Skip to main content

RTSH: “Kosovë, ambasadorët: Do të punojmë me çdo qeveri të formuar ligjërisht” plus 9 more

RTSH: “Kosovë, ambasadorët: Do të punojmë me çdo qeveri të formuar ligjërisht” plus 9 more


Kosovë, ambasadorët: Do të punojmë me çdo qeveri të formuar ligjërisht

Posted: 15 Jul 2017 07:29 AM PDT

Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, thanë se do të punojnë me çdo qeveri të formuar ligjërisht dhe që respekton përkushtimet e Kosoves në agjendën evropiane për reformë dhe perspektivën më të gjerë evropiane të Kosoves. Në një deklaratë të përbashkët të këtyre ambasadave thuhet se ” ashtu siç e kemi bërë të qartë vazhdimisht – qytetarët e Kosovës janë ata që zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Vetëm këta përfaqësues janë përgjegjës për krijimin e një qeverie të re në bazë të ligjeve dhe Kushtetutes së Kosoves. Ne do të punojmë me çdo qeveri të formuar ligjërisht dhe që respekton përkushtimet e Kosoves, agjenden evropiane për reformë dhe perspektivën më të gjerë evropiane të Kosoves". Ata u bëjnë gjithashtu thirrje partive politike që e formojnë qeverinë e ardhshme që të kenë përparësi të punës sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që të tërheqin investimet për krijimin e vendeve të punës dhe për rritje të qëndrueshme ekonomike. Që nga çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve një javë më parë, partitë politike po bëjnë përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për të formuar qeverinë. Kandidati për postin e kryeministrit të Kosoves nga radhët e koalicionit të Partisë Demokratike, Aleances për Ardhmërinë e Kosoves dhe Nismes për Kosoven, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje partive politike që të fillojnë këshillimet për ngritjen e institucioneve të reja, posaçërisht lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit të prirë nga Lidhja Demokratike e Kosoves.

Castro kritikon Trump, i bën thirrje për dialog

Posted: 15 Jul 2017 07:19 AM PDT

Presidenti kuban, Raul Castro kritikoi politikën e Trumpit për Kubën duke e përshkruar atë si një "dështim" i presidentit amerikan ndaj kombit të Karaibeve, ndërsa bëri thirrje edhe për dialog mes palëve. "Çdo strategji që kërkon të shkatërrojë revolucionin, nëpërmjet shtrëngimit, presionit ose metodave të fshehta do të dështojë", tha Castro gjatë mbylljes së një seance të Asamblesë Kombëtare. Në qershor, Trump tha se ai kishte anuluar marrëveshjen "krejtësisht të njëanshme me Kubën" të administratës së mëparshme, nën drejtimin e paraardhësit të tij ish-presidenti, Barack Obama, i cili kishte rivendosur lidhjet diplomatike me Havanën pas 50 vjetësh. Një muaj më parë, duke iu drejtuar amerikanëve me origjinë kubaneze gjatë një konference për shtyp në Majemi, Trump tha se ai do të vendoste disa kufizime ndaj udhëtimeve dhe tregtisë me Kubën edhe pse do të linte të paprekura shumë nga reformat e Obamës. Trump njoftoi kufizime mbi kompanitë amerikane që bëjnë biznes me kompanitë ushtarake kubane dhe vendosjen e kufizimeve ndaj udhëtimeve nga qytetarët amerikanë në Kubë.

OKB: Përfundojnë bisedimet për paqe në Siri pa rezultate

Posted: 15 Jul 2017 07:16 AM PDT

Raundi i shtatë i bisedimeve për paqe në Siri, i cili organizohet nga OKB, ka përfunduar në Gjenevë pa ndonjë shenjë të arritjes së marrëveshjes. "Ne kemi përparuar në disa aspekte, ashtu siç kemi shpresuar", ka thënë i dërguari special i OKB-së për Siri, Staffan de Mistura. Ai i ka dhënë këto deklarata pas një prezantimi të shkurtër para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për bisedimet e zhvilluara. Mistura ka pasur takime të ndara gjatë javës me përfaqësuesit e qeverisë siriane dhe grupeve opoziatare, pasi dy palët nuk kanë pranuar që të bisedojnë me njëra-tjetrën. I dërguari special i OKB-së, e ka konsideruar si sukses ngushtimin e dallimeve ne mes të tri grupeve opozitare, dhe sipas tij ato tani kanë një pozicion më të bashkuar. Mosmarëveshjet në mes të grupeve opozitare janë arsyeja kryesore pse përfaqësuesit e presidentit sirian Bashar al-Assad, nuk pranojnë të negociojnë me këto grupe. Mistura ka thënë se dëshiron të bashkojë grupet opozitare përpara se të nisin bisedimet e perbashkëta edhe me qeverinë, duke shtuar se shpreson që ky hap do të arrihet deri në raundin e ri të bisedimeve që pritet të nisin në shtator. Ai ka paralajmëruar se përpjekjet jashtë negociatave për të luftuar grupet terroriste në Siri, janë të prira drejt dështimit.

Qafështama, mjekësi natyrore pa investime

Posted: 15 Jul 2017 07:10 AM PDT

Parku kombëtar i Qafshtames i ka shpëtuar masakrës së shkatërrimit në sajë të banorëve të fshatit Qafshtamë. Ato u vetorganizuan dhe nuk lejuan prerjen e këtyre pyjeve madhështore të këtij kampi, i cili sot është kthyer në një qendër turistike mjaft të preferuar, por mbi të gjitha në një qendër kurative të pazëvëndësueshme për njerëzit që vuajnë nga astma bronkale dhe të tjerë të prekur nga sëmundjet e mushkërive. Pas disa viteve heshtje për arsye të ndryshme, pika ka filluar aktivitetin e saj prej më shumë se një dekadë dhe fluksi i pushuesve vazhdon të jetë në rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Pushues të ardhur nga gjithë vendi, të cilët kanë dëgjuar apo e kanë provuar famën e QafëShtamës për të kuruar sëmundjet, falë ajrit dhe ujit të cilësisë së lartë. Por jo gjithçka e zgjidhin bukuritë e mrekullitë e natyres. Pushuesit kërkojnë më shumë kushte për parkun kombëtar, të mbetur prej dekadash pa investime, përveç rrugës se re për të ardhur deri aty. "Gjafshtamën e vlerësojmë shumë për ujin, për klimën , për mikpritjen. Psh mungon një dyqan që tjetë i përgjithshëm" tha njëra nga pushueset. " Zakonisht vijnë shumë ata që janë asmatik apo që vuajnë nga ftohjet, për mushkëritë, është një kurë e vërtetë" theksoi një banor i zonës." "Vendi shumë i mirë, një shërbim i mirë e njerëz shumë të mirë e të edukuar. Ktu cilësia duhet më e mirë e ushqimit" tha një tjetër pushues.

Rreshen, mbetjet urbane derdhen në lumin Zmeja

Posted: 15 Jul 2017 06:45 AM PDT

Lumi Zmeja qe përshkon anën veriore të qytetit të Rreshenit ndodhet në një gjendje skandaloze. Në të aktualisht po qarkullojnë vetëm ujërat e zeza të qytetit të cilat kanë krijuar një situatë jo normale, duke përhapur një aromë mbytëse por edhe duke u bërë një rrezik serioz për përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive. Në këtë lumë gjithashtu hidhen çdo ditë mbetje të shumta urbane. E megjithë këtë gjendje skandaloze, bashkia e Rreshenit nuk ka marrë asnjë masë madje, siç thonë banorët, as që duken fare. Mbetjet urbane nuk janë të vetmet që hidhen në këtë lumë pasi gjatë gjithë gjatësisë së tij çdo ditë hidhen edhe mbetje dhe inerte të shumta, duke zvogëluar shtratin natyror të tij. Për pasojë në raste shirash të rrëmbyeshëm ai shkakton dëme dhe përmbytje të mëdha siç ka ndodhur dimrin e kaluar ku u përmbyt e tërë unaza e qytetit të Rreshenit.

Atentat në qendër të Shkodres, plagosen tre persona

Posted: 15 Jul 2017 06:32 AM PDT

Tre persona janë plagosur pas një atentati me armë zjarri mesditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhi në sheshin demokracia të qytetit, ku dyshohet se shtetasi me iniciale T. L, i cili po lëvizte me një golf ngjyrë jeshile, ka qëlluar tetë herë ndaj një 32 vjecari i cili mendohet se ka qenë shenjetra e atentatit. Si pasojë, shtetasi Dionis Lisi, 32 vjeç, ka mbetur i plagosur, por nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy kalimtarë të rastit, të cilët aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, autori është larguar drejt Shirokës, ndërsa uniformat blu gjetën automjetin e tij të braktisur në fshatin Zogaj. Arma e krimit u gjet në një kontenier mbeturinash. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli, ndërkohë që po kryhet krehja e zones per kapjen e autorit të dyshuar apo dhe të ndonjë bashkëpunëtori të mundshëm.

Mijëra pushues kosovarë drejt bregdetit shqiptar

Posted: 15 Jul 2017 06:26 AM PDT

Gjysma e parë e Korrikut ka shënuar një fluks të ngjeshur të lëvizjes në kufirin Kosovë-Shqipëri ku mijëra kosovarë udhëtojnë kryesisht për pushime në plazhet e Durrësit, shëngjinit apo dhe Velipojës. Në sportelet e Pikës së Kalimit të Kufirit në Morin punohet me gjashtë sportele me personel shtesë, të ndihmuar edhe nga policia e Kosovës me proçedura të thjeshtuara për të shmangur rradhët e gjata e që mund të krijohen. Pushuesit nisen herët nga zonat e tyre në Kosovë apo Maqedoni, që në orën 03.00 të mengjesit për të përfituar orët me diell në detin e Shqipërisë. "Sot po iki me familje në Shëngjin. Po na duket më pastër, më mirë, më mikpritje. Ka hapsirë më shumë e mund të akomadohemi më shpëjt. Vitin që kaloi mka ndodh që mos me gjet vend në Shëngjin e jemi detyru mu kthy me shku në Durrës" u shprehen disa pushues. Deri në orën 08.00 të ditës së sotme në hyrje janë shënuar afërsisht 11 mijë persona me 3.300 automjete të vogëla si dhe rreth 70 autobuzë.

Blair: “Vullneti i britanikëve” mund të ndryshojë kur vështirësitë e Brexit-it të duken më qartë

Posted: 15 Jul 2017 06:17 AM PDT

Disa liderë të Bashkimit Europian mund të jenë të përgatitur të tregohen fleksibël në lëvizjen e lirë të njerëzve, për ta ndihmuar Britaninë të qëndrojë në tregun e përbashkët. Kështu shprehet ish-kryeministri britanik, Tony Blair, për programin 'Today' në rrjetin BBC. Një mundësi sipas tij është që Britania të qëndrojë në një Bashkim Europian të reformuar, një program që vetë Europa tashmë po shqyrton. Qeveria këmbëngul se Brexit do t'i japë Mbretërisë së Bashkuar kontroll më të madh të kufinjve të saj, por Blair argumenton se situata në Europë ka ndryshuar krahasuar me një vit më parë. Kryeministrja aktuale, Theresa May, është zotuar të mbajë nën kontroll emigrimin në Bashkimin Europian dhe ka përsëritur angazhimin e saj për uljen e migracionit neto në disa dhjetëra mijëra persona.Por kryenegociatori i unionit Michel Barnier është shprehur se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve, pra parimet kyçe të tregut të përbashkët, janë të pandashme, e për këtë arsye Britania nuk mund të qëndrojë në tregun e përbashkët. Ish-kryeministri Blair e sheh si dëmtues këtë pozicionim të vendit. Ai nxiti lidershipin e Partisë Laburiste të përkrahë një pikëpamje radikalisht të ndryshme për Europën. Blair gjithashtu është ndalur edhe në një analizë të zgjedhjeve të përgjithshme në Britani. Ish-kryeministri argumentoi se humbja e konservatorëve ishte vota e qytetarëve për të ndaluar një Brexit të rëndë dhe për të refuzuar mandatin që Theresa May po kërkonte.

Francë: Përkujtohen viktimat e Nisës

Posted: 15 Jul 2017 06:13 AM PDT

Një koncert madhështor në homazh të viktimave të sulmit që tronditi Nisën vitin e kaluar përmbylli ditën e gjatë të ceremonive përkujtimore në përvjetorin e tragjedisë të premten. Pjesë e koncertit ishte Orkestra e Filarmonike e Nisës, aktorë francezë, kompozitori i njohur Michel Legrande dhe dirigjenti rus Valery Gergiev. Një memorial i përbërë nga pllaka në një segment rruge u kompletua përgjatë ditës nga familjarë të viktimave, banorë të Nicës dhe turistë. Mesazhi 170 metra i gjatë përfshin moton e Francës "Liberte, Egalite, Fraternite". Familjarët e viktimave lëshuan në qiell 86 tollumbacë, aq sa ishin viktimat e sulmit, ndërsa banorë të Nicës lëshuan 300 të tillë.
Rruga ku ndodhi tragjedia ishte e mbushur plot me njerëz, kryesisht turistë, një vit pasi drejtuesi i një kamioni hyri përmes turmës që po shijonte spektaklin e fishekzjarreve në Ditën e Bastijës. Në vend të fishekzjarreve, 86 drita lazer, nga një për secilin viktimë, rrezatuan nga shëtitorja duke ndriçuar qytetin. Ndërkaq, një shfaqje spektakolare fishekzjarresh mbi Kullën Eiffel mbylli festimet për Ditën e Bastijës.

Turqi, një vit nga grushti i shtetit

Posted: 15 Jul 2017 03:57 AM PDT

Turqia kujton sot një vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit, ku të paktën 260 persona humbën jetën dhe 2.196 u plagosen. Një fraksion i ushtrisë u përpoq të merrte pushtetin nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan, por përpjekja dështoi. Që prej grushtit, qeveria ka arrestuar 50.000 persona dhe ka shkarkuar më shumë se 150.000 punonjës nga institucionet shtetërore në një spastrim që vijoi deri në prag të përvjetorit. Sidoqoftë, kjo kundërpërgjigje e ashpër e Presidentit ka nxitur tashmë opoziten. Kritikët thonë se Erdogan po përdor spastrimet për të frenuar mospajtimin politik. Një protestë e madhe u organizua javën e kaluar. 15 korriku është deklaruar ditë pushimi kombëtar. Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në një tubim në Stamboll, në uren përballë Bosforit, vendi ku turmat u përballen me ushtarët. Në mbarë Stambollin mund të shihen postera gjigande ku tregohen njerëz që përballen me ushtarët pro-grushtit të shtetit. Erdogan e ka konsideruar këtë moment si rilindjen e Turqisë, por shumë mendojnë se grushti kujton përpjekjet për përçarjen e vendit. Autoritetet turke vijojnë të akuzojnë klerikun mysliman Fethullah Gülen si orkestrues të puçit, por ky i fundit mohon të jetë përfshirë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more