Skip to main content

Ora News: “Austria dhe Gjermania kёrkojnё ndihma tё BE-sё pёr Ballkanin Perёndimor” plus 9 more

Ora News: “Austria dhe Gjermania kёrkojnё ndihma tё BE-sё pёr Ballkanin Perёndimor” plus 9 more


Austria dhe Gjermania kёrkojnё ndihma tё BE-sё pёr Ballkanin Perёndimor

Posted: 16 Jul 2017 12:28 AM PDT

Presidenti i Gjermanisё, Steinmeier zhvilloi vizitёn e parё nё Austri nё funksionin e presidentit. Nё takimin me presidentin austriak Van der Bellen ata u shprehёn pёr mё shumё ndihma pёr Ballkanin Perёndimor.

Presidentёt e dy vendeve fqinjё gjatё njё takimi tё pёrbashkёt bёnё thirrje, qё vendet e BE-sё t’i kushtojnё mё shumё vёmendje Ballkanit Perёndimor.

“BE-ja do tё bёnte mirё, qё t’u ofrojё dorёn konkretisht gjashtё vendeve”, tha presidenti i Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier nё takimin e parё me kreun austriak tё shtetit Alexander Van der Bellen nё Vjenё. Gjendja e vendeve pasuese tё ish-Jugosllavisё vazhdon tё jetё e vёshtirё, tha Steinmeier. Atij i ёshtё bёrё sё fundi e qartё, se “stabiliteti nё Bllkanin Perёndimor ёshtё i garantuar, nёse ruhet perspektiva europaine”. Edhe presidenti i Austrisё Van der Bellen u shpreh pёr mё shumё “vёmendje” tё BE-sё ndaj Shqipёrisё, Bosnje-Hercegovinёs, Serbisё, Maqedonisё, Malit tё Zi dhe Kosovёs.

Nё rajon mbizotrojnё konfliktet etnike. Pёrveҁ kёsaj Rusia pёrpiqet tё zgjerojё influencёn nё Ballkan. BE-ja antarёsimin e mundshёm tё gjashtё vendeve e ka kushtёzuar me njё proces me disa etapa. Gjatё vizitёs sё tij tё parё nё Vjenё, qeveria e sё cilёs ndjek njё kurs kundёr migrantёve, Steinmeier kritikoi edhe formulat e thjeshtuara dhe zgjidhjet nё nivel kombёtar pёr problemitn e refugjatёve.

Austria diskuton mbylljen e kufijve

“Kush e anashkalon Europёn nё zgjidhjen e domoshme aktuaisht, vepron me dritshkurtёsi, sipas mendimit tim”, tha Steinmeier. Nёse kёrkohen ndryshime nё itinerarin e Mesdheut mё tё pёrdorur ktualisht prej  refugjatёve, mbetet gjithmonё ҁёshtja e menaxhimit konkret. Nё Austri ministri i Jashtёm Sebastian Kurz (ÖVP) mbёshtet kёrkesёn pёr mbylljen e itinerarit tё Mesdheut. “Eshtё evidente, qё refugjatёve qё vijnё nё Mesdhe ne duhet t’u japim arsye pёr tё qendruar nё atdheun e tyre”, u shpreh Steinmeier duke bёrё thirrje pёr zgjidhje gjithёpёrfshirёse.

Van der Bellen u shpreh nё kontekstin e spekulimeve pёr njё mbyllje tё mundshme tё kalimit kufitar nё Brenero mes Austrisё dhe Italisё, qё kjo tё mos ekzagjerohet.  Masat e fundit tё qeverisё sё Vjenёs nё kёtё drejtim janё “masa tё pёrgatitjes teorike pёr njё rast ekstrem, qё nё fakt nuk ёshtё ende konkret.”.Nё programin e Steinmeierit ishte edhe njё takim me kancelarin e Austrisё Christian Kern (SPÖ) si dhe njё bisedё me intelektualё, ku merrnin pjesё ndёr tё tjerё shkrimtari austriak Robert Menassedhe filozofi Konrad Paul Liessmann.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vlorë, 29 vjeçarit i gjendet në banesë 40 kg kanabis

Posted: 16 Jul 2017 12:15 AM PDT

Një sasi prej 40 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Vlorës.

Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë në fshatin Drithas dhe vjen në kuadër të operacionit masiv antidrogë.

Sasia e kanabisit është gjetur dhe sekuestruar në banesën e shtetasit Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, i cili përfundoi në prangat e policisë.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Droga e fshehur

Droga e kapur

Droga e fshehur

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqiptari shkon për vizitë në Danimarkë, pështyn çiftin gay dhe përfundon në burg

Posted: 16 Jul 2017 12:07 AM PDT

Një çift i ri gay është sulmuar verbalisht nga një burrë shqiptar në një tren dhe tani ai ndodhet në paraburgim deri më 25 korrik kur edhe do të vendoset për qëndrimin më tej në burg.

Simon Schelde (në foto) dhe i dashuri i tij ishin nisur nga Kopenhagen për në Jutland të Danimarkës.

Ata u ulën pranë shqiptarit në tren dhe shkëmbyen një puthje në faqe. Kjo e ka acaruar shqiptari, i cili ka reaguar dhe i ka pështyrë ata.

Njëri prej djemve thotë se është goditur me grusht nga shqiptari. Situata shkaktoi aq tension sa u desh ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë për të qetësuar situatën derisa treni të mbërrinte në Taastrup, ku policia po priste.

Prokurori i lartë Tina Fugl nga Policia Kopenhagës Perëndimore ka thënë se njeriu është në paraburgim dhe se gjykata e ka lënë në qeli edhe për shkak të frikës se duke qenë i huaj, mund të largohet nga vendi.

Sipas prokurorit, shqiptari ka shkuar në Danimarkë për të vizituar një mik. Akuzat ndaj tij janë në rrethana rënduese.

Një raport vjetor nga Policia Kombëtare tregojnë se 274 raste janë regjistruar si krimet e urrejtjes në 2016. 45 prej tyre ishin për orientim seksual.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mundësit me vaj ulliri luftojnë për të fituar titullin 600 vjeçar

Posted: 16 Jul 2017 12:05 AM PDT

Rreth 2.200 mundës më vaj ulliri kanë zhvilluar ndeshje në një stadium në qyetin Edirne të premten. Ky konkurs daton që në shekullin e 14 dhe mundësit konkuronin për të fituar rripin e artë.
Një numër i madh mundësish të cilët janë mbajtës të rekordeve morën pjesë në turneun vjetor Kirkpinar. Pjesëmarrësit vishen me pantallon të lëkure dhe derdhin vaj në trupin e tyre përpara se të fillojnë mundjen në një fushë me bar.
Fituesi i rripit të artë dhe çmimit prej 141.000 dollarë u shpall 32-vjeçari Umit Kinali. Ai punon si truprojë dhe është nga Bodrum në Turqinë jugperëndimore.
"Gjyshi im ishte një mundës vaji dhe dua që të vazhdoj traditën famijare,"-ka thënë Knali.
Gjashtëdhjetë mundës do të luftojnë për të konkuruar sot në finalen e edicionit 656 të konkursit vjetor në Edire, raporton Daily Mail.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Njihuni me 79-vjeçaren që drejton një makinë të Formula 1

Posted: 15 Jul 2017 11:32 PM PDT

Rosemary Smith është bërë personi më i vjetër që drejton një makinë të Formula 1.

79-vjeçarja irlandeze ka shkatërruar steriotipet gjinore në botën e garave me makinë  për dekada të tëra. Smith fillimisht ka punuar si rrobaqepëse, por në vitin 1960 i dha një tjetër drejtim jetës së saj. Ishte një kliente që e bëri të merrte këtë vendim kur e ftoi që të bënin një shëtitje me makinë.

Ajo ka fituar çmmin e parë në vitin 1964 në Sunbeam Rapier, Circuit.

Tashmë Smith i ka habitur të gjithë më aftësitë e saj për ti dhënë një makine të Formula 1. 79-vjeçarja u ftua nga Renault në pistën "Paul Ricard" në Francë  ku u trajnua nga piloti Joylon Palmer.

Edhe pse me përvojë në gara, ajo u frikësua nga Renault, dhe kush nuk do të ishte?! Makina moderne F1 janë ndryshe nga çdo gjë tjetër në botë. Por Smith ia del shumë mirë që ti japë makinës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Serbia nis lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Posted: 15 Jul 2017 11:29 PM PDT

Serbia ka nisur me të madhe lobimin në mesin e shteteve anëtare që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Siç shkruan gazeta "Blic", Serbia ka formuar grupin punues, i cili përbëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën.

Burime të kësaj gazete serbe thotë se është në pikëpyetje të madhe që lidhur me këtë çështje të mos diskutohet në shtator.

"Vendimi për rendin e ditës merret pak para asamblesë së përgjithshme", ka thënë burimi i gazetës.

Tema e asamblesë së përgjithshme vendoset nga organi ekzekutiv i Interpolit, i cili përbëhet nga një numër më i vogël i vendeve anëtare.

Burimi i "Blic", i afërt me grupin punues, thotë se edhe nëse kjo temë do të jetë në rendin e ditës në Pekin, nuk do të thotë se Kosova do të bëhet pjesë e Interpolit.

Gazeta shkruan se për anëtarësim në Interpol nevojiten dy të tretat e votave dhe se Serbia ka besim të madh në lobimin e Kinës dhe Rusisë për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Ndryshe, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Interpol pritet të jetë në rendin e ditës në seancën e asamblesë së përgjithshme të kësaj organizate, e cila do të mbahet në muajin shtator, në Pekin.

Në Interpol janë të anëtarësuara 186 shtete.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fytyra të reja për Japoninë

Posted: 15 Jul 2017 11:28 PM PDT

Ligje antipopullore dhe disa skandale e shkatërruan dhjetë vjet më parë besimin e qytetarëve tek qeveria e parë e Shinzo Abes midis viteve 2006 dhe 2007. Fatura ishte atëherë dështimi në zgjedhjen në Dhomën e Sipërme të parlamentit.

Abe arriti ta riorganizojë kabinetin qeveritar, por për arsye shëndetësore pak më vonë dha dorëheqjen. Dhjetë vjet më vonë duket se rrjedha e këtyre ngjarjeve po përsëritet.

Këtë herë, mosbesimin e qytetarëve e shkaktoi shpërndarja jotransparente e pasurive të patundshme miqve të Abe-s. Një ligj antiterror, i imponuar në parlament, i cili mund të shpërdorohet lehtë për përgjim, shkaktoi gjithashtu pakënaqësi, si deklarimi nga Abe, se do ta ndryshojë nenin 9 të kushtetutës për pacifizmin. Kësaj i shtohen shkarje verbale të disa ministrave.

Si pasojë, Partia Liberaldemokrate (LDP) në pushtet, e cila drejtohet që prej pesë vjetësh nga Abe, humbi para dy javësh në zgjedhjet komunale gjysmën e mandateve në kryeqytetin Tokio. Kuotat e mbështetjes për Abe-n, në disa sondazhe kanë rënë në vlerat më të ulëta të mandatit të tij të dytë. Si shkak kryesor, të pyeturit thanë se nuk i besojnë kryeministrit dhe se mendojnë që pas katër vitesh e gjysmë në qeveri ai është bërë arrogant.

Pozicioni kryesues i Abe-së nuk rrezikohet

Por ndryshe nga viti 2007, pozicioni i Abe-së nuk rrezikohet drejtpërsëdrejti. Gjendja e tanishme dallohet rrënjësisht nga gjendja e atëhershme, thotë politologu gjerman, Sebastian Maslov nga Universiteti i Kobe-s. “Atëhere, me Partinë Demokratike ekzistonte një opozitë e fuqishme, në një kohë kur dobësia e sotme e opozitës në Parlament është shkaku kryesor për dominimin e LDP nën Abe”, argumenton Maslov. “Prandaj unë nuk shoh krizë ekzistenciale të qeverisë Abe”, konstaton eksperti gjerman për Japoninë.

