Skip to main content

INSAJDERI: “Suma thotë se ka përkrahjen e dy partive për zgjedhjet e tetorit” plus 19 more

INSAJDERI: “Suma thotë se ka përkrahjen e dy partive për zgjedhjet e tetorit” plus 19 more


Suma thotë se ka përkrahjen e dy partive për zgjedhjet e tetorit

Posted: 29 Aug 2017 10:08 AM PDT

Kryetari i vetëm që garon si kandidat i pavarur në një komunë, Rufki Suma ka vendosur t'i hyjë garës edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit për kryetar të Hanit të Elezit.

Por, ai thotë se Vetëvendosja dhe AAK-ja do ta mbështesin kandidaturën e tij, edhe pse nuk kanë ndonjë marrëveshje të shkruar.

"Nuk kemi ndonjë marrëveshje të shkruar me ta ,por Vetëvendosja dhe Aleanca janë deklaruar që do të mbështesin kandidaturën time. Edhe pse ne nuk bëjmë marrëveshje kështu parazgjedhore por kam pasur përkrahje rregullisht", ka thënë ai.

Kryetari aktual i Hanit të Elezit ka thënë se vendimi për të rikandiduar për këtë post nuk ka qenë i lehtë, por që ka ardhur nga kërkesat e qytetarëve.

"Gjithmonë jam bazuar në kërkesat e qytetarëve, e kjo ka qenë kërkesë e qytetarëve dhe jo e imja. Unë gjithmonë kam punuar në interes qytetarëve në shërbim të qyterarëve dhe e kam pranuar këtë kërkesë", tha Suma për lajmi.net

"Në njëfarë mënyre kam vendsour të sakrifikojë  si individ dhe familjen për shkak se për mua nuk është lehtë, sepse duhet të merretm me punët e komunës. Ka qenë si moto se do të jem në shërbim të popullit dhe mendoj që sa të kem mundësi ta jap kontributin do ta bëj", përfundoi kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Nëse Suma siguron votat e mjaftueshme nga qytetarët, do të jetë mandati i tretë në krye të Hanit të Elezit. /Lajmi.net/

 

The post Suma thotë se ka përkrahjen e dy partive për zgjedhjet e tetorit appeared first on INSAJDERI.

Kushtetuta s’ka zgjidhje për krizën në Kuvend

Posted: 29 Aug 2017 10:01 AM PDT

Kriza politike, e cila është produkt i mospërfundimit të procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nuk ka ndonjë zgjidhje kushtetuese, vlerësojnë njohësit e të drejtës kushtetuese dhe të zhvillimeve politike në vend.

Deri më tash, pas gjashtë vazhdimeve të seancës konstituive të Kuvendit, deputetët ende nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët, me çka do të rrumbullakohej procesi i konstituimit të legjislativit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i gushtit të vitit 2014, i jep të drejtën subjektit politik apo koalicionit parazgjedhore , i cili merr numrin më të madh të ulëseve në Kuvend, që ta propozojë kryetarin e Kuvendit. Në rastin e tanishëm, propozimin duhet ta bëj koalicioni PAN, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Por deri më tash koalicioni PAN nuk ka propozuar një kandidat për kryetar të Kuvendit.

Mazllum Baraliu, profesor i të Drejtës Kushtetuese, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon se në këtë rast nuk ekziston një zgjidhje kushtetuese, e cila parasheh afate kohore për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

"Është mangësi serioze e Kushtetutës që nuk e ka paraparë një situatë të tillë, për arsye se kushtetutëbërësi ka menduar se nuk do të vijë deri te situatat e tilla, ngërçet e tilla, mosshfrytëzimi i autorizimeve të tilla. Kjo për arsyen se vet posti i kryetarit të Kuvendit nuk është ndonjë post i rëndësishëm dhe vendimmarrës, në kuptimin e ekzekutivit. Ai konsiderohet si një post koordinues i operacioneve më tepër teknike dhe operative, bashkë me kryesinë dhe nënkryetarët e Kuvendit".

Megjithatë, profesor Baraliu thekson se një zgjedhje të mundshme duhet ta kërkojëpresidenti i vendit, Hashim Thaçi. Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës i jep atij kompetencën dhe obligimin që të kujdeset për funksionimin kushtetues të institucioneve të vendit.

"Unë mendoj që është koha e fundit që Presidenca të mos jetë pasive, por që sa më parë – në këtë vakuum tashmë të krijuar, sepse nuk është caktuar ende ndonjë datë tjetër e vazhdimit të seancës nga kryesuesi – t'i ftojë partitë politike dhe të reflektojnë, të merren vesh për ndonjë solucion. Eventualisht, nëse nuk merren vesh për asgjë, atëherë të merren vesh që të shkojnë bashkërisht në shpërbërje të parlamentit", tha Baraliu. Ai shton se kjo do ta çonte vendin në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare.

Por, Arben Qirezi, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngërçit politik, megjithatë duhet t'i gjendet një zgjidhje politike.

"Po konsideroj që nuk do të thotë që çdo procesi politik t'i vihet përballë një zgjidhje kushtetuese. Ky ngërç politik mund të zgjidhet edhe përmes zgjidhjeve politike. Nuk është e domosdoshme që të ketë vetëm zgjidhje kushtetuese".

Analisti Qirezi shpreh mendimin që tashmë kanë ngelur tri rrugë për zgjidhje të ngërçitpolitik. Zgjidhja e parë, sipas tij, është arritja e një konsensusi të subjekteve politike parlamentare.

"Pra, të fillohet me një konsensus që të ketë formim të institucioneve, përkatësisht, që të mos ketë zgjedhje të parakohshme. E dyta është që Presidenti i vendit mund të thërras qoftë takim konsultativ, qoftë të kërkojë nga grupi politik PAN, së pari, por edhe nga grupet e tjera politike që t'i bëjnë propozimet e personaliteteve për funksionet përkatëse, për shkak të të cilave është duke u bllokuar situata. Zgjidhja e fundit është që nëse kalohet çdo kohë e arsyeshme, brenda të cilës nuk ka zgjedhje të institucioneve, të cilat pritet të zgjidhen, atëherë të shkohet në zgjedhje të parakohshme", tha Qirezi.

Ngërçi politik në Kosovë ka nisur që nga mbledhja konstituive e Kuvendit, e cila ka nisur më 3 gusht. Deri më tash, ajo është vazhduar gjashtë herë, por nuk është arritur zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, ndërkaq ende nuk është precizuar ndonjë datë se kur do të vazhdojë seanca konstituive e legjislativit.

The post Kushtetuta s'ka zgjidhje për krizën në Kuvend appeared first on INSAJDERI.

Xavi Hernandez fiton lotarinë në Katar

Posted: 29 Aug 2017 09:53 AM PDT

Xavi Hernandez cilësohej për shumë vite si mesfushori më i mirë në bote. Duke qenë shtylla e skuadrës së Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, sigurisht nuk ka vuajtur ndonjëherë në aspektin ekonomik, i mirëpaguar nga katalanasit.

Prej dy vitesh, ai është pjesë e klubit të Al-Sad në Katar, ku përfiton një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon, edhe pse është 37-vjeçar.

Xavi-Barcelona-wallpaper-2011

Por së fundmi, të ardhurat e tij janë rritur edhe falë pjesëmarrjes në lotarinë e organizuar nga një bankë në Katar. "Doha Bank", ka organizuar lotari mes klientëve të cilët kishin marrë pjesë në një plan investimi dhe është bërë e ditur se Çavi ishte fituesi i edicionit të tretë të saj.

Ish-mesfushori i Barcelonës ka përfituar një shifër prej 1 milion rial (rreth 229 mijë euro). "As nuk e prisja", tha ai për mediat në Katar.

"Kisha hapur një llogari në vitin 2015 dhe kisha marrë pjesë në këtë plan investimi, por nuk e mendoja se do të fitoja edhe kështu nga ai", deklaroi Xavi.

The post Xavi Hernandez fiton lotarinë në Katar appeared first on INSAJDERI.

Mustafi te Interi, më afër se kurrë

Posted: 29 Aug 2017 09:49 AM PDT

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, është më afër se kurrë që të kalojë te Interi, sipas raportimeve në Britani të Madhe.

Klubi italian është takuar me agjentët e futbollistit të hënën në mbrëmje për të siguruar një marrëveshje, pasi synojnë ta transferojë futbollistin në formë huazimi me opsion blerjeje.

Tani "The Sun" raporton se marrëveshja është shumë afër dhe se Mustafi është pajtuar me kushtet e kontratës.

I vetmi bllokim është struktura e marrëveshjes me Arsenalin, pasi klubi londinez dëshiron të përfshijë obligimin për blerje dhe jo ta lë vetëm si opsion blerjen e tij.

The post Mustafi te Interi, më afër se kurrë appeared first on INSAJDERI.

Trump: Bota mori porosinë e fundit nga Koreja Veriore

Posted: 29 Aug 2017 09:41 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sot se të gjitha opsionet për përgjigje ndaj Koresë Veriore janë në tavolinë.

Këtë deklaratë presidenti amerikan e ka thënë pasi që Koreja e Veriut ka lansuar raketën balistike afër Japonisë.

"Bota ka marrë porosinë e fundit të Koresë së Veriut, qartë dhe zëshëm; ai regjim ka treguar mospërfillje për fqinjët, të gjithë anëtarët e OKB-së dhe ndaj të gjitha standardeve minimale të sjejlleve ndërkombëtare", ka thënë Trump në një deklaratë që e ka publikuar Shtëpia e Bardhë ndërsa transmeton Reuters

The post Trump: Bota mori porosinë e fundit nga Koreja Veriore appeared first on INSAJDERI.

