Skip to main content

INSAJDERI: “Krasniqi: Vitorja u rrah nga kriminelët që e kërcënuan për aktivitetin e Blerandit” plus 19 more

INSAJDERI: “Krasniqi: Vitorja u rrah nga kriminelët që e kërcënuan për aktivitetin e Blerandit” plus 19 more


Krasniqi: Vitorja u rrah nga kriminelët që e kërcënuan për aktivitetin e Blerandit

Posted: 28 Aug 2017 10:13 AM PDT

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se është tronditur nga sulmi kundër bashkëshortes së ministrit Blerand Stavilecit.

Krasniqi ka thënë se kriminelët e kanë rrahur Vitore Stavilecin dhe e kanë kërcënuar për punën që po e bën bashkëshorti i saj, Blerandi.

“Jam i tronditur me sulmin e sotëm ndaj Vitore Stavilecit, bashkëshortes së Blerand Stavilecit, e cila në pikë të ditës u rrah pranë shtëpisë së saj nga dy kriminelë që edhe e paskan kërcënuar për punën dhe aktivitetin e Blerandit”, ka thënë Krasniqi.

Ministri në largim i Bujqësisë është shprehur i habitur se si mund të sulmohet një grua e pafajshme.

“Sa i ligë duhet me qenë një njeri me e sulmu brutalisht një njeri të pafajshëm, e për më shumë një femër, një nënë, një bashkëshorte?! Çfarë shpërlarje truri duhet me iu bë dikujt për me ra në këtë nivel kaq të ultë të panjerëzisë që çfarëdo me qenë, veç traditë shqiptare nuk është?!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Insajderi.com

 

The post Krasniqi: Vitorja u rrah nga kriminelët që e kërcënuan për aktivitetin e Blerandit appeared first on INSAJDERI.

Çelaj: Ndoshta sulmin nuk e kreu VV-ja por ajo e krijoi klimën për sulme

Posted: 28 Aug 2017 10:10 AM PDT

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Lirak Çelaj ka komentuar sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit në ikje, Blerand Stavileci, duke thënë se akuzat e PDK-së se këtë sulm e kanë kryer "kriminelët e Lëvizjes Vetëvendosje" ka ardhur duke u bazuar në porosinë që zonja Stavileci ka marrë në momentin e sulmit.

Celaj foli duke iu referuar nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismajli, i cili tha se sulmuesit e zonjës Stavileci i kanë thënë asaj që bashkëshorti i saj ta mbyllë gojën kundër Lëvizjes Vetëvendosje, saktësisht kundër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

"Ta zëmë se nuk e ka bërë Vetëvendsje por ajo po e krijon klimën që dikush të sulmohet. E kanë instaluar këtë kulturë të marrjes së drejtësisë në duart e veta", ka thënë Celaj në InfoBox në RTV Dukagjini.

Më herët PDK-ja përmes një konference për media akuzoi VV-në se ka kryer ose porositur sulmin ndaj zonjës Stavileci, teksa VV-ja tha se këto deklarata që nxjerrin kaq shpejt autorët e sulmit lënë hapësirë për dyshime se vet PDK-ja e ka inskenuar rrahjen e saj./Insajderi.com

The post Çelaj: Ndoshta sulmin nuk e kreu VV-ja por ajo e krijoi klimën për sulme appeared first on INSAJDERI.

52-vjeçari gjerman udhëtoi me biçikletë nga Gjermania në Kosovë, por nuk e përmbushi synimin

Posted: 28 Aug 2017 09:59 AM PDT

Lars Franck i kishte vënë një qëllim vetës: që të shkonte me biçikletë në dasmën e kolegut të tij të punës nga Kosova. Por, gjermani 52-vjeçar nuk e arriti qëllimin e tij, pasi kur mbërriti në Kosovë nuk mundi të gjente vendin ku zhvillohej dasma për shkak të humbjes së kontaktit me kolegun e tij.

Në një rrëfim për mediumin gjerman Kieler Nachrichten, Franck tregon për vështirësitë e udhëtimit me biçikletë.

“Në fillim, unë u drejtova për Liqenin e Konstancës në rrugën drejt jugut [të Gjermanisë v.j]”, tha Franck.

Gjermani nga qyteza Kaltenkirchen e Gjermanisë ndërtoi një ekskursion edhe në Lihtenshtajn, në udhëkryqin e Alpeve.  “Unë nuk kam qenë atje më parë,” tha ai.

Nga aty, ai u nis për në Itali, kur rrëfeu për vështirësitë me motin e nxehtë.

“Në mesditë kishte temperaturë deri mbi 30 gradë.” Djersa rrjedhte. Ai pinte deri në tetë litra në ditë për të kompensuar humbjen e lëngjeve. Sepse, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e tij, ai tregoi se rrugën e përshkoi më shpejtë se sa që e kishte planifikuar.

Pasi shkoi në Itali, ai mori një target nga bregdeti italian për të mbërritur në Korfuz. Nga Korfuzi kaloi në Shqipëri, dhe nga shteti shqiptar mbërriti në Kosovë.

Por, me të mbërritur në Kosovë, Lars Franck nuk e realizoi synimin për të cilin kishte udhëtuar: shkuarjen në dasmën e kolegut të tij kosovar.

Fakti që kolegu i tij e kishte përshkruar vendin në Kosovë shumë të pasaktë dhe fakti tjetër se nuk mundi të kontaktonte në telefon me kosovarin, bëri që arritja në dasmë të bëhej e pamundshme. “Kjo do të kishte qenë kremi mbi tortë”, tha Franck.

Nga Kosova, Franck u kthye në Gjermani me aeroplan. /Insajderi.com

The post 52-vjeçari gjerman udhëtoi me biçikletë nga Gjermania në Kosovë, por nuk e përmbushi synimin appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i VV-së: PDK-ja si Millosheviqi, vet inskenon dhe fajëson

Posted: 28 Aug 2017 09:56 AM PDT

Deklaratat e PDK-së që akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje si autore e rrahjes së bashkëshortes së ministrit në ikje Blerand Stavileci, për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla nuk janë asgjë më shumë sesa sjellje të imituara nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Madje sipas Sveçles PDK-ja vet e ka rrahur bashkëshorten e Stavilecit e po ashtu edhe të Arbana Xharrës.

"Sjellja e eksponentëve të PDK-së po m’i kujton strukturat e regjimit të Millosheviçit të cilët vet inskenonin ngjarje tragjike si p.sh. vrasjen e fëmijëve serbë në lokalin Panda në Pejë e fajsonin shqiptarët për këtë. Tashmë dihet se kush kreu vrasjet atëherë (këtë e ka pranuar edhe Vuçiç) e patjetër se do të zbulohet se kush rrahu edhe Arbana Xharrën edhe gruan e Blerand Stavilecit", ka shkruar Sveçla.

"Para drejtësisë do të vihen edhe agresorët në këto raste por patjetër duhet edhe shpifësit e inskenuesit. Përkundër çfarë i keni bërë Kosovës prej përfundimit të luftës deri sot, kam menduar se fundi juaj do të jetë pak më dinjitoz", ka shtuar ai./Insajderi.com

The post Deputeti i VV-së: PDK-ja si Millosheviqi, vet inskenon dhe fajëson appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: S’do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt

Posted: 28 Aug 2017 09:42 AM PDT

Sulmin ndaj gruas së ministrit në detyrë Blerand Stavileci, Vitore Metaj Stavileci sot në Prishtinë e ka dënuar edhe kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj.

Haradinaj nëpërmjet rrjetit social Facebook ka thënë se kryerësit e këtij akti të shëmtuar duhet të kapen menjëherë. Ai ka thënë se nuk duhet lejuar që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt për qytetarët e saj.

