Skip to main content

Tirana Observer: “Kur do të martohen Xhensila dhe Besi? Më në fund u zbulua” plus 9 more

Tirana Observer: “Kur do të martohen Xhensila dhe Besi? Më në fund u zbulua” plus 9 more


Kur do të martohen Xhensila dhe Besi? Më në fund u zbulua

Posted: 16 Jul 2017 09:30 AM PDT

Që kur u mësua se dasma do të ishte këtë vit, në të gjitha intevistat pyetja për Besin dhe Xhensilën ka qenë e njëjtë: "Kur do të martoheni?" Xhensila, si natyrë supersticioze, nuk ka dashur ta zbulojë, por edhe partneri i saj, aktori i njohur i humorit, me gjithë lojën e tij, ka ditur t'i bëjë bisht së njëjtës pyetje sa herë ka qenë i ftuar nëpër intervista.

Tani, më në fund, e mësuam. Korriku ishte një prej muajve që mendohej se do të organizohej dasma, por çifti e mohuan këtë pa dhënë më shumë detaje. Gazetarët e lajmeve të showbiz-it, në një speciale për dasmat e këtij viti, kanë zbuluar për "Lart e poshtë" se Xhensila dhe Besi do të martohen në shtator. Datën, ende nuk e kemi mësuar, por të paktën zbuluam muajin. Edhe pse çifti vazhdon t'i mbajë detajet hermetike, është mësuar se dasma do të jetë shumë e madhe dhe me shumë të ftuar VIP, miq të të dy artistëve. Xhensila, ndërkohë, ka zgjedhur edhe fustanin e nusërisë.

Përveç detajeve të pakta, edhe ceremonia e martesës pretendohet të jetë private dhe larg syrit kureshtar të mediave. Një dasmë vetëm për vete, kështu e duan.

PAPARACI/ Zhvishen ministret e Ramës, shfaqen “sexy” duke pushuar në bregdet

Posted: 16 Jul 2017 09:19 AM PDT

Pas një muaji intensiv fushate për zgjedhjet për Parlamentin e Shqipërisë, erdhi momenti për pak relaks. Politikanët shqiptarë, kryesisht ata të majtë, kanë zgjedhur plazhin e Dhërmiut për t'u freskuar në fundjavat e temperaturave super të larta.

Kryesisht me familjet, por edhe me miq, ata janë fotografuar nga paparaci ynë në relaks të plotë. Të majtët kanë fituar betejën e 25 qershorit dhe pushimet i kanë mëse të merituara, ndërkohë që të djathtët nuk na i zuri sytë asgjëkundi. Mesa duket, humbja e thellë, si dhe kriza e brendshme, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, ka bërë që t'i vonojnë edhe pak pushimet.beqe

Në foto duket ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kryesonte listën e kandidatëve për deputetë në zonën e Dibrës. Ai arriti ta fitojë mandatin. Një hyrje e re në Parlament do të jetë edhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela. Ai është parë së bashku me Beqajn dhe familjet e tyre, duke bërë plazh në Dhërmi.

Ish-ministret shfaqen në super formë në plazh

Në fillim drejtoreshë e QSUT-së dhe për pak javë ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk është një portret shumë i njohur, pasi ndenji pak si ministre. Ajo u zëvendësua me një nga ministrat teknikë të vendosur në paktin Rama-Basha. Por, paparacit tonë nuk mund t'i shpëtonte.ogerta3

Ogerta ishte në Dhërmi fundjavën që lamë pas, së bashku me familjen e saj, fëmijët dhe bashkëshortin. Aty ajo është takuar dhe ka biseduar me shumë miq. Tashmë zonja Manastirliu do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste si një nga deputetet e Tiranës.ogerta2

Nuk ka munguar edhe këtë verë, si gjithmonë, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Ajo nuk lë rast pa shkuar në Dhërmi, madje edhe kur ka qenë në muajt e fundit të shtatzënisë. Si gjithmonë elegante dhe në superformë, Klajda është parë në shoqërinë e nënës së saj dhe të mikeshave apo kushërirave.kljada

Nëse për Ogertën mund të ketë shumë shanse që të bëhet përsëri ministre, nuk mund ta themi të njëjtën gjë për Klajdën, e cila do të jetë deputete edhe këtë legjislaturë si pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së, por kjo forcë politike nuk do të jetë më pjesë e qeverisjes, kështu që nuk besojmë të kemi ministra nga LSI-ja në qeveri.

Sadri Abazi shfaqet trendy në plazh

Deputeti i Partisë Socialiste prej disa legjislaturash, i rikonfirmuar edhe në këto zgjedhje, Sadri Abazi, ka zgjedhur si shumë kolegë të tij që të pushojë në plazhet e Jugut. Edhe pse ka prejardhje nga Veriu, konkretisht Dibra, ai prej vitesh as nuk kandidon atje për deputet, por në Tiranë.sadri1

Dhe, mesa duket, as plazhet e Veriut nuk i preferon më. Paparaci ynë e ka kapur teksa rrinte me miq dhe ajo që të bie në sy, është pamja e tij si e një djaloshi të ri.sadri2

Bluzë moderne dhe kapele me strehë pas, bëjnë që Abazin ta shohim me sy tjetër. Në përgjithësi deputetët jemi mësuar t'i shohim me veshje shumë formale dhe kjo pamje është interesante dhe kurioze për ne./panoramasadri3

 

 

Eva Longoria pushime në Marbella me mikeshën e saj

Posted: 16 Jul 2017 09:04 AM PDT

Një kostum plazhi ngjyrë portokalli dhe një këmishë oversize të bardhë për të mbuluar format për Eva Longoria.

Pas zërave për një shtatzëni në prill, (të cilat aktorja i mohoi), artistja është detyruar të fshehë format poshtë një kostumi banjoje trupor.

E ulur në një shezlon me mikeshën e saj, ish 'Shtëpiakja e dëshpëruar' përpiqet të jetë shumë e kujdesshme, të mos tregojë më shumë seç duhet.

Aleati i Ramës: Shqipëria në prag të një ndryshimi të madh, nuk ka lidhje me zgjedhjet

Posted: 16 Jul 2017 08:45 AM PDT

Spartak Ngjela, aleati i kryeministrit, Edi Rama në një status të publikuar në "Facebook" ka argumentuar se Shqipëria sipas tij ndodhet në prag të një ndryshimi të madh dhe që sipas tij nuk ka lidhje me zgjedhjet. Por cili do të jetë ndryshimi? Ja si e argumenton avokat Ngjela:

Nga Spartak NGJELA
Shqipëria është në prag të një ndryshimi të madh. Zgjedhjet e fundit nuk kanë lidhje me ndryshimin. Prandaj ato nuk janë jetëgjata në funksion të ndryshimit.
Por cili do të jetë ndryshimi?
l.
Ndryshimi do të vijë me goditjen penale dhe luftën kundër korrupsionit.
Është hetuar gjithçka. Korrupsionit aktuale shqiptar i janë gjetur me emra konkrete shuma të mëdha parash, të cilat shumë shpejt pas pastrimit të gjykatës dhe prokurorisë do të bëhen publikë.
Mendoj se nesër fillon hapi i parë: do të mblidhen komisionet e vetingut.
Por është për të qeshur thirrja që i bëjnë Saliut që të kthehet në krye të Partisë Demokratike. Sali ziu nuk di ku ka kokën, këta duan ta ngatërrojnë dhe më keq. (!)
Il.
Edhe Basha edhe Saliu janë të ikur. Këtu pyetja që ngrihet është: çfarë do bëjë Eduard Selami?
Por kjo pyetje shihet se i ka trembur të gjithë.
Rikthimi i Selamit mban brenda vetes 20 vjetë vonesë të zhvillimit shqiptar; dhe jo vetëm të Shqipërisë, por të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Dhe ja faktet:
1. Berisha doli kundër Bombardimeve të ish Jugosllavisë në vitin 1995. Presidenti Klinton i preu takimin në Shtëpinë e Bardhë me ane te sekretarit të vet Stefanopulos, kur ky, pasi nuk i pranoi tre kërkesat e Këintonit, filloi të fliste broçkulla për Jugosllavinë e Milosheviçit.
Selami ishte kryetar partie, e dinte lojën nga politika amerikane, dhe kërkoi të ishte kryeministër se ishte kryetar partie.
Kjo do të ishte zgjidhja: por Berisha dhe Meksi e rrëzuan.
2. Selami iku, por kriza vijoi, derisa në vitin 1997 erdhi kryeministër Nano. Nanoja ishte gjithashtu kundër bombardimeve të ish Jugosllavisë. U takua edhe me Millosheviçin vetëm për vetëm në Kretë.
Por edhe qeveria Nano u mbërthyes nga një krizë permbysëse.
3. Me një krizë të re u rrëzua dhe Nanoja; por politika amerikane e gjeti më në fund një mbështetës të palëkundur: Pandeli Majkon kryeministër. Menjëherë Bill Klintoni urdhëroi bombardimet e ish Jugosllavisë.
lll.
Tani jemi sërish në udhëkryq; se jemi në krizën e katërt: duhet të funksionojë domosdoshmërisht shpejt aleanca shqiptaro-amerikane. Por kjo u pengua në lidhje me Reformën që zvarriti Berisha dhe Basha, derisa u kërcënuan ashpër nga politika amerikane. Por tani nuk ka më kohë.
Prandaj, ardhja e Eduard Selamit në krye të të djathtës dhe të Partisë Demokratike, e zgjidh përfundimisht krizën e Reformës dhe e kthen politikën e progresit perëndimor atje ku u përmbys Selami: në vitin 1995.
lV.
Kjo është gjendja e sotme. Por a do të dalë dot Selami në krye të Partisë Demokratike? Sigurisht që po, sepse përgjigjia e kësaj pyetjejr është: vërtet mendoni ju se i verbëri nuk i do sytë?
Për mendimin tim gjithçka është zgjidhur, as Berisha e aq më pak Basha nuk e ndalojnë dot më Selamin që të drejtojë frymën e liberalizmit amerikan në konceptin e zhvillimit modern shqiptar. Sigurisht që kjo pritet për t'u parë këto ditë.

 

Aksident tragjik në autostradë. Një grua e vdekur, plagoset rëndë i mituri

Posted: 16 Jul 2017 08:30 AM PDT

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një fëmijë të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan- Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cakran, ku shtetasi Th.Sh, 54 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip "Skoda" me targë ZKY 1790, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e menjëhershme nëna e tij, shtetasja A.Sh, 88 vjeçe dhe ka pësuar dëmtime djali i tij i mitur 8 vjeç, i cili u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

 

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, gjyshe për herë të parë: Është lajmi më i bukur

Posted: 16 Jul 2017 08:23 AM PDT

 

"Sytë duhet t'i kthesh gjithmonë nga jeta…." Kështu tha dhe këtë bëri Irma Libohova vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj. Të gjithëve u kujtohet momenti kur u ngjit në skenë e përlotur dhe tha se dhimbjen do ta mbajë për vete, ndërsa për publikun do të vazhdojë të këndojë ashtu siç ka bërë për gjithë jetën e vet.

Sot, katër muaj më pas, përveç boshllëkut që ndien nga mungesa, Irma është gëzuar me një lajm shumë të bukur. Së shpejti, ajo do të bëhet gjyshe për herë të parë. Nusja e djalit të saj është në pritje të ëmbël dhe pas pak muajsh, familja e tyre do të gëzojnë një jetë të re.

Me një ndjesi të përzier, me lot dhimbjeje e gëzimi në të njëjtën kohë, Irma tregon për "Lart e poshtë" se është lajmi më i bukur që i ka ardhur në këtë periudhë: "Unë besoj që ky është lajmi më i bukur dhe prandaj themi gjithmonë që duhet t'i kthejmë sytë nga jeta. S'ka gjë më të bukur kur vjen një jetë. Thonë që është një ndjesi shumë e bukur, s'e kam provuar. Shumë shpejt, besoj që do të kemi një intervistë tjetër për të dhënë edhe ndjesinë e të qenit gjyshe…"

 

Vajza e Norës dhe Robertit, një vogëlushe e ëmbël …

Posted: 16 Jul 2017 08:01 AM PDT

 

Ata janë pa dyshim një ndër çiftet më të bukura të showbiz-it shqiptar. Po flasim për Nora Istrefin dhe Robert Berishën. Prej 10 vitesh së bashku, Nora dhe Robertin kanë edhe një vajzë të vogël po aq të bukur sa ata.

Në fakt Renee, është një kopje në miniaturë e babait të saj. Ajo ka marrë çdo gjë nga ai, për sa i përket pamjes së jashtme.

Në postimet e ndryshme Nora dhe Roberti na kanë njohur pak a shumë me tipin e saj, ku gjithmonë shfaqet mjaft e qeshur.

Edhe këtë të diel në fakt Nora ka postuar një video në Instastory ku ngjan aq e ëmbël sa më s'ka.

Komentuesi mallkon Ramen: ‘Paç fatin e atyre që u mbytën në Vlorë”, Kryeministri i përvishet …

Posted: 16 Jul 2017 07:52 AM PDT

Pas ngjarjes tragjike dje në Vlorë, ku brenda një ditë u mbytën 4 persona, qytetarët janë shprehur të indinjuar për mungesën e rojeve bregdetare në plazhe.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status në 'Facebook' ku sqaron shkrimet e disa mediave greke se ai po kalon pushimet në Parga së bashku me bashkëshorten. Por ndjekësit e kanë shfrytëzuar si mundësi për të komentuar dhe shprehur pakënaqësitë e tyre.

Një qytetar shprehet mjaft i indinjuar për mungesën e rojeve në plazhet e vendit, duke i shkruar Ramës të ketë edhe ai fatin e atyre që u mbytën dje në Vlorë.

Komentuesi: A ka roje bregdetare aty ku i beni pushimet ju? ishalla jo, dhe paç fatin e atyre te pafateve te djeshem ne Vlore. Amin

Replika e Ramës: Gafurr, ti s'ke faj se mendja jote xhiron vetem kur i ben thirrje barku per ushqim dhe ty eshte e kote te te mundosh duke te kerkuar te pertypesh edhe informacionet, pervec ushqimit, por meqe merr persiper kot te nxjerresh edhe fjale nga zorret, po jap informacionin si me poshte jo qe te bindesh ti se sa kot rron po qe me kete rast ta lexojne edhe te tjeret:

Pjesa e bregut te Vlores ku ka ndodhur fatkeqesia me djalin e vogel, as nuk perdoret nga bashkia si plazh publik, as nuk i eshte dhene ne asnje centimeter per perdorim subjekteve private si plazh nga bashkia. Sepse aty eshte ende ligjerisht kantier ndertimi!
Ndersa plazhi ku ka ndodhur aksidenti i trefishte ne Triport, eshte nje plazh i eger, i cili nuk eshte fare ne listen e plazheve te miratuara si plazhe nga Ministria e Ekonomise dhe Turizmit e per rrjedhoje, ashtu si ne cdo vend te botes, ku fatkeqeisht ndodhin kudo tragjedi te tilla, nuk ekziston asnje detyrim qe te kete sherbim ruajtes.

Te tjerat jane brockulla te ziera ne kazanin mediatik e politik, per arsye e qellime qe vetem me humanizmin nuk kane asnje lidhje.
Screenshot001

Harroni binjakët e Beyonce-s, Rihanna mesa duket është shtatzënë

Posted: 16 Jul 2017 07:35 AM PDT

 

Për një moment harroni binjakët e divës së muzikës pop Beyonce, dhe të përqëndrohemi tek një tjetër këngëtare po aq e suksesshme, si Rihanna. Disa kohë më parë u përfol se ajo mund të ishte shtatzënë, pasi kishte shtuar disa kile. Më pas këngëtarja nga Barbadosi, publikoi disa foto ku dukej mjaft në formë, dhe kjo zhurmë u shua disi. Por revista "People", shkruan se Rihanna mund të jetë shtatzënë me sheikun miliarder, Hassan Jameel. Çifti mesa duket nuk e kanë historinë e tyre thjesht një flirt veror, por gjërat janë bërë serioze mes tyre. Sipas "People", dyshimet për shtatzëninë e Rihanna-s kanë ardhur për disa arsye.

1.Rihanna shfaqet kohët e fundit gjithmonë e veshur me rroba të gjëra, çfarë hedh dydhimet se ajo po mundohet të fshehë barkun.(Më poshtë shikoni të gjitha fotot dyshuese të Rihanna-s)

2.Ajo në restorantet që frekuenton kujdeset shumë për ushqimin që përzgjedh, dhe nuk konsumon alkool(gjë e pazakontë kjo për Riri-n)

3.Fotot që Rihanna poston në Instagram, janë foto të vjetra të saj, çfarë tregon se ato aktualet do e nxirrnin zbuluar divën e muzikës pop.

Shkencëtari shqiptar që tronditi mbretërinë. Pse Zogu e dënoi me 101 vite burg?

Posted: 16 Jul 2017 07:31 AM PDT

Doktor Sait Bilal Golemi  ishte një mjek veterinar, shkencëtar dhe atdhetar i shquar. Do të lindte në Golem të Kurveleshit. Babai i tij ishte fukara,ndaj në vitin 1906 do detyrohen të mërgojnë me gjithë familjen nëTurqi dhe të vendosen në qytetin e Stambollit.

Bilali kishte ruajtur në zemër bukuritë e Golemit, pa harruar gjuhën e nënës, vazhdoi shkollën fillore dhe të mesme. Më 1923 kreu dhe shkollën e Veterinarisë Ushtarake dhe u diplomua mjek toger.

Me shpenzimet e tij shkoi në Gjermani për specializim të lartë. Atje pati mundësi të qëndronte vetëm 4 muaj se shpenzimet e shkollimit ishin tepër të shtrenjta. Kaloi në Paris ku vazhdoi Institutin Pastuer, por nuk neglizhoi edhe profesionin e parë, veterinarinë.

Në Paris u njoh me shkencëtarë të famshëm. Atje u martua me një franceze fisnike. Por zemra i rrihte për atdheun e lindjes. Më 1928 u vendos në Shqipëri, bashkë me nusen franceze të shqiptarizuar. Zonja Nilyfer edhe shqipen dhe turqishten i fliste fare bukur.

Kur erdhi Dr. Bilal Golemi për shërbim në Shqipëri. Ahmet Zogu ishte vetëshpallur "Mbret i shqiptarëve". Doktor Bilali nisi të shërbejë në lëmin e zooteknikës duke bërë hulumtime në këtë degë.

Dr. Bilal Golemi, i brymosur në Turqinë qemaliste dhe i kalitur në Francë, si republikan, demokrat e laik, nuk pajtohej me qëndrimin feudal monarkist. Po dhe Ahmet Zogu kërkonte gjithmonë rastin për t'a futur në grackë doktor Golemin.

Doktori themeloi laboratorin bakterologjik-veterinar. Mirëpo reaksionarët atë do ta përziejnë me lëvizjen e Vlorës më 1930. Gjykata zogiste do e dënojë doktorin me 101 vjet burgim. Golemi protestoi me grevë urie dhe nuk hoqi dorë nga pikëpamjet e tij demokratike.

Regjimi i Zogut për shkak të presioneve të brendshme popullore e të jashtme, Dr. B. Golemin bashkë me disa shokë të tjerë si Dr. Tare Libohova etj,  e fali më 13 shkurt 1935.

Shkencëtari, i sakatosur në mushkëri, shkoi prapë në Turqinë qemaliste, ku u prit me kënaqësi. Punën e nisi në "Hara" të Karaxhabejit afër Bursës, më pas shokët e tij e thirrën në Ankara.

Në kryeqytet punoi si bakteriolog, mori pjesë në shumë kongrese kombëtare e ndërkombëtare dhe u dallua si shkencëtar i rrallë. Më 1952 u emërua drejtor i qendrës shëndetësore "Refik Saydam" e cila ishte një spital pilot.

Doktor Golemi që vuante nga enfizema e trashëguar nga burgjet e Shqipërisë zogiste, do të vdiste më 15 mars 1955 në Stamboll, duke u varrosur në Istinye, në brigjet e Bosforit, pranë babait të tij, Ali Golemi.

Dr. Sait Bilal Golemi më 1952-in kishte marrë nga qeveria franceze medaljen "Legjion d'Honneur".

Gjithashtu Shqipëria do ta nderojë me Urdhërin e Punës të Klasit të I-rë dhënë nga Kuvendi Popullor më 1969.

Doktor Bilal Golemi ka kryer më tepër se 50 studime shkencore origjinale në lidhje me profesionin e tij. Një dhomë në "Refik Saydam Saglik Merkezi" është pagëzuar me emrin "Dr. Sait Bilal Golemi Salonu". Në këtë sallon zhvillon aktivitetin e tij laboratory B.C. G./Konica.al

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more