Skip to main content

“Dyshohet se bashkëpunonte me trafikantët e drogës, arrestohet polici në Delvinë” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Dyshohet se bashkëpunonte me trafikantët e drogës, arrestohet polici në Delvinë” plus 9 more Lajmi i Fundit


Dyshohet se bashkëpunonte me trafikantët e drogës, arrestohet polici në Delvinë

Posted: 30 Aug 2017 08:00 AM PDT

Një polic në Delvinë është arrestuar nga SHÇBA, pasi dyshohet se kultivues e trafikues droge.

Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në pranga ka rënë shtetasi Shpëtim Kripa, 32 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë së Delvinës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ndalimi u krye pas një hetimi me metoda speciale për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

''Dyshohet se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetas të dyshuar për veprat penale të kultivimit, magazinimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në zonën e Sarandës dhe Delvinës. 32-vjeçari dyshohet se u jepte këtyre personave informacion mbi veprimet policore që kryheshin në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike.

Vazhdojnë hetimet për të zbuluar nëse ka punonjës të tjerë të Policisë të përfshirë në këtë aktivitet.

SHÇBA fton qytetarët që për çdo rast që kanë dijeni apo konstatojnë se punonjësit e Policisë e Shtetit kryejnë veprime të kundraligjshme të telefonojnë në numrin pa pagese 0800 90 90.''- sqaron policia.

The post Dyshohet se bashkëpunonte me trafikantët e drogës, arrestohet polici në Delvinë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Droga në Shqipëri, CIA: Pikë aktive e trafikut, po zgjeron organizatat në Europë

Posted: 30 Aug 2017 07:46 AM PDT

Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përditësimin e fundit të të dhënave mbi Shqipërinë Agjencia ka raportuar edhe për trafikun e paligjshëm të drogës.

CIA amerikane në faqen e saj zyrtare "The ëorld facktbook" shkruan se vendi ynë mbetet gjithnjë pike aktive e kalimit të paligjshëm të drogave si kanabis sativa nga Azia jugperëndimore drejt Ballkanit.

Po kështu sipas CIA-as, në një masë më të vogël nga Shqipëria kalon ilegalisht edhe kokainë që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Europën Perëndimore. Të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.

 

CIA e klasifikon Shqipërinë edhe si një vend ku kryhet lehtësisht pastrimi i parave i lidhur me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.
Përditësimi i fundit i të dhënave të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, është bërë në fillim të muajit gusht të këtij viti.

The post Droga në Shqipëri, CIA: Pikë aktive e trafikut, po zgjeron organizatat në Europë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U largua nga Shqipëria, Floriana Garo tregon shkakun (Foto)

Posted: 30 Aug 2017 07:42 AM PDT

Floriana Garo një moderatore e njohur dhe shumë e dashur për median është larguar nga Shqipëria për t'u zhvendosur në Zvicër, sëbashku me të fejuarin e saj.

E pyetur kohë më parë se përse mori këtë vendim, Floriana nuk preferoi të jepte shumë detaje duke u mjaftuar me një përgjigje lakonike se ky ishte një tjetër hap i rëndësishëm në jetën e saj.

Por në një foto të publikuar sëfundmi në Instagram, Floriana ka postuar një mesazh të fortë për jetën.
"Kur një lule nuk lulëzon, ti rregullon mjedisin jo lulen", është shprehja bukuroshja ka ndarë me fansat e saj.
A është ky mesazh që i jep përgjigje pyetjes përse vendosi të largohet nga Shqipëria?

The post U largua nga Shqipëria, Floriana Garo tregon shkakun (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Shqiptari në Londër po shkonte në punë, aksidentohet për vdekje (Foto)

Posted: 30 Aug 2017 07:35 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Londër, ku një shtetas shqiptar është aksidentuar për vdekje.

Shtetasi Ardian Zagani teksa shkonte me biçikletë në punë, është përplasur nga një kamion Ford Transit rreth orës 6 të mëngjesit në qytetin e Londrës.
Edhe pse Zaganit iu dha ndihma e parë nga pasagjeri i cili ndodhej në furgonin Ford, ai nuk mundi të dilte i gjallë nga aksidenti.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Camden, HolloËay", dhe sipas mediave britanike ky ishte çiklisti i gjashtë që aksidentohej për vdekje në Londër.
30-vjeçari Zagani kishte ditën e tij të parë të punës si kujdestar në Kolegjin "Haringey", shkruan Road.cc.
Në ndër të përdoruesve të vdekur të biçikletës, shumë njerëz dolën në rrugën "Camden", të shtrirë bashkë me biçikletën e tyre.

The post Shqiptari në Londër po shkonte në punë, aksidentohet për vdekje (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Sportiv dhe ‘’cool’’, Ledri Vula i prezanton fansave gjyshin e tij (Foto)

Posted: 30 Aug 2017 07:25 AM PDT

Ledri Vula i prezanton fansave gjyshin e tij.

Reperi më i preferuar në Kosovë dhe Shqipëri, ka treguar shpesh herë se është rritur i rrethuar nga një dashuri shumë e madhe, që vazhdon ta ndjej fuqishëm.
Ledri kthehet përherë me kënaqësi të madhe tek prindërit e të ëmës në Vushtri. Vula ka thënë se përherë e presin me gjërat më të mira.

Gjyshi i Ledrit i ka bërë 83 vjeç dhe është në formë. A do të jetë edhe Ledri po kaq fit sa gjyshi në këtë moshë?

The post Sportiv dhe ''cool'', Ledri Vula i prezanton fansave gjyshin e tij (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Si asnjëherë më parë, vetëm 450 bileta të shitura për ndeshjen me Lihtenshtejnin

Posted: 30 Aug 2017 07:12 AM PDT

Të shtunën është një ndeshje shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare pasi fitorja është 'detyrim' dhe për më shumë që kundër Lihtenshetjnit për herë të parë nga stoli do të drejtojë trajneri i ri Christian Panucci.

Por për këtë ndeshje që luhet në "Elbasan Arena", si rrallëherë interesimi është shumë i vakët. Deri më tani shefi i marketingut në FSHF tregon se janë shitur vetëm 450 bileta. Një rekord negativ ky për praninë e tifozërisë shqiptare për ndeshjet në shtëpi.

"Me sa duket, dikush e ka nënvlerësuar këtë ndeshje të kombëtares. Ndërkohë që ekipi, nga ana sportive ka një përgatitje maksimale, pasi edhe pse është një skuadër e vogël, gjithsesi vlera e këtij takimi është 3 pikë", tha Gazmend Malo për "Top Channel".

Mësohet gjithashtu që për ndeshjen kundër Maqedonisë e cila luhet në vendin fqinj, në Strumicë, është shitur i njëjti numër biletash, 450. Por diferenca qëndron se këtë herë në dispozicion të tifozërisë kuqezi ky ishte numri maksimal i biletave në dispozicion, pra janë të shitura të gjitha.

The post Si asnjëherë më parë, vetëm 450 bileta të shitura për ndeshjen me Lihtenshtejnin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Grabitja e bankomatit në Sarandë, zbardhet dëshmia e bullgarëve: Një vajze i ngeci karta, na kërkoi ndihmë

Posted: 30 Aug 2017 07:03 AM PDT

Zbardhet dëshmia e bullgarëve të cilët u akuzuan për grabitjen e një bankomati të një banke të nivelit të dytë në Sarandë pak ditë më parë.

Mësohet së shtetasit e huaj kanë mohuar cdo gjë. Aleksandros Doan dhe Mihaill Karaxhanov janë shprehur se gjendeshin rastësisht pranë bankomatit të një banke të nivelit të dytë në momentin e arrestimit. Arrestimi i tyre ndodhi mëngjesin e së dielës, në tentativë për të hapur me trapan bankomatin në lagjen Nr.4 në qytetin e Sarandës.

Gjatë marrjes në pyetje, gjë e cila është bërë veçmas dhe në orare të ndryshme, dy turistët bullgarë kanë dhënë shpjegime kontradiktore për arsyen pse u gjendën para bankomatit.
Aleksandros Doan, 46 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Sofje, Bullgari, para grupit hetimor ka deklaruar se kishte shkuar për të tërhequr para dhe pasi kishte para se bankomati nuk funksiononte, ishte larguar.
"Kam shkuar te bankomati i … vetëm për të tërhequr lekë, por bankomati nuk ka funksionuar dhe jam larguar bashkë me shokun tim, deri sa na ka kapur Policia", është shprehur 46-vjeçari.
Ndërkohë Mihaill Karaxhanov, 29 vjeç, lindur dhe banues në Varna, Bullgari, ka deklaruar se kishte shkuar për të ndihmuar një vajzë, së cilës i kishte ngecur karta e bankës brenda bankomatit.
"Kam shkuar te bankomati i… vetëm për të ndihmuar një shtetase që i kishte ngelur një kartë në bankomat dhe unë kam futur atje një pajisje metalike për të nxjerrë kartën, por bankomati nuk ka funksionuar dhe jam larguar bashkë me shokun tim, deri sa na ka kapur Policia", ka deklaruar 29-vjeçari i arrestuar.
Ndryshe nga Aleksandros Doan, 29-vjeçari Karaxhanov, nuk ka pranuar të firmosë procesverbalin e Policisë. Ndaj të dyshuarve është ngritur akuza "vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit e mbetur në tentativë". Të dy bullgarët kanë ardhur në Sarandë përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës.

The post Grabitja e bankomatit në Sarandë, zbardhet dëshmia e bullgarëve: Një vajze i ngeci karta, na kërkoi ndihmë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Mediat e huaja shkruajtën se prokurori shqiptar rrezikohet nga mafia, prokuroria: Hetoi vjedhje energjie

Posted: 30 Aug 2017 07:00 AM PDT

Vetem pak ore pas publikimit te nje artikulli të mediave gjermane për një prokuror shqiptar që kishte rënë viktimë e mafias së ndërtimit, ka ardhur reagimi i Prokurorisë shqiptare.

Prokuroria e Vlorës ben me dije se Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave.

Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).

Reagimi i prokurorisë

Burime zyrtare nga Prokuroria Vlore thane se Arben Jorgaqi ka qenë në funksionin e oficerit të policisë gjyqësore (pra, nuk ka qenë prokuror) dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e hetimit për falsifikimin e pronave.

Ai ka ndjekur kryesisht hetime për vjedhje të energjisë elektrike apo dëmtime të pronës publike (vjedhje kapakë pusetash, dëmtime të pareteve mbajtëse të rrugëve e të tilla vepra penale).

Është larguar nga detyra, në kuadër të nevojës për riorganizim të brendshëm. Aktualisht është në proces gjyqësor për largimin nga detyra dhe çështjen e tij administrative mund ta mbroje para gjykatës shqiptare me argumente ligjore dhe jo nëpërmjet kërkesave të mundshme për azil në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të BE-së, thanë burime zyrtare në Prokurorinë e Vlorës.

The post Mediat e huaja shkruajtën se prokurori shqiptar rrezikohet nga mafia, prokuroria: Hetoi vjedhje energjie appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Publikohen pamjet, deputeti vritet brenda në makinë

Posted: 30 Aug 2017 06:55 AM PDT

Publikohen pamjet e vrasjes së një deputeti komunist rus, i cili ishte duke udhëtuar për në punë kur i zunë pritë dhe e ekzekutuan me armë zjarri.

Sipas "MailOnline" një person ende i paidentifikuar hapi zjarr mbi Magomed Askhabov, nga
Republika Autonome e Çeçenisë në jugperëndim të Rusisë.

Kamerat e sigurisë treguan një tjetër automjet që ecte së bashku me mjetin e Askhabov në të majtën e tij.

Po ashtu kamerat kanë kapur momentin kur gjaku i deputetit shpërthen në xhamat e pasmë të mjetit.

Ndërkohë hetuesit kanë thënë se Askhabov mund të ketë jete vrarë nga terroristët e frymëzuar nga ISIS, por udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov ka dyshimet e tij. Ende nuk ka ndonje verision zyrtar lidhur me shkakun e ekzekutimit.

The post Publikohen pamjet, deputeti vritet brenda në makinë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E rëndë në Vlorë/ 42-vjeçari dhunon gruan e tij, vëllai i saj e plagos me thikë

Posted: 30 Aug 2017 06:46 AM PDT

Një sherr i rëndë ësshtë raportuar në një familje në Vlorë. Mësohet se një sherr mes burrit dhe gruas në lagjen 24 Maji përfundoi keq.

42-vjecari Maksim Sadikaj ka dhunuar rëndë gruan M. Sadikaj duke e bërë për spital. Gjatë konfliktit midis bashkëshortëve ka ndërhyrë kunati Dashnor Begaj, duke e goditur burrin e motrës me mjete të ftohta prerëse (sëpatë), por fatmirësisht pa i shkaktuar dëmtimet të mëdha.

Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje shtetasi Dashnor Begaj ishte larguar, por prej kontrolleve të ushtruara dhe prej reagimit në kohë të shërbimeve policore ditën e sotme është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale "Dhuna në familje", dhe "Plagosje e rëndë me dashje".

The post E rëndë në Vlorë/ 42-vjeçari dhunon gruan e tij, vëllai i saj e plagos me thikë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more