Mesazhi.com: “Empatia dhe ZHVILLIMI I TRURIT” plus 9 more |
- Empatia dhe ZHVILLIMI I TRURIT
- Divide et Impera
- Libri qetësues më shumë se gjumi
- Pse përdorimi i celularëve është i dëmshëm…
- Kieran Gibbs pas 13 vitesh largohet nga Arsenal
- Belhanda: Heroi im në jetë është Profeti Muhamed
- Njerëzit që punojnë nga shtëpia janë më produktivë
- Mërgimtari sjell katër autoambulanca për Spitalin e Skënderajt
- Dieta perfekte për ata që urrejnë ushtrimet
- Evakuimi më i madh ndonjëherë – në Frankfurt u zbulua bombë e Luftës së Dytë Botërore
Empatia dhe ZHVILLIMI I TRURIT Posted: 30 Aug 2017 06:10 PM PDT Rezonimi i lartë moral, ndërlidhet me rritjen e aktivitetit të trurit të njeriut në sistemin kognitiv. Individët që kanë një nivel të lartë të moralit, tregojnë rritje të aktiviteti frontostriatal në sistemin kognitiv të trurit, si gjatë periudhave të pushimit po ashtu edhe gjatë kryerjes së ndonjë vendimarrje me rëndësi, kjo vjen sipas një studimi të ri nga hulumtuesit në Institutet dhe Universitetet; Perelman School of Medicine, the Wharton School of the University of Pennsylvania, Shanghai International Studies University in Shanghai, China and Charité Universitätsmediz in Berlin, Germany (https://www.sciencedaily.com/releases/2017/08/170822092153.htm). Sipas rezultateve të këtij studimi, në zhvillimin dhe rritjen e aktiviteti frontostriatal të trurit ndikojnë edhe aktivitetet empatike pro-sociale të tilla si; shërbimi në komunitet apo dhënia e bamirësisë bazuar në parimet më të avancuara dhe rregullat etike. Përgatiti: Rrahman FERIZI The post Empatia dhe ZHVILLIMI I TRURIT appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 30 Aug 2017 05:39 PM PDT Kuvendi i Kosovës për Kurban Me shoqërinë Shqiptare diçka nuk shkon! Një fund i ri ka filluar! Rrahman FERIZI The post Divide et Impera appeared first on Mesazhi.com. |
Libri qetësues më shumë se gjumi Posted: 30 Aug 2017 02:20 PM PDT Sipas një studimi të fundit thuhet se nëse ju shijoni literaturë mund të përforconi mendjen tuaj madje duke përmirësuar të gjitha aftësitë tuaja të dikurshme. Por kjo është e vështirë për tu arritur nëse ju nuk jeni një lexues i apasionuar për të nxjerrë diçka përtej imagjinatës. Edhe nëse ndjeheni të stresuar, leximi mund të sjellë qetësim më shumë se sa një pilulë gjumi. Këtë e vërtetoi hulumtimi i kryer në vitin 2009 nga Universiteti Sussex-it duke shtjelluar se leximi është mënyra më efektive për të kapërcyer stresin, duke dëgjuar muzikë e duke shijuar edhe një filxhan çaj, kafe apo edhe përderisa shëtisni me një libër në duar. Nuk ka rëndësi se çfarë libri zgjidhni, mjafton të lexoni një libër mund të shpëtoni veten tuaj nga shqetësimet dhe streset e përditshme të botës./Mesazhi/ The post Libri qetësues më shumë se gjumi appeared first on Mesazhi.com. |
Pse përdorimi i celularëve është i dëmshëm… Posted: 30 Aug 2017 01:40 PM PDT Epoka dixhitale sa ndihmuese është aq edhe shkatërruese duket të jetë. Organizata Kombëtare e Shëndetit dhe disa mjekë rusë, paralajmërojnë se telefonët celulare janë të dëmshëm për shëndetin. Ata janë të shqetësuar seriozisht për efektet e fushave elektromagnetike në trupin tonë. Rrezatimi elektromagnetik nga telefonët celularë, është veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna dhe fëmijët. Sipas Nikolai Kononov, nënkryetar Organizatës Botërore të Shëndetit, këto fusha kryesisht ndikojnë në sistemin tonë nervor, riprodhues dhe endokrin. Gjithashtu, Kononov thotë se 70% e njerëzve janë të prekur nga ky rrezatim elektromagnetik, pasi në një botë të drejtuar nga teknologjia është gati e pamundur që të ndalojmë përdorimin e tyre. Megjithatë, ne duhet t'i shfrytëzojmë këto valë në mënyrë racionale. Duke përdorur pajisjen vetëm për telefonata të shkurtra, mund të zvogëlohet rreziku por është e rëndësishme që telefonin mos ta mbani në xhep,kështu do të jeni më të mbrojtur nga rrezatimi elektromagnetik./Mesazhi/ The post Pse përdorimi i celularëve është i dëmshëm… appeared first on Mesazhi.com. |
