Skip to main content

Mesazhi.com: “Ne dhe/apo “Balena blu”” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ne dhe/apo “Balena blu”” plus 9 more


Ne dhe/apo “Balena blu”

Posted: 15 Jul 2017 02:59 PM PDT

Ndërsa e gjithë shoqëria vazhdon të jetë ende e mbërthyer mes një palë votimesh me rezultat të shpallur dhe një palë zgjedhjesh me rezultat të paralajmëruar, krejtësisht larg vëmendjes dhe interesit shoqëror, një kosë e re pasionesh të vjetra ka zënë të na presë aty ku na dhemb më shumë – te fëmijët, edukimin e të cilëve, pasi ua hoqëm gjyshërve "demode", ia besuam jo fort përgjegjshëm një dadoje moderne, po me sa duket, të pabesë: teknologjisë. Dhe ajo sapo ka zënë të na e "shpërblejë" naivitetin dhe papërgjegjësinë tonë, me krim, shpërdorim dhe së fundi dhe me vrasje…

"Kosa" vdekjeprurëse quhet këtë herë "Balena Blu" – një lojë e përhapur përmes rrjeteve sociale, e cila synon të tërheqë vëmendjen e adoleshentëve të vetmuar apo depresivë, për t'i shtyrë drejt vetëvrasjes. Spekulohet, se si model ka shërbyer historia e adoleshentes amerikanes, M. Carter, e cila u akuzua të kishte shtyrë të dashurin e vet në vetëvrasje. Në vitin 2012, kur u njohën, të dy të rinjtë ishin depresivë: ai ishte përpjekur të vetëvritej, ndërsa ajo vetëgjymtohej. Shiheshin vërtet rrallë, por komunikonin intensivisht në celular dhe Facebook. Për dy javë, mesazhet e vajzës sykaltër e bindën djalin, se vetëvrasja ishte i vetmi shpëtim për të, duke e motivuar të vetëvritej në një fugon me monoksid karboni, ndërkohë që ajo ndiqte gjithçka në telefon. Edhe "Balena Blu" nisi në vitin 2013 në Rusi si një shaka adoleshentësh, po nga mesi i vitit 2016 tërhoqi vëmendje për shkak të numrit alarmant të viktimave. Loja u zbulua fillimisht nga mediat ruse, që nisën të sensibilizojnë prindërit për rreziqet. Arrestimi i autorit dhe administratorit të lojës së fundi në Moskë u shoqërua me uljen e dukshme të vetëvrasjeve, ndonëse hetuesit i druhen rifillimit të një vale të re. Duke qenë se është virale dhe nuk lë prova fizike për ekzistencën e vet, me gjithë paralajmërimet e shumta për rrezikun, loja vazhdon të përhapet. Numri më i lartë i viktimave (140) është shënuar deri tani në Rusi, ndonëse është e pranishme edhe në Amerikë, Britaninë e Madhe, Greqi, Argjentinë, Brazil, Kili, Kinë, Kolumbi, Itali, Kenia, Paraguai, Gjeorgji, Spanjë, Serbi, Venezuelë, Uruguai dhe së fundmi edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Preja më e lehtë mbeten fëmijët, të papërgatitur ta ndeshin rrezikun në lojë apo adoleshentët në kërkim të personalitetit, si pasojë e ndryshimeve hormonale në organizëm. Të dyja këto grupmosha, gjithsesi problematike për shkak të labilitetit psikik dhe konfliktit me botën përreth, rezultojnë aktualisht akoma më të ekspozuara ndaj rreziqeve të këtij lloji: së pari, nga prania e kursyer e prindërve si pasojë e mbipërpjekjes së tyre për të siguruar jetesën dhe kohës së pakët në shërbim të familjes; së dyti, nga shumëfishimi i shpejtë i mundësive virtuale që gjithnjë e më shumë mbushin dhe zhvleftësojnë mungesat shoqërore reale dhe së treti, nga mospërputhja midis zhvillimit dhe depërtimit global të mjeteve të informimit dhe ritmeve lokale gjeografikisht të ndryshme të zhvillimit ekonomik, që e "ngop" varfërinë me komunikim dhe e "mbush" prapambetjen me ëndrra fiktive. Për rrjedhojë fëmijëve dhe adoleshentëve të botës së tretë, vendeve të pazhvilluara apo të zonave të varfra telefoni celular dhe interneti u hap siparin e një botë virtuale, që tejkalon shumë herë në zhvillim, kontakte dhe mundësi jetën dhe botën e tyre reale, duke e bërë këtë ofertë krejtësisht të pakontrollueshme nga mjedisi ku ata jetojnë. Po edhe në shoqëritë më të zhvilluara, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë ka prodhuar ndërkohë një rutinë sjelljeje, sipas të cilës fëmijët dhe të rinjtë nuk e përdorin internetin dhe celularin për të mësuar, po për të komunikuar dhe shuar mungesat reale në mënyrë virtuale.