Neymar këshillon Coutinhon: Mos shko te Barça

Posted: 29 Aug 2017 09:40 AM PDT

Kur kanë mbetur më pak se 72 orë nga fundit i merkatos, Barcelona vazhdon të mbajë shpresa për transferimin e Phillipe Coutinho në radhët e katalansve. Koha po mbaron dhe nga ana tjetër Liverpool, duket mëse i vendosur për të refuzuar cdo lloj oferte, pavarësisht shumës që do ti paraqitet.

Nëse ndodh e kundërta, atehërë "The Reds" do të kenë mundësi, ti futen fuqishëm në merkato për të realizuar ndonjë  goditje  të minutës së fudit. Dëshira e teknikut Jurgen Klopp është transferimi i lojtarit të Monacos, Thomas Lemar, për të cilin ekipi nga principata ka refuzuar 72 milionë Euro të ofruara nga e Liverpool-it.

Për t'iu rikthyer edhe njëherë dosjes "Coutinho", e përditshmja spanjolle "As" shkruan se ish-sulmuesi i Barcelonës, Neymar është personi i cili e ka këshilluar bashkombasin e tij, të mos transferohet tek Barca, por të vazhdojë aventurën e tij te Liverpooli.

Sidoqoftë blaugranat nuk heqin dorë nga Coutinho, oferta e tyre e fundit ishte 150 milionë Euro dhe ndoshta në orët e fundit do të bëjnë dhe përpjekjen e tyre të fundit, për të siguruar shërbimet e 24-vjecarit, pse jo më një shumë akoma edhe më të madhe për të bindur drejtuesit e "The Reds", shkruan supersport.

Telenovela Coutinho-Barca, përfundon në 72 orët e ardhshme.

The post Neymar këshillon Coutinhon: Mos shko te Barça appeared first on INSAJDERI.

Guterres: Koreja V. po minon sigurinë rajonale

Posted: 29 Aug 2017 09:37 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, kritikoi fuqishëm Korenë e Veriut për lëshimin e një rakete mbi Japoni.

“Ky veprim minon sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale, si dhe përpjekjet për krijimin e hapësirës për dialog”, tha një zëdhënëse e Guterres.

Koreja e Veriut ka lëshuar mëngjesin e së martës një raketë mbi Japoninë veriore, e cila ka fluturuar mbi ishullin Hokaido përpara se të binte në det.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë se ky është kërcënim “i paparë” për vendin e tij.

"Japonia dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar për të rritur tutje presionin mbi Korenë e Veriut", ka thënë Abe.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se "të gjitha opsionet janë në tryezë".

Ambasadori i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara, Han Tae-Song, e ka mbrojtur veprimin e vendit të tij dhe ka thënë se ai është përgjigje ndaj stërvitjeve ushtarake që po bëjnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në rajon.

Koreja e Veriut ka kryer disa prova raketore kohëve të fundit, por kjo është hera e parë që ajo ka lëshuar mbi Japoni atë që mendohet të jetë një armë balistike.

 

The post Guterres: Koreja V. po minon sigurinë rajonale appeared first on INSAJDERI.

KQZ ende nuk i ka siguruar mjetet për zgjedhjet lokale

Posted: 29 Aug 2017 09:24 AM PDT

Rreth dy milionë euro i mungojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizim të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës në vendimin që kishte marrë më 15 maj kishte rialokuar një pjesë të buxhetit të zgjedhjeve komunale për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i pyetur nëse janë siguruar mjetet, ka thënë se janë në pritje të një raportit të detajuar, në lidhje me koston e saktë të këtyre zgjedhje.

"Për zgjedhjet e parakohshme kanë qenë të planifikuara rreth 5 milionë euro, për këtë është duke u përgatitur një raport i detajuar lidhur me koston e saktë të këtyre zgjedhjeve. Jemi në pritje të këtij raporti. Por, meqenëse këto zgjedhje nuk kanë qenë të planifikuara të mbahen këtë vit, një pjesë e mjeteve janë marrë nga buxheti i zgjedhjeve komunale. Sipas vendimit të Qeverisë shuma nga mjetet e ndara për Zgjedhjet Komunale do të kompensohen për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë procesit buxhetor 2017", thuhet në përgjigjen e Elezit.

Për zgjedhjet lokale të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka paraparë 6.1 milionë euro, mirëpo nuk është kostoja e saktë deri në përpilimin e raportit.

