Skip to main content

“Keni myk në thonj? Hiqeni qafe përherë me këtë recetë” plus 9 more Ferizaj Press

“Keni myk në thonj? Hiqeni qafe përherë me këtë recetë” plus 9 more Ferizaj Press


Keni myk në thonj? Hiqeni qafe përherë me këtë recetë

Posted: 29 Aug 2017 09:48 AM PDT

Infeksionet mykotike mund të prekin çfarëdo lloj pjese të trupit. Thonjtë preken nga infeksioni mykotik kur myku godet thonjtë e gishtave, majën e këmbës ose lëkurën poshtë thonjve.

Sipas American Academy of Dermatology (AAD), infeksionet mykotike prekin më zakonisht pjesën e majës së këmbëve më tepër se sa thonjtë për shkak se majat e gishtave janë zakonisht të mbyllura në këpucë, ku qëndrojnë në një ambient të ngrohtë dhe me lagështi.
Myku është normalisht prezent brenda dhe jashtë trupit pranë bakterieve të ndryshme. Kur një sëmundja kërpudhore fillon të rritet së tepërmi atëherë mund të merrni infeksion.

Nëse jeni i shëndetshëm, një infeksion mykotik në thonj mbase nuk mund t'iu shkaktojë probleme serioze. Por megjithatë mund të bëjë që thonjtë tuaj të duken keq, t'iu dhembin ose të dëmtojë shtratin e thonjve.

Si ta hiqni qafe mykun

Keni nevojë për: 4-5 lugë gjelle sodë buke

1 filxhan uthull të bardhë apo uthull molle

Ujë

Peshqir letre

Soda e pjekjes nuk e vret mykun. Ajo megjithatë i parandalon kërpudhat që të rriten dhe të përhapen.

Uthulla është acidike, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për kërpudhat që të mbijetojnë. Lëkura përreth dhe thonjtë nuk do të dëmtohen nga uthulla.

Përgatitja

1. Përzieni 1 filxhan çaji uthull me ujë të mjaftueshëm për të zhytur këmbët në të. Zhytini këmbët për 15 minuta dhe pastaj thajini me peshqirë letre.

2. Shtoni disa lugë gjelle sodë buke në ujë, të mjaftueshëm për të zhytur këmbët dhe zhytini këmbët për 15 minuta. Thajini tërësisht këmbët me peshqira tualeti.

Bëjeni diçka të tillë dy herë në ditë. Idea është që uthulla do të vrasë kërpudhat ndërsa soda e bukës do të ndalojë rritjen e mëtejshme të tyre.

Këshillë për rezultatet më të mira: Përpara se ta përdorni përzierjen, prisni sa më shumë të mundeni majën e thonjve me një palë gërshërë të pastra (mos i hiqni me gishta).

Sigurohuni që të dizinfektoni gërshërët pasi t'i përdorni për të parandaluar mykun që të përhapet. Shpëlajini këmbët me ujë të ngrohtë dhe thajini./

Këto janë vendet ku nesër dhe pasnesër s’do të ketë rrymë

Posted: 29 Aug 2017 09:37 AM PDT

Ferizaj

1.

Më 31.08.2017 në NS 110/35/10 kV Bibaj do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Komogllava (Kodi: 40000009) prej orës 09:30 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gërlica, Komogllava dhe bizniset private.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave.

1.

Më 31.08.2017 në NS 110/35/10 kV Bibaj do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Bechtel Enka (Kodi: 40044101) prej orës 11:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Bechtel Enka.

Arsyeja e ndërprerjes: Dislokimi i përhershëm i linjës 10 kV.

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

1.

Më 30.08.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të ketë ndërprerje totale prej orës 06:00 deri në orën 07:00 dhe prej orës 16:00 deri në orën 16:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Lipjani -qyteti dhe fshatrat, Shtimja qyteti dhe fshatrat, Magurja, Parku i Biznesit Drenas.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime nga KOSTT-i, montimi i transformatorit.

Gjakova

1.

Më 31.08.2017 në NS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Qyteti 1 (Kodi: 82000003) prej orës 09:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.486 Xhelal Hajda-Toni, rr.487 UÇK-së, rr.489 Avdullah Bugari, rr.490 Gëzim Hamza-Piktori, rr.492 Agom Çelaj, rr.493 Hasan Prishtina, rr.495 Dëshmorët e Pashtrikut, rr.496 Mexhit Mustafa, rr.503 Skënder Rexhepi, rr.504 Eshrafedin Kastrati, rr.505 Sadedin Hajda, rr.506 Milaim Krasniqi, rr.508 Xhafer e Samir Nurkasa, rr.509 Gëzim Mullaabazi, rr.510 Bujar Thaqi, rr.511 Migjeni, rr.512 Ali Sokoli, rr.514 Bajram Veliu, rr.516 Vëllezërit Haradinaj, rr.518 Ilmi Morina, rr.524 Kuvendi i Lezhës, rr.525 Kuvendi i Manastirit, rr.532 Bekim Isma, rr.536 Mic Sokoli, rr.Feim e Bedrush Gashi, rr.538 Milaim Morina, rr.539 Haxhi Zeka, rr.541 Dëshmorët e Zatriqit, rr.542 Musë Rahoveci, rr.543 Dalip Behra, rr.544 Shkelzen e Luan Krasniqi, rr.545 Ismail e Besim Gashi dhe rr.548 Mark Sopjani.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave.

2.

Më 31.08.2017 në NS 35/10 kV Gjakova ll do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Qendra (Kodi: 81000002) prej orës 09:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.Abedin Tërbeshi, rr.Ali Ibra, rr.Ferhat Binishi (një pjesë), rr.Ismail Qemali, rr.Marin Barleti, rr.Mazllum Lakuci, rr.Mbretëresha Teuta, rr.Nënë Tereza, Rr.Përmet Vula (një pjesë), rr.Petro Nini Luarasi, rr.Rruga Tirana, rr.Skënderbeu (një pjesë), rr.Tefik Çanga dhe rr.Vëllezërit Frashëri.

e ndërprerjes: Vendosja e konzollave.

3.

Më 31.08.2017 në NS 35/10 kV Gjakova 1 do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Ponoshevci (Kodi: 80080006) prej orës 11:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman dhe Smolicë.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave.

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 31.08.2017 në NS 35/10 kV Malisheva do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Caralluka (Kodi: 82082001) prej orës 10:30 deri në orën 11:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.603 Adem Jashari (një pjesë), rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumatorë), rr.606 Pavarësia (1 konsumator), rr.610 Hisni Mazreku (1 konsumator), fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e transformatorit të ri.

Gjilani

1.

Më 31.08.2017 në NS 35/10 kV Rrafshina do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Begunca (Kodi: 61067010) prej orës 11:00 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Begunca, Lubishta, Shoshara, Letnica, Vernakolli dhe Lagja Arifaj.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion, ndërrimi i shtyllave të tensionit të lartë.

2.

Më 31.08.2017 në NS 35/10 kV Gjilani 1 do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Uglari (Kodi: 60060016) prej orës 10:30 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kolektori, Uglari 1, 2 , Pograxha, Llofca, Doxhët, Sllubica dhe Kokaj.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllave të tensionit të lartë.

Prizren

1.

Më 31.08.2017 në NS 35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Reshani (Kodi: 32039006) prej orës 13:30 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reshtan, Therandë (një pjesë), Lagjja Bajraktari, Reshtani 1 dhe Reshtani 3.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.

2.

Më 31.08.2017 në NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Shirokë – Therandë (Kodi: 32000005) prej orës 13:30 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shiroka, pjesët periferike të Therandës (Rr.Reqani);

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i transformatorit të mbingarkuar.

Prishtina

1.

Më 31.08.2017 në NS 35/10 kV Mazgiti do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Plemetini (Kodi: 15019003) prej orës 11:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Plemetin, Hamidi, Bivolak, Gllavotin, Bivolak, Strovc, Zhilivodë, Bequk dhe Millosheve (një pjesë).

Arsyeja e ndërprerjes: Premontimi i shtyllave 10 kV.

Mitrovica

1.

Më 31.08.2017 në NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet:

· Dalja 10 kV Novolani (Kodi: 73000005) prej orës 11:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Një pjesë e Bukoshit, Novolani, Kolla, Vërnica, Rezniku, Shallci, Druvari dhe Mihaliqi.

Arsyeja e ndërprerjes: Premontimi i shtyllave 10 kV.

Mediat britanike publikojnë fotografitë e agjentëve që planifikuan vrasjen e Gjukanoviqit (Foto)

Posted: 29 Aug 2017 09:36 AM PDT

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, fotot e marra nga agjencitë e inteligjencës evropiane thuhet se tregojnë dy oficerë të shërbimit ushtarak të spiunazhit GRU të Rusisë që vizitojnë Ballkanin dhe mbikëqyrin personin që ata punësuan për të orkestruar rrëzimin e përgjakshëm të qeverisë së Malit të Zi, ditën e zgjedhjeve të 16 tetorit 2016.

Eduard Shishamkov (1) dhe Vladimir Popov (2), të dy oficerë të inteligjencës ushtarake të GRU, akuzohen për orkestrimin e komplotit

Sipas "The Telegraph", bëhet fjalë për Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të cilët pritet të dalin në gjyq muajin e ardhshëm me 13 të tjerë, për rolin e tyre në komplotin për të sulmuar parlamentin e Malit të Zi dhe për të vrarë Milo Gjukanoviçin, kreun pro-perëndimor.Fotot besohet se janë bërë në një park të Beogradit dhe janë një pjesë kyçe e provave që prokurorët thonë se lidhin komplotin me "organet shtetërore" të Rusisë.Sipas mediave, përcjell Telegrafi, Kremlini ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje dhe dy liderët pro-rusë të opozitës në mesin e të pandehurve pretendojnë se komploti është i rremë dhe bëhet për t'i diskredituar ata.

Zyrtari i GRU, Eduard Shishmakov (1) takoi Aleksandar Sindjelic (2) përpara përpjekjes për grusht shtet

Megjithatë zyrtarët britanikë dhe amerikanë besojnë se komploti kishte mbështetje të nivelit të lartë nga Rusia dhe ishte një nga shembujt më të guximshëm të përpjekjeve të Kremlinit për të minuar demokracitë evropiane.Shishmakov dhe Popov, të cilët janë duke u gjykuar në mungesë të tyre, thuhet se kanë filluar të planifikojnë grusht shtetin disa muaj më parë, duke udhëtuar në Serbinë fqinje për të kërkuar një organizator të "përshtatshëm në terren".Dyshja ruse pretendohet se kanë emëruar Aleksandar Sindjelic, një aktivist veteran anti-perëndimor.E fotot e publikuara thuhet se tregojnë Shishmakov dhe Popov së bashku në një park dhe gjithashtu Shishmakov duke folur me Sindjelic.Agjencitë e inteligjencës evropiane kuptohet se kanë ndihmuar malazezët të mbledhin një numër të madh të provave për atë që vlerësohet gjykimi më i madh që ka parë ndonjëherë kombi i vogël ballkanik.Siç shtohet më tej, Shishmakov dhe Popov i dhanë Sindjelic shuma të mëdha parash për armë dhe pajisje dhe gjithashtu iu dha një detektor për ta kontrolluar nëse ai ishte agjent i zbulimit perëndimor.Një padi e gjatë kundër komplotit pohon se rrjetit gjithashtu iu dhanë telefona të sofistikuar të koduar të "përgatitur" nga Moska, ndërsa së paku një transferim parash tek komplotistët u bë nga e njëjta rrugë si selia e GRU në kryeqytetin rus. 

Ja sa është rritur vajza e Besart Halimit, kaq simpatike duket në krahët e nënës (Foto)

Posted: 29 Aug 2017 09:25 AM PDT

Tre muaj më parë ai kishte përjetuar ndjenjën më të bukur atë të të bërit baba për herë të parë.

Është kjo bukuroshja e vogël Kaia e cila i dha epitetin baba këngëtarit të njohur Besart Halimi, transmeton Gazeta Express.
Që nga momenti kur erdhi në jetë Kaia, Besarti ka dëshmuar se është një baba shumë i përkushtuar. Muajt po ecin e kështu edhe Kaia e vogël ka filluar të rritet. Besarti është kohë pas kohe aktiv në Instagram dhe profili i tij tashmë është i mbushur edhe me imazhe të vajzës.
Këtë ditë të bukur Besarti po e kalon së bashku me bashkëshorten e tij Janën dhe vajzën e tyre Kaian.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një fotografie që ka publikuar vetëm pak minuta më parë.

Besarti ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri për fansat e tij.
"Nuk kthehesh ti", është projekti i fundit i tij i publikuar një vit më parë.

Kandidati për kryetar që po i sfidon ferizajasit: Jam sheherli, ta shohim si do të silleni

Posted: 29 Aug 2017 08:17 AM PDT

Bashkim Fazliu, kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt nga Nisma qytetare e këtij qyteti, po e cilëson veten si të vetmin kandidat që është 100 përqind qytetar në këtë garë.

Fazliu është i vetmi kandidat 'sheherli', andaj si i tillë edhe duhet ta fitojë garën për të parin e komunës së Ferizajt, transmeton Express.

"…sa i përket sheherlisë – e përsëris se unë jam lindë e rritë në Ferizaj! Kam dhënë edhe jap çmos edhe për Ferizaj. Jam sheherli 100% ferizajli! Le t’i pengojë kjo kujtdo – po ky është fakt dhe nuk e mohoj asnjëherë! Dhe këtë nuk e këmbej as me vota dhe me asgjë tjetër! Respektin e kanë që të gjithë nga unë që nga foshnjet e gjer te pleqtë, pavarësisht se nga janë dhe se çfarë ngjyre a gjuhe flasin!", ka shkruar Fazliu në Facebook.

 

Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për vjedhje në “Eli-Abi” në Prishtinë

Posted: 29 Aug 2017 07:51 AM PDT

Sot rreth orës 13:00, njësiti i hetimeve të stacionit policor Jugu në Prishtinë në bashkëpunim me njësitet policore të Ferizajt, kanë arrit që të arrestojnë personin e tretë të dyshuar për rastin e vjedhjes që ndodhi ditë më parë në Prishtinë.

I dyshuari: M.Q, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në polici dhe aktualisht po kryhen procedurat e nevojshme policore nga ana e hetuesve.

Rasti ka ndodhur me datën 21.08.2017 në Prishtinë, saktësisht në një dyqan në lagjen Dardania, ku nga personat e dyshuar viktimës (femër), i janë grabitur para të gatshme (rreth 700 euro). ( Bëhet fjalë për rastin /video xhirimin, që ditëve të fundit ka qarkulluar ne portale e mediume të ndryshme.).

Hiqen të gjitha taksat për bizneset e Ferizajt

Posted: 29 Aug 2017 06:55 AM PDT

Ferizaj.29.08.2017. Kuvendi i komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt ku janë diskutuar çështje të ndryshme dhe u morën vendime të rëndësishme.
Mbledhjen e Kuvendit si rëndom e hapi kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri i cili prezantoi pikat e rendit të ditës.
Ndërkaq kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në fillim të mbledhjes sqaroi se në mesin e pikave të mbledhjes se sotme janë shtuar edhe disa propozime për miratim dhe propozoi shtyerjen e një kërkese për ndarjen e një parcele për ndërtimin e një xhamie në fshatin Sojevë, për një kohë të pacaktuar.
Kurse sa i përket një propozimi për zvogëlimin e taksave për këmbimoret kryetari Svarqa propozoi që të hiqen në tërësi taksat për bizneset për të mos krijuar pabarabarësi në mes tyre.
"Ne kemi marrë kërkesën nga një numër i afaristëve për zvogëlimin apo heqjen e taksave të tyre, por për të mos i vënë në pozitë pabarabartë këto biznese unë propozoj që të hiqen në parim të gjitha taksat e bizneseve në komunën e Ferizajt" deklaroi kryetari Svarqa.
Dhe pas një diskutimi për kategorizim të bizneseve , zvoglim të taksave apo heqje të tyre, Kuvendi mori vendim që të hiqen të gjitha taksat e bizneseve me 24 vota pro 2 kundër dhe asnjë abstenim.
Në mes disa pikave të rendit të ditës u diskutua edhe për raportin financiar të të hyrave dhe shpenzimeve për 6 muajt e parë të vitit 2017. U tha se është shënuar një rritje e kënaqshme në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe po punohet mjaft mirë që të arrihet planifikimi deri në fund të vitit veçanërisht në inkasimin e të hyrave vetjake.
Kuvendi i komunës së Ferizajt gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur që të ridestinohen 125 mijë euro nga disa projekte që nuk ka pasur mundësi të realizohen , në dy projekte infrastrukturore për fshatrat Greme dhe Gaçkë.
Pastaj edhe një plan veprimi për të kthimin e personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme mori dritën e gjelbër nga kuvendarët me kusht që në një klauzolë shtesë të këtij dokumenti të sqarohet se kanë të drejtë të kthehen vetëm personat që kanë jetuar më parë në Ferizaj.
Njëra ndër pikat që u votua pa diskutime në këtë mbledhje ishte një vendim për kompenzimin e anëtarëve të bordit të ndërmarrjes së sapo themeluar në Ferizaj me emrin "Ambienti".
Kurse me vota pro u përkrahën edhe 10 propozime të veçanta për marrjen në mbrojtje të disa drunjëve nëpër disa fshatra të Ferizajt si vlerë e natyrës nëpër disa fshatra të llojit qarr, bung e bungbutës.

PDK në Ferizaj akuzon Svarqën për vjedhje të idesë

Posted: 29 Aug 2017 06:38 AM PDT

Ferizaj.29.08.2017. Dega e PDK-së në Ferizaj,përmes një komunikate për Media ka akuzuar kryetarin e Ferizajt,Muharrem Svarqa se u ka vjedhur idenë e grupit parlamentarë të PDK-së. PDk thotë se propozimi në mbledhjen e fundit të Komitetit për Politikë dhe Financa është dhënë propozimi për zvogëlimin e taksave e që sipas tyre ato ishin hequr në kohë kur Agim Aliu ishte kryetar komune.
Për më shumë lezoni komunikatën e plotë lëshuar nga PDK dega në Ferizaj.

Sfarqa vjedhë idenë e PDK-së

Sot, Kryetari në ikje i komunës së Ferizajt, tentoi ta vjedhë idenë e Grupit Parlamentar të PDK-së, e cila kishte të bënte me marrjen e vendimit nga Kuvendi i Komunës për heqjen e taksave për bizneset e qytetit tonë. Ditë më parë, në mbledhjen e komitetit per politikë dhe financa, përfaqësuesit e grupit parlamentar të PDK-së, atakuan propozimin e Kryetarit të komunës, i cili kishte të bënte me zvoglimin e këtyre taksave, duke propozuar të hiqen në tërësi taksat për biznese, ngase këto taksa që dikur ishin hequr nga Kryetari Agim Aliu, ishin rikthyer nga Muharrem Sfarqa padrejtësisht.�Çuditërisht, sot në seancën e Kuvendit të Komunës, kryetari propozoi të hiqen taksat e bizneseve, duke mos patur fare, së paku guximin moral, të thotë se ky ishte propozim i grupit parlamentar të PDK-së, e jo i tij, ashtu siç e paraqiti.�Siç po shihet ka filluar të jetësohet vizioni i Kryetarit në ardhje Agim Aliu!

Kandidatët racistë të Ferizajt

Posted: 29 Aug 2017 06:19 AM PDT

Dimal Basha.
– Në Ferizaj veç doli një kandidat racistë. Po më duhet më shpjegu pse është komplet budallaki me u livdu për rastësi. Me marr lëvdata edhe me lyp besimin e dikujt veç pse je "sheherli" është sikur me marr lëvdate edhe me lyp me të votu se i ki syte e kaltër, ose që je 2 metra i gjatë. Të dy këto atribute, gjatësia dhe ngjyra e syve, nuk është zgjedhje e askujt. Për me thjeshtu, nuk është se dikush zgjedh me lind në qytet, ose me pas sy të kaltër, apo me qenë i gjatë. Krejt këto janë rastësi që askush prej juve nuk duhet mu mburr, sepse janë atribute që keni lind me to. Nuk është se zgjedh njeri me lind në qytet apo katund. As nuk zgjedh deri në një moshe se ku me u rrit. Pra kjo është budallakia a parë, me u livdu se je diçka për çka nuk ke kontribu asnjësend.

Turpi i dyte është se edhe nese je sheherli, edhe i lindur ne nje nga metropolet si New York-u, nuk dmth qe rrjedhimisht je burrë apo grua e mirë. Ka idiot të lindur në katune dhe qytete, Me lind me një vend nuk thotë asnjësend për karakterin apo vlerat e një njeri. Bash asnjësend. Kjo ehte vetëm qasje raciste, ku dikush beson se vendi apo raca që ka lind e bënë atë superior ndaj tjerëve. Nacistët e kanë përdorë këtë teori, ku kanë besu se raca ariane është superiore edhe kanë masakru e pre krejt ata që janë kanë ndryshe prej tyre, pa zgjedhjen e vet. Mbane mend, nuk është se dikush ka zgjedh me lind gjerman apo jahudi, po teoria raciste e një të smuti ka kriju një ambient ku e ka arsyetua shfarosjen e çifuteve dhe romëve vetëm pse kanë lind të tillë, njejt sikur regjimi millosevićian ka vra e pre vetëm pse kemi lindur shqiptarë.

Budallaki e tretë është se kur garon pëer të parin e komunës, në kushte normale garon për me udhëheq krejt Ferizajn, që përfshin qytetarë e katunarë. Ferizaj nuk ka një kryetare për katune e një për qytet, dhe duhesh me kanë injorant me ba dallime të tilla. Një nejri që hala pa fillu garën banë platformë politike duke u mundu me përça shqiptarët në taborre raciste, nëse asgjë nuk tregon, të jep me kuptua se ai njeri nuk meriton as me ndëgju.

E fundit, unë jam i vetëdijshëm që kjo platforme e pistë është huazu prej disa platformave politike që po ndodhin gjithandej nëpër botë për me mobilizu një klishe njerëzish. Mirëpo ky është një gabim i një amateri në politike për shkak se për dallim nga shoqëritë tjera, shqiptaret janë popull homogjen dhe me shumë pak diversitet. Prandaj, teoritë raciste nuk dhezin këtu.

Krejt në fund, kandidatët në Ferizaj kanë shumë mundësi me dhanë oferta të ndryshme me ia përmiresu jetën e tyre, po përçarja e tyre në katunarë e qytetare është platforme raciste dhe e ultë që nuk i duhet askujt. Ferizaj ka shumë probleme, mirëpo katunarët nuk janë një prej tyre, kurse racistët definitivisht po.

Në 50 rrugë të qytetit të Ferizajt filluan punimet

Posted: 29 Aug 2017 05:32 AM PDT

Ferizaj.29.08.2017. Këto punime filluan në rrugën "Muafil Zariqi", për të vazhduar më tej edhe në rrugët tjera të qytetit.

Nga afër punimet në këtë rrugë i përcolli edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku edhe me mbikëqyrësit e këtij projekti. Kryetari Svarqa, u shpreh se këto projekte po realizohen në pjesën juglindore të qytetit në kuadër të loto katër që përfshinë rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve në qytet.

"Është një projekt grandios sa i takon rregullimit të infrastrukturës rrugore në një pjesë të qytetit, që ka pasur nevojë për ndërhyrjen e pushtetit dhe për investime. Unë besoj që më këtë do të përmbyllim ciklin e investimeve edhe në qytet dhe do të bëjmë një baraspeshe të investimeve që mund të jetë krahasueshme edhe me ato pjesë rurale. Jam shumë i sigurt që tashmë qytetit po pëson një ndryshim shumë pozitiv dhe po kompletohet me tërë infrastrukturën jo vetëm rrugore por edhe me atë përcjellëse dhe po realizojmë synimin qytetarë që kemi kushte më të mira për jetese", ka thënë kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër Hamit Zariqi, banorë i kësaj rrugë është shprehur tejet mirënjohës me rregullimin dhe asfaltimin e rrugës së tyre.

"Ne kemi pasur nevojë vetëm për asfaltim, sepse gjithë infrastrukturën tjetre përcjellëse e kemi. Falënderoje kryetarin Svarqa, për këto investime që po bene edhe në lagjet e qytetit", është shprehur Zariqi.

U bë e ditur se do të asfaltohen rreth 7 kilometra rrugë, ndërsa vlera e këtij projekti kap shumën 500 mijë euro.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more