Mesazhi.com: “Reali i Madridit fiton Superkupën e Spanjës” plus 9 more |
- Reali i Madridit fiton Superkupën e Spanjës
- Sulmohet fizikisht gazetari Parim Olluri
- Mikrovala është ajo që po na sëmur!
- Largoni erën e djersës me uthull molle dhe sherbela
- A po e falimenton soda e bukës industrinë e barnave? Kuptojeni sot!
- Këto vende kanë rezervat më të mëdha të arit
- Tronditëse: Dy mësuese tërheqin zvarrë fëmijën me autizëm, nëna publikon pamjet
- Ja arsyet pse duhet ta konsumoni rrushin
- Reagimi i Ronaldos për mos uljen e dënimit
- Lajm shumë i mirë për Kosovën
Reali i Madridit fiton Superkupën e Spanjës Posted: 16 Aug 2017 03:52 PM PDT Real Madrid është superkampioni i Spanjës për këtë vit. Klubi i drejtuar nga Zinedine Zidane mposhti Barcelonën me rezultat 2-0 dhe me atë të përgjithshem 5-1. Edhe pse me mungesën e futbollistit më të mirë në skuadër, Cristiano Ronaldos, Reali arriti të shënoj fitore edhe në ndeshjen e dytë. Golat për madrilenët i shënuan, Asensio në minutën e katërtme një supergjuajtje dhe Benzema në minutën e 39. Këtë trofe, Real Madrid e fiton për herë të 11-të në histori,duke qëndruar vetëm një pas Barcelonës që e ka fituar 12 herë. The post Reali i Madridit fiton Superkupën e Spanjës appeared first on Mesazhi.com. |
Sulmohet fizikisht gazetari Parim Olluri Posted: 16 Aug 2017 02:23 PM PDT Sonte gjatë orëve të mbrëmjes në Rrugën "Bajram Kelmendi" në Prishtinë janë parë njësite të Policisë së Kosovës.Siç merr vesh Telegrafi, arsyeja e prezencës së tyre në këtë vend ka qenë sepse është sulmuar gazetari Parim Olluri.Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se ai është sulmuar nga tre persona dhe është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa është në gjendje stabile.Si pasojë e kësaj ngjarjeje është alivanosur edhe bashkëshortja e Ollurit. Parim Olluri është kryeredaktor i portalit informativ "Insajderi", i cili kishte demaskuar protagonistët e aferës "Pronto".The post Sulmohet fizikisht gazetari Parim Olluri appeared first on Mesazhi.com. |
Mikrovala është ajo që po na sëmur! Posted: 16 Aug 2017 02:20 PM PDT Shpesh mikrovalat janë mënyra me e mirë për të gatuar apo ngrohur ushqimet tona. Por studimet tregojnë se ato janë të shoqëruara me efekte anësore, madje edhe me sëmundje të rrezikshme. Efektet anësore të mikrovalave, të vërtetuara nga studimet: Imunitet i dobët Eksperti zviceran Hans Hertel bëri një studim ku tregoi se furrat me mikrovalë heqin "ushqimin e ushqimit". Këto furra rrezatimi deformojnë molekulat e ushqimit dhe krijojnë komponime radioaktive të dëmshme për shëndetin. Në vitin 1992, Instituti i Kërkimit për Shëndetësinë bëri një studim ku thuhej se mikrovalët bënin këto gjëra tek njerëzit: Më pak hemoglobinë Anemi Rritje në kolesterol Helmim ose dëmtim qelizash Më pak qeliza të bardha. Padyshim, këto furra janë rreziqe shëndetësore. Edhe pse janë mënyra më e shpejtë për të përgatitur ushqim, shëndeti duhet të jetë më i rëndësishëm dhe një prioritet. The post Mikrovala është ajo që po na sëmur! appeared first on Mesazhi.com. |
Largoni erën e djersës me uthull molle dhe sherbela Posted: 16 Aug 2017 01:40 PM PDT Stina e verës është periudha kur trupi i njeriut është më i prirur të djersijë.Shumica prej nesh priren të gjejnë mënyra të reja për të evituar djersitjen. Sidomos në zonën e sqetullave pasi shenjat që mund të mbeten në bluzë mund të jenë jo të këndshme estetikisht Ja një mënyrë parandaluese alternative, por tepër efikase që mund të bëhet edhe për ju zgjidhja perfekte. Çaji i sherebelës: Nëse pini një çaj sherebele, do të djersiteni më pak. Por, mund të lyeni edhe zonën nën sqetull, duke parandaluar kështu shfaqjen e njollave të djersës në rroba. E njejta gjë vlen edhe për uthullën e mollës. Ajo vepron si deodorant, pasi është tepër efikas në shkatërrimin e baktereve. Mjafton t'i fshini sqetullat me një leckë, të cilën më parë e keni njomur në uthullën e mollës dhe njollat e djersës nuk do të jenë problem për ju./Mesazhi/ The post Largoni erën e djersës me uthull molle dhe sherbela appeared first on Mesazhi.com. |
A po e falimenton soda e bukës industrinë e barnave? Kuptojeni sot! Posted: 16 Aug 2017 01:34 PM PDT Ekzistojnë dëshmi bindëse dhe shumë teori mbështetëse të cilat çojnë në konkludimin që bikarbonati i natriumit do të duhej të jetë medikamenti primar dhe universal me spektër të gjerë kundër sëmundjeve të ndryshme, duke i përfshirë edhe kancerin dhe diabetin.Tashmë me decenie është në përdorim të gjerë, madje edhe nga onkologët. Bikarbonati i sodës aplikohet si rutinë në mënyrë që të pengohet që toksiciteti i hemoterapisë dhe i rrezatimit të shkatërrojë veshkat e pacientëve.Shumë pak prej nesh i dinë të gjitha sekretet e përdorimit të bikarbonatit të natriumit. E quajtur ndryshe si soda e bukës, në kulturën popullore ajo mund të gjejë përdorim thuajse kudo: nga kujdesi për higjienën personale, te mjekimet apo detergjent për pastrimin e shtëpisë, transmeton Telegrafi.MËNYRA E PËRDORIMIT TË BIKARBONATIT TË SODËSPër shërim patjetër të përdoret soda farmaceutike, kurrsesi ajo për përdorim shtëpiak, d.m.th. atë që mund ta blini nëpër dyqane. Rekomandohet uji i destiluar.Edhe më efikase është nëse çdo ditë pihet e përzier me uthull molle apo me lëngun shtrydhur të limonit |
Këto vende kanë rezervat më të mëdha të arit Posted: 16 Aug 2017 01:25 PM PDT Duke përjashtuar arin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Qendrore Evropiane dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, ari është reduktuar në 30,006 tonë. 33 mbajtësit më të mëdhenj të arit kanë rezerva prej më shumë se 100 tonë, bëhet e qartë nga të dhënat e Këshillit Botëror të Arit. Në mesin e ekonomive globale dhe evropiane, SHBA-ja dhe Gjermania kanë më së shumti rezerva të arit, shifra që përfaqësojnë 38.35% të rezervave të lëndëve të para. Nëse kësaj i shtohet rezervat e Italisë dhe Francës, katër vendet e përmendura zotërojnë pothuajse 16,400 tonë ari, ose 54.6% të kapitalit të mbajtur nga të gjitha vendet. Në këto statistika nuk janë përfshirë Kina dhe Rusia, të cilat vitet e fundit janë ende blerësit më aktivë në treg, së bashku me Indinë, Turqinë dhe Kazakistanin. Në muajin e fundit vetëm Turqia dhe Rusia kanë rritur rezervat e arit, duke blerë 14.9, respektivisht 9.1 tonë ari, ndërsa Kazakistani shtoi 3.6 tonë. Ngjashëm në muajt e fundit, mungojnë të dhënat zyrtare për Indinë dhe Kinën, transmeton 21 Media. Sipas të dhënave të fundit që nga fillimi i gushtit, Kina, Rusia, Zvicra, Japonia, Holanda dhe India plotësojnë top 10 vendet më të mëdha që posedojnë ar. Në vendet mes 11 dhe pozitës së 20-të janë Turqia, Tajvani, Portugalia, Arabia Saudite, Britania, Libani, Spanja, Austria, Kazakistani dhe Belgjika. Me mbi 100 tonë të rezervave të arit mburren ende Filipinet dhe Venezuela, të cilat janë nga shitësit më të mëdha në muajt e fundit, pastaj Algjeria, Tajlanda, Singapori, Suedia, Afrika e Jugut, Meksika, Libia, Greqia, Koreja e Jugut, Rumania dhe Polonia. The post Këto vende kanë rezervat më të mëdha të arit appeared first on Mesazhi.com. |
