“Nis debati për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së” plus 9 more Ferizaj Press |
- Nis debati për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së
- Vullnetarët e Qendrës Down Syndrom me aktitivitete për ndihmë personave të kësaj kategorije (Foto)
- Fshati Slivovë bëhet me fushë sportive
- Komuna e Ferizajt me rrjedha të qëndrueshme dhe të kënaqshme financiare
- Komuna e Ferizajt ndanë 70 makina mjelëse për fermerët ferizajas
- Lipjan: Gjenden dy mjete shpërthyese
- Kryetari Svarqa premton rregullimin e një busti për dëshmorin Cen Dugolli
- Fëmijët e Luginës së Preshevës të lindur në Kosovë, regjistrohen në Tiranë
- Për tre muaj, 1 mijë e 875 pasagjerë të aksidentuar
- Kambana e Orës së Londrës do të ‘heshtë’ pas 21 gushtit
Nis debati për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së Posted: 16 Aug 2017 08:03 AM PDT Pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB'së Antonio Guterra lexoi Raportin për Kosovën për tre muajt (16 prill deri më 15 korrik), fjalën e mori ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, i cili po përfaqëson Serbinë në këtë Këshill. |
Vullnetarët e Qendrës Down Syndrom me aktitivitete për ndihmë personave të kësaj kategorije (Foto) Posted: 16 Aug 2017 07:36 AM PDT Ferizaj.16.08.2017. Dje, duke filluar nga ora 18:00, në sheshin e qytetit të Ferizajt në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara Qendra Down Syndrome dega në Ferizaj, janë mbajtur disa aktivitete për promovimin dhe mbledhjen e të hollave për qendër të qytetit, në mbështetje të shoqatës. |
Fshati Slivovë bëhet me fushë sportive Posted: 16 Aug 2017 06:38 AM PDT Ferizaj.16.08.2107.Të mërkurën edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në rregullimin e fushës sportive në oborrin e shkollës së fshatit Slivovë. Nga afër punimet në këtë projekt i ka përcjelluar edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij, me ç'rast këtë projekt e ka cilësuar si të një rëndësie shumë të madhe për banorët e këtij lokaliteti. "Këtu parashihet ndërtimi i fushës së futbollit për nxënësit dhe të rinjet që jetojnë në fshatin Slivove si do të integrohet edhe fusha e basketbollit, ndërsa do të ketë edhe mbrojtëse dhe rrjeta nga të gjitha anët pasiqë ka qarkullim edhe të automjeteve në këtë pjesë dhe d të shërbejnë edhe për çështjen e sigurisë së nxënësve", tha kryetari Svarqa. Ai tutje është shprehur se fshati Slivovë gjatë kësaj kohe ka pasur edhe përfitime të tjera në rregullim të rrugëve dhe rrugicave të këtij fshati. Edhe banorët e këtij fshati e mirëpritur fillimin e punimeve për rregullimin e fushës sportive. Thanë se për investime të tilla, ka pasur nevoja të mëdha fshati i tyre. U bë ditur se ky projekt është me bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe komunës së Ferizajt. Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 15 mijë euro.
|
Komuna e Ferizajt me rrjedha të qëndrueshme dhe të kënaqshme financiare Posted: 16 Aug 2017 05:54 AM PDT Ferizaj.16.08.2017. Në kuadër të raportimit të punës 6 mujore që po bën qeveria komunale e Ferizajt sot konferencën për media e ka mbajtur drejtoresha për Buxhet dhe Financa Lirije Syla. |
Komuna e Ferizajt ndanë 70 makina mjelëse për fermerët ferizajas Posted: 16 Aug 2017 04:19 AM PDT Ferizaj.16.08.2017. Komuna e Ferizajt në kuadër të subvencioneve për bujqësi ka ndarë sot 70 makina mjelëse për fermerët ferizajas, të cilët mbajnë lopë qumështore nëpër fshatra të ndryshme. Drejtori komunal për bujqësi e pylltari Ismet Vranovci ka thënë me këtë rast se në vazhdimësi po përkrahen ekonomitë e vogla familjare për të funksionuar sa më të pavarura. " Qëllimi ynë është që fermerët kudo nëpër fshatra ta kenë më të lehtë mbajtjen e lopëve qumështore dhe zgjerimin e kapaciteteve nga shitja e qumështit. Angazhimi i tyre me makina mjelëse do të jetë më i vogël, kurse ana komerciale e funksionimit të këtyre fermave shpresojmë të shënojë përmirësime " tha drejtori Vranovci. Ndërkaq fermerët përfitues kanë falënderuar komunën që ka ndarë buxhet për këto subvencione thanë se çmimi i një makine të tillë në treg është mjaft i lartë krahas mundësisë së tyre financiare. U bë e ditur se edhe konkurrenca ka qenë e madhe ku kanë konkurruar mbi 80 fermerë. Komunës së Ferizajt subvencioni me makina mjekëse i ka kushtuar rreth 11 mijë euro.
|
Lipjan: Gjenden dy mjete shpërthyese Posted: 16 Aug 2017 03:43 AM PDT Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për dominim i FSK-së dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar. Në një tjetër fshat të Lipjanit, në Dobrajë të Madhe, po këtë të hënë, një person mashkull ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyer. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar. |
Kryetari Svarqa premton rregullimin e një busti për dëshmorin Cen Dugolli Posted: 16 Aug 2017 03:33 AM PDT Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, ka pritur sot në një takim të përzemërt tre fëmijët e dëshmorit të kombit Cen Dugolli të cilët prej vitesh jetojnë në Francë. Ai në kuadër të takimeve të shpeshta që ka pasur këto ditë me mërgimtarët e shumë ferizajas i ka njoftuar edhe fëmijët e dëshmorit Dugolli me zhvillimet në Ferizaj dhe persektivën e të rinjëve këtu , ndërsa u njoh edhe me jetën e familjes Dugolli në Francë , shkollimin dhe mirëqenien e tyre. |
Fëmijët e Luginës së Preshevës të lindur në Kosovë, regjistrohen në Tiranë Posted: 15 Aug 2017 01:30 PM PDT Kjo po paraqet problem për nënat që lindin për herë të parë, sepse detyrohen të lindin në Vranjë, ku nuk ka asnjë të punësuar shqiptarë, ose të udhëtojnë për në Tiranë Në maternitetin jashtë spitalor në Preshevë nuk realizohen lindje e para dhe ato udhëzohen për në spitalin rajonal të Vranjës, e ku nuk ka asnjë shqiptarë të punësuar. Ndërsa të porsalindurit nga Lugina në maternitetet e Kosovës nuk mund të regjistrohen në regjistrat civilë në Serbi meqë Serbia nuk e njeh Kosovën shtet. |
Për tre muaj, 1 mijë e 875 pasagjerë të aksidentuar Posted: 15 Aug 2017 01:30 PM PDT Policia e Kosovës vetëm gjatë tre muajve të fundit ka shqiptuar 7 mijë e 422 gjoba për mosvënie të rripit të sigurisë. Sipas policisë, kjo kundërvënie është e pranishme si te vozitësit ashtu edhe te udhëtarët, raporton KTV. Sipas evidencave të trafikut rrugor, për tre muaj janë aksidentuar 1 mijë e 875 pasagjerë. Përkundër kësaj shifre shqetësuese, pasagjerët në Kosovë ende nuk janë vetëdijesuar për vënien e rripit të sigurisë gjatë udhëtimit me automjete të ndryshme. Ligjet e trafikut rrugor obligojnë çdo udhëtar të vendosë rripin e sigurisë, qoftë ata që ulen në pjesën para apo edhe ata në pjesën e prapme të automjetit. Por, Omer Beriqi, taksist në Prishtinë, tregon se gjatë punës së tij has në pasagjerë të cilët hezitojnë të lidhen. Kurse, kolegu i Omerit, Enveri, i cili çdo ditë dërgon pasagjerë në destinacione të ndryshme të kryeqytetit, thotë se udhëtari duhet të lidhet vetëm nëse vetura e kalon shpejtësinë mbi 40 kilometra në orë. Një sondazh i bërë nga Instituti i Sigurimeve për Sigurinë e Autostradës në Amerikë tregon se pasagjerët të ulur prapa në veturë e që nuk e kanë të vendosur rripin e sigurisë janë më të rrezikuar për jetë sesa ata në pjesën e përparme. Por, a e vendosin rripin kosovarët kur janë të ulur prapa në veturë? Kapiteni Feriz Lahu thotë se policia po vendos gjoba për mungesë të rripit të sigurisë njësoj qoftë për vozitësin apo pasagjerët që ulen në pjesën e prapme të veturës. Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënim prej 40 eurosh për pasagjerët, të cilët nuk e përdorin rripin e sigurisë, derisa për personat e mitur dënohet shoferi. Ky ligj i obligon të gjithë personat, të cilët gjenden në mjet t'i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti. |
Kambana e Orës së Londrës do të ‘heshtë’ pas 21 gushtit Posted: 15 Aug 2017 01:29 PM PDT Kulla e Big Benit do të nisë të restaurohet, pasi mekanizmi i orës është tepër i vjetruar. Restaurimi pritet të zgjasë për 3 vjet. Kulla e sahatit të Londrës, |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: