Mesazhi.com: “Kjo video ju bind te mos shkruani mesazh duke vozitur” plus 9 more |
- Kjo video ju bind te mos shkruani mesazh duke vozitur
- Rinovohet Fordi shumë i rrallë, i braktisur për 37 vite (Video)
- Nuk do ta besoni se cfarë pasurie ka Katari jashtë vendit
- Si ta kuptoni se ju kanë larguar dhe bllokuar nga lista e miqve në Snapchat!
- Gjashtë arsye se përse njerëzit inteligjentë nuk mund të jenë të lumtur
- Hungaria: BE-ja u tregua dyftyrëshe me Turqinë
- Rreziku që shkakton vozitja e biçikletës
- Peshku redukton sëmundjet e zemrës dhe të kancerit
- Kamomili dhe kanella, ilaç për të sëmurët me diabet
- Maska me majdanoz që zhduk qeskat e errëta nën sy
Kjo video ju bind te mos shkruani mesazh duke vozitur Posted: 18 Jul 2017 02:59 PM PDT Te shkruash duke vozitur eshte nje prej rreziqeve shtese ne komunikacion, e qe le te vdekur sa e sa persona ne Kosove dhe neper bote. Kjo video vetedijesuese na binde se njerezit nganjehere nuk jane te afte te bejne disa gjera pernjehere, e per rezultat, mund te lendojne edhe veten. Disa nga ne nuk jemi ne gjendje te ecim duke shkruar mesazh ne telefon, e lere me te ngasim makinen. Shikojeni, binduni dhe gjithsese shperndajeni! /MESAZHI/ The post Kjo video ju bind te mos shkruani mesazh duke vozitur appeared first on Mesazhi.com. |
Rinovohet Fordi shumë i rrallë, i braktisur për 37 vite (Video) Posted: 18 Jul 2017 02:45 PM PDT Në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, është gjetur Ford Mustang Mach 1, që i përket një koleksioni prej shumë pak njësive e që është braktisur për 37 vjet. Këtë veturë të rrallë që është lansuar më 1969, që vështirë gjendet në treg, nuk e kanë lënë të ndryshket më tutje, por vendosën ta rinovojnë. Filmimi që është postuar më poshtë, e tregon atë të pluhurosur dhe në gjendje të keqe, si dhe procesin e punës derisa rikthehet në rrugë. Duke pasë parasysh se ka shumë pak vetura të tilla, gjetja e pjesëve origjinale e ka bërë këtë rinovim edhe më të vështirë./Mesazhi/ The post Rinovohet Fordi shumë i rrallë, i braktisur për 37 vite (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
Nuk do ta besoni se cfarë pasurie ka Katari jashtë vendit Posted: 18 Jul 2017 02:40 PM PDT Eshte nje prej shteteve me te vogla por me te pasura ne bote. Sado qe fqinjet po e vazhdojne bojkotin ndaj vendit te vogel, investimet qe Katari ka bere ne Europe, SHBA dhe Azi jane marramendese. Miliarda dollare nga fonde investimesh jane derdhur per te fuqizuar vendin lider te naftes dhe gazit. Dhe nga ato investime, jane shumefishuar perfitimet e vendit i cili eshte me i pasuri per koke banori. 2.2 milion banoret e Katarit, me gjase nuk jane te vetedijshem per shifrat e meposhtme. Shikojeni videon ME TITRIM SHQIP dhe shperndajeni. /MESAZHI/ The post Nuk do ta besoni se cfarë pasurie ka Katari jashtë vendit appeared first on Mesazhi.com. |
Si ta kuptoni se ju kanë larguar dhe bllokuar nga lista e miqve në Snapchat! Posted: 18 Jul 2017 01:30 PM PDT Shumë nga ju mbeteni konfuz nëse një mik i juaji ndërpret komunikimin me ju në llogarinë Snapchat. Por, ende ndoshta ju nuk e keni kuptuar se ka shumë mundësi që ai person, mund të ju ketë fshirë komplet nga lista e miqve në këtë rrjet, transmeton Klan Kosova. Ndonëse ende nuk ka një mënyrë për ta kuptuar tërë të vërtetën rreth kësaj problematike, nëse dikush nuk iu mban më dot në listën e miqve në Snapchat, nuk mund të mbetet tutje enigmë! Një gjë të tillë mund ta kuptoni në këto mënyra: Nëse ata kanë një llogari publike (ku të gjithë mund t'i shohin historitë e tyre), nuk ka asnjë mënyrë për të kuptuar ndryshe vetëm nëse nuk i shihni ata duke iu shtuar juve në listën e tyre përsëri. Nëse ata kanë një llogari private dhe iu fshijnë, kur ju dërgoni një fotografi të menjëhershme, ajo do të shfaqet si (në pritje). Nëse ata ju bllokuan, mënyra më e mirë për të gjetur është të përpiqeni të shtoni emrin e përdoruesit./Mesazhi/
The post Si ta kuptoni se ju kanë larguar dhe bllokuar nga lista e miqve në Snapchat! appeared first on Mesazhi.com. |
Gjashtë arsye se përse njerëzit inteligjentë nuk mund të jenë të lumtur Posted: 18 Jul 2017 01:00 PM PDT Personat me një nivel të lartë të inteligjencës mund të jenë më të suksesshëm në aspektin e karrierës, edukimit dhe rrethit shoqëror, por është një fakt i dëshmuar shkencërisht se këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur. Pse ndodh kjo? Fillimisht, njerëzit inteligjentë e kanë një 'tendencë mizore' për të analizuar së tepërmi çdo aspekt të jetëve të tyre. Ata rrallëherë e shohin një situatë ashtu siç është dhe nuk e shohin menjëherë me pozitivitet, por e analizojnë çdo aspekt të asaj situate derisa të gjejnë diçka jo të mirë rreth asaj. Mendimi i tepërt është pengesë e madhe, prandaj edhe ekziston fraza se "injoranca është lumturi". Së dyti, standardet e tyre janë shumë të larta. Njerëzit inteligjentë e dinë çfarë duan, çfarë mund të arrijnë dhe vështirë se kënaqen me pak. Së treti, ata e gjykojnë vetën për së tepërmi. E analizojnë sjelljen e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk lumturohen me atë çfarë arrijnë. Së katërti, realiteti shpeshherë është i mërzitshëm. Personat inteligjentë mund t'i kuptojnë strukturat më të thella, domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t'i gjejnë. Gjërat e vogla në jetë asnjëherë nuk mjaftojnë – ata duan më shumë, por jo gjithmonë mund ta arrijnë. Së pesti, ata kërkojnë të kuptohen nga tjerët dhe të komunikojnë, por jo gjithmonë i kanë këto dy gjëra. Një ndër ndjenjat më të mira në jetë është të kuptoheni nga të tjerët, prandaj inteligjentët janë më të vetmuar e të pikëlluar sepse nuk ndjehen se tjerët po i kuptojnë. Së gjashti, shumica e njerëzve me inteligjencë të lartë vuajnë nga probleme psikologjike. Shqetësimet sociale dhe sindroma bipolare janë rastet më të shpeshta që gjenden te njerëzit me inteligjencë të lartë. Ndërsa, problemi i tyre më i zakonshëm është depresioni ekzistencial, i cili është rezultat direkt i mendimit të tepërt./Mesazhi/ The post Gjashtë arsye se përse njerëzit inteligjentë nuk mund të jenë të lumtur appeared first on Mesazhi.com. |
Hungaria: BE-ja u tregua dyftyrëshe me Turqinë Posted: 18 Jul 2017 12:40 PM PDT Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, që thekson në çdo rast se Bashkimi Evropian nuk i mban premtimet e tij karshi Turqisë, është shprehur se "disa vende në Evropë kritikojnë Turqinë vetëm e vetëm për të mbuluar dobësitë e tyre".Pasi vuri në pah se vendi i tij nuk miraton asnjë projekt të BE-së kundër Turqisë, shefi i diplomacisë së Hungarisë tha se Ankaraja u ka qëndruar besnike të gjitha angazhimeve të saj në lidhje me refugjatët, ndërkohë që Brukseli s'ka mbajtur asnjë premtim."Nuk arrijmë ta kuptojmë përse BE-ja flet keq për Turqinë. Tentativa për grusht shteti është një akt terrorist. Kurse unë i dënoj ato vende, të cilat nuk e shohin këtë si terrorizëm. Terrorizmi është terrorizëm dhe kaq, s'mund të bësh dallime të llojit terrorizmi im apo terrorizmi yt", nënvizoi Szijjarto.The post Hungaria: BE-ja u tregua dyftyrëshe me Turqinë appeared first on Mesazhi.com. |
Rreziku që shkakton vozitja e biçikletës Posted: 18 Jul 2017 12:30 PM PDT Gjithmonë thuhet se vozitja e biçikletës është e mirë për shëndetin. Është një ushtrim, i cili ka ndikim në shëndetin tonë, i cili është më i lehtë se vrapimi. Por, vozitja e biçikletës nuk është e njëjtë edhe për femrat. Biçikleta për femrat paraqet një rrezik për infeksione dhe mund të ndikojë n mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e tyre seksuale. Përfundimet i ka nxjerrë një gjinekolog, i cili tha se mund të shkaktojë enjte të vaginës, infeksion dhe probleme me fshikëzën e urinës. Sipas gjinekologut kjo ndodhë për shkak se 40 përqind e peshës së trupit të femrës, gjatë vozitjes së biçikletës, fokusohet në pjesën vaginale. Gjinekologët theksojnë se si femrat ashtu edhe meshkujt do e vuajnë jo konformitetin në këtë zonë te ndjeshme, nëse vozitin biçikletë./Mesazhi/
The post Rreziku që shkakton vozitja e biçikletës appeared first on Mesazhi.com. |
Peshku redukton sëmundjet e zemrës dhe të kancerit Posted: 18 Jul 2017 12:00 PM PDT Dy të tretat e njerëzve në Britani po e vënë shëndetin e tyre në rrezik duke mos ngrënë mjaftueshëm peshk. Ky është paralajmërimi i ekspertëve që studiojnë sëmundjen e kancerit, teksa sugjeron të gjithë në konsumimin e këtij ushqimi deti. Shërbimi Shëndetësor i Britanisë, këshillon që të gjithë duhet të hanë peshk të paktën dy herë në javë – duke përfshirë një pjesë të peshqve me vaj, si salmoni ose ton. Por 64 për qind e njerëzve nuk e përmbushin këtë objektiv thotë një nga sondazhet e publikuara nga hulumtimi i fundit. Peshku dhe ushqimet e tjera të detit janë burime të mira të vitaminave dhe mineraleve dhe janë shumë më të ulëta në yndyrë se çdo formë e mishit. Peshku me vaj është gjithashtu veçanërisht i lartë në acidet yndyrore omega-3, të cilat kanë përfitime të mëdha për zemrën dhe trurin, dhe vitaminë D, e cila forcon kockat. Të ngrënit në mënyrë të rregullt peshk, nënkupton që njerëzit kanë tendencë të hanë më pak mish të kuq, duke reduktuar rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës./Mesazhi/
The post Peshku redukton sëmundjet e zemrës dhe të kancerit appeared first on Mesazhi.com. |
Kamomili dhe kanella, ilaç për të sëmurët me diabet Posted: 18 Jul 2017 11:30 AM PDT Në ditët e sotme, diabeti është një ndër sëmundjet më të përhapura. Të prekurit nga diabeti tashmë kanë një ilaç të mjeksisë alternative. Konsumimi ditor i kamomil i kombinuar me ushqim të shëndetshëm mund të ju ndihmojë për të parandalojë disa komplikime që shkaktohen nga diabeti. Sipas studiuesve ekstraktet e kamomilit ndihmojnë shumë nëse përdoren në një periudhë prej 21 ditësh. Kamomili redukton ndjeshëm glukozën në gjak. Ekstrakti i kamomilit parandalon edhe ndërlikimet që shfaqen nga diabeti si humbja e shikimit dhe dëmtimet në veshka. Por, rol të rëndësishëm luan edhe kanella. Kanella ka efekt parandalues për sëmundjen kardiovalskulare. Sipas një studimi të kryer në SHBA, kanella ul sheqerin në gjal për 20%. Përveç kësaj, kanella shkatërron edhe infeksionet fugnale./Mesazhi/ The post Kamomili dhe kanella, ilaç për të sëmurët me diabet appeared first on Mesazhi.com. |
Maska me majdanoz që zhduk qeskat e errëta nën sy Posted: 18 Jul 2017 11:00 AM PDT Orare të tejzgjatura pune, dëfrime mes miqve orëve të vona, lodhje, strese… këto e aktivitete të tjera duket se na lënë shenjë në fytyrë që të tjerët të hamendësojnë gjithëfarë kemi bërë. Qeskat nën sy janë problemi më i zakonshëm, por dhe më i lehti për t'u trajtuar! Nëse më parë kemi ndarë me ju plot përbërës që zbehin pamjen e zbehtë të lëkurës dhe qeskave të errëta në sy, receta e mëposhtme ka një përbërës që kurrë nuk e keni përdorur si një produkt kozmetik, por vetëm si erëz për t'u shtuar shije pjatave. Majdanozi përman klorofil, vitaminë K dhe C, antioksidantë, të gjithë përbërës që pastrojnë lëkurën në thellësi dhe i japin një shkëlqim. Falë vitaminës C majdanozi ka një efekt zbehës kundrejt njollave, ndaj është një ide shumë e mirë për ta përdorur si një trajtim natyral kundër qeskave. Përbërësit: Çaj jeshil Përgatitja: Në një enë të vogël me ujë zieni disa fije majdanoz dhe në një enë tjetër zieni disa bustina çaj jeshil. Pasi uji të jetë ftohur (preferohet të mbahet për disa orë në frigorifer) me ndihmën e një cope të pastër lyeni zonën poshtë syve me ujin magjik. Duke përdorur një pambuk ju mund të vendosni dhe fijet e majdanozit nën sy për 15 minuta. Sigurohuni që të ndërroni pambukun ose copën disa herë në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga kjo përzierje./Mesazhi/ The post Maska me majdanoz që zhduk qeskat e errëta nën sy appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: