Tirana Observer: “Ish-bashkëshorti i Tuba Buyukustun merr vajzat binjake për pushime, do kërkojë edhe kujdestarinë e tyre” plus 9 more
Tirana Observer: “Ish-bashkëshorti i Tuba Buyukustun merr vajzat binjake për pushime, do kërkojë edhe kujdestarinë e tyre” plus 9 more |
- Ish-bashkëshorti i Tuba Buyukustun merr vajzat binjake për pushime, do kërkojë edhe kujdestarinë e tyre
- Gjykata kroate ekstradon Ballist Morinën në Serbi, familjarët kërcënojnë me vetëflijim
- Sekrete në kuzhinë: Fakte që (mbase) nuk i dinit për disa ushqime
- Operacion anti drogë në Krujë, angazhohen 30 forca policie, sekuestrohen 227 bimë kanabis
- Presidenti i Finlandës uron Metën për detyrën e re: Mezi pres bashkëpunimin me ju
- Fotinia nuk i ndan dot: mamin apo vjehrrën? Ja çfarë bën
- E paditi deputeti socialist, shpërthen këshilltarja e LSI: Zullumet s’ti lan as pishina te kompleksi i Dajtit
- Berisha publikon fotot: Ja plantacionet me drogë të lejtnantëve të Ramës e Artur Bushit
- Plani me 10 pika i 100 ditëve të para, Rama tregon se çfarë duan qytetarët
- Deputeti socialist Xhemal Qefalia padit këshilltaren e LSI për shpifje
Posted: 28 Jul 2017 10:13 AM PDT Divorci i bujshëm në Turqi, ai mes dy aktorëve, Onur Saylak dhe Tuba Büyüküstünü, vazhdon të ketë pasoja. Megjithëse të dy aktorët në fillim pretenduan se gjithçka e përmbyllën në mënyrë paqësore, e vërteta është krejt ndryshe. Pas 5 qershorit, dita kur mori fund martesa e Onur dhe Tuba, filluan edhe lëvizjet e para duke treguar pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit. Fillimisht, mediat shkruan për një flirt mes protagonistes së "Diamante dhe dashuri" dhe biznesmenit Umur Evirgen, që me gjasë, kishte nisur para se çifti të shpallte divorcin dhe më vonë nisën edhe pretendimet e Onur për pasurinë e të dyve. Por nuk është vetëm kaq. Siç shkruajnë mediat turke, surprizë ishte fakti që Onur Saylak nuk e ftoi ish-bashkëshorten në premierën e filmit të tij të fundit, ku ishte drejtor dhe producent. Dhe, për më tepër, ai i ka bërë unfollow Tuba-s edhe në rrjetin social. Me sa duket, vendimi për të mos e ndjekur më ish-bashkëshorten erdhi menjëherë pas lajmit se Tuba kishte pëlqyer një foto të Umur Evirgen (njeriut me të cilin përflitet se ka nisur një lidhje). Onur Saylak, aktualisht ka marrë dy binjaket dhe është nisur me pushime, por flitet se së shpejti do të hapë një padi për të fituar kujdestarinë e binjakeve 5-vjeçare, Maya dhe Toprak. |
Gjykata kroate ekstradon Ballist Morinën në Serbi, familjarët kërcënojnë me vetëflijim Posted: 28 Jul 2017 09:49 AM PDT Ismail "Ballist" Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më nëntor të vitit 2015, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji. Nga informacionet e fundit ekskluzive që disponon Opinion.al të siguruara nga gazetari Dritan Laci, Morina ka dalë tri ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, ku togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi, pasi sikundër dihet prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka një urdhër ekstradimi nga shteti serb lidhur mbi ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri ku ngritja e një droni me një baner të mbishkruajtur Autochtonus solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshjes. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut është siguruar edhe nga Opinion.al. Të kontaktuar nga Opinion.al, familjarë të Ballist Morinës janë shprehur se po bëjnë të pamundurën që i afërmi i tyre të mos ekstradohet dhe për këtë qëllim vendimin e Shkallës së Parë do ta apelojnë më tej. Pranë Ballist Morinës në këto momente ndodhet bashkëshortja e tij italiane, me profesion avokate, e cila edhe pse shtatzënë nuk e ka braktisur të shoqin në këto momente të vështira për të. Xhevahir Morina, i vëllai i Ballist Morinës, në kontakt me Opinion.al është shprehur se nëna e tyre ka qenë këto ditë në Tiranë, ku ka pasur takime me zyrtarë të lartë, duke