Ora News: “Durrës, 28 vjeçari nga Dibra kërcënon nga një ndërtesë dykatëshe” plus 9 more |
- Durrës, 28 vjeçari nga Dibra kërcënon nga një ndërtesë dykatëshe
- Ke harruar diçka Bella!
- Goditet me thikë 30 vjeçari në Tiranë, policia arreston autorin
- Kim Kardashian ‘bëhet’ Zonjë e Parë
- Përplasje me armë zjarri në një lokal në Sarandë, tre të plagosur
- Hakerat i vjedhin Instagramin Selena Gomez, postojnë foto nudo të Justin Bieber
- Kosovë, si mund të eliminohen bllokadat institucionale
- Gruaja “gëlltitet” nga dyshemeja
- Aksidenti, dy fëmijët fluturojnë nga makina e prindërve të tyre
- Pronari kap në flagrancë hajdutin, rrezikon vetë 3 vite burg
Durrës, 28 vjeçari nga Dibra kërcënon nga një ndërtesë dykatëshe Posted: 29 Aug 2017 12:30 AM PDT Një 28 vjeçar ka hipur në tarracën e një ndërtese dykatëshe në Durrës, duke mos zbritur prej andej. Policia bëri me dije se 28 vjeçari me iniciale K.K, banues në Dibër, ka hipur në ndërtesë rreth orës 07:20 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negocion me të riun që të zbresë prej andej. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Posted: 29 Aug 2017 12:13 AM PDT Bella Hadid sapo na surprizoi që do të ecë në pasarelat e Victoria Secret Fashion Show 2017 në Shanghai, Kinë, këtë dimër. Dhe ajo nuk ka ngurruar që të tregojë linjat e saj si supermodele ndërsa shëtiste në New York të hënën. Por mbretëresha e pasarelave kishte harruar të diçka! E veshur pa reçipeta, 20-vjeçarja ekspozoi gjoksin e saj.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Goditet me thikë 30 vjeçari në Tiranë, policia arreston autorin Posted: 28 Aug 2017 11:57 PM PDT Një 30 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë të ftohta në Rrugën “Pandi Dardha”, në zonën e Laprakës në Tiranë. Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 ku shtetasi me iniciale A.Z, është qëlluar me thikë. I riu ka përfunduar në spital. Policia sqaron se 30 vjeçari është konfliktuar me shtetasin Ardit Ibro, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3. "Grupi hetimor nga hetimet paraprake ka mësuar se këta shtetas janë konfliktuar për arsye banale midis tyre. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës thikë", sqaron policia. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kim Kardashian ‘bëhet’ Zonjë e Parë Posted: 28 Aug 2017 11:52 PM PDT Jemi mësuar gjithminë që ta shikojmë duke ekspozuar format e saj trupore bombastike por asnjëherë me veshje klasike. Dhe Kim Kardashian është bërë për herë të parë një Zonjë e Parë jo me status por me veshjen e saj. Ylli i “Keeping Up ëith the Kardashians” ka pozuar në Shtëpinë e Bardhë për Intervieë Magazine së bashku me vajzën e saj North West, pasi do jenë në kopertinën e muajit shtator. Pamja e Kim të kujton ish-Zonjën e Parë Jackie Onassis dhe është veshur nga H&M. Kjo ka ngjallur shumë debat midis fansave nëse ishte e drejtë apo jo, që ylli i televizioneve të pozonte si një Zonjë e Parë.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Përplasje me armë zjarri në një lokal në Sarandë, tre të plagosur Posted: 28 Aug 2017 11:51 PM PDT Tre persona, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë kanë mbetur të plagosur gjatë një përplasje me armë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fund të Bulevardit të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur zona e ish-Turizmit rreth orës 03:00 të mëngjesit pas një sherri të nisur në një lokal që ka vijuar më pas në rrugë. Të plagosurit janë Anton Shyti 37 vjeç, Besi Xhafaj, 26-vjeç, si dhe Fisnik Musai, pronar i lokalit. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa po transportohen me urgjencë në Tiranë. Policia ka gjetur njërin prej tyre të shtrirë në mes të rrugës. Të paktën 10 plumba janë shkrepur nga arma e zjarrit tip pistoletë. Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Hakerat i vjedhin Instagramin Selena Gomez, postojnë foto nudo të Justin Bieber Posted: 28 Aug 2017 11:19 PM PDT Këngëtarja me famë botërore Selena Gomez ka rënë pre e hackersave. Ata i kanë vjedhur adresën e saj në Instagram. Por nuk mbaron gjithçka këtu. Në faqen e saj është publikuar foto nudo e ish të dashurit të saj Justin Bieber. Fotoja është hequr nga Instagram pas disa kohës, kur këngëtarja arriti që të rimerrte përsëri llogarinë e saj, raporton TMZ. Selena është personi më i ndjekur në platfomën e mediave sociale me 125 milionë ndjekës dhe kjo ka bërë që të vërshojnë komentet e fansave. Fotot e yllit të popit janë të njëjtat me ato që u publikuan pas pushimeve të tij në Bora Bora në 2015. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Kosovë, si mund të eliminohen bllokadat institucionale Posted: 28 Aug 2017 11:04 PM PDT Pas dy palë zgjedhjesh të fundit, sebep për ngërçet afatgjate në procesin e konstituimit të institucioneve të reja janë bërë disa norma kushtetuese dhe interpretimi që Gjykata Kushtetuese ua ka bërë atyre, shkruan sot Koha Ditore. Ndryshimi i këtyre dispozitave shihet si e vetmja mundësi për t'i evituar bllokadat në të ardhmen. Kuvendi dhe as Qeveria nuk janë konstituuar akoma, ndonëse zgjedhjet e parakohshme për to janë mbajtur më 11 qershor. Koalicioni PAN është fitues relativ i tyre dhe, mbi bazën e një interpretimi kushtetues, vetëm atij subjekti që ka fituar më së shumti vota i takon e drejta për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por, ky koalicion nuk ka mundur ta sigurojë shumicën në Kuvend, e për pasojë nuk ka vota as për ta votuar kryeparlamentarin e as Qeverinë. Situatë gati e njëjtë ka qenë edhe pas zgjedhjeve të 2014-s, kur procesi i konstituimit të institucioneve të reja ka marrë gjysmë viti…
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Gruaja “gëlltitet” nga dyshemeja Posted: 28 Aug 2017 11:00 PM PDT Një grua u "zhduk" papritur në tokë teksa tentonte të hipte në shkallë në një stacione metroje. Trupi metalik i thyer u rrëzua sapo gruaja hyri në të dhe ajo u gëlltiti në dyshemenë poshtë. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë gruan dhe një burrë tjetër që besohet të jetë partneri i saj, teksa synonin të dilnin nga dalja C e stacionit të metrosë Cuizhu në qytetin Shenzhen të Provincës jugore të Kinës Guangdong. Pak para se çifti të arrijë shkallë lëvizëse në ngritje, gruaja "humb" në dysheme. Burri kthehet dhe përpiqet me dëshpërim për ta tërhequr gruan, duke e mbajtur nga krahët ndërsa dëshmitarët e tjerë nxituan për të ndihmuar. Sipas stafit në stacionin në Linjën 3 të Metro Shenzhen, gruaja ishte e padëmtuar kur ajo u ndihmua disa minuta më vonë. Lëndimet e saj nuk ishin serioze dhe ajo që nga ajo kohë është larguar nga spitali, thanë njoftimet. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Aksidenti, dy fëmijët fluturojnë nga makina e prindërve të tyre Posted: 28 Aug 2017 10:49 PM PDT Dy vëllezër të vegjës përfunduan në rrugë nga një makinë, ndërsa automjeti ku ishin bashkë me prindërit, u rrëzua në një rrugëkryq. Djemtë ishin duke luajtur në bagazhin e makinës SUV kur goditi një transportues njerëzish në kryqëzim. Dyert u hapën parritur dhe fëmijët përfunduan në rrugë. Njëri nga djemtë, të veshur me pantallona të shkurtra kremash dhe një T-shirt me ngjyra me shirita, u ngrit pas ngjarjes duke kërkuar këpucën e tij, që i kishte rënë. Djali tjetër u shtri me vështirësi në shpinë. Ai ngrihet më pas dhe fillon të bërtasë për prindërit e tij. Makina tjetër e cila ishte përplasur me automjetin e djemve, u ndal menjëherë dhe disa çaste më vonë u ndalën edhe prindërit. Për fat të mirë, incidenti ndodhi kur asnjë makinë tjetër nuk ishte në rrugë dhe djemtë nuk pësuan ndonjë lëndim serioz. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Pronari kap në flagrancë hajdutin, rrezikon vetë 3 vite burg Posted: 28 Aug 2017 10:39 PM PDT Vetëm pse kishte lidhur një hajdut të cilin e kishte zënë në oborrin e tij, një qytetar i Gjilanit rrezikon burgim deri në tri vjet. Por paradoksi këtu është në faktin se hajni i lidhur u dënua vetëm më 700 euro nga Gjykata në këtë qytet. Enver Avdyli i ka thënë televizionit Kohavision se në prill të këtij viti, kur po kthehej në shtëpinë e tij, takoi dy persona të panjohur teksa po dilnin nga dritarja e shtëpisë dhe pasi i ndoqi, arriti ta kapë njërin. Avdyli thotë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj personit që e kapi, por ndryshe thotë prokuroria në Gjilan. Prokurorja e këtij rastit, Leonora Shemsiu – Kadriu, e ka njoftuar atë se ka bërë shkelje të ligjit gjatë veprimit në raport me të dyshuarin për vjedhje. Edhe kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku ka thënë se i dyshuari Enver Avdyli nuk e ka lajmëruar policinë në momentin që e ka kapur këtë person. Ndryshe Avdyli thotë se në shtëpinë e tij janë vjedhur gjësende në vlerë deri 1 mijë euro, derisa i dyshuari për vjedhje është dënuar me 400 euro gjobë dhe 7 muaj burgim. /Ekspres/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: