverisur me njerëz që nuk i ka dashur dhe nuk e kanë dashur. Fjala vjen ai ka pasur në qeveri, Genc Pollon, Genc Rulin, Arben Imamin, Nard Ndokën, Ferdinand Xhaferin e ndonjë tjetër që në fakt nuk e kanë dashur dhe ai e dinte këtë. Dhe ata janë sjellë paksa si ministra të pavarur brenda qeverisë. Në mandatin e tij të dytë kishte shtesë dhe ministrat e LSI.

Kjo është hera e parë që një kryeministër ka një qeveri për qejf të vet, duke ekspozuar dhe veset që mbartin qejfet e tij. Është e sigurt se qeveria ka lënë shumë të zhgënjyer brenda grupit parlamentar që natyrisht nuk kanë ndërmend të ngrejnë zërin, por e keqja është se mund të heshtin dhe kur qeveria të ketë nevojë për mbështetje. Ndaj është mirë që qeveria, por sidomos Edi Rama, të fillojë të mendojë t'i bëjë të gjithë të ndjehen të fituar dhe në pushtet. Sidomos brenda PS.

/Tema/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Majlindja Kelmendi merr një tjetër çmim nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Posted: 27 Aug 2017 03:10 PM PDT

Federata Ndërkombëtare e Xhudos shpall Majlinda Kelmendin si “xhudistja më e mirë e sotme”.

"Ju të gjithë e dini tregimin tim. Jam nga Kosova dhe kam fituar gjithçka, por ky çmim sonte për mua është Everesti" tha në fjalën e saj pas çmimit, Majlinda Kelmendi. Ceremonia u mbajt në Budapest.

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën përcolli një urim për vajzen kosovare e cila e bën krenar familjen, shtetin dhe kombin.

Është e sata herë që Majlinda Kelmendi, e bën krenar familjen, shtetin dhe kombin! Çmimi "Xhudistja më e mirë e sotme" nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, është edhe një sukses kulmor i Majlindës dhe i sportit të Kosovës në përgjithësi.
Ajo po na jep një shembull si lartësohet Kosova!
Me fat Xhudistja më e mirë sot, Majlinda Kelmendi.
RH”

 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Panucci vjen në Tiranë, nesër grumbullon kombëtaren

Posted: 27 Aug 2017 02:57 PM PDT

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci mbërriti në Tiranë pasditen e së dielës për të bërë nesër dhe grumbullimin  për dy ndeshjet e radhës eliminatore për botërorin Rusi 2018-të.

Me Lihteshtejnin ndeshja është më 2 shtator në “Elbasan Arena” dhe më 5 shtator me Maqedoninë në Strumicë.

Ky është grumbullimi i tij i parë si trajner i kombëtares shqiptare.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Berisha komenton ministrat e “qeverisë së Noriegës” e mesazhin pas Ruçit

Posted: 27 Aug 2017 02:39 PM PDT

Ish kryeministri Sali Berisha nuk mund të mos rrinte pa komentuar kabinetin e ri qeveritar por dhe emërimin e Gramoz Ruçit në postin e krytarit të Parlamentit.

Postimi i pare 

Qeveria e Norieges si lukuni e tepsise, bije e krimit, vjedhjes dhe kleptokracise!

Te dashur miq, Noriega sot njoftoi shqiptaret per emrat e qeveri-tepsise se tij, ne te cilen spikasin boset kryesore te korrupsionit dhe vjedhjeve te qeverise se mepareshme si:

Damjan Gjiknuri, mbi te cilin rendojne akuzat e vjedhjes dhe shperdorimit, se bashku me Ramen ne aferen e ÇEZ, e te pakten te 630 milione euro dhe dhjetra afera te tjera.

Mister Zho-Zho shperblehet per humbjen e Kavajes sepse ndane me Ramen, Olsin dhe familjaret e tjere fitime perrallore te lojerave te fatit, ne tatime, dogana dhe ne sistemin bankar.

Fatmir Xhafa, kryekumbar i klanit me te fuqishem te trafikut te droges, me kumbar vllaçko Agron Xhafen, te denuar tani se fundi me 20 vite burg nga gjykata e larte e Italise. 
Keshtu Noriega garantoi konsolidimin e narko-shtetit te tij!

Ditezi Bushati, perfaqesuesi me besnik i diplomacise se bllokmeneve hoxhist, i damkosur nga mediat nderkombetare si i vetmi minister i jashtem qe ne viziten e tij zyrtare ka shkuar ne shtepi publike djemsh ne Brazil.
Ai ka ngritur ne ministri nepotizmin e shkalles me te larte! Ditziun, Rama nuk e heq dot.

Niko Peleshin, ministrin e Kanabisit dhe plantacioneve te droges ne Shqiperine juglindore, Puke dhe gjetke!

Ndrikull Xhaçka, famoze per lidhjet e saj me boten e krimit dhe shperdorimet e medha me ndihmat me te varferit dhe vile nga parate e piramidave!

Ndrikull Manasterliu, famoze per vjedhjet, konçesionet dhe korrupsionin masiv se bashku me Beqen ne sistemin e shendetesise.

Ndrikull Nikolla, te ciles parate e vjedhura ne tendera dhe ryshfetet e universiteteve private i behen vile luksoze ne Lunder etj etj.

Ndrikull Kumbaro, qe u be deputete per te çuar ne vend amanetin e gjyshit por qe parate e ministrise i ndane me vllaçko Kumbaron!

Deshmitar i tepsi-qeverise, Ish kryeministri Majko!

Te dashur miq, siç e shihni kjo eshte qeveri-tepsia, bije e vjedhjes, krimit, trafiqeve dhe bllokut hoxhist. Ky eshte kabineti me i inkriminuar dhe me i korruptuar qe eshte instaluar ndonjeherr qe nga koha e diktatures gjer ne ditet e sotme! sb

Postimi i dyte

“Me emerimin e Ruçit ne krye te parlamentit, neo-bllokmeni Edi Rama mbron trashegimine e tij mizore familjare!

Te dashur miq, timonieri zgjodhi sot si zevendes timonier, ish ministrin e sigurimit te shtetit te diktatues hoxhiste, Gramoz Ruçin. Duke emeruar Gramoz Ruçin ne krye te legjislativit shqiptar, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama fyen e poshteron qindra mijra viktima qe perjetuan kalvarin e persekutimit, dhunes, torturave mizore, burgosjes, internimit, ejzekutimit, zhdukjes gjate diktatures te eterve mizor te tij.

Me kete akt, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama legalizon rikthimin e plote te xhelateve te sistemit diktatorial dhe deshmon se ai eshte krenar me te shkuaren e eterve te tij. Duke emeruar ne krye te parlamentit te vendit Gramoz Ruçin, ish ministrin e policise sekrete te diktatures hoxhiste, ne nje rast unik pas renies se perdes se hekurt ne Europen ishkomuniste, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama u thote qindra mijra viktimave te sigurimit terrorist te shtetit se ju keni merituar plotesisht barbarite, masakrat, toruturat, persekutimin, genocidin qe ky institucion kriminal i diktatures hoxhiste ushtroi per 46 vjet me rradhe ndaj tyre.

Duke vendosur ne krye te parlamentit Ish ministrin e sigurimit te shtetit, neobllokmeni Edvin Kristaq Rama i ka mbrojtur trashegimine e tij te zeze familjare. Ai i thote familjes se te ndjerit Havzi Nela, se i ati i tij Kristaqi ka vepruar drejte qe ka firmosur varjen publike te Havziut dhe ejzekutimin e shume te tjereve.

Me kete akt te pashembullt, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama iu shpall publikisht lufte qindra mijra viktimave te diktatures hoxhiste dhe mbare shqiptareve, qe me revolucionin e tyre demokratik paqesor te viteve 90, permbysen ne Shqiperi diktaturen e eterve te tij barbare.

Ju bej thirrje shqiptareve te behen gati per ti dhene sa me pare pergjigjen e merituar Edvin Kristaq Rames per kete akt poshterues ndaj tyre! sb

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artan Fuga: Opozita mbeti me gisht në gojë. T’a gëzojë qeverinë e re!

Posted: 27 Aug 2017 02:13 PM PDT

Akademiku Artan Fuga komenton kabinetin e ri qeveritar 'Rama 2'.

Përmes një statusi në facebook, Fuga shkruan se ishin  pak a shumë profile që priteshin ndërsa për PD-në thotë se mbeti me gisht në gojë.

Postimi i profesor Artan Fuges

Qeveria e re nuk duket jo e zakonshme. Pak a shumë profile që priteshin.

Problemi nuk është këtu.

Opozita që në vend të bënte fushatë elektorale dhe të shpaloste alternativa të tjera, çfarë priste???

Në vend të bënte opozitë ajo në fushatë bënte pakte “mossulmimi” dhe shpresonte e drithërohej për një qeveri me bazë të gjerë, hiç më pak shpresonte dhe ëndërronte nën dritën e hënës për një qeveri kompromisi PS- PD.

Ja rezultati i saj.

As opozitë, as qeveri e gjerë koalicioni.
Me gisht në gojë!

Le të zgjohet nga ëndërrat tani se i bën mirë!

Le të qartësohen ideologët dhe politikanët që e kërkonin këtë formulë, pa e kuptuar se politikisht jo vetëm ishte e pamundur, por edhe e dëmshme për ne qytetarët. Mbase jo për burokratët opozitarë.

Le të zgjohet edhe elektorati demokrat që i besoi lidershipit demokrat se po shkohej drejt një qeverie koalicioni si ajo e zonjës Merkel.

T’a gëzojnë edhe ata. Mirëmëngjes miq! U zgjuat???

Kur do pimë ndonjë kafe?

Ta gëzojnë edhe ata mijra militantë që u përkundën dhe u ngopën me lugë të zbrazët se në një qeveri koalicioni do të rizinin ndonjë vend pune në administratë. Nuk pranonin të zgjoheshin kur iu thoshe : Ore jeni në gjumë, pickojuni bre, ose keni pirë shumë birra!

Le të zgjohen edhe ata që duke qenë të dytët në lista deputetësh të opozitës shpresonin se të parët do të hynin në qeveri, Rama do t’i largonte si deputetë, dhe të dytët do të hynin në Kuvend. Qesharake, por e besueshme prej disa disave. Eh cfarë të bëjnë ëndërrat!!

Le të zgjohen dhe të vendosin këmbët në tokë edhe ata që deri sot në mëngjes akoma nuk e kishin ndërgjegjësuar se partia demokratike kishte humbur gjithçka në këtë fushatë dhe për ta nuk mund të kishte vend në qeveri.

Le ta gëzojë pra edhe partia demokratike këtë qeveri!

Nuk është fare as më e mirë dhe as më e keqe se e para, është pikërisht ajo ku ajo caktoi ministra teknikë që tundën derën se tjetër ata të shkretët nuk kishin se çfarë bënin.

E keqe apo e mirë kjo qeveri, ajo gjithsesi është një milion herë më e mirë sesa një qeveri me bazë të gjerë sikurse ka kërkuar opozita këto muaj në mënyrë absurde, dembele, dhe fallco.

Kujtonte se u bë deti kos dhe duhej vetëm luga për të ngrënë, për të marrë poste pa u lodhur, por në tavolinë.

Cfarë iluzioni!!!

Ajo lloj qeverie do t’a linte qytetarin me kokë zbuluar.

Ohu ku Merkeli e ku ne gjyhnaqarët që nuk kemi brrekë të veshim!!

Ta gëzojë opozita dhe para sesa të shohët trarët te syri i tjetrit të shohi edhe qimet te vetja. Se po fle akoma. Në vend të merret me emrat, të kishte shpalosur idetë e saj alternative për strukturën ministrore!

Nëse do të kishte sigurisht!

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more