Skip to main content

RTSH: “Amerikanët e dashurojnë muzikën popullore shqiptare” plus 9 more

RTSH: “Amerikanët e dashurojnë muzikën popullore shqiptare” plus 9 more


Amerikanët e dashurojnë muzikën popullore shqiptare

Posted: 17 Jul 2017 07:38 AM PDT

Ajo është vlerësuar gjithnjë si bilbil i këngës së Shqipërisë së mesme, ai si një prej instrumentistëve shumëtalentësh të Kosovës, së bashku ata çojnë përpara një mision. Të bëjnë të njohur muzikën autentike popullore shqiptare. Merita Halili dhe Raif Hyseni pasi kanë ndezur shqiptarët nga të gjitha trojet me ritmet e muzikës shqiptare në salla prestigjioze në Amerikë kthehen dhe ndezin publikun e Tiranës. Me pasurinë muzikore dhe gjenetike që bartin secili ajo nga Tirana dhe ai nga Mitrovica, çifti muzikor ngulmojnë me pasion në promovimin e muzikës shqipe jo vetëm përmes koncerteve në gjithë SHBA por edhe në përçimin e muzikës shqiptare tek të huajt. Jo rastësisht një nga studentët e tyre :auren Stub ka mbrojtur diplomën me dy këngë shqiptare. Teksa në trojet shqiptare ka një rendje turravrap drejt tallavasë apo muzikës së huaj këta dy muzikantë të talentuar na kujtojnë se muzika është identitet dhe trashëgimi dhe nëse e ruan ke më tepër vlera jo vetëm në sytë e vetes por edhe në sytë e të tjerëve. Dhe portat e mëdha kudo në botë hapen përmes origjinalitetit dhe e tillë është muzika shqiptare e cila pasi i ka bërë Merita Halilin dhe Raif Hysenin personazhe të gazetave Washington Post dhe New York Times ju hap dyer si Linkoln Center ku do të performojnë së shpejti me ansamblin e tyre.

INSTAT, në qershor ulen eksportet rriten importet

Posted: 17 Jul 2017 07:09 AM PDT

Instituti i Statistikave njoftoi se eksportet gjatë muajit qershor janë ulur me 0,3 përqind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,1 përqind, në krahasim me muajin maj të këtij viti. Sipas këtij instituti kjo rënie e eksporteve, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: "minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me -11,4 pikë përqindje.
Kjo rënie ndikohet edhe nga arsyeja se prodhuesi i naftës Bankers Petroleum, një nga eksportuesit më të mëdhenj, po e shet një pjesë të konsiderueshme të naftës në vend.
Ndersa importet e mallrave në Qershor 2017 janë rritur me 8,4 përqind, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,3 përqind, në krahasim me muajin maj.
Rritja e importeve këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: "materiale ndërtimi dhe metale" me +3,7 pikë përqindje, "ushqim, pije, duhan" me +2,4 pikë përqindje. Deficiti tregtar i këtij muaji qershor është rritur me 15,1 përqind, krahasuar me qershorin e vitit 2016 dhe me 7,9 përqind në krahasim me muajin maj.
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e BE zënë 68,8 përqind, të gjithë tregtisë.

Zgjedhjet në PD, Basha e Selami vazhdojnë fushatën

Posted: 17 Jul 2017 06:56 AM PDT

Pak ditë para zgjedhjeve për kreun e ri të PD, partia më e madhe e opozitës së djathtë në Shqipëri, dy kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami kanë intensifikuar takimet. Ata kanë biseduar me anëtarësinë e tyre në Berat, Kuçovë dhe Poliçan.
Zoti Basha ka akuzuar kryeministrin socialist Edi Rama për blerje të votave në zgjedhje, ndërsa shprehu bindjen se vetëm PD mund ta shpëtojë vendin. “25 qershori vërtetoi se lufta kundër krimit në politikë, lufta kundër drogës dhe beteja për zgjedhje të lira e të ndershme ishin kauza të drejta dhe më të rëndësishme për Shqipërinë sot. Kush i luftoi këto kauza? Kush u përball me këto kauza? Vetëm Partia Demokratike, vetëm demokratët. Në ditët, muajt kur skeptikët nuk guxonin të pranonin apo të shqiptonin, problemin e thellë të krimit në politikë me autorizim dhe bekim të Edi Ramës, demokratët u ngritën, dhe ne u përballëm me drogën kur askush nuk guxonte të fliste për të. Me drogën, si projekt politik të Edi Ramës dhe kriminelëve që solli në institucione, pikërisht për të mbuluar dështimin e tij me ekonominë dhe për të përgatitur atë që ekzekutoi me 25 qershor. Ndaj beteja kryesore që ne duhet të vazhdojmë sot pavarësisht se çfarë ndodh brenda shtëpisë tonë është beteja për demokracinë" tha zoti Basha.
Nga ana e tij zoti Selami akuzoi ish kreun e PD Basha, si lider pa vizion, duke kërkuar votëbesim të anëtarësisë për ti dhënë PD-së forcën e bashkimit dhe të fitores në zgjedhje. "Dorëheqja do të ishte një veprim që do t'i shërbente atij vetë, por dhe PD. Do i hapte rrugë një procesi të lirë. Prapë nuk është vonë të dorëhiqet, pasi kandidatin përballë e ka shumë të mirë dhe do ta lërë partinë në dorë të mirë dhe të sigurtë" tha zoti Selami. “Kur e dëgjon zotin Basha, thua lum si unë, por kur e sheh në PD thua mjerë si ne. Nuk mund te qahesh, i njeh nga pikëpamja teorike si funksionon një demokraci bashkëkohore. Por 4 vite më vonë jemi me larg se kurrë. Pse? sepse ai nuk i zbatoi ato që premtoi" tha më tej zoti Selami. Ai shprehur rezerva për pabarazi në garë dhe kërkoi sërisht publikimin e listave të antarësisë.

Kosovë; Seanca e parë e Kuvendit

Posted: 17 Jul 2017 06:31 AM PDT

Votimi i qeverisë së re pritet të ndodhë në ditën kur do të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëjnë të ditur përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma, të cilët thonë se seanca e parë e Kuvendit pritet të mbahet gjatë kësaj jave. Sipas tyre, kandidat për kryeparlamentar nga koalicioni më i madh i dalë në zgjedhjet e 11 Qershorit, pritet të jëte kryetari i i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Mirëpo, ndonëse është raportuar se ka deputetë të AKR-së, të cilët do të votojnë qeverinë në krye me Ramush Haradinajn, zyrtarë të këtij subjekti kanë thënë të vendosur se asnjë deputet i AKR-së nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Ata madje kanë theksuar se nuk do ta votojnë as kandidatin për kryeparlamentar nga radhet e PAN-it Kadri Veselin. Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e PAN-it kanë ritheksuar se i kanë numrat e nevojshëm për ta bërë qeverinë.

Kujdes kur drejtoni makinën! Tani gjobat do t’ju vijnë në shtëpi!

Posted: 17 Jul 2017 06:23 AM PDT

Drejtuesit e automjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar në akset rrugore të vendit, nuk duhet të habiten nëse në derën e shtëpisë do ti vijë një gjobë nga Policia Rrugore. Policia e Qarkullimit Rrugor ka nisur aplikimin e gjobave në banesë për qytetarët të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë dhe janë fiksuar nga radarët.
Skënder Ismaili, shefi i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, thotë se kjo është bëre e mundur në sajë të katër radarëve që kanë mbërritur së fundi në policinë rrugore, të cilët në mënyre automatike përcaktojnë shkeljen e kryer dhe identifikojnë targën e mjetit që ka kryer shkelje. “Drejtuesit të mjetit edhe pse nuk ndalohet nga një punonjës policie, do ti vijë masa administrative në adresën që ka lënë. Sado që do ta kundërshtojë, gjoba jep orën, vendin, shpejtësinë e tejkaluar, kordinatat ku është vendosur gjoba" tha zoti Ismaili për RTSH.
Në ditët e fundit numri i aksidenteve rrugore me pasojë edhe në jetë njerëzore është shtuar. Skënder Ismaili thotë se faktorët kryesorë të këtyre aksidenteve janë disa, por më kryesorja janë ato njerëzore. "Regullat e parakalimit të mjeteve, udhëtimet e gjata, bisedat që bëjnë, tërheqin vëmendjen e njëri tjetrit. Kohët e fundit janë shtuar rastet e përdorimit të alkoolit" spjegon shefi i sigurisë rrugore.
Policia rrugore analizon se aksidentet në kohët e fundit më së shumti vijnë si pasojë e paakalimeve të gabuara. zoti Ismaili thotë se nisur nga ky fakt policia ka rritur kontrollet për të penalizuar ata drejues mjetesh që kryejnë këtë shkelje. “Vetëm për zërin e parakalimeve të gabuara kemi arritur mesatarisht 130-140 gjoba në ditë dhe në rastin e përsëritjes së kësaj shkeljeje do të aplikojmë saksione deri në pezullim të lejës së drejtimit"
Por cila janë akset që policia i cilëson më të rrezikshme në qarkullim duke ju bërë thirrje turistëve dhe emigrantëve të bëjnë kujdes?
"Rruga Fushë Krujë- Lezhë, Lezhë- Shkodër, Segmenti nga Harku i Bërdicës deri në Velipojë, superstrada Tiranë- Durrës, Maminas-Gjiri i Lalzit, Segmenti i pambaruar i rrugës Levan-Fier"
Sipas INSTAT në periudhen janar-korrik, nga policia janë vendosur 1600 masa administrative ndërsa janë shënuar 925 aksidente nga 956 që ishin gjatë një viti më parë.

Venezuelë; Votimi për referendumin kundër presidentit

Posted: 17 Jul 2017 06:21 AM PDT

Një infermiere 61-vjeçare u qëllua për vdekje ndërsa priste të votonte në një referendum jozyrtar të organizuar nga opozita në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. Disa persona në motoçikleta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të radhës së njerzve duke vrarë gruan e duke plagosur 3 të tjerë. Venezuela është në krizë dhe mbi 100 persona kanë humbur jetën gjatë trazirave politike që prej muajit Prill. Sipas një grupi akademikësh që monitoroi referendumin më shumë se 7 milionë njerëz votuan të Dieleë. Pjesëmarrja ka qenë më e ulët krahasuar me 7.7 milionë njerëzit që votuan për kandidatët opozitarë në zgjedhjet parlamentare të 2015-s, në një vend ku zgjedhësit e regjistruar janë 19.5 milionë. 98 përqind e votueseve i thanë jo asamblesë së re të propozuar nga presidenti Nicolas Maduro dhe mbështetën thirrjen për zhvillimin e zgjedhjeve të reja para përfundimit të mandatit të tij në 2019-n. Ata votuan gjithashtu që ushtria të mbrojë kushtetutën aktuale. Opozita fajësoi një bandë paraushtarake për sulmin me armë.

Maturantë bëhuni gati! Së shpejti nisin aplikimet për universitete!

Posted: 17 Jul 2017 05:47 AM PDT

Në Shqipëri, këtë vit, kandidatët për studentë do të kenë mundësi për të aplikuar për në universitet vetëm gjatë 2 raundeve. Të dy raundet do të kenë nga 7 faza 48 orëshe. Nese ka ende kuota të paplotësuara, vija e kuqe ulet dhe maturantët fitues do mund të rregjistrohen në fazat pasardhëse. Fillimisht të rinjtë e interesuar për të vijuar studimet e larta apo programet 2 vjeçare kanë kryer hapin e parë të aplikimit pagesën prej 2000 lekë në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë.
Faza më e rëndësishme ku kandidatëve për studentë do t’u duhet të rendisin 10 programet më të preferuara të studimit do të nis pas 3 ditësh nga data 20-29 korrik.
Aplikimi kryehet nëpërmjet portalit Matura Shtetërore në adresën http://matura.akp.gov.al.
Aplikanti, kandidati për student duket të ketë ID e matures dhe informacionet e kartës së identitetit ose pasaportës.
Nga data 29 gusht deri me 11 shtator, aplikantët të cilët kanë rezultuar fitues duhet të kryejnë procesin e regjistrimit.
Kjo periudhë është ndarë në 7 faza 48 orëshe ku bëhet ulja e vizë së kuqe.
Gjatë këtyre datave, aplikantët duhet të jenë të vemendshëm në ndjekjen e procesit.
Nëse shpallen fitues në një nga programet e studimit që kanë renditur, ata duhet të regjistrohen brenda 48 orëve.
Në të kundërt humbin të drejtën për të vijuar programin studimit.
Kandidati ka të drejtë të çregjistrohet për këtë raund të parë vetëm në datën 12 shtator.
Aplikimi per raundin e dyte nis në datat 15 – 22 shtator.
Në 30 shtator publikohet lista e fituesve të këtij raundi.
Nga data 1-14 tetor fituesit do të kryejnë procesin e regjistrimit dhe gjatë kësaj perjudhe do të zhvillohen 7 faza të tjera 48 orëshe.
Në rast se në çdo fazë konstatohen kuota të paplotësuara do të ulet vija e kuqe.
Kandidati do të kenë mundësi të ankimojnë rezultatin nga dt 1-2 tetor dhe brenda 24 oreve nga paraqitja e ankeses Institucionet e Arsimit të Lartë duhet te shprehen me nje vendim lidhur me ankimimet.

Vizita e Vuçiç në SHBA

Posted: 17 Jul 2017 05:22 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndodhet në Uashington për vizitën e parë zyrtare që prej marrjes se detyres si president, në fund të muajit maj. Vuçiç pritet te takohet me zv/presidentin amerikan, Majk Pens dhe zyrtarë të tjerë. Në prag të vizitës së Vuçiç në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve atje ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte për bashkëpunimin ushtarak Rusi-Serbi. Përveç Rusisë, mes temave që do të diskutohen pritet të jetë edhe sulmi mbi ambasadën amerikane në Beograd, katër ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe vrasja e vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova.

Fluks i madh qarkullimi në Pikën Kufitare Muriqan

Posted: 17 Jul 2017 05:20 AM PDT

Sezoni i sivjetëm turistik po shoqërohet me një fluks të lartë  kalimesh në pikat në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë. Në pikë kalimin e  Muriqanit, në kufirin mes  Shqipërisë dhe Malit te Zi, sidomos në fundjave, krijohen rradhë  kilometrike automjetesh, kryesisht  në dalje. Udhëtarët ankohen për  pritjen e gjatë në kufi, ndërkohë që  autoritetet thonë se po punojnë me procedura të përshpejtuara  dhe personel të dyfishuar për përballimin e fluksit. Ardian Hoti i RTSH sjell materialin.

Përmbytjet e frikshme në Kinë

Posted: 17 Jul 2017 05:15 AM PDT

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet në qytetin kinez Jilin, në verilinjde të vendit. Sipas autoriteteve kineze, shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin kanë çuar në evakuimin e rreth 110 mijë personave. Një skuadër kërkim- shpëtimi e përbërë nga 32,300 persona, është vendosur në qytet për të hequr llumin dhe mbeturinat, riparimin e urave dhe rikthimin në familje të rrjeteve të telekomunikacionit dhe energjisë elektrike. Përmbytjet në qytetin Jilin kanë nisur që prej javës së kaluar.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more