Pikërisht kjo është hapësira, që "Balena blu" gjen dhe hyn. Ndaj kontakti i parë shoqërohet me pyetjet: A ndihesh i/e vetmuar? Je ndarë gjë me të dashurin/të dashurën? Ke probleme në shkollë? A kuptohesh me prindërit? Procesi i selektimit të targetit të dëshiruar shoqërohet nga një ofertë integrimi në "komunitetin" e "Balenës", përmes linkut përkatës, çka u transmeton viktimave idenë fiktive, se kuptohen pasi janë pjesë e një bashkësie personalitetesh të ngjashme, se përvojat e tyre nuk janë të vetmet, pasi në to kanë kaluar edhe të tjerë dhe se për këtë arsye ky komunitet mund të ofrojë ndihmë dhe mbështetje. Si në një shoqëri të sapokrijuar, me të cilën mezi pret të takohesh për ta shijuar, aplikacioni mban lidhur çdo aplikant të ri, duke ofruar vizatime, muzikë dhe video deprimuese, që transmetojnë idenë e kotësisë së jetës dhe joshin drejt fundit të saj si shpëtim. Në mesazhin e parë nuk jepen shumë detaje. Sfidat e para gjithashtu nuk paraqiten të rrezikshme, çka është pjesë e strategjisë për të tërhequr viktimat. Po kur një person pranon të luajë, për të s'ka më kthim mbrapa. Më pas vendoset kontakti me një administrator, i cili për 50 ditë rresht jep detyra, që i riu duhet t'i plotësojë për të kaluar në nivelin tjetër, p.sh. të vizatojë një vajzë, që është hedhur në shinat e trenit, të vizatojë me brisk një balenë në llërë etj. Duke përdorur metoda manipulative, për të mos i lënë fëmijët dhe të rinjtë të heqin dorë nga loja, sfidat sa vijnë edhe bëhen më të tmerrshme. Autorët e lojës janë mjeshtra të psikologjisë, njohës të hollë të mendjes njerëzore, të cilët e kanë planifikuar qartë çdo lëvizje dhe jetët e dhunimit psikik për çdo rast eventual. Të gjithë ata, që në një mënyrë a në një tjetër kanë tentuar ta ndërpresin lojën apo të mos e kryejnë detyrën, që u është ngarkuar, rrëfejnë për presione psikologjike nga më të ndryshmet – duke filluar nga kërcënimi, për përndjekje të përjetshme deri te kërcënimi i jetës së bashkëfamiljarëve. Kështu të gjitha sfidat me të cilat fëmijët apo adoleshentët përballen dhe detyrat, që ata kryejnë, i çojnë drejt një kaosi psikologjik, i cili shndërrohet në depresion, ku mendja bëhet shumë më e manipulueshme dhe shumë lehtë e orientueshme drejt vetëvrasjes, e cila është edhe sfida finale e kësaj loje, pasi dita e fundit është dita ku individi bëhet hero i lojës së tij duke vrarë veten.

Në Shqipëri "Balena Blu" rezulton të jetë aplikacioni më i shkarkuar për celularët inteligjentë dhe të shfaqet si një formë e bullizimit. Nëse në vendet e tjera rekrutuesit e fëmijëve janë të rritur, në Shqipëri bashkëmoshatarët rekrutojnë bashkëmoshatarët me qëllim dhunimin e tyre. ALO 116 ka regjistruar brenda një jave shtatë raportime rastesh të tilla, ku fëmijët pyesin, si ta ndalin presionin e shokëve për të nisur lojën, kujt t'i kërkojnë ndihmë për të ndërprerë lojën apo thjesht duan të sigurohen, nëse vërtet do të kenë pasoja të rënda nëse e ndërpresin lojën, siç kërcënohen nga shokët. Po ajo që dimë, është me siguri vetëm një pjesë e vogël e asaj që ndodh në të vërtetë. Se nëse fëmijët kanë zënë të rekrutojnë fëmijët, d.m.th. se "loja" po perfeksionon mjetet e saj kriminale, duke përdorur "ende të gjallët" dhe sfidat e tyre të ndërmjetme si rekrutues për pasardhësit jo thjesht për të ulur moshën e "bashkëpunëtorëve", por për t'i zhdukur ata në radhët e të vetëvrarëve të së nesërmes, duke tentuar, që së bashku me gjurmët fizike të lojës të zhdukë dhe të gjithë ata, që dinë diçka për të. Shkurt, sa më shumë shtohen njohuritë tona për lojën, aq më perfide dhe e rrezikshme bëhet ajo, aq më të rrezikuar fëmijët tanë… Ndaj pas arrestimeve në Rusi, nuk mund të qetësohemi! Përkundrazi!

Fëmijët duhen mbrojtur nga vetmia, autoriteti, mungesa e vëmendjes dhe e komunikimit. Prindi duhet të dijë, ç'konsumon fëmija në kompjuter, telefon inteligjent, tablet, laptop; ç'faqe viziton, me kë komunikon, ç'aplikacione përdor dhe ç'ka instaluar; duhet të kontrollojë dhe rregullojë privatësinë e fëmijës, ta mësojë të vërë kufizime në profilin e vet, të raportojë dhe të bllokojë personat e panjohur, që duan të komunikojnë me të dhe të mos japë informata, që mund ta identifikojnë. Prindi duhet të komunikojë me fëmijën për rreziqet 'online', të monitorojë humorin e tij/saj dhe të tematizojë çdo problem që ai/ajo mund të ketë; po nëse vë re, se fëmija paraqet: mungesë humori dhe apati, zgjim herët në mëngjes, mungesë oreksi, mbyllje të gjata në dhomë, qëndrim të gjatë në kompjuter apo telefon dhe mungesë interesi për aktivitet jetësor, të konsultohet me psikologun dhe të njoftojë organet përkatëse.

