Skip to main content

“Këta janë kandidatët e LDK-së që do të garojnë për Asamblenë Komunale në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press

“Këta janë kandidatët e LDK-së që do të garojnë për Asamblenë Komunale në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press


Këta janë kandidatët e LDK-së që do të garojnë për Asamblenë Komunale në Ferizaj

Posted: 22 Aug 2017 09:52 AM PDT

Ferizaj.22.08.2017LDK, dega në Ferizaj     kabërë publike listën e  kandidatëve që do të garojnë për  Asamblenë Komunalë  në Ferizaj në zgjedhjet  lokale të 22 Tetorit.

Për kadidat për të parin e Ferizajt ky subjekt ka bërë të ditur ditë më parë se garës do ti hyjë sërish kryetari degës dhe kryetar aktual  i Ferizajt, Muharrem Svarqa.  Ndërsa në listën e kandidatëve që do të garojnë për Asamblenë Komunale përveç kandidatëve të  cilët kanë qenë  asamblistë  në  legjislaturën  e fundit  janë  përfshirë edhe emra të rinjë të cilët garojnë për herë të parë.

Kjo është lista e plotë e kandidatëve për Asamblist në Ferizaj  nga dega e LDK-së.

 

1. Muharrem Svarqa

2. Faruk  Guri

3. Eleonora Isufi

4.  Muhamet Çerkini

5.  Heset Shatrolli

6.  Hysnije Mustafa-Shamolli

7. Ramadan Baliu

8.  Imri Hashani

9. Elfete Mehmeti

10. Shkëlzen  Selamni

11. Nezir Mani

12.  Qëndresa  Salihaj

13. Burim Karameta

14. FadilHalili

15. Fitore Sadiku

16. Ekrem Mustafa

17. Flamur Istrefi

18.  Jehona Mustafa

19. Gëzim Kokollari

20. Ridvan Nebihu

21. Yllkë  Neziri

22.  Xhafer Ramusholli

23. Vehbi Emini

24. Besa Goga

25. Hajriz Shabani

26.  Balton Dërguti

27. Bahrije Hyseni

28. Haxhi Spahiu

29. Përparim Guta

30.  Blerina Bajraktari

31. Selamn Shabani

32.  Agon Zhinipotoku

33. Saranda  Musliu

34. Burim Selmani

35.  Nazim Haliti

36. Eglantina Ramadani

37. Kemajl Mustafa

38. Bedri  Zeqiri

39. Fatime Xhafaj

40.Sabit Avdija

41. Florim Krasniqi

42. Avdurrahim Sallahu

43. Burim Ugzmajli

44 Gani Mahalla

45  Gani Xhemajli

Trenat e Kosovës jofunksional deri në rishikimin e buxhetit

Posted: 22 Aug 2017 08:47 AM PDT

Hekurudhat e Kosovës nuk do të mund të vënë në qarkullim linjat e ndërprera të trenave pa u bërë rishikimi i buxhetit për vitin 2017, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.

Por, rishikimi i buxhetit, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi nuk mund të bëhet pa konstituimin e institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë, të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Qarkullimi i trenave në linjën e Pejës dhe atë të Hanit të Elezit është ndërprerë në fillim të muajit gusht për shkak të, siç thuhet, mungesës së mjeteve financiare.

E vetmja linjë hekurudhore që është në operim, në transportin e udhëtarëve, mbetet ajo Prishtinë – Shkup dhe anasjelltas.

Ministri në largim i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës nga subvencionet kishte ndarë mjete për hekurudhat e Kosovës, respektivisht ndërmarrjen "Trainkos", në vlerë prej 1.34 milion euro.

"Qeveria i ka subvencionuar hekurudhat e Kosovë. Gjatë qershorit është menduar të bëhet rishikimi i buxhetit dhe në rishikim të shihen se sa mjete duhet të jepen për hekurudhat në mënyrë që të funksionojnë si duhet, por duke pasur parasysh gjendjen politike dhe mungesën e formimit të Qeverisë, edhe rishikimi i buxhetit nuk është bërë, andaj këto mjete nuk mund t'i mbulojë askush", thekson Muharremi.

Për shkak të pamundësisë së rishikimit të buxhetit të shtetit, autoritetet e Kosovës patën bërë të ditur se janë përballur me vështirësi në kryerjen e shumë obligimeve.

Sidoqoftë, bordi i drejtorëve dhe menaxhmentit i "Infrakos"-it (që merret me menaxhimin e hekurudhave), kanë kërkuar nga institucionet kompetente shtetërore pagesën e diferencës.

Pagesa e kësaj diference, siç thonë përfaqësuesit e '"Infrakos"-it, është e përcaktuar me Ligjin mbi hekurudhat e Kosovës, ku në vit kap vlerën rreth 1.8 milion euro.

Por, sipas zyrtarëve të "Infrakos"-it edhe përkundër kërkesave, nuk kanë marrë asnjëherë pagesën e duhur të paraparë me ligj.

Vlora Jahaj, zyrtare për informim në "Infrakos", thotë se në mënyrë që të mundësohet funksionimi i ndërmarrjes dhe të mos krijohen probleme sociale me punonjësit, institucionet kompetente duhet të ndërmarrin veprime urgjente në mbulimin e obligimeve ligjore.

"Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti konstatojnë se "Infrakos" ka shtjerrë të gjitha mundësit financiare që varen nga kjo kompani dhe nuk mund të bëjë asgjë në tejkalimin e situatës ekzistuese pa kryerjen e obligimeve ligjore nga Qeveria, siç parashihet me Ligjin mbi hekurudhat", thekson Jahaj.

Sidoqoftë, ministri në largim i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi konsideron se hekurudhat kanë mjete të funksionojnë deri në fund të muajit shtator.

"Hekurudhat e Kosovës deri në fund të gushtit edhe në shtator i kanë mjetet që të jenë në funksion për arsye se i kanë edhe mbi 245 mijë euro në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që ata i bëjnë pagesat për derivate dhe mund të punojnë, dhe shpresojë që deri në atë kohë të bëhet ndonjë zgjidhje dhe t'i dalim përballë kërkesave dhe ata të vazhdojnë punën", thekson ai.

Infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë.

Binarët, ndërtesat e stacioneve, stabilimentet sinjalizuese, pastaj operimet hekurudhore, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve, që nga ekspertë të fushës janë konsideruar të vjetruara.

Kosova tani më është përfshirë në projektet për modernizimin e hekurudhës, investime këto që hyjnë në pakon për investime të aprovuara në samitin e Ballkanit Perëndimor në gusht të vitit 2015 në Vjenë, në kuadër të agjendës më të gjerë të Bashkimit Evropian për promovimin e lidhjes në rajon dhe të lidhjes me BE-në.

Aksident komunikacioni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka të lënduar (Foto)

Posted: 22 Aug 2017 08:37 AM PDT

Para pak çastesh në magjistralen  Ferizaj-Prishtinë ka  ndodhur një aksident komunikacioni.

Në vendin e ngjarjes kan dalë edhe policia  e trafikut ecila po merret me  rastin. Bëhet e ditur  se  në këtë aksident ka pasur edhe të lenduar të lënduar të cilët janë  dërguar për trajtim në QKUK neë Prishtinë.

Gjykata merr vendim për aktivistët e Vetëvendosjes

Posted: 22 Aug 2017 08:27 AM PDT

Aktivistët e Vetëvendosjes të cilët po akuzohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, janë liruar nga arresti shtëpiak.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi, transmeton 'Indeksonline'.

Ky vendim është marrë në seancën e sotme maratonike.

Masa e arrestit shtëpiak është zëvendësuar me paraqitje në polici./Indeksonline/

Mjekët: Celularët po përhapin një sëmundje të re

Posted: 22 Aug 2017 08:21 AM PDT

Shkencëtarët nga Hong Kongu i kanë habitur të gjithë me zbulimin e fundit. Ata thonë se kanë zbuluar një sëmundje të re.

"Ankthi i ndarjes nga celulari" quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve tashmë.

Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.

Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë

Mishi në Zvicër, deri 4 herë më i shtrenjtë se në Gjermani!

Posted: 22 Aug 2017 08:16 AM PDT

Konkretisht: Një kilogram kofshë pulash në Zvicër kushton afër 12 franga ndërsa në Gjermani, vetëm 3 franga!

Çmimet e mishit dhe sidomos të disa llojeve të tij, në Zvicër janë deri në 4 fish më të larta se në vendet fqinje. Në këtë përfundim ka ardhur indeksi i çmimeve të mishit për vitin 2017, i përpiluar ngafirma gjermane Caterwings. Sipas tij, zviceranët për një kotletë derri ose për gjoks pule apo për file lope paguajnë më shumë se 140 për qind mbi mesataren botërore. E kjo mesatare është nxjerrë pas krahasimit të çmimeve të mishit në 50 vende.

Ndërsa blick.ch duke vërtetuar në terren këtë raport çmimesh, ka ardhur në përfundimin se disa lloje mishi, në veçanti kofshët e pulave ("kaqikat") në Zvicër kushtojnë plot 4 fish më shtrenjt se në Gjermani. Konkretisht: Një kilogram kofshë pulash në Zvicër kushton  afër 12 franga ndërsa në Gjermani, vetëm 3 franga! Ngjashëm qëndron puna edhe me mishin e derrit. Ndërkohë që në Zvicër kilogrami i kotletës së derrit kushton 20 franga, në Itali, Francë e në Gjermani ai mund të blihet me vetëm 8 franga.

Dallimet janë më të vogla te mishi i shtrenjtë, file gjedhi, transmeton albinfo.ch. Kështu, te shtetet fqinje një kilogram mishi të tillë kushton mes 44 dhe 47 franga ndërsa në Zvicër, 62 franga.

Dallimet e përmendura, sipas njohësve të problematikës, shpjegohen jo me çmimet që mishit ua caktojnë pridhuesit (blegëtorët) por me koston e transportit, therrtoreve dhe shitjes me pakicë. Me fjalë tjera, edhe sikur blegtorët ta ofronin mishin pa pagesë, ai në shitore do të kushtonte më shtrenjtë se në vednet fqinje, ka thënë një njohës i industrisë së mishit.

Marzha e lartë (pjesa e fitimit) te distributorët  e mëdhenj në Zvicër është më e lartë se në vendet matanë kufijve, ankohen prodhuesit dhe ekspertët, përcjell albinfo.ch. Ndërsa nga Migros-i, si një shpërndarës i tillë thonë se çmimet e larta të mishit në Zvicër arsyetohen thjesht, me nivelin  elartë të çmimeve të të gjitha produkteve këtu dhe me nivelin e të ardhurave.

Vendos edhe AAK në Ferizaj. Xhavit Zariqi kandidat për kryetar .Këta janë kandidatët për asamble komunale

Posted: 22 Aug 2017 06:19 AM PDT

 

Ferizaj. 22.08.2017. AAK, dega në Ferizaj në takimin e fundit ka kompletuar listën e kandidatëve që do të konkurrojnë për Asamblenë Komunale të Ferizajt në zgjedhjet e 22 Tetorit.

Me këtë rast është konfirmuar edhe njëherë se Xhavit Zariqi do të jetë ai i cili do të garojë për të parin e Ferizaj. Në këtë takim është konfirmuar edhe lista për kandidat  të cilët do të garojnë për Asamblenë Komunale të Ferizajt.

Kjo është lista e plotë e kandidatëve për Asamlenë Komunale nga AAK dega në Ferizaj.

1.Xhavit Zariqi  2.Naim Ferati  3.Xhemile murati  4.Izet Rushiti  5.Faruk Hyseni  6.Hatixhe Bungu  7.Dugagjin Hetemi  8.Arsim Sahiti  9.Aurora Ramadani  10.Kemer Kemeri  11.Shemsedin Sojeva  12.Zymrije Haxhimusa  13.Fatmir Azizi  14.Zymer Berisha  15.Remzije Elezi  16.Muhamet Murati  17.Jehona Nuhaj  18.Edona Krosa  19.Perparim Qalaj  20.Ferat Neziri  21.Fatushe Azemi  22.Nexhmedin Bajrami  23.Halim Salihu  24.Mirjete Beqiri  25.Shemsi Shaqiri  26.Kenan Berisha  27.Fahrije Hoxha Beqiri  28.Arber Lohaj  29.Sabit Musliu  30.Agnesa Bobi Syla  31.Fejzulla Behluli  32.Ridvan Sallahu  33.Edita Potera  34.Rinor Rexhepi  35.Albion Murseli  36.Antigona Sadiku  37.Arber Ibrahimi  38.Haki Mehmeti  39.Dinore Sylejmani  40.Arben Behluli  41.Besim Nuhiu  42.Nadie Burrniku  43.Bujar Arifi  44.Hamide Mehmeti  45.Muhamet Halili

Shpronësimet dhe uzurpimet edhe më tutje sfida të Drejtorisë për Pronë, Gjeodezi e Kadastër

Posted: 22 Aug 2017 05:33 AM PDT

 

Ferizaj.22.08.2017. Në raportimin e punës gjashtëmujore drejtori që udhëheq me sektorin e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Fatmir Azizi ka treguar se edhe për këta 6 muaj është kryer një punë voluminoze.

Drejtori Azizi sqaroi se ka pasur edhe sfida, por që me përkushtimin e stafit janë tejkaluar pa ndonjë telashe të theksuar. Në të trija fushat ku qytetarët kanë nevojë për dokumente të ndryshme u tha se janë lëshuar me mijëra dokumente.
"Në sektorin e pronës ka detyra mjaft të rëndësishme , shpesh na shtohen problemet nga uzurpimet apo pengesat e tjera por që , stafi ynë ka punuar mjaft dhe janë tejkaluar me maturi problemet e paraqitura. Gjithsejt te sektori i pronës janë punuar mbi 2 mijë e 457 kërkesa, ku hyjnë disa detyra mjaft të rëndësishme me angazhime edhe në terren.
Sa i përket sektorit të Gjeodezisë kanë qenë mbi 2 mijë e 500 lëndë ku hyjnë regjistrimet e reja , bashkimi i parcelave dhe ndarja e tyre, ndërsa dua ta theksoj se ka një kohë që të gjitha coptimet e parcelave dhe regjistrimet e manualeve janë të regjistruara edhe online dhe qytetarët mund ta shohin pronën e tyre vetëm 24 orë pas futjes në sistem.
Ndërsa në sektorin e Kadastrit ka pasur mbi 6 mijë e 555 lëndë ku numrin më të madh e përbën lëshimi i certifikatave të pronave rreth 3 mijë sish, e dokumentet e tjera janë dhënë për nevoja të ndryshme të qytetarëve" deklaroi drejtori Azizi në këtë konferencë.

Ndër pengesat që janë paraqitur edhe në këtë periudhë 6 mujore tek drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit ka qenë buxheti i ulët për shpronësime i cili është në vlerë rreth 300 mijë euro.

"Gjatë katër viteve të fundit nga kjo qeveri komunale , janë realizuar disa projekte infrastrukturore si asfaltime e kanalizime. Për këto punë është dashur të bëhen shpesh edhe shpronësime, ndërsa buxheti ka qenë mjaft i ulët, por ia kemi dalë disi. Shpresojmë që për vitet e ardhshme do të ndahet më shumë buxhet.
Kurse edhe me uzurpimet nuk e kemi pasur të lehtë t'i zgjidhim kontestet me gjithë rritjen e vetëdijes se pronë shoqërore duhet ruajtur. Me një punë profesionale kemi arritur të gjejmë kompromise si për pronat private po ashtu edhe për ato publike, por që ka nevojë ende të punohet në të dyja sferat" tha gjatë konferencës së sotme drejtori Azizi.

Vlerësohet lartë figura e Bajram Rexhepit: Burrështetas, atdhetar dhe humanist i madh

Posted: 22 Aug 2017 04:12 AM PDT

Në ceremoninë komemorative të mbajtur për ish- kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, liderët e vendit e kanë vlerësuar lartë figurën e ish-kryeministrit, duke u cilësuar si burrështetas dhe humanist.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ish– kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka qenë profil i burrështetasit, atdhetarit dhe humanistit.

Ai në mbledhjen komemorative të organizuar për Rexhepin, ka thënë se në karrierën e tij politike, shefi i parë i qeverisë së Kosovës, ka qenë njëra ndër personalitetet më emblematike dhe me virtyte të rralla.

"Doktor Bajram Rexhepi, ishte mjeku i parë i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK). Në vitet 1998 – 1999, ai gjendej kudo ku ishte beteja: në Shalë, në Llap, Drenicë, Mitrovicë. Përherë ishte pranë ushtarëve dhe qytetarëve të plagosur. Ai i besonte drejtësisë, luftës për liri. Kudo që ishte mbillte shpresë, optimizëm dhe besim. Ai u dedikua më tërë forcën par bashkimin e qytetit të Mitrovicës, derisa u angazhua me tërë kredibilitetin njerëzor në strukturat e PDK-së, që nga themelimi i saj. Për rreth dy dekada ishte ndër liderët kryesor të partisë. Me Bajramin kam vizituar dhe takuar shumë qytetar, nëpër fshatra dhe lagje, ku nga të gjithë respektohej dhe çmohej shumë", ka shtuar Thaçi.

Ndërsa,kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në një fjalë rasti në tha se Rexhepi ishte personalitet shumëdimensional, për shkak të shërbimit që e ka bërë ai sipas tij, ndaj shtetit të Kosovës.

Ai tha se Rexhepi ishte njeriu më adekuat për tu zgjedhur kryeministër i vendit, në periudhën e pasluftës.

"Ai u ballafaqua me sfida: siç ishin protestat e vitit 2004. Rexhepi ishte bartës i shumë pozitave shtetërore, por mbi të gjitha ishte personalitet i rëndësishëm politik. Do të mbetet personalitet i Kosovës, duke lënë gjurmë të mëdha në Kosovë. Do të mbetet mend si politikan që mbajti fjalën, njeri i dijshëm dhe komunikativ. La gjurmë të rëndësishme në shtetndërtimin e vendit tonë. La gjurmë po ashtu si mjek humanist në luftë dhe paqe. Njeri që e donte jetën familjen dhe vendin e tij. Është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe shoqërinë e Kosovës", ka theksuar Mustafa.

A është i mundshëm transferimi i Coutinhos në Barcelonë.? Ky është lajmi i fundit (Foto)

Posted: 22 Aug 2017 04:05 AM PDT

Skuadra e Philippe Coutinho beson se tani është praktikisht e pamundur që futbollisti i tyre të bashkohet me Barcelonën nga Liverpool këtë verë, raporton, RAC1 nëpërmjet Mundo Deportivo.

Barcelona ka paraqitur  tri oferta për brazilianin, të cilat janë refuzuar nga Liverpooli, të cilët kanë insistuar se Coutinho nuk do të shitet, transmeton, ORAinfo.

Dhe, sipas Guillem Balague i Sky Sports, Barcelona do të tërheqë ofertën e tyre pas vendosjes së Liverpoolit./ORAinfo/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more