Skip to main content

“Mbani shënim vajza, ja rastet kur nuk duhet ti shkruani apo telefoni të dashurit” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Mbani shënim vajza, ja rastet kur nuk duhet ti shkruani apo telefoni të dashurit” plus 9 more Lajmi i Fundit


Mbani shënim vajza, ja rastet kur nuk duhet ti shkruani apo telefoni të dashurit

Posted: 29 Aug 2017 08:12 AM PDT

Ke filluar një lidhje të re, në të cilën je zhytyr kokë e këmbë dhe gjatë gjithë ditës mendon vetëm për atë.

Do të doje ta kishje gjithmonë pranë dhe të mungon çdo orë larg tij.
Kjo situatë është normale për çiftet e dashuruara, por kij parasysh se meshkujt zakonisht largohen nga femrat të cilat bëhen shumë posesive dhe të bezdisshme. Jo më kot populli thotë: "Gjella me kripë e kripa me karar". Ne kete artikull po sjellim 5 rastet kur nuk duhet ti telefonosh apo shkruash të dashurit.

1. Direkt pas takimeve tuaja të para
A e di se meshkujt marrosen pas femrave pak "të vështira" pasi për ta është një sfidë, njësoj si të shijosh atë mollën e ndaluar. Prandaj mos ji ti e para që shkruan mesazhe direkt pas takimeve tuaja të para. Largoje më mirë telefonin nga dora dhe mos u bëj e bezdisur , pasi këto gabime mund t'ju kushtojnë lidhjen tuaj.
2. Kur ti je e dehur
Në asnjë mënyrë mos i telefono apo shkruaj atij kur ti je në gjendje të dehur, pasi ka shumë mundësi që të pendohesh të nesërmen për ato që mund të kesh thënë, por kthim mbrapa nuk ka.
3. Kur ti je e inatosur me të
Ndodh që të ziheni dhe kjo është normale për çdo çift. Fatmirësisht në këtë periudhë të lidhjes suaj kur ende nuk jetoni bashkë, ti e ke gjithë luksin ta përballosh inatin larg atij. Prandaj nuk këshillohet absolutisht ti telefonosh apo shkruash atij në inat e sipër, pasi mund të thuash shumë gjëra për të cilat mund të pendohesh.
4. Kur do të bësh ironi me të
Ironia më mirë të shmanget fare me të dashurin në pridhën e parë të lidhjes suaj, por nëse do të flasësh me humor për diçka, preferohet që këtë ta bësh në takim të drejtëpërdrejtë se sa ti dërgosh atij mesazh, pasi mesazhi edhe mund të keqinterpretohet dhe ai mund të mendojë se ti po tallesh më të.
5. Kur ti i ke shkruar atij pak më parë
Mos u bëj e bezdishme. Nëse ti i ke shkruar atij vetëm pak orë apo minuta më parë dhe ai ende nuk të është përgjigjur, prit, pasi ai mbase mund të jetë i zënë apo nuk mund të ketë mundësi të flasë.
Duro dhe mos u bëj posesive pasi asnjë mashkull nuk do të donte që kur të hapte telefonin të kishte "31 thirrje të humbura" dhe " 145 mesazhe të palexuara" nga e dashura e tij./gazetaekspres/

 

The post Mbani shënim vajza, ja rastet kur nuk duhet ti shkruani apo telefoni të dashurit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Swift mund Adelen, videoja e saj më e re 28 milion shikime në një ditë

Posted: 29 Aug 2017 07:58 AM PDT

Një sukses rekordi për videoklipin e ri të Taylor Swift. Këngëtarja me këngën e re 'Look what you made me do', ka arritur në vetëm një ditë më shumë se 28 milion klikime në Yuotube (dhe për momentin ka arritur pothuajse në 50 milion).

Swift ka arritur kështu të thyejë rekordin e mbajtur nga Adele me videon e këngës 'Hello" ( e cila në 23 tetor të 2015 kishte arritur 27.7 milion shikime). Videoklipi është prezantuar të dielën në 27 gusht gjatë MTV Video Music Aëards. Kënga i paraprin albumit të ri që pritet të dalë në 10 nëntor, tre vjet pas albumit të fundit '1989'.

Në top 5 e videove muzikore më të shikuara në një ditë, në Youtube, janë edhe 'Bad blood' po e këngëtares Taylor Sëift me (20.1 milion shikime në 17 maj 2015), 'Anaconda e Nicki Minaj (19.6 milion shikime në 19 gusht 2014) dhe 'Ërecking ball' e Miley Cyrus (19.3 milion në 9 shtator 2013).

The post Swift mund Adelen, videoja e saj më e re 28 milion shikime në një ditë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Intervista/ Pjesë e kombëtares shqiptare, Ahmedi refuzoi Maqedoninë: Më mirë vetëm një ndeshje kuqezi sesa titullar atje

Posted: 29 Aug 2017 07:52 AM PDT

Një nga tre risitë e trajnerit Christian Panucci, është dhe shqiptari nga Maqedonia, Valon Ahmedi.

I intervistuar sot para ndeshjes kundër Lihtenshtejn, futbollisti i lindur në Ohër por i rritur në Kërçovë, tregon se është shumë i lumtur që është pjesë e kombëtares kuqezi, duke i mbyllur njëherë e përgjithmonë dyert asaj të Maqedonisë.

Ahmedi tregon se ka bërë një zgjedhje me zemër dhe për ty është më mirë të luaj vetëm një ndeshje me Shqipërinë sesa të jetë gjithmonë titullar te Maqedonia.
VALON AHMEDI
Për ftesën nga Kombëtarja shqiptare para ndeshjes me Maqedoninë
"Kam lindur në Ohër, por kam jetuar gjithmonë në Kërcove. Jam shumë i lumtur që jam këtu, pasi kam qenë pjesë edhe te moshat e Kombëtares.
Kjo thirrje e Kombëtares është një ëndërr që u bë realitet për mua. Të jem shqiptari i vetëm nga Maqedonia që jam pjesë e kombëtares për mua është nder dhe kënaqësi".
Si është të luash krah Latifit përsëri, pas eksperiencës te moshat
"Kam luajtur me Latifin, por njoh edhe Grezdën, se kam luajtur një miqësore me të me U-21. Është një lojtar shumë i mirë dhe ndjehem shumë mirë me të".
A ka ndjerë presion dhe a ka pasur ftesë nga Maqedonia
"Asnjëherë. Të them të drejtën kam pasur shumë shokë dhe shumë njerëz që më kanë thënë të shkoja te Maaqedonia se është niveli më i ulët.
Thonin 'e ke të sigurt që do të luash'. Por unë e kam thënë që do të ndjehesha më krenar nëse do të luaja vetëm një ndeshje me kombëtaren kuqezi se sa çdo ndeshje te Maqedonia. E kam bërë zgjedhjen me zemër dhe jam shumë i lumtur që jam këtu".
Për komentin që i ka bërë Panuçi aftësive të tij
"A po më sheh si titullar apo jo, këtë nuk e di, e di vetëm trajneri. Telefonata e parë ishte që më përgëzoi për suksesin që po kaloj te klubi dhe tani jam me Kombëtaren. Jam një futbollist në përgjithësi teknik, jam fantazist, edhe në klub luaj si 10. Shpresoj që me kualitetet që kam të ndihmoj shumë kombëtaren, mezi pres të vesh fanellën kuqezi".
Si është ambientimi në grup me veteranët
"Unë disa i njihja, nuk ishte problem aspak për mua të ndjehesha mirë në ekip. Më kanë pritur shumë mirë edhe ata që nuk njihja. Ftesa erdhi në momentin më të mirë të karrierës time. Tre ditë më parë u kualifikova me klubin në Ligën e Kampioneve, pastaj erdhi edhe ftesa. Është një moment magjik për mua, shpresoj të vazhdojë kështu".
Për incidentin me Çikalleshin dhe si i përjeton grupi rregullat e Panuçit
"Trajneri, në pamje të parë më duket se është një që kërkon shumë disiplinë. Kjo mund t'i bëjë grupit vetëm mirë, pasi pa disiplinë nuk arrin askund, është shumë pozitive kjo ndjenjë që kam për trajnerin dhe duhen respektuar rregullat e tij".
Nëse është gati të pranojë stolin
"Patjetër, siç e thashë më parë, jam shumë i lumtur, jam krenar që jam këtu dhe çdo minutazh që do të më japë trajneri, do të jem i gatshëm".
Cilat janë synimet për ndeshjet e radhës të Kombëtares
"Çdo ndeshje duhet marrë seriozisht se nuk do të jetë e lehtë. Luajmë në shtëpi, kemi tifozerinë tonë përballë, kështu që do të japim maksimumin për të fituar".
Si e përjetuan në klub momentin kur i mbërriti ftesa
"Ata mendonin se ishte momenti që po luaja mirë dhe e mendonin që do të vinte ftesa. Kishin qejf pasi ishte diçka e rëndësishme për mua".
A e cilëson ndeshje të veçantë atë ndaj Maqedonisë
"Jo, sepse jam shqiptar, ndjehem shqiptar. Për mua do të jetë një ndeshje normale si të gjitha të tjerat".

The post Intervista/ Pjesë e kombëtares shqiptare, Ahmedi refuzoi Maqedoninë: Më mirë vetëm një ndeshje kuqezi sesa titullar atje appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Aksident automobilistik në Librazhd, dy furgonat me pasagjerë përplasen, 4 të plagosur

Posted: 29 Aug 2017 07:44 AM PDT

Një aksident automobilistik është raportuar në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, në vendin e quajtur Qukës.

Sipas informacioneve, dy furgona me pasagjerë janë përplasur me njëri- tjetrin, ndërsa mësohet se kanë mbetur të plagosur të paktën 4 persona. Në fotot e siguruara nga BË, duken dy mjetet e përplasura dhe disa prej pasagjerëve jashtë tyre.

Nuk dihet nëse aksidenti është favorizuar nga moti me shi. Pritet që shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të sqarohen nga policia që ka mbërritur në vendngjarje. (fotoja pa logo, ilustrim)

The post Aksident automobilistik në Librazhd, dy furgonat me pasagjerë përplasen, 4 të plagosur appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ilda Bejleri i bën surprizë çunave të Kombëtares, i shkon tek hoteli ku po qëndrojnë (Foto)

Posted: 29 Aug 2017 07:38 AM PDT

Ilda Bejleri është shumë e afruar me djemtë e kombëtares. Këtë e ka treguar shpesh herë me postimet që ka bërë në rrjetet sociale.

Po ashtu edhe postimi i saj më i fundit këtë ka treguar. Kombëtarja shqiptare e futbollit është grumbulluar për dy ndeshjet eleminatore në kuadër të Botërorit 2018-të, që pritet të luajë përkatësisht kundër Litehshtejnit dhe Maqesonisë, më 2 dhe 5 shtator. Ilda ka postuar në Instagram një foto ku ka dalë bashkë me Elseid Hysajn, Andi Lilën dhe Ansi Agollin duke shkruar:

Atmosferë kuqezi.
Nuk dihet nëse ajo do zhvillojë ndonjë intervistë apo thjesht do konsumojë një kafe me çunat për t'ju uruar suksese në dy ndeshjet.

The post Ilda Bejleri i bën surprizë çunave të Kombëtares, i shkon tek hoteli ku po qëndrojnë (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Drake nuk e ka harruar Rihanën, i mërzitur ai i jep asaj një mesazh të fortë

Posted: 29 Aug 2017 07:29 AM PDT

Drake nuk e ka harruar Rihannën! Duket se lidhja e Ririt me miliarderin Hassan Jameel e ka bërë Drake-n të flasë me vete.

Pas deklaratave të Chriss se vazhdonte ta donte edhe pse ishte i sigurt se nuk do mund të ktheheshin më, tani është radha e Drake. Reperi i njohur ka postuar një foto në Instagram teksa rrinte mendueshëm në divan.

Në pamje te parë duket një foto normale, por jo. Fansat sy shqiponjë të tij vunë re se ai kishte veshur çorapet e Rihannës. 30- vjeçari po i mbante këmbët e ngrohta me çorapet të Rihanës.
Mbi foton ai kishte shkruar thjesht "Punë".

 

Tani që e shikojmë me një tjetër këndështrim foton, nuk duket si një detaj që i ka shpëtuar Drake. Ndoshta ka pasur si qëllim t'i përçojë një mesazh…

 

1 vit më parë ai i deklaroi dashurinë në skenën e MTV Video Music AËards 2016, për t'u ndarë 2 muaj më vonë.

Rihanna aktualisht është në një lidhje me miliarderin Hassan Jameel, ku sipas burimeve të brendshme, ata janë shumë të dashuruar.

 

The post Drake nuk e ka harruar Rihanën, i mërzitur ai i jep asaj një mesazh të fortë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U akuzua se përdhunoi të miturën, rrëfimi i djalit: Erdhi nga Lushnja në Berat për të kryer marrëdhënie

Posted: 29 Aug 2017 07:14 AM PDT

Përdhunoi të dashurën e mitur në shtëpinë e tij, djali 17- vjeçar mohon akuzën duke deklaruar se gjithçka ka ndodhur me kompromis, shkruan "Panorama".

Zbardhet dëshmia e adoleshentit të akuzuar nga e dashura e tij për përdhunim. Në bazë të hetimeve të deritanishme të Policisë, 13- vjeçarja e përdhunuar dyshohet se ka rënë në kurthin e të dashurit të njohur në "Facebook". Ngjarja që për protagonistë ka dy të mitur, ka ndodhur tri ditë më parë në fshatin Moravë të njësisë administrative Otllak, në Berat.

Dy të miturit kishin vendosur të takoheshin pas njohjes dhe komunikimit në "Facebook". Vajza me inicialet E.K., banore e qytetit të Lushnjës, pas takimit ka denoncuar 17-vjeçarin K. Avdiu për marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja për të cilën është denoncuar minoreni nga fshati Moravë, ka ndodhur në banesën e këtij të fundit. Vajza 13-vjeçare kishte udhëtuar nga Lushnja për në Berat, pasi djali i kishte premtuar se do ta njihte me prindërit e tij. Pasi ka mbërritur në banesën e të dashurit të saj, ky i fundit e ka ftuar brenda dhe më pas ka ardhur edhe përdhunimi siç pretendon vajza.
Ndërkohë, pas denoncimit të bërë në polici, efektivët arrestuan në flagrancë në banesën e tij 17-vjeçarin, i cili do të përballet me akuzën "Marrëdhënie seksuale me të mitur", ndërkohë që materialet do t'i kalojnë seksionit të të miturve në Prokurorinë e Vlorës. Mes vajzës nga Lushnja dhe 17-vjeçarit nga Morava e Beratit ishte krijuar një lidhje pas komunikimit në "Facebook".
Inspektori i zonës së Moravës deklaroi se dy të miturit kishin muaj që flisnin së bashku dhe ditët e fundit kishin vendosur të takoheshin. Më 26 gusht, 13-vjeçarja mësohet se ka mbërritur në banesën e të dashurit të saj për t'u njohur me prindërit e tij, pasi ashtu siç dhe është shprehur në polici vetë vajza, ata kishin vendosur të fejoheshin.
Por në momentin që 13-vjeçarja ka mbërritur në shtëpinë e Avdiut, prindërit e këtij të fundit kanë qenë duke punuar në tokat e tyre dhe gjatë kësaj kohe 17-vjeçari kreu marrëdhënie seksuale me vajzën. Ndërkohë, pasi është kthyer në banesën e saj në Lushnjë, vajza u ka treguar për atë që kishte ndodhur prindërve të saj dhe këta të fundit të alarmuar kanë kërkuar arrestimin e të miturit nga Berati.
Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, 17-vjeçari i arrestuar ka deklaruar në prani të psikologut se vajza kishte rënë dakord vetë që të kryenin marrëdhënie seksuale, duke mos pranuar se ka pasur përdhunim. E mitura më pas është shoqëruar në spitalin gjinekologjik të Beratit, ku i është nënshtruar një vizite mjekoligjore, gjë e cila do të konfirmojë aktin./panorama

The post U akuzua se përdhunoi të miturën, rrëfimi i djalit: Erdhi nga Lushnja në Berat për të kryer marrëdhënie appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Armët e kapura në Rinas nisur drejt Londrës, në kërkim britaniku që “vizitoi” Shijakun

Posted: 29 Aug 2017 07:10 AM PDT

Gjatë hetimeve që po zhvillohen për të zbuluar porositësit e 13 kilogramëve armatim, Krimet e Rënda dhe Antiterrori i kërkojnë ndihmë autoriteteve britanike për të marrë informacion mbi një shtetas të huaj, i cili rezulton të ketë vizituar Shqipërinë për 3 ditë.

Burimet i thanë Top Channel se shtetasi britanik ka zhvilluar takime në Shijak në shoqërinë e një femre. Vizita e tij ka zgjatur nga data 20 deri më 23 gusht, ndërkohë që më pas shpjegohet se është larguar përmes aeroportit të Rinasit.

Hetuesit po verifikojnë kamerat e sigurisë të aeroportit, thuhet më tej në rrugë jozyrtare, për të siguruar të dhëna shtesë mbi këtë të dyshuar e për t'ia përcjellë më tej autoriteteve britanike.
Burimet shtojnë për Top Channel se paraprakisht rezulton se emrat e pritësve të pjesëve të armëve, kryesisht të tipit Kallashnikov, janë të dhëna false.
Si pritës në tre pakot e postuara nga Durrësi rezultojnë shtetasi bitanik Lauron Lee, që jeton në qytetin Uetford, si dhe Lauren Coules e Jake Marchant, që jetojnë në Bedford.
Emrat e të treve janë shënuar në secilën nga pakot, ndërkohë që dërguesit janë tre të moshuar që nuk kishin dijeni për çfarë kishte ndodhur.
Por burimet pohojnë se dërguesi kryesor në Shqipëri është i kërkuari Neritan Faria, i cili ka përdorur Saimir Çullhajn për të dorëzuar pakot me armë në kompaninë ndërkombëtare.
Por ndonëse 32-vjeçari ka treguar emrin e bashkëpunëtorit, ai mohon të ketë patur dijeni për përmbajtjen e tre pakove të mbushura me armatim. Pjesëtarë të grupit hetimor dyshojnë se Çullhaj nuk po thotë të vërtetën dhe se është i implikuar në trafik.
Pakot me pajisje armatimi u zbuluan gjatë një kontrolli në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që dosja po hetohet nga Krimet e Rënda përsa kohë vepra e trafikut të armëve është kompetencë e kësaj prokurorie./tch.

The post Armët e kapura në Rinas nisur drejt Londrës, në kërkim britaniku që "vizitoi" Shijakun appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Shiu përmbyt Tiranën, ja parashikimi i meterologëve për nesër

Posted: 29 Aug 2017 07:02 AM PDT

Tirana është përmbytur nga shiu me rrebesh, që përfshiu pothuajse të gjithë vendin.

Kjo ishte parashikuar nga meteorologët. Këta të fundit kanë dhënë parashikimet edhe për ditën e nesërme
PARASHIKIMI PER SOT
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin. Vranësira të dendura do të ketë në zonat veriore ku priten rrebeshe shiu.

Pas mesditës vranësirat dhe shirat zhvendosen drejt qendres – jugut te vendit duke gjeneruar shira, kryesisht në zonat lindore. Mbrëmje dhe nata do të largojnë vranësirat duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor, për pasojë dallgëzimi në det mbetet problematik.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie të ndjeshme sjell mesdita duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht deri në 33°C.
PARASHIKIMI PËR NESËR
Territori dominohet nga kthjellimet deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat verilindore. Pasditja do vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në Veri – Qender por kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë zonat Jugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 – 3°C duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 32°C.

The post Shiu përmbyt Tiranën, ja parashikimi i meterologëve për nesër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Studimi më i fundit tregon: 40% e grave me depresion dhe ankth

Posted: 29 Aug 2017 06:56 AM PDT

Një sondazh që ka marrë në pyetje mbi 10 mijë femra australiane, zbuloi se 40% e tyre janë diagnostikuar nga profesionistët me depresion apo ankth.

Sondazhi mbi shëndetin e grave nga "The Jean Hailes Women's Health", i publikuar këtë të dielë, gjeti gjithashtu se 60% e femrave nuk përmbushin periudhën e rekomanduar prej 2.5 orësh në javë aktiviteti fizik, për shkak se shumë prej tyre ndihen "shumë të lodhura", ose sepse e kanë tejet "të vështirë" të gjejnë kohë për stërvitje.

Dy në 5 gra të intervistuara, të grumposhave 18-89 vjeç, e konsideronin vetveten paksa mbipeshë, ndërsa 20% thanë se janë tërësisht mbipeshë. Vetëm një e katërta ishin kontrolluar për infeksione seksualisht të transmetueshme në 5 vitet e fundit. Studimi zbuloi gjithashtu se 95% e grave ishin jo duhanpirëse.
Drejtoresha e këtij sondazhi, Helen Broën tha se gjetjet kanë ngritur shqetësim veçanërisht mbi gjendjen shëndetësore të grave të reja.
"Femrat nga 18 në 35 vjeç kanë nivele të larta, përtë mos thënë më të lartat, të ankthit", tha ajo, e cila për këtë rezultat fajëson edhe teknologjinë dhe mediet sociale, transmeton Top Channel.
"Mendoj se ato i dedikojnë shumë kohë dhe ushtrojën shumë presion ndaj vetvetes për të qenë 'gjithnjë gati' për t'u shfaqur në Instagram apo rrjete të tjera, gjë që nënkupton se në pjesën më të madhe të kohës femrat janë me telefonin e tyre në duar dhe të gatshme për të publikuar foto", tha Broën.
Sondazhi i pyeste femrat se çfarë i shqetësonte gjatë dy javëve të fundit, e thuajse gjysma e tyre binin dakord se "shqetësoheshin shumë për gjëra nga më të ndryshmet".
Më shumë se 40% raportuan se ndiheshin në ankth, nervoze dhe të limitet e durimit, ndërsa shumë të tjera deklaruan se ndihen rregullisht të mërzitura apo të inatosura. Shtimi i ankthit te gratë vjen edhe si pasojë e mbingarkesës së informacioneve shëndetësore në dispozicionin e tyre "online". /Lajmi.net/

The post Studimi më i fundit tregon: 40% e grave me depresion dhe ankth appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more