Skip to main content

Koha.net: “Protestojnë banorët e Komogllavës, kërkojnë rrugë më të parrezikshme për kyçje në magjistrale” plus 29 more

Koha.net: “Protestojnë banorët e Komogllavës, kërkojnë rrugë më të parrezikshme për kyçje në magjistrale” plus 29 more


Protestojnë banorët e Komogllavës, kërkojnë rrugë më të parrezikshme për kyçje në magjistrale

Posted: 15 Jul 2017 02:50 PM PDT

Me protesta, këta banorë po mundohen t’i bindin autoritetet e Komunës së Ferizajt, që t’ua hapë një rrugë të re për qarkullim. Banorët e lagjes “Tafaliu” të fshatit Komogllavë, thonë që aktualisht kyçja në magjistralen Prishtinë-Hani i Elezit, është shumë e rrezikshme. Ata i kanë dërguar edhe letër kryetarit Muharrem Svarça, që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre, raporton KTV. Sipas banorëve, rruga e kësaj lagjeje në vendin ku kryqëzohet me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Legjitime cilësohet kërkesa e vendeve të Quintit për formim të qeverisë

Posted: 15 Jul 2017 02:46 PM PDT

Fuqitë perëndimore u kanë bërë thirrje ligjvënësve të sapozgjedhur të Kosovës që të lëvizin përpara në formimin e qeverisë. Këto thirrje, sipas shoqërisë civile dhe analistëve, janë legjitime, pasi që edhe vendet e Quintit, kanë hise në krijimin e institucioneve të Kosovës, raporton KTV. Sipas Albert Krasniqit nga KDI-ja, kjo kërkesë tregon se për bashkësinë ndërkombëtare, nuk është me rëndësi se cili krah politik e formon Qeverinë, por e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sadiku e nis me gol aventurën te Legia e Varshavës

Posted: 15 Jul 2017 02:33 PM PDT

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka debutuar me gol në fanellën e Legia Varshavës. Megjithatë goli i tij nuk e shpëtoi Legian nga humbja në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Gornikut, transmeton Koha.net. Sadiku shënoi golin e vetëm për mysafirët në humbjen prej 3 me 1. Ai realizoi në minutën e 80 nga afërsia. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruaja e gjen në Facebook biçikletën që ia kishin vjedhur – shkon e vjedh prapë

Posted: 15 Jul 2017 02:26 PM PDT

Një grua luftuese e krimit mori gjërat në duart e veta duke vjedhur biçikletën e saj në një operacion të guximshëm nga një person që po e shiste atë në Facebook – pak orë pasi biçikleta ishte vjedhur prej saj. Pasi e takoi shitësin, gruaja nga Bristoli, Britani e Madhe, Jenni Morton-Humphreys, u shtir sikur po e merrte biçikletën për ta testuar, para se të largohej ‘me shpejtësi të dritës’. Këtë hakmarrje ajo e planifikoi pasi e caktoi takimin me një person që po e shiste......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtinës i “zgjaten veshët”, punimeve në stadium s’po u shihet fundi

Posted: 15 Jul 2017 02:42 PM PDT

Ndeshjen e parë si vendas në Europa Ligë kundër suedezëve të Norrkoping, KF Prishtina ishte detyruar ta luante në Mitrovicë. Kjo për shkak të punimeve që po kryhen tash e një kohë në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Ndërsa aktualisht i vetmi stadium i pranuar nga UEFA është ai “Adem Jashari” në Mitrovicë. Në këtë stadium, falë presionit nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, punimet e filluara në prill përfunduan për 45 ditë, raporton emisioni 038 i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mungesa e kamerave të sigurisë rrit numrin e vjedhjeve në Prishtinë

Posted: 15 Jul 2017 01:20 PM PDT

Me një detyrë ndryshe nga e zakonshmja, pjesëtarë të Policisë kanë vizituar pishinën e Gërmisë. Ata kanë shpërndarë fletushka në kuadër të fushatës edukuese me këshilla për mbrojtjen nga rreziqet në ujëra, raporton emisioni 038 i KTV-së. Kjo iniciativë është mirëpritur nga pushuesit. E prania e forcave të rendit për shkak të vjedhjeve, sipas zyrtarëve të pishinës, nuk ka qenë e nevojshme Në nivelin e lartë të sigurisë ka ndikuar edhe monitorimi me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas shitjes së Bonuccit, Juventusi kërkon mbrojtësin e Romës

Posted: 15 Jul 2017 01:15 PM PDT

Largimi i Leonardo Bonuccit ka aktivizuar drejtuesit e Juventusit për të sjellë një qendërmbrojtës në skuadër. Sipas Tuttosportit kampioni italian e dëshiron mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas në radhët e veta, transmeton Koha.net. Roma ishte pajtuar ta shesë mbrojtësin grek te Zeniti për 35 milionë euro, por Manolas nuk e dëshiroi transferimin në Rusi. Kurse tani Juventusi është i gatshëm ta blejë atë për të njëjtin çmim. Për shërbimet e tij kanë shprehur interesim edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sanchezi drejt largimit, thotë se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve

Posted: 15 Jul 2017 01:08 PM PDT

Alexis Sanchez ka bërë të qartë se dëshiron largimin nga Arsenali, duke thënë se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, shkruan Goal. Arsenali për herë të parë pas 20 vjetësh nuk do të jetë e garës më të rëndësishme për klube, pasi përfundoi në vendin e pestë sezonin që lamë pas, transmeton Koha.net. 28 vjeçari, që ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, në një intervistë në Kili për një televizion ka konfirmuar dëshirën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ahmeti thotë se xhamia do të ndërtohet, fton PAN-in të mos provojë të përfitojë nga kjo temë

Posted: 15 Jul 2017 12:54 PM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar në lidhje me çështjen e fundit që po diskutohet – Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Sipas Ahmetit, xhamia në fjalë do të ndërtohet dhe thotë se detyrë e Komunë është që të zbatojë ligjin në këtë rast. Ai madje akuzon PDK-në dhe “satelitët e saj” për devijim të kësaj çështjeje, duke thënë: “Qe një muaj shkoni nëpër ambasada dhe na akuzoni si “islamista”. Tash......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Roma transferon mbrojtësin e Tottenhamit

Posted: 15 Jul 2017 12:50 PM PDT

Tottenhami ka konfirmuar shitjen e Federico Fazios te Roma. Fazio, që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Roma, tani do të jetë plotësisht lojtar i klubit italian, pasi nuk dëshiron nga Mauricio Pochetino, transmeton Koha.net. Tottenhami nuk ka konfirmuar çmimin e shitjes së tij. “Kemi arritur marrëveshje me Romën për transferim të përhershëm të Federico Fazios. I dëshirojmë Federicos të gjitha të mirat për të ardhmen”, thuhet në postimin e klubit londinez. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Punimet në rrethrrotullimin në hyrje të Vushtrrisë shkaktojnë kolona kilometërshe

Posted: 15 Jul 2017 12:43 PM PDT

Punimet që kanë nisur në ndërtimin e një rrethrrotullimi në hyrje të qytetit të Vushtrrisë po u shkaktojnë kokëçarje të mëdha shoferëve të automjeteve. Kjo për shkak se punimet në këtë rrethrrotullim po shkaktojnë kolona të gjata. Në videon dërguar redaksisë sonë, incizuesi i saj thotë se sot gjatë ditës, kolona për të hyrë në Vushtrri nga Prishtina ka qenë deri në 5 kilometra. Ndërkaq, sipas dërguesit të videos, në orët e pasdites,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edo Azemi, vlerëson pjesëmarrjen në Champions League

Posted: 15 Jul 2017 12:40 PM PDT

Sigal Prishtina ka mësuar kundërshtarin në raundin e parë të Champions League, në basketboll. Kryeqytetasit do të takohen me kampionin e Bjellorusisë, Smoki Minsk, dhe këto përballje e kundërshtarët e mëtejmë kapiteni i prishtinasve, Edmond Azemi, i ka vlerësuar shumë të vështira, transmeton Sporti në KTV. Azemi që i dha fund aventurës së tij me Përfaqësuesen e Kosovës, duke u pensionuar nga kjo e fundit, një gjë të tillë nuk mendon ta bëjë me klubin aktual. Kryeqytetasit ndeshjen......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Selfie” e majmunit sjell fotografin para bankrotimit

Posted: 15 Jul 2017 12:38 PM PDT

Fotografi David Slater, i cili publikoi “selfien” e njohur të majmunit Naruto, ka bërë të ditur se ndodhet para bankrotimit, për shkak të padisë së PETA, e cila konsideron se të drejtat autoriale i takojnë pikërisht majmunit. Slater ka me vite që po lufton për të siguruar të drejtat autoriale të fotografisë dhe nuk ka mund të sigurojë biletën e aeroplanit deri në San Francisko për të marrë pjesë në seancën gjyqësore, e cila u mbajt gjatë kësaj jave, por gjithë ngjarjen e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Paraburgim për një shtetas serb për vrasjen e turistit amerikan në Greqi

Posted: 15 Jul 2017 12:33 PM PDT

Një shtetas serb, njëri nga nëntë të dyshuarit për vrasjen e turistit amerikan Bakar Henderson para barit në ishullin grek Zakintos, sot i është caktuar masa e paraburgimit deri në fillim të gjykimit. Masa e paraburgimit për shtetasin 33-vjeçar serb u caktua pasi që ai u paraqit para gjyqtarit hetues. Turisti amerikan ishte rrahur për vdekje më 7 korrik të këtij viti nga një grup njerëzish në një bar, në rajonin Lagana, transmeton kp. Hetimet për personat tjerë, të cilët kanë marrë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gvozdenoviq, serbi që s’do t’i thoshte jo drejtimit të klubeve të Kosovës

Posted: 15 Jul 2017 11:15 AM PDT

Postulati olimpik se sporti miqëson njerëzit dhe bashkon popujt, në historinë botërore ka treguar se nuk është thjesht një dogmë propagandistike. Kanë qenë të shumta rastet kur motivet armiqësore politike janë zbutur, sheshuar apo hedhur mënjanë falë sportit. Kështu është shndërruar gjithçka brenda 7 viteve, mendësia e një serbi që jeton këtu, stërvitet, punon, tashmë madje edhe shkolluar, për të qenë një trajner. Ivan Gvozdenoviq, ka mbërritur në vitin 2010......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulimi i rrallë në Kebek, gjyle e paplasur nga 1759

Posted: 15 Jul 2017 11:13 AM PDT

Punëtorët në një pjesë të zonës historike të qytetit Kebek, gjetën një gjyle topi, ende në gjendje pune, që u qëllua nga britanikët, gjatë një rrethimi në vitin 1759. Duke mos e ditur që gjylja e madhe mund të plaste ende, ata bënë edhe foto me zbulimin e rrallë, madje duke vendosur edhe datën e lëshimit të saj, transmeton Tch. Bëhet fjalë për kohën kur britanikët luftonin kundër francezëve, për kontrollin e Kanadasë dhe gjylja e gjetur u lëshua gjatë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kelmendi i thotë “Po” ndërtimit të xhamisë në Prishtinë, por sipas projektit të Zaha Hadid

Posted: 15 Jul 2017 11:07 AM PDT

Producenti i emisionit Rubikon në KTV, Adriatik Kelmendi, është përfshirë në debatin e fundit në lidhje me ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, gjegjësisht në lagjen "Dardania". Kundër projektit fitues për ndërtimin e xhamisë tashmë ka filluar një peticion online, ndërsa edhe Kelmendi, përmes një statusi në Facebook, i ka thënë “Po” ndërtimit të një xhamie të re, mirëpo jo sipas projektit aktual që është përzgjedhur. Përmes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova pagoi Federatën sllovene për Morinën dhe Kastratin

Posted: 15 Jul 2017 11:02 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve, javë më parë u përforcuar me dy basketbollistët Gëzim Morinën dhe Erjon Kastrati. Dyshja që i është bashkuar Kosovës në përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019”, ka ardhur nga Përfaqësuesja e Sllovenisë, transmeton Sporti në KTV. Por ardhja e dy basketbollistëve kosovar që kanë luajtur për Slloveni, i ka kushtuar Federatës së Basketbollit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një trajner gjerman në Obiliq në kampin për zbulimin e talentëve

Posted: 15 Jul 2017 10:54 AM PDT

Klubi i futbollit KEK-u prej 2 deri më 4 gusht do të zhvillojë një kamp treditor, për zbulimin e talenteve të reja, që do të jenë nën vëzhgimin e trajnerit kondicional nga Gjermania, përkatësisht nga FC Nurnberg, Markus Muhling. Së bashku me trajnerin e skuadrës gjermane, do të jetë edhe zbuluesi i talenteve që vjen nga skuadra e Bayern Munichut, turku me pasaportë gjermane, Myslym Alver, transmeton Sporti në KTV. Grupmoshat e reja që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij kampi, do ta kenë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bieber: Serbia pashmangshëm duhet të zgjidh problemin me Kosovën para anëtarësimit në BE

Posted: 15 Jul 2017 11:47 AM PDT

Florian Bieber, ekspert për Ballkanin dhe ligjërues në Universitetin e Gracit në Austri, ka thënë se Serbia nuk do të mund të hyjë në BE pa e zgjidhur çështjen e marrëdhënies me Kosovën. Bieber, në një deklaratë për mediumin serb N1, ka thënë se kjo ndodh për arsye se BE-së nuk i duhet edhe një Qipro e dytë brenda gjirit të saj. I pyetur të komentojë deklaratën e përfaqësuesit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i cili ka thënë se Serbia hyn në BE kur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Biglia bashkohet me Milanin

Posted: 15 Jul 2017 10:47 AM PDT

Milani ka publikuar pamje të shkurtra të mesfushorit Lucas Biglia në prag të transferimit nga Lazio. Argjentinasi do t’i kushtojë Milanit rreth 17 milionë euro, raportojnë mediat italiane, transmeton Koha.net. “Një paraqitje e shkurtër e Lucas Biglias në Milan”, thuhet në një video të postuar në Tëitter nga Milani. Here's a first glimpse of Lucas Biglia in Milan 🎥 Le prime immagini di Lucas Biglia a Milano 🎥 pic.twitter.com/VgSwDFURA8 — AC Milan (@acmilan) July 15, 2017 ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëzohet një aeroplan në Bernë

Posted: 15 Jul 2017 10:47 AM PDT

Një aeroplan i vogël është rrëzuar sot në afërsi të aeroportit në kryeqytetin zviceran, Bernë. Siç raporton AP, deri te aksidenti erdhi kur aeroplani preku çatinë e një ndërtese banimi, ku nga rrëzimi është lënduar piloti, njoftoi policia zvicerane, transmeton kp. Po ashtu policia njofton se në aksident nuk ka të lënduar të tjerë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përmbledhje e KTV-së në njëvjetorin e tentim-puçit turk

Posted: 15 Jul 2017 10:38 AM PDT

Më 15 korrik të vitit të shkuar, një fraksion i ushtrisë u përpoq të përmbyste qeverinë e Recep Tayyip Erdoganit. Mbrëmjen e 15 korrikut përpjekja dështoi, derisa që nga ajo kohë asnjëherë nuk janë ndalur akuzat se kush qëndroi prapa organizimit. Mjaftoi një thirrje e Erdoganit përmes Skypet, dhe turma të mëdha njerëz dolën në rrugët e qyteteve më të mëdha turke për t’u përballur me komplotuesit, raporton KTV. Organizime të ndryshme janë paraparë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Wengeri thotë se Chamberlaini s’do të largohet

Posted: 15 Jul 2017 10:38 AM PDT

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se Alex Oxlade-Chamberlain nuk do të largohet nga klubi në këtë afat kalimtar. Mesfushori anglez është i lidhur me një kalim te Liverpooli, transmeton Koha.net. “Po, 100 për qind pres që ai të qëndrojë. Pa marrë parasysh spekulimeve, ai do të qëndrojë”, ka thënë Wenger, raporton Sky Sports. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritja e numrit të të prekurve me kancer për 100% në 2 vjet, kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”

Posted: 15 Jul 2017 02:02 PM PDT

Nga viti 2015 deri në vitin 2017, shifrat e rasteve të të prekurve me kancer, janë rritur 100%. Për këtë sëmundje dhe shifrat e frikshme që janë në rritje, flet tema e javës në numrin special të së dielës në “Koha Ditore”. Pjesë e shkrimeve për këtë temë, është edhe shkrimi ‘Përtej fuqisë që njohim’ si dhe intervista me zëvendësdrejtorin e Klinikës së Onkologjisë, Ardian Millaku, sipas të cilit nuk ka buxhet të mjaftueshëm për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

12 vjet pas vënies së gurthemelit, shugurohet katedralja “Nëna Terezë”

Posted: 15 Jul 2017 10:24 AM PDT

Ishte 26 gushti i vitit 2005 kur iu vu guri themeltar, në vendin e gjimnazit “Xhevdet Doda”. Gati 12 vjet më vonë, pavarësisht se është inauguruar në vitin 2010, në katedralen “Nënë Tereza” ende është duke u punuar, por tani për një qëllim të madh, raporton KTV. Më 5 shtator do të bëhet shugurimi i saj, dhe Don Lush Gjergji me këtë rast nuk i ka harruar pa i përmendur dy personalitete, ish-presidentin Ibrahim Rugova e ipeshkvin e ndjerë Mark Sopin. Për këtë ngjarje me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestojnë banorët e Komogllavës, kërkojnë rrugë më të parrezikshme për kyçje në magjistrale

Posted: 15 Jul 2017 10:50 AM PDT

Me protesta, këta banorë po mundohen t’i bindin autoritetet e Komunës së Ferizajt, që t’ua hapë një rrugë të re për qarkullim. Banorët e lagjes “Tafaliu” të fshatit Komogllavë, thonë që aktualisht kyçja në magjistralen Prishtinë-Hani i Elezit, është shumë e rrezikshme. Ata i kanë dërguar edhe letër kryetarit Muharrem Svarça, që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre, raporton KTV. Sipas banorëve, rruga e kësaj lagjeje në vendin ku kryqëzohet me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Coldplay lanson këngën e re në bashkëpunim me Big Seanin

Posted: 15 Jul 2017 10:16 AM PDT

Grupi i mirënjohur Coldplay ka publikuar këngën e re “Miracles (Someone Special)” në bashkëpunim me Big Seanin. Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri “Kaleidoscope EP”, transmeton Koha.net. “Për të festuar lansimin e Kaleidoscope EP, këtu keni videon me tekst të ‘Miracles (Someone Special)’ në bashkëpunim me Big Sean”, ka shkruar Coldplay. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mospajtime mes Komunës së Prishtinës dhe MASHT-it për shuarjen e gjimnazit “Eqrem Çabej”

Posted: 15 Jul 2017 12:04 PM PDT

Gjimn azet gjuhësore në një të ardhme të afërt mund të mos ekzistojnë më si të tilla në Kosovë. Me rishikimin e kurrikulës së arsimit, Ministria e Arsimit, ka paraparë që të ketë vetëm gjimnaz shoqëror, natyror dhe të specializuar. Njëri nga gjimnazet gjuhësore që mund të shuhet është edhe ai në kryeqytet, “Eqrem Çabej”, raporton KTV. Por, Komuna e Prishtinës nuk është pajtuar me këtë dhe ka kërkuar që t’i lejohet veprimtaria si gjimnaz i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Daja i kryetarit Mulaku kthen Kalanë e Vushtrrisë në restorant

Posted: 15 Jul 2017 11:12 AM PDT

Vendimi për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve për restorant ka përplasur drejtues këtij institucioni dhe drejtoreshën e kulturës në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama. Kjo e fundit, në reagimin e saj ka kontestuar ato që i ka quajtur veprime të njëanshme, paligjshme dhe të fshehta për dhënien në shfrytëzim të Kalasë nga IKMM-ja, raporton KTV. Por, pretendimet e drejtoreshës i ka mohuar drejtori i Institutit, Agim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more