Në Japoni, zgjedhjet parlamentare nuk kanë pse të zhvillohen para dhjetorit 2018. Megjithatë politikani 62 vjeçar ndjen një presion të madh për të vepruar. “Kabineti Abe duhet të nisë edhe njëherë krejt nga e para dhe të qeverisë me modesti”, kërkohet në gazetën konservatore Yomiuri, e cila e mbështeste deri tani Abe-në.

Pritet që më 3 gusht, kryeministri ta riformatojë kabinetin e tij. Fytyra të pakonsumuara do të simbolizojnë një fillim të ri. Dy personat me rëndësi kyçe në qeverinë Abe, sekretari i kabinetit Yoshihide Suga dhe ministri i Financave, Tare Aso do t’i ruajnë postet. Kjo në një kohë kur ministrja e Mbrojtjes, Tomomi Inada dhe ministri i Drejtësisë, Katsutoshi Kaneda pritet të largohen nga postet, për shkak të gabimeve muajt e fundit. Inada u konsiderua përkohësisht si pasardhëse e Abe-së, por këtë tani nuk e përmend njeri.

/DW/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shumica e njerëzve i bëjnë këto gabime në det, ndaj mbyten

Posted: 15 Jul 2017 11:16 PM PDT

Gjatë verës, shumica e njerëzve duan të shkojnë në plazh për t'u çlodhur apo për të shpëtuar nga vapa.

Megjithatë, deti e në raste të tjera oqeani, mbartin rreziqe. Rrymat ujore janë rreziku kryesor për "banorët e plazhit", të cilat mund të sjellin pasoja fatale.

Sipas statistikave për SHBA-në, rrymat janë afërsisht 100 për qind shkaktar të mbytjeve dhe për 80 për qind të shpëtimeve. Megjithatë, specialistët e fushës ofrojnë disa këshilla për frekuentuesit e plazheve.

Kujtojmë, se një ditë më parë në Vlorë u mbytën tre të rinj përnjëherësh dhe njëri prej tyre humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar dy të tjerët.

1-

Kur vala përplaset në një plazh, vala e mëparshme duhet të shkojë diku dhe rrjedha e tyre e kanalizuar në det është ajo që shkakton rrymat. Madhësia e tyre ndryshon. Rrymat zakonisht lëvizin deri në 1 metër, por ato mund të arrijnë edhe deri në 3 metër në sekondë, e cila është aq e shpejtë saqë nuk mund ta kalojë as një notar olimpik.

Kur një person përfundon në një rrymë të tillë të fuqishme, paniku mund ta nxisë ata të bëjë përpjekjen e gabuar duke notuar kundër saj për të dalë në breg. Është njësoj sikur një punë rutinë ta bëni duke u rraskapitur. Në vend që të rezistoni, mënyra më e mirë për të dalë është ta merrni diçka si rutinë; në çdo drejtim, por përpara.

Nëse e gjeni veten në mes të rrymës, filloni duke orientuar veten, ndërsa rrini me qetësi në ujë. Pastaj notoni paralelisht me bregun derisa të jeni jashtë tij. Shihni vendin ku një valë thyhet dhe kjo tregon se ajo po rrjedh në drejtim të plazhit.

Nëse nuk mund të përparosh, vazhdo të shkosh me ujë dhe të përpiqesh të tërheqësh vëmendjen duke tundur krahët. Njerëzit shpesh mbyten duke u përpjekur për të shpëtuar dikë tjetër.

2-

Rrymat mund të ndodhin në çdo plazh përfshirë edhe në liqene. Këto rryma shpesh grumbullojnë rërë në breg. Uji që ngjitet bashkë me rërën, gjen shteg për t'u rikthyer sërish në det. Shpesh, rrymat krijojnë kanale pa valë larg në thellësi.  

Fotoja më poshtë tregon një grafik se si ndodh. Në këtë rast mund të shikosh ikjen e rrymës duke parë mbeturinat ose bulëzat e ujit që largohen.

3-Shpesh uji në një rrymë mund të duket i qetë dhe njerëzit nuk ngurojnë të ngrenë çadrat e tyre pikërisht në këto vend. Shumica e njerëzve në një plazh në Florida për shembull, kishin vendosur batanijet e tyre përpara një rryme aktive dhe kur u pyetën pse zgjodhën atë vend, shumica e tyre mendonin se ishin më të sigurt, sepse ujërat ishin më të qeta.

Për shkak se rrymat shtytëse fluturojnë afër sipërfaqes, ato duken të dëmshme. Por, e kundërta është e vërtetë, pasi të tilla valë zakonisht të nxjerrin në breg ndërsa rrymat e thyera të mbajnë larg tij.

Fotoja më poshtë tregon një rast të tillë dhe pika C tregon si krijohet një kanal.

4-Rrymat normale janë të menaxhueshme, por ndonjëherë oqeani ose deti është tepër i zemëruar. Në SHBA për shembull, meteorologët paralajmërojnë njerëzit për stuhitë detare dhe jo vetëm në Shqipëri nuk ndodh shpesh, por gjithmonë duhet t'i merrni parasysh paralajmërimet dhe kur ju thuhet mos notoni, mos e bëni.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kryeqyteti kilian përfshihet nga dëbora, 250 mijë njerëz pa energji

Posted: 15 Jul 2017 10:33 PM PDT

Një rrebesh i rrallë dëbore ka rënë në kryeqytetin kilian, Santiago dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë mijëra banorë të dridhen në errësirë.

BBC shkruan se rreth 250 mijë person u prekën nga ndërprerja e energjisë, kryesisht si shkak i rrëzimit të pemëve me dëborë mbi telat e energjisë.

Një person që po përpiqej të pastronte akullin, ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Meteorologët thonë se ishte dëbora më e rëndë në Santiago që nga viti 2007. Dëbora erdhi pasi rajoni po përjetonte një mot të parakohshëm jashtëzakonisht të ftohtë.

Përveç energji elektrike, moti i keq ka shkaktuar edhe probleme të shumta në trafik.

Parashikuesit e motit thonë se sasi më e lehtë dëbore pritet të bjerë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nga momenti në moment, toka pritet të shpërthejë

Posted: 15 Jul 2017 01:38 PM PDT

Shkencëtarët që vëzhgojnë një vullkan aktiv në Tanzaninë verilindore kanë paralajmëruar se nga momenti në moment pritet të shpërthejë një vullkan, duke shkaktuar frikë se disa nga vendet antropologjike më të vjetra në botë do të dëmtohen.

Pika, e njohur për fisin Maasai si “Mali i Perëndisë”, është më pak se 70 milje nga Gryka Olduvai, ku janë gjetur gjurmë të këmbëve të njeriut që datojnë mbi 4 milion vjet më parë.

Ndërkohë, Engare Sero, vendi prej 400 gjurmësh të këmbëve që datojnë 19.000 vjet, është vetëm nëntë milje larg nga vullkani në brigjet e Liqenit Natron.

Hulumtuesit vendas, koreanë dhe amerikanë, të cilët kanë vëzhguar vullkanin për më shumë se një vit, thonë se presin një shpërthim “imediat”.

Pika prej më pak se një kilometër e njohur si Ol Doinyo Lengai, është unike pasi është i vetmi vullkan që përmban një llavë me karbonatinë, një lloj shkëmbi që rrit normën e rrjedhjes.

Një shpërthim i madh nga vullkani mund të kërcënojë vendet antropologjike afër.

Hulumtuesit gjithashtu kataloguan shenjat e një pike të madhe që zhvillohej përgjatë buzës së jashtme të bazës vullkanike.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more