Skip to main content

INSAJDERI: “Rrëfimi i Mustafës për shantazhet nga SHIK-u i Kadri Veselit” plus 19 more

INSAJDERI: “Rrëfimi i Mustafës për shantazhet nga SHIK-u i Kadri Veselit” plus 19 more


Rrëfimi i Mustafës për shantazhet nga SHIK-u i Kadri Veselit

Posted: 30 Aug 2017 10:01 AM PDT

Kryeministri në ikje dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përfshirë shumë elementë në një letër të tijën të publikuar në profilin e tij në Facebook, ku mes të tjerash ka rrëfyer edhe për organizatën e njohur si Shërbimi Intelegjent i Kosovës SHIK.

SHIK-u ka qenë i udhëhequr nga Kadri Veseli, kryetari i tanishëm i PDK-së, pasardhësi i Hashim Thaçit.

Sipas Mustafës, gjatë kohës sa ai ka qenë kryetar i Prishtinës ka qenë pa të drejtë i akuzuar për korrupsion dhe akuza të tjera që sipas tij kanë qenë dhe janë të pabaza.

E për krejt këto Mustafa thotë se kanë qenë të inskenuara nga SHIK-u.

"Kalova situate të vështira sa isha në Komunën e Prishtinës. Kishte ditë që makinat e policisë së instruktuar nga njerëzit e SHIK-ut në polici, kapës të shtetit, deri 12 herë në ditë defilonin para komunës, merrnin në pyetje, arrestonin e lironin zyrtarë me faj e pa faj. Shantazhonin!", ka shkruar Mustafa.

Më pas Mustafa ka folur edhe për një gazetar të cilin nuk e ka përmendur me emër e që sipas tij i ka thënë se një prokuror do ta ndjekë djalin e Mustafës vetëm pse është djali i tij.

"Më pat ardhur në zyrë një gazetar, pronar i një portali të tanishëm, dhe më tha që e ndjen për obligim të më njoftojë se një prokuror i Prokurorisë Speciale, me emër e mbiemër, i kishte rrëfyer se ka vendosur të ndjek djalin tim dhe se i ka thanë atij se nuk ka elemente për ndjekje penale , por pa marrë parasysh nuk do ta lë pa e burgosur, pasi është djali i Isa Mustafës. Në fakt ma mbajtën Besnikun, djalin tim, 7 vjet nën hetime e gjyqe, e qitën në ballinat e të gjitha gazetave dhe ekranet televizive, gjithnjë si djalin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe më vonë të Kryeministrit të Kosovës dhe në fund e shpallën të pafajshëm", ka thënë ai./Insajderi.com

The post Rrëfimi i Mustafës për shantazhet nga SHIK-u i Kadri Veselit appeared first on INSAJDERI.

Liverpool arrin marrëveshje me Arsenalin për Chamberlain

Posted: 30 Aug 2017 10:00 AM PDT

Liverpool ka arritur marrëveshje me Arsenalin për transferimin e futbollistit anglez Alex Oxlade-Chamberlain.

Arsenal ka kërkuar 40 milionë funte për të, ndërsa marrëveshja pritet të përmbyllet Brenda 24 orëve, shkruan mediumi britanik, Mirror.

Futbollisti i kombëtares angleze pritet që të mos udhëtojë për në Malta në mënyrë që të përfundojë testin mjekësor para transferimit në Anfield.

Ai ka qenë i kërkuar edhe nga kampionët, Chelsea./Insajderi.com

The post Liverpool arrin marrëveshje me Arsenalin për Chamberlain appeared first on INSAJDERI.

Hajnat plaçkisin banesën e asamblistit të PDK-së në Prishtinë

Posted: 30 Aug 2017 09:51 AM PDT

Hajnat e kanë goditur për të dytën herë Shemesi Veselin. Kësaj herë i vodhën të gjitha stolitë e arit të bashkëshortes si dhe të holla.

Anëtari i Bordi Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinika Universitare dhe asamblist i PDK-së në Kuvendin e Prishtinës, mund t'ia ketë parë sherrin deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai në këtë Agjenci si zyrtarë i lartë deklaroi stoli ari dhe argjendi në vlerë prej 10 mijë eurove. Të gjitha iu morën në një natë të fund korrikut derisa ishte në Tiranë,

"Po në fund të muajit korrik më kanë hyrë në banesë. Më patën hyrë edhe njëherë, në kohën sa kam qenë zv. ministër. Atëherë ma patën marr laptopin e disa gjera tjera. Kësaj radhe më kanë mëshuar bukur fort. Ma kanë marrë të gjithë stolitë e gruas  dhe disa gjera tjera. Vlera e stolive është diku rreth 10 mijë euro, ashti siç po thoni se i kam deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit", tregon ai.

"Mi kanë marrë edhe rreth 2 mijë euro, të ndara nga bashkëshortja ngase vjehrrën e kam bukur sëmurë", thoë Veseli për lajmi.net.

Banesa e thyer këtë herë u vërejt nga një bashkë partiak i tij. "Ketë herë i ka vërejtur Andin Hoti (deputet i PDK-së), e kam me banesë afër dhe i ka lajmëruar policinë.  Unë isha me një trajnim në Tiranë, familjen e kisha në pushime në Sarandë. Herën e parë policia patë arritur t'i kapë dorasit, por nuk më ishin kthyer gjerat. Tash vjedhja më është dukur shumë profesionale", tha Veseli.

Zyrtari i shtetit i shprehet të jetë pakë i zhgënjyer edhe me ngathtësinë e Policisë në këto raste.

"Policia po më zhgënjen pak, ngase po bëhen vepra dhe ata nuk po shihen shumë gjatë natës apo nëpër lagje patrulla të tyre. Duhet një preventivë më e madhe nga ana e tyre", shtoi tutje Veli.

Ai është me banim në Rrugën "Gazmend Zajmi"  në lagjen "Bregu i Diellit".

 

The post Hajnat plaçkisin banesën e asamblistit të PDK-së në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Mbi origjinën e shtetit të kapur

Posted: 30 Aug 2017 09:31 AM PDT

Praktika e kapjes së shtetit duhet të shpjegohet në origjinën e saj, në mënyrë, që të mos mbetet thjeshtë një tregim propagandistik në luftën e etiketave të cilën e zhvillojnë partitë në garën e pushtetit. Prej nga na erdhi kjo praktikë?

  1. Mendja dembele

Një mendimtar i njohur, derisa shpjegon mekanizmat e funksionimit të mendjes, e bën dallimin në mes mendjes dembele dhe mendjes punëtore. Mendja dembele është ajo që për të gjitha fenomenet dhe problemet e gjen një shkak të vetëm, ndërkaq mendja punëtore bën saktësisht të kundërtën, për një fenomen apo problem kërkon arsye dhe shkaqe të shumta. Në evolucionin e tyre shkencat sociale kanë lëvizur nga metoda e mendjes dembele tek metoda e mendjes punëtore. Shembull tipik i të parës janë klerikët e paedukuar me njohuri moderne, të cilët, nga rënia e gjethit e deri tek kataklizmat yjore në gjithësi, gjithçka e lidhin me zotin si shkak.

Sot, tek ne në Kosovë, derisa njeriu lexon mendimet e shumë opinionistëve, nuk e ka të vështirë të gjej shembuj të shumtë të dembelizmit mendor. I fundit në serinë e këtyre shembujve ishte një tekst i opinionistit të njohur Imer Mushkolaj, të cilin, rëndom, e lexoj deri në fund pa u mërzitur. Imeri, si dhe shumë opinionistë të tjerë, disa prej të cilëve sot janë edhe deputetë, për të gjitha problemet, prapësitë dhe ato që jemi mësuar t'i quajmë fenomene negative të këtyre 18 viteve të fundit, e gjejnë një shkak të vetëm – Partinë Demokratike të Kosovës. Padashur të paragjykoj motivet që frymëzojnë një analizë të tillë, konsideroj se kjo analizë  është e paqëndrueshme në shpjegimin e saj dhe e dëmshme për kauzën e vendosjes së drejtësisë për prapësitë e këtyre dy dekadave.

Në harkun kohor të këtyre dekadave, në Kosovë, ka vepruar një rrjet i dhjetra e dhjetra organizatave partiake dhe jo partiake, grupe nga më të ndryshmet, që nga asociacionet e pafundme të shoqërisë civile, grupe të ligjshme e të paligjshme të interesit ekonomik, banda ndërkombëtare, kombëtare, e lokale dhe, secila prej tyre, kush më shumë e kush më pak, kanë hisen e tyre në formësimin e realitetit kosovar të pasluftës.  Ndikimi ka qenë i shpërndarë përgjatë gjithë këtij rrjeti aktorësh që kanë luajtur, secili për hesap të vet, dramën e paligjshmërisë në Kosovë. Falë kësaj drame  sot shoqëria kosovare i ngjanë një shoqërie ku gjëja më funksionale është paligjshmëria. Paligjshmëria është bërë mënyrë e jetesës: dikush hedh mbeturinat nga katet e larta të banesave, një tjetër vjedh energjinë elektrike, dikush bën ndërtime pa leje, një tjetër ka uzurpuar trotuarin para restorantit të tij, një politikan vjedh votat e kandidatit rival, një tjetër ndërhyn në procedurat e prokurimit, një mjek kërkon para për shërbimin publik shëndetësor, një zyrtare në administratë harxhon orë të të telefonit zyrtar duke biseduar me një "ilake" në diasporë,  një student kopjon në orën e provimit, e dikush tjetër i jep para një ish komandanti lokal për ta futur në listën e veteranëve të luftës. Lista e formave të manifestimit të paligshmërisë është, tmerrësisht, edhe më e gjatë dhe të ndalesh e të thuash se krejt kjo është për fajin e PDK-së, kjo, ose është rrjedhojë e një mendje dembele, ose rrjedhojë e një motivi të ulët partiak, i cili gjithmonë ka një qëllim të vetëm : të njollosesh sa të jetë e mundur rivalin,  të idealizosh veten që, në fund të ditës, votat të ikin prej tij e të vijnë tek ti. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë pjesë e këtij realiteti të pasluftës, që fatkeqësisht ende funksionon, por t'ia atribuosh asaj gjithë autorësinë, regjinë, rolet dhe veprimet e të gjithë aktorëve kjo gjithsesi se është e pasaktë. Dhe jo vetëm që është e pasaktë, por edhe e dëmshme për kauzën e drejtësisë, sepse duke i hedhur të gjitha prapasitë tek një aktor, krijon situatën e shfajësimit për të gjithë të tjerët e kjo natyrisht që nuk është drejtësi e vërtetë, por vetëm drejtësi selektive, e drejtësia selektive, në thelb, është një formë e padrejtësisë. Drejtësia selektive e shkatërron idenë bazë të demokracisë, si në rrafshin institucional, ashtu edhe në rrafshin e opinionit publik. Për këtë të dytën gjithsesi fajin e bartë një publicistikë e bazuar mbi metodën e mendjes dembele.

  1. Shteti i kapur që erdhi nga të ftohtit

I gjithë tregimi për "djallëzitë e PDK-së", të cilin e kanë ndërtuar rivalët e saj, ka për fabul të tij të ashtuquajturën "praktikë të kapjes së shtetit". Ata që duan të vijnë në pushtet premtojnë çkapjen e tij. Shumë mirë! Por çfarë është kjo kapja e shtetit? Përgjithësisht mendohet në situatën institucionale kur pushteti shtetëror përdoret për llogari të interesave të një grupi të caktuar në shoqëri. Qysh prej Aristotelit kjo praktikë është në fokus të mendimit filozofik. Aristoteli mendonte se të gjitha regjimet politike janë të destinuara të korruptohen dhe në ciklin e procesit politik njëri regjim ngritet si reaksion ndaj korruptimit të një tjetri e, që më vonë, pasi edhe vetë të korruptohet, t'ia lëshoj vendin një regjimi tjetër. Nga pikëpamja aristoteliane ata që premtojnë një regjim politik moralisht të përkyer nuk janë asgjë më shumë se sa një grup mashtruesish. Të tillët sot i gjejmë me bollëk në trendin populist që ka vërshuar botën.

Pas Aristotelit, e gjithë historia 2000 vjeçare politike e njerëzimit, fatkeqësisht, është një konfirmim i pikëpamjes së tij. Sëfundi komunizmi u shemb pikërisht sepse paralajmërimi i Aristotelit ishte i drejtë.

Kush e di, ndoshta Albin Kurti me sektin e tij politik, sot pas 2000 vitesh, do ta përgenjështroj Aristotelin! E kush, në fund të fundit, është Aristoteli para gjenialitetit të shokut Kurti!? Apo, çfarë peshe kanë 2000 vjet histori politike, para fuqisë së tij intelektuale për t'u dhënë zgjidhje përfundimtare enigmave të mëdha të mendimit politik!?

Ndoshta duhet të presim që Kurti me sektin e tij politik të përgenjështrojnë edhe  Maks Veberin, i cili shpjegon se si pasuesit e demagogut shpëtimtar, me të marrë pushtetin, shndërrohen në një shtresë zhvatësish, ngase prapa ligjërimit moral të liderit të tyre, ata fshehin vetëm dëshirat për hakmarrje, për pushtet, para dhe fitime. Me sa shihet sot nga ndërtesa e Komunës së Prishtinës, të nesermën që demagogu ynë shpëtimtar do të marrë pushtetin, libraritë e Kosovës do të kenë kërkesa të mëdha për librat e Maks Veberit.

Praktika e kapjes së shtetit duhet të shpjegohet në origjinën e saj, në mënyrë, që të mos mbetet thjeshtë një tregim propagandistik në luftën e etiketave të cilën e zhvillojnë partitë në garën e  pushtetit.

Prej nga na erdhi kjo praktikë?

Publicistika e mendjes dembele nuk ka dhënë ndonjë përgjegje serioze deri me tani. Në anën tjetër e vetmja përgjegje, që përseritet vazhdimisht, gjendet në komentet dhe librat e Veton Surroit, por teoria e tij e ka një defekt të madh filozofik. Ajo në thelbin e saj është raciste. Teza themelore e saj është se kapjen e shtetit duhet ta shpjegojmë me karakterin krimogjen të njerëzve të PDK-së dhe elektoratit të saj. Kushdo që, sadopak, ka njohuri elementare të aparatit shpjegues të shkencave sociale e kupton se kjo teori, jo që nuk ka asnjë vlerë shpjeguese, por për më tepër është e mveshur edhe me ngjyrime fashiste dhe kjo bëhet edhe më e rëndë kur mungon vetëdija për këto ngjyrime. Umberto Eco e thoshte se fashisti më i dëmshëm është ai i cili nuk e di se është fashist. Si kulturolog i jashtëzakonshëm Eco me siguri do të na propozonte një teori tjetër shpjeguese për praktikën e shtetit të kapur.

Kohë më parë, i pyetur për problemin e korrupsionit në Ballkan, kuptohet edhe në Kosovë, historiani britanik, Noel Malkolm, jepte një shpjegim nga perspektiva e asaj që njihet si histori e mentaliteteve. Nëse gjurmojmë për shkaqet historike, thoshte ai, atëherë duhet të kuptojmë se është gjysëm shekulli të komunizmit, një periudhë e gjatë kohore, e cila ka përcaktuar mentalitetet e këtij rajoni rreth pushtetit dhe qeverisjes. Ndoshta askund tjetër më shumë se në Kosovë nuk argumentohet kjo gjë. Për gjysëm shekulli në Kosovë praktika e shtetit të kapur ka qenë praktika e vetme e funksionimit të institucioneve. Le ta shikojmë nomenklaturën komuniste kosovare nga viti 1945 deri në rënien e komunizmit. E gjitha është një nomenklaturë farefisnore : etër dhe bij, gjyshër, nipa e mbesa, motra dhe vëllezër, xhaxhallarë e kusherinj, dajallarë, teze, halla e dhëndurë që favorizojnë njëri tjetrin në shpërndarjen e posteve, që nga nivelet e komitetit krahinor e deri tek drejtoritë lokale të poljoprivredes. I gjithë pushteti ka qenë i shpërndarë përgjatë linjave familjare dhe ky parim ka përfshirë të gjitha nivelet në institucionet politike, në ndërmarrjet shoqërore, në arsim, kulturë, shëndetësi, media. Kemi të bëjmë me një rast tipik kur trashëgimia biologjike, trashëgimia ideologjike dhe trashëgimia institucionale përbëjnë një proces unik. E tërë kjo nisi kur shokët e luftës, komandantët e ardhave partizane, në mënyrë që ta forcojnë më shumë pushtetin e tyre, filluan të martohen me njëri tjetrin. Kështu, gradualisht, ata krijuan një një klasë të veçantë sunduesish, të cilën, asokohe, do ta denoncoj, në nivel të Jugosllavisë, ish bashkëluftëtari i Titos, Milovan Gjilasi. Natyrisht Gjilasi do ta paguante shtrenjt guximin e tij, ndërsa klasa që ai denoncoj, pjesë e të cilës ishte edhe klasa fisnore e Kosovës, do të qëndroj e patundur në pushtet për 45 vite dhe po të mos shembej komunizmi, me siguri, do të qëndronte edhe 45 vite të tjera. Dhe meqë në krye të krejt këtij farefisi të madh në pushtet ishte Fadil Hoxha, atëherë, atij duhet t'ia njohim meritat për themelimin e praktikës së shtetit të kapur, shtetit që i shërben mirëqenies së farefisit, parasegjithash.

Kur me 2001 ish lideri i komunizmit fisnor të Kosovës vdiq, në varrimin e tij morën pjesë edhe Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj. Ata i bënë nderime të larta atij, me gjasë duke u nisur nga rituali i vjetër që thotë se për të vdekurin nuk duhet folur keq ngase shpirti i tij mund të hidhërohet e të rikthehet për tu hakmarrë. Shpirti i Hoxhës nuk kishte dhe nuk mund të kthehej gjithsesi, por mjaftonte fakti se ai kishte lënë pas trashëgiminë e tij, mentalitetin e pushtetit në shërbim të farefisit. Të gjitha partitë e pasluftës, në vend se të krijojnë distancë nga ky mentalitet, u zhytën kokë e këmbë në të. Ky ishte një nga gabimet e mëdha të Partisë Demokratike të Kosovës: pafuqia për të udhëhequr tranzicionin nga mentaliteti i komunizmit farefisnor drejt një demokracie qytetare ku lidhjet e fisit përfundojnë aty ku fillon ligji pozitiv i shtetit.

Këtë gabim ajo është duke e paguar sot e gjithë ditën duke qenë cak i sulmeve të përditshme të  atyre që u lindën, u rritën, u riprodhuan në ngrohtësinë e shtetit të kapur dhe sot nuk pushojnë se bërtituri, ditën dhe natën, për çkapjen e tij. Në krye të tyre është një parti që militantët e saj vazhdon t'i frymëzoj me ideologjinë e hoxhëve të këndej dhe andej kufirit. Fantazma e komunizmit, që 170 vite më parë endej nëpër qiellin e Evropës, vazhdon të endet ende nëpër qiellin e Kosovës. Natyrisht e lodhur deri në palcë nga goditjet e realitetit por, ende me mundësi për  bërë keq.

(Shkrimi fillimisht është publikuar në Gazetën Express)

The post Mbi origjinën e shtetit të kapur appeared first on INSAJDERI.

Komuna e Prishtinës kërkon shfrytëzimin e ‘Kinemasë së Armatës’ për ngjarjet kulturore

Posted: 30 Aug 2017 09:22 AM PDT

'Kinemaja e Armatës' quhet objekti afër amfiteatrit në sheshin 'Zahir Pajaziti', i cili një kohë të gjatë është administruar nga misionet ndërkombëtare. Tashmë pak muaj më parë i ka kaluar në menaxhim dhe administrim Ministrisë së Administratës Publike.

E pikërisht për këtë objekt Komuna e Prishtinës përkatësisht Drejtoria e Kulturës, është angazhuar fuqishëm që ky objekt të shfrytëzohet për ngjarje kulturore nga ky institucion.

Një gjë të tillë e ka bërë publike në rrjetin social Facebook, drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës Besart Vllahinja, i cili ka theksuar se janë të angazhuar, që deri në gjetjen e një zgjidhje të përhershme, të bashkëpunojnë me Ministrinë e Administratës Publike që këtë objekt ta shfrytëzojnë për organizimin e ngjarjeve kulturore brenda këtij ambienti, brenda konceptit të interesit publik.(kultplus)

 

The post Komuna e Prishtinës kërkon shfrytëzimin e 'Kinemasë së Armatës' për ngjarjet kulturore appeared first on INSAJDERI.

Dhjetëra-mijëra myslimanë ikin nga Birmania

Posted: 30 Aug 2017 09:14 AM PDT

Mbi 18,000 myslimanë Rohingya kanë ikur nga dhuna në rajonin Rakhine të Birmanisë, në më pak se një javë.

Organizata Ndërkombëtare për Mgrim tha se ata kanë hyrë në Bangladesh. Mijëra të tjerë vazhdojnë të presin në kufi, thonë burimet lokale.

Dhuna ka shpërthyer pasi kryengritësit Rohingya kanë sulmuar disa stacione policore të premten e kaluar, duke nxitur më pas reagimin e ushtrisë birmaneze.

Kryengritësit thonë se duan të mbrojnë pakicën myslimane nga represioni shtetëror në Birmani.

Qeveria thotë se kryengritësit janë grup terrorist, liderët e të cilit janë trajnuar jashtë vendit.

Kryengritësit janë shfaqur për herë të parë në tetor të vitit 2016, kur kanë kryer sulme të ngjashme kundër policisë.

Edhe atëherë ka pasur ikje masive të myslimanëve, njofton REL.

Së paku 100 njerëz janë raportuar të vrarë në dhunën e fundit në Rakhine, por konfirmim të pavarur nuk ka.

Liderja de facto e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, ka mohuar se ka spastrim etnik kundër pakicës myslimane në Birmani, pavarësisht raporteve për abuzime.

 

The post Dhjetëra-mijëra myslimanë ikin nga Birmania appeared first on INSAJDERI.

“Lagjja e Trimave”, avokatët thonë fjalën e tyre të fundit

Posted: 30 Aug 2017 09:07 AM PDT

Procesi gjyqësor për "Lagjen e Trimave" në Kumanovë filloi me fjalën e fundit të palës mbrojtëse.

Avokatja Artene Iseini tha se gjithë procesi është i montuar dhe organizatorët e vërtetë lëre që nuk janë akuzuar por as nuk janë pranuar si dëshmitarë.

Ndërsa nga fillimi i procesit janë bërë shkelje të procedurave hetimore që kanë pamundësuar një proces të drejtë. Ajo madje tha se shumë dëshmitarë që kanë qenë kyç për procesin, janë refuzuar nga ana e gjykatës.

"Nëse Prokuroria dhe gjykata pretendon që në këta rrethana të përmbyllë procesin gjyqësor për rastet e dhimbshme të pranverës së vitit 2015, atëherë ne do të kërkojmë rihapjen e seancës kryesore dhe pranimin e të gjithë dëshmitë të propozuara të mbrojtjes me qëllim zbulimin e organizatorëve të vërtetë. Gjykata qytetarëve të akuzuarve dhe familjarëve të viktimave mund të ju ofroj vetëm një gjysmë të vërtet të shtrembëruar të rasteve në fjalë, opsioni i vetëm në këtë kualifikim dhe me provat e deritanishëm më mbetet të kërkojë lirim të gjithëve të akuzuarve", u shpreh avokatja Artene Iseini, shkruan Alsat M.

Seancën e sotme gjyqësore e bojkotuan të akuzuarit Valedet Zekaj, Shefqet Hallaqi, Lirim Demiri, Fatmir Reçica ,dhe Nasuf Beqari.

"E kupon fjalën bojkot? Dua të dal prej këtu pasi kam kërkuar po nuk keni pranuar as dëshmi e as dëshmitarë. Dua ta laj fytyrën para kombit tim. Le ta dinë se a kam ardhur për para ose për komb. Ne po dimë me ditë se kush na ka tradhtuar, ju më dënoni sa të doni", u shpreh Valdet Zekaj, i akuzuar.

Seanca për fjalët përfundimtare të avokatëve do të vazhdojë nesër. Sipas dinamikës, gjithë procesi gjyqësor pritet të përfundojë në fund të tetorit.

 

The post "Lagjja e Trimave", avokatët thonë fjalën e tyre të fundit appeared first on INSAJDERI.

Tifozët braktisin kombëtaren për ndeshjen kundër Luksemburgut

Posted: 30 Aug 2017 09:00 AM PDT

Pavarësisht debutimit të Christian Panuccit në stolin kuqezi dhe rëndësisë së 3 pikëve ndaj Lihtenshtajnit për të mbajtur vendin e tretë, pasi ata janë kundërshtarët tanë dhe jo Italia apo Spanja, tifozeria shqiptare duket indiferente.

Kështu ndodh gjithmonë, kur kombëtarja përballet me emra të vegjël në letër. Vetëm 450 janë biletat e shitura deri më tani për ndeshjen Shqipëri-Lihtenshtajn, që do të luhet ditën e shtunë në "Elbasan Arena".

Një shifër që, edhe pse i shtohen disa abonime apo sponsorët, nuk e çojnë më shumë se 1.500 numrin e biletave në total, që do të thotë se është shitur vetëm 1/10-a e tyre në stadiumin e Elbasanit, një rekord negativ ky për praninë e tifozerisë shqiptare për ndeshjet brenda.

"Me sa duket, dikush e ka nënvlerësuar këtë ndeshje të kombëtares. Ndërkohë që ekipi, nga ana sportive ka një përgatitje maksimale, pasi edhe pse është një skuadër e vogël, gjithsesi vlera e këtij takimi është 3 pikë", tha Gazmend Malo, shef i marketingut në FSHF, shkruan Top Channel.

Sa i përket 3 ndeshjeve të këtyre kualifikuese që janë zhvilluar në Shqipëri, përballë Maqedonisë dhe Spanjës biletat kanë qenë tërësisht të ezauruara, ndërkohë që për ndeshjen me Izraelin, edhe për shkak të situatës së sigurisë të krijuar, shitja e biletave arriti deri në kuotën e 9.500 të tillave.

Ndërkohë, për ndeshjen tjetër të Shqipërisë, atë në Maqedoni në datën 5 shtator, 450 biletat që ishin në dispozicion të tifozerisë kuqezi janë shitur të gjitha.

The post Tifozët braktisin kombëtaren për ndeshjen kundër Luksemburgut appeared first on INSAJDERI.

Mburrja e Isa Mustafës me triumfin ndaj dy ambasadorëve amerikan

Posted: 30 Aug 2017 08:51 AM PDT

Isa Mustafa thotë se ka mundur gjykimin dhe paragjykimin e dy ambasadorëve amerikan në Kosovë. Me ambasadorin Dell thotë se ka fituar betejën se "anti-amerikanizmit" ndërsa me ambasadoren Jacobson betejën e korrupsionit

Kryeministri në ikje Isa Mustafa në një shkrim të fundit nuk ka atakuar vetëm kundërshtarët politik por edhe ambasadorët.  Madje është mburrur sesi dy ambasadorë amerikan në Kosovë e kanë gjykuar atë keq.

Mustafa është mburrur sesi dy amabsadorë të SHBA-së në Kosovë kanë gabuar rëndë kur e kanë paragjykuar dhe gjykuar për pikëpamjet dhe veprimet e tij.

Fillimisht sipas Isa Mustafës beteja e parë ka qenë nga ambasadorit Christofer Dell. Mustafa e quan ambasadorin një diplomat që ka qenë "i lidhur për kërthize" me Hashim Thacin.

"Si kryetar i LDK-së kundërshtova fusnotën, dhe atëbotë ambasadori Dell , pa një e pa dy, më shpalli antiamerikan dhe antievropian dhe se unë nuk përfaqësoja vijën rugoviane të LDK-së. U thash disa shokëve të mi, se po të ishin kohëra tjera, unë do të përjashtohesha nga LDK-ja, e cila është përbetuar për miqësi të përhershme me SHBA-të, por më shpëton vetëm fakti që Dell konsiderohet se është lidhur për kërthize me Hashim Thaçin. Ndërkaq unë e desha dhe e dua Amerikën e cila bëri dhe po bën shumë për Kosovën", ka shkruar Mustafa.

SONY DSC

Ndërsa e dyta është beteja me ambasadoren Tracy Jacobson e cila në një ngjarje të organizuar nga organizata "Fol" kishte thënë dy gjëra për të cilat u bë e njohur: "mos e dhini punën" që i referohej krizës institucionale të asaj kohe dhe "Kosova ka njëfarë tradite të politikanëve të korruptuar" duke iu referuar dosjeve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj qeverisjes së Isa Mustafës me Prishtinën.

"Nuk doli e bazuar as deklarata e ambasadores Jacobson, në kohën kur LDK ishte pjesë e bllokut në vitin 2014, se "VV ka ngritur diku rreth 70 akuza për korrupsion kundër LDK-së në pushtetin lokal në Prishtinë…. Do të thotë se Kosova ka njëfarë tradite të politikanëve të korruptuar".
Ambasadorja më gjykoi para kohe, por LDK nuk doli e korruptuar me këto dosje dhe as unë si politikan i Kosovës", ka shkruar Mustafa.

LDK-ja që udhëhiqet nga Mustafa për shkak të raporteve të afërta të ish-liderit Ibrahim Rugova me Amerikën, është një nga partitë që mburret për shkak të lartësimit të rolit të SHBA-ve në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Konfrontime të tilla me ambasadorët amerikan në LDK nuk janë parë para ardhjes së Isa Mustafës në krye të partisë./Insajderi.com

The post Mburrja e Isa Mustafës me triumfin ndaj dy ambasadorëve amerikan appeared first on INSAJDERI.

Trump: Bisedimet nuk janë përgjigja për kërcënimin koreano-verior

Posted: 30 Aug 2017 08:45 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot përmes një postimi në Twitter se “bisedimet nuk janë përgjigjja” kur është fjala për kërcënimin e Koresë së Veriut, pas provës së saj më të fundit me raketë balistike. Koreja e Veriut tha sot se rakete balistike që kalaoi mbi Japoni ishte një kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Agjencia Qëndore Koreane e Lajmeve (KCNA), citoi udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un të ketë thënë se prova me raketë ishte “e ngjashme me një luftë të vërtetë” dhe hapi i parë i ushtrisë së Koresë së Veriut për operacionet e saj në Paqësor dhe “për të përmbajtur Guamin”.

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae-in ranë dakord gjatë një telefonate mes tyre sot se duhet të ushtrohet presion maksimal mbi Korenë e Veriut në mënyrë që ajo të angazhohet në bisedime për zgjidhjen e krizës.

15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mund të kenë ndërmarrë hapin e parë në këtë drejtim, duke lëshuar mbrëmë gjatë një seance të jashtëzakonshme një deklaratë që dënon hedhjen e raketës mbi Japoninë.

“Unë mendoj se ishte një deklaratë shumë e fortë dhe e mirë. Deklarata u miratua njëzëri dhe unë mendoj se ajo i dërgon një mesazh shumë të mirë Koresë së Veriut. Siç e thashë edhe gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së unë shpresoj se Koreja e Veriut do të dëgjoj mesazhin e OKB-së dhe do ta respektojë atë. Ne do të flasim për hapat e ardhshëm duke filluar tani. Nuk mund ta parashikojmë rezultatin por sigurisht shpresoj që do të kemi një rezolutë të fortë pas kësaj deklarate”.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, u bëri thirrje vendeve të tjera të bashkohen në dënimin e Koresë së Veriut:

“Ne po i bëjmë thirrje çdo vendi që të zbatojë në mënyrë rigoroze, plotësisht dhe menjëherë të gjitha sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndaj Koresë së Veriut. Bota është e bashkuar kundër Koresë së Veriut, nuk ka dyshim për këtë. Ka ardhur koha që regjimi i Koresë së Veriut ta kuptoj rrezikun që po i sjell vetes. Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë vazhdimin e veprimeve të tyre të paligjshme dhe pjesa tjetër e botës është me ne”.

Presidenti Trump shkroi sot në Twitter se “Shtetet e Bashkuara për 25 vjet kanë biseduar me Korenë e Veriut dhe e kanë toleruar këtë vend. Bisedimet nuk janë përgjigja!” Ndërsa, në një deklarate të lëshuar të martën në lidhje me provën e fundit të Phenianit me raketë, Presidenti Trump tha se “të gjitha opsionet janë të hapura”.

Por, ndërsa Kina u bashkua me dënimin e provës me raketë të Koresë së Veriut, i dërguari i saj u kërkoi vendeve anëtare të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin veprimet provokuese që mund të përkeqësojnë situatën rajonale dhe të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në gadishullin Korean.

Përfaqësuesit kinezë dhe rusë theksuan gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së se nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë çështje.(Zëri i Amerikës)

 

 

The post Trump: Bisedimet nuk janë përgjigja për kërcënimin koreano-verior appeared first on INSAJDERI.

Afër dy dekada në pritje të lajmit për djalin e zhdukur

Posted: 30 Aug 2017 08:33 AM PDT

Tash e 18 vjet, Shaip Ramabaja, nga fshati Hajvali e Komunës së Prishtinës, kërkon një lajm për djalin e tij të zhdukur që nga 22 prilli i vitin 1999.

Për herë të fundit, ai ka dëgjuar për djalin e tij Bashkimin, më 22 prill të vitit 1999.

“Më 18 prill, 1999, është ndërmarrë ofensiva Marec – Mramor, edhe kanë ikur të gjithë. Djali im ka mbetur aty deri më 22 prill. Të tjerët kanë ikur, kanë hy nëpër kolona të njerëzve. Djali im ka mbetur aty, por më vonë ka tentuar të vijë edhe është zënë (kapur) diku në rrugë dhe nga ajo ditë nuk di asgjë për të”, thotë Ramabaja.

Ai thotë se nuk kalon ditë e vetme pa e përmendur dhe kujtuar djalin e tij, Bashkimin, i cili në kohën kur është zhdukur ishte 27-vjeçar.

“Ka vuajtur, është ndarë nga familja. Unë kisha dashtë ta gjejë ashtu siç është dhe nuk po them silleni të gjallë. Me e gjetë, bile ta di ku të drejtohem, njëherë të shkojë te varri i tij. Nuk kam hapur dhe nuk mund të hapi të pame [vizita për ngushëllime]. Kështu kemi mbetur të humbur”, tha Ramabaja.

Deri vonë ai besonte se i biri i tij është gjallë dhe po mbahej në burgjet serbe, por kjo shpresë tashmë po i shuhet.

Ai thotë se po të kishte një lajm qoftë të mirë apo të hidhur për djalin tij, do ta pranonte pa problem, por jo, siç thotë ai, edhe vuajtjen e përjetshme.

Rreth 1656 persona konsiderohen ende të zhdukur që prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur në Prishtinë para përmendores që është afër Kuvendit të Kosovës, janë vendosur lule në nder të personave të zhdukur, njofton REL.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe familjarë të personave që mungojnë, kanë bërë një marsh të shkurtër nga përmendorja deri te sheshin "Skënderbeu".

Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Pagjetur, njëherësh kryetar i Qendrës Burime për Personat e Zhdukur tha se adresa e fajit për mungesën e këtyre personave është në Beograd dhe kërkoi si nga autoritetet vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare, që t'i shtojnë trysnitë mbi Serbinë për të ofruar informata që do të çonin në zbardhjen e fatit të këtyre personave.

“Të gjitha të këqijat e të gjitha të zezat që janë bërë në këto troje, e dimë adresën se kush i ka bërë -Serbia. Nga Presidenti e deri te kryetari i komisionit qeveritar, besoj se duhet ta ndërrojnë strategjinë”, tha Qerkini.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha se mungesa e personave të pagjetur që nga përfundimi i luftës ende mbetet një plagë e freskët në Kosovës.

Gjetaj, i cili është edhe anëtar i delegacionit të Kosovës në grupin e përbashkët për të pagjeturit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se për këtë çështje të gjithë ata që kanë informacione duhet të ndihmojnë.

“Familjet e personave të zhdukur, janë kategoria tash për tash e goditur si pasoj e luftës. Apelojmë që të gjithë ata që disponojnë me ndonjë informatë të ndihmojnë në sjelljen e tyre sepse mungesa e informatave është mungesë për të ditur për më të dashurit tonë”, tha Gjetaj.

Në vitin 2011, delegacioni i Kosovës në dialogun teknik në Bruksel, pati iniciuar çështjen e të pagjeturve, si temë në kuadër të dialogut, por e cila nuk ishte vendosur si temë në tavolinën e diskutimeve.

Është paralajmëruar se në fazën e ardhshme të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ekipi i Kosovës do të kërkojë që çështja e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, të zhdukur gjatë luftës, të jetë një nga temat e diskutimit.

Nga varrezat e ndryshme në Kosovës e Serbi janë identifikuar rreth 2500 persona, kurse të pa identifikuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndodhen edhe 400 pjesë nga mbetjet mortore.(REL)

 

The post Afër dy dekada në pritje të lajmit për djalin e zhdukur appeared first on INSAJDERI.

“Kriminelët e VV-së” – akuza e përbashkët e LDK-së dhe PDK-së

Posted: 30 Aug 2017 08:24 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje është vënë në thumb të akuzave inkriminuese nga dy partitë të mëdha pa të cilat ajo nuk mund as ta mendoj drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

"Kriminelët e VV-së" është fjalia e përbashkët që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë përdorur brenda një jave për t'iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje.

E para e nisi PDK-ja e cila nëpërmjet nënkryetarit të saj, Uran Ismajli iu referua Lëvizjes Vetëvendosje si autore ose porositëse e sulmit ndaj bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

"Sot në mesditë kriminelët e Vetëvendosjes kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e ministrit dhe anëtarit të partisë tonë, z. Blerand Stavileci", tha Ismaili.

PDK: Kriminelët e Vetëvendosjes rrahën brutalisht bashkëshorten e Stavilecit

Vetëvendosje i quajti këto deklarata si fakte që lënë të dyshohet se PDK-ja vet e ka inskenuar sulmin për ta fajësuar partinë e tyre.

Por nuk vonoi shumë dhe fjalinë e njejtë ndaj VV-së e përdori edhe LDK-ja. Saktësisht kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, me të cilën liderët e VV-së po pretendojnë të krijojnë një koalicion për të qeverisur vendin, e kësisoj duke ia pamundësuar Ramush Haradinajt nga koalicioni PAN ta drejtoj Qeverinë.

Të nderuar miq, E ndjej veten të lumtur, të relaksuar dhe gjithnjë të përgjegjshëm për shtetin tim, pasi mua dhe…

Posted by Isa Mustafa on miércoles, 30 de agosto de 2017

Mustafa i përmendi "kriminelët e VV-së" në një status të gjatë të tij ku sulmoi gati të gjithë, përmendi edhe faktin sesi në zgjedhjet e fundit lokale, të vitit 2013, dy ditë para balotazhit, deri sa Mustafa kishte rreth 9000 vota më shumë se kandidati i VV (Shpend Ahmeti), "inskenuan një video në të cilën thuhej se djali i Mustafës, Arbeni i kishte kërkuar një të riu të VV që të kalojë në LDK dhe se për këtë i kishte premtuar tenderë, punësime e përfitime tjera.

Sipas Mustafës, edhe pse lajmi u shpërnda në të gjitha mediat dhe më pas djali i tij u thirr nga Prokuroria doli që asgjë nuk kishte të vërtetë por që nga kjo e pavërtetë përfitoi vetëm VV-ja.

"Kriminelët e VV ishin të gatshëm me montime të tilla ta qojnë edhe në burg një të ri, baba të dy fëmijëve, vetëm sa për t'ia rritur votën Shpend Ahmetit", ka shkruar Mustafa.

Deklarime të tilla thellojnë edhe më shumë hendekun mes VV-së dhe LDK-së duke shuar kështu shpresat se një koalicion pas zgjedhor mes tyre mund të ndodhë./Insajderi.com

The post "Kriminelët e VV-së" – akuza e përbashkët e LDK-së dhe PDK-së appeared first on INSAJDERI.

Kamioni përplas për vdekje shqiptarin në Londër

Posted: 30 Aug 2017 08:22 AM PDT

Një 30-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u përplas nga një kamion, teksa po shkonte në punë, me biçikletë.

Ardian Zagani u përplas nga një kamion 'Ford Transit' rreth orës 6 të mëngjesit në qytetin e Londrës.

Edhe pse 30-vjeçarit iu dha ndihma e parë nga pasagjeri i cili ndodhej në furgon, ai nuk mundi të shpëtonte i gjallë nga aksidenti.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Camden, Holloway", dhe sipas mediave britanike ky ishte çiklisti i disatë që aksidentohej për vdekje në Londër.

30-vjeçari Zagani kishte ditën e tij të parë të punës si kujdestar në Kolegjin "Haringey", njofton klankosova.

Në ndër të përdoruesve të vdekur të biçikletës, shumë njerëz dolën në rrugën "Camden", të shtrirë bashkë me biçikletën e tyre.

 

The post Kamioni përplas për vdekje shqiptarin në Londër appeared first on INSAJDERI.

Ashpërsohet gjendja në konfliktin me Korenë e Veriut

Posted: 30 Aug 2017 08:19 AM PDT

Pas testit të një rakete me rreze të mesme, KS i OKB e dënoi ashpër Korenë e Veriut. Autoritetet amerikane thonë se janë të hapura të gjitha mundësitë, ndërsa Koreja shprehet shumë e kënaqur.

Pas një seance të jashtëzakonshme që zgjati më shumë se tri orë në Nju-Jork, të gjithë 15 anëtarët e KS të OKB kërkuan nga Koreja e Veriut që të heqë dorë nga testet e raketave dhe t’i respektojë rezolutat e KS të OKB për programin e saj bërthamor. “Këshilli i Sigurimit thekson se sjellja e Koresë së Veriut rrezikon jo vetëm rajonin por edhe të gjithë vendet anëtare të OKB”, thuhet në një dokument të përgatitur nga SHBA.

KS është “shumë i shqetësuar” me testet koreanoveriore të raketave mbi Japoninë. Në kumtesë thuhet se Koreja e Veriut “po cënon shumë paqen dhe stabilitetin rajonal”. Në kumtesë nuk përmenden sanksione të reja, por kërkohet respekimi dhe zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme.

Megjithë sanksionet dhe kërkesat ndërkombëtare, Koreja e Veriut bëri të martën një test tjetër me raketa. Pushtetmbajtësi Kim Jong Un tha se është “kryer edhe një test i suksesshëm” i një rakete me rreze të mesme, të tipit Hwasong-12 dhe se ai “është shumë i kënaqur”, shkruan DW.

Hapi i parë”

Sipas të dhënave të agjencisë koreanoveriore KCNA, Kim tha se testi ishte përgjigje ndaj manovrave ushtarake amerikano-koreanojugore. Testi i kryer në kushtet e një “lufte të simuluar” është vetëm hapi i parë i armatës së Koresë së Veriut, kundër pozicionet të kundërshtarëve në Guam. SHBA ka stacionuar atje një kontigjent të madh marinsash dhe armësh ajrore.

Diplomatët kishin kërkuar para takimit të KS masa më të ashpra kundër Koresë. “Por është vendosur që së pari të dënohet testi e më pas të bëhen konsultime për sanksionet shtesë”, tha ambasadori britanik Matthew Rycroft.

“Të gjitha mundësitë”

Nuk ishte kjo hera e parë që raketat koreanoveriore fluturojnë mbi Japoni. Por ishte hera e parë që një test bëhet pa paralajmërim. Një zëdhënës japonez foli në Tokio për një kërcënim shumë serioz dhe të pashembullt.

Presidenti ameriakn Donald Trump e dënoi këtë test dhe theksoi: “Të gjitha opsionet janë në tryezë”. Ministria e Jashtme e Kinës paralajmëroi se konflikti ka arritur në një “pikë kritike”.(DW)

 

The post Ashpërsohet gjendja në konfliktin me Korenë e Veriut appeared first on INSAJDERI.

Ymeri i përgjigjet Thaçit lidhur me ekipin e unitetit për bisedime me Serbinë

Posted: 30 Aug 2017 08:05 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojë "në premisa dhe jo thjeshtë në përbërje". Ai këto komente i ka bërë pas propozimit të Presidentit Thaçi për krijimin e një ekipi të unitetit për bisedimet me Serbinë.

"Hashim Thaçi paska paralajmëruar formimin e një Grupi të Unitetit për dialogun me Serbinë. A thua ku është nisur?! Siç duket, Thaçi nuk ka marrë lajme tash 3 muaj. Le t'i tregojë dikush se ky dialog që prodhoi "Zajednicën" ka marrë një refuzim masiv popullor", ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

"Vërtet është gjë e mirë bashkimi, por përpara kësaj duhet të shohim se cili është projekti rreth të cilit po bashkohemi. Bashkim për t'u rreshtuar para kërkesave të Vuçiqit?! Jo faleminderit! Bashkim për të diskutuar modalitetet e ndarjes së brendshme?! Jo faleminderit!", ka deklaruar Ymeri.

Sipas tij, ideja e Thacit lidhur me bisedimet me Serbinë po bëhën në ditën e të pagjeturëve, kur Kosova ka mbi 1600 persona që ende figurojnë të zhdukur.

"Sot është 30 gushti, Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve. Ndërkohë që Thaçi vërtitet për ta vazhduar avazin e vjetër të dialogut me Serbinë, 1685 persona figurojnë ende të zhdukur", ka thënë Ymeri.

Sipas tij, dialogu duhet të "ridefinuar nga e para".

"Ai duhet të ndryshojë në premisa, dhe jo thjesht në përbërje. Ajo që ka ndodhur deri tash duhet të hetohet nga Kuvendi dhe të zbardhen të gjitha prapaskenat e këtij dialogu që na ka sjellur deri këtu. Secili dialog eventual në të ardhmen duhet të bazohet mbi parimin e barazisë e reciprocitetit midis palëve, si parime që definojnë fqinjësinë e mirë", ka thënë ai.

"Dialogu kërkon koncensus shoqëror. Por Thaçi as nuk e ka kredibilitetin e as përgatitjen politike e intelektuale për një gjë të tillë. Ai është përgjegjësi kryesor prapa Zajednicës, dhe nënshtrimit të gjithëmbarshëm politik karshi interesave të Serbisë. Ai personifikon të kundërtën e vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë më 11 qershor", ka shtuar Ymeri./Insajderi.com

 

The post Ymeri i përgjigjet Thaçit lidhur me ekipin e unitetit për bisedime me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri Mustafa rrëfehet se si ambasadori Dell e quajti antiamerikan

Posted: 30 Aug 2017 07:37 AM PDT

Kryeministri në largim Isa Mustafa, nëpërmes një statusi të gjatë në Facebook ka rrëfyer një mori ngjarjesh që ai sipas tij i ka kaluar, por të cilat nuk e kane ndalur në punën e tij për të mirën e vendit.

Ai ka përmendur kohën kur kishte kundërshtur fusnotën por që pastaj ishte quajtur antiamerikan dhe antievropian nga ambasadori Christofer Dell.

"Si kryetar i LDK-së kundërshtova fusnotën, dhe atëbotë ambasadori Dell , pa një e pa dy, më shpalli antiamerikan dhe antievropian dhe se unë nuk përfaqësoja vijën rugoviane të LDK-së. U thash disa shokëve të mi, se po të ishin kohëra tjera, unë do të përjashtohesha nga LDK-ja, e cila është përbetuar për miqësi të përhershme me SHBA-të, por më shpëton vetëm fakti që Dell konsiderohet se është lidhur për kërthize me Hashim Thaçin. Ndërkaq unë e desha dhe e dua Amerikën e cila bëri dhe po bën shumë për Kosovën", shkruan Mustafa.

Mustafa ka përmendru edhe 70 dosjet e dërguara në prokurori nga Vetëvendosja, përballjen e djalit të tij me drejtësinë si dhe demarkacionin.

"Më shpallën të korruptuar. Me 70 dosje!?. Më shpallën antiamerikan dhe antievropian. Më shpallën tradhtar, se i fala 8000 hektarë tokë të Kosovës. Banditët e VV dhe të tjerë ma sulmuan shtëpinë familjare në Prapashticë, në oborrin e së cilës luanin mbesat dhe nipat e mi të pafajshëm. Ma sulmuan me shishe molotovi shtëpinë time në Prishtinë, në të cilën ndodhej e vetme bashkëshortja ime. Më sulmuan me gurë nga pusia në eskortë natën deri sa kthehesha nga Suhareka. Tentuan atentatin me yje metalike të prodhuar enkas për të përmbysur makinën në të cilën udhëtoja për punë. Më gjuajtën me vezë, me gaz lotësjellës dhe sprej në Sallën e Kuvendit, ma gjuajtën makinën gjatë udhëtimit në punë dhe në shtëpi si dhe më gjuajtën në një manifestim në Podujevë", shkruan ai.

Këto veprime thotë se nuk e mundën ta bëjnë të dorëzohen.

"Si njeri i këtij vendi prisja një zë qytetar kundër dhunës, gënjeshtrës, huliganizmit. Për fat të keq qytetarët e mi abstenuan. Abstenuan edhe disa deputetë të LDK-së dhe bashkëpartiakë të mi.

Por disa nuk abstenuan të përkrahin ata që demonstruan dhunë e gënjeshtra", tha ai.

"Sa isha Kryetar i Prishtinës, e shihja vetën në ballinat e të përditshmeve me akuza dhe insinuata, ndër më të zezat. E luta bashkëshorten time të mos shikojë shfletimin e gazetave në lajmet e mëngjesit, sepse e përjetonte rëndë. Ndërkaq asistentes time ia ndalova të më sillte shtypin në zyrë. Sot e asaj dite nuk përcjell lajmet në TV. Vendosa që punën time ta mbështes në besimin mbi vetveten e jo në atë që thonë dhe shkruajnë të tjerët për mua dhe për djemtë e mi".

"Kalova situate të vështira sa isha në Komunën e Prishtinës. Kishte ditë që makinat e policisë së instruktuar nga njerëzit e SHIK-ut në polici, kapës të shtetit, deri 12 herë në ditë defilonin para komunës, merrnin në pyetje, arrestonin e lironin zyrtarë me faj e pa faj. Shantazhonin!

Më pat ardhur në zyrë një gazetar, pronar i një portali të tanishëm, dhe më tha që e ndjen për obligim të më njoftojë se një prokuror i Prokurorisë Speciale, me emër e mbiemër, i kishte rrëfyer se ka vendosur të ndjek djalin tim dhe se i ka thanë atij se nuk ka elemente për ndjekje penale , por pa marrë parasysh nuk do ta lë pa e burgosur, pasi është djali i Isa Mustafës. Në fakt ma mbajtën Besnikun, djalin tim, 7 vjet nën hetime e gjyqe, e qitën në ballinat e të gjitha gazetave dhe ekranet televizive, gjithnjë si djalin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe më vonë të Kryeministrit të Kosovës dhe në fund e shpallën të pafajshëm".

Në këtë status ai përmden videon e publikuar para zgjedhjeve në të cilën shihej djali i tij duke kërkuar vota në shkembim të parave.

"Në zgjedhjet e fundit lokale, të vitit 2013, dy ditë para balotazhit, deri sa kisha rreth 9000 vota më shumë se kandidati i VV (Shpend Ahmeti), inskenuan një video në të cilën thuhej se djali im Arbeni i kishte kërkuar një të riu të VV që të kalojë në LDK dhe se për këtë i kishte premtuar tenderë, punësime e përfitime tjera. E shpërndanë në të gjitha anët përmes portalit Indeksonline, përmes KTV-së dhe RTK-së. Djalin tim, nuk vonoi as dy javë, e thirrën me kërkesë të prokurorit për ta marrin në pyetje. Doli që ishte e montuar, gënjeshtër e pastër, por rezultoi dobishëm për VV . Ata që e sajuan rrenën , e shitën në opinion dhe që morën vota me gënjeshtra nuk u ndoqën. Kriminelët e VV ishin të gatshëm me montime të tilla ta qojnë edhe në burg një të ri, baba të dy fëmijëve, vetëm sa për t'ia rritur votën Shpend Ahmetit".

"Nuk doli e bazuar as deklarata e ambasadores Jacobson, në kohën kur LDK ishte pjesë e bllokut në vitin 2014, se "VV ka ngritur diku rreth 70 akuza për korrupsion kundër LDK-së në pushtetin lokal në Prishtinë…. Do të thotë se Kosova ka njëfarë tradite të politikanëve të korruptuar".

Ambasadorja më gjykoi para kohe, por LDK nuk doli e korruptuar me këto dosje dhe as unë si politikan i Kosovës".

"Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s në kufijtë e marrëveshjes së nënshkruar në Vjenë në vitin 2015, dhe prej atëherë asnjë qytetarë, kompani, komunë, institucion shtetëror i Kosovës nuk arriti të argumentoj se një pëllëmbë tokë, të cilën e ka administruar në Kosovë, i ka kaluar në Malin e Zi. Ranë gënjeshtrat politike sikurse edhe mashtrimet "profesionale e shkencore", por qytetarët mbetën të izoluar.

Në fakt nuk humbën të gjithë. Fituan vota populliste ata që shpërndanë gënjeshtra dhe ata që me gënjeshtra kundërshtuan demarkacionin dhe liberalizimin vizave!? U shpërblyen edhe disa nga banditët dhe kriminelët. Me votën e popullit."

The post Kryeministri Mustafa rrëfehet se si ambasadori Dell e quajti antiamerikan appeared first on INSAJDERI.

Maqedonia kërkon anëtarësim në NATO me emrin IRJM

Posted: 30 Aug 2017 07:16 AM PDT

Maqedonia mbetet e përkushtuar në ndërtimin e raporteve të mira me të gjitha shtetet fqinje, para se gjithash me Greqinë, me të cilën për më shumë se dy dekada ka mosmarrëveshje për çështjen e emrit. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, para vizitës të së enjtes në Shkup të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kocijas.

Dimitrov tha se Maqedonia dëshiron zhbllokimin e procesit të integrimit euroatlantik nga ana e Greqisë, bazuar në marrëveshjen e përkohshme mes dy vendeve, me të cilën edhe është pranuar në më shumë institucione tjera ndërkombëtare, deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për emrin kushtetues të Maqedonisë. Me rëndësi, siç tha Dimitrov, është që të "vendosim relacione të hapura dhe të shohim se çfarë është me rëndësi për Greqinë, por edhe të sqarojmë se çfarë është me rëndësi për vendin tonë".

Shefi i diplomacisë tha se Maqedonia është e gatshme të pranojë anëtarësimin në NATO me emrin IRJM (ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë).

"Republika e Maqedonisë, në përputhje me marrëveshjen e përkohshme është e gatshme që të pranojë ftesën për tu pranuar në NATO me referencën e përkohshme me të cilën është pranuar edhe në OKB, pra me emrin ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Kjo është edhe në përputhje me marrëveshjen e përkohshme, por edhe me vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë. Jemi të bindur se kjo do të krijonte një mirëkuptim më të madh në opinionin tonë, pasi bllokada shumëvjeçare nuk e ndihmon konstruktivitetin mes dy vendeve", ka deklaruar Dimitrov në një konferencë në Shkup kushtuar procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

"Ne nuk duam që të nisin lojën e akuzave me Greqinë, pasi anëtarësimi jonë në NATO në fakt nënkupton aleancë mes dy shteteve. Pozicioni ynë ka qenë shumë i rrënuar viteve të fundit, kemi bërë mjaft gjatë këtyre dy muajve e gjysmë që nga formimi i Qeverisë së re, por duhet edhe shumë për të bërë që të kthejmë miqtë tanë të vjetër, të krijojmë miq të rinj dhe të japim fakte se ne nuk jemi problemi, por se qëllimi kryesor për ne mbetet stabiliteti në rajon, që rajoni të jetë shtëpia e të gjithëve, e një Evrope të bashkuar dhe stabile", ka deklaruar Dimitrov.

Në konferencën kushtuar anëtarësimit në NATO ka marrë pjesë edhe ambasadori i SHBA-së në Shkup, Jess Baily, i cili në paraqitjen para të pranishmëve i ka dhënë mbështetje të plotë procesit të integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

"Maqedonia po kontribuon në stabilitetin global dhe rajonal. E dimë se rruga juaj drejt NATO-së ndonjëherë është frustruese, por ju keni qëndruar. Këtu është edhe mbështetja e opinionit dhe e të gjitha bashkësive etnike për anëtarësimin tuaj në NATO. Shpresojmë se qëndrimi i tillë do të vazhdojë, ne ju mbështesim dhe besoj se një ditë do të ju urojmë mirëseardhje si anëtare e re e NATO-së", ka deklaruar Bejli.

Nga ana tjetër, mediat kanë transmetuar edhe pritjet e palës greke sa i përket vizitës së shefit të diplomacisë greke, e që kanë të bëjnë me forcimin e besimit të ndërsjellë, zbatimin dhe zgjerimit e masave që mund të ndërmerren nga të dyja vendet. Këto masa, siç transmetojnë mediat, janë të rëndësishme për Athinën, pasi jo vetëm që mund të përmirësojnë klimën, të konsolidojnë dhe forcojnë besimin mes dy vendeve, por mund të shërbejnë në të ardhmen për qasje në zgjidhjen e çështjes më të ndjeshme të emrit.

Për shkak të moszgjidhjes së këtij kontesti, Maqedonia nuk ka arritur ende të anëtarësohet në NATO, edhe pse sipas vlerësimeve të ndryshme ka përmbushur të gjitha kushtet që të bëhet pjesë e Aleancës. Maqedonia për shkak të kontestit nuk ka arritur të nisë as bisedimet me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe pse që nga viti 2005 ka fituar statusin e shtetit kandidat.

The post Maqedonia kërkon anëtarësim në NATO me emrin IRJM appeared first on INSAJDERI.

Kërkohet rritje e kontrollit në shfrytëzimin e parasë publike

Posted: 30 Aug 2017 07:05 AM PDT

Ministri i Financave Agim Krasniqi priti sot në takim zëvendësauditorin e jashtëm dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit të Suedisë Magnus Lindell, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe ndihmën e ofruar nga Auditori i jashtëm dhe Zyra kombëtare e Auditimit të Suedisë për institucionet e Kosovës, si dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm drejt arritjes së menaxhimit të drejtë dhe të mirëfilltë të parasë publike.

MF njofton se në këtë takim gjithashtu u bë e ditur se Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjithmonë ka luajtur rol të rëndësishëm në identifikimin e nevojave për ndryshime, duke siguruar kështu një  transparencë dhe llogaridhënie më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ministria e Financave ka koordinim të vazhdueshëm me ZKA-në, duke krijuar kështu një praktikë të mirë në identifikimin e nevojës për përmirësim në aspektin e shfrytëzimit racional të parasë publike.

Gjatë takimit palët u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Suedisë për ngritjen e kapaciteteve në Kosovë sa i përket auditimit dhe kontrollit në  shfrytëzimin e parasë publike.

The post Kërkohet rritje e kontrollit në shfrytëzimin e parasë publike appeared first on INSAJDERI.

Buja nis të shoqërohet me kolegët e Nismës

Posted: 30 Aug 2017 06:52 AM PDT

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja i cili tashmë ka kaluar tek partia Nisma për Kosovën, e cila është partner i koalicionit PDK-AAK-Nisma, është parë duke u shoqëruar me kolegët e tij të rinj.

Në një foto të siguruar nga Gazeta Online Insajderi, ai është parë në shoqërinë e Haxhi Shalës, deputet i Nisma për Kosovën.

Buja ka dhënë dorëheqje kohë më parë nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Lipjan, si dhe nga kryesia e PDK-së, duke thënë se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Lipjanit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, është i akuzuar nga Prokuroria Speciale për favorizim të një biznesmeni gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Lipjanit.

Insajderi ka raportuar në fillim të këtij viti rreth një trualli në Komunën e Lipjanit, e cila paraprakisht ishte destinuar si industriale, para se të ndërrohej plani urbanistik nga Komuna, për t'ia mundësuar një biznesmeni, Fahri Retkocerit,  të ndërtojë një objekt në atë lokacion. /Insajderi.com

The post Buja nis të shoqërohet me kolegët e Nismës appeared first on INSAJDERI.

“Kurban Bajrami” në Pakistan, 10 milionë kafshë bëhen kurban

Posted: 30 Aug 2017 06:51 AM PDT

Me afrimin e ditës së Kurban Bajramit, tregje të improvizuara bagëtish janë ngritur anembanë Pakistanit. Ato në Karachi dhe Lahore gëlojnë nga njerëzit, por shumë konsumatorë ankohen për rritje të ndjeshme të çmimeve.

"Kafshët këtë vit kanë qenë ekstremisht të kushtueshme. Çmimet janë 40 deri në 45% më lart sesa vitin e kaluar, e pronaret e bagëtive nuk dëgjojnë t'i ulin", tha Sikander Nawaz, blerës.

"Këta njerëz kërkojnë 500 mijë rupi, apo 4.745 dollarë për një kafshë, që është shitur për 200 mijë rupi, ose 1.900 dollarë. Njerëzit pyesin veten: si mund ta blejmë ne këtë?…dhe largohen", tha Waseem Siddiqui, blerës.

Festivali i sakrificës, siç njihet ndryshe, është një ditë e shënuar në kalendarin mysliman. Si simbol i flijimit përdoret zakonisht një lopë, por mund të jetë edhe një dele, dash, dhi apo gamile, në varësi të rajonit.

Shumë prej familjeve, që nuk ua lejon xhepi ta blejnë të vetme një lopë, vendosin të mbledhin paratë bashkë e ta ndajnë mishin mes tyre. Miliona kafshë flijohen në botën myslimane gjatë këtyre festimeve.

Sipas të dhënave të shoqatës vendase "Pakistan Tanners Association", vetëm në këtë vend gjatë dy ditëve të Kurban Bajramit shkohen në thikë 10 milionë kafshë, që vlejnë mbi 3 miliardë dollarë.

The post "Kurban Bajrami" në Pakistan, 10 milionë kafshë bëhen kurban appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more