Skip to main content

“​Çfarë duhet të dini për pilulën abortuese” plus 5 more Gazeta Tribuna

“​Çfarë duhet të dini për pilulën abortuese” plus 5 more Gazeta Tribuna

​Çfarë duhet të dini për pilulën abortuese

Posted: 23 Aug 2017 03:13 AM PDT

Dikur pilula e abortit ishte ndër metodat më pak të përdorura për abort, për shkak se aborti ishte i ndaluar në shumë shtete.
Pas heqjes së procedurave burokratike, pilulat e abortit kanë nisur të merren me të madhe. Planned Parenthood njofton se pilula e abortit është 98 për qind efektive deri në javën e tetë të shtatzënisë. Nga java e nëntë është rreth 96 për qind efektive dhe pastaj 93 për qind efektive. Shumica e grave nuk përjetojnë asnjë efekt anësor pas marrjes së pilulës së parë, por nuk është e pazakontë të ndjejë përzierje ose të ketë gjakderdhje. Një pilulë për abort përmban mifepristone dhe misoprostol. Mifepristoni bllokon prodhimin e progesteronin, një hormon i nevojshëm për të mbarëvajtjen e shtatzënisë duke shkaktuar që embrioni të shkëputet nga muri i mitrës. Misoprostoli merret brenda një ose dy ditësh pas marrjes së pilulës së parë, zakonisht në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe përjeton dhimbje barku të ngjashme me ato të menstruacioneve. Ai mund të shkaktojë shumë gjakderdhje dhe ngërçe deri në katër orë pas marrjes së dozës së parë. Nuk është e pazakontë të shihen grumbuj të mëdhenj të indeve ose mpiksjeve të gjakut pas marrjes së misoprostolit. Gjakderdhja zhduket pas 4 deri në 5 orë, por mund të zgjasë edhe më shumë.

The post ​Çfarë duhet të dini për pilulën abortuese appeared first on Gazeta Tribuna.

CIA publikon fakte për papunësinë – Kosova në vendin e dytë në botë

Posted: 22 Aug 2017 08:47 AM PDT

Sipas Central Intellegence Agency (CIA), Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të papunësisë tek të rinjtë në botë, pas Bosnje dhe Hercegovinës.
Në fillim të këtij muaji, CIA publikoi informacione rreth vendeve të botës, të njohura si Libri Botëror i Fakteve apo "The World Fact Book".

Kësaj liste i prijnë katër shtete të Ballkanit, Bosnja dhe Hercegovina e listuar e para, Kosova e dyta, dhe më pas Greqia dhe Maqedonia.

Ky libër ka të bëjë me informacionin që i shërben përdorimit zyrtar të autoriteteve amerikane, që ofron një pasqyrë të qartë të demografisë, gjeografisë, komunikimit, organeve shtetërore, ekonomisë dhe strukturave ushtarake të vendeve të botës.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara trajtuan veçanërisht problemin e papunësisë me fokus tek të rinjtë, dhe Kosova prin në top pesëshen e krye listës së 134 vendeve, dhe është e ranglistuar shumë më përpara se shtetet e tilla si Jemeni, Algjeria dhe Etiopia.

Sipas CIA-s, papunësia e të rinjve në Bosnje dhe Hercegovinës, arrin një 62.8 për qind.

Menjëherë pas Bosnje dhe Hercegovinës në vendin e dytë është vjen Kosova dhe pastaj Greqia me 55.3 për qind, Maqedonia me 53.9 (51.1 për qind), Guajana (46, 1 për qind), Kroacia (43.1 për qind) dhe Tunizia (42.3 për qind).

The post CIA publikon fakte për papunësinë – Kosova në vendin e dytë në botë appeared first on Gazeta Tribuna.

Insiston Nexhmedin Spahiu: Unë ua gjeta diplomatëve Bajram Rexhepin për kryeministër

Posted: 22 Aug 2017 06:32 AM PDT

Analisti i zhvillimeve politike në vend, Nexhmedin Spahiu, po insiston se ishte pikërisht ai që ua kishte propozuar diplomatëve amerikanë Bajram Rexhepin për kryeministër.
Siç edhe shkruan Spahiu, propozimi i tij kishte marrë përgjigje pozitive nga presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova, i cili priste të bisedonte edhe me Hashim Thaçin rreth kësaj çështjeje.

E pas kësaj, Spahiu thotë se shumëkush e kishte pyetur atë, përse nuk ishte kandiduar edhe vetë ai kryeministër, meqë, sipas tij, ka pasur aq shumë ndikim atëkohë. Thotë se edhe ata që e kanë propozuar për një pozitë të lartë, nuk kanë pasur arsye të forta siç ka pasur ky për Rexhepin.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pas intervistes sime te djeshme per Bajram Rexhepin ku tregova se une, shume kohe para zgjedhjeve te vitit 2001, ua kam propozuar diplomateve amerikane dhe te tjere Bajram Rexhepin per kryeminister me arsyetimin qe ne kete periudhe Kosoves i duhet relaksimi i raporteve mes kraheve politike, e Bajrami si kryetar i Mitrovices, edhe pse ne qytetin ku keto raporte jane me te ashpra, kontribuoi qe te mos kete asnje vrasje politike, e kur disave qe intervisten e djeshme e kishin lexuar me mosbesim ua permenda se bashke me dy anetare te stafit te RTV MITROVICES: Alban Zenelin (tash asistent ne UP) dhe nje tjeter, shkuam ne oren 23.30 gjersa po kujdestaronte ne Shtepine e Shendetit ne Mitrovice per ta lajmeruar se do te ishte kyeminister i Kosoves (per cfare Bajrami mendonte se mos po benim shaka, e ne fakt, mua po ate nate njeri nga diplomatet te cilit ia kisha propozuar Bajramin per kryeminister me pat lajmeruar se Rugova ka pranuar propozimin dhe tani ka mbetur te bisedohet me Thacin, e kjo per mua ishte e mjaftueshme qe te jem i sigurte se propozimi im do te realizohet), dhe te nesermen e asaj nate kete e thash edhe ne TV Mitrovica

(por qe publiku kete nuk e mori seriozisht, ngase nuk dhash detaje), dje e sot shume veta me shtruan kete pyetje: Pasi para 17 viteve paske pase aq fuqi sa me t’shku ne vend propozimi per kryeminister, pse gjate gjithe kesaj kohe nuk u bane vet ndonjehere kryeminister? Pergjigjia eshte se mua nuk ka pasur kush te me propozoje. Ne fakt nuk eshte se nuk me kane propozuar edhe per kryeminiser edhe per president, por askush nga ata qe me kane propozuar nuk kane ditur te gjejne arsye te forta sic kam arsyetuar une per Bajram Rexhepin.

The post Insiston Nexhmedin Spahiu: Unë ua gjeta diplomatëve Bajram Rexhepin për kryeministër appeared first on Gazeta Tribuna.

Vetëm një parti politike aplikon në KQZ për certifikim në zgjedhje

Posted: 22 Aug 2017 05:27 AM PDT

Sipas të dhënave të orës 11:00 të ditës së sotme, e martë, numri i subjekteve që kanë aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 22 tetorit është 31.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë për Indeksonline se prej numrit të përgjithshëm të aplikimeve, janë 1 parti politike, 16 iniciativa qytetare, 14 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për asamble komunale.

Ky numër, sipas Elezit pritet të ndryshojë gjatë ditës.

"Afati për dorëzimin e aplikimeve për tu çertifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit do të përmbyllet me datë 22 gusht. Subjektet Politike duhet të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike listat e kandidatëve për Kryetar të Komunave dhe për Kuvende Komunale", ka thënë Elezi.

The post Vetëm një parti politike aplikon në KQZ për certifikim në zgjedhje appeared first on Gazeta Tribuna.

Vetëm një parti politike aplikon në KQZ për certifikim në zgjedhje

Posted: 22 Aug 2017 05:26 AM PDT

Sipas të dhënave të orës 11:00 të ditës së sotme, e martë, numri i subjekteve që kanë aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 22 tetorit është 31.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë për Indeksonline se prej numrit të përgjithshëm të aplikimeve, janë 1 parti politike, 16 iniciativa qytetare, 14 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për asamble komunale.

Ky numër, sipas Elezit pritet të ndryshojë gjatë ditës.

"Afati për dorëzimin e aplikimeve për tu çertifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit do të përmbyllet me datë 22 gusht. Subjektet Politike duhet të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike listat e kandidatëve për Kryetar të Komunave dhe për Kuvende Komunale", ka thënë Elezi.

The post Vetëm një parti politike aplikon në KQZ për certifikim në zgjedhje appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more