Tronditëse: Dy mësuese tërheqin zvarrë fëmijën me autizëm, nëna publikon pamjet Posted: 16 Aug 2017 01:01 PM PDT Disa pamje tronditëse janë publikuar së fundmi nga mediat angleze, ku shfaqet një mësuese dhe një ndihmës-mësuese teksa tërheqin zvarrë në korridoret e shkollës një fëmijë me autizëm. "Daily Mail" raporton se pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në shkollën që ndodhet në Crestline, Ohio. Ka qenë nëna e të miturit të dëmtuar që ka publikuar pamjet e rënda të të birit Corbin Kemele, teksa keqtrajtohet në oborrin e shkollës. Videoja është shpërndarë nga nëna McKean në rrjetet sociale, duke marrë mijëra shikime dhe reagime nga përdorues të ndryshëm. "Ishte e gabuar mënyra se si u trajtua djali im", citohet të ketë thënë McKean për mediat e huaja, duke lejuar gjithashtu që pamjet të shfaqen edhe në rrjetet televizive. Pas publikimit të videos mësueset janë pushuar nga puna, ndërkohë që priten masa të tjera disiplinore ndaj tyre. The post Tronditëse: Dy mësuese tërheqin zvarrë fëmijën me autizëm, nëna publikon pamjet appeared first on Mesazhi.com. |
Ja arsyet pse duhet ta konsumoni rrushin Posted: 16 Aug 2017 01:00 PM PDT Nëse konsumoni rrush në masë të madhe do të mund të parandaloni sasinë apo ndryshimi e sheqerit në gjak pas vaktit të konsumuar. Në studim kishin marrë pjesë rreth 46 persona të rritur me sasi paksa më të rritur të sheqerit në gjak, por pa diagnostikim paraprak për sëmundje të sheqerit. Të anketuarit ishin ndarë në dy grupe: grupi i parë kishte konsumuar rrushin si ushqim të grimcuar tri herë në ditë për 12 javë rresht, derisa grupi i dytë kishte marrë lloje të tjera të ushqimeve të grimcuara, që nuk ishin as rrushi apo ndonjë lloj tjetër fruti apo perime. Ishte vërtetuar se rrushi për 16% zvogëlon sasinë mesatare të sheqerit në gjak si dhe zvogëlon hemoglobinën A1c për 0,12%. Rrushi është i shëndetshëm, sepse përmban fibra dhe antioksidues, përkatësisht faktorët kryesore, të cilët ndikojnë ne kontrollin e sasisë se sheqerit në gjak./Mesazhi/ The post Ja arsyet pse duhet ta konsumoni rrushin appeared first on Mesazhi.com. |
Reagimi i Ronaldos për mos uljen e dënimit Posted: 16 Aug 2017 11:50 AM PDT Cristiano Ronaldo ka shpërthyer pas vendimit të Komisionit të Apelit. Apeli refuzoi kërkesën e Real Madridit për uljen e dënimit të yllit portugez.I menjëhershëm është reagimi i Ronaldos, i cili ka shpërthyer përmes një postimi në Instagram. "Kjo është e ekzagjeruar dhe qesharake, ky mund të quhet persekutim. Falënderoj kolegët e mi për mbështetjen dhe tifozët", shkroi Ronaldo.Ai postoi foton e momentit të ndëshkimit me karton të kuq në El Clasico. The post Reagimi i Ronaldos për mos uljen e dënimit appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 16 Aug 2017 11:45 AM PDT Estonia ka mposhtur Maqedoninë në ndeshjen parakualifikuese për Kampionatin Botëror. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 74:65 në favor të Estonisë. Tani Kosovës i nevojitet vetëm fitorja kundër Estonisë të shtunën për të siguruar kualifikimin. The post Lajm shumë i mirë për Kosovën appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: