Skip to main content

INSAJDERI: “Vendet të cilat janë ateiste kanë nivel të lartë të inteligjencës” plus 19 more

INSAJDERI: “Vendet të cilat janë ateiste kanë nivel të lartë të inteligjencës” plus 19 more


Vendet të cilat janë ateiste kanë nivel të lartë të inteligjencës

Posted: 28 Jul 2017 09:39 AM PDT

Ato shtete që kanë shkallë më të lartë të ateizmit, është zbuluar se kanë gjithashtu edhe nivelin më të lartë të inteligjencës

Inteligjenca është përkufizuar në mënyra të ndryshme që përfshijnë termat: mendim abstrakt, të kuptuarit, komunikimi, arsyetimi, aftësia për të mësuar, mundësia për të pasur ndërgjegje emocionale dhe të planifikuarit apo të zgjidhurit e problemeve. Inteligjenca është tipar i kafshëve dhe bimëve gjithashtu.

Për të zbuluar më shumë rreth inteligjencës, shkencëtarët janë munduar të zbulojnë lidhje mes zgjuarsisë dhe disa karakteristikave të veçanta. Përfundimet kanë rezultuar interesante. Ja disa veçori që gjenden tek secili prej nesh, të cilat ndikojnë në nivelin e inteligjencës.

Të jesh mëngjarash. Truri është i ndarë në dy hemisfera. Çdo njëra nga gjysmat e trurit bën të njëjtat veprime si pjesa tjetër, por ka disa ndryshime. Tek njerëzit, njëra pjesë e trurit është dukshëm mbizotëruese, kjo është arsyeja përse ne përdorim më shumë njërën dorë sesa tjetrën.

Disa studime kanë treguar se personat mëngjarashë apo thënë ndryshe, ata që përdorin dorën e majtë, kanë shënuar rezultate më të larta në testin e inteligjencës dhe e kanë mbaruar atë shumë më shpejt sesa personat që përdorin dorën e djathtë.

Radha e lindjes. Shumë studime kanë arritur të bëjnë një lidhje mes inteligjencës dhe radhës sipas së cilës keni lindur, nëse jeni fëmija më i madh apo më i vogël. Fëmijët e parë u zbulua se kishin një nivel më të lartë inteligjence, ndërsa rezultatet për fëmijët më të vegjël vinin duke rënë. Studime të fundit kanë zbuluar se ajo që përcakton nivelin e inteligjencës është mënyra sesi fëmijët trajtohen në familje krahas rendit të lindjes. Në familjet ku fëmija i parë ka vdekur, fëmija i dytë përgjithësisht ka të njëjtin nivel inteligjence që është i zakonshëm për fëmijën e parë.

Ateizmi

Lidhja mes inteligjencës dhe besimit fetar është studiuar shpesh si në raport me inteligjencën shoqërore, ashtu edhe në atë të individit. Mesatarja e rezultateve të testit të inteligjencës ndryshon nga shteti në shtet. Ato shtete që kanë shkallë më të lartë të ateizmit, është zbuluar se kanë gjithashtu edhe nivelin më të lartë të inteligjencës. Por ndodh që studime të përmasave të mëdha shoqërore mund të përmbajnë pasaktësi. Ndaj studiuesit kryen një studim individual në vitin 2008 për të zbuluar se çfarë lidhje ka midis besimit fetar dhe zgjuarsisë. Doli se ateistët ishin në majë të klasifikimit për nivelin më të lartë të zgjuarsisë, të ndjekur nga skeptikët, besimtarët liberalë dhe të fundit besimtarët fanatikë.

Qimet pubike. Studimet e kryera mbi meshkujt kanë gjetur një lidhje midis qimeve të trupit dhe inteligjencës. Më tepër sesa të shikonte testet e inteligjencës, një studiues, dr. Alias, hodhi një vështrim në lidhjen që ekzistonte midis personave me trup të pasur me qime dhe nivelit të edukimit. Ndoshta në kundërshtim me idenë e përgjithshme, ai zbuloi se burrat që kishin studiuar dhe ishin diplomuar, kishin më shumë qime trupore sesa ata që punonin si vartës. Shkencëtari zbuloi gjithashtu se studentët që kishin rezultate më të mira, ishin më leshatorë sesa ata që kishin rezultate më të dobëta. Puna e tij u përqendrua në qimet e gjoksit, por edhe në ato të kurrizit tek meshkujt.

Homoseksualizmi

Një studim nga psikologu Satoshi Kanazawa këtë vit ka zbuluar një lidhje të vogël, por shumë domethënëse midis homoseksualitetit dhe zgjuarsisë. Studimet e Kanazawa-s arrijnë në përfundimin se personat që kanë pasur partnerë të shumtë homoseksualë kishin më shumë mundësi për të qenë inteligjent. Ata që arritën nivelin më të lartë në testin e inteligjencës kishin pasur gjithashtu edhe numrin më të lartë të partnerëve homoseksualë. Psikologu hamendëson se homoseksualiteti mund të ketë ardhur te këta njerëz si pasojë e kureshtjes, një faktor ky vendimtar për zgjuarsinë. Mendohet gjithashtu se pasojat pozitive të homoseksualitetit si inteligjenca, mund të jenë shkaktuar prej sjelljes së shoqërisë ndaj personave gej. Fëmijët e keqtrajtuar për shkak të shenjave të homoseksualitetit që mbartin, mund ta shohim zgjuarsinë si mënyrën e vetme për të arritur sa më lart, në mënyrë që të pranohen nga shoqëria.

Lumturia

Ernest Heminguej thoshte se "Lumturia e njerëzve inteligjentë është gjëja më e rrallë që njoh". Më parë mendohej se niveli i inteligjencës ishte i lidhur me depresionin dhe ndryshimet e humorit. Këtë vit, një studim në Britaninë e Madhe tregoi se personat me inteligjencë më të ulët, kishin më shumë gjasa të ishin të palumtur sesa personat inteligjent. Mund të jenë karakteristika të veçanta të lidhura me inteligjencën, ato që çojnë drejt dëshpërimit, sesa inteligjenca vetë.

 Jashtëqendërsia

Jashtëqendërsia është një term i vështirë për t'u përkufizuar dhe saktësuar. Zakonisht nënkupton një sjellje të çuditshme që lidhet me normat shoqërore, por e cila në të njëjtën kohë nuk është domosdoshmërisht e dëmshme për individin. Disa dëshmi jozyrtare shprehen se njerëzit krijues dhe të zgjuar anojnë për nga jashtëqëndërsia. Por kjo gjithashtu është e përhapur mes akademikëve. Shkrimtari më i njohur francez i shekullit të 16 shkruan "Mania është burim i gjeniut dhe marrëzisë".

 Pija

Disa studime ndoqën fëmijët britanikë teksa rriteshin dhe arritën të përcaktonin një numër të madh karakteristikash. Rrethanat e studimit nxorën një varg veçorish të lidheshin me inteligjencën. Një pjesë e studimit i kushtoi vëmendje lidhjes mes konsumimit të alkoolit dhe inteligjencës. U zbulua se mund të parashikohet niveli i marrjes së alkoolit nga një fëmijë, duke u bazuar në inteligjencën e tij. Çuditërisht, fëmijët e zgjuar kishin më shumë gjasa të bëheshin konsumues të mëdhenj të alkoolit teksa rriteshin. Rezultate të ngjashme ishin zbuluar edhe nga studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çrregullimet mendore

Çmenduria ka qenë e lidhur me inteligjencën që në kohët antike. Në ditët e sotme, termi çmenduri është i papranueshëm në studime, por sëmundjet mendore janë akoma fusha që kanë shumë për t'u treguar psikologëve dhe shkencëtarëve neurologë. Një studim suedez krahasoi rendimentin në shkollë të studentëve dhe shëndetin e tyre më vonë në jetë. U zbulua se studentët me rendiment më të lartë, kishin katër herë më shumë mundësi të prekeshin nga çrregullimet mendore në vitet e mëvonshme.

The post Vendet të cilat janë ateiste kanë nivel të lartë të inteligjencës appeared first on INSAJDERI.

Haskuka: Vetëvendosje dhe LAA do t’i formojnë institucionet

Posted: 28 Jul 2017 09:35 AM PDT

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se Kosova nuk ka krizë institucionale pasi që në Kuvend ka një shumicë që mund ta formojë qeverinë.

Sipas tij, qeverinë e ardhshme do ta formojë Vetëvendosje me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

"Unë mendoj që në Kosovë nuk ka krizë institucionale, por në krizë është klani "Pronto". Në Kuvendin e Kosovës do të ketë një shumicë e cila mund të formojë institucionet dhe kjo është Lëvizja Vetëvendosje! dhe koalicioni LAA. PAN ka ngelur i vetmuar", ka thënë ai.

Haskuka ka thënë se vonesa për "caktimin e seancës plenare është e paarsyeshme dhe caktimi me 3 gusht, dy muaj mbas përfundimit të zgjedhjeve tregon që presidenti Thaçii është munduar të blej kohë për koalicionin PAN për ti bërë numrat".

Në një intervistë për lajmi.net, Hasakuka ka folur edhe për takimet mes partisë së tij dhe koaliconio LAA.

Sipas tij, ata janë në fazën ediskutimeve për përshtatjen e programeve politike, por insiston se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër i koalicionit.

"Në takimet e para diskutimi është fokusuar tek hapat për harmonizimin e programeve. Pra, është shumë e rëndësishme që marrëveshjet për koalicione të fillojnë me diskutim mbi programe e jo për poste. Sa i përket posti të kryeministrit, mendoj që parlamenti duhet të respektojë votën e qytetarëve", thotë ai.

"Në zgjedhjet e fundit kanë qenë tre kandidatë për kryeministër dhe nga këta tre kandidatë z.Albin Kurti ka marrë dyfish më shumë vota se kandidatët tjerë prandaj për të pasur një qeveri llogaridhënëse duhet që Albin Kurti të jetë kryeministër."

The post Haskuka: Vetëvendosje dhe LAA do t'i formojnë institucionet appeared first on INSAJDERI.

Një person i vdekur gjendet në Lushnje

Posted: 28 Jul 2017 09:32 AM PDT

Trupi i dekompozuar i një personi, në dukje i moshuar, është gjetur pasditen e kësaj të premteje në Lushnje.

Autoritetet policore lokale bëjnë me dije se trupi është gjetur në lagjen "Xh. Nepravishta" dhe dyshohet që i ndjeri të ketë qenë një endacak.

Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit, për t'iu nënshtruar autopsisë dhe për të mundësuar identifikimin përmes gjurmëve të gishtave./ Top Channel

The post Një person i vdekur gjendet në Lushnje appeared first on INSAJDERI.

Muri me Meksikën, miratohet fondi i parë

Posted: 28 Jul 2017 09:26 AM PDT

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan miratoi një fond prej 1.6 miliardë dollarësh për ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Meksikën, një prej premtimeve kryesore të fushatës së Donald Trump.

Pavarësisht zotimit të Presidentit se murin do ta paguajë Meksika, ligji tregon qartë se paratë janë të taksapaguesve amerikanë, madje fondi për murin u fsheh mes masave të tjera për të shmangur votën kundër të disa republikanëve që kanë shprehur rezerva për të.

Ligji u miratua me 235 vota pro dhe 192 kundër, kryesisht në vija partiake.

Fondi për murin ju shtua një masë që kombinon financime për Pentagonin, energjinë dhe ujin, degën legjislative, ndërtimet ushtarake dhe çështjet e veteranëve.

Dhoma e përfaqësusve miratoi në total 658 miliardë dollarët për shpenzime te mbrojtjes, 27 miliardë më shumë sesa propozoi Trump në mënyrë që ushtria të ketë më shumë avionë, anije, helikopterë dhe trupa që ishin kërkuar nga Pentagoni.

Megjithëse fondi për murin ishte pjesa më e debatueshme e ligjit, në shifra ajo përbën vetëm një grimcë të paketës kolosale që miratoi Dhoma e Përfaqësuesve.

The post Muri me Meksikën, miratohet fondi i parë appeared first on INSAJDERI.

Objektivi i Milanit kushton 100 milionë euro

Posted: 28 Jul 2017 09:20 AM PDT

Sulmuesi i jashtëzakonshëm Andrea Belotti, ylli kryesor i klubit futbollistik Torino, këtë verë është objektiv i shumë gjigantëve evropianë, para së gjithash atyre italianë.

Megjithatë, trajneri i Torinos, Sinisha Mihajlloviç, ka konfirmuar se Belotti mund të largohet nga klubi vetëm nëse dikush është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro, që është klauzola liruese për futbollistin.

Sezonin e kaluar në Seria A, Belotti shënoi 26 gola, që ishte mjaftueshëm të zgjojë interesin e ekipeve Chelsea, Manchester United dhe Millan.

Megjithatë, sulmuesi 23 vjeçar, ka një kontratë e cila e lidh me klubin deri në vitin 2021, dhe një klauzolë prej 100 milionë euro.

"Presidenti i klubit, Urbano Cairo ishte shumë i qartë, ose aktivizim i klauzolës ose asgjë. Jam i lumtur që ai është akoma me ne", tha trajneri i Torinos, Mihajlloviç, raporton AA.

Belotti mbërriti në Torino në vitin 2015 nga skuadra e Palermos.

Që atëherë, për klubin ka luajtur 74 ndeshje në të cilat ka shënuar 40 gola, ndërsa për kombëtaren italiane ka regjistruar nëntë paraqitje ku ka shënuar katër gola.

The post Objektivi i Milanit kushton 100 milionë euro appeared first on INSAJDERI.

Lirohet nga burgu prifti i dënuar për përdhunim

Posted: 28 Jul 2017 09:15 AM PDT

Një figurë famëkeqe në skandalin e abuzimit seksual të priftit katolik të Bostonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është liruar nga burgu pas përfundimit të një dënimi 12-vjeçar për përdhunimin e një djaloshi në vitet 1980.

Zyrtarët e burgut të Massachusetts thonë se Paul Shanley u lirua të premten nga Qendra Korrektuese e Kolonisë së Vjetër në Bridgewater.

Shanley ishte një “prift i rrugës” i cili shërbente për të tjetërsuar rininë në vitet 1960-70. Dekada më vonë, dhjetëra njerëz dolën dhe thanë se Shanley i kishte keqtrajtuar apo dhunuar ata. Ai u shkarkua nga Vatikani dhe u dënua për përdhunimin e një djali në një famulli të Njutonit.

Avokati i tij theksoi se ai ka vuajtur dënimin dhe nuk është i rrezikshëm.

The post Lirohet nga burgu prifti i dënuar për përdhunim appeared first on INSAJDERI.

Neymar braktis stërvitjen, shtohen dilemat për të ardhmen e tij tek Barca

Posted: 28 Jul 2017 09:13 AM PDT

Neymar ka braktisur seancën stërvitore pas sherrit me blerjen e fundit të Barcelona-s, Nelson Semedo.

Sulmuesi është përfolur për një transferim te Paris Saint German dhe pas këtij incidenti kjo lëvizje duket akoma më e mundshme.

Barcalona raportohet se po synon transferimin e brazilianit tjetër, Coutinho.

The post Neymar braktis stërvitjen, shtohen dilemat për të ardhmen e tij tek Barca appeared first on INSAJDERI.

Gjenden mbi 220 bimë kanabis

Posted: 28 Jul 2017 09:09 AM PDT

Pas një monitorimi nga ajri dhe toka me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, agjentët e policisë së Krujës kanë gjetur dhe asgjësuar 227 bimë kanabis.

Operacioni është kryer me mbështetjen e Interforcës Italiane, që ka ndihmuar blutë shqiptarë në monitorimin nga ajri.

Më pas, këta të fundit kanë zbuluar bimët në terren, në njësinë administrative të Cudhit dhe kanë bërë asgjësimin e tyre me anë të zjarrit.

Gjatë dy ditëve të fundit, rreth 30 forca policie janë angazhuar në Krujë dhe rrethina për të goditur aktivitetet e kultivimit të lëndëve narkotike

The post Gjenden mbi 220 bimë kanabis appeared first on INSAJDERI.

Veriu kryen testin e radhës, raketa bie në ujërat japoneze

Posted: 28 Jul 2017 09:05 AM PDT

Koreja e Veriut ka kryer një tjetër test raketor, raportojnë mediat në Japoni dhe ato në Korenë e Veriut. Raketa raportohet se ka rënë në ujërat japoneze, ka bërë të ditur televizioni kombëtar NHK.

Më herët gjatë korrikut, Peniani zyrtar njoftoi se kishte kryer me sukses testin e parë të një rakete balistike ndërkontinentale.

Testi në fjalë ishte me tepër një rebelim ndaj sanksioneve të OKB-së, ndërkohë që sa i takon rastit të fundit, ende nuk dihet se sa ka qenë rrezja e veprimit.

Distanca që mund të përshkojnë raketat koreane ICBM ka qenë objekt diskutimesh, por disa ekspertë mendojnë se ajo mund të arrijë Alaskën.

Nëse konfirmohet, ky do të jetë testi i 14 që kryhet nga regjimi komunist i Penianit që prej fillimit të vitit 2017.

The post Veriu kryen testin e radhës, raketa bie në ujërat japoneze appeared first on INSAJDERI.

Miqësia e pazakontë – zhytësi viziton peshkun çdo ditë që tre dekada

Posted: 28 Jul 2017 08:42 AM PDT

Një zhytës japonez, Hiroyuki Arakawa, ka krijuar një miqësi të pazakontë me një peshk.

Ata janë qenë miq për gati 30 vite, duke takuar njëri-tjetrin në ujë pothuajse çdo ditë.

Gjithcka kishte nisur një ditë të zakonshme pune, tre dekada më parë, kur Arakaëa e kishte parë një peshk të lodhur dhe të lënduar në det, shkruan Dangerous Minds.

Zhytësi filloi të kujdeset për Yorikon duke e ushqyer me gaforre dhe duke u kujdesur për të deri në shërim.

Miqësia e gjatë mes të dyve dëshmon se njeriu dhe gjitarët mund të jenë shokë. /Insajderi.com

The post Miqësia e pazakontë – zhytësi viziton peshkun çdo ditë që tre dekada appeared first on INSAJDERI.

Në Rusi arrestohen shtatë persona, dyshohet se planifikonin sulme terroriste

Posted: 28 Jul 2017 08:37 AM PDT

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se ka ndaluar shtatë persona nga Azia Qendrore pas dyshimeve se kanë planifikuar sulme terroriste në Shën Petersburg.

Ky Shërbim ka thënë se të ndaluarit kanë planifikuar të organizojnë sulme afër zonave të trenave dhe atyre publike.

Shën Petersburg është qyteti i dytë më i madh në Rusi.

Nuk është bërë i ditur ndonjë emër apo shtetësi të të ndaluarve.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se autoritete ligjore ruse, ndonjëherë i targetojnë migrantë nga Azia Qendore dhe shtete të tjera me shumicë myslimane, dhe i ndalojnë pa baza.

The post Në Rusi arrestohen shtatë persona, dyshohet se planifikonin sulme terroriste appeared first on INSAJDERI.

Ivanovic: Kam shumë miq në mesin e shqiptarëve

Posted: 28 Jul 2017 08:37 AM PDT

Lideri i Iniciativës Qytetare Oliver Ivanoviq, u shpreh se incidenti i djegies së automjetit të tij që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit, është i motivuar politikisht.

Ivanoviq ka hedhur akuza të ashpra ndaj Policisë dhe faktorëve tjerë relevant të sigurisë, duke thënë se nuk ka besim fare tek Policia e Kosovës.

Sipas tij, Policia e Kosovës asnjë rast të vetëm të kësaj natyre nuk ka arritur ta zgjidhë deri tani, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që autori ose autorët e këtij incidenti të jenë shqiptarë.

Ivanoviq tha se  nëse edhe EULEX-i nuk arrin  të ndriçojë rastin, atëherë do të ikin nga këtu, sepse është mision shumë i shtrenjtë që po iu kushton qytetarëve të Evropës.

"Unë nuk merrem me ndonjë biznes, as legal dhe aq më tepër ilegal. Nuk kam asnjë armik personal. Nga procesi kam dalë si njeri që ka fituar shumë miq, jam vërtetuar se kam shumë miq në mesin e shqiptarëve… Andaj, nga kjo mund të nxjerrim vetëm një përfundim, se ky akt mund të jetë i motivuar politikisht. Kam njerëz me të cilët nuk mendoj njëjtë dhe mendimet, si dhe qëndrimet e mia i them publikisht. Me gjasë, jo gjithkujt i konvenon ajo që unë flas… Dy ditë më herët i është djegur vetura e Dragisha Milloviqit, ndërsa ai do të jetë kandidati ynë në Zveçan. Prandaj, unë mund të përfundoj se bëhet fjalë për dikë i cili dëshiron të na eliminojë nga gara politike, sepse zgjedhjet janë paralajmëruar me datën 22 tetor", tha Ivanoviq.

Në lidhje me raportet e tij me përfaqësuesit e Listës Serbe, Ivanoviq nuk përjashtoi mundësinë se këta të fundit mund ta shohin atë si armik, por ky ata jo, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë.

Ai theksoi se është për keqardhje që edhe pas 18 vitesh pas luftës, situata e sigurisë në veri të jetë e brishtë dhe qytetarët të mos ndjehen të sigurt, njofton rtklive.

“Unë përfaqësuesit e Listës serbe nuk i shoh si armiq, ndoshta ata mua po, por unë ata jo. Mund të mos pajtohemi për disa gjëra, nuk jam i kënaqur me pamjen e qytetit, do të kisha dëshirë që qyteti të dukej shumë më mirë dhe më i rregulluar. Do të jetë pika numër një çështja e sigurisë, sepse kjo që më ka ndodhur mua, si dhe doktorit të respektuar dy ditë më parë në Zveçan, mund t'i ndodhë çdokujt", ka thënë ai.

"Prandaj, në kushte të tilla ne nuk mund t'i rrisim fëmijët tanë. Këtë do të duhej ta zgjidhte Policia e Kosovës, por unë nuk jam i sigurt se ata janë mjaftueshëm profesionalë dhe as që kanë vullnetin ta zgjidhin këtë incident. Nëse këtë nuk e zgjidhë policia e Kosovës, atëherë duhet ta zgjidhë EULEX-i, dhe nëse as kjo e fundit nuk e zgjidhë, atëherë duhet të shkoj, sepse është mision shumë i shtrenjtë të cilin e paguajnë qytetarët evropianë", ka shtuar ai.

"Nëse edhe EULEX-i nuk dëshiron ta zgjidhë këtë, atëherë duhet që KFOR-i ta bëjë një punë të tillë".

 

 

The post Ivanovic: Kam shumë miq në mesin e shqiptarëve appeared first on INSAJDERI.

Dua Lipa pritet si yll në Moskë, Era Istrefi mungon

Posted: 28 Jul 2017 08:27 AM PDT

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova Dua Lipa ka mbërritur në kryeqytetin Rus, Moskë për të performaur në festivalin "Evropa Plus".

Ajo ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku ata thërrasin emrin e këngëtares teksa ka mbërritur në Moskë.

Në këtë festival janë duke marr pjesë edhe Bebe Rexha, Arilena Ara dhe Era Istrefi.

Por, megjithatë në mesin e këngëtareve performuese ishte pritur të performojnë sonte live ishte edhe Era Istrefi, mirëpo në momentin e fundit ajo e ka anuluar këtë performancë.

Meqë shumica e këngëve të Erës janë në gjuhën shqipe, si dhe ajo përfaqëson shtetin e Kosovës, kjo gjë ka nxitur kërcënime ndaj këngëtares.

Andaj, Era nuk ka udhëtuar fare për në Rusi pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.

Teksa Arilena Ara ende nuk e ka bërë të ditur arritjen e saj në Moskë.

Ajo gjatë ditës së djeshme ka postuar vetëm një foto ku tregon se do të jetë pjesëmarrëse në këtë festival. /Insajderi.com

 

Russian loves really out here showing me love! Thank you! ❤️✨

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

 

The post Dua Lipa pritet si yll në Moskë, Era Istrefi mungon appeared first on INSAJDERI.

Shpërthimi i dytë që fut flakën trupit të pronarit të restorantit në Velipojë

Posted: 28 Jul 2017 08:26 AM PDT

Vala e shpërthimit e flaku shumë metra tej pronarin e restorantit në plazhin e Velipojës. Sipas policisë, 55-vjeçari Besnik Zenuni, është në gjendje të rëndë. Po ashtu edhe një kalimtar u godit shumë keq nga vala e shpërthimit.

Dëshmitarët thonë se flaka doli nga kuzhina, ndërsa në lokal ndodheshin shumë pak persona. Tre klientë sapo largoheshin dhe fatmirësisht shpëtuan, ndërsa vala e flakës goditi një-19 vjeçare që ndodhej pranë.

Dëshmitarët i thanë Top Channel se flaka u ngjit shumë lart, duke përfshirë të gjitha ballkonet dhe dritaret e pallatit 5 katesh.

Shumë persona ndodheshin brenda dhe janë lënduar nga flaka, ndërsa vetëm pas mbërritjes së policisë, ata janë nxjerrë jashtë.

Pjesa më e madhe janë turistë nga Kosova, të cilët nga zjarri humbën edhe dokumentet personale.

"Sapo kemi dalë jashtë ka nisur shpërthimi. Në shpërthimin e dytë janë lënduar edhe njerëzit jashtë", shprehet një turist nga Kosova.

"Shpërthimi i parë u shoqërua edhe me dy tre shpërthime të tjera, ndërsa më pas shpërtheu një flakë e madhe", thotë një tjetër pushues.

Dëshmitarët tregojnë për të lënduarit nga flakët. Ata kanë ndërhyrë të parët për të ndihmuar personat që u goditën nga shpërthimi.

Dëshmitarët thonë se në fillim kishin dëgjuar një zhurmë si një fërshëllimë të fortë, e më pas ndodhi shpërthimi me flakë. Inspektorët teknikë që panë vendin e ngjarjes thanë se asnjë nga bombolat nuk ka shpërthyer, por ka patur një rrjedhje gazi nga cisterna një mijë litërshe në bodrumin e restorantit, e më pas masa e madhe e gazit e mbledhur brenda në lokal është ndezur nga ndonjë shkëndijë.

Të lënduarit u dërgua ne spitalin e Shkodrës, ndërsa dy pronaret babë e bir janë transportuar me helikopter për në Tiranë./TCH

The post Shpërthimi i dytë që fut flakën trupit të pronarit të restorantit në Velipojë appeared first on INSAJDERI.

Gjuka fajëson institucionet për kolapsin e mundshëm energjetik

Posted: 28 Jul 2017 08:19 AM PDT

Kosova brenda dy javësh mund të përballet me një krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Arben Gjuka, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, i cili e ka përshkruar situatën si mjaft alarmante.

Ai thotë se alarmin për arritjen në një situatë të tillë, si e tanishmja, e ka paralajmëruar një vit më parë.

"Ishte dashur që të jetë alarmante edhe më herët, kur ne para një viti kemi njoftuar se i kemi ndalur operimet për shkak të bllokimit apo pamundësisë për ta zgjeruar minierën në drejtim të fshatit Shipitullë (Komuna e Obiliqit), për shkak të ndërtimeve jolegale, para ekskavatorëve. Fatkeqësisht, ne në dy javët e ardhshme, do të dalim me një plan emergjent, që nënkupton se duhet t'i ndalim disa njësi gjeneruese ose ta kemi një gjenerim të kufizuar, për shkak të mundësive apo rezervave të kufizuara që i kemi për marrjen e qymyrit në atë pjesë", tha Gjuka.

