Skip to main content

“Dhjetëra të vdekur nga vërshimet në Pakistan” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Dhjetëra të vdekur nga vërshimet në Pakistan” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Dhjetëra të vdekur nga vërshimet në Pakistan

Posted: 31 Aug 2017 09:30 AM PDT

Të paktën 13 persona kanë vdekur, si pasojë e vërshimeve në qytetin Karaçi të Pakistanit. Ushtria pakistaneze ka dërguar ndihmë në qytetin Karaçi, ku shumica e rrugëve janë vërshuar. Qindra persona po ashtu janë detyruar që të zhvendosen nga shtëpitë e tyre. Ndërkaq, sipas autoriteteve të qytetit, rreth 400 shtëpi, që gjenden pranë lumit Liari, janë përmbytur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Arrestohen dy persona për planifikim të sulmeve terroriste

Posted: 31 Aug 2017 08:55 AM PDT

Shërbimi i Sigurisë Federale në Rusi (FSB), thotë se ka arrestuar dy persona, të cilët po planifikonin të kryenin sulme terroriste në Moskë më 1 shtator, në ditën e parë të vitit shkollor. Në deklaratën e lëshuar, FSB thotë se bomba të bëra në kushte shtëpie, janë gjetur në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, i cli, siç thuhet në deklaratë, ka pranuar se ka planifikuar të kryejë sulm vetëvrasës. Aty po ashtu thuhet se i dyshuari tjetër ka publikuar një video në internet, ku i është betuar për besnikëri grupit militant Shteti Islamik. FSB ka thënë se i dyshuari po ashtu ka thënë se po planifikon të sulmojë civilët me një armë të ftohta. Një video e FSB-së, e transmetuar në median shtetërore ruse, shfaq një person që thotë se kishte planifikuar të bëj "xhihad", duke kryer një sulm me bombë në bazë të "urdhrit të Shtetit Islamik". FSB ka thënë se dy të arrestuarit janë nga Azia Qendrore por nuk kanë specifikaur se nga cili shtet. Po ashtu, në deklaratën për media nuk thuhet se a ka pasur lidhje direkte në mes të dy personave të arrestuar. Megjithatë, lajmi për arrestimin e dy të dyshuarve në Rusi nuk është konfirmuar menjëherë. Autoritetet ruse shpesh raportojnë se kanë parandaluar sulme terroriste, para ngjarjeve të mëdha publike apo para festave. Dita e parë e shkollës, përkon me festën islame të Kurban Bajramit.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Irani po i përmbahet marrëveshjes bërthamore

Posted: 31 Aug 2017 08:03 AM PDT

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Irani po i përmbahet marrëveshjes bërthamore, të arritur në vitin 2015, në mes të Teheranit, Shteteve të Bashkuara dhe pesë fuqive të tjera botërore. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në raportin tremujor konfidencial, të cilin e kanë parë agjencitë e lajmeve, ka thënë se rezervat e Iranit me uranium të pasuruar janë brenda kufijve të vendosur në marrëveshje. Më 2015, SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia, vendosln kufizime në programin bërthamor të Iranit, në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndaj Teheranit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump vazhdimit ka kritikuar këtë marrëveshje.Departamentit amerikan të Shtetit i kërkohet që çdo 90 ditë t'i raportojë Kongresit, nëse Irani po vazhdon ta respektojë këtë marrëveshje. Më 17 korrik, administrata amerikane ka thënë se Irani po e respekton marrëveshjen, por e ka akuzuar Teheranin se po shkelë "shpirtin e marrëveshjes", duke vazhduar zhvillimin dhe testimin e raketave balistike dhe të anijeve të shpejta. Një ditë më pas, SHBA vendosi sanksione ndaj 18 individëve dhe etniteteve, për mbështetjen e programit të raketave bërthamore të Iranit dhe aktiviteteve të tjera ushtarake.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PAN-i edhe një javë tjetër në kërkim të votave në Kuvend

Posted: 31 Aug 2017 07:29 AM PDT

Me gjithë paralajmërimet, subjekti fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, koalicioni PAN, ku bën pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, nuk ka arritur ende të finalizojë ndonjë marrëveshje me ndonjërin prej subjekteve politike për tejkalimin e nyjës së krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.  Nga ky koalicion, i cili e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, por nuk e ka shumicën për ta zgjedhur atë, thonë se janë duke diskutuar me deputetët dhe partitë politike që të sigurohet numër i mjaftueshëm votave për konstituimin e Kuvendit dhe Qeverise së re, por ende nuk është finalizuar ndonjë marrëveshje. Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se partitë politike, pjesë e koalicioni PAN, janë duke i intensifikuar përpjekjet për krijimin e institucioneve të reja. "Jemi në biseda të vazhdueshme edhe me subjektet politike dhe me deputetët dhe pritet që brenda një kohe shumë të shkurtër të krijohen institucionet", tha Lekaj. I mandatuari për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime me drejtuesit e Aleancës Kosova e Re, e udhëhequr nga afaristi i njohur Behxhet Pacolli, por end nuk është thënë se ka pasur ndonjë marrëveshje konkrete. Aleanca Kosova e Re është pjesë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën. Ajo ka katër deputetë dhe, siç është raportuar, Haradinaj tashmë ka zhvilluar takime edhe me disa prej këtyre deputetëve. Mirëpo, zëvendëspresidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Radion Evropa e Lirë se AKR-ja nuk ka deri më tash asnjë marrëveshje me koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN. "Jo nuk ka marrëveshje me koalicionin PAN. Presidenti jonë ka qenë në kontakt edhe me dy subjektet, edhe me LDK-në edhe me Vetëvendosjen, ka pasur takime. Ne shpresojmë që këto do të arrijnë një marrëveshje", tha Makolli. Ai tha AKR-ja dhe lideri i saj janë promotor në gjetjen e një zgjidhjeje më të shpejt për zhbllokimin e funksionimit të Kosovës. "Varianti i parë është një Qeveri gjithëpërfshirës. Nëse jo gjithëpërfshirës, atëherë pa PDK-në, do të ishte me së miri. PDK-ja është më së miri të kalojë në opozitë. Edhe ashtu i ka humbur numrat dhe duhet ta lirojë vendin", tha Makolli. Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, tha se tash nuk e ka ndërmend ta thërras vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka nisur që nga 3 gushti dhe ka mbetur e papërfunduar. Sipas tij, seanca mund të thirret vetëm nëse ka ndonjë marrëveshje politike që garanton zhbllokimin e krijuar në Kuvend.  "Seanca thirret kur PAN-i t'i ketë numrat ose nëse bëhet ndonjë aleancë ndërmjet Vetëvendosjes edhe Lidhjes Demokratike, gjë nuk ma merr mendja që bëhet", tha Mikullovci. Formimi i institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, vazhdon të mbetet i paqartë. Nyja politike rreth konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re të Kosovës po vazhdon, përderisa ende nuk është krijuar një shumicë parlamentare që do t'i kishte votat e mjaftueshme për formimin e institucioneve të reja. Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, procedurë kjo e nisur që nga 3 gushti, ky institucion konsiderohet i pakonstituuar, çka e pamundëson edhe nisjen e procedurës për formimin e Qeverisë së re.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hungaria kërkon 400 milionë euro nga BE-ja për të ndalë migrantët

Posted: 31 Aug 2017 07:22 AM PDT

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të kërkojë nga Bashkimi Evropian që të financojë gjysmën e kostos së masave të mbrojtjes kufitare të Hungarisë, për të mos lejuar hyrjen e migrantëve, ka thënë një ndihmës i Orbanit. Shefi i stafit të kryeministrit hungarez, Janos Lazar ka thënë se Orban do t'i shkruajë presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, për të kërkuar që Komisioni Evropian të kontribuojë me rreth 400 milionë euro, raporton Reuters. Ai ka thënë se Hungaria, duke forcuar kufirin me Serbinë dhe Kroacinë, përmes ndërtimit të gardhit, vendosjes së policisë dhe ushtrisë "ka mbrojtur të gjithë banorët e Evropës nga vala e migrantëve ilegalë". Sipas tij, është koha që BE-ja ta ndihmojë Hungarinë, ashtu siç i ka ndihmuar Italisë, Greqisë dhe Bullgarisë. "Standardet e dyfishta nuk duhet të aplikohen", ka thënë Lazar në një konferencë për media. Më 2015, qindra mijëra migrantë, që po iknin nga lufta dhe varfëria, kanë kaluar nëpër Hungari, për të vazhduar në vendet e Evropës Perëndimore. Hungari ka ndërtuar një gardh përgjatë kufirit, për të parandaluar hyrjen e migrantëve ilegalë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia pret mbështetjen e Greqisë për integrim në BE dhe NATO

Posted: 31 Aug 2017 06:56 AM PDT

Greqia e dëshiron integrimin e fqinjit të saj verior (Maqedonisë) në NATO dhe Bashkim Evropian, është shprehur ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias në Shkup, pas takimit me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov. Aty, kryediplomati grek ka paralajmëruar tejkalimin e mospajtimeve ndërmjet Athinës dhe Shkupit rreth çështjes së emrit të Maqedonisë. "Besoj se e ardhmja i takon bashkëpunimit tonë dhe se do të gjejmë guximin për t'i mënjanuar të gjitha elementet të cilat e mbajnë gjallë këtë kontest të palogjikshëm", ka thënë Kotzias. "Do të thotë se për të rritur mirëbesimin, në mënyrë kreative ta zgjidhim këtë problem që kemi mes dy vendeve, duke ngrysur çdo irredentizëm", ka theksuar ministri i Jashtëm i Greqisë. Sipas tij, Greqia së fundmi ka lënë anash historinë në mënyrë që t'u jepet fund mosmarrëveshjeve. "Mospublikimi i lajmeve irredentiste nga pala greke kohëve të fundit është një dëshmi se Greqia edhe më tej mbetet e fokusuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Maqedoninë dhe për stabilitetin e saj, sepse vetëm me një stabilitet të Maqedonisë dhe shteteve fqinje, Ballkani Perëndimor mund të integrohet në NATO", ka theksuar Kotzias. Ndërkaq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth pengesave që po i bën Greqia shtetit të Maqedonisë në procesin e integrimit në strukturat veri-atlantike, shefi i diplomacisë greke tha se "Greqia nuk është ajo që vendosë për anëtarësimin ose jo të ndonjë vendi në NATO". Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov tha se gjatë takimit me homologun e tij grek ka diskutuar për modalitetet që do të çonin kah zgjidhja e kontestit për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke shpalosur se si këto dy vende e perceptojnë procesin e zgjidhjes së kontesti prej dy dekadave. "Shpresojmë se do të kemi mbështetje nga Greqia gjatë procesit euro-integrues të Maqedonisë dhe njëkohësisht presim të sillemi si miq pa tentuar ta mposhtim njëri-tjetrin", ka thënë Dimitrov. Aty, Dimitrov është pyetur edhe në lidhje me statujat antike të cilat autoritetet maqedonase i kanë vendosur dhe për të cilat nuk pajtohet Greqia. Ai tha se duhet lënë anash komplekset që rrënjët i kanë në të kaluarën duke shikuar kah e ardhmja, që sipas tij, është integrimi i rajonit në BE. "Nuk më duhen qindra statuja që të ndjehem maqedonas krenar, njëherësh aspak nuk më pengon kur ndonjë grek nga Selaniku veten e quan maqedonas. Mendoj se jemi në shekullin e XXI", ka vlerësuar ministri Dimitrov. Për të anashkaluar aeroportin e Shkupit , i cili është emëruar "Aleksandri i Madh", emri ky që ka nxitur reagime të ashpra para disa vitesh në Athinë, shefi i diplomacisë greke shkoi në Shkup përmes transportit rrugor nga Athina. Ndërkohë që para Ministrisë Punëve të Jashtme të Greqisë është pritur nga një grup protestuesish të cilët kanë brohoritur, "Mos më quani FYROM, por më thirrni Maqedoni", duke kundërshtuar kështu përdorimin e referencës ish- Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) nga ana e zyrtarëve grek.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mungesa e parave rrit kompensimet me mallra

Posted: 31 Aug 2017 06:26 AM PDT

Afaristët në Kosovë po ballafaqohen me mungesë të qarkullimit të parasë së gatshme në treg dhe si alternativë është rritur niveli i këmbimit të mallrave. Njëherësh është vështirësuar zhvillimi i veprimtarive të kompanive prodhuese. Një situatë më e rënduar vërehet tek sektori i ndërtimit, që sipas udhëheqësve të shoqatës së ndërtimtarëve, në shumicën e rasteve, investitorët e objekteve në marrëveshje me kompanitë e kontraktuara për ndërtim, në këmbim të parave ofrojnë banesa. Brahim Selimaj, kryetar i kësaj shoqate tha për Radion Evropa e Lirë se deri në 60 për qind e shumës së mjeteve financiare realizohet me kompensim, kurse pjesa tjetër me para të gatshme. "Në një mënyrë, bankat komerciale në Kosovë janë ato që diktojnë që investitorët të jenë në pozita të palakmueshme për shkak të kamatave dhe afateve për marrjen e një kredie". "Në mungesë të kushteve të përshtatshme për marrjen e kredive, investitorët në mungesë të parave të gatshme, obligohen që këto kompensime të jenë nga më të ndryshmet, e të cilët nuk janë në favor as për investitorin dhe as për punëkryerësin, pasi nuk janë të përshtatshme", tha Selimaj. Mungesa e qarkullimit të parave të gatshme në treg ka bërë që ekonomia në Kosovë të jetë e stërngarkuar me borxhe në mes bizneseve. Një shqetësim të tillë e paraqet edhe Shaqir Palushi, pronar i kompanisë "Frutex" nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike. Ai tregon se për shkak të vonesave të kthimit të borxhit nga kompanitë me të cilat operojnë, detyrohet të hyjë në kredi në mënyrë që të realizojë pagesat e obligueshme për furnizuesit ndërkombëtarë. "Në fakt, rastet kur ofrojnë kompensim, ndoshta janë rastet më të mira. Por, ka raste kur kompanitë janë me probleme financiare dhe nuk janë në gjendje as këtë formë ta ofrojnë", thotë Shprehet Palushi. Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike pohojnë se mungesa e parave të gatshme në treg është pasojë e nivelit të lartë të importit, çka ndikon që paratë e gatshme të dalin jashtë Kosovës. Naim Gashi, ekspertë për çështje ekonomike, thotë se metoda më e vjetër e të bërit tregti është forma e këmbimit mall me mall. Kjo, sipas tij, tregon mungesën e parave në qarkullim tek kompanitë private.  "Në fakt bizneset kosovare ballafaqohen me një mungesë të potencialit financiar të të ardhurave dhe një pjesë detyrohen që prodhimet e tyre t'i plasojnë përmes shkëmbimit të mallrave me mall". "Mungesa e parave në kesh e vështirëson jashtëzakonisht mbylljen e ciklit të të bërit biznes, i cili fillon nga ideja, respektivisht plani për prodhime apo shërbime, e deri tek inkasimi. Mungesa e inkasimit të mjeteve e bën të pamundur vazhdimin e ciklit të biznesit, qoftë në sektorin e prodhimit, shërbimeve ose sektorë të tjerë", thotë Gashi. Këmbimi i mallrave është pjesë e ekonomisë i cili nënkupton ndërrimin e mallrave për mall ose për para. Këmbimi i mallrave është veprim ekonomik i nevojshëm, meqë në një vend nuk mund te prodhohen të gjitha prodhimet e nevojshme për jetën e njerëzve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri i Irakut shpall edhe një fitore ndaj IS-it

Posted: 31 Aug 2017 05:57 AM PDT

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, shpalli fitore ndaj grupit militant Shteti Islamik (IS) në qytetin verior Tal Afar dhe në gjithë provincën Nineveh. Abadi po ashtu tha se trupat irakiane, të mbështetura nga njësitet antiterrorizëm dhe milicia shiite, kanë "çliruar plotësisht" qarkun Al-Ajadia, ku militantët e Shtetit Islamik kanë ikur nga Tal Afari, javën e kaluar. Me çlirimin e Tal Afarit, shtoi Abadi, e gjithë provinca Nineveh është tani nën kontrollin e forcave irakiane të sigurisë. Forcat irakiane kanë nisur ofensivën për rikthimin e Tal Afarit më 20 gusht, pasi kanë dëbuar ekstremistët islamikë nga qyteti i Mosulit. Shteti Islamik vazhdon të kontrollojë qytetin verior Havija në provincën Kirkuk dhe zona në provincën Anbar, pranë Sirisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shënohet 20 vjetori i vdekjes së princeshës Diana

Posted: 31 Aug 2017 05:54 AM PDT

Pranë pallatit Kensington në Londër, janë vendosur lule, fotografi dhe letra personale, për të përkujtuar princeshën Diana, në përvjetorin e 20-të të vdekjes së saj. Princesha Diana humbi jetën në një aksident trafiku në Paris. Ajo ishte 36-vjeçare. (Video: AFP)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pesë veta shfajësohen nga komploti për vrasjen e Benazir Bhuttos

Posted: 31 Aug 2017 05:35 AM PDT

Gjykata Speciale në Pakistan ka shfajësuar pesë persona nga komploti për vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto, në vitin 2007. Gjykata ka thënë se nuk ka prova kundër tyre. Ata kanë qenë të akuzuar për lidhje me militantët talibanë. Gjykata në qytetin Ravalpindi po ashtu ka shpallur ish-presidentin pakistanez, Pervez Musharraf, të arratisur nga drejtësia. Edhe Musharaf është i akuzuar në rastin e Bhuttos. Dy policë, ndërkaq, janë burgosur për dështim në parandalimin e vrasjes së ish-kryeministres. Benazir Bhutto është vrarë në një sulm me armë dhe bombë në Ravalpindi, pas një tubimi me mbështetës. Ajo ka qenë figurë dominuese në politikën pakistaneze dhe ka shërbyer dy herë si kryeministre e vendit. Qeveria e Musharrafit ka fajësuar shefin e talibanëve pakistanezë, Baitullah Mehsud, për vrasjen e saj. Mehsud, i cili ka mohuar përfshirjen, është vrarë në një sulm të telekomanduar të SHBA-së në vitin 2009. Në vitin 2010, një raport i Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se Qeveria e Musharafit ka dështuar t'i japë Bhuttos mbrojtjen e duhur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Uragani Harvey: Dy shpërthime në një uzinë kimike

Posted: 31 Aug 2017 05:15 AM PDT

Dy shpërthime janë raportuar në një uzinë kimike pranë qytetit të përmbytur të SHBA-së, Hjuston. Gjatë shirave të furishëm nga uragani Harvey, në uzinën Arkema kanë dështuar sistemet e ftohjes së përbërësve kimikë, tha kompania, duke paralajmëruar për rrezikun e shpërthimeve të tjera. "Ju lutemi mos u ktheni në zonën e evakuimit derisa autoritetet lokale të emergjencave të bëjnë të ditur se është e sigurt", thanë zyrtarë të kompanisë. Uzina ka ndaluar prodhimin të premten, përpara zbarkimit të uraganit, ndërsa banorët përreth janë evakuuar. Së paku 33 njerëz kanë vdekur nga uragani në Hjuston të Teksasit. Furnizimet me energji elektrike janë goditur po ashtu, pasi kompanitë kanë mbyllur tubacionet. Shkalla e uraganit është zvogëluar në stuhi, por Shërbimi Kombëtar i Motit ka parashikuar vazhdimin e shirave në lindje të Teksasit dhe perëndim të Luizianës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deklaratat e Thaçit dhe Vuçiqit

Posted: 31 Aug 2017 04:47 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë folur para gazetarëve pas takimit të së enjtes në Bruksel, me ndërmjetesimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. (Video: Marek Hajduk, RFE)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Myslimanët mblidhen në Malin Arafat

Posted: 31 Aug 2017 03:41 AM PDT

Gati dy milionë myslimanë janë duke u mbledhur në Malin Arafat, pranë qytetit Meka të Arabisë Sadite, për të shënuar klumin e pelegrinazhit vjetor të Haxhit. Ky është vendi ku Profeti Muhamed besohet se ka bërë predikimin e fundit, rreth 1,400 vjet më parë. Haxhi njihet si shtylla e pestë e Islamit dhe është një detyrë fetare për të gjithë besimtarët që mund ta përballojnë udhëtimin dhe fizikisht janë të fortë. Rituali i sivjetmë ka shënuar rikthimin e besimtarëve iranianë, të cilët nuk kanë marrë pjesë vitin e kaluar. Ata e kanë bojkotuar Haxhin pasi, në vitin 2015, qindra iranianë kanë humbur jetën nga ikja e turmave. Në total janë vrarë mbi 2,000 besimtarë, ndërsa vetëm Irani ka raportuar 464 shtetas të tij të vrarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkësia Islame e Kosovës i uron besimtarët myslimanë për Bajramin

Posted: 31 Aug 2017 03:37 AM PDT

Bashkësia Islame e Kosovës ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për Kurban Bajramin, i cili festohet të premten më 1 shtator. Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi, tha se kjo është "festë madhështore, të cilën besimtari e stolis me përkushtim, sakrificë e flijim". "Festa e Kurban Bajramit, përveçse reflekton adhurimin e Krijuesit fuqiplotë, në vete ka edhe simbolikën e flijimit, që te ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e kamotshme të humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut, por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë", thuhet në mesazhin e BIK-ut, të transmetuar nga Reshat Mexhidi. Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregohen sa më humanë dhe t'i ndihmojnë sa më shumë njerëzit në nevojë. "Në këtë ditë feste e gëzimi, thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë e solidarë, më mëshirues e tolerantë, të ndihmojmë njëri-tjetrin, skamnorët, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera më të mira për një shoqëri më të shëndoshë, për një unitet e vëllazëri më të mirëfilltë", theksoi Mexhidi. Ai tha se iu bashkohet lutjeve për falje e mëshirë për me miliona haxhinj që kanë shkuar në Haxh, duke uruar që t'iu pranohen haxhi dhe lutjet. Festa e Bajramit, tha ai, sjell mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore, barazinë, unitetin e solidaritetin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia kundërshton ndëshkimin e mëtejshëm të Koresë Veriore

Posted: 31 Aug 2017 02:31 AM PDT

Rusia tha se kundërshton vendosjen e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, apo veprimet ushtarake kundër saj. Në një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i bëri thirrje SHBA-së që të përmbahet nga çdo veprim i tillë kundër Phenjanit. Koreja e Veriut ka shkaktuar alarm të martën, duke lëshuar një raketë mbi Japoni. Raketa ka kaluar mbi ishullin Hokaido përpara se të binte në det. Koreja e Veriut ka thënë se ky ka qenë "hapi i parë" i operacioneve më të gjera ushtarake në Paqësor dhe ka përsëritur kërcënimet për ishullin amerikan Guam. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se hedhja e raketës mbi Japoni bën që "të gjitha opsionet të jenë në tryezë". Britania dhe Japonia hodhën mundësinë e sanksioneve të reja në Kombet e Bashkuara, duke thënë se masat paraprake, përfshirë kufizimin e verikoreanëve që punojnë jashtë vendit, nuk kanë bërë punë. "Është koha që të shqyrtohen kufizime të reja ndaj regjimit verikorean", ka thënë ambasadori i Britanisë në OKB, Matthew Rycroft. Japonia i është bashkuar Britanisë duke kërkuar kufizime të mëtejshme të verikoreanëve që punojnë jashtë vendit, si dhe sanksione mbi eksportet e tekstilit të Koresë Veriore dhe furnizimet me naftë. Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se shumica e verikoreanëve që punojnë jashtë vendit – 60 mijë deri në 100 mijë sish – janë të punësuar në Rusi dhe Kinë dhe fitojnë deri në 2.3 miliardë dollarë në vit. Kjo i siguron Phenjanit para të gatshme të huaja, në kohën kur qasja e tij në monedha të forta është e kufizuar nga sanksionet. Edhe Rusia, edhe Kina, që i kundërshtojnë sanksionet e mëtejshme, kanë fuqi të vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Gjatë bisedës me Tillersonin, Lavrov po ashtu paralajmëroi Shtetet e Bashkuara kundër veprimeve ushtarake në Korenë e Veriut, duke thënë se ato do të kishin "pasoja të paparashikueshme". Presidenti amerikan, Donlad Trump, ka shkruar në Twitter se "bisedimet nuk janë përgjigje" për ambiciet ushtarake të Phenjanit. Por, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka thënë më pas se SHBA "nuk është kurrë pa zgjidhje diplomatike" në rastin e Koresë së Veriut. Koreja e Veriut ka kryer disa prova raketore kohëve të fundit, por të martën ka qenë hera e parë që ajo ka lëshuar mbi Japoni një armë balistike. Përgatiti: Valona Tela

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukraina dëbon gazetaren e televizionit shtetëror rus

Posted: 31 Aug 2017 01:18 AM PDT

Autoritetet ukrainase thanë se kanë dëbuar gazetaren e televizionit shtetëror rus, Anna Kurbatova. Zëdhënësja e Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë, Olena Hitlyanska, tha se Kurbatova është dërguar në Rusi dhe se ndalohet të hyjë në Ukrainë për tre vjet. "Propaganduesja ruse, Anna Kurbatova, ka kaluar kufirin Ukrainë-Rusi", ka konfirmuar Hitlyanska në Facebook. "E njëjta gjë do të ndodhë me secilin që i lejon vetes të diskreditojë Ukrainën", ka shtuar ajo. Më herët, e kontaktuar nga mediat, Hitlyanska nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet se si dhe kur është ndaluar Kurbatova. Pasi ka arritur në Rusi, Kurbatova u ka thënë agjencive të lajmeve se Shërbimi i Sigurisë në Ukrainë i ka dhënë një dokument zyrtar, në të cilin thuhet se ajo "paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare dhe sovranitetin e Ukrainës", sepse ajo, në artikujt e saj, e ka përshkuar konfliktin në lindje të Ukrainës si "luftë civile" dhe jo si "agresion rus". Kievi ka ndaluar hyrjen e dhjetëra kanaleve televizive ruse qysh në vitin 2014 – kur edhe ka shpërthyer konflikti – duke i akuzuar ato për përhapje të propagandës së luftës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konkurs për punë në Radion Evropa e Lirë

Posted: 31 Aug 2017 12:55 AM PDT

Radio Evropa e Lirë kërkon menaxher të medias digjitale. Klikoni në link-un më poshtë për të mësuar më shumë: https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX02-1701.html

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi arrin në Bruksel

Posted: 31 Aug 2017 12:48 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur të enjten në Bruksel për bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. (Video: Marek Hajduk, RFE)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Njëzet vjet nga vdekja e princeshës Diana

Posted: 31 Aug 2017 12:21 AM PDT

Njëzet vjet më parë, princesha e Uellsit, Diana, ka humbur jetën në një aksident trafiku në Paris. Ajo ka qenë vetëm 36 vjeçe. Diana është futur në jetën publike në moshën 19-vjeçare, kur është fejuar me princin Charles. Më 1981, ata janë martuar. Popullariteti i saj është rritur nga udhëtimet në gjithë botën. Sensi i saj për modën e ka bërë ikonë globale, ndërsa qasja joformale e ka bërë edhe më të dashur për publikun. Në vitin 1996, Diana ka konfirmuar se është pajtuar me kërkesën e princit Charles për divorc. Më 31 gusht të vitit 1997, e ndjekur nga fotografët në Paris, shoferi i saj ka vozitur me shpejtësi vdekjeprurëse në qytet. Diana ka lënë prapa dy djemtë e saj, princat William dhe Harry. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri i Jashtëm grek viziton Maqedoninë

Posted: 30 Aug 2017 11:17 PM PDT

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, viziton sot Shkupin. Bisedimet pritet të përqendrohen në ndërtimin e besimit, pasi marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë mbeten të tensionuara me vite, për shkak të emrit të Maqedonisë. Athina insiston që emri Maqedoni të përdoret për provincën e saj veriore dhe u ka vënë veto disa përpjekjeve të Shkupit për t'iu bashkuar NATO-s dhe për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Si rezultat, Athina, Brukseli dhe Kombet e Bashkuara i referohen asaj si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Burime nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë kanë thënë se Kotzias do të bisedojë me zyrtarët në Shkup për përmirësimin e bashkëpunimit në ekonomi, transport dhe infrastrukturë. Lexoni edhe këtë: Maqedonia kërkon anëtarësim në NATO me emrin IRJM  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more