Skip to main content

Mesazhi.com: “Nobelistët paralajmërojnë krizë të re ekonomike” plus 9 more

Mesazhi.com: “Nobelistët paralajmërojnë krizë të re ekonomike” plus 9 more


Nobelistët paralajmërojnë krizë të re ekonomike

Posted: 23 Aug 2017 05:10 PM PDT

Elita e ekonomistëve globalë besojnë se e ardhmja e euros është e pasigurt. Ata paralajmërojnë një krizë financiare.

Ky është një rrezik që është lënë pas dore, pasi udhëheqja politike kohët e fundit është e fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, apo mundësinë e një konfrontimi bërthamor mes SHBA dhe Koresë së Veriut.

Pak para takimit të gjashtë fituesve të Çmimit Nobel, që mbahet çdo vit në Lindau në Gjermaninë jugore, gazeta Die Welt kërkoi nga 18 ekonomistët të komentojnë problemet aktuale të Ekonomisë Botërore.

Ekonomistët dyshojnë se bota financiare nuk do të jetë e përgatitur në mënyrë adekuate për krizat e ardhshme.

"Ekonomia është si energjia, funksionon në një qark të mbyllur", thotë Daniel McFadden, i cili u nderua me Çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 2000. "Ne nuk kemi mjetet për të monitoruar, rregulluar dhe menaxhuar luhatjet. Kjo është arsyeja pse kriza e ardhshme financiare është e pashmangshme"!

Për më tepër, shumica e të anketuarve konsideron se Eurozona nuk e ka tejkaluar krizën ekonomike dhe krizën e borxheve.

"Euro do të jetë në gjendje të përparojë vetëm kur politika ekonomike e Eurozonës të jetë vënë në baza më të shëndosha dhe të adresojë stanjacionin ekonomik të disa shteteve anëtare," tha MakFanten.

Eric Maskin, fitues i çmimit Nobel në vitin 2007, shkoi një hap më tej duke shpjeguar se "nëse euro kërkon të mbijetojë, duhet të ketë një politikë të vetme monetare dhe fiskale."

Sipas ekonomistit amerikan Edward Prescott, euro është e pashpresë: "Unë jam shumë pesimist në lidhje me euron. Pyetja e vetme është se sa dëme do të ketë para rënies së eurozonës. Vendet e BE-së duhet të ruajnë dominimin e tyre në drejtim të çështjeve ekonomike," tha ai.

Për më tepër, sipas ekonomistëve, problemi më urgjent global është ndryshimi i klimës, një rrezik i madh për njerëzimin. "Marrëveshja e Parisit për Klimën duhet të plotësohet, pavarësisht nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë", thotë Bengt Holmström.

Redaktori i Ekonomisë në Die Welt, Holger Zschäpitz, thotë se krizat financiare gjithmonë kthehen. Nobelisti Robert Merton thotë se krizat nxiten. Ndërsa, nobelisti Christopher Pissarides kritikon për këtë edhe ekonominë gjermane.

Sipas tij, ekonomia më e madhe evropiane, edhe pas disa vitesh të tejkalimit të një krize, po bën zvarritje të dëmshme.

"Politika fiskale gjermane nuk është ajo që disa shtetet e duan", tha ai duke shtuar se kërkesa në një zonë monetare është e vogël. "Pse nuk ka kërkesë? Për shkak të politikave fiskale gjermane! Ekzistojnë masat shtrënguese, ka shpenzime të ulëta infrastrukturore dhe për këtë arsye kompanitë po hezitojnë për investime". /Analiza në Die Welt: KËTU/

The post Nobelistët paralajmërojnë krizë të re ekonomike appeared first on Mesazhi.com.

Gjendet i vdekur ambasadori i Rusisë në Sudan

Posted: 23 Aug 2017 04:18 PM PDT

Ambasadori rus në Khartoum, Mirgayas Shirinskiy, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sudan.

Sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Shirinskiy është gjetur i vdekur në rezidencën e tij zyrtare në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.

Ndër të tjera, në deklaratë bëhet e ditur se diplomatit rus 62 vjeçar për të cilin ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes që prej vitit 2013 kryente detyrën e ambasadorit të Rusisë në Sudan, dhe se më parë ka qenë me detyrë edhe në Egjipt, Jemen, Arabi Saudite dhe Ruandë./Anadolu Agency/

Edhe Ministria e Jashtme e Sudanit ka konfirmuar ngjarjen, ku zëdhënësi i ministrisë, Garibullah el-Hadar, në një deklaratë me shkrim është shprehur “Ambasadori rus Mirgayas Shirinskiy, ka ndërruar jetë në banesën e tij në Khartoum”.

Duke theksuar se Ministria e Jashtme shpreh ngushëllimet për popullin, qeverinë e Rusisë dhe familjarët e ambasadorit Shirinskiy, ndër të tjera el-Hadar ka shtuar se Shirinskiy ka treguar përpjekje të mëdha për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në deklaratë nuk është dhënë informacion në lidhje me shkakun e vdekjes./Mesazhi/

The post Gjendet i vdekur ambasadori i Rusisë në Sudan appeared first on Mesazhi.com.

Arrestohen tre gazetarë për nxitje të urrejtjes

Posted: 23 Aug 2017 02:20 PM PDT

Policia e Gjilanit ka arrestuar sot tre gazetarë me prejardhje nga shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Personat e arrestuar janë Juri Georgijeviq nga Letonia, Robion Denisov dhe bashkëshortja e tij Vera, të dy nga Estonia.

Sipas policisë, arsyeja e shoqërimit të tre personave në Polici, një me shtetësi të Letonisë dhe dy të Estonisë është që të kuptohet nëse ata kanë hyrë ilegalisht apo legalisht në Kosovë.

Institucionet përgjegjëse të sigurisë në Kosovë, paraprakisht kanë pasur informacione se të njëjtit janë duke planifikuar që të vijnë në Kosovë më qëllim të lansimit të propagandave kundër interesave të vendit, nxitjet e urrejtjes mes të komuniteteve si dhe fyerjen e figurave kombëtare.

Të dy të arrestuarit janë të njohur si pro rusë dhe pro serbë.

Personat e arrestuar janë Juri Georgijeviq nga Letonia, Robion Denisov dhe bashkëshortja e tij Vera, të dy nga Estonia. Ata janë arrestuar në rrugën magjistrale, pasi që më herët kishin bërë një intervistë me prefektin e Parteshit, Dragan Nikoliq, në zyrën e tij në Pasjan.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Policisë Shaban Azizi. Sipas tij, arsyeja e shoqërimit të tre personave në Polici, një me shtetësi të Letonisë dhe dy të Estonisë është që të kuptohet nëse ata kanë hyrë ilegalisht apo legalisht në Kosovë.

"Ne kemi qenë të informuar se ata kanë hyrë shumë ditë më herët në Kosovë por pasi që kanë bërë disa lëvizje nëpër territorin tonë jemi të interesuar arsyen e qëndrimit këtu", tha Azizi .

Institucionet përgjegjëse të sigurisë në Kosovë, paraprakisht kanë pasur informacione se të njëjtit janë duke planifikuar që të vijnë në Kosovë më qëllim të lansimit të propagandave kundër interesave të vendit, nxitjet e urrejtjes mes të komuniteteve si dhe fyerjen e figurave kombëtare, njofton RTK.

Të dy të arrestuarit janë të njohur si pro rusë dhe proserbë. DENISSOV ka pasur shkrime edhe në të kaluarën kundër Kosovës. Para se te hynin ne Kosovë, ata kanë qëndruar një kohë edhe në Serbi, kurse në Kosovë kanë hyrë nga Maqedonia.

Me datën 17.08.2017 ata kanë hyrë në Kosovë ku janë pritur nga disa persona të komunitetit serb. Kanë realizuar disa vizita në qytetet të ndryshme duke bërë përpjekje për të siguruar material më qëllime të propagandës kundër interesave të Kosovës. Të njëjtit në Prizren kanë dhënë interviste për një televizion kinez.

Para arrestimit ata kanë filluar fushatën e tyre propaganduese duke publikuara fotot të ndryshme ku fyhen rendë figurat kombëtare.

Qëllimi i tyre ka qenë që pas largimit nga Kosova të publikojnë të dhëna të falsifikuar për Kosovën dhe trashëgiminë kulturore më qëllim të pengimit të Kosovës për siguruara votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.

Proruset e arrestuar dyshohet të kenë qenë në koordinim me qarqe ruse dhe serbe të cilat së fundmi janë duke u angazhuar fuqishëm në lansimin e propagandave kundër Kosovës përmes lajmeve të rrejshme, realizmit të dokumentarëve të ndryshëm përfshirë filma të shkurtër, etj.

Ka pasur raste edhe në të kaluarën, e sidomos para dy vitesh, kur në Kosovë kanë hyrë gazetarë e dokumentaristë të huaj, te cilët me porosi tëe qarta kanë punuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Rast i ngjashëm ishte ai i Boris Malagurskit, i cili ka realizuar dokumentare propagandistik kundër Republikes se Kosovës, e te cilët janë financuar nga Beogradi dhe Rusia./Mesazhi/

The post Arrestohen tre gazetarë për nxitje të urrejtjes appeared first on Mesazhi.com.

Pesë lojtarë të Realit afër vazhdimit të kontratës

Posted: 23 Aug 2017 01:30 PM PDT

Raportohet se Real Madridi së shpejti do të konfirmojë vazhdimin e kontratave për pesë yje të saj.

Marca raporton se tashmë kanë përfunduar marrëveshjet me Iscon, Marco Asension, Dani Carvajalin, Marcelon e Raphael Varanen.

Isco do të mbetet në Bernabeu deri më 2021, ndërsa do të ketë klauzolë largimi prej 700 milionë eurove, kurse Asensio të vazhdojë deri më 2023. Mbrojtësit Varane, Marcelo e Carvajal do të nënshkruajnë deri më 2022.

Reali planifikon që t'ia vazhdojë kontratën edhe Karim Benzemas, i cili ka kontratë deri më 2019, dhe "Mbretërit" duan që ai të vazhdojë deri më 2021.

The post Pesë lojtarë të Realit afër vazhdimit të kontratës appeared first on Mesazhi.com.

Milani zbulon skuadrën me të cilën do të udhëtojë për ndeshjen me Shkëndijën

Posted: 23 Aug 2017 01:00 PM PDT

Milani e ka publikuar listën e lojtarëve që janë të futur për ndeshjen me Shkëndijën.

Rossonerët ndeshjen e parë e kanë fituar me rezultat 6-0, ndërsa ndeshja e nesërme do të jetë vetëm një formalitet.

Vincenzo Montella ka lënë pushim dhe nuk i ka ftuar në skuadër Gio Donnarumman dhe Hakan Calhanoglun.

Në skuadër është kthyer Alessio Romagnoli.

Ndeshjen nga minuta e parë mund të fillojë Antonio Donnarumma, vëllai i Gigios, që erdhi këtë verë nga Asteras Tripolis.

Skuadra e Milanit: A. Donnarumma, Guarnone, Storari, Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Gabbia, Gomez, Romagnoli, Zapata, Kessié, Locatelli, Mauri, Torrasi, Zanellato, Borini, Cutrone, André Silva, Suso.

The post Milani zbulon skuadrën me të cilën do të udhëtojë për ndeshjen me Shkëndijën appeared first on Mesazhi.com.

Diabeti dhe rëndësia e aktivitetit fizik te diabetikët

Posted: 23 Aug 2017 01:00 PM PDT

Te personat që vuajnë nga diabeti aktiviteti i rregullt fizik, krahas një diete të shëndetshme, është shumë i rëndësishëm për të mbajtur në kontroll nivelin e sheqerit.

Stërvitjet fizike preferohen për të gjithë personat pavarësisht moshës apo nëse janë të prekur nga sëmundje të caktuara. Megjithatë kjo është veçanërisht e rëndësishme për personat me diabet apo prediabet.

Personat që vuajnë në diabeti këshillohet të aplikojnë aktivitetin fizik përmes ushtrimit të sporteve të ndryshme. Nëse ju nuk mund të ushtroni ndonjë sport, qoftë për shkak të moshës apo ndonjë arsye tjetër, atëherë rekomandohet të ecni për të paktën 45 minuta, tre deri në katër herë në javë.

Por ju do të pyeteni se çfarë në fakt ndihmon aktiviteti fizik te personat me sëmundjen e sheqerit?

Ushtrimet fizike në radhë të parë ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetshme, e cila është shumë e rëndësishme për të parandaluar ose penguar përkeqësimin e sëmundjes.

Stërvitjet fizike ndihmojnë edhe glukozën (sheqerin) në gjak që të qëndrojë në nivelet normale. Ato ndihmojnë insulinën (hormonin e sheqerit) që ta absorbojë glukozën nga gjaku dhe ta fusë në qelizat e trupit tuaj, përfshirë muskujt, të cilët e shfrytëzojnë atë për të prodhuar energji.

Me një fjalë, duke ndërtuar muskuj dhe duke i aktivizuar ato përmes ushtrimeve fizike, ju ndihmoni "shkrirjen" e glukozës së tepërt në gjakun tuaj./Mesazhi/

The post Diabeti dhe rëndësia e aktivitetit fizik te diabetikët appeared first on Mesazhi.com.

Dembele – Barcelona, vjen vendimi i madh

Posted: 23 Aug 2017 12:34 PM PDT

Barcelona nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Ousmane Dembelen.

Sipas mediave gjermane, Barca po tenton të ulë çmimin shumë të lartë të Dortmundit.

Gjermanët kërkojnë 150 milionë euro për yllin e skuadrës.

Oferta e fundit e Barcelonës prej 100 milionë eurosh plus 30 milionë tjera bonuse, është refuzuar.

Katalunasit janë duke punuar në këtë drejtim, pasi që Dembelen e shohin si zëvendësuesin ideal të Neymar.

The post Dembele – Barcelona, vjen vendimi i madh appeared first on Mesazhi.com.

Fundoset një anije me 70 persona (Video)

Posted: 23 Aug 2017 12:32 PM PDT

Autoritetet në veri të Brazilit thonë se një anije me 70 persona në bord është fundosur në një lum të madh.

Raportohet se shtatë persona janë mbytur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur.

Zyra për Siguri Publike në shtetin Para ka njoftuar sot se 25 persona ia kanë arritur të dalin në breg dhe se shtatë trupa të pajetë janë nxjerrë nga uji. Pjesa tjetër figurojnë të zhdukur.

Autoritetet thonë se anija po udhëtonte në Lumin Xingu kur u fundos. Nuk dihet shkaktari i fundosjes së saj./Mesazhi/

The post Fundoset një anije me 70 persona (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Tri erëzat që përshpejtojnë dobësimin

Posted: 23 Aug 2017 12:20 PM PDT

Para së gjithash, asnjë nga komponentët nuk do t'i largojë mrekullisht kilogramët e tepërt. Për rezultate sa më të mira të dobësimit, është e nevojshme të aplikoni shprehi të shëndetshme të ngrënies dhe të ushtroni rregullisht.

Megjithatë, ekzistojnë erëza me të cilat ushqimi juaj mund të jetë më i shëndetshëm dhe mund ta përshpejtojë metabolizmin tuaj.

Edhe në qoftë se nuk shihni rezultate të dobësimit, duhet ta dini se këto erëza do ta përshpejtojnë konsumin e yndyrave dhe do të ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Sheqeri stabil në gjak do të thotë më pak dëshirë për ushqime dhe kontroll më të mirë të oreksit.

Shafrani

Shafrani përmban kurkuminë, një komponent aktiv që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën që trupi e përdor yndyrën. Shafrani e rregullon nivelin e insulinës dhe leptinës.

Një studim ka treguar se konsumimi i rregullt i shafranit mund ta rregullojë nivelin e oreksit dhe të ndihmojë në parandalimin e inflamacionit kronik në trup.Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 100 deri 200 miligramë të shafranit.

Specat djegës

Çdo erëz që stimulon djersitje, ndërsa specat djegës e bëjnë këtë, në fakt e inkurajon edhe metabolizmin. Studimet kanë treguar se specat djegës mund ta rregullojnë nivelin e ghrelinës, një hormon që e nxit formimin e ndjenjës së urisë.

Specat djegës mund ta stimulojnë shpërbërjen e yndyrave dhe të ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të qelizave yndyrore. Në gjella shtoni sa më shumë që mund të duroni speca djegës.

Kanella

Kjo erëz e shijshme mund ta rregullojë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës dhe në këtë mënyrë gjithashtu ta rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Kanella mund të ndihmojë në parandalimin e akumulimit të yndyrës, veçanërisht në pjesën e barkut.

Një studim i shkencëtarëve amerikanë ka treguar se vetëm një lugë çaji kanellë në ditë është e mjaftueshme për të ndier ndryshime pozitive në rregullimin e oreksit dhe për ta zvogëluar përqindjen totale të indeve dhjamore./Mesazhi/

The post Tri erëzat që përshpejtojnë dobësimin appeared first on Mesazhi.com.

Pagjumësia mund t’i bëjë fëmijët me mbipeshë

Posted: 23 Aug 2017 12:02 PM PDT

Mungesa e gjumit te fëmijët mund të jetë një faktor i rrezikut për paraqitjen e mbipeshës, thotë studiuesit amerikanë.

Sipas rezultateve të mbledhura nga mbi 700 pjesëmarrës të moshës rreth 15 vjeç, është vërejtur edhe se efekti negativ i mungesës së gjumit është më i shprehur te djemtë dhe fëmijët vegjël.

Në anën tjetër tek vajzat efekt më të dukshëm negativ kishte pasur mungesa e gjumit përgjatë ditëve të fundjavës.

Rezultatet kanë treguar se mungesa e gjumit dhe rritja e indeksit të masës trupore, janë shoqëruar edhe me paraqitjen e sasisë më të madhe të indit dhjamor në trup./Mesazhi/

The post Pagjumësia mund t'i bëjë fëmijët me mbipeshë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more