Skip to main content

Tirana Observer: “Ironia e Patozit me Bashën dhe Jemin Gjanën, tregon një batutë për zgjedhjet në PD” plus 9 more

Tirana Observer: “Ironia e Patozit me Bashën dhe Jemin Gjanën, tregon një batutë për zgjedhjet në PD” plus 9 more


Ironia e Patozit me Bashën dhe Jemin Gjanën, tregon një batutë për zgjedhjet në PD

Posted: 18 Jul 2017 10:08 AM PDT

Astrit Patozi, i vënë në krye të lëvizjes që kundërshton zgjedhjet për kryetarin e PD-së dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës, tregon në faqen e tij në Facebook një batutë për zhvillimet brenda demokratëve, batutë që siç thotë Patozi ia ka dërguar një miku i tij.

“Një miku im i paangazhuar në politikë më shkruante dje në WhatsApp: “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”

Emrin e autorit nuk po e them sot për dy arsye. E para, se nuk e kam marrë lejen e tij dhe nuk e di nëse kjo do t’i pëlqejë.

Por më kryesorja, se kam frikë që kjo mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës“, shkruan Patozi.

INTERVISTA/ SHBA jep porositë për Ramën, Bashën dhe Metën

Posted: 18 Jul 2017 09:44 AM PDT

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee bëri thirrje në një intervistë për Zërin e Amerikës, për vazhdimin e bashkëpunimit mes shumicës dhe opozitës, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Përsa i takon Kosovës, zoti Yee tha se Uashingtoni do të punojë me cilëndo qeveri që del nga procesi demokratik, por se partitë duhet të respektojnë shtetin ligjor dhe të mbajnë premtimet. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Yee foli edhe për perspektivën euro-atlantike të Ballkanit, rrezikun rus dhe premtoi se angazhimi amerikan në rajon do të vazhdojë.

Zëri i Amerikës: Zoti Yee, ju luajtët një rol kyç për të zhbllokuar situatën politike në Shqipëri. Cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet dhe periudhën pas tyre?

Hoyt Yee: Faleminderit për intervistën dhe faleminderit për komplimentin. Më duhet të them që në fillim se në fakt ishin politikanët e Shqipërisë që zbllokuan situatën politike që mund t'i kishte penguar zgjedhjet dhe përparimin, në rrugën transatlantike të Shqipërisë. Ishin gjithashtu përpjekjet e disa anëtarëve të Parlamentit Evropian, si Knut Fleckenstein dhe Dave McAllister, një numër ambsadash, përfshirë atë amerikane, që ndihmuan palët të arrinin një marrëveshje të kënaqshme që bëri të mundur zhvillimin e zgjedhjeve me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Ne jemi shumë të kënaqur që populli shqiptar mori pjesë në zgjedhje që komuniteti ndërkombëtar i konsideroi në përgjithësi në përputhje me standardet ndërkombëtare. Jemi të kënaqur të shohim shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, për të marrë pjesë në një proces demokratik të rëndësishëm. Sigurisht ne tani presim me padurim fazën e ardhshme, një qeveri të re që ne shpresojmë që të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur punën me reformat, veçanërisht reformën në drejtësi që do t'i jape mundësi vendit të shënojë edhe më shumë përparim drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, drejt rritjes së mirëqenies dhe forcimit të ekonomisë dhe marrëdhënie më të forta me partnerët e Shqipërisë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Si e shihni bashkëpunimin mes shumicës dhe opozitës tani pas zgjedhjeve, diçka që ishte parashikur në marrëveshjen mes tyre. Çfarë shpresoni të shihni?

Hoyt Yee: Së pari ne shpresojmë që të gjitha palët në Shqipëri të punojnë së bashku, qoftë partia në pushtet, ose opozita, për të mirën e qytetarëve, të bëjnë atë që ne mendojmë se duan qytetarët e Shqipërisë, që është përparimi për një ekonomi më të fortë, një ekonomi që të tërheqë investimet, qoftë nga brenda ashtu edhe nga kompani të huaja, qoftë nga Evropa ose Amerika. Palët duhet të punojnë fort për të krijuar mundësi për të rinjtë, si në arsim, në punësim, që të rinjtë të duan të qëndrojnë në vend, dhe jo të kenë tundimin që të ikin nga Shqipëria. Duam që palët të punojnë më shumë për të luftuar korrupsionin, të çrrënjosin korrupsionin mes zyrtarëve, të luftojnë më fort kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve, të gjitha këto ne mendojmë se janë çështjet më shqetësuese për qytetarët e Shqipërisë. Ne synojmë të vazhdojmë partneritetin tonë me Shqipërinë, me të gjitha palët që duan të punojnë me ne, që të ndihmojmë me disa nga objektivat që sapo përmenda. Ne duam të shohim përparim të mëtejshëm në të gjitha fushat në të cilat ne kemi punuar me qeverinë e mëparshme, përfshirë reformën në drejtësi, zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit, forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve.

Zëri i Amerikës: A do të ndihmojnë Shtetet e Bashkuara me ekspertë në reformën në drejtësi? Çfarë roli do të keni?

Hoyt Yee: Ne kemi synim të vazhdojmë me mbështetjen që kemi dhënë, përmes ambasadës, përmes agjencive të ndryshme përfshirë USAID-in, për të dhënë ekspertizë teknike, për të këshilluar, për forcimin e institucioneve, për të ndihmuar me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për shembull, për të ndihmuar me procesin e vetingut që ne shpresojmë të fillojë në vjeshtë. Ne synojmë të luajmë rolin që u kemi premtuar partnerëve tanë në qeveri dhe në partitë politike. Aty ku ata duan që ne t'i ndihmojmë, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë, jo vetëm me fjalë, por me veprime dhe ekspertizën tonë. Ajo që duam ne të shohim prej tyre, është punë intensive, qëllimet e tyre serioze dhe përpjekjet e sinqerta për të bërë detyrën e tyre si udhëheqës politikë, që do t'u tregojnë rrugën qytetarëve, të miratojnë dhe zbatojnë legjislacionin për reforma dhe që të japin prova që njerëzit në Bashkimin Evropian dhe më gjerë ta kuptojnë që Shqipëria është e angazhuar 100 për qind që të integrohet në institucionet euroatlantike.

