Skip to main content

Lajmi.net: “Një anëtar i ri në familjen e Zanfina Ismailit (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Një anëtar i ri në familjen e Zanfina Ismailit (Foto)” plus 8 more


Një anëtar i ri në familjen e Zanfina Ismailit (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 11:52 PM PDT

Në Insta-Story, Zanfina ka postuar një foto në të cilën ka treguar se në shtëpinë e saj është shtuar edhe një anëtar i ri, shkruan lajmi.net.

Ajo bëri të ditur se ka adoptuar një mace dhe për ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, solli edhe një foto të saj.

“Kjo mace tashme eshte adoptuar!” është mbishkrimi që Zanfina ka lënë mbi foto. /Lajmi.net/

Tifozët e futbollit ‘qeshen’ me klubin e ri të Sanchesit (FOTO)

Posted: 28 Aug 2017 11:45 PM PDT

Swansea City ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Renato Sanches.

Sipas WalesOnline, ish anëtari i Benficas mund të transferohet si huazim për një sezon te skuadra e Premierligës, Swansea City.

Sanches së fundmi kërkohej edhe nga Milan. /Lajmi.net/


Audi vjen me model të ri, ka gjashtë dyer (Foto)

Posted: 28 Aug 2017 11:45 PM PDT

Modeli i prezantuar tërhoqi vëmendjen me dizajnin e veturë limuzinë me 6 dyer. I menduar si një model me gjatësi 6.36 metra i gjatë, vetura peshon 2418 kg, shpenzon 3.0-litra dhe ka motor TFSI.

 

Ky kuzhinier është i jashtëzakonshëm (Video)

Posted: 28 Aug 2017 11:33 PM PDT

Megjithatë, shija e ushqimit të përgatitur nuk krahasohet me asnjë ushqim të zakonshëm.

Përballja e këtyre dy kuzhinierëve që do t’i shihni në videon më poshtë është e fortë, shpreh besimin e secilit  në vete dhe mënyrën si janë mahnitur me tjetrin.

Pastaj, fitorja e kuzhinierit në fund, daljen nga skena të tjetrit si dhe arritjen e perfeksionit në ushqim, në vetëm pak minuta. /Lajmi.net/

15 milionë ‘Nona’ për Ledrin dhe Zerkën (Foto/Video)

Posted: 28 Aug 2017 11:26 PM PDT

Kur jemi tek bashkëpunimet, një projekt shumë i suksesshëm u lansua në muajin qershor, shkruan lajmi.net.

Është kjo kënga ‘Nona’ që e sollën dyshja Ledri Vula dhe Young Zerka, këngë e cila deri tani ka grumbulluar mbi 15 milionë klikime.

Për këtë fakt më së shumti gëzohen Ledri dhe Zerka, madje ky i fundit e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar se ‘Nona’ ka shkelur 15 milionëshin. /Lajmi.net/

Përforcimi i ri i Barcelonës nuk kushton as 1 euro (FOTO)

Posted: 28 Aug 2017 11:26 PM PDT

Barcelona do të vazhdoj punën për transferimin e mesfushori të Schalkes, Leon Goretzka.

Robert Fernández, sekretar teknik i Barcelonës, e ka vëzhguar lojtarin në ndeshjen mes Schalkes dhe Leipzigut dhe ka vendosur që ta transferoj 22 vjeçarin.

Goretzka ka kontratë me klubin nga Bundesliga deri në vitin 2018, derisa Barcelona do të tentoj që lojtarin ta transferoj pa shpenzuar asnjë cent. /Lajmi.net/


Deputetët minoritarë mund ta ndryshojnë votën

Posted: 28 Aug 2017 11:25 PM PDT

Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, thotë se mund ta përkrahë koalicionin e mundshëm mes "Vetëvendosjes" dhe LAA-së, por me kushte të njëjta si për koalicionin PAN.

Koalicioni PAN për disa herë me radhë ka dështuar ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit në mungesë të votave të nevojshme të deputetëve.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kandidat i PAN-it për kryeparlamentar, ka deklaruar në seancën e javës së kaluar të Kuvendit se nëse Albin Kurti arrin t'i sigurojë 61 vota të deputetëve, ai e ka përkrahjen e plotë që t'i formojë institucionet, shkruan tutuje “Zëri”.

Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian i kanë kërkuar më herët koalicionit PAN që t'ia japë drejtimin e një ministrie të Qeverisë së re për t'ia garantuar votën e tyre në Kuvend.

"Unë e përkrah edhe palën tjetër nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe me Rregulloren e Kuvendit. Ne do t'i kemi kërkesat e njëjta sikurse që i kishim me PAN-in",  ka thënë Berisha për gazetën "Zëri", duke shtuar se deri më tani nuk kanë pasur asnjë ftesë nga LDK-ja dhe nga LVV-ja për të biseduar për një bashkëpunim të mundshëm

Hani vetëm këtë lloj buke dhe i thoni lamtumirë sëmundjeve të zemrës

Posted: 28 Aug 2017 11:21 PM PDT

Dr. Steven Gundry përforcon atë që shumë e kanë dëgjuar këto kohë.

Ajo ndjeshmëria ndaj glutenit është diçka e vërtetë, edhe te njerëzit që nuk vuajnë nga sëmundja autoimune celiac. Gundry thotë që njerëzit duhet ta shmangin glutenin për të ulur rrezikun e inflamacionit që mund të çojë në rritjen e peshës.

Dr. Gundry është një armik i lektinës, një proteinë bimore që mund të dëmtojë stomakun dhe zorrët tuaja, ku bën pjesë edhe gluteni.

Ai thotë që nëse duhet të hani bukë, ajo duhet të jetë buka e markës Barely. Meqë te ne nuk ekzistojnë këto produkte, po ju tregojmë çfarë është kjo lloj buke.

Ajo përmban miell bajamesh, gjalpë bajamesh dhe vaj arre kokosi dhe absolutisht jo drithëra, sojë apo maja. Nëse vendosni të mos hani prodhime të përbëra nga drithërat, produktet me miell bajamesh janë alternativa më e mirë.

Në maj, një studim ka zbuluar që shumë produkte pa gluten mund të nxisin obezitetin më shumë sesa produktet përkatëse me miell integral sepse përmbajnë më shumë yndyra të ngopura dhe më pak proteina. Më të kritikuarat ishin mielli pa gluten, biskotat, bukët dhe makaronat e ngjashme.

Për hir të së vërtetës, Barely Bread përmban 3 gramë proteina për fetë, njëlloj si një fetë buke me miell integral, që nënkupton nëse jeni duke shmangur glutenin, ky zëvendësues i bukur ka vlera ushqimore të përafërta me të.

Megjithatë, nëse jeni skeptikë ndaj rekomandimit të Dr. Gundryt, mund të keni të drejtë. Po në maj, Revista Mjekësore Britanike, zbuloi që njerëzit që nuk kanë sëmundjen celiac dhe ndjekin një dietë pa gluten nuk janë duke e ulur fare rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në fakt, ndërprerja e të gjitha drithërave bashkë, mund t’i ekspozojë ata ndaj sëmundjeve të zemrës.

Sigurisht, Barely Bread, apo buka me miell bajamesh, është shumë e mirë për ju, por konsultohuni me mjekun tuaj më parë nëse do vendosnit të përjashtonit të gjitha drithërat nga dieta.

Lamtumirë Real Madrid, Kovaçiç zgjedh klubin e ri (FOTO)

Posted: 28 Aug 2017 11:20 PM PDT

Mateo Kovacic është i gatshëm të largohet nga Real Madrid.

Mesfushori kroat është i hapur për transferim në Liverpool, raportojnë mediat angleze.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e sheh kroatin si pasardhës të Philippe Coutinhos, i cili është pranë kalimit në Barcelonë.


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more