Skip to main content

Ora News: “Kërcënim për sulm terrorist, anullohet koncerti në Roterdam” plus 9 more

Ora News: “Kërcënim për sulm terrorist, anullohet koncerti në Roterdam” plus 9 more


Kërcënim për sulm terrorist, anullohet koncerti në Roterdam

Posted: 24 Aug 2017 12:00 AM PDT

Një kërcënim për sulm terrorist të mërkurën në Hollandë ka bërë që të anullohet një koncert në qytetin e Roterdam.

Gjatë mbrëmjes së mërkurës (23 gusht) autoritetet ndaluan një furgon me targa spanjolle që ishte i mbushur me bombula gazi pranë Rotterdam Maassilo, vendi  ku do të zhvillohej koncerti i grupit amerikan të rrokut Allah-Las, tha kryetari i bashkisë Ahmed Rrethaleb.

Policia nuk e ka pasur të nevojshme për të bërë evakuimin e njerzve pasi koncerti nuk kishte filluar akoma.

Shoferi është duke u marrë në pyetje nga polica ndërsa ekspertët ushtarakë të eksplozivëve po kontrollojnë furgonin.

Kryebashkiaku i qytetit hollandez nuk ka dhënë shumë detaje mbi natyrën e paralajmërimit që kanë marrë duke shtuar se është ende shumë shpejt për të lidhur furgonin e ndaluar me kërcënim për sulm terrorist, raporton The Guardian.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ulen tensionet mes Maqedonisë dhe Serbisë

Posted: 23 Aug 2017 11:44 PM PDT

Pak ditë pas përshkallëzimit të tensioneve mes Maqedonisë dhe Serbisë, liderët e dy shteteve fqinje kanë ulur tonet.

Gjatë bisedës telefonike të zhvilluar mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Zoran Zaev duket se kryefjalë ka qenë dialogu dhe dërgimi përpara i marrëdhënieve miqësore. Të paktën kështu thuhet në komunikatën zyrtare, pas këtij komunikimi.

“Pa marrë parasysh qëndrimet e ndryshme politike në raport me çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkërisht do të luftojmë për ballafaqimin, por edhe për avancimin e marrëdhënieve miqësore të popullit maqedonas dhe serb, si dhe të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë. Maqedonia dhe Serbia do të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes 2 vendeve. Maqedonia dhe Serbia, në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe në bazë të vullnetit të mirë do ti mbrojnë interesat dhe të drejtat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të territoreve të tyre.”

Bisedë telefonike kanë realizuar edhe ministrat e jashtëm të dy vendeve, Dimitrov dhe Daçiç. Ndërkohë Komisioni Evropian vlerëson se tërheqja e diplomatëve nga Shkupi 4 ditë më parë është çështje dypalëshe midis Serbisë e Maqedonisë dhe pret që e njëjta të zgjidhet në mënyrë përmbajtjesore, paqësore dhe në frymën e fqinjësisë së mirë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Divorcohet nga gruaja e tretë, Abramovich relaksohet në jahtin 312 mln pound

Posted: 23 Aug 2017 11:30 PM PDT

Pronari i Chelsea, Roman Abramovich pak ditë pas ndarjes nga gruaja e tretë  është shfaqur duke u relaksuar në jahtin e tij 312 milionë pound.

Oligarku rus u fotografua në Antibes, ku ai zotëron një vilë, Château de la Croë, për  të cilën ka shpenzuar 30 milionë pound për ta rinovuar që kur e bleu në vitin 2001.

Abramoviç ka një pasuri me vlerë 7 miliardë paund dhe është ndarë pas 10 vitesh martesë në mënyrë miqësore nga gruaja e tij Dasha Zhukova, 36 vjeç, e cila punonte si redaktore në një revistë.

Burimet e afërta të çiftit pretendojnë se ata kanë jetuar të ndarë për disa muaj por mesa duket vilën po e përdorin të dy, pasi Dasha është fotografuar atje në qershor, raporton Daily Mail.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Katar ripërtërin marrëdhëniet e plota diplomatike me Iranin

Posted: 23 Aug 2017 11:09 PM PDT

Katari sot i ka ripërtrirë marrëdhëniet e plota diplomatike me Iranin, duke e refuzuar kërkesën e Arabisë Saudite dhe të disa aleatëve arabë, që Katari t'i ndërprej raportet me Teheranin.

Ministria e jashtme e Katarit ka shpallur se ambasadori i vet do të kthehet në Teheran, pasi ishte tërhequr para 20 muajsh. Kjo tërheqje kishte ndodhur pasi në Arabinë Saudite u ekzekutuan dy klerikë të njohur shiitë, duke shkaktuar sulme të turmave të njerëzve kundër dy selive diplomatike të Arabisë Saudite në Iran.