"Sulmi ndaj zonjës Stavileci, bashkështorte e Ministrit Stavileci, është një akt kriminal, dhe duhet të trajtohet i tillë. Kryesit e këtij sulmi të shëmtuar, duhet të zihen sa më parë dhe mbi ta të bjerë gjithë forca e ligjit. Nuk do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt për qytetarët e saj. Organet e rendit dhe të ligjit ta bëjnë punën e tyre pa u vonuar për asnjë çast", ka thënë Haradinaj.

"Shteti i Kosovës dhe shoqëria jonë nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj kësaj dukurie që nuk ka asgjë të përbashkët me ne si komb e si shoqëri", ka shtuar më tej ai.

The post Haradinaj: S'do të lejojmë që Kosova të shndërrohet në vend të pasigurt appeared first on INSAJDERI.

Zv/ministri i Drejtësisë kërkon ndëshkim për sulmuesit e Zogajt, Ollurit dhe Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 09:38 AM PDT

Zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi ka thënë se orgnaet e drejtësisë duhet që t’i zbulojnë dhe t’i ndëshkojnë sulmuesit e drejtorit të burgjeve Sokol Zogajt, drejtorit të Insajderit Parim Olluri dhe bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.

Përmes një reagimi në Facebook, Dushi ka thënë se sulmet ndaj këtyre tre personave nuk janë vetëm sulme kundër individëve, por sulme kundër demorkacisë së Kosovës.

“Sulmet ndaj Sokolit, Parimit e Zonjës së një politikani sot, nuk janë thjeshtë sulme ndaj individëve që ushtrojnë funksione/detyra të ndryshme publike, por sulme dhe ogur i zi për lirinë e demokracinë e një shoqërie të tërë”, ka thënë zv/ministri Dushi.

Dushi i ka quajtur “banditë të paskrupullt” autorët e këtyre tri akteve të dhunshme ndaj personave publik.

“Për këtë arsye, organet e pavarura e profesionale të ndjekjes e të drejtësisë, duhet që si asnjëherë më parë, me vendosmëri, t’i ndjekin, zbulojnë e ndëshkojnë këta banditë të paskrupullt, sa më parë, ndryshe ata do të vazhdojnë që përmes dhunës t’i ‘qërojnë hesapet’ me secilin që sipas vlerësimit të tyre (banditëve) mund të flasë apo veprojë kundër tyre apo interesave tyre”, ka thënë Dushi. /Insajderi.com

The post Zv/ministri i Drejtësisë kërkon ndëshkim për sulmuesit e Zogajt, Ollurit dhe Stavilecit appeared first on INSAJDERI.

Drejtori i Klinikës Emergjente tregon për lëndimet e Vitore Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 09:26 AM PDT

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani ka theksuar se sot rreth orës 14:30 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pranuar një person, si pasojë e sulmit fizik.

Lenjani, në një konferencë për media, ka thënë se e lënduara i ka marrë masat e trajtimit, ku të gjeturat patologjike, sipas tij, kanë treguar për “një lëndim dhe thyerje të kockave të hundës, lëndim të syri të djathtë, që është shoqëruar me plagë dhe gjakderdhje të vogla dhe gërvishtje.”

"Është jashtë rrezikut për jetë dhe pritet që brenda pak orëve të lirohet për trajtim në shtëpi", ka shtuar Lenjani.

Vitore Stavileci u sulmua sot rreth orës 14:00 nga dy persona të dyshuar, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e ka porositur sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik. /Insajderi.com 

The post Drejtori i Klinikës Emergjente tregon për lëndimet e Vitore Stavilecit appeared first on INSAJDERI.

Nënkryetari i PDK-së zbulon bisedën e sulmuesve me Vitore Stavilecin

Posted: 28 Aug 2017 09:10 AM PDT

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli pretendon se e di të gjithë ngjarjen e sulmit ndaj bashkëshortes së Blerandr Stvilecit, Vitores. Ismajli ka dhënë detaje në lidhje me sulmin fizik që i është bërë sot Vitore Stavilecit..

Ismajli shpjegoi se si ka ndodhur rasti që prej daljes nga shtëpia të Vitores e deri tek sulmi. Në një intervistë për Klan Kosovën, nënkryetari i PDK-së tha se sulmuesit e kanë rrahur përmes gjuajtjeve në fytyrë Vitore Stavilecin dhe i kanë lënë asaj një mesazh politik.

"Një veturë e ka ndalë i ka dalë përpara, ajo thotë se fillimisht ka menduar se dikush po kërkon ndihmë ka hapur dritarën i ka thënë urdhëro, ata i kanë thënë hape derën, ajo i ka thënë pse dhe pas kësaj ka filluar sulmi, dhe e kanë goditur atë. Dy persona e kanë goditur shumë herë në fytyrë duke e sharë duke i thënë se kështu duhet bërë", ka thënë Ismajli.

Ismaili thotë se Vitorja ka qenë si objekt për t'i dhënë një porosi Blerandit.

"Që ai ka folur shumë, se ai s'duhet të fletë, për Blerandin ka ndodhur sulmi ,Vitoria ka qenë objekt që ata kanë dashtë me i dhanë porosi Blerandit, ajo ka filluar të bërtasë të kërkojë ndihmë, ata janë larguar e kanë lënë atë, pastaj është lajmëruar Blerandi, policia dhe ndihma e shpejtë. Ajo ka një lëndim të madh në fytyrë, është gjakosur mavijosur", është shprehur ai.

Nënkryetari i PDK-së thotë se e ka takuar Vitore Stavilecin pas ndodhjes së sulmit dhe ka treguar se gjendja e saj është e rëndë.

"E kam parë atë ngase kur e mora lajmin kam shkuar shpejt, ajo është në një gjendje të rëndë, gruaja e cila del me punët e saj nga shtëpia dhe sulmohet nga dy persona për shkak të burrit të saj, ajo është në gjendje të rëndë psikike dhe fizike", thotë Ismajli.

Vitore Stavileci është rrahur nga dy persona të hënën rreth orës 14:00, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Insajderi.com

 

The post Nënkryetari i PDK-së zbulon bisedën e sulmuesve me Vitore Stavilecin appeared first on INSAJDERI.

50 mijë dollarë për sekondë – konfirmohen përfitimet e McGregor nga meçi me Mayweather

Posted: 28 Aug 2017 08:51 AM PDT

Kampioni i UFC-së, Conor McGregor në meçin e parë në boks ka fituar rreth 100 milionë dollarë.

McGregor që u mposht në raundin e dhjetë nga ish-kampioni i botës, Floyd Mayweather ka fituar 3 milionë dollarë për një minutë nga meçi në Las Vegas.

Kjo i bie që ai ka fituar 50 mijë dollarë për një sekondë.

Në anën tjetër, Mayweather raportohet se ka fituar rreth tre herë më shumë. /Insajderi.com

The post 50 mijë dollarë për sekondë – konfirmohen përfitimet e McGregor nga meçi me Mayweather appeared first on INSAJDERI.

Veseli nuk e përmend VV-në për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 08:49 AM PDT

Edhe pse nënkryetari i PDK-së Uran Ismajli i ardhur në këtë parti si dora e djathtë e Kadri Veselit në krye të partisë, nuk ngurroi të zbardhte sulmuesit e Vitore Metaj-Stavilecit, bashkëshortes së ministrit në detyrë Blerand Stavileci madje duke i quajtur ata edhe "kriminelët e Vetëvendosjes", vet kryetari Veseli nuk i ka përmendur fare VV-në në një status të tijin në Facebook.

Veseli vetëm ka dënuar sulmin ndaj zonjës Stavileci por nuk e ka akuzuar askënd për këtë akt.

"I tronditur nga sulmi brutal ndaj bashkëshortes së Ministrit Blerand Stavileci. Goditja e një gruaje, e një nëne, është akt qyqar dhe i turpshëm. Por, ju siguroj se nuk do të ketë dorëzim përpara kriminelëve të tillë, të cilët kanë zgjedhur t'i terrorizojnë familjet dhe ta shkatërrojnë këtë shtet", ka shkruar Veseli.

Por për nënkryetarin Ismajli dhe deputetën Blerta Deliu-Kodra ky sulm 100 për qind është kryer nga Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi.com

The post Veseli nuk e përmend VV-në për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit appeared first on INSAJDERI.

Ministrja e Drejtësisë reagon pas sulmit kundër bashkëshortes së Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 08:46 AM PDT

Ndaj sulmit ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka reaguar nëpërmjet rrjetit social duke e quajtur sulmin të neveritshëm dhe ka ftuar organet ta ndriçojnë rastin.

Ministrja Hoxha thekson se sulmi ndaj nënës, bashkëshortes dhe qytetares së lirë të këtij vendi, tregon për pezmin e tmerrshëm të projektuesve dhe realizuesve të këtij sulmi djallëzor.

“Sulmi brutal ndaj Vitore Metaj- Stavileci, bashkëshorte e ministrit Blerand Stavileci, është sulm i neveritshëm dhe organet gjegjëse duhet urgjent ta ndriçojnë rastin dhe dënojnë këtë akt qyqar”, ka thënë ministrja Hoxha.

Hoxha thotë se sulmi ndaj Vitore Metaj-Stavileci është sulm ndaj familjes dhe lirisë në shtetin tonë.

“Sulmi ndaj nënës, bashkëshortes dhe qytetares së lirë të këtij vendi, tregon për pezmin e tmerrshëm të projektuesve dhe realizuesve të këtij sulmi djallëzor, është sulm ndaj familjes dhe lirisë në shtetin tonë”, ka deklaruar ajo. /Insajderi.com

 

The post Ministrja e Drejtësisë reagon pas sulmit kundër bashkëshortes së Stavilecit appeared first on INSAJDERI.

VV: Deklaratat e PDK-së hapin dyshime se sulmi mund të jetë i inskenuar

Posted: 28 Aug 2017 08:41 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar akt barabar dhe të papranueshëm sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci, derisa ka thënë se deklaratat e ngutshme të PDK-së lënë dyshime se rasti mund të jetë i inskenuar.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë se inskenimi i mundshëm i këtij sulmi, nuk do të përbënte risi. Sejdiu ka thënë se ngutia e PDK-së për të akuzuar VV-në për ngjarjen, tregojnë për papjekurinë e partisë që udhëhiqet nga Kadri Veseli.

“Ngutia e PDK-së për të akuzuar aktivistët e VV-së nuk përbën vetëm papjekuri të skajshme politike, por edhe lë hapësirë për dyshime rreth inskenimeve të mundshme qëllimkëqija, çka me siguri se nuk do të përbënte risi”, ka thënë nënkryetari i VV-së.

Vetëvendosje ka thënë se “sulmi ndaj gruas së Blerand Stavilecit është akt qyqar e i papranueshëm. Aktet e tilla kriminale janë të dënueshme, prandaj organet e rendit dhe drejtësisë duhet urgjentisht të hetojnë këtë rast dhe të nxjerrin ata që qëndrojnë prapa tij.”

Sejdiu ka ftuar policinë dhe prokurorinë që të gjejnë fajtorët, derisa ka shprehur një kërkesë për PDK-në.

“Ne ftojmë Policinë dhe Prokurorinë që sa më parë të gjejnë fajtorët dhe t’i vënë para përgjegjësisë, kurse ftojmë PDK-në që t’i japë fund akuzave të pabaza dhe tendencave për të nxitur konflikt në shoqërinë tonë”, ka thënë Sejdiu. /Insajderi.com

The post VV: Deklaratat e PDK-së hapin dyshime se sulmi mund të jetë i inskenuar appeared first on INSAJDERI.

Policia fton PDK-në të raportojë në Polici nëse i dinë sulmuesit e Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 08:39 AM PDT

Deklaratat e Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me rrahjen e bashkëshortes së Blerand Stavilecit, Vitore Metaj-Stavileci se këtë akt e kanë kryer anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nënkryetari i PDK-së, Uran Ismajli i quajti "kriminelë të Vetëvendosjes" nuk janë komentuar nga Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës i tha Insajderit se versioni zyrtar në lidhje me rrahjen e zonjës Stavileci është ai që është lëshuar dhe se asnjë version tjetër nuk vlen.

"Çdo kush që e di duhet të raportojë në Polici, përndryshe nuk komentojmë deklarata të askujt", tha Ahmeti për Insajderin.

Nënkryetari i PDK-së Uran Ismajli dhe deputetja e kësaj partie Blera Deliu-Kodra akuzuan Vetëvendosjen se janë autorët ose porositësit e sulmit ndaj zonjës Stavileci, duke aluduar se sulmi vjen pasi ministri në detyrë Blerand Stavileci ka akuzuar qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë./Insajderi.com

7 vjetori i martesës në QKUK

The post Policia fton PDK-në të raportojë në Polici nëse i dinë sulmuesit e Stavilecit appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri e cilëson “të papranueshëm” sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 08:30 AM PDT

Të papranueshëm dhe akt të ulët e ka cilësuar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Përmes një reagimi për media, Mustafa ka thënë se “asnjë motiv nuk e arsyeton sulmin ndaj një gruaje”.

“Sulmi fizik ndaj bashkëshortes së Ministrit Stavileci, që ndodhi sot, është akt i ulët, i papranueshëm për shoqërinë tonë. Asnjë motiv, nuk arsyeton sulmin ndaj një gruaje, ndjelljen e frikës dhe tmerrit ndaj një nëne, fëmijëve dhe familjes së saj”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Mustafa ka kërkuar që sulmuesit të dalin para drejtësisë.

“Akterët e veprimeve të tilla duhet ta gjejnë përgjigjen në organet e drejtësisë dhe në shtetin ligjor. Drejtësia nuk guxon të dorëzohet para dhunës dhe huliganizmit sepse edhe ajo, nëse qëndron indiferente, nesër rrezikon të bëhet viktimë e po kësaj dhune”, ka thënë Mustafa. /Insajderi.com

The post Kryeministri e cilëson “të papranueshëm” sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit appeared first on INSAJDERI.

Tërhoqi personin që “vodhi” veturën e shtetit, PDK kandidon në Kamenicë personazhin e përgjimeve

Posted: 28 Aug 2017 08:16 AM PDT

Pasi e tërhoqi nga gara për kryetar të Kamenicës Emin Krasniqin, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vensodi që ta zëvendësonte kandidaturën e tij me një kandidat tjetër. Të dielën, partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli njoftoi se në vend të Krasniqit, në Kamenicë do të garojë Kujtim Gashi.

Kujtim Gashi punonte si drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal.

Por, Gashi njihet edhe nga skandali i përgjimeve “Dosja e Shefave”, të cilat Gazeta Online Insajderi i publikoi një vit më parë. Gashi ishte njëri nga personazhët e kësaj dosje.

Në bisedën telefonike të zhvilluar mes ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit dhe anëtarit të PDK-së, Zenun Pajaziti, Gashi ishte një nga njerëzit të cilët ishte përmendur si kandidat potencial për anëtar të Bordit të Ujësjellësit në Gjilan, "Hidromorava".

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ia lexonte emrat e kandidatëve Zenun Pajazitit, e në mesin e emrave të përmendur ishte edhe Gashi.

Kujtim Gashi konsiderohej si njëri nga njerëzit e afërt të PDK-së që i jepej dritë e gjelbër për të qenë anëtar i bordit të Ujësjellësit Rajonal “Hidromorava”.

Teksa Grabovci i lexonte me radhë emrat e kandidatëve të mundshëm për anëtar bordi në këtë ndërmarrje, Pajaziti ia konfirmonte Grabovcit nëse kandidatët e përmendur ishin “të tyre”, apo jo.

"Kujtim Gashi", thotë Grabovci. "Po, ky i joni osht", konfirmon Pajaziti.

Partia Demokratike e Kosovës kishte ndërruar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Kamenicës, tre ditë pas publikimit të emrit të Emin Krasniqit si kandidat zyrtar të PDK-së për Komunën e Kamenicës.

Insajderi raportoi për një skandal të Krasniqit që nga koha kur shërbente si zv/ministër i Infrastrukturës. Krasniqi gjatë vitit 2014 kishte vjedhur veturën e shtetit për katër muaj. /Insajderi.com

 

The post Tërhoqi personin që “vodhi” veturën e shtetit, PDK kandidon në Kamenicë personazhin e përgjimeve appeared first on INSAJDERI.

7 vjetori i martesës në QKUK

Posted: 28 Aug 2017 08:05 AM PDT

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ishte duke e pritur bashkëshorten e tij Vitoren për të shkuar në një drekë që ta festonin përvjetorin e tyre të martesës kur Vitorja u rrah nga persona ende të panjohur që PDK po pretendon të jenë porositur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Blerandi dhe Vitorja janë martuar me 28 gusht të vitit 2010 në një ceremoni private ndërsa të hënën e 28 gushtit 2017 ata kishin planifikuar të shkojnë në një drekë.

Nënkryetari i PDK-së, Uran Islmajli ka qenë ai që ka e bërë të ditur lajmin në një konferencë të jashtëzakonshme për media ku fajësuan "kriminelët e Vetëvendosjes" për këtë akt duke e lidhur arsyen e sulmit me akuzat që Stavileci ka bërë ndaj qeverisjes së Shpend Ahmetit në Prishtinë.

"Për fund, dëshiroj të ndajë një informacion, sot është data e martesës së Blerandit Stavilecit dhe Vitores, dhe ai ishte e duke pritur atë për një drekë dhe ta festonin lidhjen e tyre kur ndodhi rasti i rrahjes para shtëpisë së tyre, një rrahje qyqare", ka thënë Ismajli në konferencë për media.

Çifti ishte përfolur edhe vitin e kaluar kur në mediat rozë kishin dalë lajme se ata ishin ndarë duke e përfolur një lidhje të mundshme të ministrit në detyrë me një modele.

The post 7 vjetori i martesës në QKUK appeared first on INSAJDERI.

Presidenti reagon për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 07:56 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar “akt barbar dhe qyqar” sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Thaçi, përmes një shkrimi në Facebook,  ka thënë se ky sulm i shqetëson të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Shpreh keqardhje për sulmin e ulët dhe qyqar ndaj zonjës Stavileci, bashkëshortes së ministrit Bleran Stavileci. Ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të identifikojnë sulmuesit.

“Nga organet përkatëse kërkojmë që sulmuesit e dhunshëm sa më parë të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com

The post Presidenti reagon për sulmin ndaj bashkëshortes së Stavilecit appeared first on INSAJDERI.

PDK pretendon se e di arsyen përse “kriminelët e VV-së e rrahën bashkëshorten e Stavilecit”

Posted: 28 Aug 2017 07:45 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit.

Në konferencën për shtyp të PDK-së, nënkryetari i kësaj partia, Uran Ismaili deklaroi se “kriminelët e Vetëvendosjes” e rrahën bashkëshorten e anëtarit të PDK-së për shkak se Blerand Stavileci nuk mendon sikurse ata.

Madje, nënkryetari i PDK-së ka treguar arsyen e tij përse sulmuesit e rrahën bashkëshorten e Blerand Stavilecit, Vitoren.

“Sulmuesit i kanë dërguar mesazh të qartë Blerandit, duke i thënë të mos flet më, se ai ka folur shumë dhe se të shohim nëse ai do të flet pas këtij sulmi”, ka thënë Ismaili.

PDK akuzoi Vetëvendosjen për mungesë të demokracisë. /Insajderi.com

The post PDK pretendon se e di arsyen përse “kriminelët e VV-së e rrahën bashkëshorten e Stavilecit” appeared first on INSAJDERI.

PDK: Kriminelët e Vetëvendosjes rrahën brutalisht bashkëshorten e Stavilecit

Posted: 28 Aug 2017 07:37 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit.

Në konferencën për shtyp të PDK-së, nënkryetari i kësaj partia, Uran Ismaili deklaroi se “kriminelët e Vetëvendosjes” e rrahën bashkëshorten e anëtarit të PDK-së për shkak se Blerand Stavileci nuk mendon sikurse ata.

“Sot në mesditë kriminelët e Vetëvendosjes kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e ministrit dhe anëtarit të partisë tonë, z. Blerand Stavileci”, ka thënë Ismaili, raporton Gazeta Online Insajderi.

Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Veternik në Prishtinë, bashkëshortja e Stavilecit është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar.

Vitore Stavileci ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK). /Insajderi.com

 

 

The post PDK: Kriminelët e Vetëvendosjes rrahën brutalisht bashkëshorten e Stavilecit appeared first on INSAJDERI.

Çaçiç paralajmëron lojë krejtësisht ndryshe kundër Kosovës

Posted: 28 Aug 2017 07:15 AM PDT

Ante Çaçiç paralajmëroi lojë cilësore të përfaqësuese kroate dhe pritjet për tre pikë në ndeshjen kualifikuese kundër Kosovës, dhe më pas kundër Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Trajneri i përfaqësuese kroate, Ante Çaçiç, theksoi se përfaqësuesja e Kroacisë ende mban pozitën e parë dhe ka diferencën më të mirë të golave në grupin e tyre.

“Besoj se kemi forcë dhe cilësi të mjaftueshme dhe se përfaqësuesja e jonë në 45 ditën e ardhshme do të bëjë gjithçka që të prezantojë cilësinë e tyre në atë mënyrë që do të na bëjë të lumtur dhe të kënaqur”, tha Çaçiç.

Listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjet kualifikuese e publikoi dy javë më parë. “Luka Modriç është kapiteni ynë, ai është mesfushori më i mirë në nivel botëror, ai është shtylla dhe krenaria e Kroacisë, njeriu që në nivelin më të lartë e paraqet vendin tonë me një entuziazëm të madh. Ai kurrë nuk do të mendonte të largohej nga përfaqësuesja kroate”, ka thënë Çaçiç.

Pas fitores së Kroacisë ndaj Kosovës 6:0, Çaçiç njoftoi një ndeshje krejtësisht të re dhe një lojë të re. “Mendoj se kjo është një lojë e re dhe ne duhet të përgatitemi për të në këtë mënyrë, të bëjmë gjithçka që të jemi në nivelin tonë dhe pastaj të presim që cilësia të jetë e mjaftueshme për të arritur tre pikat e dëshiruara”, tha Çaçiç.

Ai theksoi se gjendja emocionale dhe fizike e lojtarëve që vijnë nga klube të ndryshme është e rëndësishme për lojën e përfaqësueses dhe se përfaqësuesja për ta është “një motiv i madh dhe mbështetje”.

Biletat për ndeshjen kundër Kosovës janë në shitje nga sot në stadiumin Maksimir, kurse përmes internetit janë në shitje tashmë një javë. Çmimet e biletave janë 50 kuna (6.7 euro), 100 kuna (13.40 euro) dhe 150 kuna (20.13 euro).

The post Çaçiç paralajmëron lojë krejtësisht ndryshe kundër Kosovës appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more