specifikuar përfaqësues pranë Presidentit Ilir Meta dhe Ministrit të Brendshëm teknik Dritan Demiraj, por ende nuk kanë marrë një sinjal të qartë ndihmese për të afërmin e tyre që rrezikon që nga Heroi i Beogradit tani të jetë i Burgosuri i Beogradit, nëse shteti kroat vendos ekstradimin e tij në Serbi. Po kështu Xhevahiri është shprehur se nëse Ballist Morina ekstradohet ai do të ndërrmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit. Koha për të dërguar në Apelim vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë është e pakët për Ismail Morinën. Ai duhet ta bëjë Apelimin brenda tri ditësh nga dita e sotme/ Dritan Laci/ Opinion.al Më poshtë faksimile e vendimit të Shkallës së Parë së Gjykatës së Dubrovnikut që pranon kërkesën e palës serbe për ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi për gjykim |
Sekrete në kuzhinë: Fakte që (mbase) nuk i dinit për disa ushqime Posted: 28 Jul 2017 09:10 AM PDT Përse biskotat janë me vrima? Sa mish bagëtie ka në një hamburger? Ç'hyn teknologjia nukleare te lëngu i bananes? A jeni të sigurt se kroasantët i kanë shpikur francezët? Ja atëherë disa nga sekretet e vogla të ushqimeve të përditshme Pema e bananeve … nuk është një pemë Bima e bananeve quhet pema e bananeve … teknikisht ajo është një bimë barishtore, jo një pemë, përderisa rrënjët nuk përmbajnë inde të vërteta të një peme. Ajo rritet për rreth një vit dhe më pas, pasi prodhon frutat në pjesën më të madhe të saj, "vdes". Kroasantët nuk i kanë shpikur francezët Ata rrodhën nga kipferl-et austriake dhe u importuan në Francë në gjysmën e parë të viteve 1800, kur oficeri i artilerisë austriake themeloi "Boulangerie Viennoise" në Paris. Por fjala "croissant" megjithatë është franceze: tregon rritjen dhe emrin e merr prej formës së gjysmëhënës. Ketçapi (ketchup) ishte një ilaç Për një periudhë, në shekullin e XIX, ketçapi përdorej si medikament: kështu e shihte më 1835-n dr. John Cook Bennet, presidenti i departamentit të mjekësisë së Universitetit Willoughby në Ohajo (SHBA). Ai mendonte se domatet mund të kuronin sëmundjet si diarreja, verdhëza dhe mostretja. Bennett e huazoi këtë besim nga William Smith, një mjek nga Miçigani. Ketçapi i shëndetit shitej me pilula. Ideja u bë një sukses i padiskutuar derisa dikush zbuloi efektin pastrues të domateve. Kikirikët nuk janë arra, por bishtajore E çuditshme, por e vërtetë! Kikirikët i përkasin së njëjtës familje të bishtajoreve si bizeleve, fasuleve dhe thjerrëzave. Përtypja e çamçakëzit heq dëshirën për fruta dhe perime Shkencëtarët kanë zbuluar se personat që përtypin çamçakëz preferojnë ushqime të ëmbla dhe hiperkalorike. Dhe kjo, sepse, substanca kimike përgjegjëse e shijes së mentes te çamçakëzi i bën ushqimet e kripura, e sidomos frutat dhe perimet, duke i dhënë një shije të pakëndshme. Kryesuesja e grupit të studimit (44 vullnetarë), Christine Swoboda, nga Universiteti i Ohajos së Shteteve të Bashkuara, shpjegon se "e njëjta gjë ndodh nëse pimë nga lëngu i portokallit menjëherë pasi kemi larë dhëmbët: do të ketë një shije shumë të keqe". Përse pjesa më e madhe e biskotave kanë vrima? E thjeshtë: për të shmangur formimin e flluskave gjatë pjekjes. Pa ato, biskotat nuk mund të gatuhen në mënyrën e duhur: vrimat bëjnë të mundur lëvizjen e avullit dhe në këtë mënyrë biskotat mbesin të sheshta (pjesa më e madhe e tyre). Në një hamburger të fast-food mund të ndodhet mishi i më shumë se 100 bagëtive të ndryshme Ai që e konfirmoi këtë ishte filiali britanik i McDonalds, pasi disa gazeta kishin shkruar se hamburgerët e famshëm, si ushqim i shpejtë, përmbanin mishin e më shumë se qindra bagëtive. "Kafeina" e çokollatës A ju duket sikur çokollata ju jep energji? Ka një arsye: çokollata është substanca që përmban më shumë teobromin, një stimulant i ngjashëm me kafeinën. Ashtu si kjo e fundit edhe teobromina mund t'ju ndihmojë që të jeni më vigjilentë dhe jo të përgjumur. Për të përfituar lëngun e një bananeje duhet një teknologji nukleare Në vitin 2004, disa shkencëtarë indianë kanë patentuar një mënyrë për të nxjerrë lëng nga bananet duke mos u bërë si qull. Gjëja e habitshme është se për këtë fakt është vënë në punë i gjithë departamenti i agrokulturës nukleare dhe bioteknologjisë, Bhabha Atomic Research Centre (BARC), një nga strukturat më të rëndësishme indiane për kërkimet bërthamore. |
