Skip to main content

Zëri: “Merita Halili zbulon se vuan nga një sëmundje e pashërueshme (Video)” plus 29 more

Zëri: “Merita Halili zbulon se vuan nga një sëmundje e pashërueshme (Video)” plus 29 more


Merita Halili zbulon se vuan nga një sëmundje e pashërueshme (Video)

Posted: 28 Jul 2017 02:51 PM PDT

Një nga zërat më të njohur të muzikës popullore shqiptare ka pranuar se vuan nga një sëmundje e pashërueshme. E ftuar në Top Shoë Magazine Merita tregoi se vuan nga sëmundja Lupus e cila prek sistemin imunitar. “E mora vesh që është folur e është thënë se Merita është sëmurë. Kjo është normale se në përgjithësi për njeriun publik flitet. Unë u diagnostikova në Shqipëri dhe vazhdoj kurën në Amerikë, për një sëmundje që ka lidhje me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump emëron shef të stafit në Shtëpinë e Bardhë një mik të Kosovës (Foto)

Posted: 28 Jul 2017 02:45 PM PDT

John Kelly, është emëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë. Kelly kishte pasur një takim para disa javësh me ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. “Presidenti Trump sapo emëroi gjeneralin John Kelly si shef të stafit të Shtëpisë së Bardhë. Kisha kënaqësi që u takova me gjeneralin Kelly disa javë më parë”, ka shkruar në "Facebook" Çitaku. John Kelly njihet si mik i shtetit të Kosovës.    ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veteranët e UÇK-së i duan pensionet, nuk u intereson humbja e 16 milionë eurove

Posted: 28 Jul 2017 02:43 PM PDT

Republika e Kosovës do të humb 16 milionë euro kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi që më 4 gusht përfundon një marrëveshje ekonomike më këtë Fond. Burime diplomatike kanë treguar për Gazetën Express se krejt kjo ka ndodhur pas që Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta bindë Fondin Monetar Ndërkombëtar që një pjesë e fondeve të tyre të jepen për pensione për veteranët e UÇK-së, numri i të cilëve dyshohet të jetë i fryrë, tregojnë të njëjtat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Paralajmërohet protestë për ekstradimin e ‘Ballistit’ në Serbi (FOTO)

Posted: 28 Jul 2017 02:27 PM PDT

Pas lajmit se Ismail Morina, i njohur si Ballisti, do të ekstradohet në Serbi, ka ardhur edhe reagimi i tifogrupit “Illyrian Elite”. Ky grup i tifozëve shqiptarë përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar për një protestë masive para kryeministrisë në Tiranë nga ora 19:00. “Illyrian Elite” i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe organeve të tjera shtetërore që të ndërmarrin hapa sa më të shpejtë për parandalimin e ekstradimit të Ballistit në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daut Haradinaj tregon cili zyrtar e futi atë në AAK

Posted: 28 Jul 2017 02:22 PM PDT

Deputeti i Kuvendit, Daut Haradinaj ka treguar për herë të parë se kush e bëri që ai të futet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës Në një emision televiziv të “TribunaChannel”, ai ka treguar se ishte Ahmet Isufi personi që e propozi t’i futet politikës. “Nuk kam  hy në politik pse e du apo diçka tjetër. Ahmet Isufi më ka shti në Aleancë. S’kam pas qëllim me hy në politik. Më shumë jam kanë duke u interesuar për familje. Nuk janë ujëra të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkëshorti i Albulena Haxhiut kërcënon Blerta Deliun pas debatit në RTK

Posted: 28 Jul 2017 02:09 PM PDT

Bashkëshorti i deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi i ka drejtuar një mesazh privat në ‘Facebook’, deputetes së PDK-së Blerta Deliut. Krasniqi në mesazhin e tij i ka është drejtuar Deliut me “ Të fala kriminelëve oj plastikë” Këtë mesazh e ka publikuar vet deputetja Deliu me anë të një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’. Ajo ka thënë se është kërcënuar pas emisionit në RTK nga bashkëshorti i deputetes Haxhiu. Statusi i plotë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dega e LDK-së në Prizren nuk e pranon Driton Selmanajn kandidat për kryetar (Video)

Posted: 28 Jul 2017 01:43 PM PDT

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka thënë se në mbledhjen e LDK-së është kërkuar llogaridhënie për rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Avdyli ka folur edhe për ish-deputetin e kësaj nëndege në Kuvendin e Kosovës, Hatim Baxhakun, duke thënë se ai duhet të vlerësohet nga partia ngase nuk e kishte votuar Hashim Thaçin për President. Ai, duke folur për mundësinë e kandidimit të Driton Selmanajt për kryetar të Prizrenit nga LDK-ja, ka thënë se kryesia......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq befason me këtë deklaratë për Kosovën!

Posted: 28 Jul 2017 01:32 PM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përkrahur idenë e akademikut serb, Dushan Kovaçeviq i cili kishte thënë se Serbia nuk duhet t’ia lejojë vetes që të hyjë në një luftë të re me Kosovën. Presidenti serb ka thënë se thirrja e tij për dialog të brendshëm rreth Kosovës, është mirëpritur në Serbi, duke thënë se ai dialog veç se ka nisur. “Ju e shihni se ne kemi pasur suksese, të gjithë janë duke folur për dialogun. Ky dialog i brendshëm......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Babë e bir në duet, Xeni dhe Korabi sjellin ‘Kujtimet e vjetra’ (Video)

Posted: 28 Jul 2017 01:30 PM PDT

Estrada jonë ka edhe disa familje me shumë artistë, një rast i tillë është me Shkëlzen Jetishin-Xenin dhe djalin e tij Korab Jetishin. Deri tani i kemi parë me projekte të ndryshme dhe me zhanër të këndimit të ndryshëm nga njëri-tjetri, shkruan lajmi.net. Por, tani babë e bir erdhën me një projekt të përbashkët e kjo është kënga “Kujtimet e vjetra”, e cila sapo është publikuar nga dyshja. Kënga është me tekst nga 2Step dhe me muzikë nga Valter Beqo,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Angela Martini sjell imazhe ‘të nxehta’, shfaq linjat atraktive (Foto)

Posted: 28 Jul 2017 01:24 PM PDT

Modelja e njohur Angela Martini është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo ndan shumë shpesh me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, në shumicën e të cilave shfaqet pranë të dashurit, biznesmenit të njohur Dragos Savulescu. Së fundmi, bukuroshja Martini ka publikuar disa imazhe mjaft ‘të nxehta’ për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. Me bikini të zeza në formë rrjete dhe çzime në të njëjtën ngjyrë, Angela shfaqet më joshëse dhe atraktive se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lajm i keq për Milanin, Chelsea ia 'merr nga duart' transferin (FOTO)

Posted: 28 Jul 2017 01:04 PM PDT

Renato Sanches është pranë kalimit te Chelsea. ‘SkySports’ shkruan se Chelsea ka kërkuar informacione për mesfushorin ofensivë nga skuadra e Bayern Munich, gjatë përballjes së tyre miqësore në Singapor. Për Renaton Sanches ka më shumë se dy javë që interesohet edhe Milani. Në anën tjetër Bayerni ka shprehur gatishmërinë për ta huazuar portugezin e transferuar një vit më parë nga Benfica. /Lajmi.net/   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Neymari paraqitet në publik, ja çfarë thotë për të ardhmen (Video)

Posted: 28 Jul 2017 12:59 PM PDT

Neymari është takuar me shumë tifozë në dyqanin e Nike në Miami, por nuk ka thënë asnjë fjalë për të ardhmen. Më shumë se 200 tifozë e kanë pritur Neymarin te dyqani i Nike në Miami, ku braziliani hezitoi të flasë për të ardhmen, që lidhet me një kalim te PSG-ja, duke i lënë kështu edhe më tej tifozët në ethe. Ai nuk foli as për incidentin që e pati të premten në mëngjes me Nelson Semedon në stërvitje, i cili më pas braktisi kampin stërvitor.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pritje të gjata në kufirin Kosovë-Serbi në Merdare (Video)

Posted: 28 Jul 2017 01:09 PM PDT

Pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në Merdare është kthyer në një vend pritjeje torturuese për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë apo kthehen në vendet perëndimore. Pritjet për hyrje në Kosovë sot ishin deri në 3 orë, kurse në dalje deri në 2 orë e gjysmë. Në vendkalimin kufitarë Kosovë -Serbi për dallim nga ditët e tjera, të premten kishte kolona në të dy anët. Në hyrje të Kosovës, bashkatdhetarët kanë pritur deri në 3......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtëpia e harruar e mbretit të drogës (VIDEO)

Posted: 28 Jul 2017 12:37 PM PDT

Në fund të viteve 1980-ta, mbreti i drogës, Pablo Escobar, në kulmin e karrierës së tij kriminale, kishte pothuajse 60 milionë dollarë të hyra brenda ditës dhe kishte në pronësi të tij më shumë se 800 prona. Më e famshmja nga këto ishte rezidenca e tij në Puerto Trifuno. Megjithatë kompleksi gjigant, i cili gjendet në bregdetin Kartagjenas, nuk e ka madhështinë dhe luksin që kishte dikur. Së fundmi ky vend është vizituar nga shkrimtari Luke Spencer, i cili publikoi disa fotografi të kompleksit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gold Ag feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi (Foto)

Posted: 28 Jul 2017 12:34 PM PDT

Reperi Gold Ag sot ka një ditë të veçantë, ai në këtë ditë feston ditëlindjen. Përmes një statatusi në profilin e tij në Instagram, Arian Agushi të cilin e njohim si Gold Ag, bëri të ditur që sot po feston ditëlindjen. Reperi sot mbushi plot 31 vite, kurse urime të panumërta i erdhën në adresë të tij, ku fansat e uronin me fjalët më të mira. Së fundi, reperi ka publikuar një projekt të përbashkët me Shemin nga Ilirët, këngë kjo me titull “E mira e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Viti 2017, më fatal për pjesëmarësit në trafik (Video)

Posted: 28 Jul 2017 12:27 PM PDT

Aksidenti i së premtes ngriti numrin e të vdekurve në 19 vetëm në rajonin e Prishtinës që nga janari. Por, pa e llogaritur korrikun fare, policia raporton se 54 persona kanë vdekur nga aksidentet trafiku, 4 më tepër se vitin e kaluar. Ngritje pati edhe në aksidentet me të lënduar, njofton Klan Kosova. Se puna u shtua, sidomos dy muajt e fundit e konfirmon edhe klinika emergjente pranë QKUK-së. Këto fenomene i konfirmon edhe Policia e Kosovës, e cila shpërndanë edhe fletushka informuese.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetura e aksidentuar mbrëmë te rrethi 'fluturoi' nga pika goditëse 53 metra (VIDEO)

Posted: 28 Jul 2017 12:16 PM PDT

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrethin në hyrje të Prishtinës, nga ana e Mitrovicës. Aty katër anëtarë të familjes Alidemaj humbën jetën kur me makinën e tyre thyen rrethojat e sigurisë, dhe ranë disa metra poshtë, njofton Klan Kosova. Udhëtari i pestë që ndodhej në makinë, 17 vjeçari Q. Alidemaj, është i vetmi që ka shpëtuar. Ai ndodhet në Klinikën Intensive, në gjendje të rëndë, por stabile. Anëtarët......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gashi: LDK nuk e voton as Kadri Veselin e as Ramush Haradinajn

Posted: 28 Jul 2017 12:08 PM PDT

Arben Gashi, deputet i zgjedhur i LDK-së, ka thënë se është vendim i partisë që mos të votohet as Kadri Veseli për kryetar të Kuvendit dhe as Ramush Haradinaj për kryeministër. “Nuk e votojmë as Kadri Veseli nëse është kandidat për kryetar të Kuvendit, sepse kështu thotë partia dhe ai nuk e ka udhëhequr mirë Kuvendin”, ka thënë Gashi në debat të RTK-së. Tutje ai ka thënë se LDK-ja nuk dëshiron partneritet me PDK-në. LEXO EDHE: Osmani: Asnjë votë e jona......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PAN-i i bindur: 3 gushti, ditë feste- Haradinaj i ka votat

Posted: 28 Jul 2017 12:04 PM PDT

Përderisa seanca e 3 gushtit po afrohet, koalicioni PAN vazhdon të deklarojë se i kanë numrat për krijimin e Qeverisë. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë në RTK se 3 gushti do të jetë ditë feste për Kosovën, dhe sipas saj vullneti i qytetarëve do të shkojë në vend. Edhe anëtari i AAK-së, Halil Matoshi ka thënë se kjo çështje është në duart e liderëve të partive politike, por që sipas tij deri në momentet e fundit edhe partitë mund t’i bashkohen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stavileci: Dy deputetë të LAA-së e votojnë PAN-in

Posted: 28 Jul 2017 11:49 AM PDT

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër në largim i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thotë se secili deputet që e sheh të arsyeshme zhbllokimin e institucioneve dhe ecjen përpara të vendit, mund të bëjnë lëvizje me anë të votës pro qeverisë Haradinaj. Stavileci në “Fakt Plus” në Tribuna Channel, ka konfirmuar se dy deputetë nga blloku LDK-AKR-Alternativa, do të votojnë qeverinë Haradinaj, i cili është i kandiduar për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Bomba' e ditës: Neymar arrin marrëveshje me gjigantin evropian

Posted: 28 Jul 2017 11:22 AM PDT

Barcelona mbetet një e kaluar për Neymarin. Futbollisti brazilian ka pranuar ofertën e Paris Saint Germian, për të kaluar në Francë këtë verë, për 222 milionë euro. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Radio Monte Carlo’, e cila ka siguruar informacionin për marrëveshjen e arritur mes Neymarit dhe PSG-së. “Neymar ka pranuar ofertën e PSG-së, transferimi i tij do të konfirmohet të hënën apo të martën”, njofton Radio ‘Monte Carlo’./Lajmi.net/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nëse tri herë dështon zgjedhja e kryetarit, vendi shkon në zgjedhje

Posted: 28 Jul 2017 11:14 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tashmë ka caktuar datën 3 gusht për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit. Këtë ditë, grupi më i madh parlamentar ka autorizimin për të propozuar kandidati për kryetar të Kuvendit. Njohësi i çështjeve Kushtetuese, Riza Smaka, në një prononcim për Indeksonline ka treguar se si duhet të shkojë procesi gjatë kësaj dite sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. “Kandidati për kryetar të Kuvendit do të zgjidhet nëse merr......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Definicioni i bukurisë mbanë emrin Elvana Gjata, ja si duket pa grim ajo (Foto)

Posted: 28 Jul 2017 11:12 AM PDT

Elvana Gjata është femra më e kompletuar e estradës shqiptare. Ajo është ndër të vetmet që ka një bukuri natyrale dhe stil unik. Ja si duket ajo në mazhet e fundit, ku Elvana ka guxuar të shfaqet pa asnjë pikë grimi në fytyrën e saj.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse nuk duhet të pini ujë të ftohtë me akull?

Posted: 28 Jul 2017 11:00 AM PDT

Pirja e ujit të akullit mund të jetë e dëmshme sepse ndërhyn me funksionet e tretjes së trupit. Kjo parandalon trupin që të bëjë tretjen e duhur të ushqimit dhe pijeve. Konsumimi  i pijeve me akull pas ose gjatë një vakti të ushqimit mund të ngadalësojë funksionet e duhura të tretjes në trupin tuaj. Përveç kësaj, kur pini pije të ftohta, trupi juaj duhet të përdorë energji për të ngrohur lëngun brenda trupit tuaj që në fakt është energjia e nevojshme për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është shkaktari i aksidentit të mbrëmshëm

Posted: 28 Jul 2017 10:52 AM PDT

19 persona kanë vdekur në aksidente trafiku vetëm nga janari e deri më tash. Rasti i fundit ndër më të rëndët është ai që ndodhi mbrëmë në mesnatë në Prishtinë. Katër anëtarë të familjes Alidemaj nga Pozharani i Vitisë, derisa ktheheshin nga një aheng familjar, ranë bashkë me automjetin e tyre me targa të Gjermanisë, nga rrethrrotullimi në Dardani. Në mesin e të mbijetuarve është vetëm djali 17 vjeç që ende po lufton për jetë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Petroviq: Institucionet e Kosovës të themelohen sa më shpejt

Posted: 28 Jul 2017 10:42 AM PDT

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Slobodan Petroviq, tha se duhet krijuar Kuvendi dhe qeveria e Kosovës nga partitë që kanë fituar në zgjedhje dhe që kanë shumicën. Petroviq tha sot në emisionin IMAZH në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), se është e nevojshme që të fillojnë bisedat dhe të themelohen institucionet, kuvendi dhe qeveria. Sipas tij Partia tjetër që është Lista Serbe, ka pasur përkrahja nga Qeveria Serbe. “Shumë njerëz që kanë qenë në listë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Kroacia dhe Rusia në luftë të ashpër për Ballkanin'

Posted: 28 Jul 2017 10:39 AM PDT

Revista e njohur amerikane “Foreign Affairs” ka botuar një tekst të Dagmar Skrpes nga Departamenti i Shtetit të titulluar “Kroacia, Rusia dhe lufta e madhe për Ballkanin”. Artikulli argumenton se pse Perëndimit i duhet Zagrebi nëse dëshiron të ruajë ndikimin e saj në rajon.  Në tekst ka deklarata të tilla si “stabiliteti i Kroacisë, ose mungesa e saj, ka implikime të gjera për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Kroacia mund të shkonte drejt mosfunksionimit të njëjtë politik sikurse fqinjët e saj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Osmani: Asnjë votë e jona nuk do të shkojë për Haradinajn e as Veselin

Posted: 28 Jul 2017 10:29 AM PDT

Deputetja e zgjedhur Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, beson se asnjë votë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk “do të rrjedhë” për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Sipas saj, nuk do të votohet as Kadri Veseli si kryeparlamentar. “Asnjë votë e koalicionit nuk do të shkojë as për Ramushin e as për Kadri Veselin”, ka thënë Osmani pas regjistrimit si deputete e Kuvendit të Kosovës,  raporton Ekonomia Online. Ajo ka shtuar se LDK-ja unanimisht ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Atraksionet vazhdojnë në Brezovicë

Posted: 28 Jul 2017 10:06 AM PDT

Shtegu i Brezovicës është vend takimi i radhës për automobilistët kosovarë. Në këtë fundjavë zhvillohet gara e katërt e diciplinës malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës për këtë vit. Karakteristikat e shtegut, rivaliteti i madh që po mbretëron sivjet, veturat gjithnjë e më atraktive si dhe fakti që diciplina malore është më tërheqëse për dashamirët e këtij sporti, bëjnë që pritjet për shikueshmërinë edhe këtë herë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata ekstradon Ballist Morinën në Serbi, familjarët kërcënojnë me vetëflijim (DOKUMENT)

Posted: 28 Jul 2017 10:01 AM PDT

Ismail “Ballist” Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më nëntor të vitit 2015, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji. Nga informacionet e fundit ekskluzive që disponon Opinion.al të siguruara nga gazetari Dritan Laci, Morina ka dalë tri ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, ku togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi, pasi sikundër dihet prej afro dy vitesh në emër të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more