Skip to main content

“Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës” plus 6 more Ferizaj Press

FerizajPress

“Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës” plus 6 more Ferizaj Press


Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës

Posted: 30 Jul 2017 01:12 AM PDT

Njësitet e zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të evakuojnë më shumë se 20 familje .

Dyshohet se shkaktar i këtij zjarri ka qenë një bombolë e gazit e cila ka eksploduar në njërën prej banesave në katin e dytë.

Në kuadër të manifestimit “Ditët e diasporës” sot u hap ekspozita e fotografive

Posted: 29 Jul 2017 12:40 PM PDT

Ferizaj. 29.07.2017. Në kuadër të manifestimit "Ditët e diasporës" sot u hap ekspozita e fotografive

Në sheshin "Hyrë Emini- Mira" sot në kuadër të ditëve të diasporës u hap ekspozita e fotografive nga trashëgimia kulturore me tema të ndryshme nga themelimi e deri më sot.
Ndërkaq në orën 19 në Qendrën e Kulturës organizuar nga klubi letrarë "De Rada" është prezantuar shkrimtari Ag Apolloni

Brahim Ademi- Teteja

Posted: 29 Jul 2017 12:23 PM PDT

Shkruan;Amir Rexhepi
Brahim Ademi (1973-2001) u lind në fshatin Koshare, të Komunës së Ferizajt.
Si fëmijë ka qenë i dalluar dhe kishte sjellje të mira si në shoqëri po ashtu edhe në shkollë.
Ai lindi më 28 gusht 1973 nga prindërit babai Tefik Ademi dhe nëna Sela Ademi.

Shkollën fillore e kreu ne vendlindje dhe të mesmën në Ferizaj në shkollën e mesme teknike.Edhe pse i ri në moshë ai ishte aktiv në zhvillimet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në fshat, Ferizaj dhe rrethinë. Brahimi ishte aktiv në demonstratat e vitit 1989 dhe ishte pjesëmarrës në takime që mbaheshin për formimin e UÇK-së.
Në korrik të vitit 1998 Brahim Ademi me shokë ju bashkua Ushtrinsë Çlirimtare të Kosovës.

Disa herë ishte në Shqipëri për armatin dhe është kthyer në zonën e Nerodimës, ku ka qenë pjesmarrës në Epopen e Jezercit, pastaj ka vepruar në Mollopolc, në Dramjak, Slivovë. Me 15 janar në maskarën e Reçakut Brahimi bashkë me shokë i tërhoqen kufomat e masakruara në mënyrë që mos të mbëteshin në dorën e armikut, sepse armiku dëshironte t'i merrte kufomat për t'i humbur gjurmët e krimit.

Brahimi ishte i rreshtuar në Brigadën 161 të Ahmet Kaçikut. Pas përfundimit të luftes, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u transformua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Brahimi ishte i angazhuar si përgjegjës i një njesiti të TMK-së për dy vite. Brahimi duke parë gjendjen në të cilen ndodheshin vëllezërit tanë në Maqedoni, ai me disa shokë e shoqe te luftës, nisen drejt Shqipërisë që të kalojnë në Maqedoni, së bashku me Brahimin ishin, Hyrë Emini, Vjollca Fazliu, Komandant Tahir Sinani nga Tropoja e Shqipërisë, e disa shokë të tjerë, kalojnë në Maqedoni dhe e formojnë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Malet e Korabit dhe rrethinë të Gostivarit, formohet Brigada 116.


Me 29 korrik të vitit 2001 ranë dëshmorë, Komandanti Tahir Sinani, Hyrë Emini nga Ferizaj, Brahim Ademi nga fshati Koshare Ferizaj, Naser Ademi nga Negotina e Pollogut Maqedoni, Hisë Fazliu nga Bajnica e Gostivarit dhe plagosen Vjollcë Fazliu dhe Hajrush Fejzulli, e cila njihet si pesëshja e Gostivarit.
Pas rënjës janë varrosur në Malet e Korabit, pas perfundimit të luftës janë zhvarrosur dhe janë rivarrosur.

Komandanti Tahir Sinani është rivarrosë në varrezat e dëshmorëve në Landovic të Prizrenit, kurse Brahim Ademi dhe Hyrë Emini janë rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj. Naser Ademi është varrosur në vendlindje në Negotin të Pollogut në Maqedoni, kurse Hisa Fazliu në vendlindje Bajnic të Gostivarit.

Në vitin 2013 në vendlindjen e Brahim Ademit në fshatin Koshare, iu ngrit shtatorja.

John Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë

Posted: 29 Jul 2017 12:16 PM PDT

Komandanti ushtarak ka shërbyer tri herë në luftën e Irakut, dhe analistët thonë se ai pritet të sjellë disiplinë ushtarake dhe rregull në Shtëpinë e Bardhë, pas tensioneve që u mësua publikisht që ekzistonin atje."Ai ka qenë ylli i administratës sime", shkroi dje në Twitter Presidenti, kur njoftoi emërimin e Kellyt në postin e ri. Ai e quajti atë "një udhëheqës dhe amerikan i shkëlqyer", raporton VOA.Si Sekretar i Sigurisë Kombëtare, Kelly ka marrë rol drejtues në politikat më të debatuara të Presidentit, si urdhrat ekzekutivë për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të refugjatëve dhe ndalimin e përkohshëm të vizitorëve nga disa vende me shumicë myslimane. Këto urdhra janë pezulluar nga gjykatat e shteteve, në pritje për t'u rishikuar nga Gjykata e Lartë në vjeshtë.Gjenerali Kelly sfidoi anëtarët e Kongresit në muajin prill, kur diskutohej qëndrimi agresiv i administratës ndaj zbatimit të ligjeve për imigracionin dhe kjo shihet si një tjetër arsye që e bën atë tërheqës për Presidentin. Ai u pati thënë ligjvënësve "ndryshoni ligjet, ose përndryshe pushoni".Megjithatë, Kelly gëzon respektin e ligjvënësve të të dyja partive në saje të karrierës së tij të shquar si ushtarak.

Insulina e dyshimtë nuk shitet as në vendin ku është dërguar për analiza

Posted: 29 Jul 2017 12:16 PM PDT

Dyshimet se "Gensulin" shpeshherë nuk jep efekt duke shkaktuar probleme të mëdha tek personat me diabet për shkak të mos nivelizimit të asaj që njihet si "sheqeri në gjak", kanë shtyrë MSH-në që të dërgojë mostrat për analiza në Kroaci.

Por Insajderi ka gjetur se produkti në fjalë nuk shitet bash në këtë shtet. Këtë Insajderit ia ka konfirmuar edhe Agjencia për Produkte Medicinale dhe Pajisjes Mediciale në Kroaci (HALMED).

"Ne mund t'ju informojmë se Gensulini nuk shitet në Republikën e Kroacisë. Gjithashtu, HALMED nuk ka marrë ndonjë njoftim për çështjet e sigurisë të lidhura me këtë produkt medicinal", ka thënë Maja Bashiq,drejtoreshë e Departamentit për Komunikim në HALMED.

Bashiq ka konfirmuar për Insajderin se HALMED ka marrë mostrat e dërguara nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë."Ky kontroll i cilësisë do të kryhet nga Divizioni i Laboratorit për Kontrollin e Barnave (OMCL) të HALMED", ka thënë Bashiq.

Endokrinologët Bardhyl Gashi dhe Luan Gola në nëntor të vitit të kaluar ishin ankuar para komisionit parlamentar për shëndetësi për Insulinën Biosemilare. Insulina për të cilën kishte vendosur Ministria e Shëndetësisë të furnizoi pacientet kosovar të prekur nga diabeti.Bardhyl Gashi, para komisionit kishte treguar me fjalë të ashpra atë çfarë kishte menduar për insulinen e re, shkruan Insajderi.Ai kishte thënë se qytetarët tonë nuk do të do të duhej të ishin shtazë eksperimentale.

"Nuk jam kundër kompanisë nuk merrna me ata por kam thënë gjithmonë që me ardhur edhe shqiptart me marrë një insulinë qysh duhet, bile e kom fol një fjalë pak të rënd kom thanë nuk jemi shtazë eksperimentale", kishte thënë Gashi para komisionit të shëndetësisë.Ai më tutje kishte rrëfyer edhe përvojat me mjekët e tjerë diskutimet lidhur me këtë insulinë."Në një mbledhje që e patëm në Tiranë Dr. Agron Ylli, tha nuk do të hyjë asnjëherë tek unë, asnjëherë pacientët nuk do të furnizohen me këtë insulinë", kishte thënë Gashi në nëntor të vitit të kaluar.Në HALMED nuk kanë dhënë ndonjë afat se kur do të dalin rezultatet.

"Analiza do të iniciohet sapo të merret dokumentacioni i plotë. Pas përfundimit të procedurave HALMED do të informojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencinë Kosovare të Medicinave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKPPM) mbi rezultatet e kontrollit të cilësisë", ka thënë Bashiq për Insajderin.Për këtë cështje ka reaguar edhe kryetarja e komisionit për Shëndetësi, në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina.

Brovina thotë se komisioni i shëndetësisë e ka vërejtur me vonesë furnizimin e kësaj insulinë, ajo thotë se nuk dihet se pse është furnizuar me këtë insulinë duke mos përjashtuar që çmimi mund të ketë qenë arsyeja."Ndoshta ne e kemi marrë vesh me vonese kur kemi qenë në Endokrinologji atëherë kemi vërejt se është blerë insulina nga Polonia më duket insulinë që nuk përdorët nga vendet e Ballkanit dhe domethënë i ka tejkaluar, ka qenë çmimi apo nuk e di çfarë ka qenë", ka thënë Brovina.

Brovina ka shtuar se Klinika e Endokrinologjisë nuk e ka pranuar këtë insulinë, por vetëm ato familjare, por se kanë hasur në shumë vërejte dhe shumë pacient kanë refuzuar ta përdorin këtë insulinë.Brovina kishte treguar se edhe pas evidentimit të këtij rreziku nuk është mundur të largohet rreziku për shkak të kontingjentit të madh që kishte blerë nga ministria."Po ai ka ble kontingjent shumë të madh që e ka fut në treg dhe pastaj ka qenë problem sepse është futur edhe në Shtëpitë e Shëndetit", ka thënë ajo.

Azem Vllasi thotë se Vuçiq e ka kuptuar realitetin se Kosova është e pavarur

Posted: 29 Jul 2017 12:16 PM PDT

Ai ka thënë se deklarata e Vuçiqit për marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve, është hapi i parë drejt braktisjes së iluzionit se Kosova është krahinë e shtetit serb."Që kur regjimi i Millosheviçit krijoi krizën në Kosovë me përmbysjen me dhunë të autonomisë kushtetuse në vitin 1989 dhe publiku serb thoshte se Kosova është Serbi, paraqitja e fundit publike e Vuçiqit, është hapi i parë drejt braktisjes së atij iluzioni", tha Vllasi, transmeton lajmi.netSipas avokatit Kosova është e pavarur që nga viti 1999, pas bombardimeve të NATO-s.Sipas Vllasit, tash është koha për një marrëveshje mes dy vendeve e cila duhet të finalizohet me njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë "në kufijtë ekzistues, dhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike".

Përkujtohen dëshmorët e Ferizajt të rënë në Tanushë të Gostivarit

Posted: 29 Jul 2017 10:55 AM PDT

16 vjet më parë në Tanushë të Gostivarit ranë heroikisht dëshmorët nga Ferizaj, Hyrë Emini-Mira dhe Brahim Ademi-TT-ja.
Sakrifica sublime e këtyre dy dëshmorëve është përkujtuar sot me homazhe, me ç’rast bashkëluftëtarë, të afërm dhe qytetarë të Ferizajt, vendosen kurora me lule në shenjë respekti, duke u përkulur thellë para sakrificës së tyre.
"Sot kemi ardhë t'i bëjmë homazhe heroinës së kombit Hyrë Emini dhe Brahim Ademit, të gjithë jemi para një dëshmie që makineria vrastare e Millosheviqit filloi me përmasa shqetësuese ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, duke kallur, djegur e masakruar, filloi gjenocidi, shfarosja e kombit, Hyra, Brahimi dhe shumë shokë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rrokën armët, liruan vendin dhe shkuan prapë t'u ndihmojnë vëllezërve tanë në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, fati i tyre ishte të jenë dëshmorë kombi, lavdi e përjetshme Hyrës e Brahimit e të gjithë dëshmorëve të kombit", tha Sadik Rexhepi, përfaqësues i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës.
Nëna e dëshmorit Brahim Ademi, tha se dhembjen e tyre tashmë e kanë shndërruar në krenari, duke u shprehur e kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në këto homazhe.
"Faleminderit nga ky popull që po mbledhen e po vinë, për këtë vend kanë shkuar jo vetëm biri im, po të krejtve kanë shkuar, e kam ditë që po niset për luftë, po nuk kam mundur ta ndalë, nuk ndalet askush kur ka dëshirë me shku në luftë", tha Sela Ademi, nëna e dëshmorit Brahim Ademi.
Ndryshe nga përvjetorët e tjerë, ky përvjetor për familjen e dëshmores Hyrë Emini është më ndryshe. Këtë vit familja po ndihet më krenare ngase bija e tyre i është kthyer Ferizajt e skalitur në bronz.
"Është një përjetim i veçantë ky përvjetor që lidhet edhe me zbulimin e shtatores, një falenderim për të gjithë ata që u angazhuan për ta risjellë Hyrën këtu në bronz, është ndjenjë e veçantë, më shumë është ndjenjë krenarie, është mirë që nuk harrohen dëshmorët, një popull që ka dëshmorë dhe nuk i harron e meriton lirinë", tha Ramadan Emini, vëllau i dëshmores Hyrë Emini.
Për të bërë homazhe nga Gostivari erdhi babai i dëshmorit Hisë Fazliu, Bejtullah Fazliu, i cili tha se në 16 vjetorin e vdekjes së djalit të tij ka vendosur të qëndroj në Ferizaj, pranë bashkëluftëtarëve të të birit.
"Kam një kënaqësi që jam këtu dhe këtë shtatore nuk e kam parë, po e shoh tani, ndjej një kënaqësi të madhe, pas 16 viteve ndjej kënaqësi kur shoh këta vëllezër e motra që janë këtu e që vizitojnë këta dëshmorë, ne veç si prind e kemi dhembjen, por atë po e shpërndajmë me ju", tha Bejtullah Fazliu, babai i dëshmorit Hisë Fazliu.
Bashkë me komandant Tahir Sinanin, Hyrë Eminin dhe Brahim Ademi, në Tanushë të Gostivarit, më 29 korrik 2001 ranë në altarin e lirisë edhe dëshmorët Naser Ademi dhe Hisë Fazliu.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more