Skip to main content

Koha.net: “Kina kundër Kosovës, Serbia kundër Tajvanit” plus 29 more

Koha.net: “Kina kundër Kosovës, Serbia kundër Tajvanit” plus 29 more


Kina kundër Kosovës, Serbia kundër Tajvanit

Posted: 18 Jul 2017 02:43 PM PDT

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas kthimit nga SHBA-ja, sot në Beograd është takuar me kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresi popullor gjithëkinez Xhang Degjiang Ata kanë biseduar për marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve si dhe investimet ekonomike që Kina do t’i bëjë në Serbi për t’iu qasur përmes saj Bashkimit Europian, transmeton Koha.net. Vuçiqi me këtë rast, siç përcjell FoNet, e ka falënderuar zyrtarin lartë për atë që ai ke quajtur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shoqëria civile në Vushtrri e quan jo transparente dhënien e Kalasë për shfrytëzim

Posted: 18 Jul 2017 02:36 PM PDT

Gazmend Gjyshinca, aktivist i shoqërisë civile në Vushtrri, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se shoqëria civile e Vushtrrisë është brengosur për një program të tillë jotransparent, siç është dhënia e kalasë për shfrytëzim për restorant. Ajo që po ndodh me Kalanë në Vushtrri, ai ka thënë se është “uzurpim”. Ai ka thënë se shoqëria civile kërkon një debat paraprak e gjithëpërfshirës për të vendosur se si do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gulen: Nuk besoj në ekstradimin tim në Turqi

Posted: 18 Jul 2017 02:35 PM PDT

Kleriku turk, Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA dhe të cilin Ankaraja e cilëson si përgjegjës të grusht-shtetit të dështuar më 15 korrik 2016, deklaroi sot se nuk besonte në ekstradimin e tij drejt Turqisë. “Nuk e marr seriozisht këtë kërcënim, sepse kushdo qoftë mendimi personal i presidentit amerikan, Donald Trump, mendoj se ai nuk do të rrezikonte të dëmtonte reputacionin e SHBA-ve në botë dhe të përmbushte kërkesat e presidentit turk. Pra nuk shqetësohem për këtë mundësi”,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Unitedi i hyn garës për Verrattin

Posted: 18 Jul 2017 02:32 PM PDT

Manchester Unitedi raportohet se i ka hyrë garës për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Marco Verratti. Sipas “Tuttomercatoweb”, Jose Mayorga, një nga agjentët e Unitedit, ka mbajtur bisedime me kampin e Verrattit. Jose Mourinho thuhet se është fans i madh i italianit dhe është në gjendje të ofrojë shumën e kërkuar nga PSG-ja për 24-vjeçarin. Verratti mund të largohet edhe drejt Barcelonës, ndërsa klubi parisien kërkon 80 milionë euro për shërbimet e tij. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nesër pritet anulimi i dhënies në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë për Salihun

Posted: 18 Jul 2017 02:23 PM PDT

Dhënia në shfrytëzim e Kalasë së Vushtrrisë për Mentor Salihun pritet që të anulohet nesër, i kanë thënë burimet e ndryshme KTV-së. Vendimin pritet ta bëjë publik nesër Agim Gërguri, drejtor i Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve në një konferencë shtypi. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse i gjithë procesi për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Kalasë do të anulohet, apo procesi do të nisë prej fillimit për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jovanoviq: Serbia mund të shëtisë nëpër BE pa Kosovën

Posted: 18 Jul 2017 02:19 PM PDT

Kosova dhe Rusia do të jenë tema që do të vazhdojnë të dominojnë në marrëdhëniet e Serbisë me SHBA-në dhe ato me siguri kurrë nuk do të mënjanohen, sepse godasin drejtpërdrejt në sovranitetin dhe në integritetin territorial të Serbisë, në politikën e saj të pavarur dhe neutralitetin ushtarak. ka thënë ish – shefi i diplomacisë së ish - Jugosllavisë në kohën e Slobodan Milosheviqit, Vladislav Jovanoviq, transmeton Koha.net. Ai, duke folur për vizitën e kryetarit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV dhe LDK me biseda për përafrimin e qëndrimeve për formimin e Qeverisë

Posted: 18 Jul 2017 02:09 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoyt Yee: Politikanët në Shqipëri e Kosovë të mbajnë premtimet për reformat

Posted: 18 Jul 2017 01:57 PM PDT

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit thotë se pas zgjedhjeve në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara presin nga qeveria e re të vazhdojë punën me reformat. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee bëri thirrje në një intervistë për Zërin e Amerikës, për vazhdimin e bashkëpunimit mes shumicës dhe opozitës, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Përsa i takon Kosovës, zoti Yee tha se Uashingtoni do të punojë me cilëndo......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përplasen Sadriu e Aliu për xhaminë qendrore

Posted: 18 Jul 2017 01:54 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe Mercedes ka mashtruar me emetimin e gazrave sikurse Volkswagen?

Posted: 18 Jul 2017 01:48 PM PDT

Mercedes ka prezantuar një plan për rregullimin e 3 milionë veturave me naftë i cili kushton 195 milionë euro në mënyrë vullnetare, pasuar nga skandali potencial i ngjashëm me Volkswagen dieselgate. Gjatë javës së kaluar, kompania që zotëron Mercedesin, Daimler ka qenë në presion të akuzave se ka shitur mbi 1 milionë vetura me emetim të tepërt të gazrave në SHBA dhe Evropë ndërmjet viteve 2008 dhe 2016, transmeton koha.net. Ndërsa ka nisur edhe hetime për këtë nga sistemi i drejtësisë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: Perandori epis. 145®

Posted: 18 Jul 2017 06:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pro X ®

Posted: 18 Jul 2017 06:20 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rubikon ®

Posted: 18 Jul 2017 05:10 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Takimi në “Trump Tower”, mediat zbulojnë identitetin e një tjetër personi

Posted: 18 Jul 2017 01:32 PM PDT

Një përfaqësues i një kompanie ruse që operon në fushën e pasurive të patundshme ishte personi i tetë në takimin e zhvilluar në “Trump Tower”, organizuar gjatë fushatës nga Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit. Avokati Scott Balber konfirmoi të martën për gazetën “Washington Post” dhe rrjetin mediatik CNN se Ike Kaveladze përfaqësonte bisnesmenët në fushën e pasurive të paluajtshme Emin dhe Aras Agalarov, në takimin e zhvilluar në qershor vitit e 2016 në kullën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Conte mbetet te Chelsea

Posted: 18 Jul 2017 01:40 PM PDT

Antonio Conte ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean. Trajneri i njohur italian ka nënshkruar kontratë të re për dy sezone. Conte, që në vitin e parë në Premier Ligë fitoi titullin e kampionit, përfolej se mund të largohej drejt Series A. “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re me Chelsean. Kemi punuar shumë në vitin e parë për të arritur diçka mahnitëse, për të cilën jam krenar. Tani duhet të punojmë më shumë që të qëndrojmë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express Summer ®

Posted: 18 Jul 2017 04:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: "Trimi dhe e bukura" epis. 62®

Posted: 18 Jul 2017 03:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Artistët shqiptarë gati për të pushtuar tregun botëror

Posted: 18 Jul 2017 01:31 PM PDT

Janë këngëtarë të shumtë shqiptarë që ka kohë që po bëjnë hapa tutje për ta zhvilluar karrierën e tyre muzikore në arenën ndërkombëtare. Shumë prej tyre, sapo kanë nisur këtë rrugëtim, e disa të tjerë janë gati për të pushtuar skenën muzikore në botë. Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri e cila ka kohë që është shpërngulur në Amerikë, është në përgatitje të një albumi e që do jetë në gjuhën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Qeveria, me gjithë sabotimet e shumanshme, ka bërë hapa historikë

Posted: 18 Jul 2017 01:32 PM PDT

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka vazhduar ta lavdërojë punën e Qeverisë që e ka udhëhequr, edhe pse, siç ka thënë ai, ka pasur sabotime të shumanshme, transmeton Koha.net. Mustafa, në një postim të vetin në Facebok i ka përmendur edhe ata që ai i ka quajtur hapa historikë duke përkujtuar nënshkrimin e MSA-në, pastaj kriteret për liberalizimin e vizave të cilët ai tash i sheh të përmbushur. Ai ka folur edhe për vizonin e qytetarëve që sipas tij janë integrimi në BE dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alarm në selinë e KB-së, evakuohen dy mijë njerëz

Posted: 18 Jul 2017 01:27 PM PDT

Mbi 2.000 njerëz janë evakuuar nga selia e KS të KB-së pasi në bodrumin e ndërtesës u aktivizua alarmi për zjarr. Zëvendësi i zëdhënësit të KB-së, Farhan Hak tha se alarmi ishte verifikuar dhe se nuk kishte zjarr. Për shkak të alarmit, për rreth 40 minuta është shtyrë seanca e KS të KB-së kushtuar Haitit, transmeton AP. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia duhet t’i paguajë Holandës 5 milionë euro për “Greenpeace”

Posted: 18 Jul 2017 01:24 PM PDT

Rusia është e detyruar t’i paguajë Holandën shumën prej 5 milionë eurove dëmshpërblim, për konfiskimin e anijes “Greenpeace”, që mbante flamurin holandez në vitin 2013. Veç konfiskimit të anijes autoritetet ruse patën arrestuar edhe personelin që ndodhej në anije, dhe për këtë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e dënoi Rusinë me 5 milionë euro, pas padisë së bërë nga Holanda, transmeton kp. Agjentët e Shërbimit të Sigurimit rus mëngjesin e vitit 2013 kishin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi dhe Kelmendi ndihen të tradhtuar nga Prishtina

Posted: 18 Jul 2017 01:18 PM PDT

Endrit Krasniqi dhe Shend Kelmendi janë dy nga të larguarit e skuadrës së Prishtinës për edicionin e ardhshëm. Dy nga futbollistët më të talentuar të prishtinasve kanë mbetur të shokuar nga lajmi se nuk do të veshin më fanellën e klubit nga kryeqyteti. Mesfushori Krasniqi që para dy vjetësh la Spanjën për “bardhekaltërit”, për Sportin në KTV, ka treguar se si ka përjetuar ndarjen me klubin. 23-vjeçari ka konfirmuar se marrëdhëniet mes tij dhe klubit kishin qenë të acaruar, por......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Di Maria dëshiron qëndrimin te PSG-ja

Posted: 18 Jul 2017 01:11 PM PDT

Ylli i Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria, ka thënë se nuk është i interesuar që të largohet nga Franca. Interi raportohej se kishte ofruar mbi 45 milionë euro për argjentinasin, megjithatë Di Maria ka thënë se nuk ka asnjë pikë dyshimi se a e dëshiron qëndrimin në Paris apo jo. “Për mua, s’ka asnjë fije dyshimi. Dua të qëndroj. Por, për klubin nuk e di. Realiteti është se familja ime dhe unë jemi të lumtur në Paris”, ka thënë ai. Di Maria sezonin e fundit pati 43 paraqitje......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Selami: Basha si Ramiz Alia

Posted: 18 Jul 2017 01:10 PM PDT

Kur mbeten edhe katër ditë nga votimi për kryetarin e Partisë Demokratike, Eduard Selami duket shumë më i karikuar se sa kur e nisi këtë garë. Nga deklarata të buta, elegante dhe më shumë me nënkuptime, duket se në finish ka qenë të jetë më i drejtpërdrejtë dhe më luftarak. Selami, në medie të Tiranës hodhi akuza shumë të rënda ndaj rivalit të tij Lulzim Basha duke thënë se ai i ngjan Ramiz Alisë për mënyrën se si po vepron dhe funksionon në Partinë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump pyet ushtarakët: Pse jemi në Afganistan që 17 vjet

Posted: 18 Jul 2017 01:07 PM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ngrënë sot drekë me anëtarët e forcave të sigurisë, për të dalë me ide të reja që do të ndihmojnë në luftën në Afganistan. Ai u tha gazetarëve, para drekës, se dëshiron “të gjejë ide se pse ne jemi atje për 17 vjet. Pasi gjendja të shpaloset, të shohim se çfarë duhet të bëjmë, në kuptimin e ideve të reja" ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zaev zbutet për gjuhën shqipe: Me ose pa Venedikun, gjuha shqipe do të shkojë në Kuvend

Posted: 18 Jul 2017 01:04 PM PDT

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev paralajmëron se me ose pa mendimin e Komisionit të Venedikut, ligji për gjuhën shqipe do të hyjë në Kuvend. Sipas Zaevit ligji mund të miratohet, ndërsa i njëjti të hyjë në fuqi pas mendimit të marr nga Komisioni i Venedikut. I pyetur për obstruksionet e mundshme që mund të burojnë nga VMRO- ja opozitare në lidhje me ligjin e shqipes, siç transmeton ina, Zaev deklaroi se opozita e ka shansin historik të plotësojë premtimin, për afrimin dhe ndërtimin e raporteve me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qyteti që votoi kundër varrezave myslimane

Posted: 18 Jul 2017 12:49 PM PDT

Një qytet kanadez ka votuar kundër të pasurit varreza myslimane në vend. Referendumi u mbajt sot në Saint-Apollinaire, ku vetëm 49 njerëz kishin të drejtë vote prej 5000 personave, ku 36 prej tyre votuan kundër, shkruan BBC, transmeton Koha.net. Varrezat në këtë vend u propozuan nga Qendra Islamike Kulturore në Quebec, vend ku pati të shtëna në muajin janar e ku mbetën të vdekur gjashtë persona. “Kurrë nuk kemi besuar që këta njerëz mund t’i kundërshtojnë varrezat myslimane. Nga çka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arsenali refuzon ofertën e Sampdorias për Wilsheren

Posted: 18 Jul 2017 12:38 PM PDT

Arsenali raportohet se ka refuzuar ofertën prej 6.2 milionë funtesh nga Sampdoria për mesfushorin Jack Wilshere. Anglezi ka kontratë edhe 12 muaj te klubi londinez dhe nuk dihet akoma nëse do të vazhdojë te “Topçinjtë” pas dështimit sezonin e shkuar duke u huazuar te Bournemouthi. Sampdoria kishte ofruar 6.2 milionë funte për 25-vjeçarin, por “Di Marzio” raporton se Arsenali ka refuzuar ofertën. Sipas këtij raportimi Arsenali është në gjendje të shesë Wilsheren, por kërkon së paku 9 milionë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe Shqipëria kërkon ndihmë nga NATO për shuarjen e zjarreve

Posted: 18 Jul 2017 12:29 PM PDT

Edhe Shqipëria, ashtu si disa vende të rajonit ka kërkuar ndihmën e NATO-s kryesisht me helikopter për shuarjen e vatrave të zjarrit që janë në zona të ndryshme malore pa rrugë kalimi. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, i cili bashkë me Shefin e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi inspektuan situatën në fshatin Gajtan të Shkodrës, zonë ku është aktivizuar një vatër e madhe zjarri dhe po ndërhyhet me helikopter, shkruan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Xhamia qendrore nuk është projekt origjinal”

Posted: 18 Jul 2017 12:25 PM PDT

Origjnaliteti i projektit të xhamisë së madhe në Prishtinë u kontestua nga Yll Rugova, opinionist dhe iniciues i peticionit . Sipas tij, procesi denigroi në fund dhe mbesin shumë paqartësi. “Një ndër kriteret është që duhet të jetë projekt origjinal”, ka thënë Rugova në Rubikon të KTV-së. “Deri në fund ka qenë proces shembullor, kanë konkurruar shumë kompani të mira, si ndodhi kjo në fund. Si ka qenë votimi dhe a është bërë publik ai”, pyeti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more