Po prindët sigurisht, që nuk duhen lënë vetëm – në epokën e teknologjisë së informacionit, mbrojtja e fëmijës prej saj përbën një sfidë tejet të vështirë – ajo kërkon angazhim dhe kompetencë, ndaj sfida nuk është vetëm e tyre, po e gjithë shoqërisë. Ndaj organet mbrojtjes nga krimi kibernetik, shkolla dhe jo së fundi mediat duhet të tërheqin vëmendjen dhe të ofrojnë mbështetje konkrete për të gjitha kategoritë e prindërve për rrezikun që kjo lojë degjeneruese dhe shkatërruese paraqet për fëmijët tanë.

Përparimi nuk mund të vijë si krim, as si shfarosje – ndaj sfida është e të gjithëve ne!

Nëse s'e ndalim teknologjinë të na vrasë sot fëmijët, ajo nesër do të na shuajë qytetërimin!Nga Mirela Oktrova /Mesazhi/

The post Ne dhe/apo "Balena blu" appeared first on Mesazhi.com.

Disa rregulla për një gjumë të mirë

Posted: 15 Jul 2017 02:30 PM PDT

Pagjumësia është një sëmundje e vërtetë, pak a shumë e rëndë, që mund të ndikojë në mënyrë negative në shëndetin dhe aktivitetin e ditës në vazhdim; pamjaftueshmëri të kujtesës, acarim, vështirësi në përqendrim, ulje rendimenti duke shkuar deri edhe në rrezikun e zhvillimit të depresioneve dhe sëmundjeve psikike.

POR DISA RREGULLA MUND T'IU NDIHMOJNË TË BËNI NJË GJUMË TË MIRË

Bini në gjumë dhe zgjohuni gjithnjë në të njëjtën orë edhe fundjavave, pavarësisht se si keni fjetur.Nëse iu del gjumi para orarit të zakonshëm, çohuni dhe filloni ditën. Shmangeni rrotullimin në shtrat.Shkoni të flini vetëm kur të keni gjumë. Nëse nuk iu flihet, mos rrini në shtrat, por çohuni dhe merruni me ndonjë aktivitet çlodhës (lexoni një libër ose shikoni tv).Përdoreni shtratin për të fjetur, duke shmangur shtrirjet për të lexuar, studiuar ose luajtur.Përpiquni të relaksoheni para se të shtriheni, për shembull, duke bërë një banjë të ngrohtë (jo dush që përkundrazi ka efekt stimulues) ose duke pirë lëngje qetësues (kamomil, qumësht të ngrohtë).Nëse keni uri në orën para gjumit hani diçka të lehtë. Shmangni ushqimet e pasura me yndyra ose proteina, duke i dhënë prioritet karbohidrateve.Flini në shtrat të rehatshëm, në një dhomë larg zhurmave, as shumë të ngrohtë e as shumë të ftohtë.Hani në orare të rregullta, duke shmangur ushqimet e bollshme afër gjumit.Shpërndajeni aktivitetin fizik gjatë ditës, duke e minimizuar pasditeve. Në oraret e mbrëmjes mund të kenë efekte stimuluese./Mesazhi/

The post Disa rregulla për një gjumë të mirë appeared first on Mesazhi.com.

Kosovarët shpenzojnë rreth 200 milionë euro në vit për duhan

Posted: 15 Jul 2017 02:00 PM PDT

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se më shumë se shtatë milionë njerëz në gjithë botën, vdesin çdo vit nga sëmundjet që shkaktohen nga pirja e duhanit. Një pasojë e tillë, përveç dëmeve shëndetësore dhe rrezikimit të jetëve të njerëzve, vlerësohet se shkakton dëme të mëdha edhe për ekonomitë e vendeve të ndryshme.

Vetëm në Kosovë, për një vit hyjnë rreth 3 mijë e 500 tonelata duhan. Në bazë të këtyre statistikave të Doganave të Kosovës, del se qytetarët harxhojnë rreth 150 deri në 200 milionë euro për një vit për konsum të duhanit. Kurse për një person, mbi bazën e llogaritjeve nëse ai shpenzon një pako cigare në ditë, del se shpenzimet e tij vjetore arrijnë shumën minimale prej 600 euro.

Sami Uka, zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë i tha Radios Evropa e Lirë se dëmtimi i ekonomisë vendore nga duhanpirja është i vazhdueshëm dhe në rritje e sipër.

"Ne si zyre e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbajmë qëndrimin se me duhanpirje dëmtohet ekonomia e vendit dhe këtë duke u mbështetur në studimet e vendeve tjera, ndonëse nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë specifik për Kosovën".