Zëri i Amerikës: Ju flisni për vullnetin e politikanëve për të bërë atë që kanë premtuar, si të kyejnë reforma dhe të përmirësojnë klimën politike në vend. Fakti është që Partia Socialiste fitoi mjaft vende në parlament sa të qeverisë vetë. Duke pasur parasysh klimën e ashpër politike që ka mbizotëruar në Shqipëri, a mendoni se përpjekjet më të mëdha për hapje dhe bashkëpunim duhet t'i bërë shumica dhe kryeminstri Rama, veçanërisht tani që ai i ka më shumë mundësitë që të bëjë atë që do politikisht?

Hoyt Yee: Nuk ka dyshim që udhëheqësi i shumicës në çdo vend ka përgjegjësi të veçanta, duke pasur mundësinë të miratojë lidhje dhe reforma. Por sigurisht në çdo demokraci, i takon si partisë ose koalicionit në pushtet që së bashku me opozitën të gjejnë zgjidhje, që të jenë të pëlqyera dhe të pranueshme nga shumica e qytetarëve, çka do të thotë se është e rëndësishme për shumicën të punojë me parti të tjera që nuk janë në shumicë ose në koalicionin e shumicës, që të gjejnë zgjidhje që të jenë të pranueshme për të gjithë, ose për një pjesë sa më të madhe të popullsisë që të jetë e mundur. Që mbështetja e publikut të jetë e fortë sa ç'duhet, në mënyrë që reformat jo vetëm të votohen por edhe të zbatohen me mbështetjen e plotë të qytetarëve, është e rëndësishme të opozita të luajë rolin e saj në çdo demokraci, që është të ushtrojë trysni ndaj shumicës për të gjetur zgjidhjet më të mira të mundshme. Në vendin tim, si edhe në demokracitë evropiane është gjithmonë e rëndësishme që një qeveri e fortë të ketë një opozitë të fortë. Pa një opozitë të fortë, pa konkurrencë, në shumë raste nuk ka nxitje të mjaftueshme për të gjetur përgjigjet më të mira të mundshme. Prandaj edhe opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur, nuk mundet thjesht të rrijë e mënjanuar dhe të lërë shumicën të bëjë gjithçka. Shumica duhet të zgjasë dorën dhe ne besojmë se është e rëndësishme që shumica të jetë përfshirëse, të gjejë mënyra për ta përfshirë opozitën të luajë rolin e saj tradicional, por është e rëndësishme gjithashtu që opozita të mos dalë gjithmonë vetëm me ankesa dhe kritika, por të dalë me ide alternative, opsione për ato që propozon pala në pushtet. Kjo nuk është vetëm për Shqipërinë. Në çdo demokraci është e rëndësishme që partia në pushtet dhe opozita të luajnë rolin e tyre, që është të ndihmojnë vendin të ecë përpara.

Zëri i Amerikës: Në Shtetet e Bashkuara, ka pasur raste kur Presidenti (kreu i qeverisë) për të treguar hapje apo përfshirje, ka zgjedhur anëtarë qeverie nga opozita. A shihni ndonjë mundësi që kjo të ndodhë në Shqipëri dhe a mendoni se një gjë e tillë do të ndihmonte për të krijuar një klimë besimi dhe për të përfshirë opozitën në vendimmarrje?

Hoyt Yee: I takon kryeministrit dhe qeverisë ta marrin vendim se cilët individë do të përfshihen në qeveri, në të gjitha nivelet. Por sigurisht ne shpresojmë që të ketë një qëndrim përfshirës, që qeveria të bëjë përpjekje të punojë me opozitën dhe pale të tjera që nuk janë në partinë ose koalicionin në pushtet, në mënyrë që të gjejë një mënyrë për të arritur konsensus të mjaftueshëm në vendime të rëndësishme. A bëhet kjo me emërime apo përmes dialogut normal politik, me kompromise, me zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, ka shumë mënyra për të arritur konsensus. Ajo që është e rëndësishme është që shumica, ashtu edhe opozita ta shikojnë punën që e pret Shqipërinë në frymën e bashkëpunimit, në frymën e vendosjes së interesave të qytetarëve të vendit, mbi interesat politike, në mënyrë që të gjenden zgjidhjet që do të ndihmojnë vendin, jo vetëm patrtitë politike. Pra ndërsa ne do të jemi të hapur të bashkëpunojmë cilado qoftë përmbajtja e qeverisë në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit, ne duam të shohim që partitë politike të punojnë për zgjidhje konstruktive për të çuar përpara reformat. Ne besojmë se qëllimi i çdo lloj kompromisi, duhet të jetë realizimi i reformave, të shënohet përparim drejt synimit për t'u futur në Bashkimin Evropian, për integrimin e mëtejshëm evropian.

Zëri i Amerikës: A mendoni se ka arsye për t'u shqetësuar nga dinamika e marrëdhënieve të tensionuara mes Kryeminstrit dhe Presidentit të zgjedhur Ilir Meta, përsa i takon marrëdhënies së ardhshme institucionale?

Hoyt Yee: Në shumë demokraci është normale të ketë pikëpamje të ndryshme, edhe acarime dhe mosmarrëveshje mes udhëheqësve të partive të ndryshme, edhe nëse janë në të njëjtën qeveri, apo nëse po punojnë së bashku në struktura shtetërore, që u duhet të bashkëpunojnë në nivel institucional. Kjo është natyra e politikës. Ajo që presim ne është që udhëheqësit të bëjnë përpjekjet maksimale që të gjejnë zgjidhje, edhe nëse nisen nga pikëpamje të ndryshme. Mund të kenë qëndrime apo interesa të ndryshme politike, por e mira e Shqipërisë, interesat e popullit nuk duhet të jenë subjekt i debatit politik, apo grindjeve politike mes udhëheqësve apo partive. Ne presim që të ketë diskutime dhe debate të forta mes udhëheqësve të Shqipërisë, por në fund të fundit ajo që inkurajojmë ne, ajo që ne do të përpiqemi t'i ndihmojmë të bëjnë, është gjetja e zgjidhjeve, përgjigjeve, gjetja e kompromiseve që të ulin korrupsionin dhe të rrisin interesin për Shqipërinë si destinacion për investime, që do të ulnin rrezikun e ekstremizmit dhe të godasin trafikimin e paligjshëm të narkotikëve dhe krimin e organizuar.

