Skip to main content

INSAJDERI: “Mustafa pas takimit me Pacollin thotë se koalicioni “është i fortë”” plus 19 more

INSAJDERI: “Mustafa pas takimit me Pacollin thotë se koalicioni “është i fortë”” plus 19 more


Mustafa pas takimit me Pacollin thotë se koalicioni “është i fortë”

Posted: 23 Aug 2017 09:38 AM PDT

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme është takuar me Presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Mustafa ka thënë se koalicioni i krijuar me AKR-në dhe me Alternativën është i fortë aq sa ishte në ditët e fillimit të tij.

Këto komente ai i bëri përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se beson tek njerëzit e AKR-së dhe në kompetencën e tyre për qeverisje.

"Koalicioni i LDK-së me AKR-në si dhe me Alternativën është i fortë sa në ditët e fillimit të tij. Qëndrimet e shprehura për tu krijuar qeveria e vendit, janë shprehje e orientimeve shtetformuese të partnerëve tanë dhe këtë LDK nuk e kupton si orientim për thyerje të marrëveshjes së koaliconit dhe perspektivës sonë të përbashkët strategjike", ka shkruar Mustafa.

"LDK, jo vetëm në nivel parlamentar por edhe në zgjedhje lokale do të bashkëpunoj ngushtë me AKR-në në shumë komuna si dhe me Alternativën, atje ku gjejmë interes të përbashkët. Besoj shumë një njerëzit e AKR-së dhe në kompetencën e tyre për qeverisje. Sikurse që besoj se Alternativa do të jetë vlerë shtuese e demokracisë sonë. Ne ndajmë orientime dhe synime të përbashkëtë për vendin, krijojmë sinergji për suksese që i nevojiten Kosovës. Këtë bindje e kisha edhe sot nga takimi miqësor me z. Behxeht Pacoli", ka shkruar Mustafa.

The post Mustafa pas takimit me Pacollin thotë se koalicioni “është i fortë” appeared first on INSAJDERI.

Mayweather-McGregor, shifrat marramendëse që gjeneron ndeshja

Posted: 23 Aug 2017 09:30 AM PDT

Është gjithcka gati për "duelin e mijëvjeçarit", eventin e shumëpritur nga të gjithë ata që dashurojnë sportin, sfidën mes Floyd Mayëeather dhe Conor McGregor.

Dy kampionët e ringut do të përballen në një ndeshje të vërtetë boksi në T-Mobile Arena të Nevadas në Las Vegas, mbrëmjen e të Shtunës së 26 gushtit me orën amerikane, ndërsa të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin live këtë sfidë titanësh në ekranin e Supersport në orët e para të mëngjesit të së Dielës. Ajo mes Mayëeather dhe McGregor do të jetë një përballje mes një prej boksierëve më të fortë të të gjitha kohërave dhe ylli të Multi Martial Arts, një miks i arteve marciale.

E bukura qëndron te fakti se irlandezi 29-vjecar nuk ka marrë pjesë asnjëherë në karrierën e tij në një ndeshje të boksit profesionist. I ashtuquajturi dueli i mijëvjecarit do të zhvillohet me të gjitha rregullat e boksit dhe mbi të gjitha mbi një ring.

Të dy rivalët do të përdorin dorezat e boksit, dhe asnjëri nga  të dy nuk mund të bëjë goditje si në artet marciale dhe të përdorë lëvizjet e këtij lloj sporti.  Shifrat e kësaj përballjeje janë vërtet të cmendura dhe e bëjnë këtë duel akoma më spektakolar. Një biletë për të ndjekur T Mobile Arena të Las Vegas ndeshjen mes kampionit amerikan dhe irlandezit kushton nga 500 deri në 40 mijë Dollarë.

Amerikanët ndërkohë duhet të nxjerrin nga xhepi 90 Dollarë për ta parë ndeshjen nga ekrani, ndërsa një anglez duhet të paguajë 20 Stërlina.  Por sa para do të arkëtojnë dy protagonistët.

Edhe pse Mayëeather sic ka deklaruar ai vetë pretendon shumë më tepër e sigurtë është që amerikani do të arkëtojë minimalisht 100 milionë Dollarë nga kjo sfidë, ndërsa McGregor, 75 milionë, pavarsisht rezultatit të ndeshjes, shkruan supersport.

Eventi i 26 Gushtit është një makinë të ardhurash sepse nëpërmjet të drejtave televize dhe sponsorave organizatorët do të arkëtojnë shumën marramendëse të 600 milionë Dollarëve, një shifër rekord kjo që kalon 520 milionët që u arkëtuan nga përballja Mayëeather-Pacquiao.

 

The post Mayweather-McGregor, shifrat marramendëse që gjeneron ndeshja appeared first on INSAJDERI.

Fotografi nga jeta artistike e Faruk Begollit

Posted: 23 Aug 2017 09:16 AM PDT

Artistët e vërtetë nuk vdesin kurrë. I tillë është aktori Faruk Begolli pa të cilin sot u bënë 10 vite.

Me talentin e tij ai shkriu role të mëdha për të mbetur kështu një ndër figurat më të ndritura të kinematografisë shqiptare.

Figura e tij prej një djali tërheqës dhe plot sharm, ka bërë që ai ende të mbetet një ndër figurat më të dashura të artit shqiptar. Shumë nga fotografitë e tij, qoftë ato të ndara nga rolet e tij të shumta, apo fotografi të rastit, janë ende shumë të pëlqyera nga publiku që e deshi fort.

KultPlus, i ka përzgjedhur disa fotografi të Begollit ku ai shfaqet në momente të ndryshe gjatë karrierës së tij, qysh nga rinia e hershme e deri në ditët e fundit.

Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë, Kosovë, dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga aktorët e mirënjohur në ish Jogosllavi duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe me gjerë. Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966.

Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e Teatrit dhe Kinematografisë Kosovare. Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së Aktrimit.

Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin "Dodona" në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri "Dodona" u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.

Faruk Begoli u filmu Purise Djordjevica “Podne”

Sot, në këtë 10 vjetor të vdekjes së Begollit, Qendra Kinematografike e Kosovës organizon një takim në kujtim të aktorit, shkruan Kult Plus.

Ky takim do të mbahet sonte, në ora 20:00 te Klubi M. "Shpirtin ma keni k'put", Faruk Begolli 10 vjet", është sllogani i këtij takimi, që shënon edhe dhjetë vjetorin e vdekjes së aktorit.

 

The post Fotografi nga jeta artistike e Faruk Begollit appeared first on INSAJDERI.

Një nga vendet më të thata në botë lulëzon pas shiut të befasishëm

Posted: 23 Aug 2017 09:12 AM PDT

Pas shiut intensiv dhe shumë të papritur në veri të Kilit, në Atacama, vendi që për një kohë ishte kthyer në shkretëtirë për shkak të mungesës së reshurave, tani është shëndrruar në një “qilim” me lule.

Fenomeni i “desierto florido” (shkretëtirë e lulëzuar) zakonisht ndodh çdo pesë deri në shtatë vjet, kur të reshurat e shiut bëjnë që farat e mbjellura të mbijnë lule.

Por ky lulëzim vjen vetëm dy vjet pas një lulëzimi veçanërisht të gjallë në vitin 2015, njofton BBC.

Më shumë se 200 lloje të bimëve është konstatuar se rriten në këtë zonë./Insajderi.com

View of flowers in the Atacama Desert, Chile, on 17 August 2017
View of flowers in the Atacama Desert, Chile, on 17 August 2017.
View of flowers in the Atacama Desert, Chile, on 17 August 2017.
View of flowers in the Atacama Desert, Chile, on 22 August 2017
A handout photo made available by RallyZone shows Chilean Pablo Quintanilla participating in the third stage of the Atacama Rally, between Taltal and Mejillones, Chile, 16 August 2017.

The post Një nga vendet më të thata në botë lulëzon pas shiut të befasishëm appeared first on INSAJDERI.

Kandidatja e vetme me mbulesë për kryetare komune

Posted: 23 Aug 2017 09:04 AM PDT

Partia Fjala zyrtarisht ka kandiduar Eneida Kelemendi për kryetare të komunës së Pejës. Lajmi është bërë i ditur përmes një shkrimi në Facebook nga kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

"Ekonomistja Eneida Kelmendi – kandidate për Kryetare të Pejës. FJALA ka emëruar Eneida Kelmendin kandidate për Kryetare të Pejës. Eneida Kelmendi është ekonomiste me profesion. Eneida Kelmendi njëherit do të i prijë listës së kandidatëve për asamble komunale të komunës së Pejës", ka shkruar Kelmendi.

Gjithashtu edhe dje gjatë ditës Gëzim Kelmendi kishte njoftuar se partia që udhëhiqet nga ai do ta kandidoj një grua për kryetare komune./Insajderi.com

 

 

The post Kandidatja e vetme me mbulesë për kryetare komune appeared first on INSAJDERI.

Ghani lavdëron strategjinë e SHBA-së në Afganistan

Posted: 23 Aug 2017 09:01 AM PDT

Me një fjalim drejtuar kombit, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, mirëpriti strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, ndërsa i bëri thirrje Pakistanit fqinj të ndryshojë qasjen ndaj vendit të tij.

Ghani tha se strategjia e re amerikane është në interes edhe të Afganistanit, edhe të SHBA-së.

“Ne, si qeveri, duam paqe edhe me shtetin e Pakistanit”, tha ai.

“E falënderoj presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe administratën e tij, që pas diskutimeve të thella, vlerësimeve gjithëpërfshirëse dhe debateve të rëndësishme, kanë dalë me një strategji, e cila, me dëshirën e Zotit, do të sigurojë interesat tanë”, tha Ghani.

Kabuli dhe Uashingtoni, për kohë të gjatë, kanë akuzuar Pakistanin për strehimin e talibanëve afganë – akuza që hidhen poshtë nga Islamabadi, njofton REL.

Në fjalimin e parë drejtuar kombit, më 21 gusht, Trump u tërhoq nga premtimi i fushatës për t’i dhënë fund luftës së SHBA-së në Afganistan, duke thënë se forcat amerikane do të mbeten të angazhuara atje, në luftën kundër militantëve talibanë.

Trump po ashtu paralajmëroi se Uashingtoni nuk do ta tolerojë më Pakistanin që t’iu ofrojë “streha të sigurta” grupeve ekstremiste.

The post Ghani lavdëron strategjinë e SHBA-së në Afganistan appeared first on INSAJDERI.

Pas Pacollit edhe Melihate Tërmkolli propozon qeveri gjithëpërfshirëse

Posted: 23 Aug 2017 08:51 AM PDT

Melihate Tërmkolli, ndonëse vet nuk është pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit, ajo u ka dhënë instruksione deputetëve të Kuvendit të Kosovës për gjetjen e zgjidhjes për daljen nga bllokada institucionale.

Sipas ish-deputetes së LDK-së, në kësi situate nevojitet krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

"Në situatën në të cilën jemi, kur asnjë bllok parlamentar nuk po arrin ta bëjë një shumicë stabile për të qeverisur, kur rivalitetet politike herë herë po shfaqen me konotacione ekstreme, e kur krejt kjo mund të ketë pasoja të mëdha për shtetin e qytetarët, konsideroj se zgjidhja do të ishte," Qeveri e përbashkët", nga të tri blloqet politike parlamentare", thotë Tërmkolli në një deklaratë dërguar mediave.

"Me këtë do të arrihej edhe zgjidhja bashkërisht e të gjitha çështjeve të mëdha si: demarkacioni, bisedimet me Serbinë, ushtria, ndryshimi i Kushtetutës, hartimi i Kodit zgjedhorë, çështja e Gjykatës Speciale. Pa akuza, pa armiqësi me njëri tjetrin", deklaron ajo.

"Pas një viti, mbase mund të mbahen zgjedhje të reja parlamentare", propozon tutje Milehate Tërmkolli.

The post Pas Pacollit edhe Melihate Tërmkolli propozon qeveri gjithëpërfshirëse appeared first on INSAJDERI.

Ministri i Jashtëm austriak: Erdogan me “tipare diktatoriale”

Posted: 23 Aug 2017 08:46 AM PDT

Austria konsiderohet si vendi më kritik ndaj Turqisë në BE. Edhe deklaratat e fundit të ministrit të Jashtëm austriak, Sebastian Kurz janë të forta.

Presindeti turk, Recep Tayyip Erdogan po “e zhvillon vendin e tij në drejtim të gabur dhe të rrezikshëm”, ka thënë ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz për gazetën gjermane “Die Welt”.

Mënyra e tij e veprimit me kritikët, ata që mendojnë ndryshe dhe pakicat është “absolutisht e papranueshme”. Konkluzioni i Kurz: “Presidenti Erdogan tregon definitivisht tipare diktatori.”

Lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE, Kurz ka theksuar se “edhe pse Ankaraja synon një anëtarësim në BE deri në vitin 2023, kjo nuk do të ndodhë.

” Europianët janë të ndërgjegjshëm, se në vitin 2023 përkujtohet 100 vjetori i themelimit të republikës turke. “Por duhet thënë qartë: Ky vend po largohet gjithnjë e më shumë nga Europa, ndikimet ekonomike për të dy vendet do ishin të pakalkulueshme dhe përveç kësaj anëtarësimi do të strapaconte aftësitë integruese të BE-së.”

Austria, sipas Kurz e mbështet pozicionin e kancelares Merkel që e refuzon “për momentin” zgjerimin e unionit doganor me Turqinë, njofton DW.

“Ashtu siç shkelen aktualisht në Turqi vlerat bazë të demokracisë dhe të drejtat e njeriut, nuk është aspak realist unioni doganor me Turqinë”, është shprehur Kurz, që ndodhet në fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare në Austri në tetor.

Qeveria në Ankara është mjaft e interesuar që të zgjerojë unionin doganor që ekziston nga viti 1996 edhe për produktet bujqësore, tenderat publikë dhe shërbimet. Turqia shpreson nga kjo më shumë rritje ekonomike.(DW)

The post Ministri i Jashtëm austriak: Erdogan me “tipare diktatoriale” appeared first on INSAJDERI.

Si u evitua sot përplasja fizike mes McGregor e Mayweather

Posted: 23 Aug 2017 08:43 AM PDT

Dita e sotme në Las Vegas ka qenë e trazuar nga konferenca e shtypit që Floyd Mayweather dhe Conor McGregor kanë zhvilluar para mediave dhe fansave, por ata në asnjë moment nuk ishin pranë apo përballë njëri-tjetrit.

Mayweather mbërriti i pari dhe pasi foli u largua dhe pikërisht në këto momente vjen McGregor, që nis një sherr verbal me boksierin amerikan.

Janë stafet e tyre ata që ndajnë dy sportistët nga një përplasje fizike, por qw u kap nga mediat. Irlandezi ishte ai që kërcënoi më shumë, ndërkohë që stafet e ty sportistëve mbajtën larg Conor, që afrohej drejt Floyd.

The post Si u evitua sot përplasja fizike mes McGregor e Mayweather appeared first on INSAJDERI.

Zbulohen qindra këngë të papublikuara të Prince

Posted: 23 Aug 2017 08:35 AM PDT

Një arkiv me regjistrime audio-video i Prince është zbuluar në një dhomë sekrete të yllit të muzikës në Paisley Park.

Qindra këngë të papublikuara më parë janë zbuluar sipas asaj që shkruan 'The Sun'. Zbulimin e ka bërë motra e këngëtarit, i cili vdiq në 21 prill në rezidencën e tij në Minneapolis.

Për Tyka:"Ylli ka dashur ti publikojë ato materiale, prandaj sapo të mundem do bëj atë që ai dëshironte'.

Gjithçka do të jetë pjesë e një muzeu i cili do të hapet shumë shpejt në nder të tij. Ndër të tjera në 21 tetor, në O2 Arena të Londrës, do të inaugurohet një ekspozitë dedikuar gjeniut të Minneapolis.

Mes objekteve në ekspozim do të jenë kitarat dhe kostumet e turneut që lidhen me albumin 'Purple Rain' (1984-1985) dhe 'Lovesexy (1988-1989)./Insajderi.com

The post Zbulohen qindra këngë të papublikuara të Prince appeared first on INSAJDERI.

Personeli i ambasadës serbe nesër kthehet në Shkup

Posted: 23 Aug 2017 08:30 AM PDT

Në një bisede telefonike mes ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, është dakorduar një takim mes shefave të diplomacisë të dy vendeve fqinje për të premten.

Në një njoftim me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë theksohet se, "Në një bisedë të hapur në lidhje me zhvillimet e fundit, ministri Daçiç informoi se personeli i ambasadës do të kthehet përsëri në Shkup gjatë ditës së nesërme".

Biseda mes ministrave të jashtëm të dy vendeve fqinje vjen pas tensioneve mes Maqedonisë dhe Serbisë, kur kjo e fundit tërhoqi personelin e saj nga Shkupi për konsultime urgjente në Beograd, për shkak të siç theksuan, aktiviteteve të forcuara të kundërzbulimit.

Më herët, edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç realizuan një bisedë telefonike ku u shqyrtuan të gjitha aspektet e situatës së fundit në kuadër të marrëdhënieve mes dy shteteve, shkruan AA.

"Në pajtim me atë që është dakorduar mes kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit Aleksandar Vuçiç, ndërsa me qëllim që të përforcohen marrëdhëniet miqësore tradicionale, ministrat e Punëve të Jashtme u dakorduan të takohen të premten në Nish të Republikë së Serbisë", thuhet në njoftim.

The post Personeli i ambasadës serbe nesër kthehet në Shkup appeared first on INSAJDERI.

AAK nuk siguron se nesër zgjidhet Kadri Veseli

Posted: 23 Aug 2017 08:29 AM PDT

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka konfirmuar se edhe AAK'ja do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, të enjten në ora 10:00, ashtu siç do të veprojnë edhe deputetët e dy partive tjera, pjesë e koalicionit PAN.

Megjithatë, Nitaj, ndonëse një ditë para mbajtjes së seancës, lë të kuptohet se PAN ende nuk i ka të siguruara ende votat për kryeparlamentar.

"Nesër deputetet e PAN do te marrin pjese ne seancë, por suksesi i votimit te kryetarit dhe nënkryetarëve te Kuvendit, nuk varet nga seanca, por nga vetëdija dhe përgjegjësia e deputeteve që është e paracaktuar me kushtetute", tha Nitaj.

Tutje, ai tha se nëse deputetëve nuk u pëlqen modeli për zgjedhjen e kryeparlamentar i cili përcaktohet me kushtetutë, atëherë bën thirrje që të ndryshohet nga Kuvendit, për mandatin tjetër.

"Situata rreth krijimit te institucioneve duhet te marre zgjidhje. Askush nuk e ka komoditetin te sillet ne shpërpushje me kushtetutën dhe vendimin e gjykatës kushtetuese. Sipas kornizës ligjore kryetari i Kuvendit i takon PAN-it dhe nuk është ne diskrecionin e askujt qe ta ndërrojë këtë normative kushtetuese. Nuk mund te jete ne diskrecionin e PAN-it, t’ia u caktoj te tjerëve se kush do te jete nënkryetar nga LAA ose VV p.sh., por as ata nuk mund ta kushtëzojnë PAN-in, se ke do ta caktojnë ata kryetar", tha tutje zëdhënësi i AAK'së.

"Forcat politike duhet te lëvizin nga ky pozicion e ta zhbllokojmë situatën e krijuar rreth konstituimit te plote te Kuvendit. Çështja e krijimit te qeverise është tjetër, dhe aty kundërshtarët politik mund ta tregojnë fuqinë e tyre politike e jo ne mosgatishmërinë e formalizmit te një kandidature qe është e përcaktuar edhe me kushtetute", tha të mërkurën Nitaj për Gazeten Express.

Ndryshe, shefi i partisë së Nitajt, Ramush Haradinaj që është mandatari i koalicionit PAN, në një konferencë paradite tregoi për mundësinë e shtyrjes se seancës të së enjtes, ani pse kjo datë është caktuar nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

Seanca e të enjtes është thirru nga Kuvendi për në ora 10:00. /GazetaExpress/.

 

The post AAK nuk siguron se nesër zgjidhet Kadri Veseli appeared first on INSAJDERI.

Veseli e Haradinaj sërish problem me numrat

Posted: 23 Aug 2017 08:17 AM PDT

Zhvillime të reja politike kanë dalë në dritë vetëm një ditë para se të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila ka filluar, po ka mbetur e papërfunduar që nga 3 gushti.

Në mungesë të një marrëveshjeje me ndonjë subjekt politik, subjekti fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, koalicioni PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma ka paralajmëruar sërish se mund të mungojë në seancë. Ngjashëm kishte vepruar edhe gjatë seancave të thirrura javët e fundit, për shkak se nuk arriti t'i sigurojë të paktën 61 vota për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, pas një takimi konsultativ me shumicën e partive politike, me kërkesën e vet koalicionit PAN, e ka caktuar datën 24 gusht për vazhdimin e seancës.

Por, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, ka thënë se ende janë në konsultime me partitë politike dhe se nuk ka një marrëveshje konkrete me Aleancën Kosova e Re apo ndonjë subjekt tjetër politik, rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

Sipas tij, edhe të enjten, kur është caktuar vazhdimi i seancës konstituive, mund të ndodh që deputetët nga koalicioni PAN (PDK, AAK dhe Nisma) të mos jenë të pranishëm.

“Jemi ende në përpjekje që nesër të jemi në seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër të mos mund të fillojmë. Me këto shtyrje e fitojmë në një aspekt tjetër kohën, për shkak se e bëjmë gati një nisje që do të jetë më gjithëpërfshirës e qëndrueshme”, tha Haradinaj në një konferencë për media në AAK, derisa ka prezantuar kandidatët për kryetar të komunave.

Ai tha po ashtu se kjo vonesë nuk po ndodh vetëm për shkak të një mosmarrëveshje me AKR-në, por, siç tha ai, po synohet në një Qeveri më gjithëpërfshirës, e cila mund t'i çonte përpara çështjet dhe temat e rëndësishme për vendin.

“Një Qeveri gjithëpërfshirës, një Qeveri e aftë që t'iu bëj ballë temave që e presin vendin është interes i vendit dhe për këtë jemi kështu sot. Vet shprehi keqardhje për këtë vonesë edhe më vjen keq që po vonohemi dhe nuk besoj që është diçka e mirë vendin, duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se Kosova, populli i Kosovës, na obligon që të veprojmë”, tha Haradinaj.

Aleanca Kosova e Re e cila drejtohet nga afaristi i njohur Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me koalicionin PAN.

Më herët gjatë këtyre ditëve u tha se Haradinaj dhe Pacolli kishin arritur në parim një marrëveshje, që të zgjidhet problemi për krijimin e institucioneve të reja.

Mirëpo, zëvendëspresidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Radion Evropa e Lirë se AKR-ja nuk ka deri më tash asnjë marrëveshje me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN.

Makolli deklaroi se deputetët e AKR- së nesër do të jenë në seancë, por nuk do të votojnë për kandidatin për kryetar të Kuvendit nga koalicioni PAN.

“Me sa e di unë koalicioni PAN, nga ne nuk i ka votat. Qëndrimi ynë nuk është për ta votuar dhe besoni se nuk ka marrëveshje”, tha Makolli.

Ai ka shtuar se lideri i partisë, Behgjet Pacolli ka sugjeruar që të gjithë liderët e subjekteve politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, të angazhohen për të dalë nga kjo gjendje, e cila ka bllokuar procesin e formimit të institucioneve të reja.

“Nuk ka marrëveshje. Këtu në Ballkan po keqinterpretohen gjërat, po nxirret nga konteksti një konkluzion apo një qëndrim. Ne e kemi thënë, atë që duhet të gjendet një zgjidhje. Sidomos ky apel vlen për opozitën e cila po rrinë në istikamet e veta. Kemi 61 deputetë, e këta nuk lëvizin nga vendi. Prandaj nuk ka qenë vendim që ad-hok të shkohet. Kjo është keqinterpretuar apo keqkuptuar, nuk e di”, tha Makolli.

AKR ka garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në kuadër të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe subjektin Alternativa.

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, pati thënë më 11 gusht se Kosova brenda 10 ditëve të ardhshme do të ketë institucionet e reja.

Ai pati thënë se me mbështetjen e partisë politike Aleanca Kosova e Re, Kosova do të ketë një Qeveri gjithëpërfshirëse.

Ndryshe, Albin Kurti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka propozuar me anë të një letre publike që, nëse PAN e bojkoton seancën apo nëse refuzon të paraqesë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit më 24 gusht, atëherë të propozohet një kandidat tjetër nga parti politike që do të marrin pjesë në seancë dhe ta votojnë atë.

“Nëse kandidati i paraqitur nga PAN nuk do të marrë votat e duhura, atëherë, kandidati i përbashkët do të mund të votohet në të njëjtën seancë", ka shkruar Kurti në një letër publike të titulluar "Si të dalim nga bllokimi".

Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i propozon të gjitha partive politike që udhëhiqen prej interesit publik dhe që synojnë ta mbrojnë e jo ta dëmtojnë demokracinë e Kosovës, që të bashkohen në këtë nismë.

Sidoqoftë, vazhdimi i seancës është thirrur për të enjten, më 24 gusht, ndonëse nuk dihet nëse aty do të zgjidhet më në fund nyja politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, si hapi i parë drejt nisjes së procedurave për formimin e Qeveris së re.

The post Veseli e Haradinaj sërish problem me numrat appeared first on INSAJDERI.

Alternativa ka vetëm një kërkesë për t’u bërë pjesë e qeverisë

Posted: 23 Aug 2017 08:06 AM PDT

Themeluesi i Alternativës, Ilir Deda, ka folur rreth krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse. Sipas Dedës një qeverie e tillë do të kishte kuptim por pa Partinë Demokratike të Kosovës.

"Një qeverie gjithëpërfshirëse pa PDK-në, mund të kishte kuptim por kjo qeveri e tillë gjithëpërfshirëse duhet ta kishte një afat të kufizuar gjithsesi pa PDK-në dhe duhet të merrte vesh për prioritetet të cilat duhet të realizonte dy vite të ardhshme", u shpreh Deda për GazetaBlic.

Por Deda një ide të tillë nuk e sheh të realizueshme."Duke i marrë parasysh qëndrimet e partive politike vështire që mund të arrihet një marrëveshje e tillë, pra një ide e tillë është e pa realizueshme", tha ai.

Ndërkohe, gjatë ditës së sotme i nominuari për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka thënë se seanca e nesërme konstituive mund të shtyhet.

"Jemi duke bërë përpjeke që nesër të jemi në seancë por, ekziston mundësia reale që as nesër të mos mund të fillojmë", ka thënë ai në një konferencë për media.

Vazhdimi i seancës konstituive është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Kosovës Adem Mikullovci. Seanca do të mbahet të enjten në ora 10:00.

The post Alternativa ka vetëm një kërkesë për t’u bërë pjesë e qeverisë appeared first on INSAJDERI.

Zëvendëspresidentja e AKR-së tregon nëse ka marrëveshje me PAN-in

Posted: 23 Aug 2017 08:02 AM PDT

Zëvendës presidentja e Aleancës për Kosovën e Re, Albena Reshitaj ka mohuar arritjen e një marrëveshje mes koalicionit PAN dhe AKR-së. Ajo ka thënë se janë të pavërteta shkrimet në media se është ndarë hisja dhe pushteti qeverisës.

"Shkrimet e portaleve se kinse ne si AKR, kemi bërë marrëveshje me Koalicionin PAN, dhe 'është ndarë hisja dhe pushteti qeverisës'  siç e quajnë ato, janë të ulëta dhe të pavërteta", ka thënë ajo.

Ajo më tej ka thënë se AKR vazhdon të jetë pjesë e koalicionit LAA duke shtuar se qëllimi i AKR-së është të krijohet një qeveri me shumicë shqiptare.

"Dua të ju informoj, se ne jemi në koalicion me LDK-në dhe Alternativën. Nuk kemi marr asnjë vendim për ndonjë marrëveshje me ndonjë subjekt apo koalicion tjetër. Qëllimi I reflektimit tonë, është që të krijohet një qeveri me shumicë shqiptare", ka shkruar ajo./Insajderi.com

The post Zëvendëspresidentja e AKR-së tregon nëse ka marrëveshje me PAN-in appeared first on INSAJDERI.

Maqedonia dhe Serbia zbusin tonet – Vuçiq dhe Zaev bisedë telefonike

Posted: 23 Aug 2017 08:01 AM PDT

Maqedonia dhe Serbia të gjitha mospajtimet eventuale në raportet dypalëshe do t'i zgjidhin përmes dialogut. Ky është epilogu kryesori bisedës telefonike që zhvilluan të mërkurën në mesditë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në një komunikatë të përbashkët, dy drejtuesit e lartë shtetëror thanë se angazhohen për forcimin e raporteve mes dy vendeve.

"Pa marrë parasysh qëndrimet e ndryshme politike në raport me çështje të rëndësishme politike dhe rajonale, Maqedonia dhe Serbia bashkërisht do të luftojmë për ballafaqimin, por edhe për avancimin e relacioneve miqësore të popullit maqedonas dhe atij serb, si dhe të qytetarëve të Maqedonisë dhe Serbisë", thuhet në komunikatë.

"Maqedonia dhe Serbia do të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve. Maqedonia dhe Serbia, në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe në bazë të vullnetit të mirë do t'i mbrojnë interesat dhe të drejtat e përfaqësive diplomatike dhe konsullore të territoreve të tyre", vijon komunikata.

"Dy vendet gjithashtu do të ndihmojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimit evropian dhe forcimin e raporteve të fqinjësisë së mirë, me çka do t'i kontribuojnë stabilitetit të rajonit", thuhet në komunikatën e përbashkët prej katër pikave.

Presidenti serb të martën në mbrëmje në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Shkup të stafit diplomatik gjatë muajit shtator, por ka thënë se raportet me Maqedoninë më nuk do të jenë të nivelit më të lartë. Serbia akuzon Maqedoninë për përgjimin e diplomatëve të saj dhe se në mesin e të përgjuarve ka qenë edhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq.

Por, zëvendëskryeministri për çështje të integrimit evropian në Qeverinë e Maqedonisë, Bujar Osmani tha se ende është herët të flitet për shkaqet e përkeqësimit të raporteve ndërsa përsëriti përcaktimin e Qeverisë së Maqedonisë për raporte të mira më të gjitha shtetet fqinje.

"Raporti më fqinjët është një ndër sfidat dhe pengesat më të rëndësishme që ne i kemi në rrugën e integrimit. Ne nuk guxojmë të lejojnë as si Qeveri e as si shoqëri në përgjithësi, që në këtë moment historik të hapim tema të reja me fqinjët pasi ne po tentojmë që t'i mbyllim të gjitha temat me fqinjët. Kjo çështje është shumë sensitive andaj nuk guxojmë të lejojmë që të bëhet temë e politikës ditore".

"Vlerësoj se duhet të mbledhin të gjitha informacionet pasi ende situate është e mjegullt për arsyet e një vendimi të tillë", thotë Osmani. Ai e ka përjashtuar mundësinë që çështja e Kosovës apo votimi pro i Maqedonisë për anëtarësimin e saj në UNESCO, të jetë shkas për tensionet me Beogradin.

"Nuk mundet të jetë Kosova arsyeje për prishjen e raporteve. Qëndrimi i Maqedonisë në raport me Kosovën është i qartë në këtë drejtim dhe për ne është me rëndësi që t'i mbyllim të gjitha temat e hapura që i kemi me fqinjët tanë", thotë Osmani, njofton REL.

Se Kosova nuk mund të jetë shkas për prishjen e raporteve me Serbisë e thotë edhe Risto Nikovski, ish-ambasador i Maqedonisë në Moskë. Ai thotë se procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO mund të jetë vetëm se alibi për Serbinë për të "luftuar" për forcimin e pozicionit të saj në rajon.

"Përmendja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në UNESCO janë vetëm se arsyeje apo shkëndija të vogla që mund të ketë çuar Serbinë në marrjen e një vendimi të tillë, por kjo mendoj se nuk është thelbi i problemit. Pra, pas gjithë kësaj qëndrojnë qëllime tjera të Serbisë për forcimin e rolit të saj në rajon, në kuadër të finalizimit të procesit post-jugosllav. Konsideroj se na pret një proces jo pak i vështirë në raport me Serbinë. Ajo u kërcënuar se do të ndryshojë vendimin për njohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë", tha Nikovski.

"Mendoj se një vendim i tillë nuk paraqet fundin e botës, por si i tillë do të shkaktoj problem apo komplikime në politikën e jashtme të vendit", shtoi tutje ai.

Lidhur me tensionet në relacionin Shkup-Beograd është prononcuar edhe Bashkimit Evropian duke shpresuar në zgjidhje paqësore të çështjeve kontestuese.

"Komisioni Evropian i bën thirrje autoriteteve të Shkupit dhe Beogradit që të tregojnë përmbajtje dhe në rrugë paqësore t'i zgjidhin çështjet lidhur me tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë nga Shkupi", transmetojnë mediat një deklaratë të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

 

The post Maqedonia dhe Serbia zbusin tonet – Vuçiq dhe Zaev bisedë telefonike appeared first on INSAJDERI.

Rooney pensionohet nga futbolli me kombëtaren 

Posted: 23 Aug 2017 07:48 AM PDT

Futbollisti i anglez i klubit të Premier Ligës Angleze, Everton, Ëayne Rooney, përfundoi karrierën e tij me kombëtaren.

Futbollisti 31-vjeçar, në deklaratën me shkrim, tha se ndjehet shumë i lumtur se trajneri i kombëtares, Gareth Southgate, dëshiron ta shikojë atë sërish në kombëtare, por pas një procesi të gjatë dhe të vështirë ka njoftuar për vendimin për pensionim nga kombëtarja trajnerin Southgate.

Ai duke treguar se vendimin e ka marrë pasi që ka diskutuar këtë çështje me trajnerin e Evertonit, Ronald Koeman dhe familjen e tij, tha se çdo herë ka qenë diçka speciale të luaj në fanellën e kombëtares angleze.

Rooney kishte refuzuar ofertën që të luaj për kombëtaren e Irlandës në moshën 16-vjeçare pasi që gjyshja e tij ishte irlandeze duke u arsyetuar se “ndjehet plotësisht anglez”, ndërsa për herë të parë kishte veshur fanellën angleze në moshën 17-vjeçare me të cilin kishte shënuar 53 gola.

Rooney me këtë kishte tejkaluar Bobby Charlton i cili kishte 49 gola për kombëtaren, shkruan AA.

Sulmuesi anglez në moshën 17-vjeçare në ndeshjen kundër Maqedonisë në vitin 2004 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Evropës kishte shënuar gol me të cilin ishte bërë golashënuesi më i mirë i historisë së kombëtares. Rooney, në karrierën e tij luajti në 3 kampionate. Rooney gjithashtu u bë futbollisti që ka veshur më së shumti fanellën e kombëtares angleze me 119 ndeshje.

The post Rooney pensionohet nga futbolli me kombëtaren  appeared first on INSAJDERI.

Limaj thotë se që nga nesër do të ketë zhvillime pozitive

Posted: 23 Aug 2017 07:47 AM PDT

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka zyrtarizuar pjesëmarrjen e tij dhe deputetëve të kësaj partie në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

"Ne nesër do të jemi në Kuvend", ka thënë Limaj gjatë një konference.

"Kërkesa ime është që të jemi të përgjegjshëm ndaj kërkesave dhe obligimeve të votuesve tanë. Kosova ka nevojë për ndërtim të institucioneve dhe nga nesër do të ketë zhvillime pozitive për vendin", ka shtuar ai.

The post Limaj thotë se që nga nesër do të ketë zhvillime pozitive appeared first on INSAJDERI.

Memoriale vetëm për heronj – shteti nuk nderon viktimat civile

Posted: 23 Aug 2017 07:38 AM PDT

Kanë kaluar 18 vite që nga lufta e fundit dhe në Kosovë ende nuk ka ndonjë memorial që përkujton mbi 13 mijë personat e vrarë gjatë kësaj lufte.

E monumente dhe përmendore të tjera ka shumë. Disa të ngritura nga Qeveria e Kosovës, disa janë nën kujdesin e komunave, por shumë të tjera janë  të ngritura dhe ruajtura nga vetë familjet. Shumica janë të dëshmorëve, kështu duke ofruar shumë pak hapësira publike për grupet shoqërore tjera që në një mënyrë apo tjetër kanë qenë të përfshira në luftën e fundit në Kosovë.

Kur përgjithësisht mbizotërojnë memorialet e burrave, ushtarë apo të rënë, me emblema të UÇK-së, dy të vetme janë për përkujtimin e viktimave tjera të luftës, njëra për përkujtimin e të pagjeturve dhe tjetra – "Heroinat" – për gratë e dhunuara dhe kontribuuese, edhe u ndërtuan mjaft vonë, 16 vite pas luftës, edhe kritikohen, njëra për modelin dhe tjetra domethënien.

Përderisa ka edhe memoriale me gjuhë urrejtëse, pastaj jo gjithëpërfshirëse e gratë përmenden shumë pak, komunitetet pakicë edhe më pak, duke u lënë kështu nën hije.

Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë ballafaqimi me të kaluarën ende nuk trajtohet me seriozitet nga Qeveria e Kosovës. Kësisoj, familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

Ligji për  të mbijetuarit/at e dhunës seksuale gjatë Luftës

Kanë kaluar gati dy vite që nga miratimi i ligjit për Viktimat e Dhunës gjatë Luftës, dhe ky ligj ende nuk ka filluar të implementohet.

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës ende nuk është formuar, përkundër që më 5 mars të vitit 2014 ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kishte formuar Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Jahjaga më herët gjatë këtij viti, në një intervistë për Insajderin, ishte shprehur se vazhdon të jetë e shqetësuar "se pse ligji [për viktimat e dhunës] nuk implementohet edhe një vit e gjysmë pas miratimit të tij".

Në lidhje me këtë, zyra e informimit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në një përgjigje për Insajderin ka thënë se Komisioni Qeveritar është duke u konsoliduar për të filluar zbatimin e ligjit, përderisa kanë mbajtur edhe dy takime.

"Propozim Vendimi për caktimin e shumës se pensionit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, është përcjellë në Zyrën e Kryeministrit për shqyrtim", shkruan në përgjigje.

MPMS ka thënë edhe se është duke i zhvilluar procedurat e rekrutimit dhe trajnimit të personave të përfshirë në procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, e kjo pason me aplikimin e viktimave.

Numri i viktimave nuk dihet sa do të jetë. Sipas një raporti të OKB-së, vetëm menjëherë pas luftës organizata CPËC kishte ndihmuar 1 mijë e 960 viktima të përdhunimit gjatë luftës, e prej tyre 29 gra të reja ishin ndihmuar të abortojnë shtatzënitë si rezultat i dhunës.

Ndërsa numri i saktë nuk është ditur asnjëherë por vetëm supozohet të jetë rreth 20 mijë, siç ishte përmendur në një konferencë në vitin 2012 me pjesëmarrës Atifete Jahjagën, Vlora Çitakun e Ferid Aganin.

Zbardhja e fatit të personave të pagjetur

Edhe pse kanë kaluar kaq vite pas luftës së fundit në Kosovë,  ende nuk është zbardhur fati i të pagjeturve. Deri pak vite më parë nuk kishte asgjë që i përkujtonte ata.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë për Insajderin se numri i personave të zhdukur është 1 mijë e 658. Ndërsa sipas tij po punohet në drejtim të gjetjes së tyre, por nuk po ka bashkëpunim të mjaftueshëm nga pala serbe.

"Në radhë të parë informatat relevante kryesore që priten prej palës serbe. Tani gati tri vite është bërë që është punuar në Kizhevak të Rashkës. Sipas informacioneve të palës serbe, ata mundoheshin me na bindë neve se aty është një varrezë masive, mirëpo ajo nuk ndodhi", tha Gjetaj për Insajderin.

E në mungesë të një memoriali që përkujton gjithë të pagjeturit, familjarët më parë vendosnin fotografitë e familjarëve të tyre të humbur në luftë në rrethojat e Qeverisë së Kosovës. Duke dashur të bënin një zgjidhje në vend të vendosjes së fotografive, ishte vënë një gurthemel në vitin 2012, por që ishte finalizuar me një monitor, i cili shfaqte fotografinë dhe emrin e secilit person të zhdukur.

Shoqata "Thirrjet e Nënave" që një herë ishte pajtuar me këtë ide, më vonë kishin thënë se kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe adekuate pasi që sipas tyre nuk i përfaqëson të pagjeturit.

Monitori kishte mbetur si zgjidhje e përkohshme derisa në vitin 2015 u ndërtua një memorial  të cilit nuk iu vendos asnjë mbishkrim për të treguar se për çfarë është vendosur aty. Aq i padukshëm mbeti ky memorial saqë qytetarët as nuk e dinin se çfarë është apo për çfarë qëndron aty.

"Jo nuk e di nëse ka ndonjë memorial që i dedikohet personave të pagjetur", kishte thënë një vajzë e cila qëndronte mu para memorialit për personat e pagjetur.

Për këtë arsye, organizata Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut  – Kosovë (YIHR-KS) kishte vendosur një pllakë metalike, afër memorialit, e cila tregon se ky memorial i dedikohet personave të pagjetur në pesë gjuhë , ndër këto gjuhë për herë të parë edhe në gjuhën rome.

Gratë dhe roli i tyre, diskriminim e anashkalim

Kritika të shumta ka edhe për memorialin e vetëm për gratë, "Heroinat". Kjo për shkak se jo vetëm se është përgjithësuar numri i grave të dhunuara, pa u ditur numri i saktë, duke vënë kështu 20 mijë medalione në si përbërëse të memorialit, por edhe i atribuohen dy gjërave krejt të ndryshme:

"Heroinat" i kushtohet kontributit të grave shqiptare dhe grave të dhunuara gjatë luftës.

Por, gjatë luftës, përveç grave shqiptare, ka pasur gra të komuniteteve tjera viktima, por edhe burra gjithashtu.

Vërehet edhe përfaqësimi jo i barabartë i grave edhe tek emërtimet e rrugëve.  Emërtimet janë një lloj përkujtimi për personat e rëndësishëm e që kanë dhënë kontribut, por kontributi i grave tërësisht vendoset në harresën e shoqërisë, ku  sipas organizatës YIHR-KS, e cila ka bërë numërimin dhe rishikimin e rrugëve, nga  455 rrugë vetëm 9 të tilla kanë emra grash.

Mungesa e gjithëpërfshirjes

Mungesë të gjithëpërfshirës përpos tek gratë ka edhe tek komunitetet e tjera, të cilat pak apo aspak nuk përmenden. As te numri i personave të vrarë nëpër libra të historisë që përdoren në shkollat e mesme të Kosovës nuk përmenden fare, duke lënë mbi 3 mijë nga komunitetet jo-shumicë të papërfshira.

Shteti nuk i përkujton fare, ndërsa nismat nga komunitetet, si nga ai serb, përdorin edhe gjuhë urrejtëse. Kjo tregon edhe mos kontrollimin dhe mosverifikimin se çfarë ndërtohet.

Pllaka e vendosur në Gracë të Vjetër që përkujton 14 serbët e vrarë, kishte në të një rresht ku përdorej gjuha jo adekuate: "Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999", ku shqiptarëve u referohet me termin fyes 'shiptarskog terora'.

Dëmtimi dhe mospërkujdesja nga ana e institucioneve

Përveç gjithë problemeve të lartpërmendura, janë edhe disa tjera të përgjithshme të cilat prekin gjithë memorialet tjera. Komplekset memoriale as nuk përfundohen, si ai i Adem Jasharit, e as nuk përkujdeset për to duke i lënë që të dëmtohen e vandalizohen.

Raste të tilla janë në vitin 2014 memoriali i Marinës në Skenderaj ishte mbyllur për shkak se ishte neglizhuar nga autoritetet. Ndërsa edhe shtatorja e Adem Jasharit është dëmtuar përderisa askush nuk merr përgjegjësi. Njëjtë ka ndodhur edhe me atë të Reçakut.

Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale ka nën mbikëqyrjen e saj vetëm gjashtë memoriale: Kompleksi Memorial "Adem Jashari", Kompleksi Memorial Gllogjan, Kompleksi Memorial Marinë Skenderaj, Kompleksi Memorial Reçak, Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti, dhe Ilaz Kodra.

Me këto institucionet qartazi tregojnë se sa neglizhente dhe të painteresuara janë ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me përkujtim dhe ballafaqim me të kaluarën. Përkundër që drejtësia tranzicionale, ku përfshihet edhe ballafaqimi me të kaluarën, është pjesë thelbësore e shtet-ndërtimit dhe demokratizimit.

(Ky artikull është mundësuar me përkrahjen bujare të popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID. Përmbajtja është përgjegjësi e Nismës së Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) dhe nuk pasqyron pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Artikulli është pjesë e projektit "Pjesëmarrja e të rinjve në edukim gjithëpërfshirës" që implementohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR- KS), përmes Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim -ATRC).

The post Memoriale vetëm për heronj – shteti nuk nderon viktimat civile appeared first on INSAJDERI.

Nisma i bashkohet PDK-së në mbështetjen ndaj Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt

Posted: 23 Aug 2017 07:19 AM PDT

NISMA për Kosovën, ashtu si PDK ka vendosur të mos kandidojë në zgjedhjet lokale në Skenderaj, duke i dhënë kështu mbështetje Bekim Jasharit.

"NISMA ka nderin ta mbështes pinjollin e familjes Jashari, Bekim Jasharin. Dhe jo vetëm që do ta mbështesim, por kemi nderin t'i jemi përkrah Bekim Jasharit", ka thënë Limaj në një konferencë për media ku ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 22 tetorit.

Në anën tjetër pas përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidatëve për kryetar të komunave në KQZ, Blerand Stavileci ka njoftuar se PDK do ta mbështesë Jasharin për kryetar të Skenderajt.

The post Nisma i bashkohet PDK-së në mbështetjen ndaj Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more