Skip to main content

INSAJDERI: “LDK: Thaçi po bënë bisedime të pa autorizuara me Serbinë” plus 19 more

INSAJDERI: “LDK: Thaçi po bënë bisedime të pa autorizuara me Serbinë” plus 19 more


LDK: Thaçi po bënë bisedime të pa autorizuara me Serbinë

Posted: 31 Aug 2017 09:43 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës i reagon ashpër Presidentit Hashim Thaçi, për takimin e tij për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, që u zhvillua sot në nivel Presidentësh në Bruksel.

LDK, përmes një deklarate për media, i kanë quajtur këto bisedime "të pa autorizuara me Serbinë", duke e quajtur Presidentin "Kryetar i Kosovës”.

"LDK-ja vlerëson se Kryetari i Kosovës, z. Hashim Thaçi, i gjendur në një pozicion periferik sa i përket fuqisë politike, institucionale dhe i pa mundur të vendosë në funksion të tij, institucionet vendimmarrëse të vendit, Kryetari i Kosovës, z. Hashim Thaçi pa lejen e organeve ligjvënëse dhe kokë në vete ka filluar bisedime të pa autorizuar me Serbinë", thuhet në këtë njoftim.

Më tej LDK ka thënë se 'iniciativa' e Thaçit për të krijuar kinse "Grupin e Unitetit" për bisedime me Serbinë është duke tentuar të prezantohet para ndërkombëtarëve si faktor unitetit ne vend.

"Në funksion të qëllimeve të tij meskine dhe për të kthyer reflektorët politikë kah vetja, në kohën kur partia e tij po vazhdon të mbajë peng formimin e institucioneve edhe pse është në kuotat më të ulëta historike të fuqisë së saj politike, z. Thaçi ka hedhur idenë e krijimit të një kinse "Grupi Uniteti" për bisedimet me Serbinë. Kjo jo për t`i funksionalizuar këto bisedime por për të vendosur vetën në qendër të tyre dhe për t`u prezantuar para miqve ndërkombëtarë si i vetmi faktor uniteti në vend".

Tashmë lojërave të tij u ka dal ngjyra. Uniteti nuk ndërtohet duke zhvendosur fuqinë politike te institucionet pa tagër vendimmarrës e ekzekutues. Është Qeveria e Republikës së Kosovës, e mandatuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ajo e cila ndërton platformën, udhëheqë bisedimet eventuale dhe implementon marrëveshjet", thuhet në deklaratën e LDK-së

The post LDK: Thaçi po bënë bisedime të pa autorizuara me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Thaçi thotë se do të takohet me Donald Trump

Posted: 31 Aug 2017 09:18 AM PDT

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtojnë rolin në bisedimet me Serbinë, duke përmendur se do ta takojë edhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

"Arsyeja (e vizitës në Amerikë) është pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjithashtu edhe takimi me presidentin e SHBA-së, Donald Trump".

Ai ka deklaruar se roli i SHBA-së do të jetë i pazëvendësueshëm në këtë proces, duke nënvizuar se deri tani Amerika ka ndihmuar në këtë çështje, por se duhet që një pjesë të punëve t'i kryhet vet, njofton Klan Kosova.

"SHBA-ja ka pasur rol aktiv dhe dinamik, por nuk mund të vijë të votojë në Kuvendin e Kosovës. Ne jemi thirrur që të lëvizim përpara, por kaq kanë mundur të bëjnë. Roli i SHBA-së do të jetë shumë i rëndësishëm dhe që do të japë shpresë dhe guxim për të vepruar".

"Jam i sigurt që qytetarët do t'i përgjigjen pozitivisht thirrjes dhe garancave që ka dhënë Amerika për ne. Jam i bindur që edhe rezultati i referendumit do të jetë në përputhje të plotë me qëndrimin e SHBA-së".

The post Thaçi thotë se do të takohet me Donald Trump appeared first on INSAJDERI.

Pse gratë nuk mund të veshin rroba të bardha gjatë takimit me Papën?

Posted: 31 Aug 2017 09:15 AM PDT

Gratë duhet të vishen me të zeza kur janë në takim me Papën dhe për këtë ka një arsyetim goxha interesant të Kishës Katolike.

Pa marrë parasysh nëse jeni apo jo ndjekës i lajmeve për Papën, ka diçka të pashmangshme që ju e shikoni në çdo kronikë televizive në takimet e lidervë botërorë me Papën, gratë janë të veshura me të zeza. Por, çfarë do të thotë kjo, a është Papa i vetmi që mund të vishet me të bardha

Së pari ne duhet t'ju sqarojmë që për të pasur një takim me Papën ju duhet të pyesni apo të merrni leje shumë muaj para tek autoritet përkatëse dhe duhet të shikoni rregullave që duhet t'ju përmbaheni. Por rregulli më misterioz është veshja e grave me të zeza, ato nuk mund të veshin të bardha dhe arsyeja është kuptimi që mbartin ngjyrat.

Sipas Kishës Katolike gratë duhet të veshin të zezën kur ato janë përballë Papës për shkak se përfaqëson përulësi dhe devotshmëri. Përveç kësaj, veshja juaj duhet të mbulojë krahët, fundi duhet të jetë nën gju, dhe të vënë një vello që mbulon fytyrat e tyre.

Prisni, pse po Reina Letizia mund të veshë të bardha? Kjo sepse mbretëresha e Spanjës  ka privilegjin "du blanc” ose ” privilegjin e Bardhë “, dhënë për gratë ose mbretëreshat me pozita të larta në politikë. Ato janë dhënë vetëm për monarkët katolikë apo gratë e udhëheqësve katolikë.

Kush mund të veshë rroba të bardha sot në takimin me Papën?

Mbretëresha e Spanjës, mbretëresha Paola e Belgjikës, dukeshës María Teresa e Luksemburgut, Princesha Charlene de Monaco dhe mbretëresha Matilde de Bélgica.

Dhe në qoftë se jeni duke pyetur veten për Mbretëresha Elizabeth II të Anglisë, mbani mend që ajo duhet të veshë të zezën

The post Pse gratë nuk mund të veshin rroba të bardha gjatë takimit me Papën? appeared first on INSAJDERI.

Zvicra dëbon myslimanët

Posted: 31 Aug 2017 09:14 AM PDT

Është duke u shtuar numri i ekstremistëve islamikë të cilët Zvicra është duke i dëbuar. Kështu, Zyra Federale për Policinë, Fedpol, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti ka shqiptuar vendime për dëbim të shtatë personave të kësaj kategorie, njofton srf.ch.

Sa për krahasim: Gjatë gjithë vitit 2016 është shqiptuar vetëm një vendim për dëbim të një ekstremisti islamik ose të një "rrezikuesi" siç cilësohen në gjuhën policore.

Nga këta 8 persona (vitin e kaluar dhe sivjet), sipas NZZ online, vetëm katër me të vërtetë kanë braktisur Zvicrën. Kjo ndodh për faktin se nuk është gjithmonë e lehtë të realizohet dëbimi në praktikë. Ka raste për shembull që riatdhesimi paraqitet i pamundur për shkaqe që kanë të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare.

The post Zvicra dëbon myslimanët appeared first on INSAJDERI.

Thaçi tregon kushtin për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Posted: 31 Aug 2017 09:08 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka të ardhme europiane për Kosovën dhe Serbinë pa normalizim të raporteve dhe ndërtim të një fqinjësie të mirë dhe të qëndrueshme.

Ai ka deklaruar se marrëveshjet që do të arrihen nga bisedimet e reja do të zbatohen, dhe pritet që të kenë implikime edhe në ndryshimin e strukturës ligjore, njofton Klan Kosova.

"Çdo marrëveshje e arritur do të ketë obligime ligjore, ndërkombëtare. Ndoshta do të duhet të ndërrohet edhe legjislacioni. Do të ketë transparencë të plotë, do të punojmë të gjithë së bashku".

"Unë kam besim që me urtësi, mencuri dhe bashkëpunim, do të krijohen rrethanat që qytetarëve të Kosovës t'u lejohet të vendosin për marrëveshjen me Serbinë".

"Nuk mund të lëvizë Serbia pa normalizim të raporteve me Kosovën. Por as neve nuk do të na lejohet kjo gjë nëse nuk krijojmë fqinjësi të mirë me Serbinë".

The post Thaçi tregon kushtin për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së appeared first on INSAJDERI.

Kampi famëkeq komunist ku maltretoheshin edhe fëmijët

Posted: 31 Aug 2017 09:03 AM PDT

Kastriot Dervishi, ish drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, ka publikuar informacione në lidhje me një kamp pune për të internuarit në Valias të Tiranës.

Studiuesi shkruan në një shënim në "Facebook", se ky kamp i regjimit komunist ka përndjekur kryesisht shqiptarë nga jugu i vendit dhe pjesëtarë të minoritetit grek. Aty internoheshin edhe fëmijë, tregon historiani.

Ja shkrimi i plotë i tij:

Kampi tela me gjemba nr.3 (në fund nr.5), në Valias, Cërrik dhe Tiranë, në vitet 1948 – 1953

Një prej kampeve tela me gjemba më të panjohur është ai që njihet me numrin 3 e më pas atë 5. Ky kamp ka përndjekur kryesisht shqiptarë nga jugu i vendit dhe pjesëtarë të minoritetit grek. Kampi është çelur në vitin 1948 pranë fermës "Ylli i Kuq" në Valias nëpër çadra e stalla, shtëpi të vjetra. Këtu janë mbajtur për punë të detyruar të internuar dhe të burgosur. Në fillim, kampi shërbeu si vend për grumbullimin e "monarko – fashistëve grekë", por edhe robërve gjermanë. Të internuarit punonin në bujqësi. Sipas raportit të datës 13.8.1948 në punë dilnin 89 të internuar, përfshi edhe fëmijët për 3 orë në ditë. Në janar – maj 1950 punuan këtu rreth 200 robër gjermanë, të cilët regjimi "nuk i edukoi dot politikisht".

Sipas të dhënave të vitit 1950 në Valias ishte kjo dinamikë vjetore e të internuarve:

-Gjithsej: 475 – 820 veta.

-Burra 70 – 152

-Gra 164 – 130

-Fëmijë 500 – 800

Në vitin 1951 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:

-Gjithsej: 741 (janar) – 872 (shtator)

-Burra 161 – 193

-Gra 284 – 325

-Fëmijë 296 – 350

Në vitin 1952 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:

-Gjithsej: mesatarisht deri 400 të internuar.

-Burra rreth 120

-Gra rreth 190

-Fëmijë rreth 90

Në vitin 1952 kampi zhvendoset në Cërrik. Në dokumentet që kemi trashëguar (gusht 1952) të komisionit të internimeve fillojnë të duken vendimet për dëbime në "kampin e Cërrikut". Kampi ka funksionuar deri në fund të vitit 1952. Këtu kanë punuar në ndërtimin e uzinës së naftës.

Të internuarit janë shpërngulur dhe vendosur në kampin Tiranës (fabrika e tullave) i cili mori numrin 3. Te fabrika e tullave u sollën edhe të internuarit e shëndoshë që rrinin në Tepelenë. Puna këtu ishte me turne, çdo turn e kishte normë të prodhonte 20.000 tulla, për të ndërtuar shumë pallate në Tiranë. Pasi kampi i Cërrikut është mbyllur, numrin 3 e merr kampi i Kamzës. Por numrin e nuk e mbajti më shumë se disa muaj. Pasi kampi i të burgosurve 5 (më vonë reparti 305) mori numrin 3, kampi i të internuarve Kamëz mori përfundimisht numrin 5. U mbyll në vitin 1953 me mbylljen e kampeve tela me gjemba.

Bashkëlidhur statistikat e internimeve të vitit 1952.

The post Kampi famëkeq komunist ku maltretoheshin edhe fëmijët appeared first on INSAJDERI.

Thaçi paralajmëron referendum nëse arrihet marrëveshje me Serbinë

Posted: 31 Aug 2017 08:54 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se një marrëveshje eventuale përfundimtare me Serbinë duhet të "qitet në referendum", që të mos mbetet viktimë e debateve ndërpartiake.

Ai ka deklaruar se është kjo rruga më e mirë që të shmanget kthimi i saj në temë për folkloristët politikë, ndërsa ka kërkuar unitet në këto bisedime, njofton Klan Kosova.

"Ne mund të negociojmë, të arrijmë pajtueshmëri, por do t'ua propozojmë qytetarëve të Kosovës, që në një datë të caktuar, ata të deklarohen vet dhe të marrin përgjegjësinë vet për këtë gjë. Kjo është zgjidhja më transparente, më e mirë e mundshme, më e pranueshme".

"Mbi situatat e reja do të krijohen rrethana të reja dhe të ndodhin veprime të reja. Por qytetarëve duhet t'u ofrohet mundësia që vet të vendosin për të ardhmen e tyre. Gjithçka me Serbinë është e politizuar; ka edhe paranoja në këtë drejtim".

"Duhet ta kemi të qartë se jemi vendi më i izoluar për shkak të politikave ditore. Unë dua të besoj se njerëzit përgjegjës do të jenë pjesë e projektit për platformë të përbashkët në këtë cështje. Ata që nuk duan unitet nuk mund t'i tolerojmë".

The post Thaçi paralajmëron referendum nëse arrihet marrëveshje me Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Arrihet marrëveshja për transferimin rekord të Arsenalit

Posted: 31 Aug 2017 08:47 AM PDT

Arsenali dhe Monaco janë pajtuar për transferimin e Thomas Lemar drejt 'Emirates Stadium'.

Sipas asaj që raporton Sky Sport tashmë ka mbetur të arrihet marrëveshje edhe me futbollistin, ndërsa duket që për këtë çështje është angazhuar vetë Arsen Wenger i cili është parë sot gjatë ditës në Francë.

Arsenalit kjo marrëveshje besohet se do t'i kushtojë 93 milionë funte.

Me këtë transferim Arsenali do ta bënte transferin më të shtrenjtë në histori të klubit pas transferimit të Lacazettes në këtë verë për 53 milionë euro.

Në anën tjetër, Arsenali nuk do ta pranoj ofertën e dytë në vlerë prej 55 milionë funte nga Manchester City, për Sanchezin nëse nuk gjene zëvendësuesin e tij.

Arsenali është lidhur gjatë ditës së sotme me një transferim edhe të gjermanit Julian Draxler.

The post Arrihet marrëveshja për transferimin rekord të Arsenalit appeared first on INSAJDERI.

BE reagon ndaj vrasjes së gjyqtares

Posted: 31 Aug 2017 08:45 AM PDT

Misioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar i shqetësuar nga ngjarja e paradites së sotme që i mori jetën gjyqtares Fildez Kasemi, duke bërë përgjegjës shtetin shqiptar.

“E tmerrshme! Një tjetër viktimë e dhunës në familje në Shqipëri. Mbrojtja e grave të kërcënuara është qartazi një përgjegjësi e shtetit”, thuhet në një reagim online.

BE nënvizon se në këtë drejtim duhet një përgjigje e koordinuar e institucioneve përkatëse. “Gratë nuk duhet të jetojnë në frikë për të bërë jetën që duan”, vijon njoftimi.

The post BE reagon ndaj vrasjes së gjyqtares appeared first on INSAJDERI.

Mikullovci flet rreth koalicionit mes LDK-së dhe VV-së

Posted: 31 Aug 2017 08:36 AM PDT

Deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës, që i takon Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci duke folur për seancën e radhës është shprehur skeptik nëse Vetëvendosje dhe LDK mund të arrijnë një marrëveshje mes tyre.

“Seanca thirret kur PAN-i t'i ketë numrat ose nëse bëhet ndonjë aleancë ndërmjet Vetëvendosjes edhe Lidhjes Demokratike, gjë nuk ma merr mendja që bëhet”, tha Mikullovci për REL.

Një bashkëpunim mes dy partive politikë është përfolur që nga përfundimi i zgjedhjeve të 11 qershorit.  Në anën tjetër të dy partitë politike kanë zhvilluar takime mes tyre por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes tyre.

LDK më herët i kishte kërkuar Vetëvendosjes të sqaroj 70 dosjet e dërguar kundër Isa Mustafës, sa ky i fundit kishte qenë kryetar i Prishtinës.

Por në VV ka deklaruar se dërgimi në prokurori i lëndëve kundër qeverisjes komunale nga Isa Mustafa është njëra ndër punët më e mirë që Shpend Ahmeti ka bërë në krye të komunës së Prishtinës./Insajderi.com

The post Mikullovci flet rreth koalicionit mes LDK-së dhe VV-së appeared first on INSAJDERI.

AAK pranon se është duke biseduar me deputet për t’i bërë institucionet

Posted: 31 Aug 2017 08:30 AM PDT

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se partitë politike, pjesë e koalicioni PAN, janë duke i intensifikuar përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja.

“Jemi në biseda të vazhdueshme edhe me subjektet politike dhe me deputetët dhe pritet që brenda një kohe shumë të shkurtër të krijohen institucionet”, tha Lekaj.

I mandatuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime me drejtuesit e Aleancës Kosova e Re, e udhëhequr nga afaristi i njohur Behxhet Pacolli, por nuk është arritur marrëveshje konkrete.

The post AAK pranon se është duke biseduar me deputet për t'i bërë institucionet appeared first on INSAJDERI.

Arsenali ofertë rekorde për Lemar

Posted: 31 Aug 2017 08:19 AM PDT

Arsenali ka dërguar ofertë në vlerë prej 92 milionë funte në drejtim të Monacos për t'i marrë shërbimet e mesfushorit Thomas Lemarm, shkruan Insajderi.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, kjo ofertë lidhet edhe me kalimin e Sanchezit drejt Manchester Cityt.

Arsenali nuk do ta pranoj ofertën e dytë në vlerë prej 55 milionë funte nga Manchester City, për Sanchezin nëse nuk gjene zëvendësuesin e tij.

Arsenali është lidhur gjatë ditës së sotme me një transferim edhe të gjermanit Julian Draxler./Insajderi.com

The post Arsenali ofertë rekorde për Lemar appeared first on INSAJDERI.

“Propozimi i presidentit për Ekip të Unitetit do të dështojë”

Posted: 31 Aug 2017 08:16 AM PDT

Propozimi i Presidentit Hashim Thaçi, që Kosova ta ketë një Ekip Uniteti për bisedimet me Serbinë, nuk po cilësohet si i duhur. Madje një ide e tillë sipas njohësve të çështjeve politike dhe kushtetuese do të dështojë, ngase, sipas tyre, me këtë nismë Thaçi po mundohet që ta faktorizojë vetën.

Hashim Thaçi, gjatë ditës së mërkurë në një shkrim të publikuar ka rihapur idenë e themelimit të një Ekipi të Unitetit ku do të përfaqësoheshin partitë politike e shoqëria civile. Këtë e ka përsëritur edhe të enjten në Bruksel pasi ka takuar Presidentin serb Vuçiq.

Por, sipas politologut, Ramush Tahiri, një ekip i tillë nuk është dashur që të propozohet nga i pari i shtetit. Madje ai thotë se kjo ide e Thaçit nuk do të mund të arrijë që të jetësohet. Tahiri ka deklaruar se Kosova duhet pasur një ekip këshillëdhënës por jo të unitetit.

"Parimisht nuk besoj që Kosova ka nevojë për ndonjë Ekip të Unitetit. Një ekip i tillë është i panevojshëm. Nuk kemi nevojë për përfaqësim të ndonjë uniteti. Qind për qind kjo nismë e presidentit Thaçi do ta dështojë. Ai mund të jetë një ekip këshillëdhënës por uniteti jo. Përndryshe ky ekip s'ka asnjë efekt", ka thënë Tahiri, për Express.

Tahiri madje ka thënë se bisedimet me Serbinë nuk duhet të zhvillohen as në nivel presidentesh. Thotë se për bisedimet duhet të angazhohet vetëm Qeveria e Kosovës.

"Në këtë bazë unë mendoj që me Serbinë duhet biseduar në nivel të qeverive, as në nivel të presidentit jo. Presidenti nuk ka mundësi të lidhë marrëveshje me ndonjë palë. Këtë kompetencë e ka tjetër kush. Unë nuk mendoj që është bërë e mirë që Thaçi e ka filluar këtë nismë. Nuk e di se përse po dëshiron me u faktorizua, në këtë rast Thaçi si President me një ekip të unitetit  dhe me i shtua kompetenca jashtë institucionale Kosovës në bisedimet me Serbinë", ka deklaruar njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Ramush Tahiri.

Ai thekson se liderët shtetërorë duhet filluar që ta trajtojnë Kosovën si shtet.

"Arritja më e madhe do të ishte që ne ta trajtojmë vetën si shtet e mos ta lejojmë që Serbia të na trajtojë neve si përcaktues të organeve të përkohshme qeverisëse", ka shpjeguar Tahiri.

 

The post "Propozimi i presidentit për Ekip të Unitetit do të dështojë" appeared first on INSAJDERI.

Libri i autorit Rexhep Murtez Shala përkthehet në gjuhën kroate

Posted: 31 Aug 2017 08:14 AM PDT

Libri teorik-analitik 'Analiza-Kognicioni dhe Modelimi' i autorit Rexhep Murtez Shala është përkthyer në gjuhën kroate dhe tashmë është botuar në Zagreb nga shtëpia botuese Illyricum-Dea.

Librin e përktheu profesor But Jaku ndërsa siq thuhet në parathënie 'Analiza-Kognicioni dhe Modelimi', trajton kognicionin dhe modelimin letrar në prozë, në poezinë moderne-vizuale si dhe në modelin aktansial të tekstit, përkatësisht të prozës.

Krahas trajtimit teorik jepet edhe analiza teorike e zbatuar, në radhë të parë, në veprat e autorëve shqiptarë si: Demaçi, Pashku, Podrimja, Rrahmani… Ky libër është shtypur në 500 kopje./Insajderi.com 

The post Libri i autorit Rexhep Murtez Shala përkthehet në gjuhën kroate appeared first on INSAJDERI.

Kapen dy pjesëtar të ISIS, planifikonin sulm terrorist të Kurban Bajram

Posted: 31 Aug 2017 08:08 AM PDT

Dy pjesëtarë të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) janë arrestuar nën dyshimin se po planifikonin të kryenin sulme terroriste më 1 shtator, ditën e Kurban Bajramit, në rajonin e Moskës, njofton Shërbimi Federal Rus i Sigurisë.

Të dyshuarit po planifikonin t'i sulmonin turmat e njerëzve gjatë Ditës së Diturisë, e cila shënon fillimin e vitit të ri shkollor në Rusi, ka thënë FSB në një komunikatë.

"Janë zbuluar dhe parandaluar aktivitete kriminale të dy emigrantëve nga rajoni i Azisë Qendrore, të cilët po planifikonin të kryenin sulme terroriste në vendet e grumbullimeve publike më 1 shtator të këtij viti," ka thënë FSB.

Këtë vit, njëra nga festat kryesore të myslimanëve, Kurban Bajrami, do të festohet me 1 shtator.

The post Kapen dy pjesëtar të ISIS, planifikonin sulm terrorist të Kurban Bajram appeared first on INSAJDERI.

Kërkohet ndihma e EULEX-it për lirimin e Mitroviçit

Posted: 31 Aug 2017 08:08 AM PDT

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën nga Qeveria e Serbisë edhe zyrtarisht ka kërkuar nga EULEX-i ndihmë për ta liruar Bogdan Mitroviçin, të arrestuar të hënën në Kosovë nën dyshimin për krime lufte ndaj popullatës civile, shkuran Insajderi.

"Ai jo vetëm që nuk kishte mundësi të shkonte dhe të vizitonte fshatin e tij, por tani ai është i ndaluar në qendrën armiqësore, ku edhe familja nuk mund ta shohë atë".

"Nga organet ndërkombëtarë mbi të gjitha EULEX-it, u kërkua që të marrin masa për të parandaluar dhe maltretimin e njerëzve të pa fajshëm", thuhet në deklaratë nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, raporton Radio KIM.

Ndërkohë, avokati i Mitroviçit, Dejan Vasiç ka thënë se arrestimi i tij lidhet me pasurin e tij.

Moitivi i vërtet i arrestimit të Mitroviçit është për t'i marrë përsipër pasurinë e paluajtshme që ai zotëron dhe se dëshmia e tij është uzurpuar, dhe tjetra është që nuk duan që serbët të kthehen në Sopin", ka thënë Vasiç

The post Kërkohet ndihma e EULEX-it për lirimin e Mitroviçit appeared first on INSAJDERI.

Mogherini flet për takimin e sotëm Thaçi-Vuçiq

Posted: 31 Aug 2017 07:57 AM PDT

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, në mëngjes mbajti takimin e dytë me presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.

Ky takim ishte vazhdim i takimit të parë që u mbajt më tre korrik, ku u diskutua një fazë të re të dialogut për bashkëbisedim dhe normalizim të mardhënieve në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Puna për këtë do të vazhdojë edhe në javët e ardhshme, njofton European Union External Action.

Të dy palët sot u pajtuan me hapat përfundimtarë për zbatimin e marrëveshjes së Drejtësisë të arritur brenda Dialogut të lehtësuar nga BE.

Presidentët konfirmuan se marrëveshja do të zbatohet plotësisht më 17 tetor 2017. Atë ditë, gjykatësit, prokurorët dhe stafi gjyqësor do të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës. Integrimi i personelit gjyqësor do të lejojë që drejtësia të shpërndahet në Kosovë dhe në veçanti në rajonin e Mitrovicës.

Përfaqësuesja e Lartë përuroi angazhimin e rinovuar të të dy Presidentëve në këtë proces.

Mogherini përsëriti se BE dhe ajo personalisht janë plotësisht të përkushtuar ndaj perspektivës së Bashkimit Evropian për Serbinë, Kosovën dhe të gjithë rajonin dhe se përparimi nga të dyja palët është i lidhur fort me përparimin në Dialog./Insajderi.com

The post Mogherini flet për takimin e sotëm Thaçi-Vuçiq appeared first on INSAJDERI.

PAN-i ende në kërkim të votave të deputetëve

Posted: 31 Aug 2017 07:51 AM PDT

Me gjithë paralajmërimet, subjekti fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, koalicioni PAN, ku bën pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, nuk ka arritur ende të finalizojë ndonjë marrëveshje me ndonjërin prej subjekteve politike për tejkalimin e nyjës së krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Nga ky koalicion, i cili e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, por nuk e ka shumicën për ta zgjedhur atë, thonë se janë duke diskutuar me deputetët dhe partitë politike që të sigurohet numër i mjaftueshëm votave për konstituimin e Kuvendit dhe Qeverise së re, por ende nuk është finalizuar ndonjë marrëveshje.

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se partitë politike, pjesë e koalicioni PAN, janë duke i intensifikuar përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja.

“Jemi në biseda të vazhdueshme edhe me subjektet politike dhe me deputetët dhe pritet që brenda një kohe shumë të shkurtër të krijohen institucionet”, tha Lekaj.

I mandatuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime me drejtuesit e Aleancës Kosova e Re, e udhëhequr nga afaristi i njohur Behxhet Pacolli, por end nuk është thënë se ka pasur ndonjë marrëveshje konkrete.

Aleanca Kosova e Re është pjesë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën. Ajo ka katër deputetë dhe, siç është raportuar, Haradinaj tashmë ka zhvilluar takime edhe me disa prej këtyre deputetëve.

Mirëpo, zëvendëspresidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Radion Evropa e Lirë se AKR-ja nuk ka deri më tash asnjë marrëveshje me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN.

“Jo nuk ka marrëveshje me koalicionin PAN. Presidenti jonë ka qenë në kontakt edhe me dy subjektet, edhe me LDK-në edhe me Vetëvendosjen, ka pasur takime. Ne shpresojmë që këto do të arrijnë një marrëveshje”, tha Makolli.

Ai tha AKR-ja dhe lideri i saj janë promotor në gjetjen e një zgjidhjeje më të shpejt për zhbllokimin e funksionimit të Kosovës.

“Varianti i parë është një Qeveri gjithëpërfshirës. Nëse jo gjithëpërfshirës, atëherë pa PDK-në, do të ishte me së miri. PDK-ja është më së miri të kalojë në opozitë. Edhe ashtu i ka humbur numrat dhe duhet ta lirojë vendin”, tha Makolli.

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, tha se tash nuk e ka ndërmend ta thërras vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka nisur që nga 3 gushti dhe ka mbetur e papërfunduar. Sipas tij, seanca mund të thirret vetëm nëse ka ndonjë marrëveshje politike që garanton zhbllokimin e krijuar në Kuvend.

“Seanca thirret kur PAN-i t'i ketë numrat ose nëse bëhet ndonjë aleancë ndërmjet Vetëvendosjes edhe Lidhjes Demokratike, gjë nuk ma merr mendja që bëhet”, tha Mikullovci.

Formimi i institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, vazhdon të mbetet i paqartë.

Nyja politike rreth konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës po vazhdon, përderisa ende nuk është krijuar një shumicë parlamentare që do t'i kishte votat e mjaftueshme për formimin e institucioneve të reja.

Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, procedurë kjo e nisur që nga 3 gushti, ky institucion konsiderohet i pakonstituuar, çka e pamundëson edhe nisjen e procedurës për formimin e Qeverisë së re./REL

The post PAN-i ende në kërkim të votave të deputetëve appeared first on INSAJDERI.

Shefi i FMN-së: Buxheti i Kosovës s’i përballon pensionet e veteranëve

Posted: 31 Aug 2017 07:47 AM PDT

Asnjë marrëveshje ndërkombëtare apo donacion financiar Kosova s'do ta ketë derisa nuk formohen institucionet, thotë Ruud Vermeulen, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.

Në një intervistë për Gazetën Express Vermeulen ka kërkuar urgjentisht kompletimin e reformave për çështjen e pensioneve të veteranëve të luftës. Shefi i FMN'së ndërkaq ka theksuar se Qeveria e ardhshme mund të rrisë paga brenda rregullores së faturës së re të pagave, që hyn në fuqi vitin e ardhshëm

"Ne nuk komentojmë çështjet e proceseve politike, veçanërisht kur vonesat lidhen vetëm me matematiken zgjedhore dhe dispozitat e kushtetutës. Prandaj, Kosova duhet të vazhdojë rrugën e reformimit, dhe sa më gjatë të zvarritet formimi (i institucioneve), aq më shumë pasiguri do të ketë dhe vendimet e rëndësishme do të shtyhen edhe më shumë", ka thënë Vermeulen.

Vermeulen po ashtu është shprehur se pikëpamjes sonë, do të jetë e rëndësishme të ruhen politikat financiare dhe fiskale gjatë kryerjes së reformave strukturale për ta përmirësuar konkurrencën e Kosovës dhe prospektet e rritjes ekonomike.

Po ashtu ai ka folur edhe për buxhetin e vitit 2017 ku përfshihen edhe shpenzimet e pensionëve të veteranëve të UÇK-së.

"Thirrja për riklasifikimin e veteranëve të luftës në ligjin e ndryshuar për veteranët e luftës pritej t'i ulte shpenzimet në një nivel të qëndrueshëm, por një gjë e tillë ende nuk ka filluar. Prandaj, në mungesë të përshtatjeve në nivelet e pensionit apo numrit të përfituesve, buxheti nuk mund t'i mbulojë kostot e kësaj skeme", ka thënë shefi i FMN-së për Express.

Në fund ai ka shtuar se, "nuk na takon neve të vendosim se kush ka kontribuar e kush jo në luftë, por kompletimi i reformave në pensionet e veteranëve të luftës është diçka që duhet të bëhet urgjentisht për t'u siguruar se veteranët, të cilët kanë nevojë dhe i meritojnë ato, t'i marrin pensionet e tyre.

The post Shefi i FMN-së: Buxheti i Kosovës s'i përballon pensionet e veteranëve appeared first on INSAJDERI.

Erdogan ka një kërkesë për krerët e vendeve myslimane

Posted: 31 Aug 2017 07:45 AM PDT

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve muslimane të intensifikojnë aktivitetet e tyre me qëllim të zgjidhjes së krizës në Mianmar.

Sipas të dhënave të siguruara nga burime të Presidencës së Turqisë, Erdoğan sot ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Mauritanisë, Muhammed Veled Abdulaziz, presidentin e Pakistanit, Memnun Husein, presidentin e Iranit, Hasan Ruhani dhe emirin e Katarit, Shejh Temim bin Hamad Al Thani.

Gjatë bisedave telefonike, Erdogan ka uruar që Kurban Bajrami të sjell të mira për botën islame dhe gjithë njerëzimin, duke theksuar se problemet në Siri, Irak, Jemen, Palestinë dhe Libi, kanë hijëzuar gëzimin e myslimanëve në Bajram.

Presidenti turk më tej ka thënë se dhuna ndaj myslimanëve në Mianmar e ka pikëlluar thellësisht botën islame.

Ai u ka bërë thirrje udhëheqësve të vendeve myslimane të intensifikojnë aktivitetet për të zgjidhur krizën humanitare në Mianmar, ku myslimanët në zonën e Arakanit i janë nënshtruar dhunës nga ushtria e Mianmarit dhe murgjit budistë.

Siç mësohet, bisedat telefonike të presidentit Erdohan do të vazhdojnë.

The post Erdogan ka një kërkesë për krerët e vendeve myslimane appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more