"Por, Kosova nuk bën përjashtim, pasi duhanpirja shkakton pasoja shëndetësore të cilat rrjedhimisht e dëmtojnë edhe ekonominë e vendit me mungesa në punë, me vdekje të parakohshme dhe dëmtimin e shëndetit të popullatës", tha Uka.

Ndryshe, në Kosovë Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi në vitin 2013, por që zbatimi i tij, ende vlerësohet se nuk është në nivelin e kënaqshëm.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë (në Qeverinë në largim) tha për Radion Evropa e Lirë se vendi ka arritur që të ulë prevalencën e duhanpirjes, sidomos tek të rinjtë, derisa shton se edhe importi i duhanit ndër vite ka shënuar rënie.

"Kosova ka bërë përpjekje të vazhdueshme për uljen e prevalencës, uljen e pirjes së duhanit, ku në vitin 2013 është bërë miratimi i Ligjit për kontrollin e duhanit".

"Si rrjedhojë e aktiviteteve të ndryshme, masave ligjore dhe fuqizimit të tyre për kontrollin e duhanit, në vendin tonë ka pasur efekte pozitive që lidhen me uljen e pirjes së duhanit tek të rinjtë. Studimi i bërë në vitin 2016 për moshat 13 deri në 15 vjeç, ka rezultuar se nga konsumi i duhanit prej 6.7 për qind ka rënë në 4.4 për qind. Gjithashtu edhe duhanpirja pasive ka shënuar rënie nga 84 në 43 për qind", tha Hoti.

Po ashtu, Hoti përmend edhe ngritjen e akcizës për importin e duhanit në Kosovë, që sipas tij, ka dhënë efektet e veta.

''Ka pasur rritje të akcizës së duhanit prej 27 euro për një kilogram cigare sa ka qenë në vitin 2012, në 41 euro në vitin 2016. Rënie e importit është vërejtur si dhe ka hapësira të lira pa tym duhani ndonëse ka edhe shkelje'', shprehet Hoti.

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbetjet e duhanit përmbajnë mbi 7,000 lëndë kimike toksike që helmojnë mjedisin, përfshirë këtu lëndë që shkaktojnë kancerin./Rel/

Sidoqoftë, ndonëse nuk ka statistika të sakta, të dhënat që prezantojnë organet kompetente në Kosovë flasin për rreth 800 raste të reja të kancerit në vit. Numri më i madh i rasteve, i takon kancerit të mushkërive, atij të gjirit dhe lëkurës, i cili sipas ekspertëve shëndetësorë, ndërlidhet shumë me duhanin dhe duhanpirësit./Mesazhi/

The post Kosovarët shpenzojnë rreth 200 milionë euro në vit për duhan appeared first on Mesazhi.com.

Mund ta detyrojmë mendjen të harrojë?

Posted: 15 Jul 2017 01:30 PM PDT

Një psikolog pretendon se ka zbuluar një mekanizëm që mund të shpjegojë sesi njerëzit shtypin kujtimet e padëshiruara

Të gjithë ne kemi kujtime që do të donim t'i largonim nga mendja një herë e mirë. Mbase një gafë e bërë në një mbrëmje jashtë me miqtë, mund të duket e kollajshme për t'u harruar sa herë që jua kujtojnë, por a mund të çojë dëshira e vazhdueshme për të harruar në ngjarje, në harresë totale vite më vonë?

Profesor Majkëll (Michael) Anderson dhe kolegët e tij të Universitetit Oregon, mendojnë se shtypja e vazhdueshme e kujtimeve mund të dëmtojë aftësinë për ta kujtuar një ngjarje vite më vonë.

Anderson është i mendimit se proceset kryesore të kontrollit që njerëzit përdorin për t'u përqendruar dhe kapërcyer ngjarje, ndërhyjnë gjatë rifreskimit të kujtesës. Këto procese të kontrollit të vullnetshëm në tru mund të jenë arsyeja përse njerëzit shtypin kujtime të padëshiruara dhe traumatike.

Puna e tij mund të ndihmojë në shpjegimin e sëmundjeve të stresit post-traumatik dhe në zgjidhjen e misterit të kujtimeve të harruara të traumave në fëmijëri.

Eksperimentet

Psikologët e kanë debatuar gjatë ekzistencën e kujtimeve të shtypura, rekomanduar fillimisht nga Frojdi që propozoi se kujtimet e padëshiruara mund të harrohen duke i shtyrë në subkoshiencë, një proces i quajtur represion. Ekzistenca e represionit ka mbetur një temë e kundërshtueshme për më shumë se një shekull.

Edhe Majkëll Anderson mendon se zbulimet e tij mbështesin mekanizmin e shtypjes që i largon kujtimet e padëshiruara nga ndërgjegjja. Profesori u kërkoi 32 studentëve të kolegjit të mbanin mend dy fjalë që nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën. Më pas ai u tregoi pjesëmarrësve fjalën e parë dhe u kërkoi atyre të plotësonin fjalën e dytë ose në rastin tjetër të përpiqeshin të mos mendonin për të.

Përfundimi ishte se studentët që u kishte kërkuar të gjenin fjalën e dytë, dolën 20 për qind më mirë se studentët të cilëve u kishte kërkuar të mos mendonin për plotësimin e fjalës. "Ky studim është një provë e thjeshtë, nëse më parë njerëzit mendonin se nuk ekzistonte një mekanizëm represiv, eksperimenti tregon se ekziston", shprehet Anderson.

Profesori donte gjithashtu të sigurohej se pjesëmarrësit në studim e kishin harruar vërtet fjalën që duhet të thoshin dhe nuk po hiqeshin sikur nuk e mbanin mend, kur u kujtohej mirë.

Kështu që në një eksperiment të dytë, ai u tregoi pjesëmarrësve vetëm shkronjën e parë të fjalës plotësuese dhe u kërkoi që të thoshin fjalën që i përshtatej më shumë studimit.

Përsëri, pjesëmarrësit e kishin të vështirë t'i mbanin mend fjalët që u ishte kërkuar që në fillim t'i harronin. Kurioz për fuqinë nervore të fenomenit, Anderson dhe kolegët e tij vendosën të përsërisnin edhe një herë eksperimentin, kësaj radhe duke përdorur rezonancë magnetike.

Ai zbuloi se hipokampusi, që është përgjithësisht aktiv kur njerëzit përpiqen të kujtojnë, nuk ishte aktiv kur pjesëmarrësit që ishin përpjekur të mos mbanin mend fjalën e dytë të studimit. Nga ana tjetër, korteksi paraballor dorsolateral, një zonë që ndihmon frenimin e aktivitetit motorik, ishte më aktiv se normalisht.

Kjo tregon se njerëzit mund të jenë duke përdorur këtë pjesë të trurit për të anashkaluar procesin e kujtimit që ndodh në hipokampus. Ndonëse në jetën e vërtetë njerëzit nuk përpiqen edhe aq shumë të harrojnë diçka kaq të thjeshtë sa një fjalë, por gjëra më të mëdha.

Për këtë arsye studime të tjera u morën si mbështetje e teorisë së profesor Andersonit. Psikologia Marie Banich nga Universiteti i Kolorados, po e analizon gjithashtu paradigmën mendim/jo-mendim të Andersonit, për të mësuar nëse do të funksionojë për stimujt joverbal, siç mund të jenë ato emocionalë.

Në studimin e saj, ajo përdori të njëjtin projekt kërkimi si Anderson, por në vend të fjalëve, përdori fotografi të ndryshme të natyrave të larmishme si peizazhe, kafshë apo aksidente makinash.

Ashtu si në studimin e Andersonit, Banich u kërkoi pjesëmarrësve vullnetarë të mbanin mend çiftëzimin e portreteve dhe skenave. Një pjesë u tha që të përpiqeshin të mos i mbanin mend skenat me të cilat lidheshin portretet.

Ajo zbuloi dy gjëra: së pari paradigma mendim/jo-mendim funksionoi, pasi pjesëmarrësit i mbajtën mend më shumë skenat që u ishte kërkuar t'i kujtonin dhe më pak ato që duhet t'i harronin dhe së dyti eksperimenti funksionoi më mirë me skenat emocionale sesa me ato të zakonshme.

Këto rezultate sipas psikologes kanë kuptim, pasi rregullimi emocional kërkon që të kemi kontroll konjitiv mbi gjërat që janë të vështira për t'u menduar.

Pavarësisht rezultateve, disa kërkues janë skeptikë. Ata mendojnë se rastet e traumave nuk janë harresa të vullnetshme, por një gjendje e jashtëzakonshme e trurit, ndaj ky harron pavetëdije.

Megjithatë, Anderson është optimist se eksperimentet e tij do të sjellin rezultate më të provuara në të ardhmen. Ai që ka rëndësi për të është fakti se njeriu e ka në dorë kujtesën e tij dhe kjo është diçka shumë themelore.

The post Mund ta detyrojmë mendjen të harrojë? appeared first on Mesazhi.com.

Erdogan i bashkangjitet marshit për programin përkujtimor të 15 Korrikut

Posted: 15 Jul 2017 01:26 PM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i është bashkangjitur Marshit në Stamboll për të marrë pjesë në Ceremoninë Përkujtimore të 15 Korrikut – Ditës së Unitetit Kombëtar dhe Demokracisë, i cili do të mbahet me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste FETO.

Presidenti Erdogan ka kaluar mbi Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut (Ura e Bosforit) për t'iu bashkangjitur të tubuarve në Stamboll, ndërsa është shoqëruar nga e shoqja Emine Erdogan, të afërmit e dëshmorëve dhe veteranë, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak, dhe zyrtarë të tjerë.

Ndryshe, qindra mijëra qytetarë në Stamboll janë tubuar për ta shënuar përvjetorin e parë të tentativës së grushtit të shtetit e cila u ndërmor një vit më parë nga organizata terroriste FETO.

Programi për shënimin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti mbahet në hyrje të Urës së Bosforit nga pjesa aziatike e Stambollit do të mbahet me rritjen e masave të sigurisë, ku janë angazhuar 25.000 policë dhe mijëra pjesëtarë të shërbimeve mjekësore dhe të tjera.

Gjatë tentativës për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi humbën jetën 250 persona dhe u plagosën rreth 2.200 njerëz të tjerë. /AA/

The post Erdogan i bashkangjitet marshit për programin përkujtimor të 15 Korrikut appeared first on Mesazhi.com.

Me bicikleta drejt haxhit, këta janë 8 muslimanët britanik me një mision të vecantë

Posted: 15 Jul 2017 01:07 PM PDT

Tetë Muslimanë britanikë janë nisur për në Arabi Saudite me bicikletat e tyre, duke shpresuar që të arrijnë në kohë për pelegrinazhin –  haxhin.

Ata do të udhëtojnë për gjashtë javë nëpër tetë vende, por misioni i tyre nuk mbaron me kaq. Ata i kanë vënë vetes kusht që përmes udhëtimit të tyre në gjithë ato shtete, të mbledhin një 1 milion paund personat e prekur nga lufta siriane.

Duke filluar udhëtimin nga Mbretëria e Bashkuar, haxhinjtë e ardhshëm do të kalojnë nëpër Francë, Gjermani, Zvicër, Itali, pastaj në Greqi. Fillimisht ata dëshironin të udhëtonin në Arabi Saudite nëpërmjet Turqisë, Sirisë dhe Jordanisë, por për arsye sigurie ata do të udhëtojnë me anije nga Greqia në Egjipt para se të mbërrijnë në Arabi Saudite.

Allahu ua mundësoftë që të arrijnë te destinacioni i tyre të sigurtë, dhe ua pranoftë haxhin. /MESAZHI/

The post Me bicikleta drejt haxhit, këta janë 8 muslimanët britanik me një mision të vecantë appeared first on Mesazhi.com.

Gjatë intervistës për punë, mos flisni keq për ish-shefin tuaj!

Posted: 15 Jul 2017 01:00 PM PDT

Nëse punëdhënësi ju pyet pse konkurroni për atë vend të punës, mos thoni se ikni nga ish-drejtori, sepse kështu dukeni kandidat jo i pjekur.

Pas një dite të tërë bisede me konkurruesit, ka shumë mundësi që punëdhënësi t'i harrojë shumicën e njerëzve, prandaj juve ju mbetet që të bini në sy me gjëra të imta.

Nga ju pritet që të jeni simpatike, prandaj fillojeni bisedën formale rreth motit, apo tregojeni ndonjë barsoletë të lehtë. Mund edhe t'i keni kualifikimet më të mira, por në intervistë për punë, punëdhënësi kërkon diçka më shumë.

Për shembull, mund t'i thoni se një projekt me rëndësi në vendin paraprak të punës e keni kryer për një kohë përgjysmë me të shkurtër, sesa që është pritur nga ju, apo bisedoni rreth ndonjë hobi të jashtëzakonshëm.

Kini kujdes që të mos bini në sy për gjëra negative. Kurrë nuk duhet të bisedoni rreth mosmarrëveshjeve me ish-shefin, sikur që nuk duhet as të flisni keq për ish-kolegët e punës.

Punëdhënësi e di se ju e keni lënë punën paraprake për një arsye, por atij më shumë i intereson pse e doni mu atë punë tani.

Në një rast të tillë nuk duhet të thoni se arsyeja e ndërrimit të vendit të punës është se ikni nga ish-shefi, meqë asnjë punëdhënësi nuk i pëlqejnë punëtorët që flasin keq për shefin e tyre./Mesazhi/

 

The post Gjatë intervistës për punë, mos flisni keq për ish-shefin tuaj! appeared first on Mesazhi.com.

Humbni peshë me ndihmën e sodës së bukës

Posted: 15 Jul 2017 12:30 PM PDT

Mund të jetë vërtet e vështirë të humbasim në peshë, sepse të gjithë e duam ushqimin .Por, për fat të mirë ,është një përbërës i cili do t'ju ndihmojë ta bëni procesin e humbjes së peshës shumë më të shpejt! Ju duhet vetëm një përbërës të cilin padyshim e keni në shtëpi!

Është sodë buke dhe ju mund ta përdorni atë në 3 mënyra të ndryshme! Rezultatet thjesht do t'ju befasojnë.

SODË BUKE ME LËNG LIMONI

1 lugë çaji sode buke

1/2 gotë ujë

Lëng limoni ose grejpfrut

Përgatitja:

Së pari shtoni sode buke në një gotë me ujë.

Miksoni deri sa të shpërbëhet.

Shtoni limon ose lëng grejpfrut.

Pini atë në mëngjes.

Hani mëngjesin tuaj pas 20 minutash.

SODË BUKE ME UTHULL MOLLE

1/2 një lugë çaji sode buke

2 lugë uthull molle

1 gotë uji

Përgatitja:

Së pari, përzieni sode me uthull molle.

Pastaj, shtoni përzierjen në një gotë me ujë.

Pini atë para mëngjesit.

SODË BUKE ME FRUTA

1 filxhan luleshtrydhe

1 copë gjethe të freskëta nenexhik

Lëng me 2 limona

2 gota uji

½ një lugë çaji sode buke

Përgatitja:

Duhet t'i vendosni të gjitha përbërësit në një blender.

Përzihem derisa të gjitha të qetë.

Pini dy herë çdo ditë!/Mesazhi/

The post Humbni peshë me ndihmën e sodës së bukës appeared first on Mesazhi.com.

Një lidhje reale

Posted: 15 Jul 2017 12:00 PM PDT

Për herë të parë ne kemi prova të qarta të lidhjeve të papërshtatshme mes Rusisë dhe rrethit të ngushtë të Trump-it. Këto zbulime mund të tregojnë shkelje "të cilat fare mirë mund të arrijnë deri tek vetë presidenti", i cili filloi t'i bëjë thirrje publikisht Rusisë që të publikojë emailet e Clinton-it, menjëherë pas takimit të djalit të tij. A është vërtetë e besueshme që djalit të Trump-it, dhëndrrit të tij dhe menaxherit të fushatës, iu tha se Rusia kishte informacione që e ndihmonin të fitonte kundër Clinton-it, dhe këta nuk ia përmendën asnjëherë vetë kandidatit?bota.al.

Në një zbulim-bombë që tronditi jo pak Shtëpinë e Bardhë, djali më i madh i Presidentit Donald Trump pranoi këtë javë se ishte takuar me një avokate të lidhur me Kremlinin vitin e kaluar, pasi i ishte premtuar se ajo kishte "informata sensitive të një niveli shumë të lartë", për Hillary Clinton-in. Donald Trump Jr-it, iu tha në një email të dërguar prej publicistit britanik Rob Goldstone, një ndërmjetës që e njihte nga koha e shfaqjes së babait të tij, "Miss Universe", në Moskë, se propozimi ishte "pjesë e mbështetjes së Rusisë dhe qeverisë së saj" për babanë Donald. "Nëse është ajo që thoni", u përgjigj Trump Jr, "më pëlqen shumë". Ai e përcolli shkëmbimin e emaileve tek kunati i tij Jared Kushner dhe menaxheri i fushatës së babait të tij, Paul Manafort. Të tre u takuan me avokaten Natalia Veselnitskaya, në Kullën Trump, më 9 qershor 2016.

Trump Jr., i cili tani drejton biznesin familjar, fillimisht pohoi këtë javë se takimi ishte rreth një programi adoptimesh, i ndërprerë nga Kremlini, në përgjigje të sanksioneve të SHBA. Por kur "The New York Times" zbuloi më pas se email-et tregonin, që në fakt ai mendonte se takimi do i ofronte materiale kompromentuese për Clinton-in, Trump Jr deklaroi se Veselnitskaya nuk kishte ofruar asgjë substanciale, i publikoi vetë e-mailet dhe këmbënguli që kurrë nuk i kishte treguar babait për ofertën e qeverisë ruse. Presidenti, i cili thuhet se ishte thellësisht i irrituar që historia e Rusisë nuk po shuhej, tha se djali i tij "është një person me cilësi të larta, i hapur, transparent dhe i pafajshëm".

Zbulimet e Trump Jr erdhën vetëm disa ditë pas takimit të parë kokë më kokë, të presidentit Trump me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë samitit të G-20 në Hamburg. Pas bisedës dy orëshe, Putin-i tha se Trump-i kishte pranuar sigurimet e dhëna prej tij, se nuk kishte patur ndërhyrje ruse në zgjedhje. Shtëpia e Bardhë e vuri në diskutim këtë version, duke thënë se Trump-i "kishte shtyrë fort Putin-in" për këtë çështje, por kish rënë dakord se "është koha për të ecur përpara". Trump-i tha gjithashtu se ai dhe Putin-i kishin bërë përparime të rëndësishme për një armëpushim në Siri, dhe se kishin në plan të krijonin një njësi të përbashkët dhe të papenetrueshme të sigurisë kibernetike – një pretendim që ai më pas e hodhi poshtë.

Çfarë shkruajtën editorialet

E-mailet e Trump Jr. "konfirmojnë atë që presidenti, djali i tij dhe të tjerët kanë mohuar vazhdimisht për më shumë se një vit", shkruante "The New York Times": Zyrtarët e fushatës së Trump-it u takuan me përfaqësuesit e qeverisë ruse, për të kërkuar ndihmë në fitimin e zgjedhjeve. "Çdo ekip fushate, qoftë edhe gjysmë i aftë dhe etik" do të kishte përcjellë një ofertë të një qeverie të huaj për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA, drejt e në FBI. Në vend të kësaj, Trump Jr, Manafort-i dhe Kushner-i u ulën me ta. Tani Trump Jr "duket të jetë në telashe nga pikëpamja ligjore" për shkeljen e ligjeve të fushatës, pasi ka kërkuar ndonjë "gjë me vlerë" nga zyrtarë të huaj.

Vendimi për t'u takuar me Veselnitskaya-n ishte "i turpshëm", shkruante "NationalReview.com", por ai "nuk provon se fushata e Trump-it bashkëpunoi me Rusinë". Është e besueshme se Goldstone e mashtroi me qëllim Trump Jr, për të hedhur baltë mbi Clinton-in, në mënyrë që "të fuste brenda Veselnitskaya-n", me qëllim që të lobonte për heqjen e sanksioneve, dhe se "asgjë tjetër nuk doli prej kësaj". Por "do të ishte më e lehtë për të besuar mohimet e ekipit Trump, nëse ata nuk do të mashtronin në mënyrë kaq rutinore". Trump Jr e ndryshoi disa herë versionin e tij të historisë, dhe Kushneri "fillimisht nuk e zbuloi takimin, gjatë procesit të aplikimit për lejën e sigurisë". Publiku ka nevojë për një hetim të plotë mbi atë që ka ndodhur midis Trump-it dhe Rusisë – "tani më shumë se kurrë".

Çfarë shkruajtën komentatorët

Agjencitë e zbulimit të SHBA na thanë se "qëllimi i Putinit është që të dërgojë Trump-in në Shtëpinë e Bardhë", shkruante Cristian Farias në "NYMAG.com", por për herë të parë ne kemi prova të qarta të lidhjeve të papërshtatshme mes Rusisë dhe rrethit të ngushtë të Trump-it. Këto zbulime mund të tregojnë shkelje "të cilat fare mirë mund të arrijnë deri tek vetë presidenti", i cili filloi t'i bëjë thirrje publikisht Rusisë që të publikojë emailet e Clinton-it, menjëherë pas takimit të djalit të tij. A është vërtetë e besueshme që djalit të Trump-it, dhëndrrit të tij dhe menaxherit të fushatës, iu tha se Rusia kishte informacione që e ndihmonin të fitonte kundër Clinton-it, dhe këta nuk ia përmendën asnjëherë vetë kandidatit?

Më vjen keq, por ky është një "skandal fals", shkruante Ed Rogers në "WashingtonPost.com". "Ka gjithmonë njerëz që u vardisen fushatave në përpjekje për të dhënë informacion". Trump Jr ishte aq budalla sa të pranonte takimin – ai duhej të kishte dërguar dikë tjetër – por përderisa "nuk ndodhi asgjë", atëherë s'ka patur bashkëpunim.

Nëse, siç këmbëngulin mbrojtësit e Trump-it, lidhja Trump-Rusi është një "shumë zhurmë për asgjë", shkruante Mateu Yglesias në "Vox.com", atëherë pse Trump vazhdon të veprojë sikur Putin-i të jetë udhëheqësi i tij i preferuar në botë? Pothuajse të gjithë të tjerët në Kongres, si dhe në kabinetin e Trump-it, e shohin Putin-in si një armik të rrezikshëm, i cili ndërhyri në zgjedhjet tona, por presidenti mbetet i lidhur ngushtë me idenë e një politike të jashtme miqësore me Rusinë. Pse?

Ajo që unë nuk e kuptoj, shkruante Jonas Goldberg në "NationalReview.com", "është se si konservatorët mund të tallen, tallen dhe tallen me idenë se mund të ketë një farë të vërtete në këtë histori". Trump shkarkoi drejtorin e FBI dhe i tha ambasadorit rus, si edhe një audience televizive kombëtare, se e bëri këtë për "të penguar hetimin mbi Rusinë". Djali dhe dhëndri i tij kanë pasur kontakte të shumta dhe të fshehta me bankierë rusë, oligarkë dhe aleatë të Putinit. Sa herë që apologjetë e Trump-it dalin që ta mbrojnë, presidenti "nxjerr sharrën".

The post Një lidhje reale appeared first on Mesazhi.com.

Ismet Beqiri: Bllokimi i Xhamisë së Madhe absurditet, myslimanët e meritojnë një të tillë

Posted: 15 Jul 2017 11:55 AM PDT

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, dhe ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri ka disa fjalë për çështjen e ndërtimit të xhamisë në lagjen Dardania.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në këtë kohë ndërtimi i xhamisë është dashur të kryhet, duke akuzuar Ahmetin se po i pret zgjedhjet lokale për ta bërë një gjë të tillë.

Ja postimi i plotë i Beqirit në Facebook:

Të dashur miq,të dashur qytetarë të Prishtinës dhe Kosovës

Këto ditë është aktualizuar çështja e ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë.

Është ndarë lokacioni për të,diku 5 vite më parë,është vënë edhe gurëthemeli për ndërtimin e saj.

Janë absurde,të paqëndrueshme dhe të papranueshme obstruksionet,bllokadat dhe mosëdhënia e lejes për ndërtimin e saj nga organet kompetente të Komunës së Prishtinës.

Qytetarët e besimit mysliman meritojnë një xhami të tillë,është e drejtë elementare e tyre,e drejta e besimit është e garantuar me Kushtetutë.

Mos po i pritni zgjedhjet lokale të 22 tetorit?

Kjo punë është dashur të kryhet.Mjaftë më, zhbllokojeni këtë ndertim.

The post Ismet Beqiri: Bllokimi i Xhamisë së Madhe absurditet, myslimanët e meritojnë një të tillë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more