"Për Zgjedhjet Lokale 2017 nga Ligji për Buxhet i këtij viti, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, janë paraparë 6.1 milion euro. Por, për ta ditur koston e saktë të një procesi zgjedhor, ne duhet të presim përmbylljen e tij. Edhe në këtë rast përgatitet një raport i detajuar", ka deklaruar ai për lajmi.net

Më tutje, Elezi ka thënë se kostoja e zgjedhjeve varet edhe se sa komuna do të shkojnë në raundin e dytë.

"Kotoja e zgjedhjeve lokale varet edhe në atë se në sa komuna do ta kemi raundin e dytë, pra i balotazhin i cili është paraparë me ligj. Vlen të theksohet se në zgjedhjet lokale të vitit 2013, janë mbajtur raundet e dyta në 25 komuna nga 38 sa janë gjithsej", ka thënë ai.

Në fund Elezi ka thënë, se "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar më përgatitjet e Zgjedhjeve Lokale në bazë të planifikimeve të bëra me Planin Operacional." /Lajmi.net/

The post KQZ ende nuk i ka siguruar mjetet për zgjedhjet lokale appeared first on INSAJDERI.

Jemi gazetarë, nuk jemi armiku

Posted: 29 Aug 2017 09:10 AM PDT

Ah sikur Presidenti Trump të denonconte neonazistët, me po atë pasion që denoncon dhe po aq sinqerisht sa sulmon gazetarët.

A do të kish gjë më të lehtë, se sa të distancohesh nga nazistët apo supremacistët e dhunshëm të bardhë? Megjithatë, Trumpi ia del ta bëjë pafundësisht më të ndërlikuar – dhe më pas të shpërqëndrohet me keqardhje për vetveten dhe sulme kundër reporterëve të përkushtuar ndaj gazetarisë. Linja kryesore e fjalimit të tij të squfurt në Phoenix të martën, ishte një sulm i gjerë kundër reporterëve "të pandershëm" (duke përfshirë edhe të dështuarën Nju Jork Tajms.

Shikoni, ne që merremi me gazetari meritojmë që t'i kemi "këmbët mbi zjarr". Ne bëjmë gabime gjithë kohën, dhe shumë shpesh jemi sipërfaqësorë, sensacionalistë, të padrejtë, mbrojtës apo të zbavitur prej objekteve të shkëlqyeshme. Kritikët kanë të drejtë që ne në median kombëtare shpesh humbasin kontaktin me Amerikën e klasës së mesme, dhe shumë shpesh jemi qenë prehëri, në vend se të jemi qen roje.

Megjithatë pavarësisht gjithë mangësive tona, gazetaria mbetet një frenues i domosdoshëm i pushtetit. Trumpi është përpjekur në mënyrë sistematike që të delegjitimojë institucionet që e mbajnë përgjegjës – gjykata, prokurorë, hetues, mediat – dhe ky është konteksti i përgojimit që ai u bën të gjithë atyre, pasi ne të gjithë ofrojmë monitorimin që atë e zemëron.

Nju Jork Tajms dhe Uashington Post kanë shkruajtur, secila më vete, për gënjeshtrat e Trumpit, teksa Uashington Post ka llogaritur tashmë se Trump ka bërë më shumë se 1000 deklarata keqinformuese që kur ka marrë presidencën. Eshtë një ritëm i frikshëm, pothuaj pesë në ditë, dhe po përshpejtohet. Kjo përhapje e gënjeshtrave është një tregues se John F. Kelly nuk është në gjendje ta përmbajë Trumpin, dhe se problemi nuk ishte Steve Bannon, por vetë presidenti.

Karikaturimi i gazetarëve prej Trumpit, si të pandershëm është hipokrit dhe ai fyen kurajën dhe profesionalizmin e kolegëve të mi, që ndonjëherë rrezikojnë edhe jetën, në përpjekjen për të nxjerrë një lajm.

Unë kam humbur miq reporterë dhe fotografë në zona lufte, në të gjithë botën, ndërsa miq të tjerë të mitë, janë rrëmbyer dhe torturuar. Kur Trumpi elektrizon turmat kundër gazetarëve në një sallë, unë shqetësohem se mund të humbasim gazetarë në krye të detyrës, jo vetëm në vende si Siria, por edhe këtu në Amerikë. Trumpi do të bëjë që njerëz të lëndohen.

Shqetësohem gjithashtu se Trumpi është duke shtuar instiktet shtypëse të diktatorëve përreth botës. Që nga zgjedhja e tij, mua më është mohuar hyrja në Venezuelë, Kongo, Sudanin jugor dhe Jemen, një numër i pazakontë vendesh – dhe pyes veten, nëse udhëheqësit e huaj besojnë se është më e kollajtë t'i mohosh të drejtën e hyrjes gazetarëve telashendjellës amerikanë, tani që ata sulmohen edhe nga vetë presidenti ityre.

Përveç dëshirës së Trumpit për të reduktuar monitorimin dhe llogaridhënien, ka edhe të tjera teori, mbi arsyen përse Trumpi e ka kaq të vështirë të denoncojë nazistët dhe racistë të tjerë, pa u futur në sulme kundër gazetarëve.

Një është që ai ka patur gjithmonë pikë të dobët racistët, që nga koha kur si zhvillues pasurish të paluajtshme u padit nga Departamenti i Drejtësisë, në atë kohë Republikan, për faktin që ka diskriminuar zezakët. Me kalimin e viteve, ai gjithashtu është cituar të ketë thënë se "dembelizmi është një tipar i zezakëve", ka refuzuar të distancohet nga Ku Kluks Klani dhe në mënyrë periodike ka bërë ripostime të mesazheve të neonazistëve (duke përfshirë një të tillë nga një llogari e quajtur GenocidiiBardheTM, me një fotografi të themeluesit të Partisë Naziste Amerikane).

Një tjetër teori (këto nuk përjashtojnë njëra-tjetrën) është që Trumpi është thjeshtë një narcizist që ndan sensin e viktimizimit që kanë supremacistët. Ishte mbresëlënëse që në fjalimin e të martës në Phoenix, ai dukej se besonte që viktima më e madhe në Charlottsville nuk ishte Heather Heyer, që u vra, por ai vetë.

Megjithatë një tjetër mundësi, e cila më parë vetëm pëshpëritej, por tani diskutohet gjithnjë e më haptaz edhe nga kongresmenë, është që presidenti ynë është i pqëndrueshëm mendërisht. Shkaqet e sjelljes së çuditshme të Trumpit mund të jetë e vështirë të zbërthehen. Por shpresoj që ju, si pjesëtarë të publikut, do të kuptoni se çfarë është në lojë, pas sulmeve të tij ndaj mediave. Kjo nuk ka të bëjë me reporterët dhe gabimet që ne bëjmë, por me kontrollet institucionale mbi presidencën.

Ne i vlerësojmë, jo gjithmonë me mirësinë e duhur, përpjekjet e publikut për të na mbajtur të ndershëm. Ne jemi gjithashtu mirënjohës për shpërthimin e abonimeve në organizatat e lajmeve, si dhe mbështetjen për organizma si Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Ironia ka qenë që, sa më shumë Trumpi përgojon median, aq më shumë publiku është mbledhur përreth nesh – dhe në fund, kjo po na ndihmon për një model biznesi më të mirë. Që kur u zgjodh Trumpi, çmimi i aksioneve të kompanisë së Times është rritur me pothuaj dy të tretat. Faleminderit për ndihmën, Z. President!

Ky është një moment i jashtëzakonshëm në historinë e kombit tonë, sepse po kryejmë një betejë epike për parimet mbi të cilët është ngritur vendi ynë. Këta përfshijnë idenë që një medie e lirë, edhe pse me të meta, është një kontroll thelbësor kushtetues mbi udhëheqësit me të meta.

Kështu që, më lejoni që përulësisht të sugjeroj që, kur një udhëheqës megalloman shfryn ndaj kritikëve, pikërisiht atëherë kontrollet institucionale mbi atë udhëheqës shndërrohen në një ledh mbrojtës për demokracinë. /New York Times– Bota.al

The post Jemi gazetarë, nuk jemi armiku appeared first on INSAJDERI.

Humbja e parë pas 24 ndeshjeve – si u mposht Majlinda pas dy vitesh

Posted: 29 Aug 2017 09:04 AM PDT

Kampionia Olimpike në Xhudo, në kategorinë nën 52 kilogram, kishte dy vite që nuk pësonte asnjë humbje të vetme. Majlinda Kelmendi u mposht sot në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Hungari, pas dy vitesh.

Kelmendi nuk arriti të merrte me vete në Kosovë asnjë medalje. Ajo fillimisht humbi në gjysmëfinale nga japonezja Ali Shishime, derisa nuk arriti të fitonte as medaljen e bronztë, për vendin e tretë.

Në Budapest, e arta olimpike e Kosovës u mposht edhe nga Erika Miranda nga Brazili, raporton Insajderi.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë në çerekfinale u eliminua edhe garuesja tjetër Distria Krasniqi. /Insajderi.com

The post Humbja e parë pas 24 ndeshjeve – si u mposht Majlinda pas dy vitesh appeared first on INSAJDERI.

Lajm i mirë për përfaqësuesen, sulmuesi kroat nuk paraqitet ndaj Kosovës

Posted: 29 Aug 2017 08:46 AM PDT

Menaxheri i skuadrës kombëtare të Kroacisë, Ante Çaçiq ka thënë se sulmuesi i Milanit, Nikola Kaliniç nuk do të paraqitet në ndeshjen ndaj Kosovës që zhvillohet më 2 shtator në Zagreb.

Çaçiq deklaroi për mediet kroate se Kaliniç nuk është në gjendje të mirë fizike për ndeshjen ndaj Kosovës.

“Unë fola me Nikola Kaliniq, ai më tha se nuk është në gjendjen më të mirë fizike dhe nuk do të jetë në dispozicion për Kosovën”, ka deklaruar Çaçiq.

Kosova do të ndeshet me Kroacinë të shtunën, derisa tri ditë më vonë do të përballet me Finlandën. /Insajderi.com

The post Lajm i mirë për përfaqësuesen, sulmuesi kroat nuk paraqitet ndaj Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Majlinda nuk fiton asnjë medalje në Kampionatin Botëror

Posted: 29 Aug 2017 08:32 AM PDT

Majlinda Kelmendi ka humbur garën për medaljen e bronztë në Botërorin që po mbahet në Budapest.

Pasi u eliminua në gjysmëfinale nga japonezja Ai Shishime, Kelmendi ka humbur rastin që në Kosovë të kthehet me medalje pasi u mposht me vazzari nga Erika Miranda e Brazilit.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë në çerekfinale u eliminua edhe garuesja tjetër Distria Krasniqi.

The post Majlinda nuk fiton asnjë medalje në Kampionatin Botëror appeared first on INSAJDERI.

Kuka reagon pas dështimit të Majlinda Kelmendit në Botëror

Posted: 29 Aug 2017 08:29 AM PDT

Driton Kuka, trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi e cila nuk arriti të marrë medalje në Kampionatin Botëror, ka deklaruar se në përballjen e fundit kampionia olimpike luftoi e lënduar.

Kelmendi u mposht në gjysmëfinale nga japonezja Ai Shishime, ndërsa në luftën për të bronztën u mposht nga braziliania Erika Miranda.

Pas humbjes, Kuka ka shkruar se Kelmendi do të kthehet edhe më e fuqishme.

"Majlinda sot fitoj 3 lufta dhe arriti në gjysmëfinale ku pësoi nga japonezja Shishime! Shpresoj që të mos jetë diç serioze por për medalje të bronztë pësoj humbje por edhe si duket u lëndua! Vendi 5 në Botëror për Kampionen Tonë Olimpike, jo siç kam parapa që të fitoj medalje por sporti e ka kështu do kthehet Majlinda ashtu siç din edhe ma e fuqishme", ka shkruar ai në Facebook.

Kuka po ashtu ka thënë se edhe xhudistja tjetër Distria Krasniqi do të nxjerrë rezultate më të mira në të ardhmen. Krasniqi doli në pozitën e shtatë në këtë kampionat.

"Distria për herë të parë pati plasman dhe u rendit e 7 që është plasman i mirë por Distria ka potencial për më shumë", ka shtuar ai.

Nesër në Botëror garojnë Nora dhe Akil Gjakova.

The post Kuka reagon pas dështimit të Majlinda Kelmendit në Botëror appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Roma transferon sulmuesin e Sampdorias

Posted: 29 Aug 2017 08:22 AM PDT

Roma ka transferuar sulmuesin çek të Sampdorias, Patrick Schick në huazim me të drejtë blerje.

Transferimi i Schick do t’i kushtojë Romës në total 42 milionë euro – 5 milionë euro huazimi dhe 47 milionë euro obligimi për ta blerë, plus bonuset.

Schick ishte afër kalimit tek Juventusi në fillimin e këtij afati kalimtar veror, por skuadra nga Torino deklaroi se sulmuesi kishte dështuar në testet mjekësore, duke vendosur që të mos e blejë Schick-un.

Roma ka transferuar edhe ish-sulmuesin e Sassuolos, Gregorie Deffrel gjatë kësaj vere. /Insajderi.com

The post Zyrtare: Roma transferon sulmuesin e Sampdorias appeared first on INSAJDERI.

Historia e 70 dosjeve të VV-së kundër Mustafës, çfarë thonë sot në prokurori

Posted: 29 Aug 2017 08:15 AM PDT

Prokuroria Speciale, as pas tri vitesh hetime, nuk ka arritur të gjejë element të ndonjë vepre penale që ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare apo korrupsion ndaj ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa. Nga 70 dosjet që VV-ja i deponoi në prokurori, autoritetet kosovare asnjëherë nuk nxorën kallëzim penal apo hetime zyrtare ndaj kreut të LDK-së që për dy mandate drejtoi kryeqytetin, para se të marrë drejtimin e ekzekutivit tashmë në shkuarje. E teksa LDK dhe VV po zhvillojnë bisedime për një koalicion të mundshëm, "dosjet" po i rëndojnë raportet ndërmjet tyre.

 

70 dosje, të pretenduara me dëshmi për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, Lëvizja Vetëvendosje thotë se i ka deponuar në Prokurori Speciale, sa herë që ashpërsohet gjuha politike mes VV'së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të saj Isa Mustafa.

Dosjet VV tregon se i kanë dërguar në prokurori të shtetit sapo Shpend Ahmeti i kësaj lëvizjeje mori drejtimin e kryeqytetit, pas humbjes të mandatit që pësoi Isa Mustafa në balotazhin e zgjedhjeve lokale të dhjetorit të 2013-s.

Por dëshmitë me të cilat lëvizja e Albin Kurtit krenohet sa herë që duan të sulmojnë kryeministrin e shkarkuar të Kosovës, Isa Mustafen, e që çdo herë janë 'mollë sherri' për marrëdhëniet mes VV-së dhe LDK-së, asnjëherë nuk kanë mjaftuar që autoritetet hetuese të Kosovës të ngrenë të paktën një kallxim penal ndaj ish-kryetarit të Prishtinës. E as për hetime zyrtare nuk u bë fjalë.

Këtë e ka konfirmuar të martën për Gazetën Express, Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

"Ju njoftojmë se në kuadër të 70 rasteve të trajtuara nuk ka pasur kallëzim penal e as hetim ndaj ish-Kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa", pohon Lutfiu.

Ai tregon se Prokuroria Speciale e Kosovës, gjatë vitit 2014 ka hetuar rastet në fjalë, që kanë të bëjnë me ndërtimet pa leje në Komunën e Prishtinës, e që për rezultat ka pasur vetëm një aktakuzë për keqpërdorim të autoritetit zyrtar e ngritur në vitin 2015 ndaj 10 ish-zyrtarëve të administratës së Komunës së Prishtinës, gjatë kohës sa Mustafa ishte në krye të saj.

"Në vitin 2015, është ngritur aktakuzë për 36 objekte banesore kolektive dhe afariste të ndërtuara pa leje ndërtimi apo në kundërshtim me lejen e ndërtimit, kundër 10 ish-zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, për veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) lidhur me veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 të KPRK", shpjegon zëdhënësi i Prokurorisë.

"Procedura gjyqësore në këtë çështje penale është në zhvillim e sipër pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë", shton Ekrem Lutfiu.

I njëjti ka treguar për Gazetën Express se lëndë kundër Isa Mustafës dhe qeverisjes së tij dymandatore në Prishtinë, përveç nga Komuna e Prishtinës e drejtuar nga Shpend Ahmeti i VV-së, Prokuroria Speciale një numër tjetër të tyre e ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit dhe Policia e Kosovës.

The post Historia e 70 dosjeve të VV-së kundër Mustafës, çfarë thonë sot në prokurori appeared first on INSAJDERI.

Ahmeti: Tentimi i Kadri Veselit që po dështon

Posted: 29 Aug 2017 08:02 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli tentoi ta reformojë partinë e tij me njerëz të rinj në moshë, por dështoi t’ia arrijë qëllimit.

Sipas Ahmetit, dështimi i synimit të Veselit erdhi për shkak se personalitetet që PDK zgjodhi janë të konsumuar.

“Tentimi i Kadrisë me e bo më të re (në trend) partinë më ca personalitete të reja në moshë por të konsumuara po dështon”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Twitter.

Shpend Ahmeti ka zyrtarizuar rikandidimin e tij për kryetar të Komunës së Prishtinës edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar. /Insajderi.com

The post Ahmeti: Tentimi i Kadri Veselit që po dështon appeared first on INSAJDERI.

Nuk shkon tek Interi, Keita Balde drejt Francës

Posted: 29 Aug 2017 07:51 AM PDT

Skuadra e Monacos ka rënë dakord me skuadrën e Lazios për të transferuar futbollistin senegalez, Balde Keita.

Shuma e transferimit, siç raporton Sky Sport Italia, është rreth 30 milionë euro.

Monaco është në kërkim të një sulmuesi që do ta zëvendësonte Kylian Mbappen, i cili ka një marrëveshje për t’u transferuar tek Paris Saint-Germain.

Po ashtu, Monaco mund të mbetet edhe pa shërbimet e mesfushorit Thomas Lemar. /Insajderi.com

The post Nuk shkon tek Interi, Keita Balde drejt Francës appeared first on INSAJDERI.

Nga një zjarr i madh, rrezikohet Kisha e Laçit

Posted: 29 Aug 2017 07:46 AM PDT

Zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë Kishës së Laçit, ku banorët e zonës po ndërhyjnë me mjete rrethanore edhe pse zjarrfikëset janë tashmë në vendngjarje.

Zjarri i rënë në një pyll pranë Kishës së Laçit po favorizohet edhe nga era e fortë në zonë.

Nga zjarri masiv rrezikohet Kisha e Laçit dhe disa banesa. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar tre zjarrfikëse dhe 40 forca ushtarake.

The post Nga një zjarr i madh, rrezikohet Kisha e Laçit appeared first on INSAJDERI.

Rrëzohet aktakuza ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimeve Publike në Drenas

Posted: 29 Aug 2017 07:42 AM PDT

Gjykata e Apelit ka liruar nga akuza e "keqpërdorimit të detyrës zyrtare", ish-drejtoreshën e Shërbimeve Publike në Komunën e Drenasit, Hyrije Xhemajlaj–Thaqi.

Vendimin përkitazi me hudhjen e aktakuzës e bëri të ditur për "Betimi për Drejtësi", mbrojtësi i Xhemajlaj–Thaqit, avokati Gazmend Halilaj.

Procedura penale është pushuar edhe ndaj të pandehurve tjerë në këtë rast Shyqri Bublaku, Vehbi Jashari dhe Naim Berisha, të cilët akuzoheshin për të njëjtën vepër.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit, thuhet se aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë nuk përmban elementet qenësore të cilat parashihen me dispozitat ligjore.

Sipas aktvendimit në fjalë, aktakuzës i ka munguar fakti se në çfarë cilësie kanë qenë të gjithë të pandehurit dhe veprimi konkret i tyre ku nuk përshkruhen koha, vendi i kryerjes së veprës penale si dhe mënyra me të cilën është kryer kjo vepër penale.

Tutje, në aktvendimin e Apelit thuhet se ka munguar edhe dashja si element qenësor i kësaj vepre penale, përfitimi i çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, dhe se nuk është arritur të vërtetohet edhe fakti se kush është dëmtuar me veprimet e të pandehurve.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar nga prokurorja Fikrije Fejzullahu, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, Shyqri Bublaku dhe Vehbi Jashari, në muajin shtator të vitit 2015, si persona zyrtar në Komunën e Drenasit, në bashkëkryerje pretendohej se kanë shkelur nenin 81.2 të Ligjit mbi Prokurimin Publik.

Një gjë të tillë sipas Prokurorisë, të njëjtit e kishin bërë duke nënshkruar kontratë mes Komunës së Drenasit dhe kompanisë "Agribau", drejtor i të cilës është i pandehuri tjetër në këtë rast Naim Berisha.

Të pandehurit e lartpërmendur, pretendohej se kompanisë në fjalë ia kishin bërë pagesën prej 110.000 euro, për blerjen e një kamioni për fikjen e zjarrit, ndërsa mallin e kontraktuar nuk e kishin pranuar në kohë të duhur, duke qenë në dijeni se kamioni nuk i plotësonte kriteret sipas kontratës.

Në aktakuzë thuhej se pas ekzaminimit nga ekspertët, kamioni kishte qëndruar në pikën doganore, në Han të Elezit, për shkak të mos përmbushjes së kritereve të parapara me kontratë.

Ndërsa Naim Berisha, akuzohej nga prokuroria se u kishte ndihmuar të akuzuarve të lartpërmendur, duke iu premtuar atyre fshehjen e përfitimit që rrjedh nga kryerja e veprës penale.

Në këtë mënyrë sipas aktakuzës, Berisha kishte pranuar pagesën prej 110.000 euro, duke mos e zbatuar kontratën e lidhur në mes firmës së tij dhe Komunës së Drenasit. Përderisa supozohej se për shkak të mos plotësimit të parametrave me kontratë, Berisha nuk e kishte dorëzuar kamionin në kohë, e për një të tillë kishin pasur njohuri edhe të akuzuarit e tjerë.

The post Rrëzohet aktakuza ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimeve Publike në Drenas appeared first on INSAJDERI.

Vokswagen tërheq nga tregu tri makina

Posted: 29 Aug 2017 07:38 AM PDT

Volkswagen Group of America po tërheq 280,915 njësi të modelit Volkswagen CC 2009-2016 dhe modelet e vitit 2006-2010 të Passat dhe Passat Wagons.

Ndërprerja e energjisë elektrike në modulin e kontrollit të pompës së karburantit mund të shkaktojë dështimin e pompës së karburantit duke shkaktuar ngadalësimin e motorit, dhe për pasojë duke e rritur rrezikun për aksidente, raporton ConsumerAffairs në Washington DC.

Sipas ConsumerAffairs, Volkswagen do të njoftojë pronarët, dhe tregtarët që të zëvendësojnë modulin e kontrollit të pompës së karburantit dhe se këtë do ta bëjë pa pagesë, për ta evituar rrezikun që mund ta shkaktojë vetura.

Pjesët rezervë aktualisht nuk janë në dispozicion. Njoftimet e përkohshme që informojnë pronarët e këtyre veturave mbi rrezikun që u kanoset atyre pritet të dërgohen me postë më 13 tetor 2017, thuhet në raportin e fundit të ConsumerAffairs rreth kësaj çështje me të cilën po përballen pronarët e VW. /Telegrafi

The post Vokswagen tërheq nga tregu tri makina appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more