Ai shpjegon se procedurat për marrjen e pronësisë së 52 hektarëve, të cilat janë pronë private, kanë nisur nga KEK-u në vitin 2012, por sipas tij, institucionet e caktuara e kanë neglizhuar procesin e shpronësimit të asaj hapësire, e cila tashmë është zonë e interesit kombëtar. Sipas tij, tashmë ligjet janë shkelur dhe në atë zonë ka pasur ndërtime të egra apo jolegale, të cilat siç thotë Gjuka, në bazë të informacioneve dhe regjistrimeve në terren, kanë qëllim përfitimin personal të ndonjë grupi apo personi të caktuar.

Sipas tij, përgjegjësinë për ndërtimet jolegale në zonën ku është dashur të shtrihet miniera e kanë institucionet qendrore dhe lokale.

"Fillojmë nga institucionet komunale, deri te ato qeveritare, përfshirë këtu Komunën e Obiliqit, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, konkretisht inspektorati kombëtar për ndërtime jolegale", tha Gjuka, njofton REL.

Musa Shabani, kryetar i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, thotë se KEK-u e ka licencën për shfrytëzimin minerar në zonën në të cilën janë shfaqur problemet për shpronësimin e pronave.

"Ky është problem, faktikisht, i Qeverisë. Për sa di unë, Qeveria tashmë është duke u marrë me këtë çështje", tha Shabani.

Por, pavarësisht insistimit të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik e Qeverisë së Kosovës në largim, ministri kjo përgjegjëse për energjetikën, nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje.

Por, a ka forma alternative të furnizimit me energji elektrike në rast të përballjes me një krizë energjetike?

Gjuka thotë se Korporata Energjetike e Kosovës nuk është përgjegjëse për një gjë të tillë, sepse ajo ka licencë vetëm për gjenerim të energjisë elektrike.

"Ka muaj qe ne i kemi njoftuar palët tjera, përfshirë edhe Zyrën e Rregullatorit Energjetik (ZRRE) dhe të licencuarit tjerë që e kanë përgjegjësinë për furnizim të qytetarëve. Tani presim që në këto dy javët e fundit t'i harmonizojmë dhe marrim vendimet konkrete, varësisht prej vendimeve të tyre. por, KEK-u nuk e ka atë mandat dhe atë mundësi", tha Gjuka.

Shpronësimet dhe zhvendosjet nga këto zona, të cilat janë potenciale si miniera qymyri,kanë nisur që nga viti 2002. Fillimisht, ato kanë nisur nga institucionet e atëhershme të përkohshme, dhe më pastaj kanë vazhduar edhe nga Qeveria e Kosovës më 2009, kur edhe është shpallur Zonë e Interesit të veçantë ekonomik.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës, më 21 korrik, në mbledhjen e saj të rregullt, ka miratuar vendimin për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesi, të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike, për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Komuna Obiliq.(REL)

 

The post Gjuka fajëson institucionet për kolapsin e mundshëm energjetik appeared first on INSAJDERI.

Pushuesi nga Kosova rrëfen tmerret e shpërthimit në Velipojë

Posted: 28 Jul 2017 08:15 AM PDT

Sapo kishin mbërritur në Velipojë dhe kishin zënë apartamentin ku do të qëndronin gjatë ditëve të pushimit. Apartamenti ndodhej në katet e sipërme të lokalit dhe tek lokali do të merrnin çelësat.

Me fëmijët kanë hyrë brenda kur ka ndodhur shpërthimi. Në një prononcim për gazetarët Islam Hyseni rrëfen ngjarjen, shkruan oranews.

"Familja ka qenë me 6 fëmijë. Në momentin kur kanë dëgjuar një zhurmë kanë marrë fëmijët dhe kanë dalë jashtë. Sapo kanë dalë jashtë është dëgjuar shpërthimi i parë. Shpërthimi i dytë ka ndodhur pak para se ata të nxirrnin fëmijët jashtë lokalit. Forca e shpërthimit të dytë ka nxjerrë jashtë pronarin e lokalit dhe djalin e tij."

Valixhet me rrobat i kishin lënë para lokalit, por pas shpërthimit kanë mbetur vetëm disa lecka të djegura.

Mes rrobave të djegura Hyseni ka nisur të kërkojë pasaportën që ka humbur.

 

The post Pushuesi nga Kosova rrëfen tmerret e shpërthimit në Velipojë appeared first on INSAJDERI.

Rusia u kundërpërgjigjet sanksioneve amerikane

Posted: 28 Jul 2017 08:08 AM PDT

Rusia ka vendosur të hakmerret ndaj sanksioneve amerikane duke i kërkuar Uashingtonit që ta shkurtojë në 455 vetë stafin e tij diplomatik, e duke i ndaluar përdorimin e disa ndërtesave.

Sipas Moskës, stafi i misionit diplomatik të SHBA-së duhet të jetë i të njëjtit nivel më atë të ambasades ruse në Uashington.

Amerika, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse, po ndërmerr me kokëfortësi njëri pas tjetrit hapa kundër Rusisë, duke përdorur pretekstin imagjinar të ndërhyrjes në çështjet e saj të brendshme.

Më herët, me 98 vota pro e dy kundër, edhe Senati amerikan e miratoi vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut duke ndjekur të njëjtën linjë me Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht kundërshtimeve të Shtëpisë së Bardhë.

Pas kalimit në të dyja dhomat, drafti do t'i dërgohet Presidentit Donald Trump për ta firmosur, duke e kthyer kështu në ligj. Trump, që kërkon marrëdhënie më të ngushta me Moskën ka fuqinë ta bllokojë nismën me veton e tij, pavarësisht mbështetjes politike që ajo gëzon.

Megjithatë, edhe vetë vetoja presidenciale mund të hidhet poshte më dy të tretat e votave në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, ku nuk do të ishte e vështirë të arrihej ky rezultat duke qenë se kundër projektligjit nuk kanë votuar veçse një grusht politikanësh.

Nëse Trump do t'i bllokonte sanksionet me veton e tij, kjo do të ushqente dyshimet se Presidenti është ca si shumë mbështetës ndaj Kremlinit.

The post Rusia u kundërpërgjigjet sanksioneve amerikane appeared first on INSAJDERI.

Sulmuesi i Hamburgut bërtiti “Allahu Ekber”

Posted: 28 Jul 2017 08:02 AM PDT

Një dëshmitar i tha gazetës Bild: "Burri papritur filloi t'i therte me thikë klientët, kishte një të vdekur dhe disa të lënduar".

Policë të armatosur janë fotografuar në vendngjarje, duke krijuar në kordon në zonën e sulmit.

Policia e Hamburgut tha në Twitter se një i dyshuar është arrestuar. Gazeta Bild raporton se njerëzit brenda supermarketit u therën me thikë.

Gazeta publikoi një foto të një burri të mbuluar me gjak, që mendohet se është sulmuesi.

Sulmi ndodhi në një qosh të rrugës 'Fuhlsbuttler dhe 'Hermann-Kauffmann', tha policia.

Shërbimet emergjente u thirrën në vendngjarje në ora 15:10 pas raporteve se një njeri kishte hyrë me thikë në dyqanin Edeka.

Në një video në Twitter, një dëshmitar thotë se sulmuesi bërtiti 'Allahu Ekber' gjatë sulmit.

 

The post Sulmuesi i Hamburgut bërtiti "Allahu Ekber" appeared first on INSAJDERI.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kapet grupi që furnizonte burgun me drogë

Posted: 28 Jul 2017 07:54 AM PDT

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë sekuestruar heroinë, kokainë, kanabis sativa, celularë dhe vlera monetare brenda ambienteve të burgut të Durrësit.

Operacioni i koduar "Psikologu", ka vënë në pranga edhe pesë persona, midis të cilëve psikologun e burgut, Arjan Belishova, një shitës në burgun e Durrësit, Serxhio Shtjalashi, një i burgosur, Saimir Zotkaj si dhe dy banues në Durrës, Sodiol Duma dhe Astrit Hushi, shkruan Top Channel.

Sipas policisë, këto të fundit siguronin lëndët narkotike dhe psikologu i fuste në ambientet e burgut, ndërsa i burgosuri Zotkaj i shpërndante te të burgosurit e tjerë, lekët dorëzoheshin te shitësi i burgut, duke i kamufluar sikur po blinin produkte ushqimore ose cigare.

The post Kapet grupi që furnizonte burgun me drogë appeared first on INSAJDERI.

Sulm në Hamburg, një i vdekur

Posted: 28 Jul 2017 07:48 AM PDT

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një sulmi që ndodhi në Hamburg, thonë policia gjermane.

Policia e Hamburgut tha në Twitter se një i dyshuar është arrestuar.

Gazeta Bild raporton se njerëzit brenda supermarketit u therën me thikë. Gazeta publikoi një foto të një burri të mbuluar me gjak, që mendohet se është sulmuesi.

Sulmi ndodhi në një qosh të rrugës 'Fuhlsbuttler dhe 'Hermann-Kauffmann', tha policia.

Ata paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë larg zonës.

The post Sulm në Hamburg, një i vdekur appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more