Skip to main content

Ora News: “Izraeli ‘zhvesh’ xhaminë nga kamerat e sigurisë, festojnë palestinezët” plus 9 more

Ora News: “Izraeli ‘zhvesh’ xhaminë nga kamerat e sigurisë, festojnë palestinezët” plus 9 more


Izraeli ‘zhvesh’ xhaminë nga kamerat e sigurisë, festojnë palestinezët

Posted: 27 Jul 2017 12:39 AM PDT

Izraeli ka hequr sistemin e kamerave të sigurisë të instaluar në hyrjen e kompleksit të xhamisë së shenjtë Al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor, pas protestave dhe trazirave vdekjeprurëse që u regjistruan gjatë ditëve të fundit.

Kamerat e sapoinstaluara në korridore, portat dhe skelat në hyrje u hoqën herët të enjten.

Të martën, Izraeli kishte hequr edhe detektorët metalikë nga hyrja.

Palestinezët protestuan kundër masave të shtuara të sigurisë nga policia izraelite, duke e konsideruar si një tentativë për të marrë në kontroll vendin e shenjtë.

Masat u vendosën pas vrasjes së dy policëve izraelitë në një sulm më 14 korrik.

E teksa punëtorët hoqën instalimet shtesë të sigurisë të enjten, pothuajse dy javë pas sulmit të dyshuar, palestinezët u mblodhën për të festuar.

“Sot është një ditë e lumtur, e mbushur me festime dhe dhimbje në të njëjtën kohë – dhembje për njerëzit që humbën jetën dhe u plagosën”, tha një palestinez nga turma që festonte.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Justin Bieber përplas fotografin me makinë

Posted: 27 Jul 2017 12:11 AM PDT

Justin Bieber është përfshirë në një aksident me makinë në Beverly Hills pasi raportohet se ka përplasur një fotograf ndërsa largohej nga kisha.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30. Këngëtari, kur doli nga kisha, u fut në makinën e tij dhe u nis për tu larguar në mënyrë që ti shmangej fotografit, i cili po përpiqej që ti bënte foto.

Por teksa largohej ylli i popit ka përplasur 57-vjeçarin. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca për ti dhënë ndihmën mjekësore fotografit. Ai është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën dhe pa lëndime serioze.

Këngëtari qëndroi në vendngjarje deri sa policia erdhi dhe më pas u largua në shtëpi së bashku me një mik.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Roja e Gjelbër”, bllokohet mjeti me 6 metër kub lëndë drusore në Dibër

Posted: 26 Jul 2017 11:51 PM PDT

Policia e Dibrës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj një 37-vjeçari për prerje të paligjshme të pyjeve. Në pranga ka rënë shtetasi H.L,banues në Selishtë.

Procedimi penal  ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi në  fshatin Blliçe, është kapur nga policia duke transportuar 6 metër kub  lëndë drusore me  automjetin kamion tip “IFA”, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet  do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër për veprën penale "Prerje e paligjshme e pyjeve".

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ushtria “luftë” me ujërat e zeza në Ksamil, pastron dhe dizenfekton plazhin

Posted: 26 Jul 2017 11:44 PM PDT

Skandali me ujërat e zeza në plazhin e Ksamilit ka detyruar ushtrinë të marrë një operacion antindotje përgjatë ditës së djeshme.

Në pastrimin e tij janë angazhuar Forcat Detare të mbështetura dhe nga Batalioni i Mbështetjes Rajonale të Gjirokastrës.

Në një postim në fb, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shkruan se falë ndërhyrjes së tyre, brenda pak orësh u bë e mundur parandalimi i përhapjes së ndotjes, por edhe pastrimi i detit, bregdetit dhe dizinfektimi i tij.

Pasditen e së mërkurës, tubacionet e ujërave të zeza shpërthyen në Ksamil, duke përfunduar në det. E gjithë hapësira e plazhit u ndot brenda pak minutash, ndërsa pushuesit u larguan të alarmuar.

Ngjarja ndodhi në plazhin "Gjiri Poda", te "Tre ishujt", ku ujërat e zeza pushtuan rrugët e qytetit dhe më pas edhe plazhin, duke ndotur ujin.

Mesohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që sollën shpërthimin e ujrave të zeza, për të marrë më pas dhe masat e duhura.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ide brilante, fermeri ndërton stadiumin prej kashte

Posted: 26 Jul 2017 11:41 PM PDT

Rusia dëshiron që të shpenzojë sa më pak për Kupën Botërore 2008 dhe një fermer i ka dhënë një përgjigje ironike për punimet e ngadalta: kashtën.

Roman Ponomaryov ka realizuar një kopje të stadiumit prej 700 minilonë dollarë në ST. Petersburg, i cili do të organizojë gjysmë finalet e Kupës Botërore. Arena e tij është e përbërë nga 4.500 dengje kashte, dhe ka kapacitet për 300 persona. Ky stadium organizoi turneun e tij të parë vetëm për ekipet lokale fundjavën e kaluar duke përdorur rregulla të modifikuara të futbollit.

"Është mirë që njerëzit të jenë të gëzuar dhe të krijojnë atmosferën sportive përpara Kupës Botërore,"-tha fermeri rus.

Stadiumi i Shën Petersburg, i cili prit finalen e Kupës së Konfederatave këtë muaj, ka tërhequr zemërimin për koston e tij, skandalet e korrupsionit, vonesën dhe vdekjet e punëtorëve.

Ponomaryov është një tifoz i klubit të Zenit, St. Petersburg dhe thotë se modeloi stadiumin e tij të kashtës në shtëpinë e re të Zenit si ironi për problemet e mëdha të  konstruksionit të stadiumit të vërtetë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pendesë për vrasjen e babait në gjykatë: Ishte i mrekullueshëm, do më falë

Posted: 26 Jul 2017 11:35 PM PDT

I penduar për vrasjen e të atit, 21-vjeçari, Mirald Metallari, deklaroi sot para trupës gjykuese të Gjykatës së Krimeve të Rënda se është i bindur se ai do ta falë për aktin fatal.

"Babai im ishte i mrekullueshëm, dinte të më falte. Babai im kudo që të jetë do të më falë për atë që kam bërë. Jam i sigurt që babai më ka falur, e ndjej nga rrahjet e zemrës" është shorehur ai në seancën për masën e sigurisë.

Një porosi i riu pati edhe për ëmën që mbeti e plagosur ndërsa tentoi të pengojë të birin për të mos qëlluar me armë mbi babain e tij.

"Nënës i kërkoj ndjesë dhe të bëhet shtylla e familjes për tre motrat e tjera.Të mbajë ndezur vatrën e familjes".

E përkundër pendesës së 21 vjeçarit, gjykata vendosi burg pa afat për Mirald Metallarin.

Avokatja e tij kërkoi një masë më të butë si dhe bërjen e aktit psikologjik për klientin e saj.

Mësohet se Prokuroria do të kryejë ekspertizë psiqike për të përcaktuar gjendjen psiqike të të riut.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e familjes Metallari  në Bathore me 24 korrik 2017.

Mbi Miraldin rëndon akuza e "Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake".

Sipas dëshmisë së dhënë për policinë, Mirald Metallari, ka rrëfyer se shkaku i konfliktit ka qenë  një karrocë e mbushur me llaç e cila ishte rrëzuar në tokë.

Sipas dëshmisë mamaja ka tentuar të ndalojë të birin për të mos qëlluar por Miraldi ka shtënë dhe në drejtim të saj.

Krimi u krye me armën e shërbimit të Miftar Metallari i cili ishte punonjës policie. Në familjen Metallari po kryenin disa rregullime pasi pas dy javësh kishin ceremoninë e dasmës së njërës prej vajzave.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kodheli pret homologen maqedonase: Shqipëria mbështet anëtarësimin në NATO

Posted: 26 Jul 2017 11:29 PM PDT

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shkerinska-Jankovska, ka realizuar vizitën e  parë në Shqipëri.

Në ceremoninë e takimit, Ministrja shqiptare Mimi Kodheli theksoi se Shqipëria do të mbështesë qeverinë e Shkupit në integrimin në NATO.

Kodheli: Vlerësojmë dhe nxisim në vazhdimësi përpjekjet dhe punën e Maqedonisë për reformat në fushën e mbrojtjes. Shqipëria, si një anëtare e NATO-s, ndjek nga afër përpjekjet e Maqedonisë për t'iu bashkuar Aleancën. Në mbështetjen që ne i japim plotësisht aspiratave euro-Atlantike të popullit maqedonas dhe përgjithësisht të vendit tuaj janë ato që ju dini por që do të vazhdojnë. Ne jemi këtu për të thënë që do të vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë në rrugën e saj integruese drejt NATO-s.

Nga ana e saj, Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë vuri theksin tek reagimi i përbashkët ndaj rreziqeve që mund tu kanosen të dyja vendeve.

Kodheli: Maqedonia po investon përpjekje të konsiderueshme për të eliminuar të gjitha vërejtjet e bëra dhe shpresojmë se, qasja jonë e re do të shihet dhe vlerësohet nga partnerët tanë, për këtë ne kemi nevojë për një mbështetje të fortë nga miqtë tanë më të afërt siç është dhe Shqipëria. Edhe njëherë do të doja të shprehja mirënjohjen time për bisedat e shkëlqyera dhe jam e sigurt se udhëheqësit e dy vendeve tona dhe dy ministritë tona do të provojnë si shumë herë më parë se inkurajimi i vlerave evropiane dhe një qasje e sinqertë mes fqinjëve, janë drejtimi i duhur për të shtruar rrugën drejt të ardhmes për qytetarët tanë.

Ushtarakët e Shqipërisë dhe Maqedonisë shërbejnë në operacione të përbashkëta në veri të Afganistanit, në Mazar-e-Sharif, si pjesë e njësisë së përbërë nga vende të rajonit tonë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Turqia ‘sfidon’ NATO-n, blen sistemin raketor rus S-400

Posted: 26 Jul 2017 11:02 PM PDT

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia ka rënë dakord të blejë sistemin rus të raketave S-400, pavarësisht nga shqetësimet e NATO-s.

Blerja vjen ndërkohë që Ankaraja përpiqet ta afrojë Moskën, pas rrëzimit nga Turqia të një bombarduesi rus në vitin 2015.

“Tani kemi ndërmarrë hapa me Rusinë për këtë blerje. Marrëveshjet janë nënshkruar," u tha zoti Erdogan deputetëve të tij. “Me vullnetin e Perëndisë, do të shohim ardhjen e raketave S-400 në vendin tonë dhe do të vazhdojmë pastaj me prodhimin e përbashkët,” tha Presidenti turk.

Zoti Erdogan u përpoq ndërkohë të zbutë shqetësimet e partnerëve të tij të NATO-s, “Përse do të shkaktojë kjo tensione? Një vend duhet të jetë në kërkim të mënyrave ideale për sigurinë e vet,” tha ai.

Ankaraja ka mosmarrëveshje me aleatët e saj perëndimorë lidhur me mbështetjen që ata u japin grupeve siriane kurde që luftojnë kundër Shtetit Islamik, grupe që shihen si terroriste nga Turqia. Një çështje tjetër janë kritikat perëndimore në rritje ndaj Turqisë mbi të drejtat e njeriut.

Partnerët e Ankarasë në NATO kanë shprehur shqetësim rreth përputhshmërisë së sistemit raketor rus me teknologjinë e Aleancës, së bashku me frikën se Moska mund të përdorë sistemin S-400 si një kalë troje për të kompromentuar sistemet e NATO-s.

Kjo çështje pritet të shtojë pikëpyetjet rreth besnikërisë së Ankarasë.

Zaur Gasimov, analist i në Fondacionin Max Webber që merret me marrëdhëniet ruso-turke, thotë se blerja e sistemit S-400 është një hap i kushtueshëm i palës turke për të demonstruar sovranitetin e saj dhe një sinjal për SHBA, BE dhe Gjermaninë. "Duke blerë sistemin S-400, Ankaraja tregon se është e gatshme të afrohet më shumë me Moskën”, thotë analisti.

Ankaraja këmbëngul se sistemi raketor prej 2.4 miliardë dollarësh, i cili njihet si një nga më të efektshmit në treg, përfaqëson çmimin më të ulët në treg. Shitja mbështetet me angazhimin e Rusisë për të transferuar edhe teknologjinë, që gjithashtu është një përparësi e qeverisë turke.

Por, pas blerjes së raketave, qëndrojnë ndoshta arsye të tjera, jo thjesht nevojat për mbrojtje. Ankaraja po përpiqet të bindë Moskën për t’i dhënë fund të gjitha sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Turqisë pas rrëzimit të avionit rus.

Disa nga këto sanksione janë reduktuar pas një sërë takimesh midis Presidentit Erdogan dhe homologut të tij rus Vladimir Putin./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Murrizi: PD, analizë dhe ristrukturim pas “mësimeve” të nxjerra nga zgjedhjet

Posted: 26 Jul 2017 01:52 PM PDT

Pas rikonfirmimit të Lulzim Bashës kryetar, Partia Demokratike do të nisë nga baza një process analize dhe ristrukturimi.

"Analiza do të bëhet në cdo seksion bashkë me evidentimin e shkeljeve të evidentuara gjatë dy fushatave të fundit."

Myslim Murrizi, kryetar i degës së Lushnjes, njëherësh deputet i zgjedhur zbuloi në intervistën e Mbrëmjes në "Channel One" temat e diskutimeve me dyer të mbyllura të kryedemokratit me krerët e degëve dhe grupin e ri parlamentar.

"E vumë theksin tek mungesat dhe defektet që pamë tek strukturat gjatë fushatës, por diskutuam edhe për saktësimin e listës së anëtarësisë për të shkuar tek një listë me anëtarë efektivë jo fiktivë"

Por vec llogaridhënies, krerët e degëve të PD erdhën para Bashës edhe me një propozim. Ata kërkojnë të zgjidhen njësoj si ai mbi bazën e parimit një anëtar një votë.

" Kolegët e mi kryetarë të 70 degëve propozuan që të zgjidhen mbi bazë të parimit një anëtar një votë."

Protagonist i përplasjeve të ashpra gjatë zgjedhjeve të brendshme me të cilësuarit kritikë të Lulzim Bashës, Murrizi thotë se ai vetëm ka mbrojtur investimin e tij në Partinë Demokratike.

"Unë nuk jam hipokrit!…"

Mungesa e rivalëve përballë Lulzim Bashës, vec Eduard Selamit, për  Myrrizin tregon se kritikët nuk kishin guxim.

"Ata që nuk garuan nuk kishin guxim."

Edhe pse është zgjedhur deputet nga listat e partisë, Murrizi është kundër ndryshimit ligjor të vitit 2008.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mazniku: Vota për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm është e ligjshme

Posted: 26 Jul 2017 01:44 PM PDT

Edhe pse me votat minimale për të kaluar një pr/vendim, vota për rritjen e çmimit të ujit të pishëm në Këshillin Bashkiak të Tiranës ishte e rregullt dhe legjitime. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku tha se ky pr/vendim u mor me kuorumin e nevojshëm.

Në studion e Tonight Ilva Tare, Mazniku e konsideroi qëndrimin e këshilltarëve të LSI si populizëm, që fillimisht ranë dakord pasi Veliaj pranoi propozimet e tyre dhe më pas nuk morën pjesë.

Pjesë nga biseda në studio

Tare: Kishte parregullësi votimi në këshillin bashkiak apo jo?

Mazniku: 31 anëtarë të këshilli bashkiak kanë votuar në mënyrë unanime

Tare: Votimi është i rregullt, i ligjshëm ?

Mazniku: Votimi është i rregullt dhe i ligjshëm

Sala: Cili është minimumi i votave që duhen?

Mazniku: Këshilli bashkiak ka 61 anëtare dhe ne kemi marrë kuorumin dhe të gjithë votat që duhen.

Brahimllari: Duhet verifikuar edhe mandati i këshilltarëve që kanë qenë pjesë në këshillin bashkiak, që i takon KQZ ta bëjë.

Mazniku: Unë mendoj që së pari përballemi me dy argumenta që janë të çuditshme, nga njëra anë shahet politika, dhe pastaj bie në populizëm që është versioni më i keq i mundshëm i debatit publik. Populizëm do të thotë ngritja e një argumenti pa strukturë dhe pa thelb ku diskutohet për oligarkinë, për mbrojtjen e shtresave të varfëra. Dje këshilltarët e Lsi kanë ndenjur me mua dhe kryetarin, kanë bërë dy kërkesa të cilat kanë qenë sot në dispozitiv dhe parimi politik është fjala, thuhet dhe pastaj cohet vota aty ku thuhet fjala. Sot pasi të dyja kërkesat kanë qenë në dispozitiv dhe sot nuk erdhën për të votuar. Që do të thotë kur gjenden disa kompriomise duhet të vijnë bashkë me mbajtjen e fjalës, të tjerat janë populizëm boshe.

Brahimllari: Populizëm është kjo që po bëni ju, që po devijoni. 

Mazniku: I kemi thënë dje nëse një këshilltar i LSI, një qytetar i thjeshtë që ska lidhje me Lsi na identifikond he na thotë në numrat pa pagese se në filan vend ka një njeri që vjedh ujë, nëse zgjat 12 orë vazhdimi ia saj vjedhje…ajo është mbrojtje e qytetarëve.

Brahimllari: Populizim po bëni ju dhe jo ne. Ne kemi pasur një dëgjese dje bashkë me kryetarin e bashkisë. Ne ju vlerësuam për mundësinë që na dhatë edhe pse ishte koha ishte shumë e shkurtër, pra mungesa e transparencës ishte e dukshme, prandaj ne kërkuam dëgjesë, kemi kërkuar të bëhej pjesë edhe shoqëria civile. Ju kemi thënë  që do vazhdojmë qëndrimin tonë, kemi mbajtur sot qëndrimin tonë zyrtar. Qëndrimi zyrtar i joni kërkonte edhe një studim më serioz. Kanë qenë 2-3 pr/vendime që nuk janë zbatuar sic ne i kemi kërkuar. Është pr/vendimi për parkimet. LSI ka kërkuar që të ketë kartë rezidenti për parkimet. E kemi votuar me mirëbesim atë buxhet, atë pr/vendim me qëllim që kur të bëhej, rezidenti të kishte kartën e vetë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more