Ministria e jashtme e Katarit "ka shprehur aspirtatat e veta për forcimin e raporteve bilaterale me Republikën Islamike të Iranit në të gjitha fushat" dhe ka shtuar se ministri i jashtëm i këtij vendi, Abdulrahman al-Thani, kishte diskutuar me kolegun iranian, Javad Zarif, për "raportet bilaterale dhe për mënyrat e intensifikimit dhe të zhvillimit të tyre". /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Erdogan pret Mattis në Ankara, ankohet për mbështjen ndaj YPG

Posted: 23 Aug 2017 01:38 PM PDT

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis u takua të mërkurën në Ankara me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, si dhe me homologun e tij Nurettin Canikli.

Sipas njoftimeve presidenti Erdogan i ka shprehur zotit Mattis shqetësimin mbi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i japin grupit militant kurd YPG.

Turqia është e shqetësuar nga mbështetja që Shtetet e Bashkuara u ofrojnë kurdëve të Sirisë të cilët po ndihmojnë në luftën kundër xhihadistëve të IS-isit në Sirinë veriore.

Ankaraja i cilëson Njësitë e Mbrojtës së Popullit Kurd ose YPG-në, si organizatë terroriste, të lidhur me separatistët kurdë brenda Turqisë, të njohur si PKK. Turqia e ka bërë të qartë se nuk e mbështet vendimin amerikan për t'i dërguar armë kurdëve në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia e kanë cilësuar grupin PKK si organizatë terroriste, por, në dallim nga Turqia, Uashingotni nuk e quan edhe grupin YPG si organizatë terroriste./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çanta e braktisur alarmon Ambasadën shqiptare në Vatikan

Posted: 23 Aug 2017 01:17 PM PDT

Një çantë e braktisur pasditen e sotme përballë selisë së Ambasadës Shqiptare në Vatikan ka vënë në alarm policinë italiane.

Çanta ishte e vendosur mes dy shtyllave përballë derës së hyrjes së ndërtesës ku ndodhet selia e Ambasadës shqiptare në Vatikan në rrugën Ottaviano, një nga zonat më të populluara me turistë.

Prej më shumë se gjysëm ore kjo rrugë është mbyllur si për trafikun, për kalimtarët ashtu dhe për mjetet e qarkullimit publke si autobuzë e tram.

Pas verifikimit të skuadrës së policisë shkencore është vërtetuar se çanta ishte bosh, pa asnjë objekt apo send personal brenda. Çanta ishte e një cilësie e marke të mirë.

Ende nuk dihet arsyeja e braktisjes së saj përballë selisë së Ambasadës shqiptare.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shokuese, Range Rover parkohet në mes të varreve

Posted: 23 Aug 2017 01:13 PM PDT

Shoferi i një makine të tipit Range Rover ka parkuar në mes të varrezave në Loughborough Cemetery dhe është komentuar rëndë nga banorët përreth. Ai tha se kontrolloi në parking por ishte plot dhe nuk kishte më vende të lira.

"Për të qenë i sinqertë, mezi poi  besoja syve. Në një nga varret pranë kishte dhe lule të freskëta. Nuk e di si do ndihej ai nëse do ishte varri i ndonjërit prej të afërmve të tij," – tha një nga dëshmitarët.

Më vonë u vërtetua se ka patur vende të lira, por thuhet se shoferi donte të lodhej shumë dhe zgjodhi një vend tërësisht të papërshtatshëm për makinën e tij.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hidrokarburet, Greqia publikon hartën për kërkime në detin Jon

Posted: 23 Aug 2017 01:10 PM PDT

Qeveria greke ka publikuar në numrin e fundit të Gazetës Zyrtare hartat dhe koordinatat gjeografike të zonave ku do të kryhen kërkime për hidrokarbure.

Në vendimin e nënshkruar nga Ministri i Energjisë, Jorgos Stathakis, janë bashkangjitur hartat e zonave detare në ishullin e Kretës, si dhe në afërsi të ishullit të Korfuzit.

Zona që përfshin detin Jon gjendet në hapësirën midis pjesës veriore të ishullit të Cefalonias dhe pjesës perëndimore të ishullit të Korfuzit.

Më herët këtë muaj, qeveria greke shpalli tenderin përkatës.

Deri tani, janë dy subjektet që kanë shprehur interesimin e tyre.

Konsorciumi Total-ExxonMobil dhe kompania vendase Hellenic Petrol, për zonën e Kretës dhe Energean Oil and Gas, për detin Jon.

Dy vitet e fundit Athina ka intensifikuar përpjekjet për vënien në eficencë të zonave detare ku mendohet se ka rezerva mjaft të pasura nafte dhe gazi.

Ndërkaq, ende nuk është operuar me zonën numër 1, që ndodhet në veriperëndim të ishullit Korfuzit, për shkak të problemeve që kanë rezultuar menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe që vazhdon të mbetet një pikë mjaft e nxehtë fërkimi në raportet Athinë-Tiranë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

WiFi duke përdorur rrezen e dritës

Posted: 23 Aug 2017 12:49 PM PDT

Kafenetë Starbucks kanë vendosur Wi-Fi-n më të shpejtë që mund të kemi parë ndonjëherë, 9 megabit për sekondë. Por studiues në Holandë kanë një linjë tjetër interneti, që e lë shumë pas atë të Starbucks-it.

Wi-Fi që përdorim përcillet përmes valëve të radios dhe kjo nuk është gjë e mirë, pasi nënkupton se ai përdoret nga shumë njerëz njëkohësisht e për pasojë, është i ngadaltë:

"Problemi me rrjetet aktuale të Wi-Fi është fakti se kemi vetëm një antenë në dhomë ose ndonjëherë, edhe në gjithë ndërtesën. Kjo do të thotë se të gjithë në atë ndërtesë e marrin internetin nga i njëjti burim".

Ndërkohë, kjo teknologji e re përdor rreze individuale të dritës nga një receptor në dhomë.

Këto rreze janë kaq të përqendruara, sa mund ta ndërpresësh sinjalin edhe thjesht duke vendosur dorën përpara tyre.

Por ky sinjal ama, është i gjithi yti. Nuk e ndan me askënd:

"Receptori është vendosur në një pozicion të caktuar për të dërguar valën këtu. Por nëse përdoruesi zhvendoset në një pozicion të ri në tavolinë, duhet dërguar një valë e re tek ai përdorues".

Çdo rreze individuale drite është burim interneti:

"Jemi përpjekur të krijojmë një alternativë për Wi-Fi dhe aktualisht po përdorim rreze drite, ku secila prej tyre është një sinjal shumë i fortë. Praktikisht është si një fibër optike, por pa pasur një fibër".

Kjo përkthehet në internet me shpejtësi 300 herë më të madhe se WiFi më i fuqishëm që kemi për momentin…

"Maksimumi i shpejtësisë që kemi arritur deri tani është 112 gigabit për sekondë. Bëjmë një përllogaritje të thjeshtë… nëse një disk DVD-je, fjala bie, është 40 gigabit, i bie që me teknologjinë e re të transmetojmë gati tre DVD brenda një sekonde, me një rreze të vetme drite".

Ky sistem i ri është më i lirë dhe më i sigurtë se Wi-Fi, pasi rrezet e dritës janë kaq të përqendruara, saqë askush nuk mund ta hakerojë linjën.

Studiuesit thonë se kjo teknologji do të përhapet brenda pesë vitesh./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PS, partia me numrin më të lartë të “Doktorëve të Shkencave”

Posted: 23 Aug 2017 12:45 PM PDT

Instituti i Studimeve Politike ka bërë një hulumtim mbi arsimimin e 140 deputetëve të zënë ukëset e Kuvendit në shtator.

Nga të dhënat rezulton se parlamenti i ri përbëhet në shumicë nga juristët (36) dhe ekonomistët / financiarët (31).

Disa deputetë kanë më tepër sesa një fakultet, dhe pothuajse të gjitha fakultetet e dyta janë juridik, kryesisht në universitete private ose në universitetet e qyteteve të tjera

 Dy deputetë kanë deklaruar studimet juridike jashtë vendit, – njëri në Holandë dhe tjetri në Strugë, shtatë deputetë në tërësi kanë deklaruar përfundimin e studimeve jashtë vendit. Kategoria e tretë më e përfaqësuar janë mjekët (13) dhe bashkë me ta kemi edhe një farmacist në parlament.

Për transparencë ia vlen të theksohet se kryeministri aktual ka studiuar pikturë, kryetari i shumicës parlamentare ka studiuar biokimi, kryetari i pakicës parlamentare ka studiuar gjeologji miniera, – një tregues se fusha e studimit nuk mbetet një tregues suksesi në karrierë në sistemin tonë partiak e politik.

Lidhur me formimin e avancuar universitar, ia vlen të ndalemi tek : Me titullin "Profesor Doktor" janë 10 deputetë: 4 nga PS (Anastas Angjeli, Besnik Baraj, Evis Kushi dhe Vasilika Hysi), 4 nga PD (Sali Berisha, Tritan Shehu, Valentina Duka dhe Romeo Gurakuqi), si dhe dy nga LSI (Sezai Rokaj dhe Edmond Panariti). Me titullin "Profesor i Asociuar" janë 6 deputetë, – 4 nga PS (Englantina Gjermeni, Mirela Kumbaro, Ismet Beqiraj dhe Andrea Marto), si dhe 2 nga PD (Luciano Boci dhe Fatbardha Kadiu).

Me gradën shkencore "Doktor i Shkencave" janë 17 deputetë, 11 nga PS (Shameti, Spahiu, Balla, Golemi, Kodheli, Ahmetaj, Gjylameti, Gjebrea, Manastirliu, Hyseni dhe Bello), 4 nga PD (Tabaku, Duma, Shehi dhe Pampuri), si dhe dy nga LSI (Kryemadhi e Tavo).

Në total 33 nga 140 deputetët kanë grada të larta shkencore, ndërkohë që katër deputetë vijojnë studimet doktorale, si dhe mbi 20 kanë njoftuar në CV e tyre se kanë përfunduar studimet master. Dy partitë e tjera, PDIU e PSD nuk kanë deputet me tituj shkencor.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more