Skip to main content

Lajmi.net: “​ ​Ky është moti për sot dhe 3 ditët e ardhshme” plus 8 more

Lajmi.net: “​ ​Ky është moti për sot dhe 3 ditët e ardhshme” plus 8 more


​ ​Ky është moti për sot dhe 3 ditët e ardhshme

Posted: 15 Jul 2017 11:58 PM PDT

Në fillim të javës së ardhshme vransirat gradualisht do të shpërndahen, të hënën paradite vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit në fundjavë do të zbresin dukshëm nën vlera mesatare, e më pas do të rriten. Minimalet do të sillen nga 10C deri në 17C, e maksimalet do të zbresin nga 28C deri në 19C, të dielen, e nga e hëna do të rriten në 22C, deri në 30C, të mërkurën.Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normaleb

E mbani mend Baptistan? Ai për pak sa ka shqyer rrjetën e Kinës me këtë super-gol (VIDEO)

Posted: 15 Jul 2017 11:57 PM PDT

Ja çfarë thotë horoskopi për ty sot

Posted: 15 Jul 2017 11:55 PM PDT

 

DEMI

Do të jetë një e dielë argëtuese dhe dhe e suksesshme. Thyeni rutinën e përditshme që të pushoni dhe të merrni buzëqeshje. Beqarët do të kenë një zenkë me një mik. Zbutni mosmarrëveshjet duke falur. Puna: Puna dhe studimi shkojnë krah përkrah dhe për këtë arsye është gjynah që të qaheni. Në fund të fundit keni arritur disa qëllime të rendësishme.

BINJAKET

Do të përballoni të gjitha situatat e sikletshme me aftësi. Lëreni veten të lirë. Takime të befasishme për beqarët, që do të jenë plot aventura të pëlqyeshme. Puna: Mendoni me vendosmëri dhe siguri të plotë. Do të keni sukses dhe do t'i mahnisni të gjithë me aftësitë tuaja.

GAFORRJA

Sot do të keni një ditë shumë të qetë dhe do të keni kohë që t'i kushtoheni disa angazhimeve të pëlqyeshme për ju. Jepni hapësira partnerit tuaj që nuk dëshiron asgjë tjetër përveçse të kalojë kohën e lirë me ju. Për beqarët do të jetë një ditë ku i duhet përkushtuar kujdesit të trupit dhe të mendjes. Puna: Nuk keni shqetësime në punë ndërsa ambienti do të jetë mjaft i qetë. Jepini rendësi marrëdhënies me kolegët tuaj.

LUANI

Jetoni me gëzim eksperiencat e kësaj të diele ku do të kaloni mjaft bukur. Planifikoni një udhëtim me të dashurin tuaj për të gjetur mirëkuptimin. Beqarët mund të argëtohen me miqtë ndërsa gjithashtu do të kenë një njohje mjaft interesante. Puna: Ambicia është gjithmonë një tipar që ju dallon. Frenoni për një moment dhe jini më të kujdesshëm në biznes.

VIRGJERESHA

Keni çelësin për të trajtuar çdo situatë të pakëndshme me lehtësi. Mos toleroni favore për atë që nuk e meriton. Gjithashtu largoni këdo që ndërhyn mes teje dhe partnerit tuaj. Zemrat e vetmuara do të mund të takojnë dikë që ia vlen. Diçka po lëviz për ju. Puna: Studioni lëvizjet e duhura për të kaluar një vështirësi në vendin e punës. Me diplomacinë tuaj do të keni gjithçka në dorë.

PESHORJA

Personat e kësaj shenje do të përjetojnë një fazë dashurie të jashtëzakonshme. Partneri juaj do të jetë shumë i gatshëm dhe do të bëjë që të kaloni një ditë të paharrueshme. Përsa i përket beqarëve sot do të kenë një ditë mjaft të zymtë. Puna: Mos lejoni që dikush t'ju hipë mbi shpinë. Në vend që të reagoni me fjalë, krijoni me anë të veprave atë situatë që të mposhtni armiqtë tuaj.

Akrepi

Harmonia sot duket jo e mirë për ju në çift. Jeni krejtësisht nervozë dhe saqë keni humbur perqëndrimin. Jepini vetes një pushim në mënyrë që të rigjeni humorin. Beqarët do të kalojnë një mbrëmje fantastike me miqtë. Puna: Vlerësoni çdo propozim që merrni dhe mos hiqni dorë nga objektivat ku jeni përqendruar.

SHIGJETARI

Sot nuk do mungojnë miqësitë e bukura për ju. Nëse jeni çft do të kaloni një ditë fantastike. Periudhë jo e mirë për beqarët pasi u duket vetja interesantë. Puna: Gjithçka po ju shkon mirë por tregoni kujdes me shpenzimet e tepërta. Ka ende disa hije rreth të ardhmes tuaj.

BRICJAPI

Këtë ditë do keni dëshirë ta kaloni me familjen dhe të dashurit tuaj. Shijojeni këtë kënaqësi pas kaq shuam vuajtjesh. Beqarët do të ndjehen të mërzitur nga një person i cili dëshiron t'i zbulojë një sekret. Mbani larg ata që ju bëjnë nervozë. Puna: Një siklet me shefin tuaj do të krijojë një tension të vogël gjatë punës tuaj. Kërkojini falje dhe mbylleni me kaq.

UJORI

Një lajm i papritur do ju bëjë të lumtur. Sot qielli juaj është i qetë dhe ju do mund të bëni çfarë të dëshironi në sajë edhe të disponueshmërisë e partnerit. Beqarët do të jenë në kërkim të aventurave pikante dhe nuk do të ndalen derisa ta gjejnë atë. Puna: Jeni në pritje të një lajmi në lidhje me punën. Jini të qetë sepse së shpejti gjithçka do të qartësohet.

PESHQIT

Pasioni që dikur dominonte marrëdhënien tuaj duket se është zhdukur. Riktheni pasionin e dashurisë që të mund të rifitoni atë që keni humbur. Beqarët do të jenë të pamotivuar dhe do të udhëhiqen nga mendime të pakontrollueshme. Dilni dhe argëtohuni, nata është e gjatë dhe plot me të papritura. Puna: Do të ndjeheni të kënaqur me financat tuaja. Qendroni të qetë ashtu siç jeni.

Gresa Behluli ka gati projektin e radhës (Foto)

Posted: 15 Jul 2017 11:54 PM PDT

Në rrjete sociale, ajo këto ditë ka publikuar imazhe nga xhirimet e klipit të kësaj kënge, shkruan lajmi.net.

Nga paralajmërimi i këngëtares, nuk kemi marrë datë se kur do të lansohet kënga, por ajo ka shkruar se së shpejti do ta hedhë në treg këngën e re.

Në disa imazhe që Gresa ka publikuar në Instagram, ajo tregon se do të vije shumë atraktive në këtë klip. /Lajmi.net/

Shpejtoni rritjen e qerpikëve në mënyrë natyrale (Video)

Posted: 15 Jul 2017 11:45 PM PDT

A e keni ditur që vazelina, vaji i ullirit por edhe masazhi në kapakun e syrit ndihmon në rritje të qerpikëve?

Nëse jo, atëherë përcillni këshillat në vijim, si krehjen e qerpikëve ku mund t’i bëni sytë tuaj të rriten pa shumë mëdyshje.

Shikoni videon për më shumë. /Lajmi.net/

Erdogan, fjalim emocionues në përvjetorin e grushtit të shtetit

Posted: 15 Jul 2017 11:39 PM PDT

“Njerëzit atë natë nuk kishin armë. Ata kishin një flamur dhe më e rëndësishmja, ata kishin besimin e tyre. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve të kombit tim, që atë natë mbrojtën ventin e tyre”, tha Erdogan.

Rreth 250 vetë vdiqën, ndërsa 2196 të tjerë u plagosën, në tentativëmn për grusht shteti në Turqi, vitin e kaluar, ndërsa Erdogan mbështeti dënimin me vdekje për puçistët.

“Puçistët që mbyllën urën atë natë, donin ti tregonin botës se e kishin nën kontroll, por u kundërshtuan nga mijëra njerëz që dolën në rrugë atë natë, për të mbrojtur nderin e kombit të tyre. 250 humbën jetën, por vendi fitoi të ardhmen”, u shpreh Erdogan.

Që prej tentativës për grusht shteti, qeveria turke ka shkarkuar më shumë se 150 mijë punonjës nga puna dhe ka arrestuar rreth 50 mijë të tjerë, të akuzuarpër komplot.

Por, kritikët thonë se kjo valë shkarkimesh dhe arrestimesh shikohet më shumë si një tentativë për spastrim nga disidentët.

/ Top Channel

Zyrtare: Nolito transferohet te klubi i njohur i La Ligas (FOTO)

Posted: 15 Jul 2017 11:33 PM PDT

Sulmuesi Nolito nuk është më pjesë e klubit nga qyteti i Manchesterit.

Ai është rikthyer në La Liga dhe në edicionin e ri do të luajë për Sevillan, përcjellë “Lajmi.net”.

Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e Sevilas në internet.

Nolito ishte transferuar te City verën e kaluar për 18 milionë euro nga Celta Vigo. /Lajmi.net/

Genc Prelvukaj feston ditëlindjen, ja çfarë u kërkon fansave (Foto)

Posted: 15 Jul 2017 11:30 PM PDT

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ndër të tjera ai kishte edhe një kërkesë për fansat, shkruan lajmi.net.

Ai ka kërkuar që të gjitha urimet të mbledhen sipër atij postimi në Instagram, duke i falënderuar të gjithë paraprakisht.

“Ditelindja ime eshte sot.
Ti mbledhim urimet ketu, me nje vend 😂
E di qe sdo te kem mundesine ti kthej vec e vec por secilin e vleresoj dhe e marr me miresi. Ju falenderoj paraprakisht 😊
🍸🍸” shkruan Genci.

Edhe 100 të tjera, Gencit! /Lajmi.net/

Theo Walcott te klubi i njohur i Premierligës për 30 milionë euro (FOTO)

Posted: 15 Jul 2017 11:24 PM PDT

Sipas “Sunday People”, lojtari ka gjasa reale që të transferohet te Evertoni.

Klubi nga “Goodison Park” ka bërë gati 30 milionë euro për këmbëshpejtin, përcjellë “Lajmi.net”.

Trajneri Ronald Koeman e konsideron ëalcottin të domosdoshëm për skemat e sezonit të ri.

Java e ardhshme do të jetë vendimtare në këtë operacion. /Lajmi.net/

cats

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more