Skip to main content

Lajmi.net: “Bertan Asllani po rikthehet me projekt të ri” plus 8 more

Lajmi.net: “Bertan Asllani po rikthehet me projekt të ri” plus 8 more


Bertan Asllani po rikthehet me projekt të ri

Posted: 27 Jul 2017 11:36 PM PDT

Ky i fundit është shikuar mbi 200 mijë herë në YouTube ndërsa në Kosovë nuk ka mundur të shikohet pasi që është publikuar në VEVO dhe ky kanal nuk është i disponueshëm në vendin tonë.

Ai ka folur për mediat turke duke zbardhur disa detaje rreth klipit.

"Para një muaji a dy kam publikuar "Ben Lazim". Kënga është punuar nga unë. Para një viti është bërë kënga, por pas me bashkëpunëtorët e mi vendosëm vetëm tek para një muaji. Kam bashkëpunuar me produksionin Sony Music. Kritikat pozitive po me motivojnë për këngë të reja. Dua të tregoj se videoklipi është xhiruar në Maqedoni", ka thënë Aslllani për powerturk.

Ai më tutje ka zbuluar se është duke punuar në një këngë të re, në të cilën do ta shohim këngëtarin të vetëm.

E tmerrshme: Drejtoresha dhe mësuesja shkëmbejnë grushte para nxënësve (Video)

Posted: 27 Jul 2017 11:26 PM PDT

Mësuesja Kailash Rani dhe drejtoresha Veena Bassi kanë pasur mosmarrëveshje për një kohë të gjatë, dhe ky incident duket se vjen si rezultat i këtyre problemeve.

Mësuesja e kishte akuzuar drejtoreshën për keqpërdorim të fondeve të shkollës dhe pastaj ka thënë se drejtoresha donte ta largonte atë nga shkolla.

Sidoqoftë, presidenti i shkollës i ka gjetur si përgjegjëse të dyja palët, duke shtuar se incidente të tilla kanë qenë arsyeja pse shkolla ka pasur rezultate të dobëta, shkruan Gazeta Metro.

Skeptikët e PAN-it do të marrin përgjigje më 3 gusht

Posted: 27 Jul 2017 11:11 PM PDT

Valdete Bajrami

Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", Bajrami ka theksuar se në Qeverinë Haradinaj do të ketë individë të cilët tashmë janë të dëshmuar në projekte madhore që kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

Ajo ka theksuar se të gjithë ata që ishin skeptikë për PAN-in, përgjigjen do ta marrin më 3 gusht.

Në këtë intervistë Bajrami ka folur edhe për pamundësinë për t'u bërë deputete e legjislaturës së gjashtë. Ajo ka thënë se për këtë kanë ndikuar shumë faktorë.

Bajrami nuk e ka përjashtuar mundësinë të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Ja në sa ora publikohet sot “Mbi Re” nga Ledri dhe Buta (Foto)

Posted: 27 Jul 2017 11:09 PM PDT

Madje ata kanë bërë zyrtare edhe ditën e lansimit, e që është sot në ora 13:00, shkruan lajmi.net

Konkretisht këtë e ka bërë të njohur për fansat e tyre, Buta, përmes një fotoje të hedhur në Instagram.

Se çka do na sjellin ata, presim të shohim./Lajmi.net/

screenshot_1

SHBA – Tillerson: Do shërbej për aq kohë sa do Presidenti Trump

Posted: 27 Jul 2017 11:05 PM PDT

Pas daljes para shtypit me Ministrin e Jashtëm të Katarit, Al Thani në Departamentin e Shtetit, zoti Tillerson reagoi kështu lidhur me aludimet se ai mund të largohet nga posti:

"Nuk do të shkoj gjëkundi."

Gazetarja : "Sa do qëndroni në detyrë ?"

Tillerson: "Për aq kohë sa më lejon presidenti."

Gazetarja : "Si i keni marrëdhëniet me presidentin ?"

Tillerson: "Të mira."

Media kishte aluduar se marrëdhëniet e zotit Tillerson me Shtëpinë e Bardhë ishin të tendosura si rezultat i dallimeve mes tyre.

Zoti Tillerson nuk foli për takimin me homologun nga Katari. Javën e kaluar ai tha se Uashingtoni ishte i kënaqur me përpjekjet e Katarit për të trajtuar shqetësimet rreth financimit të grupeve ekstremiste, ndërsa ai punon për të zgjidhur krizën aktuale diplomatike në Gjirin Persik. /VOA/

Parashikimi i motit

Posted: 27 Jul 2017 10:52 PM PDT

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara mund të jenë në orët e mesditës.

Temperaturat do të lëvizin në mes 13 e 26 gradë celsius.

Një grua dhe tre meshkuj të vdekur në aksidentin në Prishtinë (Foto)

Posted: 27 Jul 2017 10:33 PM PDT

Tre burra dhe një grua kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet.

Vetura e cila ra nga ura në hyrje të Prishtinës është me targa të Gjermanisë ndërsa në të po udhëtonin pesë qytetarë na Vitia tre meshkuj dhe dy femra.

Në tragjedi vetëm njëra nga gratë që po udhëtonte me makinë ka arritur të shpëtoj por gjendja e saj në QKUK ende nuk është stabile.

Është konfirmuar se nga pesë udhëtarët të cilët po udhëtonin me makinë katër prej tyre kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa njëri është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë.

kallxo.com mëson se viktimat janë nga komuna e Vitisë përderisa ende nuk janë dhënë detaje për rrethanat se si makina ra nga ura në hyrje të kryeqytetit.

foto-aksidenti_1501219115-2178645 makina-e-rrrokullisur_1501219111-3782023 makina-e-rrokullisur-4_1501219105-7114545

Milan me rekord përforcime, ja çfarë do të bëjë Inter

Posted: 27 Jul 2017 10:32 PM PDT

Ndonëse shumë tifozë janë skeptikë për merkaton zikaltër, dy afrimet e deritanishme kanë bindur në këto takime miqësore, veçanërisht ndaj atij me Bayernin, të enjten.

Borja Valero dhe Milan Skriniar kanë treguar një nivel të lartë loje dhe duket se do të jenë dy titullarë fiks, në formacionin e Spallettit.

Gjithsesi, trajneri i ri i zikaltërve ka krijuar tanimë një ide të qartë për merkaton në hyrje dhe në dalje dhe pret që gjatë muajit gusht, t’i plotësohen dëshirat.

Walter Sabatini ka mbërritur në Milano më herët se ekipi dhe menjëherë ka nisur punën për të kënaqur trajnerin Spalletti dhe tifozët zikaltër.

Sipas mediave italiane, ai ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit të Fiorentinës, Vecino, i cili pritet të zyrtarizohet në fundjavë.

Gjithashtu, zikaltrit janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për afrimin e dy futbollistëve nga kampionati francez, mbrojtësi i krahut Dalbert nga Nica dhe sulmuesi 19 vjeçar i Caen, Yann Karamoh, raporton “Top Channel”.

Këto ditë pritetqë Sabatini të takojë edhe drejtuesit e Lazios, për të bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin Keita Balde, i cili kërkohet edhe nga Juventus.

Real Madrid – Barcelona, ndeshja në orë shumë të keqe për tifozët në Kosovë

Posted: 27 Jul 2017 10:28 PM PDT

Real Madrid dhe Barcelona zhvillojnë takimin e parë para sezonit të ri në kuadër të International Champions Cup.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll do të ndeshen në Hard Rock Stadium të Miami Dolphins.

Por, orari nuk është aspak i përshtatshëm për tifozët në Kosovë, përcjell "lajmi.net".

Dueli do të fillojë nga ora 02:00 ku në rast të fitores së Barcelonës, skuadra katalane do të shpallet fituese e International Champions Cup për herë në parë në histori të klubit. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more