Skip to main content

“Turqia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Turqia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Turqia vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme

Posted: 17 Jul 2017 10:09 AM PDT

Parlamenti turk ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tre muaj. Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, ishte marrë një vit më parë, pas tentimit të dështuar për grushtshtet. Miratimi i kësaj mase erdhi pas ceremonisë që u mbajt në vikend për të shënuar përvjetorin e parë të tentimeve të dështuara të puç, nga të cilat vdiqën 250 persona, kryesisht të paarmatosur. Që prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në 20 korrikun e vitit të kaluar, më shumë se 50,000 persona janë arrestuar dhe 150,000 të tjerë janë pezulluar nga puna. Qeveria i ka arsyetuar këta hapa, si mënyrë për t'u përballur me sfidat e sigurisë në Turqi, dhe të identifikojë mbështetësit e klerikut Fethullah Gulen, që akuzohet se ka qenë mbrapa tentimeve për puç. Gulen i mohon këto akuza. Duke folur përpara parlamentit, zëvendës kryeministri, Nurettin Canikl, ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme ka ndihmuar në krijmin e një ambienti të duhur ligjor, për të pastuar shtetin nga rrjeti i Gulenit. Në deklaratat e tij të fundit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai do ta mbështeste kthimin në fuqi të dënimit me vdekje, në rast se do ta votonte parlamenti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nisin bisedimet pë Brexit

Posted: 17 Jul 2017 09:29 AM PDT

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian u zotuan për fillimin e punës me seriozitet, pas takimit të sotëm që nisi zyrtarisht bisedimet për largimin e Britanisë nga BE-ja. Takimet do të mbahen për katër ditë në mes të Sekretarit britanik për Brexit, David Davis dhe përfaqësuesit nga BE-ja, Michel Barnier. "Tani është koha t'i qasemi seriozisht punës për të arritur negociata të suksesshme", u ka thënë Davis gazetarëve. "Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë përparim, të identifikojmë dallimet tona dhe të punojmë se si të përballemi me to", ka shtuar ai. Barnier në anën tjetër, ka thënë se dy palët duhet "të shohin fillimisht pozicionet e tyre aktuale dhe më pas të punojnë drejt zhvillimit të mëtutjeshëm". Njëra nga çështjet më me rëndësi që do të diskutohet këto ditë, është edhe çmimi që do të paguajë Britania e Madhe për dalje nga BE-ja. Sipas raportimeve të mëhershme BE-ja dëshiron që Britania të paguajë 70 deri në 110 milionë dollarë, shumë e cila është refuzuar nga Britania. Shefi i Financave, Philip Hammond, ka thënë se Britania do të marrë përgjegjësi ndaj pagesës duke shtuar se " Britania nuk është shtet që u ik borxheve". Palët kanë më pak se dy vjet kohë për të vendosur kushtet, përpara se Britania të largohet – me ose pa marrëveshje – më 30 mars të vitit 2019.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mijëra personave u ndalohet hyrja në Turqi

Posted: 17 Jul 2017 08:53 AM PDT

Turqia u ka ndaluar hyrjen në territorin e saj mijëra personave nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik, që janë të dyshuar se kanë lidhje me militatët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Në një raport të publikuar në faqen e Ministrisë së Brendshme të Turqisë, thuhet se Azerbejxhani, Kazakistani, Taxhikistani dhe Rusia janë në mesin e 10 vendeve me numrin më të madh të personave që u është ndaluar hyrja në Turqi, me dyshimet se po nisen drejt këtij vendi për të arritur në zonën e konfliktit. Në listën e personave që u ndalohet hyrja në Turiq janë përfshirë edhe 4,128 rusë, 2,651 taxhikë, 1,914 kazakë, 1,677 nga Azerbejxhani. Zyrtarë nga Rusia dhe vendet të tjera të ish Bashkimit Sovjektik kanë thënë se mijëra gra dhe burra nga këto vende janë duke luftuar për Shtetin Islamik dhe grupe të tjera ekstremiste në Siri dhe Irak.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Beograd: Protestohet kundër dhunës në familje

Posted: 17 Jul 2017 08:15 AM PDT

Qinda aktivistë kanë marshuar në Beograd për të dënuar dhunën në familje, nga e cila konsiderohet të kenë vdekur 19 gra, gjatë këtij viti në Serbi. Protesta është mbajtur sot, pasi dy gra dhe një fëmijë janë vrarë nga ish burrat e grave, në dy incidetete të ndara. Këto dy raste kanë ndodhur gjatë dy javëve të kaluara në Qendrën për Punë Sociale, në Beograd. Në të dyja rastet, është raportuar se burrat kanë qenë të njohur edhe  më parë, për dhunën e ushtruar ndaj pjestarëve të familjes. Protestuesit, që ishin mbledhur jashtë Ministrisë për Mbrojtje Sociale, kërkuan dorëheqjen e zyrtarëve që kanë qenë përgjegjës për t'i trajtuar ankesat për dhunën në familje. Disa nga protestuesit kanë mbajtur mbishkrime ku thuhej: " Të reagojmë para se të bëhet vonë", dhe " Pse ata nuk janë në mesin tonë", duke iu referuar viktimave të dhunës. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytetet si, Vranja, Nishi dhe Kraleva. Zyrtarët serbë kanë thënë se të paktën 19 gra dhe dy fëmijë janë vrarë nga dhuna në familje në Serbi, që prej fillimit të këtij vitit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çfarë ndodhi me fluturimin MH17?

Posted: 17 Jul 2017 07:37 AM PDT

Më 17 korrik të vitit 2014, fluturimi MH17 i kompanisë Malaysia Airlines u rrëzua mbi Ukrainë, duke vrarë 298 njerëz.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia, pengesë e Kosovës drejt INTERPOL-it

Posted: 17 Jul 2017 07:16 AM PDT

Kosova i ka gjasat mjaft të mira që të pranohet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë - INTERPOL dhe arsyet për të shpresuar se ky proces do të përfundojë me sukses janë mjaft reale, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.  Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017. Behar Selimi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës në largim, thotë për Radion Evropa e Lirë se pritjet reale që aplikimi i Kosovës për tu pranuar në INTERPOL do të rezultojë pozitivisht bazohen në interesin, të cilën shtetet anëtare të INTERPOL-it e kanë në fushën e sigurisë, për bashkëpunim multilateral dhe bilateral me Kosovën. "Duke u nisur nga fakti që INTERPOL-i është kryesisht organizatë që bashkohet në vlera të përbashkëta por edhe në interesa të përbashkëta të sigurisë, të luftimit të krimit dhe parandalimit të tij, si dhe duke marrë parasysh një lloj lobimi të fuqishëm që është bërë, sidomos nga Ministria e Brendshme , nga ministri (Skënder) Hyseni, por edhe nga ministri i Jashtëm, zoti (Enver) Hoxhaj, e posaçërisht nga mbështetja që e kemi nga shtetet mike në krye me Shtete e Bashkuara, besoj se kësaj radhe kemi arsye të jemi entuziast", thotë Selimi. Megjithatë, Selimi thotë se pengesë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL mbetet lobimi i Serbisë, e cila është kundër këtij anëtarësimi. Por, sipas tij, tashmë ekzistojnë sinjale që ky lobim nuk do të rezultojë suksesshëm. "Kosova i ka përmbushur shumë kritere, që kërkohen për të qenë anëtar i INTERPOL-it. Policia e Kosovës dhe organet e ndjekjes, si dhe ato të prokurorisë - e sidomos, po e përsëris, Policia e Kosovës - ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit edhe në aksione me karakter rajonal, në luftimin e krimit të organizuar. Prandaj, teknikisht dhe aspektin administrativ, Kosova i plotëson kushtet. Sa i përket aspektit politik, pengesa e vetme ose faktori i që po e vështirëson këtë proces, është Serbia. Sa do të e fuqishme kësaj radhe, mbetet ta shohim". Njohësi i aspekteve të sigurisë, Nuredin Ibishi, anëtar i Komisionit për siguri në përbërjen e tashme të shpërndarë të Kuvendit të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e vlerëson si pozitiv faktin që çështja e pranimit të Kosovës është futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it. Megjithatë, sipas tij, rrethanat aktuale nuk japin shumë shpresë se procesi mund të përfundojë pozitivisht për Kosovën. "Pritjet janë realisht të vogla për pranim, tash kur janë edhe dy aplikime tjera, sidomos e Palestinës, për të cilën është një kundërshtim për pranim të tillë. Pra, vjen në një moment jo të volitshëm kur shqyrtohen. Po të ishte vetëm aplikacioni jonë, me siguri, mbase edhe do të kalonte. Por kur vijën edhe dy aplikime tjera, sidomos e Palestinës, atëherë situata pak ndërlikohet". Megjithatë, Ibishi shton se nevojat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL janë të mëdha, sidomos në kohën e tashme kur janë prezente rreziqet e reja për sigurinë. Sipas tij, Policia e Kosova dhe institucionet tjera të sigurisë kanë kontribuar shumë në këmbimin e informacioneve dhe mbështetjen e fletarrestimet që lëshohen nga INTERPOL-i, për të cilat kanë kryer punë dhe janë treguar institucione mjaft të qëndrueshme. Anëtarësimi në INTERPOL, siç tha Ibishi, do t'i sillte Kosovës favore jo vetëm në kuptimin politik, por edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Familjarët kujtojnë viktimat e fluturimit MH17

Posted: 17 Jul 2017 06:10 AM PDT

Mbi 2,000 njerëz janë mbledhur të hënën në Holandë për të zbuluar një memorial për viktimat e fluturimit MH17. Të 298 njerëzit në bord kanë vdekur, kur aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është qëlluar me një raketë, nga pjesa lindore e Ukrainës, më 17 korrik të vitit 2014. Aeroplani ka qenë duke udhëtuar nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit për në Kuala Lampur. Shumica e viktimave kanë qenë holandezë, por ka pasur edhe shtetas të Australisë, Britanisë, Malajzisë dhe Indonezisë. Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, dhe Mbretëresha Maxima kanë ndjekur ceremoninë e përurimit të memorialit në parkun Vijfhuizen, pranë aeroportit Schiphol. Familjarët kanë lexuar emrat e të 298 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të vrarë në fatkeqësi. Hetuesit holandezë kanë konstatuar në vitin 2015 se aeroplani është rrëzuar nga një raketë Buk, e bërë në Rusi. Rusia i ka hedhur poshtë këto hetime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Goran Rakiq zgjidhet kryetar i Listës Serbe

Posted: 17 Jul 2017 05:36 AM PDT

Kryetari i Komunës Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq është zgjedhur kryetar i Listës Serbe. Në mbledhjen e mbajtur, Lista Serbe ndryshoi edhe disa amendamente të statutit si dhe caktoi kryesinë prej 9 anëtarëve. Kryetari i zgjedhur, Rakiq tha se në fazën e ardhshme të zhvillimeve do të angazhohet që Lista Serbe të angazhohet edhe më shumë për të drejtat e komunitetit serb dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.  Po ashtu, është marrë vendim që Lista Serbe tash e tutje, të gjitha vendimet t'i marrë me konsensus në kryesinë e partisë dhe në konsultime me Beogradin zyrtar. Qëllimi politik i Listës Serbe u tha se është që të ruhen interesat serbe në Kosovë.  Para Rakiqit, Listën Serbe e ka drejtuar Sllavko Simiq.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VMRO me qindra amendamente kundër rishikimit të buxhetit

Posted: 17 Jul 2017 05:19 AM PDT

Qeveria e Maqedonisë ka paraqitur në Kuvend propozimin për rishikimin e buxhetit, me të cilin synon të zvogëlojë në masë të madhe harxhimet joproduktive, reklamat qeveritare, shpenzimet për udhëtime jashtë shtetit të zyrtarëve, e të gjitha këto me qëllim realizimin e projekteve të ekzekutivit të ri që drejtohet nga Zoran Zaev. Sipas propozimit të Ministrisë së Financave, me rishikimin e buxhetit parashikohet që deficiti të mbetet në kuotën e 2.9 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa rritja ekonomike të sillet në rreth 2.2 për qind, në vend të parashikimit të parë prej 3 për qind. Po ashtu është paraparë shkurtimi i harxhimeve për 48.7 milionë euro, aq sa edhe i investimeve kapitale. Të gjitha projektet tjera infrastrukturore do të realizohen sipas dinamikës së paraparë. Sipas propozimit të financave, të ardhurat janë paraparë në shifrën e rreth 3 miliardë euro kurse shpenzimet në 3.300 miliardë euro. "Rishikimi është një arsye apo një rast i mirë dhe mundësi për të nisur me realizimin e projektimeve të Qeverisë së re. Buxheti ishte miratuar në tetor të vitit të kaluar, përkundër kundërshtimeve të LSDM-së se buxheti duhet të miratohet nga Qeveria e re, por VMRO-ja nuk mori parasysh vërejtjet tona dhe miratoi buxhetin me projektime sipas interesave të saj politike, dhe jo nevojave të qytetarëve apo interesit shtetëror", thotë Petre Shilegov nga Lidhja Social Demokrate. Miratimi rishikimit të buxhetit pritet të zgjas me ditë të tëra, për shkak të qindra amendamenteve që janë paraqitur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare. Nga partia e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski thonë se amendamentet e propozuar nuk janë asgjë tjetër por vazhdimësi e realizimit të politikave ekonomike të Qeverisë së kaluar. "Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë paraqitur 706 amendamente, 40 prej të cilëve janë amendamente strategjike, për realizimin e projekteve strategjike që kanë filluar të realizohen apo që janë premtuar nga VMRO-ja. Rreth 300 amendamente të tjera kanë të bëjnë me sferën lokale, pra që kanë të bëjnë me realizimin e nevojave të qytetarëve në pushtetin vendor. Grupi i tretë prej më shumë se 300 amendamenteve, ka të bëjnë me të njëjtat amendamente që ishin paraqitur nga LSDM-ja kur ne ishim në pushtet e që tani janë lënë anash. Me këtë duam të denoncojmë premtime e rrejshme të kësaj partie kur ishte në opozitë", ka deklaruar Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE. Nga partitë në pushtet, vetëm Bashkimit Demokratik për Integrim ka paraqitur tri amendamente, e që kanë të bëjnë me rritjen e fondeve për Universitetin "Nënë Tereza" në Shkup, shtëpinë e alfabetit në Manastir dhe një amendament për Qendrën për menaxhim me kriza, që drejtohet nga kuadër i kësaj partie. Ekspertët nga ana tjetër thonë se rishikimi i buxhetit duhet të jetë një veprim serioz dhe i projektuar mirë dhe jo vetëm se formalitet për të plotësuar ambiciet politike. "Sigurisht se çështja e rishikimit të buxhetit nuk guxon të jetë vetëm se një formalitet, dhe për më tepër të shkurtohen fondet që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm, por edhe të shqiptarëve siç ka ndodhur zakonisht. Vlerësoj se me rëndësi është realizimi i projekteve kapitale, mbështetja direkte apo indirekte e sektorit të biznesit në përgjithësi i cili do të siguronte kthimin në binarët e shëndosh të ekonomisë vendore", thotë Arben Halili, njohës i çështjeve të ekonomisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE sanksionon 16 sirianë për sulme me armë kimike

Posted: 17 Jul 2017 04:26 AM PDT

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë vendosur sanksione ndaj 16 sirianëve të tjerë për rolin e dyshuar në sulmet me armë kimike kundër civilëve. Tetë nga 16 individët janë zyrtarë të lartë ushtarakë, ndërsa të tjerët janë shkencëtarë të përfshirë në përhapjen e armëve kimike, thanë zyrtarë të BE-së. Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit në 28 vendet e bllokut dhe tani aplikohen për 255 njerëz, për të cilët BE thotë se janë përgjegjës për "shtypje të dhunshme të popullsisë civile në Siri". Përveç individëve, edhe 67 subjekte siriane janë goditur me ngrirje asetesh. Të gjitha masat kufizuese të BE-së kundër Sirisë aktualisht janë në fuqi deri më 1 qershor, 2018.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE miraton lehtësime tregtare për Ukrainën

Posted: 17 Jul 2017 04:15 AM PDT

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbështetur njëzëri vendimin për t'i ofruar Ukrainës lehtësime të përkohshme tregtare për disa prodhime bujqësore dhe industriale. Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian do ta nënshkruajnë marrëveshjen gjatë një seance plenare të Parlamentit në Strasburg, në muajin shtator. Lehtësimet do të aplikohen për tre vjet, nisur nga  fundi i shtatorit. "Me vendimin e sotëm mundësojmë që më shumë prodhime të Ukrainës të eksportohen në BE. Është detyrë e jona të mbështesim Ukrainën dhe t'i forcojmë lidhjet tona ekonomike dhe politike, sidomos në kohën e konfliktit në territorin e saj", tha ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e BE-së. Ukraina është në konflikt me Rusinë, e cila i ka aneksuar gadishullin e Krimesë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët që kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi 1,600 civilë të vrarë për gjashtë muaj në Afganistan

Posted: 17 Jul 2017 02:41 AM PDT

Kombet e Bashkuara u bënë thirrje grupeve kryengritëse në Afganistan që të ndalojnë sulmet kundër civilëve. Mbi 5,000 civilë afganë janë vrarë ose plagosur në gjashtë muajt e parë të vitit 2017. Hetuesit e Kombeve të Bashkuara, në një deklaratë të lëshuar të hënën, thanë se së paku 1,662 civilë janë vrarë dhe 3,581 janë plagosur në luftën në Afganistan, në gjysmën e parë të vitit. Shifrat janë afërsisht të ngjashme me priudhën e njëjtë të vitit të kaluar. "Kostoja njerëzore e kësaj lufte të shëmtuar në Afganistan është shumë e lartë", tha Tadamichi Yamamoto, udhëheqës i Misionit Ndihmës të OKB-së në Afganistan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tre vjet pas, familjet e viktimave të MH17-ës presin drejtësinë

Posted: 17 Jul 2017 02:30 AM PDT

Evert van Zijtveld nuk dëshiron të flasë për rrëzimin e aeroplanit në lindje të Ukrainës, më 2014. Ai vetëm se kërkon drejtësi për dy fëmijët e tij adoleshentë që kanë vdekur në këtë fatkeqësi. Por, tre vjet nga rrëzimi i aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines, babai holandez, i cili ka humbur edhe vjehërrit në këtë fatkeqësi, vazhdon të presë. Ashtu bëjnë të gjithë të afërmit e të 298 pasagjerëve dhe ekuipazhit. Aeroplani Boeing 777 është rrëzuar në një udhëtim rutinë nga Amsterdami për në Kuala Lampur. "Kushdo që e ka bërë, duhet të sillet para drejtësisë. Kjo është e gjitha që mund të them", tha van Zijtveld për Radion Evropa e Lirë, përmes telefonit. Fluturimi MH17 është nisur nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit më 17 korrik, 2014, në orën 12:31, sipas kohës lokale. Pasi ka fluturuar mbi Gjermani dhe Poloni, aeroplani, siç ka qenë e planifikuar, ka kaluar në jug të hapësirës ajrore të Ukrainës. Kontrollorët e trafikut ajror kanë humbur kontaktet me të më pak se dy orë pas nisjes – pra, me të hyrë në hapësirën ajrore mbi territorin e kontrolluar nga separatistët pro-rusë në Ukrainë. Menjëherë pas kësaj, kanë dalë raportet për një aeroplan të zhdukur. Ato janë pasuar me pamje nga vendi i rrëzimit dhe me dëshmitarë duke folur për dhjetëra trupa nëpër tokë. Të 283 pasagjerët – përfshirë vajzën 19 vjeçe dhe djalin 18 vjeç të van Zijtveld, të cilët ishin nisur për pushime në Bali, me gjyshërit e tyre – kanë vdekur. Nuk ka mbijetuar askush as nga 15 anëtarët e ekuipazhit. Nga viktimat, 189 kanë qenë shtetas holandezë, 44 – përfshirë ekuipazhin – kanë qenë malajzianë, 27 australianë, 12 indonezianë, 10 britanikë, katër gjermanë, katër belgë, tre filipinas, dhe nga një nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Zelanda e Re, Hong Kongu dhe Irlanda. Përveç pyetjeve rreth asaj që ka ndodhur, është rritur edhe konfuzioni dhe dezinformimi. Komunikimet e bëra publike disa ditë pas fatkeqësisë, tregonin separatistët pro-rusë duke diskutuar për rrëzimin e një avioni, por që pas rrëzimit e kanë kuptuar se është civil dhe jo luftarak. Në tetor të vitit 2015, Bordi Holandez i Sigurisë ka konstatuar se aeroplani është rrëzuar me një raketë të prodhuar në Rusi dhe ka theksuar se zona nga e cila është hedhur raketa, është kontrolluar nga separatistët. Ky konstatim është pasuar me një raport të Bellingcat, një ekip i hetuesve të pavarur, i cili ka thënë se ka identifikuar raketën ruse Buk si armë me të cilin është rrëzuar aeroplani i pasagjerëve. Në shtator të vitit 2016, ndërkaq, Ekipi i Përbashkët Hetues Ndërkombëtar ka thënë se raketa Buk është sjellë në Ukrainë nga Rusia pak kohë përpara se të rrëzohej aeroplani dhe se më pas është kontrabanduar sërish në Rusi. Ekipi i Përbashkët Hetues po ashtu ka thënë se raketa është hedhur nga një rajon i kontrolluar nga separatistët pro-rusë. Avokati amerikan, Jerome Skinner, udhëheq rastin e 33 të afërmve të viktimave nga Australia, Zelanda e Re dhe Malajzia, të cilët kanë paditur Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin, në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke kërkuar 330 milionë dollarë dëmshpërblim. Skinner tha se provat mund të çojnë vetëm në një përfundim. "Ju vërtet mendoni se nuk keni asnjë përgjegjësi për familjet e 80 fëmijëve në bord?", ka pyetur Skinner Putinin në një letër të hapur më 12 korrik.  "A i keni parë kukullat, librat me ngjyra dhe lodrat midis gjakut dhe kërdisë?", ka pyetur Skinner.  "Çfarë për të tjerët? Klientët e mi kanë pritur tre vjet zoti Putin. Nuk ka ende përgjegjësi. Ju jeni i vetmi që mund ta vendosë drejtësinë", ka thënë avokati Skinner. Pavarësisht provave dhe shumë gishtave që tregojnë për përfshirjen ruse në rrëzimin e aeroplanit, Kremlini e ka mohuar. Rusia po ashtu ka hedhur poshtë akuzat, të mbështetura nga prova të bollshme, se ka dërguar armë dhe trupa në lindje të Ukrainës, për të mbështetur separatistët që luftojnë forcat qeveritare. Ambasadori i Ukrainës në Holandë, Vsevolod Chentsov, tha se "gjithçka varet nga vullneti politik i Federatës Ruse", edhe pse konventat e Këshillit të Evropës e obligojnë Rusinë të ofrojë ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale, siç është edhe rasti i fluturimit MH17. Edhe pse nuk është emëruar asnjë i dyshuar, përparim në hetime është bërë. Më 13 korrik, ministri i Transportit i Malajzisë, Datuk Seri Liow Tiong Lai, u ka thënë gazetarëve se mbi 200 njerëz janë marrë në pyetje në lidhje me rastin dhe se pret që të ngrihen akuza deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2018. Më 5 korrik, Ministria e Jashtme e Holandës po ashtu ka thënë se çdo i dyshuar për rrëzimin e fluturimit MH17 do të ndiqet penalisht nga një gjykatë holandeze. Ministria ka thënë se Holanda ka arritur marrëveshje për këtë me Australinë, Belgjikën, Malajzinë dhe Ukrainën. Përgatiti: Valona Tela

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj pret nga Thaçi caktimin e datës për konstituimin e Kuvendit

Posted: 17 Jul 2017 01:58 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka caktuar ende datën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj tha për Radion Evropa e Lirë se ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca konstitutive. "Ende nuk është vendosur se kur do të mbahet seanca konstituive. Kurdo që të merret vendimi, do t'ju njoftojmë", tha Adrian Arifaj, këshilltar politik i presidentit Thaçi. Që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, afati ligjor për konstituimin e këtij institucioni vazhdon deri në javën e parë të muajit gusht. Edhe zyrtarët e Kuvendit të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se Administrata e Kuvendit të Kosovës është e gatshme kurdo që i kërkohet ta përgatisë seancën konstituive. Sipas tyre, pasi Presidenti të thërras seancën konstituive të Kuvendit, do të bëhet edhe regjistrimi i deputetëve të rinj dhe mund të zgjas dy deri në tre ditë. Anëtarët e Kryesisë së Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se koalicioni parazgjedhor, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën dhe i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, janë brenda afatit kushtetues e ligjor për krijimin e Qeverisë së Kosovës. Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë dhe zëdhënës i AAK-së, tha për Radion Evropa e Lirë se pritet që Presidenti [Hashim Thaçi,] në kuadër të kompetencave që ka, brenda afateve kohore të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit dhe menjëherë pas saj të procedohet edhe me votimin e Qeverisë. "Ne po besojmë që Presidenti i vendit do ta thërras shumë shpejtë seancën e Kuvendit, ndoshta do ta thërras brenda kësaj jave, që eventualisht ajo të mbahet brenda kësaj javë ose në javën që vjen", tha Nitaj.  I nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj nga koalicioni PAN në një intervistë për Radion Evropa e Lirë pati deklaruar se në javën e parë pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta formojë Qeverinë e re. Nitaj, megjithatë shpjegon se janë disa procedura ligjore që duhet respektuar, duke nënvizuar se kjo çështje nuk ka të bëjë me vonesa. "Nuk është çështja në vullnetin dhe gatishmërinë e të nominuarit për kryeministër, zotit Haradinaj, por ka disa procedura që janë çështje e organizimit të brendshëm të Kuvendit të Kosovës. Në fakt, aktualisht 'topi' është duart e Presidentit të vendit, i cili mund ta shfrytëzojë afatin e tij kushtetues kohor dhe ta thërras seancën e Kuvendit brenda afatit", tha Nitaj. Me konstituimin e Kuvendit, bëhet verifikimi i mandateve dhe zgjidhet kryetari i ri i këtij institucioni, i cili do të propozohet nga koalicioni PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma). Po ashtu, do të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, të cilët do të përbëjnë Kryesinë e re të këtij institucioni. Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve, kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj duhet që brenda 15 ditëve të bëjë propozimin e tij për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Ai pritet që mandatin për kryeministër ta marrë nga Presidenti i Kosovës. Pjesë e Qeverisë, sipas Kushtetutës, do të jenë edhe komunitetet pakicë, të cilat si tërësi përbëjnë 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Për formimin e Qeverisë, janë të domosdoshme të paktën 61 vota të deputetëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Blogeri ukrainas i REL-it "po mbahet nga separatistët pro-rusë"

Posted: 17 Jul 2017 01:40 AM PDT

Një ish-ligjvënës i Ukrainës tha se separatistët pro-rusë në lindje të rajonit Donjeck kanë konfirmuar se janë duke mbajtur një bloger, i cili kontribuon për Radion Evropa e Lirë. Yehor Firsov shkroi në Facebook se nëna e blogerit Stanislav Aseyev është lejuar ta vizitojë atë në paraburgimin separatist. Firsov tha se separatistët e kanë akuzuar Aseyevin për spiunim dhe e kanë kërcënuar me 14 vjet burgim. Aseyev, i cili shkruan nën emrin Stanislav Vasin dhe kontribuon për Shërbimin e Ukrainës së Radios Evropa e Lirë, është zhdukur në Donjeck më 2 qershor. Separatistët, të cilët kontrollojnë pjesë të Donjeckut, kanë mohuar vazhdimisht se kanë informacione për Aseyevin. Kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq, ka thënë më herët se ndalimi i Aseyevit, nëse është i vërtetë, është "thellësisht alarmues dhe i paligjshëm" dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irani identifikon një shtetas të burgosur amerikan

Posted: 17 Jul 2017 01:25 AM PDT

Irani e identifikoi një shtetas amerikan, të dënuar me 10 vjet burgim për spiunim, si Xiyue Wang, 37 vjeç, hulumtues në Universitetin Princeton. Mizanonline, agjenci zyrtare e lajmeve për gjyqësorin në Iran, tha se Wang, i cili ka lindur në Kinë, është arrestuar më 8 gusht të vitit 2016, derisa ka bërë përpjekje të largohet nga Irani. Sipas burimit të njëjtë, Wang ka qenë pjesë e "një projekti infiltrues" për mbledhjen e "artikujve shumë konfidencialë" për organizata amerikane dhe britanike, përfshirë Universitetin Princeton, Departamentin amerikan të Shtetit, Universitetin Harvard dhe Institutin Britanik për Studime Persiane. Departamenti amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë, duke konfirmuar se "është në dijeni për raportet për Wangun". "Ne vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur qytetarët amerikanë, që kanë nevojë për ndihmën tonë jashtë vendit, sidomos për lirimin e shtetasve të SHBA-së të arrestuar pa të drejtë", tha Departamenti amerikan i Shtetit. Ky i fundit po ashtu bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë shtetasve amerikanë, të cilët, siç tha, janë ndaluar pa të drejtë në Iran.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Priten ndryshime në Ligjin për duhanin

Posted: 17 Jul 2017 12:14 AM PDT

Në bazë të një hulumtimi të realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni, numri i duhanpirësve brenda 15 viteve është rritur - 4 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq në Uashington, në agjendë edhe rasti i vëllezërve Bytyçi

Posted: 16 Jul 2017 11:47 PM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndodhet në Uashington për vizitën e parë zyrtare prejse ka marrë detyrën e të parit të shtetit, në fund të muajit maj. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë bën të ditur se Vuçiq do të takojë nënpresidentin amerikan, Mike Pence, dhe zyrtarë të tjerë. Në prag të shkuarjes së Vuçiqit në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve atje ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi. Pos Rusisë, në mesin e temave që do të diskutohen në takimet e Vuçiqit pritet të jetë edhe sulmi mbi ambasadën amerikane në Beograd, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sot nis rrethi formal i bisedimeve për Brexit-in

Posted: 16 Jul 2017 10:31 PM PDT

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian nisin sot në Bruksel rrethin formal të negociatave për kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja. Sekretari britanik i Brexit-it, David Davis, do të takojë homologun e BE-së, Michel Barnier, për katër ditë bisedime. Palët kanë më pak se dy vjet kohë për të vendosur kushtet, përpara se Britania të largohet – me ose pa marrëveshje – më 30 mars të vitit 2019. Në tryezë janë shumë çështje të vështira, përfshirë të drejtat e qytetarëve të BE-së në Britani dhe anasjelltas, pas Brexit-it. Janë rreth 3 milionë shtetas të BE-së në Britani dhe rreth 1.5 milion shtetas britanikë në 27 vendet e tjera të BE-së. Palët do të diskutojnë po ashtu koston e daljes së Britanisë nga blloku.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja e Jugut propozon bisedime ushtarake me Veriun

Posted: 16 Jul 2017 10:19 PM PDT

Koreja e Jugut propozoi mbajtjen e bisedimeve ushtarake me Korenë e Veriut, pas disa javësh të tensioneve të rritura. Nëse bisedimet mbahen, ato do të ishin të parat e nivelit të lartë qysh në vitin 2015. Zëvendësministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Suh Choo-suk, tha se bisedimet duhet të synojnë ndalimin e "të gjitha aktiviteteve armiqësore që rrisin tensionet ushtarake në kufirin e fortifikuar midis dy Koreve". Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, për kohë të gjatë, ka sinjalizuar se dëshiron angazhim më të afërt me Veriun. Në fjalimin e tij, së voni në Berlin, Moon ka thënë se dialogu me Veriun është më i nevojshëm se kurrë, ndërsa ka bërë thirrje për nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes. Phenjani ka kryer këtë muaj testin e radhës me raketë balistike ndërkontinentale, ndërsa ka kërcënuar fqinjët dhe SHBA-në se ka kapacitet që të bartë koka bërthamore në distancë të largët.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more