Kieran Gibbs pas 13 vitesh largohet nga Arsenal Posted: 30 Aug 2017 01:10 PM PDT Futbollisti i krahut të majtë Kieran Gibbs i është bashkuar West Bromwich Albion pas 13 vitesh në Arsenal. West Bromwich të mërkurën njoftoi se ka nënshkruar me Gibbs por nuk njoftoi vlerën e transferit, duke i dhënë fund qëndrimit 13-vjeçar në klubin e tij të djalërisë. Ai ishte prapa Nacho Monreal dhe futbollistit të ri Saed Kolasinac në listën e krahut të majtë në Arsenal. 27-vjeçari Gibbs ka luajtur 10 herë për kombëtaren e Anglisë dhe më shumë se 200 herë për Arsenalin. The post Kieran Gibbs pas 13 vitesh largohet nga Arsenal appeared first on Mesazhi.com. |
Belhanda: Heroi im në jetë është Profeti Muhamed Posted: 30 Aug 2017 01:06 PM PDT Futbollisti nga Maroku Younes Belhanda, i cili luan për ekipin turk Galatasaray tha se heroi i tij në jetë është Profeti Muhamed, transmeton Anadolu Agency (AA). Në pyetjen se "Kush është heroi yt në këtë jetë" në një intervistë të publikuar në Revistën e Klubit Galatasaray, u përgjigj “Profeti Muhamed”. Belhanda duke folur për klubin e tij Galatasaray nga Turqia tha se "Kur formohet një ekip i ri patjetër se do të ketë vështirësi. Tani unë shoh se skuadra jonë ka një shpirt luftarak. Një skuadër e formuar nga lojtarët e rinj por që lufton. Kemi disa mangësi në aspektin e taktikës. Por, kjo do të bëhet me kohë, duke luajtur së bashku". Ai tha se edhe më parë ka marrë oferta për tranferim nga Turqia. "Turqia është një shtet i njohur i futbollit. Edhe Galatasaray është një nga ekipet më të fuqishme të Evropës, që në vazhdimësi bëhet kampion. Në çdo periudhë të saj në Galatasaray luajtën futbollistë të mëdhenj. Kur më erdhi oferta nga Galatasaray e pranova pa menduar fare", tha futbollisti maroken. The post Belhanda: Heroi im në jetë është Profeti Muhamed appeared first on Mesazhi.com. |
Njerëzit që punojnë nga shtëpia janë më produktivë Posted: 30 Aug 2017 01:00 PM PDT Kur flitet për të punën nga shtëpia, njerëzit kanë dy përgjigje: një tmerr total ose kënaqësi e plotë. Disa profesionistë përmendin rreziqet dhe vështirësitë e të punuarit jashtë zyrës, ndërsa disa të tjerë theksojnë rehatinë e të pasurit oraret dhe ambientin e dëshiruar. Megjithatë mendohet se puna në distancë mund të rrisë produktivitetin dhe krijon besim brenda ekipit tuaj. Në fakt, sipas një studimi në vitin 2016 nga punonjës remote në Amerikë, 91% e njerëzve që punojnë jashtë zyrës janë më produktiv se sa kur ndodhen në zyrë. Në një farë mënyre, puna remote është njësoj si të kesh disa ekipe që punojnë në vendndodhje të ndryshme. Këto janë disa këshilla për t'u mbajtur mend nëse planifikoni të punoni remote. Vendos objektiva të qartëPër tu siguruar që të gjithë janë të lidhur me njëri tjetrin dhe puna vazhdon pa ndërprerje, mund të vendoset një limit i punës nga shtëpia deri në 2 herë në javë dhe fillimisht ditët duhet të përcaktohen. Kjo e lejon ekipin të bashkohet në ditë të caktuara çdo javë dhe e ndihmon të ruaj një ndjenjë të fortë afërsie. Qëndroni vazhdimisht të lidhurNëse po mendoni të punoni nga distanca, mos harroni se është përgjegjësia juaj që çdo gjë të funksionojë dhe duhet të qëndroni të lidhur me kolegët. Përdorni mesazhet, e-mail, telefonin, video konferencat, etj.Mos harroni se duhet shumë punë për t'i ruajtur lidhjet kur nuk ndërvepron ballë për ballë me njerëzit. Krijoni një orar rutinëNëse shpërqendroheni lehtë kur punoni në shtëpi, ndoshta puna nga distanca nuk bën për ju. Të vendosësh një rutinë të njëjtë me atë në zyrë dhe të kesh disiplinë është shumë e rëndësishme për të shmangur shpërqendrimet. Cila do qoftë rutina juaj kur punoni në zyrë, provoni një të ngjashme edhe gjatë kohës që punoni në shtëpi.Gjithashtu mbani një orar normal me pushime të ndërmjetme. Rregulli dhe rutina janë të rëndësishme për një punë efektive larg zyrës.Puna nga distanca kërkon shumë përpjekje, por fleksibiliteti që ofron është i pëlqyeshëm nga të gjithë./Mesazhi/ The post Njerëzit që punojnë nga shtëpia janë më produktivë appeared first on Mesazhi.com. |
Mërgimtari sjell katër autoambulanca për Spitalin e Skënderajt Posted: 30 Aug 2017 12:30 PM PDT Një mërgimtar që punon e vepron në Suedi, përveç që ndihmon familjen e tij, po kujdeset edhe për bashkëqytetarët. Ai, ka sjell nga vendi i largët disa autoambulanca për Qendrën Spitalore në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Blerim Selimi, i cili punon në një institucion shëndetësor në Suedi, thotë se duke parë gjendjen e autoambulancave në Qendrën Spitalore në Skenderaj ndërmori iniciativën për sjelljen e autoambulancave në Kosovë. The post Mërgimtari sjell katër autoambulanca për Spitalin e Skënderajt appeared first on Mesazhi.com. |
Dieta perfekte për ata që urrejnë ushtrimet Posted: 30 Aug 2017 12:20 PM PDT Së fundmi keni shtuar disa kilogramë dhe dëshironi t'i eliminoni pa bërë ushtrime apo pa ndjekur një dietë? Në dukje mund të jetë e vështirë për t'u arritur, por në fakt ka një mënyrë fantastike për të djegur dhjamin në vetëm 1 javë. Me këtë pije ju nuk keni pse të ndiqni një plan diete apo të bëni aktivitet fizik. Ju duhet vetëm të ndiqni këshillat super të thjeshta për të përgatitur këtë përzierje shumë efektive që heq dhjamin e tepërt në barkun tuaj. Përbërësit: 3 limonë 1 majë lugë çaji kripë 1 litër ujë Përgatitja dhe përdorimi: Prejini limonët përgjysmë dhe shtrydhuni lungun. Hidheni këtë të fundit në një tas veçmas nga lëkura. Vendosni një enë me 1 litër ujë në zjarr të vlojë. Shtoni lëkurët e limonit dhe një majë lugë çaji kripë. Ziejini për 5 minuta dhe më pas largojeni nga zjarri. Kullojeni përzierjen dhe hidheni në një shishe të pastër. Pijeni këtë përzierje pas çdo vakti ngrënieje dhe asnjëherë para tyre./Mesazhi/
The post Dieta perfekte për ata që urrejnë ushtrimet appeared first on Mesazhi.com. |
Evakuimi më i madh ndonjëherë – në Frankfurt u zbulua bombë e Luftës së Dytë Botërore Posted: 30 Aug 2017 12:04 PM PDT Rreth 70,000 banorë të qytetit Frankfurt do të detyrohen të lënë shtëpitë e tyre të dielën, pasi në qytet është gjetur një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore. Ky do të jetë evakuimi më i madh i bërë ndonjëherë për shkaqe të tilla. Mediat gjermane thanë se bomba u quajt “Wohnblockknacker” (blockbuster) gjatë luftës, për shkak të vetive të saj shkatërruese. Një zëdhënës i policisë tha të mërkurën se 70,000 njerëz duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, duke nënkuptuar se pothuajse një në dhjetë prej 717,000 banorëve të qytetit do të duhet të evakuohen. Zyrtarët po ruajnë vendin dhe atje “aktualisht nuk ka rrezik”. Policia tha se bomba në fjalë ishte një HC 4000, e përdorura në sulmet ajrore nga forcat britanike. “Për shkak të madhësisë së bombës, duhet të merren masa të gjera të evakuimit,” tha policia. Policia shpreson që evakuimi të përfundojë deri në mesditë, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë me shkatërrimin e bombës. Evakuimi më i madh deri më tani në epokën e pasluftës u zhvillua në Augsburg në prag të Krishtlindjeve vitin e kaluar. Me këtë rast 54,000 njerëz duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre, pasi një bombë prej 3,8 tonësh u gjet në qytetin jugor. Është pothuajse e zakonshme që bombat e pashpërthyera të gjenden gjatë ndërtimit në zonat urbane në Gjermani. Në muajin maj, 50,000 njerëzve u është dashur të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Hanover gjatë një operacioni të asgjësimit të bombës. /MESAZHI/ The post Evakuimi më i madh ndonjëherë – në Frankfurt u zbulua bombë e Luftës së Dytë Botërore appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: