Skip to main content

INSAJDERI: “Rakiq thotë se kandidatët për kryetar nga Listës Serbe kanë mbështetjen e Beogradit” plus 19 more

INSAJDERI: “Rakiq thotë se kandidatët për kryetar nga Listës Serbe kanë mbështetjen e Beogradit” plus 19 more


Rakiq thotë se kandidatët për kryetar nga Listës Serbe kanë mbështetjen e Beogradit

Posted: 22 Aug 2017 10:18 AM PDT

Kryetari i listës dhe kandidati për kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakic, ka thanë sot pas dorëzimit të listës se kandidatët e tyre janë përgjegjës, njerëz të guximshëm dhe që gëzojnë mbështetjen e Beogradit.

“Në katër vitet e ardhshme ata do të luftojnë për një jetë më të mirë të serbëve në këtë rajon, me mbështetjen e fortë të qytetarëve, si dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë e Republikës së Serbisë”, ka thënë Rakiq, transmeton Insajderi.

Lista Serbe do të garojë në dhjetë komuna në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë.

Në komunën e Shtërpcës, Ranillugut, Novobërdës, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore u kontestua nga ish-kryetarët e komunave – Bratislav Nikolic, Gradimir Mikic, Svetislav Ivanoviq, Stevan Vuloviç, Vučina Jankoviç dhe Goran Rakic, shkruan Radio Kim

Rakic ​​beson se kjo listë do të marrë mbështetje në të gjitha komunat, duke theksuar se “garantuesi serb i mbijetesës serbe” në Kosovë.

The post Rakiq thotë se kandidatët për kryetar nga Listës Serbe kanë mbështetjen e Beogradit appeared first on INSAJDERI.

VICE rekomandon punën e Petrit Halilajt në Bienalen e Venecias

Posted: 22 Aug 2017 10:15 AM PDT

Aty ku ekspozon Petrit Halilaj, artistët tjerë vetëm mund të shpresojnë të marrin vëmendjen që merr ai.

Rëndësia dhe origjinaliteti i veprave artistike të djalit të njomë kosovar gjithmonë vlerësohet nga kritika botërore. Dy çmimet e tij të fundit, ai special në Bienalen e Venecias dhe çmimi Mario Merz Prize kanë bërë që Petriti të jetë një prej artistëve më të përfolur të gjeneratës së tij.

VICE së fundmi e ka vendosur Petritin në listën e tetë artistëve që duhet shikuar patjetër në Bienalen e Venecias, për ata që e vizitojnë këtë organizim artistik ku përfaqësohen mbi 80 shtete të botës.

VICE shkruan se vlen të shihen qilimat e punuar nga Petriti dhe nëna e tij, të ekspozuar qysh në hyrje të Arsennales në Bienale, përcjellë KultPlus.

VICE tregon se si edhe kjo punë e Halilajt e ka mbi vete barrën e realitetit të Petritit, i cili si fëmijë u desh të largohej nga Kosova për shkaqe lufte.

Rreth 120 artistë ftohen çdo dy vite në Bienale për tu prezantuar para gjysmë milioni vizitorësh që vijnë në Bienalen e Venecias përgjatë gjashtë muajve. VICE ka përzgjedhur kësisoj Petritin në mesin e tetë artistëve të cilët janë në rritje në karrierën e tyre.

Guan Xiao nga Kina, Pauline Curnier Jardin nga Franca, Marienchen Danz nga Irlanda janë në mesin e artistëve të tjerë të përfshirë në këtë listë./Insajderi.com

The post VICE rekomandon punën e Petrit Halilajt në Bienalen e Venecias appeared first on INSAJDERI.

Kur Vaçe Zela erdhi në Prishtinë, njerëzit qanin

Posted: 22 Aug 2017 10:11 AM PDT

Njerëzit qanin dhe puthnin autobusin e pluhrosur, sepse brenda ishte këngëtarja e madhe shqiptare – ishte vitit 1980

Kujtime nga Hys Shkreli, moderator i koncertit të vetem te Vaçe Zelës në Prishtinë para tri dekadash

Vaçe Zela! Kur degjova se ke shkuar, se ke ndërruar jetë, mu ngjall një Vaçe , të cilën e takova 34 më parë në kufirin qe ndante Kosovën më Shqipërinë… Ajo Vaçe, e kujtimeve te mia, po hynte në Kosovë për turnenë e sajë të parë e të fundit në këtë vend. Ajo Vaçe, atë ditë Maji , zbriti qetë si një flutur nga një kombi-bus i vjetër. Më përqafoi mua dhe të tjerët qe ishin tubuar për ta pritur… Në atë moment, mu bë sikur po takohëshin dy shekuj, dalë nga një popull. Sepse, aq e gjatë na ishte bërë ajo ndarje. Ne po prisnim në atë kufi afro dyzetë vjet Vaçe…

Kishim dalë në kufirin që atëherë quhej jugosllavo-shqiptar, për të takuar grupin më të madhe e më të njohur të artistëve nga Shqipëria, të cilët po vizitonin për herë të parë Kosovën. As qe kam mund të ëndërroj në atë moment që, një ditë do të lavdërohem pse isha unë ai që e pagëzova kufiri shqitaro- shqiptar, e të tjerët e shpërndanë këtë emër.

Atë ditë, më ty Vaçe filloi shëmbja simbolike e kufirit shqiptaro-shqiptar. E vërteta, kënga jote e kishte kaluar e rrënuar atë kufi shumë vite më parë.

Ai kufi, at ditë pranvere të vitit 1980, dukej si "toke e vdekur", tokë e askuj, pa jetë e gjallëri. Aty s' kishte arrijtë pranvera kurr, shekujt ishin ndalur. Dhe kjo pamje dëshmonte se sa e thellë ishte kjo ndarje e imponuar midis Kosovës e Shqipërisë.

Por, atë ditë, u ngjallë ai vend si asnjëherë më parë, më ty e të tjerët qe po e thyenit at mur duke na sjellur këngëtarët e ndaluar – në Kosovën e izoluar. Vendkalimin kufitar e kishin vërshuar banorë të fshatrave për rreth , të cilët kishin dëgjuar për arrijtjen tënde e të artistëve tjerë të këngës. U dorëzuam para emicioneve. Lulet qe sollem në kufi për ju , u përzien më lote dhe… sikur u rriten për disa minuta.

Ti po shkelje për herë të parë në Kosovë. Mbase nuk e dije, se ti kishe jetuar në Kosovë shumë vite – si këngë.Në atë karavan yjesh te kohës , pos teje, ishte edhe Limos Dizdari, Gaqo Çako, Luan Zhegu, Liliana Kondakçi, Zina Zdrava, Hysni Zela, e shumë të tjerë, më të cilët ne jetonim në Kosovë, por kurr nuk i kishim takuar.

Ato vite, pas disa dekadave te izolimit, muri i ndarjes – po plasaritej. Në këtë klimë të re politike, artistët më të njohur të kengës nga Shqiperia, po fillonin turnenë e tyre të parë në Kosovë e Maqedoni. Disa prej tyre, nuk kishin udhëtuar kurr më parë jashtë Shqipërisë. Për herë te parë po shkelnin në një tokë të dytë – shqiptare.Ishin këto, yje të Shqipërisë të cilët ndriçonin edhe në Kosove, mirëpo kurr nuk e kishin parë këtë vend…

Isha gazetar , por bëja edhe moderime spektaklesh publike të asaje kohe. Më zgjodhen të shoqeroja këtë grup dhe të drejtoi koncertet e tyre. Udhëtimi më artistët nga Shqipëria ishte udhëtim nepër kohe, dhëmbje e ngjarje.

Mbushur më momente gëzimi e gazmendi, por gjithnjë të përshkuara më situata prekëse e emocionuese. Ishte ndjenjë e çuditshme të celebrojsh takimin e shqiptarëve – më shqiptarët, rilidhjën e rrenjëve të shpërndara, ngjalljen e urave të rrënuara, bashkimin e gjakut të shprishur.

Udhetonim më autobusa nga një qytet në tjeterin. Kudo që ndalëshim, rruga bëhej lum njerëzish, lagja ngjallej, qyteti zgjohej . Zejtarët para dyqaneve, plakat në dritare, të rinjte më lule – sikur takonin ëngjujt e ëndrruar. Mirëpo, në çdo turmë, kishte ndonjë nga "ata", për të kontrolluar shprehjen e asajë, që politika e quante "manifestim i nacionalizmit".

Ndaj vërehej së kishte edhe dashuri të kontrolluar, posacërisht kur njerëzit flisnin më fytyra e jo më goje. Kur goja heshte e sytë, mimika, e shpirti flisnin. E dinim se çdo eufori e tepruar, do te rezultonte më limite të reja nga pushteti jugosllav. Ndaj, edhe në këto emocione kishte vetëpermbajtje.

Në vendet e palestra ku kendonit ju Vaçe, njerëzit prisnin më lule, mall dhe zjarr. Të ekzaltuar, ata xhvishnin këmishat e xhaketat dhe u venin flakën.

Digjëshin këmishat e zemrat nga malli. Digjëshin ndarjet e kufijt. Ato koncerte, ishin kremte dhe protestë. Simbolikisht, ata po digjnin kohën e politiken qe ndau kombin. Ndaj, ato tubime nuk ishin vetem muzikore. Ishte ai vit i çmalljes së madhe shqiptaro-shqiptare… Shoqëronte Orkestra e Madhe e Radiotelevizionit te Prishtinës. Me vjen keq qe s'mbaj mend drejtuesit e Orkestrës, por di se Severin Kajtazi, Isak Muqolli, Krist lekaj…ishin nder më të angazhuarit . Kjo Orkestër, për herë të parë po shoqëronte solistë nga Shqipëria, ndaj të gjitha orkestrimet duhej pregaditur, dhe luajtur drejtëpërdrejtë para publikut apo "live" siç do te thonim sot.

Në çdo qytet qe vizitonim shpërthenin vullkane admirimi e dashurie për ju.

Eprorët tu , më këshilluan që moderimin ta bëj sa më zyrtar . Ata kritikuan pse moderimi im, sipas tyre, dukej pakëz perendimor. Më këshilluan që të mos e ngrisë zërin, kur shqiptoj emrat e artistëve, sepse kjo ua kujtonte moderatorët italian, stil ky i vleresuar si modernist e borgjez në Shqipëri. Pastaj, unë mora kritika edhe nga ana tjetër, kosovare.

Pasi që në atë kohë, dygjuhësia në Kosovë ishte e obliguar në tubime publike, më thanë së do te duhej pershendetur publikun më një fjali edhe në gjuhen serbokrate, ose do te angazhonin një serb Ishte ky nje provokim. Nëse publiku serb, vjen në koncerte të Vaçe Zelës, atvherë bisedojmë për çeshtje, sygjerova unë.

Vaçe Zela. A të kujtohet koncerti në Prishtinë? Na the, së as në Shqipëri nuk kishe përjetuar momente te tilla. Ishte ngjarja më e madhe skenike që kishte parë Prishtina në ato vite. Në Palestrën e Sportit, ku mbahej koncerti, po takohëshin të gjithë lumejtë shqiptarë.

Njerëzit nga rajonet, kishin ardhur për të i lidhur dekadat e shkëputura nepërmjet zërit tënd. Ti e ndeze Prishtinvn dhe ua shkunde rrudhat atyre që kishin filluar të vjeshtohën e nuk shpresonin që një ditë do të t'kenë në skenën e qytetit të tyre. Këngët tua i dhanë një shpirt të ri atij qyteti. Sot, sikur i shoh imazhët e nënave që sjellnin edhe foshnjët e tyre për t' u fotografuar më ty, të bindura së ato momente nuk vijnë më, por bëhen histori.. A to kujtohet gazetarja që nderpreu intervistën më ty, sepse nuk i permbante dot lotët…Njerëz që kurr nuk të kishin takuar, hynin më fëmijë, nëna, gjyshe… në dhomën tënde prapa skenës, dhe shtangoheshin kur të shihnin: Ata qanin – ti qaje. Kishte diçka te çuditshme, gadi hyjnore në ato përqafime. Herë herë, u ngjanin takimit më dikend që sapo da dal nga burgu. Disa, si të hipnotizuar qëndronin para teje e ti puthnin duart. Nuk flisnin shumë. Lotët u zenin vendin fjalëve.

Vaçe Zela. A të kujtohet mbrëmja e fundit para se të ndahemi në Ohër? Nata e fundit në Hotelin "Metrpopol", ku kënduam, festuam e qeshem deri në mengjes. E ne agim, si një këmbonë, na ngriti në këmbë Gaqo Çako me thirrjet e tij nga teraca e hotelit, më tërë zërin që kishte…"Ooo Selimoooo"…Kush është Selimi, pyetem ne? E dinim se Gaqo kishte pirë pakëz raki, por nuk ishte i dehur. Thërriste më tërë zërin. Pastaj sqaroi se, matanë liqenit, në Poradec, paska një kolegë ushtrije qe quhej Selim …" Dua ti them atij , ja ku jam unë e ku je ti", shtoi ai.Për ne, kjo tinglloi si humor ,pasi s'dinim nëse nga Selimi kishte kujtime të mira apo të keçija.

Një orë më vonë, Gaqo Çako, dhe të tjerët, ishin pertej liqenit, në anën e Selimit… Ne që mbetem në këtë anë të liqenit, e veshem pikllimin. Të dy palët po kthëheshim në botërat e tyre të ndara. Shqipëria e Madhe e Këngës, të cilën e ndertuam gjatë atyre ditëve, përfundoi. Serish u nda në dysh…

Vaçe Zela. Pas tri dekadash,u ktheve për herë të dytë në Prishtinë. Herën e kaluar na solle këngën, kësaje radhe – pikllimin. Hyre për herë të fundit në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë dhe nga aty shkove lartë në qiell. Yjet si ti – i takojnë qiellit. U bashkove më yjët tjera shqiptare, Elena Gjikën, Aleksander Moisiun, Gjon Bellushin, Elena Ciriqin, Ibrahim Kodrën, Bekim Fehmiun.Ti mbetesh Teuta jonë e këngës tonë . Të fala yjeve Vaçe. Pusho atje lartë të Dielli yt i Ri , dhe vazhdo te ndiçojsh…

The post Kur Vaçe Zela erdhi në Prishtinë, njerëzit qanin appeared first on INSAJDERI.

Kosovari e vret serbin pasi i dha komplimente partneres së tij

Posted: 22 Aug 2017 09:59 AM PDT

Pas therjes vdekjeprurëse me thikë qe ndodhi në orët e vona të së shtunës së javës së kaluar në Vjenë, policia është në kërkim të një personi të dyshuar si vrasës.

Ky person, sipas përshkrimit të policisë është një shtetas kosovar i moshës 38 vjeçare, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.

Ndërsa personi i therur është një serb 37 vjeçar, pronar i një lokali, transmeton albinfo.ch. Veç pronarit të përmendur, në natën fatale ishte sulmuar edhe shoqëruesi i tij, i cili kishte pësuar lëndime të rënda.

Shkak për këtë sulm thuhet të ketë qenë një kompliment që 37 vjeçari ia kishte bërë gruas që ishte në shoqëri të të dyshuarit: "çfarë çmendie, në këtë orë të vonshme të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur", kishte thirrur ai nga ana tjetër e rrugës.

Por kjo thirrje e kishte provokuar shoqëruesin e saj. "Eja këndej", i kishte thënë ai dhe i kishte drejtuar sharje të rënda me konotacion homofob dhe seksual.

37 vjeçari dhe shoqëruesi i tij 28 vjeçar kishte dalë matanë dhe ia kishte kthyer sharjet, përcjell albinfo.ch. Pastaj i dyshuari ka nxjerrë thikën dhe ka lënduar me të fillimisht 28 vjeçarin e pastaj e kishte goditur disa herë me thikë në afërsi të kafenesë së tij 37 vjeçarin. Pas kësaj i dyshuari për vrasje së bashku me shoqëruesen e tij kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

37 vjeçari ka vdekur më vonë në spital.

The post Kosovari e vret serbin pasi i dha komplimente partneres së tij appeared first on INSAJDERI.

Princi i Arabisë Saudite “harxhoi 608 mijë euro” për një javë pushime në Turqi

Posted: 22 Aug 2017 09:57 AM PDT

Princi saudit thuhet se ka shpenzuar 608,000 euro gjatë pushimit të tij njëjavor në vendpushimin turk,  në Bodrum.

Princi Alwaleed Bin Talal bin Abdulaziz al-Saud, një nga burrat më të pasur të mbretërisë, erdhi për të vizituar vendpushimin e Egjeut me dhjetëra anëtarë të familjes, personelin dhe truprojat.

Avioni i tij privat arriti në qytet më 14 gusht me më shumë se 3p00 valixhe, të cilat duhej të qoheshin me kamion në hotelin e tij, sipas gazetës Hurriyet.

Thuhet se princi ka shpenzuar 400,286 euro gjatë akomodimit dhe udhëtimit, që përfshinte marrjen me qira të një hoteli në plazh, një vilë pranë dhe disa shtëpiza të tjera.

Princi kaloi pjesën më të madhe të pushimit në anijen e tij, Kingdom 5KR, shkruan The Telegraph.

Anija dikur i takonte Donald Trump mirëpo presidenti i shiti princit anijen në vitin 1991./Insajderi.com

The post Princi i Arabisë Saudite “harxhoi 608 mijë euro” për një javë pushime në Turqi appeared first on INSAJDERI.

I dyshuari për sulm në Barcelonë pranon se kishin synim katedralen

Posted: 22 Aug 2017 09:55 AM PDT

Njëri prej të dyshuarve të ndaluar për sulmin terrorist në Barcelonë, teksa ka dalë përpara trupës gjykuese ka pranuar se ajo që pamë ishte vetëm një pjesë, pasi terroristët kishin planifikuar një sulm edhe më të madh.

Mohamed Houli Chemlal ka dëshmuar në Gjykatën e Lartë të Madridit, ku ishin të pranishëm edhe 4 të dyshuar të tjerë të mbijetuar pas asaj që ndodhi javën e kaluar. Chemlal u plagos gjatë shpërthimit aksidental që rrënoi një ndërtesë në qytetin e Alcanarit të mërkurën e kaluar.

Agresorët shkaktuan vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve në një seri sulmesh brenda dhe në periferi të Barcelonës, të enjten dhe të premten. Tetë prej pjesëtarëve të celulës xhihadiste tashmë kanë vdekur. Dy prej tyre u vranë nga shpërthimi në Alcanar, ndërsa 6 të tjerë u ekzekutuan nga policia më vonë.

I fundit i vrarë ishte shtetasi i lindur në Marko, Younes Abouyaaqoub, 22 vjeç, që besohet të ketë qenë shoferi i furgonit që shtypi këmbësorët në bulevardin "Las Ramblas" të Barcelonës, ku humbën jetën 13 persona, shumica turistë.

Teksa mbante veshur një brez të rremë eksplozivi në trup, si dhe me thika në duar, ai u qëllua për vdekje nga policia një natë më parë, në periferinë perëndimore të Barcelonës.

Të dyshuarit e mbijetuar u transferuan nën masa të larta sigurie nga Barcelona drejt Madridit, për t'u paraqitur në seancën e parë gjyqësore. Burime nga drejtësia spanjolle thonë se Chemlal ka pranuar planet për një sulm edhe më të madh duke përdorur eksplozivë. Gazeta "El Mundo" raporton se Houli Chemlal u ka thënë gjykatësve se Katedralja ikonë "Sagrada Familia" ishte një prej objektivave të planit.

Ata pritet të përballen tashmë me akuza të rënda, përfshi për terrorizëm, vrasje dhe zotërim armësh e municionesh. Houli Chemlal ishte i pari që dëshmoi, teksa u paraqit me pizhamat e spitalit, pasi është ende duke u mjekuar për plagën e marra nga shpërthimi në Alcanar./ Top Channel

The post I dyshuari për sulm në Barcelonë pranon se kishin synim katedralen appeared first on INSAJDERI.

Rita Ora paralajmëron videoklipin e ri

Posted: 22 Aug 2017 09:54 AM PDT

Pas "Your Song", Rita Ora ka konfirmuar se së shpejti do të sjellë edhe një këngë me videoklip.

Në një postim në Instagram ajo ka zbuluar se do të sjellë me videoklip këngën "Lonely Together" të cilën e ka në bashkëpunim me DJ e mirënjohur suedez, Avicii.

"Lonely Together" tashmë është publikuar audio më 10 gusht, ndërsa është pjesë e albumit më të ri të Aviciit "Avīci'.

The post Rita Ora paralajmëron videoklipin e ri appeared first on INSAJDERI.

Lunaçek shpreh ngushëllime për vdekjen e Rexhepit

Posted: 22 Aug 2017 09:50 AM PDT

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e këtij institucioni për Kosovën,Ulrike Lunaçek, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë për humbjen e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Lunaçek ka shkruar:

"I shpreh ngushëllime më të sinqerta familjarëve dhe miqve të Bajram Rexhepit", ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo e ka kujtuar Rexhepin si politikan pro-evropian.

The post Lunaçek shpreh ngushëllime për vdekjen e Rexhepit appeared first on INSAJDERI.

Aktivistë të VV-së dhe AAK-së i bashkohen PDK-së në Klinë

Posted: 22 Aug 2017 09:47 AM PDT

Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Klinë, sot i janë bashkuar një grup i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së nga fshati Qeskovë e Komunës së Klinës, të cilët tash e tutje janë zotuar së kontributin e tyre do ta japin në PDK.

Sipas njoftimit të PDK-së, mirëseardhje anëtarëve të rinj u ka uruar kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, i cili ka falënderuar ata për besimin në Partinë Demokratike të Kosovës.

"Ju jeni forca dhe motivi ynë, së bashku me ju do të kontribuojmë për një të ardhme perëndimore. Besimi i juaj, në Partinë Demokratike të Kosovës, është përgjegjësi dhe obligim për ne. Ardhjet e reja po e forcojnë edhe me shumë PDK-në për fitoren e madhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit", ka thënë Bashota.

Të sapoardhurit në PDK, kanë pranuar edhe librezat partiake të cilat i ka shpërndarë kryetari i degës Sokol Bashota.

"Në kryetarin Sokol Bashota, kemi besim të madh për zhvillimin e Klinës. Kemi vendosur që të vijmë në PDK, duke e parë punën e madhe që ka bërë kryetari i Klinës", ka thënë njëri nga anëtarët më të rinj të PDK-së, Avdi Morina.

The post Aktivistë të VV-së dhe AAK-së i bashkohen PDK-së në Klinë appeared first on INSAJDERI.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Shtimes

Posted: 22 Aug 2017 09:44 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se Ruzhdi Jashari do të jetë kandidat për kryetar të Shtimes në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 22 tetor.

"Aktivistët e Qendrës së Shtimes, nëpërmjet parimit një anëtar një votë e kanë zgjedhur z. Ruzhdi Jashari kandidat për kryetar të Shtimes. E urojmë z. Jashari dhe aktivistët e Qendrës së Shtimes", thuhet në njoftimin e VV-së.

The post Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Shtimes appeared first on INSAJDERI.

Kjo parti malazeze i kërkon qeverisë që të mos votojë pro Kosovës në UNESCO

Posted: 22 Aug 2017 09:41 AM PDT

Partia Fronti Demokratik në Mal të Zi i ka bërë thirrje qeverisë malazeze që të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatës UNESCO.

Kjo parti, përmes një komunikate për media, ka thënë se votimi pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, do të thellonte krizën në Mal të Zi, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi, shkruan Gazeta Online Insajderi.

“Një lëvizje e tillë, përveç poshtërimit të Malit të Zi dhe traditës së saj, do të thellonte krizën jo vetëm në Mal të Zi, por në të gjithë rajonin,” u vlerësua nga Fronti Demokratik.

Zëvendësi i kësaj partie politike, Budimir Aleksiç, thotë se votimi pro Kosovës në UNESCO, do të thoshte dalje kundër vullnetit të popullit të Malit të Zi.

Siç tha ai, Fronti Demokratik i Malit të Zi pret që Qeveria e Serbisë të veprojë në të njëjtën mënyrë si në
Maqedoni, dhe të tërheqë stafin e saj diplomatik nga Mali i Zi. /Insajderi.com

 

The post Kjo parti malazeze i kërkon qeverisë që të mos votojë pro Kosovës në UNESCO appeared first on INSAJDERI.

Përse Vjosa Osmani nuk pranoi të jetë kandidate e LDK-së në Prishtinë

Posted: 22 Aug 2017 09:39 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës në mënyra unanime ishte pro kandidimit të Vjosa Osmanit për kryetare të Prishtinës, por Osmani e kishte refuzuar atë.

Agim Gashi asamblist i LDK-së në një bisedë për Insajderin ka treguar rreth garës brenda partisë për kandidatin për kryetarit të Prishtinës. Fillimisht Gashi ka treguar për tre të propozuarit nga nëndegët e Prishtinës.

"Në një garë të ngushtë përbrenda LDK-së Abrashi ka fituar votat e nevojshme me kryesi të partisë. Në garë ka qenë Avdullah Hoti dhe Ismet Beqiri ndërsa Hoti është tërheq ma vonë,  dhe në garë me Ismet Beqirin, Abrashi i ka fituar votat", ka thënë Gashi.

Gashi më tutje për Insajderin ka thënë se fillimisht LDK në mënyrë unanime ishte pro kandidimit të Vjosa Osmanit për kryetare të Prishtinës, por ajo kishte refuzuar për shkak se dëshironte të vazhdonte si deputete në kuvend.

"Përndryshe ne të gjithë kemi qenë unanimisht për Vjosën por nuk ka dëshiruar të i kthehet komunës por të luaj rolin në nivel të parlamentit të Kosovës", ka thënë Gashi./Insajderi.com

The post Përse Vjosa Osmani nuk pranoi të jetë kandidate e LDK-së në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

LDK jep detaje – si e humbi Beqiri garën ndaj Abrashit brenda partisë

Posted: 22 Aug 2017 09:25 AM PDT

Arban Abrashi zyrtarisht është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryetar të Prishtinës. Për kandidaturën e tij si i pari i Prishtinës Abrashi ka mposhtur ish-kryetarin e Prishtinës, Ismet Beqirin

Agim Gashi asamblist i LDK-së në Prishtinë në një bisedë me Insajderin ka treguar për garën e ngushtë që ka qenë brenda partisë për tu kandiduar për kryetar Prishtine.

Gashi ka thënë se në këtë garë për të parin e Prishtinës kanë qenë Avdullah Hoti, Ismet Beqiri dhe Arban Abrashi. Gashi ka treguar se Hoti ishte tërhequr ndërsa Abrashi kishte mposhtur Beqirin në një garë tejet ngushtë.

"Në një garë të ngushtë përbrenda LDK-së Abrashi ka fituar votat e nevojshme me kryesi të partisë. Në garë ka qenë Avdullah Hoti dhe Ismet Beqiri ndërsa Hoti është tërheq ma vonë,  dhe në garë me Ismet Beqirin, Abrashi i ka fituar votat”.

"Votimi ka qenë është në vota të fshehta dhe nuk mund të ketë asnjë dilemë në një votim korrekt dhe ka fituar. Për degën e Prishtinës është e pranueshme dhe ne do të garojmë me Arbanin me kandidat për kryetar të Prishtinës në sot edhe i kemi dorëzuar listat", ka thënë Gashi./Insajderi.com

The post LDK jep detaje – si e humbi Beqiri garën ndaj Abrashit brenda partisë appeared first on INSAJDERI.

SHBA, mungesë fondesh për mbrojtjen e familjes Trump

Posted: 22 Aug 2017 09:18 AM PDT

Shërbimi sekret nuk mundet të paguajë qindra agjentë për të mbrojtur presidentin Donald Trump dhe familjen e madhe të tij.

Drejtori i shërbimit sekret, Randolf Alles i tha "USA Today" se, më shumë se 1.000 agjentë paguhen edhe me orë shtesë, duke ezauruar fondin e parashikuar për një vit të tërë.

"Presidenti ka një familje të madhe dhe përgjegjësia jonë përcaktohet nga ligji", tha Alles për "USA Today". "Unë nuk mund ta ndryshoj këtë. Nuk kemi hapësirë për fleksibilitet".

Më vonë, ai i tha CNN-it se problemi nuk është i lidhur vetëm me administratën "Trump", por po vazhdon prej vitesh.

"Ky problem nuk i atribuohet vetëm kërkesave për mbrojtje të administratës aktuale, por është një çështje që vazhdon prej rreth një dekade, për shkak të një rritjeje totale të aktiviteteve operacionale", tha ai.

Trump ka zhvilluar udhëtime thuajse çdo fundjavë të presidencës së tij në pronat në New Jersey, Virginia dhe Florida, por ka bërë edhe udhëtime ndërkombëtare. Fëmijët e tij të rritur kërkojnë po ashtu mbrojtje gjatë udhëtimeve të tyre të biznesit dhe pushimeve.

Në administratën "Trump", 42 persona kanë mbrojtje, mes të cilëve 18 pjesëtarë të familjes së tij, një rritje kjo nga 31 personat që mbroheshin nga shërbimi sekret në administratën "Obama". Pagat për agjentët e shërbimit sekret, përfshirë orët shtesë, shkojnë nga 160 mijë në 187 mijë dollarë në vit.

Ndërkohë që Shtëpia e Bardhë, në një deklaratë për shtyp ka thënë se presidenti është i angazhuar t'i garantojë shërbimit sekret dhe të gjithë atyre që mbrojnë vendin, burimet për të cilat kanë nevojë. "Ne do të vazhdojmë të punojmë me Kongresin për këtë çështje"./Insajderi.com

The post SHBA, mungesë fondesh për mbrojtjen e familjes Trump appeared first on INSAJDERI.

Ish-zëdhënës i UÇK-së dhe ish-drejtor teatri – kush është kandidati i PDK-së në Prishtinë

Posted: 22 Aug 2017 09:07 AM PDT

Lirak Çelaj është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, ka konfirmuar sot nënkryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.

Çelaj, i cili është kryetar i degës së PDK-së në Prishtinë, kishte shprehhur më parë preferencën e tij për të kandiduar në Prishtinë.

Por, kush është Lirak Çelaj?

I lindur në Prishtinë më 26 mars 1973. Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Prishtinë. Diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Arteve në degën e Artit Dramatik drejtimi i Aktrimit më 1995.

Në tetor të vitit 1998, Çelaj i bashkëngjitet radhëve të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit në sektorin për Informim Publik si dhe zëdhënës i kësaj zone.

Pas luftës drejtor i Drejtorisë së Arteve në Ministrinë e Kulturës së Qeverisë së Përkohshme. Më 1999 drejtor i Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Deputet në mandatin e parë të Parlamentit të Kosovës. Anëtar i Këshillit Drejtues së PDK-së, nënkryetar i Degës së Prishtinës, drejtues i Departamentit të Kulturës në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së.

Në aspektin profesional ka luajtur dhjeta role në teatër dhe në film si dhe ka bërë regji të filmit dhe ka shkruar skenarë për film dhe seriale televizive.

Çelaj po ashtu është bashkëthemelues dhe bashkëdrejtues i teatrit të parë privat në Kosovë, Teatrit ODA. /Insajderi.com

 

The post Ish-zëdhënës i UÇK-së dhe ish-drejtor teatri – kush është kandidati i PDK-së në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Barcelona ngre padi kundër Neymarit, i kërkon miliona euro

Posted: 22 Aug 2017 08:58 AM PDT

Barcelona ka njoftuar se ka paditur Neymarin dhe kërkon nga lojtari edhe 8.5 milionë euro.

Lufta ndërmjet Barcelonës dhe Neymarit ende nuk ka përfunduar, pavarësisht se lojtari tashmë ka luajtur dy ndeshje dhe ka shënuar tre gola me PSG.

Barcelona sot ka njoftuar se ka paditur Neymarin, nga i cili kërkon edhe 8.5 milionë euro, për shkak të prishjes së kontratës.

Neymar vetëm pak muaj më parë e kishte vazhduar kontratën deri në vitin 2021, por pagoi klauzolën e tij prej 222 milionë eurove për të kaluar në PSG.

Tashmë kataluanisit duan edhe 8.5 milionë euro për prishje të parakohshme të kontratës, shumë kjo që korrespondon me fitimin ekstra me renovimin e kontratës.

The post Barcelona ngre padi kundër Neymarit, i kërkon miliona euro appeared first on INSAJDERI.

Varroset kryeministri i parë i Kosovës

Posted: 22 Aug 2017 08:51 AM PDT

Me nderime shtetërore e të shtëna, i është dhënë lamtumira e fundit ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit.

Trupi i pajetë i kryeministrit, tashmë është varrosur, derisa flamuri i Kosovës që po qëndronte mbi arkivol, i është dhënë vajzës së tij, Vanesa Rexhepit.

Pas ceremonive shtetërore, është vazhduar më pas edhe me ceremoni fetare.

Ndërkaq, në varrimin e ish- kryeministrit kanë marrë pjesë politikanë të shumtë, qytetarë, e figura të njohura.

Për Rexhepin, sot Shteti ka shpallë Ditë Zie. Kujtojmë se ish-kryeministri kishte pasur sulm në tru. Ai ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare në Turqi. Deri kur ndërroi jetë ishte në gjendje kome.

The post Varroset kryeministri i parë i Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Turqia ndërton teatër për maqedonasit, xhami për shqiptarët

Posted: 22 Aug 2017 08:39 AM PDT

Investimet turke në Maqedoni dallojnë në pjesën maqedonase dhe atë shqiptare.

Ndërsa kapitali turk ka hapur me dhjetëra qendra tregtare të mëdha në Shkup ku punojnë mijëra maqedonas, investimet e vetme në zonat shqiptare janë ndërtimet e xhamive me stil otoman.

Në takimin e fundit mes ministres së Kulturës, Elizabeta Milevska, dhe ambasadores turke në Shkup, Tulin Erkal, është biseduar për projektet kulturore mes të dyja vendeve.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e lidhjeve mes institucioneve kulturore të të dyja vendeve, duke përmendur me theks të posaçëm ndërtimin e një teatri modern në Shkup, shkruan Konica.al

Në anën tjetër, i ashtuquajturi Fondacion i Çështjeve Fetare të Turqisë ka paralajmëruar ndërtimin e një xhamie të madhe në Shkup.

Ky objekt fetar me pamje otomane do të ndërtohet në Fushë-Tophanë të Shkupit. Ky kompleks i madh do të jetë i ngjashëm me xhaminë Mihrimah Sultan në Stamboll dhe xhaminë Koxhatepe në Ankara./Insajderi.com 

The post Turqia ndërton teatër për maqedonasit, xhami për shqiptarët appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Ish-redaktori në televizionin e “regjimit” kandidat i VV-së për kryetar të Deçanit

Posted: 22 Aug 2017 08:38 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka vendosur që kandidat për kryetar Komune në Deçan, të jetë gazetari Zekë Sinanaj.

Kjo tashmë është konfirmuar nga vetë Vetëvendosje, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

"Aktivistët e Qendrës së Deçanit, nëpërmjet parimit një anëtar një votë e kanë zgjedhur z. Zekë Sinanaj kandidat për kryetar të Deçanit. E urojmë z. Sinanaj dhe aktivistët e Qendrës së Deçanit", thuhet në njoftim.

Sinanaj ka qenë redaktor i në Radio Televizionin Publik të Kosovës, të njëjtin institucion të cilin kjo parti e ka akuzuar me dhjetëra herë se është i kapur siç thoshin ata nga "Klani Pronto".

Akuzat më të shpeshta vinin për menaxhmentin e televizionit publik dhe krerët e lartë të këtij televizioni.

 

 

 

The post Zyrtare: Ish-redaktori në televizionin e "regjimit" kandidat i VV-së për kryetar të Deçanit appeared first on INSAJDERI.

CIA publikon fakte për papunësinë në botë – Kosova protagoniste për keq

Posted: 22 Aug 2017 08:37 AM PDT

Sipas Central Intellegence Agency (CIA), Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të papunësisë tek të rinjtë në botë, pas Bosnje dhe Hercegovinës.

Në fillim të këtij muaji, CIA publikoi ​​informacione rreth vendeve të botës, të njohura si Libri Botëror i Fakteve apo "The World Fact Book".

Kësaj liste i prijnë katër shtete të Ballkanit, Bosnja dhe Hercegovina e listuar e para, Kosova e dyta, dhe më pas Greqia dhe Maqedonia.

Ky libër ka të bëjë me informacionin që i shërben përdorimit zyrtar të autoriteteve amerikane, që ofron një pasqyrë të qartë të demografisë, gjeografisë, komunikimit, organeve shtetërore, ekonomisë dhe strukturave ushtarake të vendeve të botës.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara trajtuan veçanërisht problemin e papunësisë me fokus tek të rinjtë, dhe Kosova prin në top pesëshen e krye listës së 134 vendeve, dhe është e ranglistuar shumë më përpara se shtetet e tilla si Jemeni, Algjeria dhe Etiopia.

Sipas CIA-s, papunësia e të rinjve në Bosnje dhe Hercegovinës, arrin një 62.8 për qind.

Menjëherë pas Bosnje dhe Hercegovinës në vendin e dytë është vjen Kosova dhe pastaj Greqia me 55.3 për qind, Maqedonia me 53.9 (51.1 për qind), Guajana (46, 1 për qind), Kroacia (43.1 për qind) dhe Tunizia (42.3 për qind)./Insajderi.com

 

 

The post CIA publikon fakte për papunësinë në botë – Kosova protagoniste për keq appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more