Zëri i Amerikës: Kalojmë tek Kosova. Ambasadat e pesë vendeve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të bashkëpunojnë me çdo qeveri të formuar ligjërisht dhe që punon në interesin e vendit dhe çon përpara reformat për integrimin euro-atlantik. Ai ishte kjo deklaratë një sinjal për institucionet dhe parlamentin që të përshpejtojnë hapat në procesin e përracktimit të qeverisë së ardhshme?

Hoyt Yee: Mendoj se mesazhi i pesëshes, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ishte se ne jemi të gatshëm dhe presim me padurim që të fillojmë të punojmë me qeverinë e re në Kosovë, për të realizuar atë që populli i Kosovës është përpjekur të arrijë për shumë vjet dhe që për fat të keq qeveria e fundit nuk ishte shumë e suksesshme për ta realizuar: bëhet fjalë për përparim të vërtetë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, në luftën ndaj korrupsionit dhe në drejtim të krijimit të një ambjenti ku bizneset të zhvillohen në Kosovë dhe ku vendi të bëjë përparim drejt integrimit të mëtejshëm me Evropën, si për shembull udhëtimi pa viza. Të gjitha këto ishin të realizueshme gjatë qeverisjes së kaluar dhe për fat të keq nuk u arritën. Prandaj ne duam që t'i përcjellim një sinjal sa më herët, cilësdo qeverie që do të vijë në pushtet që ne Shtetet e Bashkuara, përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo qeveri që është legjitime, që ka të njëjtat vlera dhe objektiva bazë si ne, që janë të njohura, përfshirë integrimin, forcimin e ekonomisë, më shumë vende pune për të rinjtë, pakësimin e korrupsionit. Ne jemi të gatshëm të fillojmë të punojmë për të gjitha këto synime. Sigurisht që ne presim një partneritet të sinqertë mes qeverisë dhe komunitetit ndërkombëtar. Me kemi detyrimin që të ndihmojmë qeverinë e Kosovës, për të realizuar reformat e nevojshme, ndërsa qeveria e Kosovës ka detyrimin të jetë serioze, dhe disa herë e guximshme, një qeveri e përgjegjshme që është sinqerisht e përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe për të shënuar përparim dhe jo thjesht të shkaktojë vonesa, ngecje dhe të luajë lojra politike, por të jetë serioze për të hedhur disa hapa konkretë drejt objektivave të popullit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Vetëvendosja si parti, ka fituar më shumë vota se çdo parti tjetër. Ju flisni për bashkëpunim me një qeverisje që ndan vlerat tuaja, por Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar ashpër Vetëvendosjen në të kaluarën. A do të pranonit një qeveri me pjesëmarrjen e Vetëvendosjes?

Hoyt Yee: Siç e thashë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo qeveri të ligjshme, që del nga procesi demokratik në Kosovë, ose në çdo vend tjetër në Evropë. Ne nuk zgjedhim partitë ose udhëheqësit. Kjo i takon popullit që shpreh vullnetin politik përmes zgjedhjeve. Janë Vetëvendosja ose partitë e tjera përgjegjëse për të gjetur konsensusin e nevojshëm që të kenë shumicën e nevojshme në parlament, që të mund të funksionojnë si qeveri. Ajo që ne kërkojmë është që qeveria e re dhe partitë që përbëjnë atë qeveri, si edhe partitë e opozitës të plotësojnë detyrimet e tyre të partneritetit. Pra nëse ne japim ndihmën që kanë kërkuar palët në Kosovë, ne do ta bëjmë pjesën tonë. Por ne presim që edhe palët atje të bëjnë pjesën e tyre, që do të thotë respektimi i shtetit ligjor, çka do të thotë jo gaz lotsjellës, jo dhunë në parlament –diçka e papranueshme nga çdo demokraci në Evropë, do të thotë të mbajnë premtimet. Pra jo të na thonë që do të bëjnë disa reforma dhe pastaj të mos ta plotësojnë atë premtim, do të thotë gjithashtu ta luftojnë pa rezerva korrupsionin, jo të shprehen se janë kundër korrupsionit dhe nga ana tjetër të mbajnë zyrtarë të korruptuar në qeveri. Nëse partitë në koalicionin qeveritar në qeverinë e re, bëjnë pjesën e tyre, plotësojnë pritshmëritë tona që ne i kemi shprehur prej kohësh, ne do të bëjmë pjesën tonë, dhe do ta mbështesim atë qeveri.

Zëri i Amerikës: Sa i shqetësuar jeni ju për përpjekjet e Rusisë për ndikim në Ballkan dhe në një kohë kur buxheti i propozuar nga administrata për Departamentin e Shtetit ka shkurtime të thella, a ka arsye për shqetësim për pakësimin e angazhimit në rajon, në këto kushte?

Hoyt Yee: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë një angazhim të palëkundur në Ballkanin Perëndimor dhe ka pasur disa raste kur kjo është rikonfirmuar që kur administrata e re e Presidentit Trump filloi mandatin, përfshirë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për hyrjen e Malit të Zi në NATO. Takimi muajin e ardhshëm i nënpresidentit Pence me udhëheqës të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë; takimi i sotëm mes nënpresidentit Pence dhe presidentit serb Vuçiç; angazhimi i vazhdueshëm i Shteteve të Bashkuara siç e përmendët në fillim në Shqipëri, si edhe në Maqedoni dhe Kosovë, ku ne kemi luajtur një rol aktiv, duke ndihmuar ato vende që t'u afrohen më shumë objektivat e tyre. Sigurisht ne nuk i kemi zgjidhur të gjitha problemet, por në çdo vend ku ka disa sfida dhe besoj se kjo vlen për pjesën më të madhe të Ballkanit, mund të shohësh ambasadat amerikane të luajnë një rol të rëndësishëm, mund të shohësh Departamentin e Shtetit të luajë një rol të rëndësishëm, të jape ndihmë dhe këshilla dhe kjo do të vazhdojë. Në dëshminë e tij, Sekretari Tillerson tha se është shumë i interesuar për Ballkanin dhe se do të bëjë edhe më shumë në Ballkan nëse është e mundur. Administrata aktuale e ka shprehur shpesh përkushtimin ndaj stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies në Ballkan dhe kjo do të vazhdojë. Do të thoja gjithashtu se politika amerikane në Ballkanin Perëndimor mbështetet tek interesat amerikane. Është pa diskutim në interesin e Shteteve të Bashkuara dhe ka qenë kështu të paktën në dy dekadat e fundit, për një Ballkan që ecën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në shumicën e rasteve edhe NATO. Kjo është pa dyshim në interesin amerikan dhe për këtë arsye, politika amerikane ka qenë e qëndrueshme gjatë disa administrative, si demokratike ashtu edhe republikane dhe besoj se do të vazhdojë.

Përsa i takon Rusisë besoj se e keni dëgjuar shumë herë nga udhëheqësit e kësaj administrate se Shtetet e Bashkuara duan të gjejnë fusha interesi të ndërsjelltë për të punuar me Rusinë. Aty ku interesat tona përputhen, ne do të përpiqemi të punojmë së bashku, nga afër me Rusinë, si për shembull në drejtimin e kundërterrorizmit. Por aty ku Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë dakord, aty ku jemi në kampe të ndryshme, Shtetet e Bashkuara, ashtu siç ka thënë Sekretari Tillerson, siç ka thënë nënpresidenti Pence, do të mbrojnë interesat dhe vlerat e veta dhe të aleatëve të tyre me shumë vendosmëri. Dhe ne këtë po bëjmë.

Ne nuk duam të ekzagjerojmë seriozitetin e ndërhyrjes së Rusisë në Ballkanin Perëndimor por në të njëjtën kohë ne mendojmë se është e rëndësishme të jemi vigjilentë. Rasti i Malit të Zi për shembull duhet të shqetësojë çdo demokraci në Evropë. Që nëse Rusia, siç tregojnë të gjitha të dhënat, nuk heziton jo vetëm të ndërhyjë në zgjedhje, por të përmbysë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të një vendi, një vendi që sapo u bë anëtar i NATO-s, atëherë vendet e tjera të Ballkanit duhet të jenë shumë të kujdesshme, duhet të ndjekin me vëmendje se ç'bën Rusia dhe edhe ne po bëjmë të njëjtën gjë: jemi vigjilentë, po marrim masa aty ku mundemi që të forcojmë vendet e Ballkanit Perëndimor, përballë ndikimeve me synime keqdashëse, qoftë nga Rusia apo faktorë të tjerë, që të sigurohemi që të mos jetë e lehtë për Rusinë apo aktorë të tjerë, që të ushtrojnë ndikim me instrumenta keqdashëse në politikën e jashtme ose të brendshme të vendeve të Ballkanit. Ajo që mendoj se është e rëndësishme dhe e kemi parë këtë të demonstruar në vitet e kaluara, përfshirë në Shqipëri: Vendet që kanë vullnetin të marrin vendime të vështira, të bëjnë sakrifica, reformat, ato vende janë në gjendje të integrohen në Evropë dhe në aleancën e NATO-s. Vendet që kanë kurajon e duhur, që kanë udhëheqjen e duhur, që kanë vullnetit politik që të ndjekin rrugën e duhur, janë të suksesshme dhe ne duam të sigurohemi që ai parim të mos ndryshojë, që vendet në Ballkanin Perënidmor dhe gjithë Evropën, duhet të kenë të drejtën të zgjedhin rrugën e vet përsa i takon sigurisë, duhet të kenë të drejtën të zgjedhin të ardhmen e tyre, pa veton e ndonjë vendi tjetër dhe ky besoj se ka qenë një nga sukseset që NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe vendet e Bashkimit Evropian kanë qenë në gjendje të arrijnë dhe kjo është që janë në gjendje të zgjedhin rrugën e tyre. Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë, ne e kupojmë dhe synojmë që ta japim plotësisht atë mbështetje por nga ana tjetër ne duam të shohim vullnetin politik, rezistencën ndaj korrupsionit, angazhimin për t'u fokusuar tek zgjidhjet dhe jo tek lojrat politike. Nëse kemi këtë partneritet të sinqertë nga të dyja anët, atëherë unë besoj se do të jemi të suksesshëm.

Zëri i Amerikës: Ju keni thënë se vendeve të Ballkanit do t'u duheshin 30 vjet që të jenë gati për të hyrë në Bashkimin Evropian. Çfarë donit të thonit me këtë?

Hoyt Yee: Ajo që thashë saktësisht ishte se ritmi aktual i rritjes ekonomike që është 3-4 për qind në shumicën e rasteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk është i mjaftueshëm për t'i sjellë këto vende në nivelet e mesatares së ekonomisë apo të ardhurave të Bashkimit Evropian. Me fjalë të tjera, me ritmin e tanishëm do të duheshin disa dekada që të arrihej i njëjti nivel i vendeve të BE-së. Edhe nëse arrijnë në 6 për qind – dhe kjo nuk bazohet në studime amerikane por tek studimet e BERZH-it dhe Bankës Botërore – do t'u duheshin dekada të arrinin mesataren e BE-së. Kjo nuk do të thotë që nuk do të jenë në gjendje të anëtarësohen para 30 vjetëve me nivelin aktual të rritjes. Është ende e mundur dhe i takon Bashkimit Evropian të vendosë. Por mesazhi im për vendet e Ballkanit Perëndimor është se duhet t'i ndërmarrin këto reforma, qofshin e ekonomike, ose politike me një ndjesi më të madhe urgjence. Ndërsa 3, 4, 5 për qind janë ritme të larta rritjeje krahasuar me demokraci të konsoliduara përfshirë vendin tim, nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet që shumë nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, thonë se duan të arrijnë përsa i takon anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Prandaj mendoj se së pari dhe mbi të gjitha është përgjegjësia e udhëheqësve, e qeverive të vendeve të Ballkanit që ta kuptojnë se ka një afat gjatë së cilës shpresojmë të ketë një shteg mundësie për t'u futur në Bashkimin Evropian, por çdo vit që kalon kur nuk ka përparim në reformat e nevojshme si politike edhe ekonomike, është një shans i humbur dhe pastaj do të duhet më shumë kohë për të hyrë në Bashkimin Evropian nëse këto reforma nuk bëhen tani. Është gjithashtu përgjegjësia jonë të mbështesim reformat, që të japim ndihmë dhe këshilla. Mendoj gjithashtu se duhet të jemi gjithashtu të drejtpërdrejtë dhe kjo është pjesë e mesazhit tim: që ka shumë punë për të bërë dhe as nuk e fshehim dot, as nuk e bëjmë dot më të lehtë, ka shumë reforma që duhen të realizohen dhe ka që tani një lloj lodhje me reformat në Ballkanin Perëndimor, ne e kuptojmë. Ka vite që këto vende po punojnë me intensitet për t'i arritur këto reforma, por procesi i reformave duhet të vazhdojë: nuk ka hapësirë për vetëkënaqësi, nuk ka vend për të pushuar mbi dafina, për t'u kënaqur me arritjet megjithëse ka pasur hapa të rëndësishëm përpara. Nëse vendet e Bashkimit Evropain duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian në të ardhmen e afërt, mesazhi im nuk është që është e pamundur, apo se do duhen 30 vjet. Mesazhi është se ritmi me të cilin kjo bëhet, procesi i integrimit është në duart e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe sigurisht të Bashkimit Evropian. Por para së gjithash varet nga qeveritë përgjegjëse për realizimin e reformave. E dime që është e vështirë, por ata duhet të vazhdojnë dhe të punojnë më me shpejtësi.

E kërcënoi me shkarkim dje, Edi Rama e bën fakt sot. Ikën kreu i ALUIZNI-t të Beratit

Posted: 18 Jul 2017 09:43 AM PDT

Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot drejtorin e ALUIZNI-t të Beratit pasi dje, në dëgjesën e Beratit, një e moshuar 80-vjeçare ju ankua se nuk po i legalizohej shtëpia ndërkohë që kishte aplikuar që në vitin 2012.

Dje, Edi Rama i tha drejtorit se nëse nuk e zgjidhte çështjen brenda 24 orësh do të ishte i shkarkuar.

Sot, halli u zgjidh. Por edhe drejtori iku prapëseprapë nga puna. Rama ka shpjeguar edhe pse në një shënim në Facebook.

Postimi i Ramës

JA PSE DUHET SHKARKUAR DREJTORI

Dje në dëgjesën e Beratit, kjo zonjë 80 vjeçare, siç mund ta shikoni e dëgjoni edhe vetë, ngriti problemin torturues të mosmarrjes së legalizimit prej 5 vjetësh, pasi kishte paguar edhe detyrimet në vitin 2012. Drejtori i Aluiznit Berat, ishte i pranishëm në dëgjesë siç mund ta shikoni e dëgjoni po ashtu dhe tha ato që tha.

 

Sot, qysh në mëngjes njoftoi se legalizimi i shtëpisë së zonjës u krye. Tani lind pyetja: Po sikur dje zonja të mos e kishte pasur mundësinë ta ndante me mua hallin e saj, edhe sa vjet të tjera do të priste që drejtori të merrte masa ndaj torturuesve të saj dhe t'i dorëzonte lejen e legalizimit?! Nuk e di, po nuk është çudi që më parë të ikte nga kjo botë se sa të merrte lejen.

Atëherë, ky drejtor që e zgjidhi problemin e saj brenda natës me kaq zell, duke dhënë provën se prej pesë vjetësh zonja ishte një viktimë e pafajshme e parazitëve (në rastin më të mirë) dhe grabitqarëve (në rastin më të keq), si mund të rrijë më në detyrë qoftë edhe një ditë pas kësaj prove turpëruese për shtetin?! Jo nuk mund të rrijë natyrisht, as ai dhe askush tjetër që ka lidhje me dosjen e hallit pesëvjeçar të zonjës! Drejtori mund të mos jetë personalisht pjesëtar i grupit që ka torturuar 5 vjet rresht të moshuarën, por fakti që në zyrën që ai drejton një grup i tillë ekziston e bën qamete të tilla, mjafton për të kuptuar se vetëm drejtor ai s'mund të jetë. Kjo është fare e qartë.

Por pyetja tjetër që pason menjëherë është: Sa të tjerë, që nuk e kanë "fatin" e zonjës të më qajnë mua hallin në sy, jetojnë sot me halle të tilla të turpshme për zyrat e këtij shteti?! Kushedi sa janë, qindra, mijëra, dhjetëra mijëra… A zgjidhen dot këto halle, ja kështu, si u zgjidh halli i kësaj zonje dhe a ndalohen dot parazitët e grabitqarët që paguhen me taksat tona, të bëjnë përditë viktima të pafajshme në çdo komunitet të Shqipërisë?!

PO, jam i bindur që PO! Zgjidhen dhe që ç'ke me atë punë nëse do ta ndërtojmë së bashku koalicionin e madh të qeverisë së re me njerëzit e zakonshëm, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes, e cila do të jetë online sapo të miratohet qeveria e re. Sa më shumë anëtarë dhe anëtare të regjistrohen në Aleancën për Shqipërinë që Duam, aq më e madhe do të jetë rrjeta njerëzore që do të kapë e nxjerrë jashtë nga zyrat e shtetit, peshqit parazitë e grabitqarë që jetojnë me gjakun e taksapaguesve dhe me shërbimet e kthyera artificialisht në halle për njerëzit e zakonshëm.

12 gjërat që nuk duhet t’i tregoni në vendin e punës

Posted: 18 Jul 2017 09:06 AM PDT

Nuk mund të ndërtoni një rrjet të fortë profesional, nëse nuk i ndani gjërat tuaja me kolegët, por nëse tregoni më shumë sesa duhet, kjo mund të kthehet në një katastrofë për karrierën tuaj.

Të ndani me të tjerët gamën e duhur të historive është mënyra e duhur për të fituar besimin, por edhe respektin e të tjerëve. Lista e mëposhtme ju tregon faktet që duhet t'i mbani për vete.

  1. Nëse e urreni punën

Gjëja e fundit që ndonjëri do të donte të dëgjonte në punë do të ishte ndonjë ankesë se sa shumë e urreni atë vend dhe punën që bëni. Nëse e shprehni këtë, do të etiketoheni si një person negativ që nuk di të punojë në grup. Kjo mund të ulë edhe moralin e grupit. Shefat i kapin shpejt ata që demoralizojnë të tjerët dhe i zëvendësojnë me ata që mezi presin pas derës.

  1. Mendimet për kolegët

Ka gjithnjë një person të paaftë në vendin e punës dhe gjasat janë që kushdo mund ta dijë se kush është. Por nëse nuk keni pushtetin ta ndihmoni atë të përmirësohet ose ta hiqni nga puna, nuk do të fitoni asgjë duke e përfolur.

  1. Sa para fitoni

Prindërit tuaj do të dëshironin shumë të dëgjonin se sa para po fitoni çdo muaj, por në vendin e punës, kjo sjell vetëm telashe. Është e pamundur të maten rrogat me drejtësinë më të madhe dhe zbulimi i rrogës suaj do të çonte në krahasim dhe ndoshta zemëratë. Nëse nuk dëshironi ziliqarë apo persona agresivë, mbajeni të ardhurën tuaj për vete.

  1. Besimin fetar apo politik

Besimi politik apo fetar i kujtdo është çështje personale që nuk ka përse të ndahet në vendin e punës. Ky i fundit është një ambient ku punohet për një të mirë të përbashkët dhe nuk është aspak e nevojshme të krijohen identitete apo mosmarrëveshje për pikëpamjet e perceptimit të ndokujt për botën.

  1. Aktivitetin në Facebook

Ka shumë mënyra se si mund të dukeni në pozita të këqija në Facebook. E mira e të mirave është ta mbani stafin e punës larg këtyre gjërave që të ruani një imazh sa më të mirë. Kujdesuni për gjërat që shpërndani në rrjetet sociale, në mënyrë që të mos ju ndikohet karriera.

  1. Çfarë bëni në dhomën e gjumit

Rrëfimet për jetën tuaj seksuale duhet t'i lini jashtë derës së zyrës. Komente të çfarëdo lloji sigurohuni që të mos i ndani me kolegët tuaj. Jo vetëm që nuk do të ndiheni rehat, por kjo do të ndikojë në mënyrën sesi ata ju shohin. Mos krijoni një reputacion të keq.

  1. Opinionet për jetën seksuale të të tjerëve

Njerëzit me të cilët punoni nuk duan t'ia dinë se çfarë mendoni ju se bëjnë në dhomën e gjumit kolegët tuaj. Mos u bëni thashethemexhinj! Përdoreni mendjen për të punuar dhe jo për t'u marrë me fjalë! Nëse kërkoni respekt, filloni ta zbatoni edhe për të tjerët.

  1. Ambiciet për karrierë

Mos i thoni ambiciet tuaja të karrierës në punë sepse mund të bien në konflikt direkt me interesat e të tjerëve dhe kur vjen fjala për interesa, njerëzit bëhen aq egoistë sa nuk mban më. Punonjësit e mirë duan që e gjithë skuadra të arrijë sukses, jo vetëm ata. Pavarësisht motiveve aktuale, lajmërimi i qëllimeve egoiste nuk do t'ju ndihmojë t'i arrini.

  1. Argëtimin e kolegjit

E shkuara thotë shumë për ju. Sjelljet e moshës rinore mund t'u lënë të tjerëve të mendojnë se nuk jeni zhvilluar shumë që atëherë. Mbajeni për vete të shkuarën tuaj të egër dhe plot argëtime të çmendura.

  1. Sa ju pëlqen alkooli

Mund t'ju pëlqejë të bisedoni se sa shumë dëshironi të konsumoni alkool pas një dite të lodhshme pune, por kjo nuk është mënyra se si do të dëshironit t'ju shihnin në punë. Nëse ndani me të tjerët dashurinë për alkoolin nuk do të dukeni si persona argëtues, por në fakt si të paparashikueshëm, të papjekur dhe që i mungon gjykimi i drejtë.

  1. Shakatë ofenduese

Nëse ka ndonjë gjë që duhet të mbani parasysh është që të tregohuni shumë të kujdesshëm me ato që thoni. Shakatë ofenduese mund t'ju bëjnë të shfaqeni si të pasjellshëm në sytë e të tjerëve dhe nuk i dihet kurrë se kur mund ta kaloni kufirin.

  1. Që po kërkoni një punë të re

Mos i thoni qëllimet tuaja përpara se t'i realizoni ato. Mos i zbuloni planet për të lënë punën, pasi do të bëheni një humbje kohe për këdo tjetër. Ka mundësi që kërkimi për punën e re të mos rezultojë i suksesshëm dhe do të përfundoni duke u dukur keq në sytë e të tjerëve.

Si të mbroheni nga diabeti i tipit 2 përmes ushqimit

Posted: 18 Jul 2017 08:46 AM PDT

Prediabeti paraqet një gjendje të niveleve kronike të larta të sheqerit në gjak, por që nuk është e mjaftueshme që të klasifikohet si diabet i tipit 2. Kjo është mënyra që trupi juaj ju paralajmëron se keni 10 deri në 20 herë më shumë gjasa për të zhvilluar diabet, në krahasim me ata të cilët kanë nivel normal të sheqerit në gjak.

Studimet në gjithë botën kanë treguar se prevenimi mund të parandalojë ose të paktën të shtyejë për një kohë shfaqjen e diabetit të tipit 2. Përmes ushqimit të shëndoshë, humbjes së peshës dhe ecjes këmbë për 30 minuta në ditë, pesë herë në javë, rreziku i sëmundjes bie për rreth 58 për qind brenda dy viteve.

Çfarë duhet të hani ju, në qoftë se dëshironi të parandaloni shfaqjen e diabetit?

Më shumë pemë dhe perime

Meta-analiza e studimeve që përfshinte më shumë se 179,000 njerëz, tregon se rrezikun më të ulët të diabetit tip 2 e kishin ata persona që kishin patur konsumim më të lartë të perimeve dhe frutave. Veçanërisht të dobishme kanë dalur të jenë perimet me gjethe jeshile, të tilla si panxhar (rrepë), spinaq, lakër jeshile, lakër aziatike, marule, arugula dhe brokoli.

Harrojini lëngjet e ëmbla

Studimet kanë treguar për një lidhje të qartë në mes të konsumit të përditshëm të pijeve të ëmbla dhe zhvillimit të diabetit. Për më tepër, gjatë studimit dhjetë-vjeçar, 38.000 njerëz të cilët kishin këtë shprehi, kishin zhvilluar diabetin e tipit 2 të diabetit.

Indeksi glikemik

Indeksi glikemik, numri i cili rendit ushqimet sipas shpejtësisë me të cilën rrisin nivelet e glukozës në gjak pas konsumimit, është një mjet i dobishëm për të zgjedhur menynë tuaj. Të gjitha vlerat e indeksit glikemik nën 55 konsiderohen të ulëta. Është dëshmuar se rreziku për diabetin e tipit 2 është rritur për 8 për qind për çdo pesë njësitë mbi vlerën e rekomanduar të marrjes ditore.

 Pini më shumë kafe

Kafja, me ose pa kafeinë, përmban molekula bioaktive që ndihmojnë rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Acidi klorogjen përmirëson metabolizmin e glukozës dhe ndjeshmërinë e insulinës, dhe acidi kofeinik rrit nevojën për përdorimin e glukozës nga ana e muskujve. Kjo shpjegon pse në 28 studime që kanë përfshirë një total prej më shumë se një milion persona, ata individë që pinin kafe më shumë kishin rrezik më të ulët për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Dieta me konsum të zvogëluar të karbohidrateve

Në kuadër të katër studimeve që kanë përfshirë më shumë se 85.000 persona, ndër të cilët është shënuar një incidencë prej 8.000 rasteve të diabetit gjatë një periudhe prej 20 vjetësh, është treguar se ato subjekte që kanë konsumim më të ulët të karbohidrateve, ishin në një rrezik të vogël por dukshëm më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2, në raport me subjektët tjerë. Për këtë arsye, rekomandohet që nga ushqimi të heqen të gjitha produktet e tilla si sheqeri, përfshirë fruktoza dhe të gjitha sheqernat e rafinuara si dhe mielli i rafinuar, por që të ruhet një futje normale e karbohidrateve komplekse, të tilla si drithërat integrale.

10 këshilla që duhet t’i mbani në çdo rast parasysh mbi seksin, pas moshës 30-vjeçare

Posted: 18 Jul 2017 08:35 AM PDT

Ka disa gjëra që nuk duhen injoruar, sidomos nga ato femra që dëshirojnë një jetë erotike të kënaqshme. Nuk mjafton të eksperimentoni pozicione apo "lojëra" të veçanta, por në të vërtetë duhet pak fantazi dhe paturpësi për të gjallëruar momentet e dashurisë! Ja sugjerimet tona për të gjithë ata, ose ato që i kanë kaluar të tridhjetat!

Bëni dashuri në natyrë

Kryerja e marrëdhënieve seksuale në natyrë është e mrekullueshme, por sa keq që me kalimin e viteve shtrati është kthyer si vendi më i mirë për këtë gjë! Nëse keni kaluar të tridhjetat, është rasti që t'u ktheheni kohëve të bukura të adoleshencës, për të rizbuluar kënaqësinë e takimit poshtë një batanijeje, duke parë yjet.

Frymëzohuni nga filmat erotikë

Zakonisht janë meshkujt ata të cilët "nxehen" nga videot erotike, por edhe femrat mund të frymëzohen nga po e njëjta gjë! Ndaj "hidhini poshtë" tabutë, skrupujt, dhe moralin…doni apo jo një jetë erotike të kënaqshme?! Që nga nesër, videoteka juaj do të pësojë ndryshime të dukshme!

Praktikoni situata pikante

Të imagjinoni dhe të praktikoni situata pikante, nuk është aspak keq! Do të jetë argëtuese nëse do të interpretoni personazhet mitike dhe të përrallave, duke u frymëzuar për shembull nga "Kësulëkuqja dhe Ujku i Keq"! Kjo mënyrë është një "çelës" i vërtetë për një marrëdhënie seksuale të mrekullueshme!

Eksploroni pikën B

Pak rëndësi ka se kë pikë B (të pasmet) do të eksploroni(të tijën-sajën), mjafton ta bëni! Edhe pse femrat në përgjithësi nuk e pëlqejnë edhe aq shumë këtë praktikë, me pak durim mund të ndryshojnë ide!

Çlirojeni fantazinë  

Tradhtia nuk ka asnjë lidhje me fantazinë! Edhe pse jeni çift, herë pas here do të bënit mirë të çliroheshit nga jeta juaj reale, duke ndarë së bashku një histori pasionante "imagjinare", duke u shtirur si të panjohur! Filloni nga fillimi, pse jo!

Jini të drejtpërdrejtë

Është e kotë që t'i "bini rrotull", nuk jeni më një vajzë pa eksperiencë! Thojeni pa turp atë që ju pëlqen; plotësimi i dëshirave tuaja do të jetë me siguri një lumturi më vete. Për shembull; hungërimat nuk duhet të jenë më një "imponim", nëse nuk ju pëlqejnë, ose e kundërta!

Praktikoni seksin e shpejtë

Ndonjëherë, "shpejtësia" i bën mirë shëndetit! Ky sugjerim nuk vlen vetëm për beqarët, por edhe për ata që jetojnë lumturisht një jetë në çift. Argëtimi me partnerin është gjithmonë një nga mënyrat më të mira për të rindezur dëshirën seksuale.

Shihuni në sy, ndërsa bëni dashuri

Të shihni njëri-tjetrin ndërkohë që bëni dashuri, është me të vërtetë një gjë shumë eksituese, por sa keq që femrat më së shumti preferojnë dritat e fikura! Mos kini droje, sepse gjatë intimitetit, meshkujt nuk i vënë re defektet fizike, por thjesht shijojnë momentin në maksimum. Imitojini ata të paktën për një herë të vetme!

Merrni iniciativën

Marrja e iniciativës mund të jetë shumë argëtuese, sidomos me partnerin e përhershëm! Meshkujt në fakt adhurojnë të jenë dominantë poshtë çarçafëve, por gjithsesi, ndonjëherë jepini jetë panterës seksi që është brenda jush!

Bëni dashuri në mënyra të ndryshme

Është një këshillë mjaft e vlefshme për t'u marrë në konsideratë! Sepse praktikimi i tre ose më pak pozicioneve në shtrat, e bën  marrëdhënien monotone. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të dilni jashtë rregullave, duke eksperimentuar pozicione të ndryshme të Kamasutrës, duke e bërë në makinë, mbi lavatriçe, apo në çdo vend tjetër ku ju çon fantazia!

Spalletti: Po punojmë për një Inter të madh

Posted: 18 Jul 2017 08:15 AM PDT

"Unë shpresoj që skuadra të rritet sa më shumë, për të qenë kompetitive sezonin e ri", ka qenë deklarata e dhënë sot nga trajneri i Interit, Luciano Spalletti, që pret edhe përforcimet e premtuara nga klubi, për të patur një Inter sa më kompetitiv sezonin e ri.

Klubi ka premtuar 3-4 blerje të mëdha, por deri më tani asgjë e re nuk duket në horizont edhe pse thashethemet janë të mëdha. "Së shpejti do të mësoni gjithçka edhe pse çdo gjë bëhet nën dritën e diellit", tha më tej Spalletti.

"Deri më tani puna ka shkuar mirë dhe humbja në miqësore ndaj Nurembergut nuk më shqetëson, pasi janë thjesht ndeshje përgatitore. Kemi disa dëmtime të vogla, por janë normale dhe të pranueshme në këtë periudhë, pasi lojtarët vijnë nga pushimet dhe ende nuk janë në formën optimale. Por po punojmë në të gjitha frontet për të ndërtuar një Inter të madh dhe fitues", u shpreh trajneri zikaltër për mediat italiane.

Dembelizmi, “sëmundja” e Mesdheut, një në tre të rinj, pa shkollë e pa punë

Posted: 18 Jul 2017 08:04 AM PDT

Komisioni Europian ka publikuar raportin e plotë vjetor për tregun e punës në Bashkimin Europian për 2017.

Shqetësimi më i madh mbeten të rinjtë, ku paçka se ka një përmirësim të lehtë, norma e atyre që nuk studiojnë, qoftë edhe ndonjë trajnim profesional, e as që nuk janë në kërkim të një pune, vijon të mbetet alarmante, në 11.5% mesatarisht në union.

Në vendet e Europës së jugut, pra vendet mesdhetare, kjo normë është shumë herë më e lartë se në Europën qendrore apo atë veriore, me një diferencë deri në katër herë më të lartë.

Në Itali norma fiksohet në 19.9%, në Spanjë në 14.6%, në Greqi 15.8%, ndërsa në Gjermani në vetëm 6.6%, e në Luksemburg 5.4%.

Të dhënat e Komisionit Europian i referohen grupmoshës 15 deri në 24 vjeç.

Pak kohë më parë, Instituti shqiptar i Statistikave dha një të dhënë për këtë fenomen edhe në Shqipëri, në raportin vjetor për 2016, por që i referohet grupmoshës 15 deri në 29 vjeç, ku tendenca flet për një rritje të normës, pasi grupmosha nga 24 deri në 29 vjeç nuk është e predispozuar për të studiuar.

Gjithsesi rezultati është i përafërt me shifrën reale dhe mund të arrihet qartë në përfundime.

Një në tre të rinj shqiptarë, të grupmoshës 15 deri në 29 vjeç, pra 30%, as nuk studion e as nuk është në kërkim të një pune thotë Instituti Shqiptar i Statistikave.

Norma është thuajse tre herë më e lartë se mesatarja europiane dhe i afrohet vendeve të Mesdheut.

Kjo hartë, pjesë e një tjetër studimi, të OECD, tregon shpërndarjen e fenomenit ne grupmoshën 20 deri në 24 vjeç.

Siç duket qartë, vendet mesdhetare kanë një normë në mbi 30%, mjafton të shohim Italinë, Spanjën, Greqinë, Turqinë dhe Shqipërinë ku norma është në 30%.

Po të ngjitemi më lart në Europë, norma zbret nën 10%. – raporton Scan.

Bilanc lufte nga aksidentet: 117 të vrarë në rrugët e Shqipërisë

Posted: 18 Jul 2017 07:39 AM PDT

Shqiptarët vriten rrugëve të Shqipërisë si të ishin në një luftë.

Nga shifrat zyrtare të policisë së shtetit, të publikuara nga Abc News, del se vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, mbetën të vrarë 117 persona nga aksidentet.

Shifra është tronditëse dhe dëshmon se edhe fushatat e gjobave dhe ndryshimi i ligjeve nuk i ndërgjegjëson dot qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe thuajse çdo ditë, ndodhin aksidente në vend.

Gjithsej në këto 6 muaj, ndodhën 1042 aksidente sipas policisë.

Shifrat e të plagosurve janë akoma më të rënda, 159 të plagosur rëndë dhe 1042 të plagosur lehtë.

Bilanci i luftës vazhdon prej vitesh.

Për të njëjtën periudhë, vitin e kaluar, të vrarët në aksidente ishin 130 vetë.

“Ulkonja” që sfidon autokratin Erdogan

Posted: 18 Jul 2017 07:11 AM PDT

Në Turqinë e dominuar dhe gati sunduar nga islamiku Reçep Tayyip Erdogan, ka mbetur një kundërshtar serioz për pushtetin e tij: Meral Aksener.

Ish-ministrja e Brendshme njihet si ulkonja dhe ka fituar një profil të lartë publik së fundmi me kundërshtimin e ndryshimeve kushtetese të imponuara nga Erdogan.

Revista "Time" i kushton Aksener një shkrim të gjatë duke vënë në dukje pritmëritë e mëdha sipas saj, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, në të cilat mendohet se Aksener do të jetë rivalja kryesore e Erdogan.

Një arsye pse shikohet si sfidante më reale sesa politikanët e tjerë opozitarë, është arsyeja se mbështetësit e saj vijnë nga i njëjti kontekst fetar dhe nacionalist si Erdogan dhe në një pikëpamje konsiderohet si Marie Le Pen e Turqisë.

Ajo mban qëndrime shumë të ashpra kundër separatistëve kurdë, por kundërshton me forcë ndërtimin e politikave mbi bazë etnike dhe racore.

"Përkufizimi ynë mbi kombin bazohet mbi kujtimet e përbashkëta, lidhjet e përbashkëta dhe gëzimet tona", shprehet ajo.

Për këto arsye duket se Aksener qëndron përballë Erdogan si kandidate serioze, edhe për arsyen se shumëkush në Perëndim po kërkon të gjejë dikë që t'i kundërvihet presidentit turk, që po shpërfill shumë prej qëndrimeve të dikurshme të Turqisë për të ndjekur një politikë të jashtme krejtësisht të pavarur dhe pa u kushtëzuar nga detyrime formale.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more