Skip to main content

Ora News: “Aurela Gace dhe Fifi kanë rradhë sot me “S’nuk”” plus 9 more

Ora News: “Aurela Gace dhe Fifi kanë rradhë sot me “S’nuk”” plus 9 more


Aurela Gace dhe Fifi kanë rradhë sot me “S’nuk”

Posted: 28 Jul 2017 11:45 PM PDT

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe dhe Fifi do të sjellin sot bashkëpunmin e parë midis tyre. Dyshja e famshme do të vijë me "Snuk" dhe lajmërimin e kanë bërë në rrjetin social Instagram por nuk dihet ende orari se kur kënga, që pa dyshim do të jetë një sukses i madh, do të publikohet.

"Sipas të dhënave “S’nuk” po vjen. Nesër e kemi rradhën ne të dyja,"-shkruan diva e muzikës shqiptare Aurela.

Ndërsa Fifi edhe pse ka pak kohë që ka hyrë në tregun muzikor ka arritur që të korrë shumë sukses. Këngëtarja nga Kosova, duke iu drejtuar Aurelës me pseudonimin "Nona e krimit" shkruan: "Siç po duket e siç po shihet neser po vjen “S'nuki” jonë për orarin ju lajmërojmë nesër." 

Aurela Gaçe dhe Fifi gjithmonë vijnë me surpriza të reja dhe të veçanta, ndaj mezi po presim të shikojmë suksesin e rradhës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA vazhdon sanksionet, pas lansimit të raketave nga Irani

Posted: 28 Jul 2017 11:23 PM PDT

Departamenti i Thesarit në SHBA ka thënë se i ka vënë sanksione një kompanie iraniane e cila konsderohet si "qendra" e Teheranit për programin e raketave balistike.

Ky vendim erdhi si përgjigje të atyre që Thesari i ka konsideron si " vepra të vazhdueshme provokative" nga ana e Iranit.

Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC), ka thënë se sanksionet i janë vënë kompanisë industriale, Shahid Hemmat (SHIG), e cila është "përgjegjëse për zhvillimin dhe prodhimin e pjesëve të raketave balistike".

"Qeveria e SHBA-së do të vazhdojë të kundërshtojë aktivitetin e raketave balistike të Iranit", ka thënë sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

Mnuchin ka thënë se sanksionet "theksojnë shqetësimet e thella të SHBA-së rreth zhvillimeve në Iran sa i përket raketave balistike dhe sjelljeve të tjera provokative".

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Heather Nauert ka thënë se "ky akt provokativ e shkel shpirtin e marrëveshjes së vitit 2015, që Teherani ka me fuqitë botërore".

Marrëveshja e vitit 2015, parasheh kufizime mbi programin bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Irani vazhdon të deklarojë se raketat e tilla i duhen për vetëmbrojtje dhe nuk kanë qëllim bartjen e kokave bërthamore.

Irani ka deklaruar se që nga marrëveshja e vitit 2015, ky vend nuk është duke punuar në zhvillimin e armëve të tilla. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Turqia liron shtatë pjesëtarë të gazetës opozitare Cumhuriyet

Posted: 28 Jul 2017 11:14 PM PDT

Një gjykatë në Stamboll ka liruar shtatë pjesëtarë të gazetës opozitare Cumhuriyet, të cilët janë në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës.

Mirëpo kjo gjykatë ka vendosur që pesë punëtorët e tjerë të kësaj gazete, e cila kundërshton fuqishëm presidentin Recep Tayyip Erdogan, të mbesin në burg deri në fund të gjykimit.

Në mesin e të burgosurve ka mbetur kryeredaktori i gazetës dhe një kolumnist.

Gjykimi po vazhdon për 17 të pandehurit, të cilët akuzohen për bashkëpunim me organizata terroriste.

Këto arrestime kanë ngritur shqetësimet e organizatave për të drejtat e njeriut, sa i përket lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së gjyqësorit në Turqi.

Që prej tentimeve të dështuara për grushtshtet në korrikun e vitit të kaluar, në Turqi janë arrestuar më shumë se 50,000 persona. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha: Rama kërkoi procedim kundër qytetarëve që protestuan për çmimin e ujit

Posted: 28 Jul 2017 01:49 PM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka deklaruar se  Edi Rama, dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj kanë kërkuar procedim penal kundër qytetarëve që u sot protestuan për rritjen e çmimit të ujit.

Në një reagim, Basha tha se  kryeministri Rama po përdor Veliajn kundër qytetarëve

“Edi Rama dhe veglat e tij në krye të Bashkisë Tiranë kanë kërkuar procedim penal kundër qytetarëve që ngritën zërin para bashkisë ndërsa ata ngritën në mënyrë kriminale çmimin e ujit. Rama e di që ka vetëm një mënyrë për të plaçkitur dhe për të dhunuar një vend: shuarja e çdo zëri kritik dhe persekutimi i çdo kujt që guxon të shprehet dhe vep​rojë kundër. Dua t'u them qytetarëve se nuk duhet të tremben, sepse janë më të fortë se çdo regjim dhe çdo qeveri. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ngrenë zërin dhe të reagojnë ndaj këtij veprimi burracak kundër njerzve të lirë dhe të drejtave të tyre.”

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Eni Çobani rrëfen: Si është të jesh e njohur?

Posted: 28 Jul 2017 01:40 PM PDT

Juristja dhe pedagogia e njohur, Eni Cobani ka rrëfyer në një intervistë për Rudina Dembacaj në në 'Mos i fol shoferit,' në RTV Ora News për jetën dhe karrierën e saj.

Ajo ka treguar një nga shkaqet pse po ndodhin vazhdimisht konflikte mes njerëzve në ditët e sotme, duke thënë:

"Ne jemi një popull shumë i mirë, shumë i dashur. Si cdo popull ka të mirat dhe të këqijat e veta nga të gjitha cfarë dëgjojmë dhe flitet. Unë e lidh shumë me pjesën psikologjike të këtyre njerëzve për faktin që ky tranzicioni i gjatë dhe i dhimbshëm i ka bërë njerëzit që të harrojnë ca vlera shumë të rëndësishme dhe midis tyre sigurisht që është edhe besa. Sot njerëzit nuk besojnë shumë, nuk besojnë sepse janë zhgënjyer, kanë pasur dëmtime të mëdha, humbje shumë të mëdha dhe kjo ka ardhur rrjedhimisht dhe nga mosmbajtja e fjalës. Sot kemi njerëz të cilët tjetër gjë premtojnë dhe tjetër gjë bëjnë. Them që, jo besa si koncept, nuk dua të them që nuk jemi të besës. Shqiptarët janë të mirë, janë të besës por ka mes nesh njerëz që ky transformimi i jetës të ndryshojnë dhe vlerat e tyre."

Nuk u harrua fakti se u bë më tepër e njohur për publikun nëpërmjet pjesëmarrjes së saj në një emision televiziv, ku trajtonte cështje gjyqësore. Eni theksoi se familja është primare për njohjen e saj.

"Unë besoj dhe shpresoj që fjala e njohur nuk lidhet me atë që ndodh tani. unë e lidh pak dhe me origjinën dhe me rënien, dhe me andej nga vjen. Duam apo s'duam ne, identifikohemi me familjen nga vijmë. Unë vij nga familje goxha e njohur, nga prindër shumë intelektual dhe për fatin tim të madh më ka bërë të jem e njohur edhe në moshë fare të vogël si vajza e tyre, por fati e desh që ata të njihen sot edhe si prindërit e mi. Është shumë e bukur, madje babai im më thoshte herë pas here që si është e mundur që njerëz që kam punuar gjithë jetën sot më ofrojnë një kafe në lokal dhe më thonë: Z. Hysen pini një kafe nga ne për respektin që kemi për vajzën tuaj. është kënaqësi që ju jeni babai i Enit. Pra njohja vjen graduale, vjen një herë nga familja dhe më pas këtë emër ta trashëgosh dhe ta ngresh akoma më lart. Unë kam bërë vetëm këtë gjë, emrin e familjes time jam munduar ta respektoj dhe sigurisht të vazhdoj në gjurmët e tyre. Do isha me fat të arrija në emrin e prindërve të mi, jam akoma në gjysmë të rrugës, kështu që them se kam akoma punë për të qenë kaq e njohur. Fjala e njohur më duket shumë e madhe. E them shpesh këtë dhe me shumë krenari që njerëzve ti induktoj nëpërmjet kësaj forme, sjellje dhe kulture që të mos i harrojnë rrënjët, kushdo qofshin ato. Pra familja dhe prindërit janë gjëja nga ne vijmë."

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Makina përplas motorin, plagoset rëndë shoferi

Posted: 28 Jul 2017 01:35 PM PDT

Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku një automjet ka përplasur një motor.

Si pasojë e aksidentit i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i motorit.

Poicia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidenti.

Njoftimi i policise

Më datë 28.07.2017, rreth orës 22:15, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë” Mbikalimit të Shkozetit” mjeti tip Opel veturë, me drejtues shtetasin R. A. 27 vjeç është përplasur me një motorcikletë me drejtues një shtetas të paidentifikuar, rreth 35 vjeç. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi I mjetit tip Opel ndodhet në vendngjarje dhe po pyetet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Reperi flet për herë të parë për ndarjen nga Nicki Minaj

Posted: 28 Jul 2017 01:07 PM PDT

6 muaj pas ndarjes me Nicki Minaj, Meek Mill ka folur për herë të parë për mënyrën se si përjetoi përfundimin e marrëdhënies.

"Ishte një fitore. Unë e kam dashur gjithmonë Nickin në jetën time. Natyrisht ndarja me dikë që e do është humbje. Por unë flisja në gjuhën e saj por gjithçka kaloi, dhe kjo është fitore për mua," – shkruajti 34-vjeçarja.

Ata patën një romancë prej dy vitesh, por ishte reperja ajo që njoftoi për ndarjen nëpërmjet një statusi në Tëitter duke shkruar: 'Për të konfirmuar, po jam beqare. Fokusohem në punën time për të dhënë.'

Ndërkohë, Meek Mill shtoi se vazhdon ti dëgjojë këngët e ish- të dashurës, duke i vendosur edhe në koncertet e tij.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pas apelit për ndihmë gjendet 7-vjeçari i cili ishte larguar nga shtëpia

Posted: 28 Jul 2017 01:06 PM PDT

Pas apelit për ndihmë, policia e Durrësit ka gjetur fëmijën i cili ishte larguar nga banesa paraditen e sotme. 

Denoncimi ishte bërë nga familjarët të cilët kanë thënë në polici se fëmija ishte larguar rreth orës 10:30 të paraditës. Ata kanë deklaruar  se fëmija i tyre ka dalë nga banesa për të luajtur dhe nuk është kthyer më.

Policia e Durrësit falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Korçë, babë e bir plagosin me thikë një 52-vjeçar

Posted: 28 Jul 2017 12:53 PM PDT

Një 52-vjeçar është plagosur me thikë nga dy persona, babë e bir. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes  në qytetin e Korçës në lagjen 17.

Policia sqaron se "në Spitalin e Korçës ka  shkuar i plagosur me mjet mprehës (thikë) shtetasi A.S, rreth 52 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas pas një konflikti të çastit në lagjen nr 17 në Korçë, është plagosur me thikë nga shtetasit M.B, rreth 25 vjeç dhe A.B, rreth 51 vjeç (at e bir) "

I plagosuri A.S, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthimi në Velipojë, shikoni ku ndodhej depozita e gazit

Posted: 28 Jul 2017 12:32 PM PDT

Këto janë pamjet nga magazina ku ndodhej depozita me gaz, e cila shpërtheu si pasojë e rrjedhjes në një restorant në Velipojë. 

Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial tha se depozita 1 mijë litërshe me gaz ishte instaluar jashtë kushteve dhe ishte mbuluar me rërë poshtë dyshemesë.

Pas verifikimit të inspektorëve të ISHTI rezultoi se shkaku i eksplozionit me pasojë rënien renien e zjarrit, është rrjedhja e gazit në ambientet e brendshme të lokalit. Kjo ka ndodhur për shkak mosrespektimit të kushteve teknike të instalimit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more