Operacion anti drogë në Krujë, angazhohen 30 forca policie, sekuestrohen 227 bimë kanabis Posted: 28 Jul 2017 07:35 AM PDT KRUJE-Policia e Krujës në bashkëpunim me Interforcën Italiane kanë ndërmarrë një operacion anti drogë në Krujë, ku janë sekuestruar 227 bimë narkotike Cannabis Sativa. Në operacion morën pjesë rreth 30 forca policie, ndërsa u monitorua dhe kontrollua territori nga ajri dhe toka në fshatin Shkretë. Policia ka ndaluar një person dhe vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë. Njoftimi i policisë: |
Presidenti i Finlandës uron Metën për detyrën e re: Mezi pres bashkëpunimin me ju Posted: 28 Jul 2017 07:15 AM PDT |
Fotinia nuk i ndan dot: mamin apo vjehrrën? Ja çfarë bën Posted: 28 Jul 2017 06:59 AM PDT Fotinia i ka ngjarë së ëmës. Këtë do ta thoshin të gjithë me shumë siguri kur i shohin të dyja nënë e bijë. Ngjyra e syve, tiparet e përbashkëta, buzëqeshja janë gati identike… Por tani që fituesja e Big Brother postoi edhe një foto me vjehrrën, ngatërroi dynjanë: sa shumë i ngjan edhe asaj? Të dyja bionde dhe të dyja të njëjtën qetësi e ëmbëlsi fytyre. Meqenëse është gjendur në dilemë, Fotinia, ka postuar një foto me të dyja, mamin dhe "mamin", kështu do që ta quajë edhe vjehrrën për të mos bërë dallime. Në përshkrimin e fotos, ka pyetur të gjithë miqtë virtualë: më ke ngjaj më shumë, me mamin apo me mamin? Shumë prej ndjekësve ia kanë bërë qejfin vjehrrës, ndërsa të tjerë shkruajnë se ngjan me të dyja, është po aq fisnike sa edhe ato. |
Posted: 28 Jul 2017 06:42 AM PDT TIRANË- Pasi deputeti socialist Xhemal Qefalia e paditi për shpifje, këshilltarja e LSI-së shpërthen ndaj tij. Ajo vijon sërish akuzat ndaj Qefalisë, ndërsa thotë se zullumet e tij nuk ka ujë pishine që i lan. Ajo shprehet se është e gatshme të përballet me fakte me deputetin. "As uji i pishinave te kompleksi i Dajtit, nuk do t'i lajë zullumet e Xhemal Qefalisë. Në këtë gjyq jam në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe do përballemi me fakte",- tha Guri. Ndër të tjera këshilltarja e LSI-së, shtoi: Qendrimi im do jetë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe jo oligarkëve. Falenderoj Qefalinë për mundësinë që të vërtetoj shpërdorimet dhe lidhjet e paligjshme të ujit të pijshëm". PADIA |
Berisha publikon fotot: Ja plantacionet me drogë të lejtnantëve të Ramës e Artur Bushit Posted: 28 Jul 2017 06:27 AM PDT TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që ka denoncuar plantacionet me kanabis në Krujë e sipas tij, janë të Artur dhe Ilir Bushit. Berisha i quan të dy këta emra lejtnantë të Noriegës. Qytetari dixhital tregon edhe vendndodhjen e parcelave të kanabisit, duke shkruar emra konkretë. STATUSI I BERISHËS "Si jeni doktor, uroj të jeni mirë familjarisht! Desha të denoncoj te kjo faqja juaj një farsë që po luhet në Krujë. Në lumin e Drojës mbrapa fabrikës çimentos Thumanë Artur dhe Ilir Bushi vëllai i kryetarit të bashkisë kanë mbjellë 700 rrënjë kanabis në bashkëpunim me shefin e policisë së Krujës. Në Malësi të Krujës në përroin e Arrateshit Islam Xaka në bashkëpunim me shefin e policisë ka mbjellë 1000 rrënjë kanabis ku nuk e kap helikopteri që vjen vërdallë kot e bën sikur patrullon. Unë jam një polic i ri në këtë komisariat dhe i bie që nqs gjendet ta marrim në përgjegjësinë e këtyre trafikantëve e shefat e mëdhenj të mos i gjej gjë. Të lutem anonim se ato janë tepër të rrezikshëm e na hedhin në rruge." |
Plani me 10 pika i 100 ditëve të para, Rama tregon se çfarë duan qytetarët Posted: 28 Jul 2017 05:38 AM PDT Kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook ka paraqitur raportin e skuadrës se shënimeve lidhur me komentet e postimit për idenë e 10 operacioneve për 100 ditët e para të qeverisjes së mandatit të ri. Ai gjithashtu ka paraqitur edhe një përmbledhje të raportit të përgatitur nga komentet e njerëzve. RAPORTI JUAJ Skuadra e Shënimeve punoi mbi komentet e postimit për idenë e 10 operacioneve për 100 ditët e para të qeverisjes së mandatit të ri. Të cilat ishin: 1. Hapen regjistrimet e anëtarëve të koalicionit të madh "Për Shqipërinë që Duam", në Platformën online të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi dhe nis lufta e gjithanshme, kundër parazitëve e grabitqarëve në çdo zyrë të shtetit 2. Nis procesi i llogaridhënies të gjithë drejtuesve të agjencive, inspektoriateve, drejtorive e zyrave të shtetit, në takime publike dhe në prani të anëtarëve të qeverisë së re e të skuadrave të deputetëve të çdo qarku 3. Fillon lufta kundër shpërdorimit të ujit pijshëm, prerja e lidhjeve të paligjshme, prishja e lavazheve pa leje dhe ndëshkimi i abuzuesve me këtë pasuri të çmuar kombëtare 4. Çelet faza e re e luftës kundër informalitetit në biznes me përshkallëzimin e fuqishëm të presionit ligjor, mbi çdo subjekt të madh e të vogël që nuk operon përmes kuponit tatimor 5. Nis pastrimi rrënjësor i akseve kombëtare nga plehrat, mallrat, tregjet, varrezat e makinave, ferrat, etj., si edhe fillon mbyllja hyrjeve të paligjshme apo të rrezikshme në rrugën kryesore 6. Shpallet një luftë si asnjëherë tjetër kundër ndotjes së mjedisit, hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara dhe organizohet e zhvillohet një aksion kombëtar pastrimi në çdo qytet, fshat e metër katror të Shqipërisë 7. Fillon beteja e gjatë për sigurinë ushqimore në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e angazhuar për Shqipërinë që duam, për të vënë përpara përgjegjësisë çdo strukturë shtetërore, kompani furnizimi apo subjekt tregtar, që cënon sigurinë e konsumatorit 8. Hapet fushata e re e sigurisë rrugore për rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të automjeteve dhe uljen e mëtejshme të numrit të aksidenteve në rrugë 9. Organizohen në çdo qark dëgjesat publike për buxhetin e vitit 2018, si edhe për riorganizimin e administratës shtetërore, shërbimeve ndaj publikut në çdo bashki dhe projektet e vitit në vijim në rang vendi e qarku 10. Mbyllet me fitoren e pakontestueshme të Policisë së Shtetit lufta e këtij viti dhe shpallet fundi i historisë së shëmtuar të kultivimit masiv dhe të paligjshëm të kanabisit në Shqipëri Ja edhe përmbledhja e raportit të përgatitur mbi komentet tuaja: Nga 2600 komente të regjistruara, vetëm 2015 ishin të lidhura me postimin dhe të vlefshme për matje lidhur me këtë raport. Nga këto 2015 komente: 1994 komente ishin në mbështetje të 10 masave të propozuara në 100 ditët e para, kundrejt vetëm 21 komenteve që shpreheshin kundër tyre duke mos besuar tek masat specifike apo edhe tek forma e bashkëqeverisjes me njerëzit në koncept. 1994 mbeshtetësit ndaheshin në 4 kategori kryesore: 233 PLOTËSISHT DAKORD – komentues që e mbështesnin plotësisht planin me 10 pika dhe që inkurajonin me opinionin tyre për ti realizuar ato. 328 DAKORD ME NËNVIJËZIM – komentues që janë dakord por vendosin theksin në disa çështje kyçe ku duhet të fokusohen më së tepërmi përpjekjet gjatë 100 ditëve të para. Ndër këto çështje prioritare dominon me diferencë të ndjeshme reformimi i administratës, pasuar nga siguria ushqimore dhe lufta kundër korrupsionit. Lidhur me administratën, komentuesit vijojnë të tërheqin vëmendjen tek reformimi rrënjësor i saj si zgjidhja e vetme që do ti japë fund nepotizmit e politizimit dhe do ti hapë rrugë profesionalizmit, meritokracisë dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, duke mbyllur një here e mirë epokën e sorollatjeve sa në njërën derë, në tjetrën. Sa i përket sigurisë ushqimore, vihet theksi tek një riformatim nga themelet i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, institucion që siç thonë komentuesit, nuk e ka vënë ujin në zjarr për ti shërbyer interesit dhe sigurisë së qytetarëve. Korrupsioni është një problematikë e përcjellë me frekuencë të lartë nga miqtë e kësaj faqeje dhe shumica bien të gjithë dakord që çrrënjosja e tij shkon paralel me ecurinë e reformës në sistemin e drejtësisë. 217 DAKORD ME SHTESA – komentues që insistojnë se këtij plani në 100 ditët e para duhet ti shtohen masa lidhur me një sërë problemesh të tjera ku padiskutim dominojnë drejtësia dhe problematikat me pronat, pasuar me legalizimet, shëndetësinë, arsimin, bujqësinë dhe shtetin ligjor e barazinë para ligjit. 1216 DAKORD ME POR – komentues që nuk shprehen kundër planit dhe përtej çdo sqarimi se këto 10 pika lidhen me operacione të menjëhershme e të përkohshme, insistojnë të dinë se çdo të bëhet 100 ditët e para lidhur me drejtësinë, pronat, shëndetësinë, punësimin, bujqësinë, mirëqenien dhe ekonomine: "Drejtësia dhe pronat" vijon të mbajë edhe në këtë post frekuencën më të lartë të shqetësimeve. Me drejtësinë shihet e lidhur fort zgjidhja e problemit të pronave, por që sipas komentuesve nuk do të marrë kurrë zgjidhje nëse sistemi i drejtësisë, nuk i nënshtrohen vettingut. Drejtësia aktuale denoncohet si penguese për ekonomine; për vendime të padrejta mbi biznesin e sipërmarrjen vendase, si edhe frenuese e investitorëve të huaj. Sa i përket shëndetësisë, përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës spitalore është një kërkesë po aq e shpeshtë sa edhe nevoja për shërbime me cilësi dhe 'njerzillëk' nga mjekët e spitaleve shtetërore. Ofrimi me korrektesë i shërbimit mjekësor në zonat rurale, rekrutimi i mjekëve të rinj atje dhe kontrolli i cilësisë së barnave, gjejnë jo pak vend në kërkesat e komentuesve. Punësimi dhe vendet e reja të punës vijojnë të theksohen si prioritete madhore dhe ka një thirrje të shpeshtë për kontroll të zbatimit të kodit të punës nga bizneset private, veçanërisht ato fasone, lidhur me kushtet e punës, pagën minimale, siguracionet. Komentuesit e shohin të lidhur ngushtë zhvillimin rural dhe bujqësor me përmirësimin e infrastrukturës rurale, mbështetjen për fermerët, subvencionet dhe krijimit e lehtësirave për tregtimin e prodhimeve vendase. Lufta ndaj informalitetit dhe rritja e investimeve të huaja vlerësohen masivisht si dy komponentë kyç për fuqizimin e ekonomisë. Nuk mungojnë edhe këtu kërkesat për rritjen e pagave, pensioneve, rritjen e përkrahjes ekonomike për shtresat në nevojë dhe krijimi i lehtësirave fiskale, ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë dhe karburanteve, etj Infrastruktura konsiderohet nga komentuesit si faktori i suksesit ose dështimit të sektorit të turizmit në vend. Ruajtja e hapësirës publike në bregdet nga ndertimet pa leje dhe pastrimi i territorit, vijnë si një apel për moscënim të parajsës natyrore në vijën tonë bregdetare.
|
Deputeti socialist Xhemal Qefalia padit këshilltaren e LSI për shpifje Posted: 28 Jul 2017 05:33 AM PDT TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia padit këshilltaren e LSI-së, Elona Guri në Këshillin bashkiak, për shpifje. Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak në përfundimit të dëgjesës me kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me nismën e bashkisë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, Guri e akuzoi deputetin socialist se ka vjedhur energjinë. "Kemi kërkuar që të ndërpriten lidhje të paligjshme të oligarkisë. Ka lidhje të paligjshëm si rasti i Xhemal Qefalisë, që ka lidhje të paligjshme në bizneset e veta", deklaroi ajo. Qefalia e paralajmëroi padinë penale ndaj këshilltarëve bashkiakë të LSI-së, në një prononcim për "News 24". Ai mohoi çdo akuzë të ardhur në drejtim të tij. |
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: