Skip to main content

“Rreth 7,000 bashkëpunëtorë të Shtetit Islamik thuhet të jenë në Irak” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Rreth 7,000 bashkëpunëtorë të Shtetit Islamik thuhet të jenë në Irak” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Rreth 7,000 bashkëpunëtorë të Shtetit Islamik thuhet të jenë në Irak

Posted: 28 Jul 2017 09:43 AM PDT

Zyrtarë të sigurisë në Irak kanë thënë se në këtë vend vazhdojnë të mbesin rreth 7,000 bashkëpunëtorë të Shtetit Islamik, pas rënies së Mosulit. Në Mosul, lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, pati shpallur kalifatin e tyre, tri vite më parë. Zyrtarë nga Intelegjenca në Irak, i kanë thënë Associated Press se afërsisht janë 4,000 militantë dhe 3,000 mbështetës të cilat janë punësuar nga grupi ekstremist dhe u janë dhënë paga. Sipas tyre në Siri janë 7,000 militantë dhe 5,000 mbështetës. Zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti pasi sipas tyre ata nuk janë të autorizuar për t'u deklaruar para mediave. Më 10 korrik, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka deklaruar çlirimin e Mosulit, pas nëntë muajsh luftime shkatërruese. Disa ditë më vonë, komandanti i forcave që mbështeten nga SHBA-ja në Siri dhe Irak, Stephen Townsend, pati deklaraur se beteja në Irak dhe ndaj Shtetit Islamik nuk ka përfunduar. Ka disa muaj që raportohet se lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë, mirëpo zyrtarët e Intelegjencës në Irak, i kanë thënë Associated Press, se ai është ende gjallë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja Veriore lanson një tjetër raketë balistike

Posted: 28 Jul 2017 09:07 AM PDT

Zyrtarë nga SHBA-ja dhe Japonia kanë thënë se kanë detektuar atë që pritet të jetë raketë balistike e lansuar nga Koreja Veriore. "Unë mund të konfirmoj se kemi detektuar lansimin e një rakete balistike nga Koreja Veriore" ka thënë zëdhënesi i Pentagonit, Jeff Davis. "Do të kemi informacione shtesë shumë shpejt", ka shtuar ai. Kryeministri japoznez, Shinzo Abe, ka thënë se ka mbajtur një takim urgjent pas raportimeve për lansim të raketës. Transmetuesi publik japonez, NHK ka thënë se Koreja Veriore ka nisur raketën sot në orën 17:00, dhe mund të zbresë në zonën ekonomike të Japonisë. Edhe para testimeve të fundit të raketave, tensionet ishin rritur në SHBA, Japoni dhe Korenë Jugore, të cilat vazhdimisht i kanë dënuar testimet që po kryen Penjani. Programet bërthamore dhe ato të raketave balistike të Koresë Veriore janë të ndaluara me rezolutë të OKB-së, mirëpo Penjani vazhdon të bëjë testime të tilla. Sipas zyrtarëve në Korenë Veriore, testime të tilla bëhen për t'u mbrojtur nga agresioni i SHBA-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zëvendës kryeministrit rus i anulohet vizita në Moldavi

Posted: 28 Jul 2017 08:34 AM PDT

Zëvendës kryeministri rus, Dmitry Rogozin, ka thënë se i është anuluar udhëtimi i tij në Moldavi, pasi autoritetet hungareze dhe ato rumune nuk e kanë lejuar fluturimin e aeroplanit të tij në zonat e tyre ajrore. Rogozin ka planifikuar të arrijë në Kisinau për të mbajtur takime me presidentin pro rus të Moldavisë, Igor Dodon. Ai po ashtu ishte planifikuar të merrte pjesë në festimet kontraverse të inicuara nga Moska për të shënuar 25 vjetorin e asaj që Rusia e quan si operacion paqeruajtës në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transdniester. Rogozin ka thënë se aeroplani është kthyer në Minsk pas refuzimit të autoriteteve rumune dhe hungareze për të fluturuar në territoret e tyre. Qindra aktivistë kanë protestuar kundër udhëtimit të Rogozinit në aeroportin e Kisinaut. Transdniester është rajon që ka mbështjen e Moskës dhe banorët e saj janë kryesisht rusisht-folës. Ky vend e ka shpallur pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shën Petersburg: Ndalohen shtatë persona, dyshohen për planifikim të sulmeve terroriste

Posted: 28 Jul 2017 08:05 AM PDT

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se ka ndaluar shtatë persona nga Azia Qendrore pas dyshimeve se kanë planifikuar sulme terroriste në Shën Petersburg. Ky Shërbim ka thënë se të ndaluarit kanë planifikuar të organizojnë sulme afër zonave të trenave dhe atyre publike. Shën Petersburg është qyteti i dytë më i madh në Rusi. Nuk është bërë i ditur ndonjë emër apo shtetësi të të ndaluarve. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se autoritete ligjore ruse, ndonjëherë i targetojnë migrantë nga Azia Qendore dhe shtete të tjera me shumicë myslimane, dhe i ndalojnë pa baza.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuka: Për kolaps energjetik, fajtorë institucionet

Posted: 28 Jul 2017 08:04 AM PDT

Kosova brenda dy javësh mund të përballet me një krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Arben Gjuka, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, i cili e ka përshkruar situatën si mjaft alarmante. Ai thotë se alarmin për arritjen në një situatë të tillë, si e tanishmja, e ka paralajmëruar një vit më parë. "Ishte dashur që të jetë alarmante edhe më herët, kur ne para një viti kemi njoftuar se i kemi ndalur operimet për shkak të bllokimit apo pamundësisë për ta zgjeruar minierën në drejtim të fshatit Shipitullë (Komuna e Obiliqit), për shkak të ndërtimeve jolegale, para ekskavatorëve. Fatkeqësisht, ne në dy javët e ardhshme, do të dalim me një plan emergjent, që nënkupton se duhet t'i ndalim disa njësi gjeneruese ose ta kemi një gjenerim të kufizuar, për shkak të mundësive apo rezervave të kufizuara që i kemi për marrjen e qymyrit në atë pjesë", tha Gjuka. Ai shpjegon se procedurat për marrjen e pronësisë së 52 hektarëve, të cilat janë pronë private, kanë nisur nga KEK-u në vitin 2012, por sipas tij, institucionet e caktuara e kanë neglizhuar procesin e shpronësimit të asaj hapësire, e cila tashmë është zonë e interesit kombëtar. Sipas tij, tashmë ligjet janë shkelur dhe në atë zonë ka pasur ndërtime të egra apo jolegale, të cilat siç thotë Gjuka, në bazë të informacioneve dhe regjistrimeve në terren, kanë qëllim përfitimin personal të ndonjë grupi apo personi të caktuar. Sipas tij, përgjegjësinë për ndërtimet jolegale në zonën ku është dashur të shtrihet miniera e kanë institucionet qendrore dhe lokale. "Fillojmë nga institucionet komunale, deri te ato qeveritare, përfshirë këtu Komunën e Obiliqit, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, konkretisht inspektorati kombëtar për ndërtime jolegale", tha Gjuka. Musa Shabani, kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, thotë se KEK-u e ka licencën për shfrytëzimin minerar në zonën në të cilën janë shfaqur problemet për shpronësimin e pronave. "Ky është problem, faktikisht, i Qeverisë. Për sa di unë, Qeveria tashmë është duke u marrë me këtë çështje", tha Shabani. Por, pavarësisht insistimit të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik e Qeverisë së Kosovës në largim, ministri kjo përgjegjëse për energjetikën, nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje. Por, a ka forma alternative të furnizimit me energji elektrike në rast të përballjes me një krizë energjetike? Gjuka thotë se Korporata Energjetike e Kosovës nuk është përgjegjëse për një gjë të tillë, sepse ajo ka licencë vetëm për gjenerim të energjisë elektrike. "Ka muaj qe ne i kemi njoftuar palët tjera, përfshirë edhe Zyrën e Rregullatorit Energjetik (ZRRE) dhe të licencuarit tjerë që e kanë përgjegjësinë për furnizim të qytetarëve. Tani presim që në këto dy javët e fundit t'i harmonizojmë dhe marrim vendimet konkrete, varësisht prej vendimeve të tyre. por, KEK-u nuk e ka atë mandat dhe atë mundësi", tha Gjuka. Shpronësimet dhe zhvendosjet nga këto zona, të cilat janë potenciale si miniera qymyri,kanë nisur që nga viti 2002. Fillimisht, ato kanë nisur nga institucionet e atëhershme të përkohshme, dhe më pastaj kanë vazhduar edhe nga Qeveria e Kosovës më 2009, kur edhe është shpallur Zonë e Interesit të veçantë ekonomik. Po ashtu, Qeveria e Kosovës, më 21 korrik, në mbledhjen e saj të rregullt, ka miratuar vendimin për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesi, të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike, për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Komuna Obiliq.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova pranë kolapsit energjetik

Posted: 28 Jul 2017 07:58 AM PDT

Kosova mund të përballet me një krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit. Kështu thotë drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jerusalem: Përleshje pas lutjeve të së premtes

Posted: 28 Jul 2017 07:09 AM PDT

Pas lutjeve të së premtes në xhamin Al-Aksa në Jerusalem, palestinezët dhe forcat izraelite të sigurisë janë përleshur. Shpërthimi i dhunës vjen pas disa kufizimeve që ka vendosur shteti i Izraelit për qasjen në këtë xhami, për gratë e të gjitha moshave dhe burrat mbi 50 vjet. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Kërkohet ndarje e buxhetit për ruajtjen e ambientit

Posted: 28 Jul 2017 06:49 AM PDT

Analizat e organizatave joqeveritare, të cilat në fokus kanë kujdesin ndaj ambientit jetësor, kanë nxjerrë në pah se Maqedonia si shtet, për të plotësuar standardet për ruajtjen e ambientit jetësor në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, duhet të ndajë 2 deri në 4 miliardë euro, në të kundërtën vendi gjithnjë e më shumë shdërrohet në një deponi të madhe me shumë zona, që paraqesin gangrenë ekologjike. Ndërkohë që Ministria e Ambientit Jetësor nuk ka të dhëna konkrete se sa mjete i duhen Maqedonisë për zbatimin e direktivave evropiane, sa i përket ambientit jetësor. Por, nga ky dikaster thonë buxheti për plotësimin e standardeve evropiane në shumë fusha, është në rritje të vazhdueshme. Ana Colloviq-Leshovska nga organizata qytetare "Eko Svest", për Radion Evropa e Lirë thotë se duhet të formohet një fond i veçantë ku do të grumbullohen mjetet që qytetarët paguajnë përmes pagesës së tatimeve gjatë regjistrimit të veturave, shitjes së duhanit, paratë që mblidhen nga gjobat për mosrespektimin e ligjve për ruajtjen e ambientit jetësor etj, në mënyrë qytetarët të kenë qasje të drejtpërdrejtë në institucionet përkatëse, për të mbikëqyrur se si do të shpenzoheshin këto mjete. "Në këtë font të veçantë, do të duhet të grumbullohen të gjitha taksat që mblidhen mbi bazë të kujdesit jetësor, të cilat do të destinoheshin për më shumë projekte konkrete, të cilat janë të nevojshme". "Për të plotësuar standardet dhe direktivat, të cilat kërkohen nga Bashkimi Evropian, e që kanë të bëjnë me cilësinë e ambientit, Maqedonisë i duhen 2 deri në 4 miliardë euro", thekson Colloviq-Leshovska. Arianit Xhaferi nga organizata ekologjike, "Eko Guerila", për Radion Evropa e Lirë thotë se autoritet e vendit, si të pushtetit vendor dhe atij qendror, sa për sy e faqe hartojnë më shumë projekte, që kanë të bëjnë me planifikimin e shfrytëzimit të resurseve natyrore, menaxhimin e mbeturinave si dhe cilësinë e ajrit. Por të njëjtat, sipas tij, mbahen në letër, sepse mungojnë mjetet konkrete për zbatimin e këtyre masave. "Besoj se shteti dhe autoritet e institucioneve përkatëse, jo vetëm që do të duhet të ndajnë mjete financiare në funksion të minimizimit të problemeve ekologjike, por duhet të sigurohen mjete për t'i hequr fare problemet e shumta që kanë të bëjnë me ndotjen e ambientit jetësor, me theks ndotjes së ajrit, sepse kjokushton shumë miliona si kosto materiale sa i përket shërimit të sëmundjeve kronike tek fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat e moshuar", thotë Xhaferi Ndërkaq, Sllobodan Najdoski ekspert i ekonomisë, thotë se qytetarët e Maqedonisë bombardohen me informacione se sa shumë është i kushtueshëm plotësimi i standardeve ekologjike, ndërkohë që shumë më pak u tregohet atyre për përfitimet . "Ekonomia e Maqedonisë mund të përfitojë shumë nëse arrin të ndërtojë deponi me standarde evropiane, ku do të angazhohen subjekte të caktuara, të cilët mbeturinat do t'i transferojnë në energji". "Më pas, komunat gjithnjë e më shumë duhet të mendojnë për projekte grandioze, siç është ngitja e stacioneve filtrues për lumenjtë, për çka BE ndan mjaft fonde dhe Maqedonia shumë pak ka përfitua nga këto fonde", vlerëson Najdoski. Në bazë të analizave të organizatave joqeveritare, ekonomia e Maqedonisë, si pasojë e mosrespektimit të standardeve ekologjike, në nivel vjetor pëson dëme në vlerë prej 253 milionë eurove, ndërkohë që si rrjedhojë e ndotjes së ajrit, në Maqedoni vdesin 1 mijë e 300 persona. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kaczynski: Pas reformës së gjykatave, në fokus do të jenë mediat

Posted: 28 Jul 2017 05:24 AM PDT

Lideri i fuqishëm i partisë në pushtet në Poloni, Jaroslaw Kaczynksi, mbrëmë ka shprehur përkushtim për vazhdimin e reformave "radikale" në sistemin e gjyqësisë, megjithë kundërshtimet e fuqishme nga Bashkimi Evropian dhe vetoja e presidentit të Polonisë. Mëtutje, ai theksoi se qëllimi i tij i ardhshëm është "decentralizimi" i mediave. Lideri i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, zoti Kaczynski, u ka thënë rrjeteve televizive në Poloni se pret "rezistencë të fuqishme" ndaj planeve të partisë së tij nacionaliste konservatore, për reduktimin e koncentrimit në media. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, por liderët e partisë më herët i kanë shpallur planet për kufizimin e pronësisë së jashtme të kompanive private të mediave në Poloni. Shumë gazeta polake i kanë pronarët gjermanë ose zviceranë, derisa një kompani amerikane është pronare e rrjetit më të madh privat televiziv, TVN.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtohet numri i personave me epilepsi

Posted: 28 Jul 2017 05:22 AM PDT

Të dhënat e fundit, ndonëse ende jopërfundimtare, tregojnë për shtimin e numrit të personave që vuajnë nga sëmundja e epilepsisë. Gjatë ditës, Klinikën Neurologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e frekuentojnë mbi 30 pacientë. Valbona Govori, kryetare e Shoqatës kundër Epilepsisë, i tha Radios Evropa e Lirë se muajt e fundit vërehet një shtim i numrit të rasteve të reja me epilepsi. Govori thotë se një ndër problemet me të cilat ballafaqohen është mungesa e terapisë për epilepsi. "Muajt e fundit kemi një ngritje të lehtë të numrit të rasteve me epilepsi. Sipas punës sime individuale, një nga arsyet është aspekti ekonomik". "Sigurimi i medikamenteve është shumë sfidues, dhe ne gjithashtu si profesionistë kemi mungesë barnash, ku mendoj se qëndron edhe problemi kryesor", tha Govori. Sa u përket statistikave të personave që vuajnë nga sëmundja e epilepsisë, zonja Govori thotë se në mungesë të sistemit të referimit, mungojnë edhe statistikat e sakta. "Për fat të keq, për disa vjet me radhë nuk po mund të japim një numër të saktë të personave që vuajnë nga epilepsia. Por, mund të them se janë rreth 12 mijë persona. Krijimi i një sistemi të raportimi është më se i nevojshëm. Ne kemi rast kur i njëjti person me epilepsi vjen në kontroll dhe regjistrohet prapë si rast i ri. Andaj, statistikat nuk po na dalin reale", thotë Govori. Në Klinikën Neurologjike, Nexhmedin Shala neurolog, thotë se në Kosovë trajtimi i personave me epilepsi bëhet me protokolle evropiane. Megjithatë, edhe ai ndalet sidomos tek problemi me mungesën e barnave. Shala potencon edhe faktin se në Kosovë vazhdon të mos kryhet trajtimi kirurgjikal për të sëmurët me epilepsi. "Pacientët diagnostikohen e trajtohen bazuar në protokollet moderne të trajtimit. Në Kosovë janë të mundura procedurat diagnostiko përveç 'video EG monitorimit', derisa për trajtim, shteti siguron shumë pak terapi për ta". "Sa i përket trajtimit kirurgjikal, ky shërbim nuk kryhet në Kosovë. Brenda ditës, çdo ditë punë, ekzaminohen mbi 30 pacientë. Kushtet e punës nuk janë ato që i përmbushin standardet, ndonëse stafi është shumë profesional, por që iu mungojnë kushtet e punës", thotë Shala. Sidoqoftë, për rastet të cilat nuk gjejnë trajtim mjekësor në Kosovë, kryesisht referohen për mjekim jashtë vendit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senati i miratoi sanksionet kundër Rusisë, duke e sfiduar Trumpin

Posted: 28 Jul 2017 04:06 AM PDT

Senati i Shteteve të Bashkuara pothuajse në mënyrë unanime, mbrëmë ka votuar në favor të legjislacionit për forcimin e sanksioneve të ashpra kundër Rusisë, duke e vënë presidentin, Donald Trump, para dilemës, meqë ai synon përmirësim të raporteve me Rusinë. Në Senat për legjislacion votuan 98 vetë, ndërsa kundër vetëm 2 ligjvënës. Me këtë masë forcohen sanksionet ekzistuese kundër Rusisë, për ndërhyrjen e dyshuar në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe për agresionin në Ukrainë. Po ashtu, penalizohet intervenimi i ushtrisë së Rusisë në Siri dhe kërkohet që presidenti Trump të kërkojë miratim të Kongresit për lehtësimin eventual ose tërheqjen e tyre. Derisa Shtëpia e Bardhë tha se i mirëpret sanksionet e ashpra undër Rusisë, ku po ashtu përfshihen edhe Irani dhe Koreja Veriore, ajo e ka kundërshtuar bllokimin e veprimit të Presidentit, derisa ai synon realizimin e premtimeve të fushatës së tij, për të bashkëpunuar me Rusinë, në fushat siç është shkaktimi i disfatës së grupit ekstremist, Shteti Islamik. Shtëpia e Bardhë tha mbrëmë vonë se Trump ende nuk ka vendosur se a do ta nënshkruajë këtë legjislacion ose do ta përdorë veton. Mbështetja e fuqishme dypartiake për këtë legjislacion në Kongres, do të thotë se vetoja eventuale presidenciale do të mbizotërohej. Votimi në Dhomën Përfaqësuese ishte, po ashtu, tejet bindës: 419 votuan për, ndërsa kundër ishin vetëm 3 ligjvënës. Ky kundërshtim i ashpër ndaj prioriteteve të zotit Trump për Rusinë, u bë në periudhën kur hetimet për përpjekjet e dyshuara ruse për ta ndihmuar Trumpin që të zgjedhet, janë intensifikuar në Kongres dhe në Departamentin e Drejtësisë. Nëse nënshkruhet dhe shndërrohet në ligj, kjo masë do ta parandalojë Trumpit nga kthimi i pasurisë diplomatike, që ishte konfiskuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama, në dhjetor të vitit të kaluar, për hakmarrje ndaj asaj që agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara konkluduan se ishte synim i Rusisë për të anuar kah zgjedhja e Trumpit. Rusia, që shpeshherë e ka hedhur poshtë çfarëdo involvimi për ndërhyrje në fushatë, ka kërkuar kthimin e pasurisë në bisedimet e nivelit të lartë këtë vit me Departamentin amerikan të Shtetit dhe ka shprehur gatishmëri për masa reciproke nëse kjo pasuri nuk kthehet. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se aksioni i Kongresit amerikan i shton tensionet edhe ashtu të larta ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës dhe vlerësoi se kjo është "për pikëllim". Ai ka paralajmëruar masa përkatëse kundër Shteteve të Bashkuara. "Sa i përketë asaj se çfarë përgjigjesh do të ketë nga ne, kjo do të varet nga verzioni përfundimtar i lgjislacionit", tha mbrëmë Vladimir Putin, gjatë vizitës në Finlandë. Mëtutje, ai u tha gazetarëve se "është e pamundshme që pafundësisht të tolerohen këto vrazhdësi ndaj vendit tonë", dhe ka shtuar se "kjo i kalon të gjithë kufijtë e arsyeshëm" dhe sanksionet "ato janë absolutisht joligjore nga pikëvështrimi i së drejtës ndërkombëtare". Zoti Putin theksoi se "është për keqardhje të madhe që raportet ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara po sakrifikohen për zgjidhjen e çështjeve të brendshme politike në SHBA". Por, anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara thanë se legjislacioni është i domosdoshëm në dritën e dëshmisë për përzierjen ruse. Në këtë aspekt është shprehur edhe republikani, John McCain, kryesues i Komitetit të shërbimeve të armatosura të Senatit amerikan. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të dërgojnë mesazh të fuqishëm te Vladimir Putini dhe te secili agresor tjetër, se ne nuk do të tolerojmë sulme kundër demokracisë tonë", tha John McCain. Liderët e Partisë Republikane kanë kërkuar që presidenti Trump ta nënshkruajë legjislacionin. "Nuk mund të imagjinoj se dikush seriozisht mund të mendojë për dhënie të vetos ndaj këtij legjoslacioni", tha kryesuesi i Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit, Bob Corker. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia urdhëron zvogëlim të personelit diplomatik amerikan

Posted: 28 Jul 2017 03:47 AM PDT

Ministria e jashtme e Rusisë thotë se Shtetet e Bashkuara duhet ta zvogëlojnë numrin e personelit diplomatik në Rusi dhe mëtutje nuk do të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë një objekt pushimi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe disa depo në Moskë. Në deklaratën e sotme, kjo ministri i ka paraqitur këto masa pasi ligjvënësit amerikanë e kaluan legjislacionin me të cilin do të imponohen sanksione shtesë kundër Rusisë. Ky legjislacion tashmë i është dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, për nënshkrim. Ministria e jashtme tha se personeli diplomatik amerikan duhet të zvogëlohet në 455 vetë deri më 1 shtator, duke thënë se ky është numri i diplomatëve rusë në Ambasadë dhe konsullatat në Shtetet e Bashkuara. Shfrytëzimi i objektit për pushim dhe të depove nuk do të mund të shfrytëzohen prej 1 gushtit. Ministria e jashtme ruse tha se legjislacioni për sanksione ka konfirmuar atë që e quan "agresion ekstrem" të Shteteve të Bashkuara në çështjet ndërkombëtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistan: Gjykata Supreme urdhëroi largimin e kryeministrit

Posted: 28 Jul 2017 02:22 AM PDT

Gjykata Supreme e Pakistanit ka urdhëruar që kryeministri i këtij vendi, Nawaz Sharif, të largohet nga ky post lidhur me akuzat për korrupsion, që kanë dalur nga rrjedhet në të ashtuquajturat Letrat e Panamasë, në vitin 2016. Në vendimin e sotëm të gjykatës thuhet se kjo masë hyn në fuqi menjëherë. "Ai mëtutje nuk i plotëson kushtet për të qenë anëtar i sinqert i parlamentit dhe pushon ta mbajë zyrën e kryeministrit", tha gjyqtari, Ejaz Afzal Khan, në gjykatë. Kryeministri Sharif ka dhënë dorëheqje pak kohë pas vendimit të gjykatës, tha një zëdhënës i tij. Zoti Sharif vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat lidhur me këtë rast. Mediat pakistaneze kanë raportuar se mund të hapet një hetim penal kundër zotit Sharif dhe familjes së tij. Ky vendim u shpall sot derisa në kryeqytetin Islamabad janë shtuar masat e sigurisë, me vendosjen e më tepër se 3 mijë policëve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dështon marrëveshja e re me FMN-në, Kosova humb 16 milionë euro

Posted: 28 Jul 2017 01:44 AM PDT

Republika e Kosovës do të humb 16 milionë euro kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi që më 4 gusht përfundon një marrëveshje ekonomike më këtë Fond, bëjnë të ditur zyrtarë të Qeverisë në largim të Kosovës. Për shkak të mosformimit të institucioneve të reja, autoritetet në Prishtinë nuk kanë mundësi që të negociojnë me FMN-në për ndonjë program të ri. Republika e Kosovës kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015, në vlerë prej rreth 185 milionë euro, në kohëzgjatje prej 22 muajsh. Afati i kësaj marrëveshjeje skadon më 4 gusht të këtij viti. Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave në Qeverinë në largim të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje nuk ka mundësi të vazhdohet dhe të negociohet për program të ri, pa formimin e Qeverisë së re. "Rreth 16 milionë euro nuk mund të merren kredi. Misioni i FMN-së është dashur të vijë në muajin qershor. Por, për shkak të zgjedhjeve nuk ka ardhur. Pa pasur rishikim të katërt të marrëveshjes, nuk mund të merren këto kredi", tha Krasniqi.  Krasniqi, ndërkaq thotë se mosprania e Kosovës në programet e FMN-së, humb besueshmërinë e Republikës së Kosovës karshi institucioneve tjera financiare ndërkombëtare dhe investitorët ndërkombëtarë.  "Nëse nuk je në program humb kredibiliteti, besueshmëria edhe tek investitorët tjerë. Këto janë çështje të lidhura me njëra-tjetrën. Për arsye se raportet e një shteti, në këtë rast raportet e Kosovës me FMN-në, vlerësohet kredibiliteti edhe qëndrueshmëria e financave publike". Ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë, ndërkaq thonë se dështimi i marrëveshjes së re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, rrezikon realizimin e projekteve të parapara me ato kredi. Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odës Ekonomike Amerikane, thotë se ky është edhe një sinjal për nevojën e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit. "Nëse marrëveshja në fjalë ka paraparë ndonjë grant financiar ose infuzion financiar për shtetin e Kosovës, atëherë natyrisht se ajo që mund të rrezikohet është mosrealizimi i ndonjë projekti, financimi i të cilit është paraparë më mjete të FMN-së", tha Zeka për Radion Evropa e Lirë. Programi i fundit i Qeverisë se Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ishte për të ndërmarrë reforma për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe të fuqizimit të pozitën së saj. Ndryshe, marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar i kanë ndihmuar Kosovës që të marrë kredi me kushte shumë të volitshme, si nga Banka Botërore dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, vlera e të cilave ka arritur në 400 milionë euro. Kosova, në vitin 2009 është anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar, kurse në muajin qershor po të këtij viti, është anëtarësuar edhe në Bankën Botërore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katër të vdekur në një aksident në Prishtinë

Posted: 28 Jul 2017 01:18 AM PDT

Policia e Kosovës ka konfirmuar se katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur tek rrethrrotullimi kryesor në dalje të Prishtinës. Të vdekur janë dy burra e dy gra, përderisa një person tjetër (mashkull) ka marrë lëndime dhe po trajtohet në spital. "Mbrëmë, pas mesnate, rreth orës 00:57, është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku në rrethrrotullimin kryesor në Prishtinë, rruga magjistrale Mitrovicë-Prishtinë. Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona 2 meshkuj dhe 2 femra kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor", ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti është nën hetim. Ndërkohë që policia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat në trafik.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mitrovicë: Digjet vetura e Oliver Ivanoviqit

Posted: 28 Jul 2017 12:38 AM PDT

Vetura e markës "Passat", në pronësi të Oliver Ivanoviqit, kryetar i Iniciativës Qytetare, "Serbia, Demokracia, Drejtësia", është djegur rreth orës 4 të mëngjesit, në qendër të qytetit të Mitrovicës, para ndërtesës ku ai jeton me familje. Lajmin për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar vet Oliver Ivanoviq. Edhe zëvendësdrejtori i Policisë rajonale për Mitrovicën veriore, Besim Hoti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vetura është djegur dhe se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një djegie të qëllimshme. Sipas tij, Policia po kryen hetime duke e cilësuar këtë si rast i rrezikut të përgjithshëm. Lidhur me motivet, Hoti ka thënë se në këtë fazë të hetimeve është shumë herët të flitet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Senati i ka refuzuar masat për shfuqizim të reformës së Obamës

Posted: 27 Jul 2017 11:24 PM PDT

Senati i Shteteve të Bashkuara i ka hedhur poshtë masat për shfuqizim të reformës shëndetësore të ish-presidentit, Barack Obama, duke i dhënë goditje të fuqishme agjendës politike të presidentit, Donald Trump. Tre senatorë republikanë, përfshirë ligjvënësin John McCain, i cili aktualisht është diagnostikuar me kancer të rrezikshëm në tru, me votat e tyre vendimtare, janë shprehur kundër legjislacionit të propozuar. Rezultati përfundimtar i votimeve ishte 49 për dhe 51 kundër. "Ky ishte zhgënjim, me të vërtetë zhgënjm", u tha kolegëve pas votimit, lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConell. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sessions thotë se përkundër kritikave të Trumpit, nuk tërhiqet

Posted: 27 Jul 2017 11:15 PM PDT

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, u ka thënë mediave se ai nuk do të tërhiqet, përkundër kritikave të ashpra të presidentit, Donald Trump, për mënyrën se si ai i ka menaxhuar hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane. Trump disa herë është ankuar lidhur me vendimin e zotit Sessions për tu tërhequr nga hetimet e Departamentit të drejtësisë për Rusinë, pak kohë pasi u emërua në këtë post dhe për dështimin e tij që t'i akuzojë njerëzit në qeverinë amerikane, që në media kanë dhënë informacione për detajet e hetimeve. Përkundër këtyre kritikave, që kanë shkaktuar spekulime se Sessions së shpejti mund të shkarkohet ose tërhiqet, në intervistën për agjencinë AP, Sessions tha mbrëmë se ai nuk ka synim që të largohet nga posti dhe do të jetë aty "aq sa e sheh të arsyeshme" presidenti Trump. "Nëse ai dëshiron të bëjë ndryshime, ai i ka të gjitha të drejtat", tha Sessions gjatë qëndrimit të tij në El Salvador.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushtarët e Maqedonisë në ushtrime ushtarake me amerikanët

Posted: 27 Jul 2017 11:01 PM PDT

Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë ka njoftuar se 95 pjesëtarë të armatës do të marrin pjesë në ushtrime të përbashkëta ushtarake me afro 300 ushtarë amerikanë, me emrin Kalorësi Mbrojtës 17. Zyrtarët e Maqedonisë thanë mbrëmë se manovrat fillojnë sot dhe zgjasin deri më 10 gusht. Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë tha se ushtrimet ushtarake mbahen në bazën e armatës në Krivolak. Ky ushtrim po bëhet pas manovrave shumë më të mëdha, në të ciliat ishin përfshirë më se 25 mijë ushtarë nga 22 vende anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, të mbajtura në Rumani, Hungari dhe Bullgari. Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, tha se ushtarët e Shteteve të Bashkuara do të udhëtojnë prej ushtrimeve në Rumani, për të marrë pjesë në manovrat në Maqedoni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senati e miratoi legjislacionin për sanksione kundër Rusisë

Posted: 27 Jul 2017 10:33 PM PDT

Senati amerikan pothuajse në mënyrë unanime ka votuar në favor të legjislacionit për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, përkundër vërejtjeve të presidentit, Donald Trump, dhe kërcënimit me hakmarrje nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Në Senat për legjislacion votuan 98 vetë, ndërsa kundër vetëm 2 ligjvënës. Ky legjislacion imponon edhe sanksione të ashpra kundër Iranit dhe Koresë Veriore. Tash legjislacioni i dërgohet presidentit Trump për nënshkrim. Mundësi tjetër është edhe dhënia e vetos nga ana e tij. Më herët, ky legjislacion ka kaluar edhe në Dhomën Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, me ç'rast ishte mbështetur nga 419 ligjvënës, ndërsa kundër kishin votuar vetëm 3 anëtarë të kësaj dhome.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more