Skip to main content

“Megalomanizmi politik përball real politikës” plus 8 more Ferizaj Press

“Megalomanizmi politik përball real politikës” plus 8 more Ferizaj Press


Megalomanizmi politik përball real politikës

Posted: 16 Jul 2017 09:18 AM PDT

Zgjedhjet e vitit 2017 në Kosovë si rëndom me ndryshime jo të mëdha sollën gati të njëjtin rezultate zgjedhore. Pas zyrtarizimit të procesit zgjedhor filloi gara në mes subjekteve politike se kush ishte më i merituari dhe kush ishte fitues faktik I zgjedhjeve. Derisa koalicioni parazgjedhor PAN ishte më I votuari megjithatë nuk mori përqindjen e mjaftueshme për të qeverisur vendin pa ndihmesën e të tjerëve. Subjekti I dytë Vetëvendosje edhe pse u dyfishua, qytetarët nuk ia besuan përgjegjësinë për fillimin e negociatave për bërjen e qeverisë. Koalicioni tjetër LAA, dhe pse akoma e qeverisë vendin u radhit e treta.
Kur njeriu I pa informuar I dëgjon përfaqësuesit e partive politike gazetarët, analistët, opinionistët, dhe gjithë llumin e propagandës në Kosovë ,të krijohet përshtypja se këtu ka ndodh mrekullia e mrekullive dhe se gjoja populli në Kosovë votoi për ç’thurrjen e mozaikut aktual pushtetar. Në fakt po të merret në konsideratë fakti se 60% e qytetarëve nuk dolën në zgjedhje atëherë I bie se partitë u votuan nga militantët e tyre e jo nga qytetarët e Kosovës, të cilët e kan kuptuar drejtë se eventualisht mund të ndryshojë vetëm timonjeri I qeverisjes por lokomotiva dhe binarët e rrugëtimit janë të njëjtë.
Është tepër irituese deklarata e Isa Mustafës, pasues të Rrahman Morinës në politikën kosovare, formacionin politik i të cilit ishte pjell e LSPPJ dhe I zyrtarizuar për veprim në Beograd nga Vllado Kombovski I cili pohoi se me asnjë çmim nuk ka koalicion me PDK kur ky person plot tri vite mbajti pozitën e kryeministrit falë bashkpunimit dhe mbështetjes së PDK-së.
Shpejt ka harru ky njeri se kur opozita mbajti një protest të dhunshme deri në orët e vona të mbrëmjes ai nuk pati guxuar të dal përpara gazetarve deri në momentin kur në ndihmë i erdhi zëvendëskryeministri Thaqi
Edhe kryetari i PDK-së z.Veseli i cili i zhgënjyer me rezultatin zgjedhor dhe me rritjen e VV-së deklaroi se vetëvendosjen e përbëjn titistët dhe enveristët. Ne si enverist të përbetuar i themi z.Veseli se ata që me mendje dhe zemër, e jo me fjalë janë enveristë, e votuam PAN-in, me të vetmen arsye se ai është krahu i luftës dhe i çlirimit të Kosovës dhe jo për mrekullinë e qeverisjes dhe një gjë të tillë do ta bënim edhe sikur prap të përsëriten zgjedhjet, e sa I përket titistëve ata janë çdo kund edhe në VV edhe në PDK edhe në AAK me përjashtim të AKR-së ku aty është Kremlini dhe LDK-së ku në veprim janë çetnikët e Drazha Mihaloviqit dhe Klani i Zemunit.
PDK, AAK dhe Nisma që dikur ecën nëpër zjarr, sot të mos fluturojnë nëpër qiell por të ecin mbi tokë sepse ligji i sovranit të quajtur popull do të jetë I pamëshirshëm.
Historia e zhvillimeve shoqëroro-politike ka njohur perandori të cilat sado që kanë qenë të fuqishme, atëherë kur kan humbur arsyen e ekzistencës pamëshirshëm jan shpartallua dhe përplasur mbi dhe.
Si rëndom edhe në këto zgjedhje si në të kaluarën ambiciet për të themeluar pushtetin ishin të shfrenuara, prej atyre që i fituan zgjedhjet e deri te ata që mezi e kaluan pragun zgjedhorë. Diqka që dëgjohet jo vetëm nga partitë e rangut të dytë ,tretë e edhe nga gazetarët, analist, opinionist etj; është thirrja për ta hedhur PDK-në dhe krahun e luftës në opozitë për të mirën e vendit. Ironia është akoma më e madhe kur kërkesa vije nga ata që këta djelmosha gjatë luftës I quanin grupe të frustruara të Serbisë dhe nga lëvizja Vetëvendosje e cila deri më tani përpos me llafe nuk është dëshmua me asgjë tjetër. Por nuk duhet harruar se ata që nuk arriti shteti serbë me 8 milion banor, ti nxjerrë nga Kosova shumë më të vështir e kanë kalemxhinjtë e titizmit dhe modeli I revolucionit Latino-amerikan në Kosovë.
Pse ne enveristët nuk mund ti besojmë Vetëvendosjes për kundër faktit që parimi i ruajtjes me çdo kusht i pronës shoqërore na pëlqen jasht mase mandej idea e bashkimit kombëtar në një shtet të përbashkët sikurse edhe himni dhe flamuri i kombit mandej lufta kundër korrupcionit, barazia shoqërore dhe zhdukja e çdo diskriminimi etj, por nuk e kuptojm se si një subjekt gjoja luftarak të bashkohet me një subjekt tjetër I cili vetëm fatkeqësi iI ka sjellë vendit me të vetmin motiv për të ardhur në pushtet. Si mund ti ndal proceset degraduese në Kosovë dhe ta luftoj korrupsionin Vetëvendosje me 32 vota edhe po e kapi kreun e qeverisë kur 29 vota janë të tjerëve atyre që I helmoi me gaz lotsjellës dhe u hodhi koktej molotovi, të mos harrojmë se deputetët e LDK-së nuk e votuan në disa raste as Isa Mustafën e lëre më Albin Kurtin.
Po të isha në vendin e Kurtit do të ju thoja qytetarëve faleminderit për mbështetje por nga ju kërkoj edhe më tej. Ai Kurti vetëm me një fitore si Edi Rama nëse do të donte do të mundete me sjellë ndryshime fundja çfarë ndryshime mundë të vërehen në mes Shpend Ahmetit në Prishtinë dhe Thaqit si kryeministër deri sa i pari bleu autobus I dyti shtroi autostrada, i pari ju dha simita falë fëmijëve në Prishtinë I dyti librat falas për nxënësit e shkollimit fillor në tërë Kosovën, këto fakte dëshmojnë se emrat e titullarëve janë të ndryshëm por fryma e veprimit është e njejt. Në këto rrethana për themelimin e qeverisë natyrshëm vije pyetja për LPK-istët në Vetëvendosje si po e ndien veten kur kreu i tyre-Kurti po i bënë lutje LDK-së për bashkëpunim në bërjen e qeverisë. Sepse më kujtohet në kohën kur funksiononte LPK-ja krerët e saj e trajtonin LDK-në njësoj si Serbinë. Nuk e kuptoj nëse ata janë avancuar politikisht për të kapërdirë çdo gjë apo LDK-ja I paska shkëput rrënjët nga Klani i Zemunit. Mos harroni atë konstatimin e dikurshëm tuajin se gjitha partitë në Kosovë pos LPK-së ishin të rreshtuara në planin ndërkombëtarë për Kosovën kurse e vetmja LPK-ja në planin kombëtarë. Dhe ndërkombëtarët mund të respektoheshin vetëm nëse e mbështesin projektin tonë nacional për Kosovën. Rrethanat aktuale e bëjnë të pa qartë ose më mirë thënë negativ edhe veprimtarinë e partisë socialiste derivuar nga LPK-ja por edhe atij të grupit të mbetur në LPK që bashkërisht u bashkuan në Vetëvendosje dhe tani së fundi me LDK-në

Remzi Hasani
Lëvizja popullore shqiptare për kultivimin e veprimtarisë revolucionare të shokut Enver Hoxha

Anëtari i shoqërisë civile thotë se Kurti e Mustafa s’e kanë pasur synim dërgimin e PDK’së në opozitë

Posted: 16 Jul 2017 09:08 AM PDT

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij:

Mustafa, Kurti e Haradinaj nuk munden ta dërgojnë PDK në opozitë, e siç duket as nuk e kanë pasur këtë synim!

Liderët si Mustafa, Kurti e Haradinaj më shumë se për ta dërguar PDK-në në opozitë, kanë punuar që ta zëvendësojnë Hashimin si kryeministër. S'kanë pasur beteja politike, por kauza personale, sikur ajo thënia popullore ''Po s’pata unë kalë, kurrë mos mbiftë bar''

Në secilën variant të ndërtimit të qeverisë, PDK-ja nuk do të jetë në opozitë. Nuk bisedojmë me PDK-në, PDK-në duhet ta dërgojmë në opozitë, PDK-ja është e keqja më e madhe e vendit, janë tri formulimet më të shpeshta para edhe pas zgjedhjeve. Të dëgjuara me dhjetëra herë, sa që të duket se janë para çfarë do kauze, vizioni politik e programor. Ky është programi edhe politika e vetme e secilit deputet apo partie politike. Madje, disa parti dhe kandidatë e kanë të stërpërdorur si të vetmen mundësi për t`u zgjedhur, madje duke përfituar numër të madh votash.

Por, në politikat vepruese e përmbajtësore, asnjëri subjekt politik s`e ka bërë veprimin e mundshëm dhe të duhur që PDK-ja sot të jetë vërtetë në opozitë dhe të mos jetë temë e diskutimeve për përbërjen e qeverisë.

Nuk e ka bërë Mustafa kur pranoi kandidaturën për kryeministër dhe hyri në koalicion më PDK-në, bile duke e zgjedhur pastaj Thaçin president për pesë vite. Nuk e ka bërë Haradinaj kur pranoj kandidaturën për kryeministër dhe hyri në koalicion parazgjedhor, Nuk e ka bërë Kurti, ngase asnjëherë nuk pranoi koalicione parazgjedhore. Por, qe tre vite me të njëjtën retorikë ndaj PDK-së, ofrohet për koalicione paszgjedhore.

Liderët si Mustafa, Haradinaj e Kurti, më shumë se ta dërgojnë PDK-në në opozitë kanë punuar për ta zëvendësuar Thaçin si kryeministër. S'kanë pasur beteja politike por kauza personale, sikur ajo thënia popullore ''Po s’pata unë kalë, kurrë mos mbiftë bar''

Qeveria është vetëm një degë e pushtetit dhe pavarësisht se kush do të udhëheqë me Qeverinë. Presidenca dhe Legjislativi dy degë tjera të pushtetit do të udhëhiqen nga PDK-ja.

Rezultatet zgjedhore dhe interpretimi i kushtetutës nga viti 2014, edhe mund të nxjerrin ndonjë formacion qeveritar të udhëhequr nga Haradinaj, Kurti ose Hoti, por as njëra edhe as tjetra përbërje e këtyre qeverive nuk mund dhe as nuk e dërgon PDK në opozitë.

Është shumë skeptike pritja për ndryshim. Ndryshimin kundrejt premtimeve dhe parimeve të proklamuara, nga cilido koalicion si pretenduese për të udhëhequr me Qeverinë. Këto qeveri me këto përbërje politike do t`i nënshtrohen shpesh herë një mungesë fuqie për të vepruar, edhe në vazhdimësi do të sfidohen për të udhëhequr me një rivalitet brenda dhe jashtë koalicionit. E për pasojë, ky kompozicion pushtetesh dhe përbërje koalicionesh e bënë të komplikuar, për të mos thënë të pamundshëm ose të detyrueshme nevojën për të arritur një ekuilibër delikat para secilës vendimmarrje.

Qeveria e koalicionit PAN me komunitetet jo shumicë, me dy tre numra sa për ta zgjedhur qeverinë do jetë qeveri e njohur në teori si qeveri e pakicës dhe për pasojë do ketë shpeshherë vështirësi në sigurimin e votave për kalimin e ligjeve apo vendimeve të mëdha. Shumë më të komplikuar do t`ia bëjë veprimin kushtëzimi, sjelljet dhe kërkesat e grupit parlamentar të komunitetit serb. Lista Sërpska duke pasur këtë fuqi do t`i shtojë aspiratat dhe kërkesat, teksa gjithnjë sjellja e tyre parlamentare do të jetë kushtëzuese përballë qeverisë me të cilën janë në koalicion.

Gjithashtu qeverisja e aspiruar nga një koalicion i mundshëm VV+LAA do jetë njësoj, apo më jofunksionale dhe më e komplikuar. Kjo qeveri e cila s'do t`i përfshijë të zgjedhurit serbë në koalicion, por do t`i ketë detyrueshëm në qeveri, nga ana tjetër do ta ketë një Presidencë e Legjislativ të udhëhequr nga PAN-i.

Në shikim të parë mund të duket jo e tillë, por në përmbajtje duke filluar nga kompetencat më të thjeshta të Presidentit si ajo për kthimin e ligjeve e deri tek kompetencat për marrëdhënie me jashtë, do të ndodh një dualizëm i vazhdueshëm që do të prodhoj sërish probleme rreth kompetencave dhe funksioneve. Vështirësi të tjera do jenë dhe në Kryesinë e Kuvendit dhe Komisionet Parlamentare, pasi PAN-i, si grup më i madh parlamentar shpeshherë do të ketë fuqinë e udhëheqjes në këto trupa legjislative e shpeshherë në bashkëpunim dhe me komunitet jo shumicë të papërfshira në koalicionin VV+LA do të mund të bllokojë procedura e ligje.

Të dyja versionet e koalicioneve për të udhëhequr qeverinë së paku të aspiruar deri sot, do kenë komplikimet e veta me gjasa të mëdha për jofunksionalitet shkaku i kompozicionit politik.

Në anën tjetër referenca e zhvillimeve të fundit në Maqedoni nuk është e njëjta me situatën në Kosovë as për nga zhvillimi politik e as për nga kompozicioni politik dhe institucional. Të vetmen analogji që mund t`i referohemi Maqedonisë është qëndrimi i partnerëve brenda koalicionit qeveritar dhe mundësia e kushtëzimeve, apo dalja nga qeveria. Pra, një qeveri, veprimi i secilës do të jetë i kushtëzuar dhe e cila në çdo moment mund të provokojë nevojën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Posted: 16 Jul 2017 09:08 AM PDT

Dita e hënë dhe e martë parashihen të jenë relativisht të freskëta, më tej mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s.

AAK kundërshton idenë për prishjen e koalicionit me PDK’në

Posted: 16 Jul 2017 09:07 AM PDT

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Haradinaj nuk iu ka bishtnuar marrëveshjeve me subjektet tjera politike për krijimin e një koalicioni qeverisës, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit që i prin Lidhja Demokratike e Kosovës, por, sipas tij, nuk ka arritur marrëveshje me to.

"Deri më tash, fatkeqësisht, ata që çdo herë janë thirrur që janë për të forcuar shtetin, se janë për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve, e kanë bojkotuar në njëfarë forme PAN-in. Në këtë drejtim, nuk i ka mbetur tjetër zoti Haradinaj, përveç që marrëveshjeve me deputetë që janë autonom dhe që mendojnë ndryshe dhe për të mirën e vendit. Në bazë të asaj që unë jam i njoftuar nga zoti Haradinaj, numrat janë të sigurt dhe qeveria do të formohet në ditët në vijim", deklaron Lekaj.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thekson që nisur nga kundërshtimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që t'i bashkëngjiten Haradinajt dhe koalicionit PAN për krijimin e qeverisë së re, e bëjnë të komplikuar procesin e krijimit të një qeverie me një bazë të gjerë të spektrit politik.

"Ai (Haradinaj) po e konfirmon, në përditshmëri, në publik se i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e institucioneve, por është duke tentuar që ta garantojë një formim të qeverisë, me një bazë më të gjerë të spektrit politik, e që normalisht është proces i komplikuar", thotë Kryeziu.

Në anën tjetër, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e ka quajtur të mjerë qeverinë "e cila mbetet peng i dy, tre apo katër deputetëve ose peng i 10 deputetëve të Listës Serbe".

"Ne jemi në gjendje që të bisedojmë me AAK-në, por kur ata të mos jenë në koalicion me PDK-në", ka thënë Mustafa.

Por, Lekaj ka hedhur poshtë mundësinë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës është zoti Haradinaj, të tërhiqet nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

"Aleanca ka treguar gatishmëri që të komunikojë dhe bashkëpunojë edhe me subjektet tjera, por në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqet nga koalicioni parazgjedhor – në këtë rast nga PDK dhe Nisma – për t'iu ofruar dikujt tjetër, sepse atëherë është joserioze dhe ne do të dilnim jashtë kornizave të marrëveshjes. Zoti Haradinaj çmohet në Kosovë për fjalën e mbajtur për premtimet që i jep. Prandaj, në këtë drejtim, as që është diskutuar dhe as që do të diskutohet që ne të largohemi nga PAN-i", thekson Lekaj.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Haradinaj, ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme pritet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe se brenda pak ditësh më pas të formohet edhe qeveria e re e Kosovës.

Vucic në SHBA diskuton për rastin e vëllezërve Bytyqi

Posted: 16 Jul 2017 09:07 AM PDT

Ai theksoi se temat të cilat do të trajtohen sigurt janë raportet serbo-ruse, rasti i vëllezërve Bytyqi, djegia e ambasadës amerikane në Beograd dhe zgjidhja e problemeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net"Çështje me interes janë qëndrimet e Beogradit ndaj Rusisë dhe Prishtinës. Ne do të flasim për qëndrimet tona, dhe do të marrim mbështetje për zgjidhjen e problemve të Ballkanit", tha Vuçiq.Ai theksoi se pozita e Serbsië karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka ndryshuar, dhe se kjo shihet më mirë në numrin e ushtrimeve dhe aktiveteve ushtarake që bëhen bashkërisht.Për rastin e vëllverzve Bytyqi, presidenti serb theksoi se ai është një krim i tmerrshëm i cili ka ndodhur."Përgjegjësinë për këtë turp duhet ta marrin atë që e kanë kryer, sepse ky është një krim i tmerrshëm. Unë si çdo qytetar i Serbisë dëshiron që ky krim të hetohet. Por unë nuk jamë në gjendje të lejojë fyerje nga të dyja anët. Në deklarata vërehet se fajësohet Serbia. Por kjo nuk është e mundur, sepse edhe ne duam që ky rast të zgjidhet. Ajo do të ishte e mirë për Serbinë dhe do të tregonte dallim mes neshtdhe të tjerëve", shtoi Aleksandar Vuçiq.Mehmet, Agron dhe Ylli Bytyçi janë vrarë më 8 korrik të vitit 1999.Dyshohet që ata u vranë nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, pasi u mbajtën të arrestuar për disa muaj. 

Ia vodhën dy BMW, ofron 1 mijë € shpërblim kush i gjen (FOTO)

Posted: 16 Jul 2017 08:50 AM PDT

Ky është njoftimi i pronarit të veturave:

Janë vjedhur sot rreth orës 1 të natës dy kerre,një BMW X5 tabela 05-226-CT edhe një BMW 740D me tabela 645-ks-104. Kerret mundei me i pa në foto.

Hajnat jon hi brenda në shpi i kanë marrë çelësat edhe dhe i kanë marr kerret gjithashtu edhe do sene shtëpiake.

Ju lutem nëse i shihni këto kerre rrugëve lajmëroni policinë ose kontaktoni në numrin-045-314-054- Fjondi Çerkini

Shpërblimi 1000 euro në rast se gjinden dhe lajmërohen. Flm për mirëkuptim.

 

 

Valon Bytyqi dhe Bardhyl Abazi sjellin kengen “Miku im” (Video)

Posted: 15 Jul 2017 01:36 PM PDT

Valon Bytyqi dhe Bardhyl Abazi sjellin kengen "Miku im"

Ashtu siç kishin paralajmëruar tani me dyshja,Valon Bytyqi dhe Bardhyl Abazi , sapo kanë  bërë publike bashkepunimin e tyre.
Artistët ferizajas i kënduan dashurisë. Ky projekt bartë pas vetes edhe një videoklip mjaft të bukur e që është bërë në qytetin e Ferizajt.

Që kjo këngë sa më e përgatitur punuan:
Muzika & teskti: Bardhyl Abazi
Orkestrimi:Shkumbin Azizi
Mix&Mastering: Buca
Video: Insidevideo

Jetmir Hyseni lanson videoklipin e “Hajde mo”

Posted: 15 Jul 2017 01:14 PM PDT

Këngëtari ferizajas Jetmir Hyseni këtë të shtunë e ka lansuar videoklipin e parë me titull “Hajde mo”.
Videoklipi është punuar nga Adrian Gaxha dhe realizuar nga produksioni Brick Records, tekstin e ka bërë ImperiAlb.

Pas shumë këngëve të inqizuara, kësaj radhe vie me videoklip, të cilin mund ta ndjekni në linkun e mëposhtëm:

Amerika i kundërpërgjigjet Serbisë për qendrën ruse në Nish, ja çka do të bëjë me Bonsteelin në Ferizaj

Posted: 15 Jul 2017 10:27 AM PDT

Nënpresidenti i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, thotë se i mbetet Serbisë që të merr vendimin përfundimtar se çfarë do të bëjë me qendrën ruse në Nish, dhe thekson se pyetja për SHBA-të është se si ata të jenë të pranishëm në Evropën Juglindore.

"Propozoj që prania e trupave amerikane në kuadër të KFOR-it dhe Bondsteel-it në Kosovë mos të jetë e përkohshme, por e përhershme, në mënyrë që të tregohet se Amerika si fuqi do të mbetet aty edhe në të ardhmen", thotë Wilson për "VoA", transmeton lajmi.net.

Se Amerika po kthehet në Evropën Juglindore dhe në Ballkan, thotë eksperti në Uashington, tregon edhe takimi i presidentit Donald Trump me përfaqësuesit e Iniciativës tri detrat në Poloni, paralajmërimi i vizitës së nënpresidentit Mike Pence në Mal të Zi dhe shkuarja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Uashington.

"Kemi shumë punë, do të ketë edhe çështje të vështira ndërmjet SHBA-ve dhe Serbisë, dhe ky është rast i mirë që gjërat të zgjidhen nga fillimi. Mendoj se Shtëpia e Bardhë është e interesuar që me Serbinë të ndërtojë marrëdhënie të mirëbesimit dhe se në Uashington ekziston dëshira që Ballkanit Perëndimor t'i tregohet se nuk është harruar", ka thënë Wilson. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more