Skip to main content

“Kush janë ndihmësit që e bëjnë Merkelin pothuaj të pamposhtur?” plus 9 more 24 ore lajme

“Kush janë ndihmësit që e bëjnë Merkelin pothuaj të pamposhtur?” plus 9 more 24 ore lajme


Kush janë ndihmësit që e bëjnë Merkelin pothuaj të pamposhtur?

Posted: 31 Aug 2017 06:38 AM PDT

​Objektivi tani është që të shtrëngojë dhëmbët dhe të vazhdojë të buzëqeshë deri në 24 shtator. Pas kësaj date, do të jenë votat e dhëna prej votuesve gjermanë për Angela Merkelin, që do të përcaktojnë se si kancelarja do të ketë marrë një mandat të katërt, dhe me kë mund ta formojë qeverinë. Sondazhet e ...

Nis takimi Thaçi-Vuçiq, ja ku u zhvillua takimi në mëngjesin e sotëm

Posted: 31 Aug 2017 06:34 AM PDT

Mediat serbe kanë raportuar se takimi në mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini, tashmë ka filluar. Duhet përkujtuar që dy presidentët janë takuar edhe mëngjesin e sotëm në një takim joformal në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm në Bruksel Komisioni ...

Parandjenja e gjyqtares të ekzekutuar nga ish-burri në Tiranë, fjalët e fundit që i tha koleges

Posted: 31 Aug 2017 06:27 AM PDT

Gjyqtarja e Shkodrës, Fildes Hafizi, nënë e dy fëmijëve të mitur përndiqej vazhdimisht nga Fadil Kasemi, edhe pas divorcit të tyre. Madje kjo e fundit kishte pasur një parandjenjë të keqe pak ditë më parë dhe kishte komunikuar me një kolegen e saj. BalkanWeb raporton, se 39-vjeçarja i kishte rrëfyer koleges se ndjehej e rrezikuar. ...

Kush është burri që vrau ish-gruan gjyqtare në Tiranë, çfarë tha kur…

Posted: 31 Aug 2017 06:25 AM PDT

53-vjeçari Fadil Kasemi qëlloi me armë ish-gruan e tij gjyqtare ditën e sotme në zonë e 'Xhamllikut', duke e lënë të vdekur. Por, edhe dy vjet më parë, Kasemi ka tentuar ta vrasë ish-gruan, ndërsa ai u arrestua dhe u burgos, por pasi ka dalë nga burgu ditën e sotme ka qëlluar për vdekje 39-vjeçaren Fidese ...

Mesazhi prekës i gjyqtares: Fëmijët janë dhe do të mbeten kapitulli më i bukur në librin e jetës sime!

Posted: 31 Aug 2017 06:19 AM PDT

Fildes Hafizi, gjyqtarja e rrethit të Shkodrës që sot mbeti viktimë nga plumba e pistoletës së ish bashkëshortit, ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, një djalë dhe një vajzë. E dhunuar disa herë nga ish bashkëshorti që sot ra në pranga, Fildes Hafizi ka dhënë disa mesazhe të forta në profilin e saj, ku ...

Depozitat në banka rriten me 50 mln dollarë në korrik

Posted: 31 Aug 2017 06:14 AM PDT

Depozitat në banka u rritën me 50 milionë dollarë në korrik, duke përmbysur tendencën rënëse prej disa muajsh rresht. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, nga 988.7 miliardë lekë që ishin në qershor, kursimet në sistemin bankar arritën në 994.1 miliardë lekë. Sipas Bankës, depozitat në banka arritën nivelin më të lartë ...

Vuçiç dëshiron Trump në Beograd, së shpejti zyrtarizimi i ftesës

Posted: 31 Aug 2017 06:11 AM PDT

Donald Trump mund të bëhet presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që viziton Beogradin që prej vitit 1975, kur presidenti i atëhershëm Gerald Ford u takua me marshallin Tito në kryeqytetin e Federatës Jugosllave. Ftesa, që do të zyrtarizohet së shpejti, është bërë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit të zhvilluar një ditë ...

Vritet gjyqtarja, ish-bashkëshorti e qëllon në automjet

Posted: 31 Aug 2017 06:05 AM PDT

Një 39-vjeçare, gjyqtare e shkallës së parë në Shkodër u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj.  Fadil Kasemi 53 vjeç qëlloi mbi gruan e tij, Fildez Kasemi 39 vjeçe, teksa kjo e fundit po lëvizte me një automjet Mercedes Benz. Ngjarja ndodhi pak pas mesditës së kësaj të enjteje, në zonën e ” Xhamllikut ” ...

Qeveria e re, Rama: Pse ministrat e rinj do jenë edhe deputetë

Posted: 31 Aug 2017 12:41 AM PDT

Kryeministri Rama në një intervistë për gazetën "Panorama", të publikuar sot, e enjte 31 gusht 2017 tregon për marrëdhënien e tij me ministrat teknikë të Partisë Demokratike. Ministrat e qeverisë "Rama 2" nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetit dhe si rrjedhojë, nuk ka deputetë të listës që do t'i zëvendësojnë ata. Kryeministri Rama zbulon ...

Arsyet e sulmit ndaj zv/kryeministres shkodrane të Ramës dhe një profil i Senida Mesit

Posted: 31 Aug 2017 12:38 AM PDT

Ka dy ditë që Edi Rama shpalli qeverinë e tij të re dhe në disa qarqe jo pranë opozitës, por pranë grupeve të pakënaqura brenda PS-së ka nisur një sulm ndaj numrit dy të qeverisë shqiptare, zv.kryeministres Senida Mesi,  e cila është edhe deputete e qarkut Shkodër. Në disa portale është shpërndarë një video e ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more